Tag: terroriste

  • Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të tjerë

    Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të tjerë

    Forcat Mbrojtëse të Izraelit vranë gjashtë terroristë dhe arrestuan dhjetëra individë të kërkuar gjatë dy javëve të fundit në Bregun Perëndimor verior, në atë që ushtria e quajti “Operacioni Pesë Gurë”, tha ushtria në një deklaratë të premten.

    Operacioni u krye nga Brigadat Menashe dhe Samaria të IDF-së, në bashkëpunim me Shin Bet, Policinë Kufitare dhe Forcat Ajrore.

    Sipas IDF-së, forcat gjithashtu morën në pyetje dhjetëra të dyshuar të tjerë. Individët e kërkuar, si dhe të gjitha armët e zbuluara gjatë operacionit, u transferuan në Policinë e Qarkut dhe Shin Bet.

    Trupat izraelite zbuluan gjithashtu qindra mijëra shekel që kishin për qëllim financimin e aktiviteteve terroriste. Armët, duke përfshirë pistoleta, pushkë, M-16, thika dhe municione, u zbuluan gjithashtu në fshatin Tammun nga Njësia Maglan e IDF-së. Në vendngjarje u gjetën libra që nxisnin dhunë dhe mbështesnin Hamasin.

  • Edhe Australia e penalizon Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

    Edhe Australia e penalizon Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

    Australia ka shpallur Trupën e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si një organizatë terroriste. Ky hap shënon një përshkallëzim të rëndësishëm të presionit ndërkombëtar ndaj aparaturës terroriste të regjimit të Teheranit. IRGC-ja, Trupa Revolucionare e Gardës së regjimit iranian, është forca kryesore e shtypjes brutale dhe të përgjakshme të protestave të popullit iranian, si dhe një faktor kyç i paqëndrueshmërisë rajonale dhe eksportit të terrorizmit ndërkombëtar. Para kësaj, qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë e kanë shpallur gjithashtu IRGC-në si një organizatë terroriste. Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e quajti këtë shpallje si “një hap i domosdoshëm në përballjen me terrorizmin dhe luftënxitjen, një masë e vonuar prej kohësh nga vendet e tjera, veçanërisht Bashkimi Evropian dhe shtetet evropiane. Ky është një veprim i kërkuar në mënyrë të përsëritur nga përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në Parlamentin Evropian dhe në parlamentet kombëtare. Vonesa dhe hezitimi në listimin e makinerisë më të madhe të terrorit dhe luftënxitjes në botë vetëm e inkurajojnë regjimin iranian të vazhdojë vrasjet e tij brenda dhe jashtë Iranit, si dhe të vazhdojë ndjekjen e bombës bërthamore”. Hameed Orayzi- Ashraf 3

  • “I japim llogari vetëm Zotit”, dy të arrestuarit për terrorizëm refuzojnë të dëshmojnë

    “I japim llogari vetëm Zotit”, dy të arrestuarit për terrorizëm refuzojnë të dëshmojnë

    “Ju jeni shejtanë dhe ne i japim llogari vetëm Zotit”. Kjo ka qënë e vetmja deklaratë e dy personave të arrestuar nga policia e Shkodrës për armët e gjetura në banesën në fshatin Orosh të Pukës, ku grupi hetimor ka dyshime të forta se të dy janë të indoktrinuar me prirje terroriste.
    Duke thënë se se nuk e njohin shtetin dhe as ligjet e vendit, por vetëm fjalën e Zotit, Uka dhe Cumraku kanë refuzuar të japin dëshminë për të sqaruar lidhjet që mund të kenë me grupet terroriste jashtë vendit, apo për faktin se ku i kanë gjetur armët.
    Sa i takon armëve të zjarrit, është ende mister për policinë dhe Antiterrorin sesi ata kanë arritur që t’i sigurojnë, pasi asnjëherë prej tyre nuk figuron i punësuar për të siguruar të ardhura, aq më tepër për të blerë municione dhe armë zjarri. Ndaj, hetuesit kanë bindje të forta se Uka dhe Cumraku janë ndihmuar nga persona të tjerë.

    Ata kishin dy muaj që ishin shpërngulur në Orosh të Pukës, pikërisht në banesën ku u izoluan për më shumë se 12 orë, ndërkohë që RENEA i kishte rrethuar. Më heret të dy ata kanë jetuar me qira në një dhomë në afërsi të Kamzës, ku janë kryer kontrolle nga blutë, por nuk janë gjetur armë.
    Një tjetër pikë e rëndësishme për hetimet është edhe personi i tretë, në rrethin e ngushtë të të dy të arrestuarve. Kjo është zbuluar në bazë të dëshmive të banorëve të zonës. Ata kanë thënë se shpesh herë është parë në shoqërinë e dy të arrestuarve dhe një tjetër person me flokë të gjata.
    Brenda banesës së braktisur që i përkiste familjes së Julian Cumrakut u gjetër armë zjarri, lëndë shpërthyer, municione luftarake si dhe flamuri i ISIS. Madje në banesë është gjetur dhe një gropë afro 2 metra që rezulton e hapur kohët e fundit, që dyshohet se mund të përdorej si magazinë për armatime.
    Erzen Uka, ish-komando i dënuar më parë për nxitje të terrorizmit si dhe Julian Cumraku gjithashtu i dënuar më përpara, pritet që të dalin për tu njohur me masën e sigurisë në Gjykatën e Shkodrës ku ndaj tyre rëndojnë 4 akuza “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Uka mëngjesin e kësaj të mërkure është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës për mjekimin e një plage në këmbë.

  • 12 orë rrethim/ “Hamza Uka, radikal i njohur, sfidon RENEA-n”, prokurori: Na kërcënoi në sallën e gjyqit

    12 orë rrethim/ “Hamza Uka, radikal i njohur, sfidon RENEA-n”, prokurori: Na kërcënoi në sallën e gjyqit

    Me një karrierë të shkuar si komando në Irak dhe Afganistan, 22 vjet më parë, Erzen (Hamza) Uka, u ngujua të hënën, së bashku me Julian Cumrakun, duke i rezistuar për 12 orë rrethimit nga forcat elitë të Policisë së Shtetit, në Orosh të Fushë Arrëzit.Lidhjet me ekstremizmin islamik, e kishin vënë prej kohësh nën vëmendjen e autoriteteve. Që prej 2007-ës, Uka ishte në survejim nga Antiterrori dhe konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë.
    Në prill 2019, a arrestua për të njëjtat dyshime të prirjeve radikale, pasi edhe në rrjetet sociale ishte aktiv me postime të simboleve të organizatave terroriste, demonstrime të teknikave të luftimit, stërvitjes, trajnimit nga luftëtarët ekstremistë, përfshirë stërvitje të fëmijëve me qëllim për t’i dërguar si luftëtar të ISIS.
    Erzen (Hamza) Uka, do të mbahet mend si personazhi që guxoi dhe nuk iu bind gjykatës, duke kërcënuar në seancën paraprake në ish-Gjykatën për Krime të Rënda, gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Eugen Beçi. 6 vjet më vonë, Beçi e kujton kështu atë seancë aspak të lehtë.
    “Seanca gjyqësore ka qenë shumë e tensionuar. Personi nuk pranoi t’i nënshtrojë ligjeve dhe solemnitetit të sallës së gjyqit duke pretenduar ato radikalizimet e tyre që ata kanë. Nuk i binden gjyqit, nuk i binden ligjit, nuk i binden republikës dhe të gjithë këto elementë degraduan”, thotë Eugen Beçi – Ish-prokuror.
    Por, cilat ishin kërcënimet që Uka bëri nga banka e të akuzuarve?
    “Në radhë të parë nuk pranoi që të çohej në këmbë dhe nuk pranoi të kryente asnjë nga ritualet që bëhen në seancën gjyqësore. Pastaj u drejtua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe mua dhe gjyqtarit duke thënë mbajeni mend, shihni ju se ç’do ju bëj unë, unë kam mbështetësit e mi jashtë”
    Urrejtjen fetare Erzen (Hamza) Uka e tregonte që në fazën fillestare të marrjes në pyetje, pas arrestimit.
    “Kishte shenja të dukshme të nxitjes së urrejtjes fetare dhe nxitjes për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, vijon ish prokurori.
    Ish prokurori, Beçi thotë se 39-vjeçari ishte nxitur edhe nga personazhe të tjerë që ishin jashtë, të cilët më vonë u verifikuan.
    “Antiterrorit mbaj mend që më pas u kryen dhe disa veprime të tjera verifikuese ku ky kishte nxitur eksponentë të tjerë në për të sulmuar, qoftë dhe verbalisht gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes”, thotë Beçi.
    Rasti i Oroshit tregoi se radikalizmi dhe terrori vijojnë të jenë problem brenda vendit.
    “Këta janë tipa ekstrem të cilët mund të mbahen vetëm nën kontroll të vazhdueshëm nga Drejtoria e Antiterrorit për të shmangur dhe për të parandaluar veprimtarinë e tyre për të cilën ne po shohim që ata nuk heqin dorë kurrë”, shprehet për Report Tv ish prokurori Eugen Beçi.
    Përveçse të suksesshme ndërhyrjen e një dite më parë të RENEA-s, Beçi e sheh me optimizëm arrestimin, i cili mund t’i shërbejë hetimeve.
    “Këta persona tashmë janë në duart e policisë janë një aset dhe një burim i domosdoshëm për të vazhduar hetimet e mëtejshme mbi lidhjet dhe rrjetet e tyre”
    Çfarë shkoi keq me një komando që nga luftues i terrorizmit, u bë vetë pjesë e tij?
    “Një person që shkon të luftojë terrorizmin, të kthehet në mbështetës dhe nxitës të veprimeve terroriste, tregon që ka çaluar disi veprimtaria psikologjike”, përfundon Beçi.
    Erzen (Hamza) Uka, në shtator 2020 u dënua me 3 vite burg nga Gjykata e Tiranës për nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe armë pa leje. Dënimi i tij nuk shërbeu për rehabilitim, dhe shumë shpejt iu rikthye ideve fillestare të terrorizmit.

  • Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

    Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

    Një operacion i gjatë i koduar “OROSHI” përfundoi me arrestimin e dy personave, Hamza (Erzen) Uka, 35 vjeç, dhe Julian Cumraku, 34 vjeç, të cilët ishin ngujuar për rreth 12 orë në një banesë të braktisur në fshatin Orosh. Këta persona, që mendohet se ishin fshehur aty prej dy muajsh, iu dorëzuan Forcave Speciale RENEA pas negociatave intensive, duke përfshirë edhe thirrjet e familjarëve.
    Ngjarja filloi rreth orës 09:00 të datës 24 nëntor 2025, kur Policia e Pukës konstatoi një person që u fut me shpejtësi në banesë pas thirrjeve të Policisë. Situata u përshkallëzua kur, pas mbërritjes së RENEAS, nga brenda banesës u qëllua me armë zjarri drejt forcave speciale.
    Arsenali i rrezikshëm i sekuestruar: Gjatë kontrollit të banesës u zbulua një arsenal i madh armësh dhe municionesh. U sekuestruan katër (4) armë zjarri automatike dhe një pistoletë. Ajo që ngriti alarmin ishte gjetja e një flamuri të Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në mur, bashkë me 17 granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike dhe fitil zjarrpërcjellës. Në total u gjetën rreth 2,000 fishekë.
    Profili i të Arrestuarit: Personi kryesor, Erzen Uka, është një emër i njohur për Antiterrorin. Ai ka qenë ish-komando dhe ka shërbyer në forcat paqeruajtëse shqiptare në Irak dhe Afganistan. Uka ishte dënuar më parë, në vitin 2020, me tre (3) vite burg për akuzën e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
    Të dy shtetasit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë ato me qëllime terroriste, prodhim dhe mbajtje pa leje armësh e municionesh dhe kundërshtim të punonjësit të policisë. Në momentin e dorëzimit, Erzen Uka u dërgua në spitalin e Shkodrës me një dëmtim tejshpues në kofshën e djathtë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • Trump planifikon ta shpallë Vëllazërinë Myslimane organizatë terroriste

    Trump planifikon ta shpallë Vëllazërinë Myslimane organizatë terroriste

    Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti amerikan, Donald Trump, planifikon ta fusë grupin Vëllazëria Myslimane në listën e organizatave terroriste.

    Në llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në rrjetin X është publikuar mesazhi me shkronja të mëdha: “Trumpi zotohet për ta cilësuar organizatë terroriste Vëllazërinë Myslimane”, i shoqëruar me një artikull të “New York Post” me të njëjtin titull.

    Të dielën, mediumi konservator “Just the News” citoi Trumpin të ketë thënë se kjo masë “do të zbatohet në mënyrën më të fuqishme” dhe se “dokumentet përfundimtare janë duke u hartuar”, transmeton “The Times of Israel”.

    Ky zhvillim u përshëndet menjëherë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili dha të kuptojë se mund të ndërmarrë një vendim të ngjashëm. Deklarata e tij u interpretua si një sinjal se ai mund të synojë ndalimin e partisë islamiste Ra’am në Izrael. Kjo parti ka mohuar çdo lidhje me Vëllazërinë Myslimane dhe ka kritikuar deklaratat e Netanyahut.

    Para disa vitesh, Netanyahu kishte tentuar ta përfshinte partinë Ra’am në koalicionin e tij, por bisedimet dështuan. Më pas, kjo parti, e udhëhequr nga Mansour Abbas, vendosi t’i bashkohej qeverisë Bennett-Lapid në vitin 2021.

  • Uashingtoni i jep goditjen e radhës Maduros/ Shpallet nga Shtëpia e Bardhë si anëtar i një “organizate terroriste”

    Uashingtoni i jep goditjen e radhës Maduros/ Shpallet nga Shtëpia e Bardhë si anëtar i një “organizate terroriste”

    Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar Cartel de los Soles të Venezuelës si një organizatë të huaj terroriste dhe ka emëruar edhe presidentin Nicolas Maduro si pjesë të saj. 
    Sipas mediave amerikane, Departamenti i Shtetit e shtoi të hënën Cartelin e Diellit në Regjistrin Federal, duke i dhënë administratës Trump mjete shtesë për ta ndjekur penalisht. 
    Cartel de los Soles i referohet një rrjeti zyrtarësh qeveritarë dhe ushtarakë në Venezuelë që dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës. 
    Javën e kaluar, senatori Marco Rubio deklaroi se Cartel de los Soles dhe kartele të tjera në Venezuelë janë “përgjegjëse për akte terroriste në të gjithë hemisferën tonë, si edhe për trafikimin e narkotikëve drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës”. 
    Përcaktimi i një entiteti si organizatë e huaj terroriste nuk nënkupton domosdoshmërisht marrjen e menjëhershme të veprimeve ushtarake. Megjithatë, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes theksoi se ky hap i jep “një sërë mundësish të reja” për veprim. 
    Operacionet në Karaibe dhe në Oqeanin Paqësor kanë shkaktuar vdekjen e 83 personave gjatë më shumë se njëzet sulmeve ajrore kundër skafeve të shpejtë që, sipas Uashingtonit, përdoren nga trafikantët e drogës. 
    “Shtimi i presionit krijon përshtypjen se një lloj sulmi mund të jetë pothuajse i menjëhershëm”, thotë zoti Trak. 
    Sipas politologut Alexis Alsouru, mund të ndërmerren bombardime kundër “disa pistave të lidhura me trafikun e drogës”, larg zonave të banuara. Sipas tij, kjo do të ishte “ndërhyrja maksimale” që mund të urdhëronte Donald Trump. 
     
     

  • Guvernatori i Teksasit shpall dy grupe myslimane si ‘terroriste’

    Guvernatori i Teksasit shpall dy grupe myslimane si ‘terroriste’

    Autoritetet në shtetin amerikan të Teksasit njoftuan të martën se kishin shpallur dy organizata myslimane , njëra prej të cilave është Vëllazëria Myslimane, si ” terroriste “.

    Përveç Vëllazërisë Myslimane, guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott , vendosi gjithashtu Këshillin për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), një nga organizatat kryesore amerikane për të drejtat e myslimanëve, në listën e zezë të shtetit të organizatave terroriste.

    Ky vendim “i ndalon ata të blejnë ose të përvetësojnë tokë në Teksas” dhe u lejon prokurorëve të “ngrenë akuza për t’i mbyllur ato”, shpjegoi Guvernatori i Teksasit Abbott nëpërmjet X.
    CAIR, e cila ka rreth tridhjetë degë në të gjithë vendin, përfshirë tre në Teksas, denoncoi veprimin “shpifës” përmes X, i cili “nuk ka lidhje me faktet apo ligjin”.

    Organizata, e cila kundërshton politikën amerikane ndaj luftës në Rripin e Gazës, akuzoi Guvernatorin Abbott për mbrojtjen e politikës izraelite dhe për nxitjen e “histerisë anti-muslimane për të diskredituar muslimanët amerikanë që kritikojnë qeverinë izraelite” për muaj të tërë.

    Guvernatori i Teksasit ka shprehur publikisht mbështetjen e tij të palëkundur për Izraelin dhe i ka quajtur protestat studentore pro-palestineze në Teksas që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor 2023, antisemite.

    Përcaktimi i subjekteve si terroriste zakonisht i lihet autoriteteve federale, jo shtetërore.

    Megjithatë, Greg Abbott e përcaktoi bandën Tren de Aragua me bazë në Venezuelë si një “organizatë terroriste të huaj” në shtator 2024, muaj para se aleati i tij, Presidenti Donald Trump, të bënte të njëjtën gjë në nivel federal në shkurt 2025, pasi u kthye në Shtëpinë e Bardhë.

    Duke reaguar ndaj një plani për të blerë tokë nga myslimanët, të caktuar posaçërisht për ndërtimin e një xhamie islamike, guvernatori gjithashtu promovoi një ligj në shtator që ndalon krijimin e vendeve në Teksas ku zbatohet sheriati, ligji islamik.

  • Dhjetë detonatorë në Leposaviç, ngrihet alarmi në Kosovë: Serbia Po planifikon sulme terroriste

    Dhjetë detonatorë në Leposaviç, ngrihet alarmi në Kosovë: Serbia Po planifikon sulme terroriste

    Ministri i Brendshëm i Kosovës në detyrë, Xhelal Sveçla, ka akuzuar Serbinë për vazhdimin e planifikimit dhe realizimit të sulmeve terroriste në Kosovë përmes grupeve kriminale dhe terroriste. Reagimi i tij erdhi pasi Policia e Kosovës, së bashku me KFOR-in, gjeti 10 detonatorë ndezës në afërsi të fshatit Gnjezhdan, afër Leposaviçit. Sveçla theksoi se ky aksion i Policisë dhe institucioneve të sigurisë ka mundësuar parandalimin e mundësisë së sulmeve të rrezikshme. Ai shtoi se Kosova është e angazhuar për të luftuar grupet kriminale dhe terroriste që operojnë në veri të vendit, ku janë gjetur shpesh armë dhe municion të tjera.
    Ky është vetëm një nga shumë rastet e ngjashme që kanë ndodhur në këtë rajon, ku akuzat për përfshirjen e Serbisë në aktivitetet kriminale janë ngritur, por pa paraqitur ende prova të mjaftueshme. Pas gjetjes së detonatorëve, Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe ka njoftuar prokurorinë. Veriu i Kosovës është gjithnjë e më i tensionuar, veçanërisht pas sulmit të armatosur të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku një oficer i Policisë së Kosovës u vra nga një grup serbësh të armatosur. Pas luftimesh të tjera, tre pjesëtarë të sulmuesve humbën jetën. Autoritetet kosovare e akuzojnë Serbinë për këtë sulm, ndërsa Beogradi e mohon çdo përfshirje. Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, përfshirë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetarin e Listës Serbe, i cili ka mbështetje nga Beogradi. Autoritetet serbe refuzojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet në Serbi.

  • Gjenden 10 detonatorë në Leposaviç, Sveçla akuzon Serbinë se po planifikon sulme terroriste

    Gjenden 10 detonatorë në Leposaviç, Sveçla akuzon Serbinë se po planifikon sulme terroriste

    Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pretenduar se “Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës”.
    Reagimi i tij vjen një ditë pasi Policia e Kosovës, në bashkëpunim me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, kishin gjetur 10 detonatorë ndezës me kabllom në afërsi të fshatit Gnjezhdan të Leposaviqit.
    Sipas ministrit, prania dhe angazhimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë ka mundësuar identifikimin dhe sekuestrimin e mjeteve që, siç u shpreh ai, do të mund të përdoreshin për “sulme të rrezikshme terroriste”.

    Ai theksoi se institucionet e Kosovës mbeten të vendosura në përballjen me “grupet kriminale dhe terroriste” që veprojnë në veri të vendit.

    Edhe në të kaluarën, pjesëtarë të qeverisë në detyrë kanë akuzuar Serbinë për përshirje në raste të ngjashme kur janë gjetur armatime në veriun e banuar me shumicë serbe, por pa ofruar dëshmi që i vërtetojnë këto akuza.
    Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka lajmëruar se ka nisur hetimet per detonatorët e gjetur në Leposaviq dhe se për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
    Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i tensionuar posaçërisht nga 24 shtatori i vitit 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke e vrarë një rreshter.
    Në luftimet që pasuan u vranë tre pjesëtarë të grupit sulmues.
    Prej atëherë, autoritetet kosovare kanë konfiskuar armatim dhe municion në veri në raste të ndryshme.
    Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçiq, ish nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
    Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, e cila mohon përfshirjen.
    Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë.
    Autoritetet në Serbi nuk pranojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij./rel