Tag: teste

  • Lavrov: Rusia do të kryejë teste bërthamore nëse një shtet tjetër i fuqishëm i përsërit ato

    Lavrov: Rusia do të kryejë teste bërthamore nëse një shtet tjetër i fuqishëm i përsërit ato

    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të hënën se Moska do të kryejë teste bërthamore nëse një fuqi tjetër bërthamore i përsërit ato.

    Rusia është e gatshme të diskutojë shqetësimet e SHBA-së në lidhje me atë që Uashingtoni i quan “aktivitete të dyshimta nëntokësore”, tha Lavrov.
    Lavrov tha se Moska shprehu shqetësim në lidhje me deklaratat e SHBA-së që nënkuptojnë se testet bërthamore mund të përdoren për arsye gjeopolitike.

    Top Channel

  • Putin urdhëron përgatitje për teste bërthamore

    Putin urdhëron përgatitje për teste bërthamore

    Bota E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 20:07
    Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi zyrtarët e tij të lartë të hartojnë propozime mbi testimet e mundshme të armëve bërthamore. Masa vjen menjëherë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha javën e kaluar se SHBA-të do të rifillonin teste të tilla.
    Putin tha se Rusia gjithmonë i është përmbajtur në mënyrë strikte detyrimeve të saj sipas Traktatit Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore, por nëse Shtetet e Bashkuara ose ndonjë fuqi bërthamore teston një armë të tillë, atëherë edhe Rusia do ta bëjë të njëjtën gjë.

    “Rusia gjithmonë i është përmbajtur në mënyrë strikte detyrimeve të saj sipas Traktatit Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore dhe ne nuk kemi plane për t’u tërhequr prej tyre. Në të njëjtën kohë, siç e thashë në fjalimin tim drejtuar Asamblesë Federale në vitin 2023, nëse Shtetet e Bashkuara ose nënshkrues të tjerë të traktatit kryejnë teste të tilla, Rusia do të detyrohet të marrë masa të përshtatshme reciproke.

    Po i udhëzoj Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, shërbimeve speciale dhe agjencive civile përkatëse që të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të mbledhur informacione shtesë mbi këtë çështje, ta analizojnë atë brenda kornizës së Këshillit të Sigurimit dhe të bëjnë propozime të dakorduara mbi fillimin e mundshëm të punës për përgatitjet për testimin e armëve bërthamore”.

  • Trump: Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete

    Trump: Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete

    Bota E Hënë, 3 Nëntor 2025 09:22
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Rusinë dhe Kinën për testimin e armëve bërthamore: “Rusia po bën teste, Kina po bën teste, por ata nuk flasin për këtë”, tha Trump në një intervistë të transmetuar të dielën në CBS. “Ju nuk e dini domosdoshmërisht se ku po bëjnë teste. Ata po bëjnë teste shumë nëntokësore, ku njerëzit nuk e dinë vërtet se çfarë po ndodh me testet”, shtoi Trump. Ai gjithashtu theksoi se testet kryhen edhe në Korenë e Veriut dhe Pakistan.
    Për Trump ky është justifikimi për testet amerikane. “Nuk dua të jem i vetmi vend që nuk po kryen teste”, theksoi ai. Të mërkurën, Trump foli publikisht për herë të parë në lidhje me testet e armëve bërthamore amerikane. Në nivel ndërkombëtar, kjo shkaktoi shqetësim dhe konfuzion të madh, pasi Trump ende nuk është shprehur mbi detajet e planeve të tij. Janë ekspertët vetëm ata që kanë spekuluar se çfarë saktësisht mund të përfshijnë testet.

    Sekretari i Energjisë Wright: “Asnjë shpërthim bërthamor”

    Sekretari i Energjisë Chris Wright e trajtoi këtë çështje në televizionin amerikan. “Testet që po diskutojmë janë teste sistemi. Këto nuk janë shpërthime bërthamore”, tha Wright për Fox News. Ai shpjegoi se ata do të testonin sisteme të reja armësh dhe do të shqyrtonin të gjithë përbërësit e tjerë të një arme bërthamore.

    Shpërthimet bërthamore, nga ana tjetër, vetëm do të simuloheshin bazuar në të dhënat ekzistuese shkencore. Wright shpjegoi se SHBA-të mund të mbështeteshin në të dhënat nga shpërthimet bërthamore gjatë testeve në vitet 1960, 1970 dhe 1980. “Me shkencën dhe fuqinë tonë kompjuterike, ne mund të simulojmë me saktësi tepër të lartë se çfarë do të ndodhë në një shpërthim bërthamor”, shpjegoi Wright. “Tani po simulojmë kushtet që çuan në një shpërthim të tillë dhe se si një ndryshim në dizajnet e bombave do ta ndikonte atë.”
    Testi i fundit bërthamor në vitin 1992
    Testi i fundit i armëve bërthamore nga SHBA-ja u zhvillua në vitin 1992 në shtetin amerikan të Nevadës, pas të cilit Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, George H.W. Bush, vendosi një moratorium që e kanë miratuar të gjitha administratat pasuese të SHBA-së. Nën Presidentin Demokrat Bill Clinton, SHBA-të nënshkruan gjithashtu Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT) në vitin 1996, i cili ndalon të gjitha testet shpërthyese në nivel ndërkombëtar. Megjithatë, SHBA-të, ashtu si Kina, nuk e kanë ratifikuar traktatin, si rrjedhojë ai nuk ka hyrë kurrë në fuqi. Rusia e tërhoqi ratifikimin e saj në vitin 2023 nën Presidentin Vladimir Putin – një veprim që u kritikua ashpër nga SHBA-të./DW

  • “Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete”, Trump paralajmëron: SHBA duhet të reagojë

    “Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete”, Trump paralajmëron: SHBA duhet të reagojë

    Presidenti i SHBA-së, Trump, është shprehur sërish mbi testet e planifikuara të armëve bërthamore të SHBA-së.

    Ai akuzoi Rusinë dhe Kinën për kryerjen e testeve sekrete, duke argumentuar se SHBA duhet të reagojë.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Rusinë dhe Kinën për testimin e armëve bërthamore: “Rusia po bën teste, Kina po bën teste, por ata nuk flasin për këtë”, tha Trump në një intervistë të transmetuar të dielën në CBS. “Ju nuk e dini domosdoshmërisht se ku po bëjnë teste. Ata po bëjnë teste shumë nëntokësore, ku njerëzit nuk e dinë vërtet se çfarë po ndodh me testet”, shtoi Trump. Ai gjithashtu theksoi se testet kryhen edhe në Korenë e Veriut dhe Pakistan.
    Për Trump ky është justifikimi për testet amerikane. “Nuk dua të jem i vetmi vend që nuk po kryen teste”, theksoi ai. Të mërkurën, Trump foli publikisht për herë të parë në lidhje me testet e armëve bërthamore amerikane. Në nivel ndërkombëtar, kjo shkaktoi shqetësim dhe konfuzion të madh, pasi Trump ende nuk është shprehur mbi detajet e planeve të tij. Janë ekspertët vetëm ata që kanë spekuluar se çfarë saktësisht mund të përfshijnë testet.
    Sekretari i Energjisë Wright: “Asnjë shpërthim bërthamor”
    Sekretari i Energjisë Chris Wright e trajtoi këtë çështje në televizionin amerikan. “Testet që po diskutojmë janë teste sistemi. Këto nuk janë shpërthime bërthamore”, tha Wright për Fox News. Ai shpjegoi se ata do të testonin sisteme të reja armësh dhe do të shqyrtonin të gjithë përbërësit e tjerë të një arme bërthamore.
    Shpërthimet bërthamore, nga ana tjetër, vetëm do të simuloheshin bazuar në të dhënat ekzistuese shkencore. Wright shpjegoi se SHBA-të mund të mbështeteshin në të dhënat nga shpërthimet bërthamore gjatë testeve në vitet 1960, 1970 dhe 1980. “Me shkencën dhe fuqinë tonë kompjuterike, ne mund të simulojmë me saktësi tepër të lartë se çfarë do të ndodhë në një shpërthim bërthamor”, shpjegoi Wright. “Tani po simulojmë kushtet që çuan në një shpërthim të tillë dhe se si një ndryshim në dizajnet e bombave do ta ndikonte atë.”
    Testi i fundit bërthamor në vitin 1992
    Testi i fundit i armëve bërthamore nga SHBA-ja u zhvillua në vitin 1992 në shtetin amerikan të Nevadës, pas të cilit Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, George H.W. Bush, vendosi një moratorium që e kanë miratuar të gjitha administratat pasuese të SHBA-së. Nën Presidentin Demokrat Bill Clinton, SHBA-të nënshkruan gjithashtu Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT) në vitin 1996, i cili ndalon të gjitha testet shpërthyese në nivel ndërkombëtar. Megjithatë, SHBA-të, ashtu si Kina, nuk e kanë ratifikuar traktatin, si rrjedhojë ai nuk ka hyrë kurrë në fuqi. Rusia e tërhoqi ratifikimin e saj në vitin 2023 nën Presidentin Vladimir Putin – një veprim që u kritikua ashpër nga SHBA-të./dw

    Top Channel

  • Akuza e Trump: Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete

    Akuza e Trump: Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete

    DONALD TRUMP

    SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Rusinë dhe Kinën për testimin e armëve bërthamore: “Rusia po bën teste, Kina po bën teste, por ata nuk flasin për këtë”, tha Trump në një intervistë të transmetuar të dielën në CBS. “Ju nuk e dini domosdoshmërisht se ku po bëjnë teste. Ata po bëjnë teste shumë nëntokësore, ku njerëzit nuk e dinë vërtet se çfarë po ndodh me testet”, shtoi Trump. Ai gjithashtu theksoi se testet kryhen edhe në Korenë e Veriut dhe Pakistan.
    Për Trump ky është justifikimi për testet amerikane. “Nuk dua të jem i vetmi vend që nuk po kryen teste”, theksoi ai. Të mërkurën, Trump foli publikisht për herë të parë në lidhje me testet e armëve bërthamore amerikane. Në nivel ndërkombëtar, kjo shkaktoi shqetësim dhe konfuzion të madh, pasi Trump ende nuk është shprehur mbi detajet e planeve të tij. Janë ekspertët vetëm ata që kanë spekuluar se çfarë saktësisht mund të përfshijnë testet.
    Sekretari i Energjisë Wright: “Asnjë shpërthim bërthamor”
    Sekretari i Energjisë Chris Wright e trajtoi këtë çështje në televizionin amerikan. “Testet që po diskutojmë janë teste sistemi. Këto nuk janë shpërthime bërthamore”, tha Wright për Fox News. Ai shpjegoi se ata do të testonin sisteme të reja armësh dhe do të shqyrtonin të gjithë përbërësit e tjerë të një arme bërthamore.
    Shpërthimet bërthamore, nga ana tjetër, vetëm do të simuloheshin bazuar në të dhënat ekzistuese shkencore. Wright shpjegoi se SHBA-të mund të mbështeteshin në të dhënat nga shpërthimet bërthamore gjatë testeve në vitet 1960, 1970 dhe 1980. “Me shkencën dhe fuqinë tonë kompjuterike, ne mund të simulojmë me saktësi tepër të lartë se çfarë do të ndodhë në një shpërthim bërthamor”, shpjegoi Wright. “Tani po simulojmë kushtet që çuan në një shpërthim të tillë dhe se si një ndryshim në dizajnet e bombave do ta ndikonte atë.”
    Testi i fundit bërthamor në vitin 1992
    Testi i fundit i armëve bërthamore nga SHBA-ja u zhvillua në vitin 1992 në shtetin amerikan të Nevadës, pas të cilit Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, George H.W. Bush, vendosi një moratorium që e kanë miratuar të gjitha administratat pasuese të SHBA-së. Nën Presidentin Demokrat Bill Clinton, SHBA-të nënshkruan gjithashtu Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT) në vitin 1996, i cili ndalon të gjitha testet shpërthyese në nivel ndërkombëtar. Megjithatë, SHBA-të, ashtu si Kina, nuk e kanë ratifikuar traktatin, si rrjedhojë ai nuk ka hyrë kurrë në fuqi. Rusia e tërhoqi ratifikimin e saj në vitin 2023 nën Presidentin Vladimir Putin – një veprim që u kritikua ashpër nga SHBA-të./DW

  • Donald Trump: Kina dhe Rusia po kryejnë teste bërthamore sekrete! SHBA duhet të reagojë

    Donald Trump: Kina dhe Rusia po kryejnë teste bërthamore sekrete! SHBA duhet të reagojë

    Presidenti i SHBA-së, Trump, është shprehur sërish mbi testet e planifikuara të armëve bërthamore të SHBA-së. Ai akuzoi Rusinë dhe Kinën për kryerjen e testeve sekrete, duke argumentuar se SHBA duhet të reagojë.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Rusinë dhe Kinën për testimin e armëve bërthamore: “Rusia po bën teste, Kina po bën teste, por ata nuk flasin për këtë”, tha Trump në një intervistë të transmetuar të dielën në CBS. “Ju nuk e dini domosdoshmërisht se ku po bëjnë teste. Ata po bëjnë teste shumë nëntokësore, ku njerëzit nuk e dinë vërtet se çfarë po ndodh me testet”, shtoi Trump. Ai gjithashtu theksoi se testet kryhen edhe në Korenë e Veriut dhe Pakistan.

    Për Trump ky është justifikimi për testet amerikane. “Nuk dua të jem i vetmi vend që nuk po kryen teste”, theksoi ai.

    Të mërkurën, Trump foli publikisht për herë të parë në lidhje me testet e armëve bërthamore amerikane. Në nivel ndërkombëtar, kjo shkaktoi shqetësim dhe konfuzion të madh, pasi Trump ende nuk është shprehur mbi detajet e planeve të tij. Janë ekspertët vetëm ata që kanë spekuluar se çfarë saktësisht mund të përfshijnë testet.

    Sekretari i Energjisë Wright: “Asnjë shpërthim bërthamor”

    Sekretari i Energjisë Chris Wright e trajtoi këtë çështje në televizionin amerikan. “Testet që po diskutojmë janë teste sistemi. Këto nuk janë shpërthime bërthamore”, tha Wright për Fox News.  Ai shpjegoi se ata do të testonin sisteme të reja armësh dhe do të shqyrtonin të gjithë përbërësit e tjerë të një arme bërthamore.

    Shpërthimet bërthamore, nga ana tjetër, vetëm do të simuloheshin bazuar në të dhënat ekzistuese shkencore. Wright shpjegoi se SHBA-të mund të mbështeteshin në të dhënat nga shpërthimet bërthamore gjatë testeve në vitet 1960, 1970 dhe 1980. “Me shkencën dhe fuqinë tonë kompjuterike, ne mund të simulojmë me saktësi tepër të lartë se çfarë do të ndodhë në një shpërthim bërthamor”, shpjegoi Wright. “Tani po simulojmë kushtet që çuan në një shpërthim të tillë dhe se si një ndryshim në dizajnet e bombave do ta ndikonte atë.”

    Testi i fundit bërthamor në vitin 1992

    Testi i fundit i armëve bërthamore nga SHBA-ja u zhvillua në vitin 1992 në shtetin amerikan të Nevadës, pas të cilit Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, George H.W. Bush, vendosi një moratorium që e kanë miratuar të gjitha administratat pasuese të SHBA-së. Nën Presidentin Demokrat Bill Clinton, SHBA-të nënshkruan gjithashtu Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT) në vitin 1996, i cili ndalon të gjitha testet shpërthyese në nivel ndërkombëtar. Megjithatë, SHBA-të, ashtu si Kina, nuk e kanë ratifikuar traktatin, si rrjedhojë ai nuk ka hyrë kurrë në fuqi. Rusia e tërhoqi ratifikimin e saj në vitin 2023 nën Presidentin Vladimir Putin, një veprim që u kritikua ashpër nga SHBA-të./DW

  • Teste/ Elbasani mposht qipriotët e Anorthosis, Korabi fiton me Laçin, Skënderbeu thyhet keq nga Struga…

    Teste/ Elbasani mposht qipriotët e Anorthosis, Korabi fiton me Laçin, Skënderbeu thyhet keq nga Struga…

    Pas barazimit të Flamurtarit me turqit e Keçiorenguçu 2-2, sot dhe elbasanasit e Gvozdenoviç kanë fituar 2-1 në Ptolemaida me qipriotët e Anorthosis Famagusta. Golat për AF Elbasanin u shënuan nga kapiteni verdheblu Emiljano Musta dhe nga Donart Ibrahimi.

    Ndërkohë miqëorja e luajtur në Peshkopi mes Korabit dhe Laçit u fitua nga vendasit me rezultatin 2-0. Reçi dhe T. Marku autorët e golave të dibranëve.

    Sakaq edhe Skënderbeu luajti (luan) miqësore me Strugën në Korçë. Pjesa e parë 0-4 për skuadrën e Beldi Shkëmbit, Struga Trim Lum.

    Vazhdo leximin

  • Provimet e Maturës/ Për herë të parë teste të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe

    Provimet e Maturës/ Për herë të parë teste të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti sot një grup maturantësh ekselentë nga gjimnazet e Tiranës, për të diskutuar mbi zhvillimin e Maturës Shtetërore dhe për të ndarë risitë e këtij viti në procesin e provimeve.
    Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët të cilët janë me aftësi speciale.

    “Testet model, që ne tashmë u bënë dy vite që i japim për nxënësit maturantë që në muajin janar, janë një mundësi shumë e mirë që të familjarizoheni me mënyrën e testit për katër provimet e maturës. Ajo që është e rëndësishme këtë vit është se fondin e pyetjeve e kemi të riorganizuar, sepse edhe mësuesit që janë përfshirë, hartuesit e tezave, i kanë riparë me shumë kujdes. Nga ana tjetër, sa i përket administratorëve të testimit, do të jenë mësuesit të cilët do të jenë në ambientet e përzgjedhura të testimit dhe do të jenë mbi 140 shkolla të cilat janë vendosur të jenë ambientet e testimit për provimet e maturës shtetërore. Janë të angazhuar më shumë se 640 vlerësues, pra mësues që do të korrigjojnë testet”, tha Manastiliu.

  • Skanimet 3D të zemrës nga IA përshpejtojnë diagnozën dhe trajtimin

    Skanimet 3D të zemrës nga IA përshpejtojnë diagnozën dhe trajtimin

    Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Britanisë (NHS) ka bërë të ditur se skanimet revolucionare 3D të zemrës, të drejtuara nga inteligjenca artificiale, pakësojnë nevojën për teste invazive dhe tashmë kanë kursyer miliona paund.
    “Tani e zbatuara në 56 spitale të NHS-së në Angli, teknologjia e zgjuar u mundëson mjekëve të diagnostikojnë dhe trajtojnë pacientët me sëmundje të dyshuara të zemrës shumë më shpejt duke e shndërruar një skanim CT (tomografi kompjuterike) të zemrës së tyre në një imazh 3D të personalizuar, i cili më pas analizohet duke përdorur inteligjencën artificiale”, tha NHS.

    NHS tha se mjeti ndihmon t’u japë dhjetëra mijëra pacientëve në rrezik të sëmundjes koronare të zemrës, potencialisht kërcënuese për jetën, një diagnozë më të shpejtë dhe më të saktë dhe gjithashtu liron kapacitetin në sistemin shëndetësor të vendit.
    Një nga pacientët që ka përfituar nga teknologjia tha se ajo nuk ishte një rast klasik i sëmundjes koronare të zemrës, por kjo teknologji i mundësoi identifikimin e shpejtë të shkakut të simptomave, gjë që potencialisht ishte shpëtimtare.
    Sipas studimit të ri në lidhje me përdorimin e teknologjisë, të botuar në ‘Nature Medicine’, kjo metodë e inteligjencës artificiale uli numrin e pacientëve që kishin nevojë për teste invazive të angiografisë me një të gjashtën apo 16 për qind në rastet kur më vonë u zbulua se nuk kërkohej trajtim i mëtejshëm dhe me 7 për qind në përgjithësi.
    “Numri i testeve të dyta të zemrës që pacientët kishin nevojë brenda një periudhe 2-vjeçare gjithashtu është ulur me 12 për qind”, tha studimi.
    Të dhënat e fundit nga NHS-ja tregojnë se më shumë se 24 mijë pacientë deri më tani kanë përfituar që kur teknologjia u lëshua në spitalet e NHS-së në vitin 2021.
    NHS njoftoi se gjatë vitit 2024 gjithsej 6.898 pacientë kishin qasje në analizën e drejtuar nga inteligjenca artificiale, e quajtur ‘Heartflow’.
    Vin Diwakar, drejtori kombëtar i transformimit të NHS-së në Angli, tha se teknologjia e re përdor analizën e specializuar të skanimit CT të zemrës për të krijuar një model 3D të personalizuar të arterieve koronare të pacientit dhe për të vlerësuar shkallën dhe vendndodhjen e bllokimeve, të cilat interpretohen nga një kardiolog.
    “Këto rezultate tregojnë se kjo teknologji redukton nevojën për teste në mënyrë që pacientët t’i nënshtrohen vetëm trajtimeve të nevojshme, duke demonstruar se si teknologjia e inteligjencës artificiale mund të përmirësojë kujdesin, si dhe të rrisë efikasitetin në NHS”, tha Timothy Fairbairn, klinicist udhëheqës në studim, i cili gjithashtu është kardiolog konsulent në Spitalin e Zemrës dhe Kraharorit në Liverpool./ /os/ ATSH