Tag: terrorizmi

  • Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha: Akt terrorizmi shtetëror! Veprim i qëndrimeve të djeshëm në Parlament

    Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha: Akt terrorizmi shtetëror! Veprim i qëndrimeve të djeshëm në Parlament

    Berisha e nisi fjalën e tij me shpërthimin me tritol në banesën e deputetit të PD, gjatë orëve të para të mëngjesit në Kamëz.

    Kryedemokrati e quajti ngjarjen si ‘akt terrorizmi shtetëror’, ndërsa shtoi se është rezultat i ‘qëndrimit të djeshëm në Parlament.
    Këtu i referohet miratimit të programit qeverisës brenda 25 minutave.
    “Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës.
    Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës.Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij.
    Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore.
    Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth. Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve.Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale“, u shpreh Berisha.

    Top Channel

  • Berisha dënon sulmin me tritol ndaj banesës së Mziut: Akt terrorizmi shtetëror

    Berisha dënon sulmin me tritol ndaj banesës së Mziut: Akt terrorizmi shtetëror

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një konferencë për mediat, ku dënoi vendosjen e lëndës plasëse në banesën e deputetit demokrat Xhelal Mziu.
    Berisha e cilësoi sulmin si një akt terrorizmi që synon të mbyllë gojën e opozitarëve dhe paralajmëroi se kryeministri Edi Rama do të mbajë “përgjegjësi maksimale” për ngjarjen.
    Kreu i PD shtoi se ngjarja është tërësisht politike e organizuar nga qeveria.
    “Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj tij dhe familjes së tij. Banesa e deputetit, duke qenë brenda, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërorë. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale”, tha Berisha.
    Ai theksoi gjithashtu mosbesimin e tij ndaj policisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje me prapavijë politike.
    “Është iluzion të besosh se policia do zbardhë krimin politik. Po u rikujtoj rastin e zyrës elektorale sekrete të PS në Pekisht, ku u gjetën fletë votimi, para dhe dokumentacion, dhe polici u ndëshkua për detyrën e kryer. Nuk mund të them se çdo segment i policisë është i infiltruar nga krimi, por të besosh se do zbardhin krimin politik është një iluzion,” tha Berisha.

  • Ministri izraelit-Europës: Hipokritë, do ta mësoni çfarë është terrorizmi

    Ministri izraelit-Europës: Hipokritë, do ta mësoni çfarë është terrorizmi

    Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimit të disa vendeve europiane për të njohur shtetin e Palestinës.
    Së fundmi, edhe Belgjika i është bashkuar listës së shteteve që kanë bërë këtë hap, duke ndjekur shembullin e Spanjës, Irlandës, Norvegjisë dhe Sllovenisë gjatë muajve të fundit.
    “Vendet hipokrite europiane që i dorëzohen manipulimeve të Hamasit do ta mësojnë në kurriz të tyre se çfarë është terrorizmi”, tha Ben-Gvir, sipas portalit izraelit i24.
    Ai shtoi se edhe në Izrael ka pasur njerëz që i kanë besuar “këto iluzione”, e për pasojë vendi është përballur me “dhunë, vrasje dhe masakra”.
    Ministri izraelit u shpreh se, në vend që të “shpërblejë terrorizmin”, bota e lirë duhet të bashkohet për ta luftuar atë.
    Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni të lartë diplomatik, teksa gjithnjë e më shumë shtete europiane po i shtojnë presionin Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të pranuar zgjidhjen me dy shtete.
    Qeveria izraelite, ka miratuar së fundmi një plan masiv ushtarak për të pushtuar Gazën, qytetin më të madh dhe “fortesën” e Hamasit. Aktualisht, Izraeli kontrollon rreth 75% të territoreve të Gazës.
    Rreth 40 mijë deri në 60 mijë rezervistë janë thirrur për të përforcuar ofensivën, pavarësisht kundërshtimeve të eprorëve ushtarakë, që paralajmërojnë për rreziqe serioze.

  • Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Berisha: Një akt terrorizmi shtetëror

    Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Berisha: Një akt terrorizmi shtetëror

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas kërcënimit me jetë të pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup.

    “Ky akt terrorizmi shtetëror vjen pasi kompani shtetërore, të lidhura kokë e xhep direkt me dyshen famëkeqe Rama–Balluku, i pushtuan me polici dhe ushtri, në një operacion tipik stalinist, zyrat dhe ndërtesat e Fokus Media Grup”, shkruan Berisha.

    Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Irfan Hysenbelliu, dhe familjarëve të tij nga dyshja në krye të organizatës kriminale është një akt i mirëfilltë dhe tejet i rrezikshëm i terrorizmit shtetëror, pasi vjen pas deklaratës së Ramaduros në shpërthim urrejtjeje dhe hakmarrjeje primitive, kur tha: “Me të e kam personale.”

    Mesazhi:

    Një akt terrorizmi shtetëror

    Të dashur miq,

    Në një akt të mirëfilltë terrorizmi shtetëror janë kërcënuar me jetë pronari dhe botuesi i Fokus Media Grup dhe familjarët e tij.

    Ky akt terrorizmi shtetëror vjen pasi kompani shtetërore, të lidhura kokë e xhep direkt me dyshen famëkeqe Rama–Balluku, i pushtuan me polici dhe ushtri, në një operacion tipik stalinist, zyrat dhe ndërtesat e Fokus Media Grup.

    Ky akt tipik terrorist shtetëror vjen pasi dyshja famëkeqe urdhëroi të plaçkiten kompjuterët, laptopët dhe desktopët e gazetarëve për shkak të dosjeve të mëdha të korrupsionit dhe lidhjeve me kartelet e drogës të Ramës, Lulushit dhe familjarëve më të afërt të tyre. Në të vërtetë, shkaku kryesor i pushtimit të ndërtesave të Fokus Media Grup dhe grabitjes mbrëmë të mjeteve personale të punës së gazetarëve janë pikërisht dosjet e tmerrshme të dy krerëve të organizatës kriminale, të cilat do të publikoheshin në shtator.

    Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Irfan Hysenbelliu, dhe familjarëve të tij nga dyshja në krye të organizatës kriminale është një akt i mirëfilltë dhe tejet i rrezikshëm i terrorizmit shtetëror, pasi vjen pas deklaratës së Ramaduros në shpërthim urrejtjeje dhe hakmarrjeje primitive, kur tha: “Me të e kam personale.”

    Rikujtoj këtu se janë zhdukur pa nam e nishan nga dora e zezë e shtetit persona për të cilët Ramaduro ka shpallur se “Me të e kam personale.”

    Duke e dënuar me forcën më të madhe këtë akt terrorizmi shtetëror, paralajmëroj Ramaduron se për çdo përdorim të shtetit për akte terroriste ndaj pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Irfan Hysenbelliu, dhe familjarëve të tij, do të ndëshkohesh si hakmarrës i verbër dhe terrorist shtetëror.

  • Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

    Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dënoi ashpër sulmin e tmerrshëm të djeshëm në Boulder, në shtetin e Kolorados, duke theksuar se akte të tilla terrorizmi “nuk do të tolerohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

    Në deklaratën e tij, Trump e lidhi sulmin me politikën e paraardhësit të tij, duke akuzuar administratën e Joe Biden për një “politikë qesharake të kufijve të hapur” e cila, sipas tij, “i shkaktoi dëme të mëdha vendit tonë” .

    Trump theksoi se sulmuesi hyri në vend falë politikave të Bidenit, por se sipas “politikave të tij”, individë të tillë do të deportoheshin.

    “Aktet e terrorizmit do të ndiqen penalisht sipas plotë ligjit”, tha presidenti, duke shtuar se ky incident është një tjetër provë pse është e nevojshme të sigurohen kufijtë dhe të deportohen “radikalët e paligjshëm dhe antiamerikanë” nga vendi.

    Sulmi në Boulder sipas informacionit në dispozicion, u shënua si një “akt i dyshuar terrorizmi”.

    I dyshuari, Mohamed Sabry Soliman, dyshohet se plagosi tetë persona gjatë sulmit, duke bërtitur “Palestina e lirë” ndërsa vinte zjarre.

  • SHBA: Sulmi ndaj ambasadës izraelite, akt terrorizmi

    SHBA: Sulmi ndaj ambasadës izraelite, akt terrorizmi

    Drejtori i FBI-së, Kash Patel, e përshkroi vrasjen e dy punonjësve në ambasadën izraelite në Uashington si një “akt terrorizmi”.
    “Akti terrorist i natës së kaluar ka vëmendjen e plotë të FBI-së. Dhuna e synuar antisemite përbën një sulm ndaj vlerave tona themelore dhe do të përballet me forcën e plotë të zbatimit të ligjit federal. Fajtori do të mbahet përgjegjës”, shkroi Patel në një postim në platformën X.
    Një çift që ishte gati të fejohej u vra në një të shtënë me armë jashtë Muzeut Hebraik në Uashington.

    Autori i dyshuar i krimit u arrestua. Sipas policisë, ai është një 30-vjeçar nga Çikago, i cili bërtiti “Liri në Palestinë” pas arrestimit.