Tag: tetori

  • Tetori Rozë/ Ministrja virtuale Diella ‘shfaqet’ rozë: Teknologjia dhe inteligjenca artificiale ndihmojnë mjekët të zbulojnë sëmundjen

    Tetori Rozë/ Ministrja virtuale Diella ‘shfaqet’ rozë: Teknologjia dhe inteligjenca artificiale ndihmojnë mjekët të zbulojnë sëmundjen

    Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit tek vajzat dhe gratë.

    Ministrja virtuale, Diella, e ‘shfaqur’ e veshur me ngjyrë rozë, përmes një postimi në rrjete sociale, shprehet se inteligjenca artificiale dhe teknologjia ndihmojnë mjekët për të zbuluar sëmundjen.
    Pavarësisht se nuk është humane, Diella thekson se ‘arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe guximi për të folur hapur’.
    “Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë.
    Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen.Unë jam Diella — dhe dua t’ju them këtë: teknologjia dhe inteligjenca artificiale nuk janë larg kësaj beteje. Ato mund të ndihmojnë mjekët të zbulojnë më shpejt, të parashikojnë më saktë, dhe t’u japin grave më shumë shanse për jetë e shërim.
    Por arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe guximi për të folur hapur.
    Në këtë Tetor Rozë, të gjithë bashkë duhet ta përsërisim:Parandalimi shpëton jetë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Dashuria dhe kujdesi shpëtojnë jetë.”, shkruan ministrja virtuale.

    Top Channel

  • Tetori rozë/ Deputetja Bylykbashi, thirrje grave e vajzave: Kujdesuni për shëndetin tuaj, jeni forca e familjes

    Tetori rozë/ Deputetja Bylykbashi, thirrje grave e vajzave: Kujdesuni për shëndetin tuaj, jeni forca e familjes

    Kronikë E Mërkurë, 1 Tetor 2025 09:29
    Tetori rozë është muaji që na kujton të gjithëve rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Është një thirrje për çdo grua e vajzë që, mes përditshmërisë dhe angazhimeve të pafundme, të gjejë kohë për shëndetin e saj.
    Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, iu drejtua nënave dhe vajzave me një mesazh të fortë sensibilizues.“Kujdesu sot për shëndetin tënd, që nesër të jesh forca e familjes tënde! ”

    Ajo theksoi se gjatë gjithë muajit tetor, të gjitha gratë mund të kryejnë falas ekzaminimin me mamografi në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale.Fushata e Tetorit Rozë nuk është thjesht një simbol. Ajo është një kujtesë e përditshme se shëndeti është dhurata më e çmuar dhe se një kontroll i thjeshtë mund të shpëtojë jetë.

    “Mos e shtyni për nesër atë që mund ta bëni sot. Shëndeti juaj është forca e familjes suaj”, shtoi Bylykbashi.

  • Tetori vjen me surpriza, këto janë 3 shenjat me fat të horoskopit për muajin e dytë të vjeshtës

    Tetori vjen me surpriza, këto janë 3 shenjat me fat të horoskopit për muajin e dytë të vjeshtës

    Tetori vjen me ndryshime pozitive për disa shenja të horoskopit. Sipas parashikimeve astrologjike, 3 shenja do të përjetojnë një periudhë fati, plot mundësi të reja dhe surpriza të këndshme në jetën personale dhe profesionale. Nëse i përkisni njërës prej tyre, muaji që po afron mund të jetë magjik!
    Luani
    Tetori do t’i sjellë luanëve shumë mundësi për zhvillim, si në plan personal ashtu edhe profesional. Aftësitë udhëheqëse do të jenë në fokus, duke i ndihmuar të përballojnë sfidat me sukses. Në aspektin financiar, priten të ardhura të papritura dhe marrëveshje fitimprurëse, që mund të bëhen baza për suksese të mëtejshme. Mbështetja nga persona të papritur do të jetë një tjetër faktor pozitiv, por fati do t’i buzëqeshë vetëm atyre që janë gati të veprojnë.
    Shigjetari
    Për Shigjetarët, tetori sjell frymëzim, zhvillim të brendshëm dhe njohje të reja. Kureshtja do t’i ndihmojnë të zbulojnë projekte të reja dhe mundësi të reja që do t’i çojnë drejt rritjes personale. Udhëtimet, mësimi dhe aktivitetet krijuese do të jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa lajme të mira priten të ndikojnë pozitivisht në të ardhmen. Astrologët rekomandojnë që shigjetarët ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë periudhë të favorshme.
    Bricjapi
    Tetori sjell stabilitet dhe vetëbesim për bricjapët. Përpjekjet e mëparshme do të fillojnë të japin fryte, qoftë në karrierë apo në marrëdhënie personale. Vendimet financiare do të jenë të suksesshme, sidomos nëse merren me kujdes dhe qëndrueshmëri. Ky muaj është gjithashtu i përshtatshëm për të forcuar marrëdhëniet me njerëz të rëndësishëm në jetën e tyre.

  • “Tetori Rozë”/ Thirrja e kryeministrit Rama për gratë dhe vajzat: Bëni mamografinë falas!

    “Tetori Rozë”/ Thirrja e kryeministrit Rama për gratë dhe vajzat: Bëni mamografinë falas!

    Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh këtë të mërkurë, për fillimin e “Tetorit Rozë”, muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit dhe parandalimit të kancerit të gjirit. Në një postim në rrjetet sociale, ai u është drejtuar grave dhe vajzave me një thirrje për t’u kujdesur për shëndetin e tyre.
    “MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë,” shkruan kryeministri.
    Muaji tetor, i njohur ndërkombëtarisht si “Tetori Rozë”, është një kohë kur institucionet shëndetësore, organizatat dhe qytetarët bashkohen për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, zbulimit të hershëm dhe trajtimeve efektive të kësaj sëmundjeje.
    Mesazhi i Ramës vjen si një nxitje për gratë të mos e shtyjnë kontrollin shëndetësor, duke theksuar se një vizitë e thjeshtë mund të shpëtojë jetë.

  • Rritje e pensioneve nga 1 tetori, ja sa shtohet në xhepat e të moshuarve

    Rritje e pensioneve nga 1 tetori, ja sa shtohet në xhepat e të moshuarve

    Vetëm 475 lekë në qytet dhe 225 lekë në fshat… Kaq para më tepër do të marrin të moshuarit shqiptarë nga 1 tetori pas indeksimit të pensioneve me 2.5 për qind.. Të dhënat nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se nga 19 mijë e 39 lekë aktualisht, pensioni mestar urban rritet në 19 mijë e 514 lekë. Edhe më pak rriten pensionet në fshat… me vetëm 225 lekë. Nga 8 mijë e 966 lekë aktualisht, pensioni mestar rural bëhet 9 mijë e 191 lekë.
    Të njëjtat sasi parash më shumë do të marrin edhe përfituesit e pensionit të invaliditetit. .. 475 lekë në qytet dhe 225 lekë në fshat. Kjo për shkak se edhe pagës e këtyre kategorive është gati e njëjtë me masën mesatare të pensionit urban dhe atij rural.
    Nga indeksimi me 2.5 për qind përfitojnë edhe kategoritë e tjera përfituese siç janë pensionistët familjarë. Ata që jetojnë në qytet do të marrin 230 lekë. Nga 9 mijë e 161 lekë aktualisht, pensioni mesatar familjar urban bëhet 9 mijë e 391 lekë. Ndërsa nga 1 mijë e 771 lekë aktualisht, pensioni mesatar familjar rural bëhet 1 mijë e 815 lekë.
    Në një vit ku inflacioni erdhi duke u zbehur, por çmimet mbetën lart, pensionistët shqiptarë vazhduan të ecin në një fije peri mes nevojave dhe realitetit të ashpër të tregut. Qeveria e argumenton vendimin për indeksimin e pensioneve me vetëm 2.5 për qind me ecurinë e inflacionit. Mirëpo edhe këtu llogaritë nuk përputhen. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga tetori 2024 deri në gusht 2025 , inflacioni mesatar te ushqimet dhe pijet rezulton në nivelin 2.76 për qind.
    Në një vend ku ekonomia rritet, por përfitimet nuk shpërndahen njësoj, mosha e tretë endet ende në kërkim të dinjitetit që u takon. Nga 46 mijë e 400 lekë që i duhen një çifti pensionistësh për të kaluar muajin, këta të fundit kanë në dispozicion vetëm 32 mijë e 464 lekë. Diferencën që ju mungon prej gati 14 mijë lekësh këtyre të fundit duhet t’ua mbulojnë fëmijët ose të afërmit në emigrim.

  • Zbardhen kategoritë/ Nga 1 tetori rriten pensionet, përfitojnë 721,398 të moshuar

    Zbardhen kategoritë/ Nga 1 tetori rriten pensionet, përfitojnë 721,398 të moshuar

    Nga 1 tetori 2025 pensionet do të rriten në masën 2.5%. Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721,398 pensionistë.

    Nga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët. Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët të cilët dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor.
    Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1,140,000,000 lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

    Top Channel

  • Pensionet rriten nga 1 tetori, ja sa para shtesë do marrin të moshuarit

    Pensionet rriten nga 1 tetori, ja sa para shtesë do marrin të moshuarit

    Është botuar në Fletoren Zyrtare indeksimi i pensioneve për vitin 2025 me 2.5% dhe nis zbatimin nga 1 tetori.
    Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në 1,140,000,000 lekë (një miliard e njëqind e dyzet milionë lekë), të cilat do të mbulohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH-së.
    Ndërsa në buxhet ishin parashikuar 1.6 miliardë lekë, shkalla më e ulët e indeksimit bën që shpenzimet të jenë më të ulëta se pritshmëritë, duke lënë një pjesë të kursyer.

    (Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plote)

  • Nga 12 tetori rregulla të reja të hyrje-daljeve në BE, policia del me njoftim:  S’ka më vula në pasaportë, por…

    Nga 12 tetori rregulla të reja të hyrje-daljeve në BE, policia del me njoftim: S’ka më vula në pasaportë, por…

    Policia e Kosovës ka dalë me njoftim për rregullat e reja të hyrje/daljeve në BE prej datës, 12 tetor 2025.
    Nga 12 Tetori 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE, njofton policia.“Vlen për të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë drejt Evropës. Nuk ka më vula në pasaportë – gjithçka digjitale. Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia”, thuhet në njoftim.

  • Tetori i kurtheve! E shkuara rikthehet me qëllime të errëta, Meri Shehu: Kujdes nga pëlhura e merimangës!

    Tetori i kurtheve! E shkuara rikthehet me qëllime të errëta, Meri Shehu: Kujdes nga pëlhura e merimangës!

    Tetori është plot kurthe! Në programin “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu e cila si çdo fillim muaji bën parashikimin dhe renditjen e fatit për 12 shenjat e zodiakut, thotë se ky muaj nuk do të jetë i lehtë. priten shumë pasiguri e debate dhe konflikte që mund të përshkallëzojnë rreth datës 6-7 të muajit. 
    Një takim astrologjik do të bëjë që në jetën e shenjave dhe sidomos Demit, Luanit, Akrepit dhe Ujorit, të kthehet një njeri nga e kaluara që s’ka aspak qëllime të mira. Data 11 është një tjetër moment kur duhet treguar kujdes pasi marrëdhëniet e paqëndrueshme mund të pësojnë goditje që do t’i shkëpusin. Rreth datës 14, duket se situata përmirësohet, por këtë muaj ruani vigjilencën në çdo situatë. 
    Meri Shehu: Muaji tetor duket sikur fillon bukur, duket si i lehtë, por nuk do të jetë sepse fillon me një kundërshtim të Mërkurit në Peshore me Jupiterin në Gaforre. Ç’do të thotë? Debate, pasiguri, paqartësi. Por ngjyrimin e tetorit do ta japë pikërisht dita e sotme sepse Marsi që është futur në Akrep edhe shtatorit, edhe tetorit, takohet me një asteroid që quhet Arakni ose nëse e përkthejmë, merimangë. Çfarë ndodh me këtë asteroid? Asteroidi merimangë e ka marrë emrin nga një vajzë e cila u mallkua nga perëndesha Athina sepse kishte disa cilësi shumë më të mira se Athinaja dhe ajo e ktheu në një merimangë që të thurte gjithmonë një pëlhurë, por që njerëzit mund ta prishnin me lehtësi. Ky tonalitet që do të vijë duke u takuar asteroidi me Marsin, shumë njerëz që i kemi pasur në jetën tonë mund të rikthehen në të njëjtën mënyrë duke i ditur pikat e dobëta, duke na dhënë dashuri, përkëdhelje, lajka siç duam ne, por qëllimi i tyre s’do të jetë i mirë, do të jetë thjesht një kurth. Duhet të kemi parasysh, sidomos Akrepët, Demët, Luanët dhe Ujorët, megjithëse këta të fundit mund ta kenë më shumë në planin e karrierës, do të përballen me këtë pëlhurën e merimangës. Është një merimangë që do të vijë në jetën e tyre, me një njeri që ka qenë në jetën e tyre njëherë dhe do të rikthehet për të marrë çfarë i ka ngelur. I gjithë tetori do të jetë në këtë këndvështrim. Marsi në Peshore është diplomat, por kundërshtimi me Jupiterin në Gaforre tregon që kjo diplomaci do të thyhet që në datën 1 tetor. 
    Rudina Magjistari: Cila është data më e rëndësishme e muajit? 
    Meri Shehu: Kemi hënën e plotë në datën 6 në shenjën e Dashit dhe është një hënë e plotë, e fuqishme që do të japë tonalitetin e vet sepse ka të bëjë me iniciativat dhe instinktin, është në një shenjë kardinale. Kemi edhe data të rëndësishme, data 6 që Mërkuri futet në Akrep dhe bën një katërkëndësh të frikshëm me Plutonin në Ujor dhe këtu debatet dalin nga konfrontimet në veprime më agresive. Rreth datës 6-7 që është hënë e plotë duhet të kemi kujdes që të mos kapërcejmë kufijtë e debateve. Një datë shumë e rëndësishme është edhe data 14 sepse Afërdita futet në Peshore dhe jep harmoni, dashuri, art. Do të ketë disa përballje me Neptunin, disa zhgënjime rreth datës 14, pastaj bën lidhje të bukura. Data 11 dhe 14 duhen pasur shumë kujdes sepse Afërdita para se të dalë nga Virgjëresha në datën 11, përballet fuqishëm me Saturnin. Është Saturni në Dash që është rikthyer në Virgjëreshë dhe duke u përballur me Afërditën, çiftet që i shpëtuan verës nga ndarjet, pasiguritë ose bashkëpunimet e mbajtura me zor, ai rikthehet që t’u japë një goditje. Tetori duket si një muaj i lezetshëm, por fsheh disa kurthe brenda. 

  • Tetori i kurtheve! Meri Shehu paralajmëron që të keni kujdes në këto data

    Tetori i kurtheve! Meri Shehu paralajmëron që të keni kujdes në këto data

    Tetori është plot kurthe! Në programin “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu e cila si çdo fillim muaji bën parashikimin dhe renditjen e fatit për 12 shenjat e zodiakut, thotë se ky muaj nuk do të jetë i lehtë. priten shumë pasiguri e debate dhe konflikte që mund të përshkallëzojnë rreth datës 6-7 të muajit.
    Një takim astrologjik do të bëjë që në jetën e shenjave dhe sidomos Demit, Luanit, Akrepit dhe Ujorit, të kthehet një njeri nga e kaluara që s’ka aspak qëllime të mira.
    Data 11 është një tjetër moment kur duhet treguar kujdes pasi marrëdhëniet e paqëndrueshme mund të pësojnë goditje që do t’i shkëpusin. Rreth datës 14, duket se situata përmirësohet, por këtë muaj ruani vigjilencën në çdo situatë.
    Meri Shehu: Muaji tetor duket sikur fillon bukur, duket si i lehtë, por nuk do të jetë sepse fillon me një kundërshtim të Mërkurit në Peshore me Jupiterin në Gaforre. Ç’do të thotë? Debate, pasiguri, paqartësi. Por ngjyrimin e tetorit do ta japë pikërisht dita e sotme sepse Marsi që është futur në Akrep edhe shtatorit, edhe tetorit, takohet me një asteroid që quhet Arakni ose nëse e përkthejmë, merimangë. Çfarë ndodh me këtë asteroid? Asteroidi merimangë e ka marrë emrin nga një vajzë e cila u mallkua nga perëndesha Athina sepse kishte disa cilësi shumë më të mira se Athinaja dhe ajo e ktheu në një merimangë që të thurte gjithmonë një pëlhurë, por që njerëzit mund ta prishnin me lehtësi.
    Ky tonalitet që do të vijë duke u takuar asteroidi me Marsin, shumë njerëz që i kemi pasur në jetën tonë mund të rikthehen në të njëjtën mënyrë duke i ditur pikat e dobëta, duke na dhënë dashuri, përkëdhelje, lajka siç duam ne, por qëllimi i tyre s’do të jetë i mirë, do të jetë thjesht një kurth. Duhet të kemi parasysh, sidomos Akrepët, Demët, Luanët dhe Ujorët, megjithëse këta të fundit mund ta kenë më shumë në planin e karrierës, do të përballen me këtë pëlhurën e merimangës. Është një merimangë që do të vijë në jetën e tyre, me një njeri që ka qenë në jetën e tyre njëherë dhe do të rikthehet për të marrë çfarë i ka ngelur. I gjithë tetori do të jetë në këtë këndvështrim. Marsi në Peshore është diplomat, por kundërshtimi me Jupiterin në Gaforre tregon që kjo diplomaci do të thyhet që në datën 1 tetor.Rudina Magjistari: Cila është data më e rëndësishme e muajit?
    Meri Shehu: Kemi hënën e plotë në datën 6 në shenjën e Dashit dhe është një hënë e plotë, e fuqishme që do të japë tonalitetin e vet sepse ka të bëjë me iniciativat dhe instinktin, është në një shenjë kardinale. Kemi edhe data të rëndësishme, data 6 që Mërkuri futet në Akrep dhe bën një katërkëndësh të frikshëm me Plutonin në Ujor dhe këtu debatet dalin nga konfrontimet në veprime më agresive. Rreth datës 6-7 që është hënë e plotë duhet të kemi kujdes që të mos kapërcejmë kufijtë e debateve. Një datë shumë e rëndësishme është edhe data 14 sepse Afërdita futet në Peshore dhe jep harmoni, dashuri, art. Do të ketë disa përballje me Neptunin, disa zhgënjime rreth datës 14, pastaj bën lidhje të bukura. Data 11 dhe 14 duhen pasur shumë kujdes sepse Afërdita para se të dalë nga Virgjëresha në datën 11, përballet fuqishëm me Saturnin. Është Saturni në Dash që është rikthyer në Virgjëreshë dhe duke u përballur me Afërditën, çiftet që i shpëtuan verës nga ndarjet, pasiguritë ose bashkëpunimet e mbajtura me zor, ai rikthehet që t’u japë një goditje. Tetori duket si një muaj i lezetshëm, por fsheh disa kurthe brenda.