Tag: terrorist

  • 14 vite non-grata nga Greqia/ Marin Mema: Më trajtuan si terrorist…

    14 vite non-grata nga Greqia/ Marin Mema: Më trajtuan si terrorist…

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • VIDEO/ “A mendoni se ai është terrorist?” Moment i sikletshëm në Shtëpinë e Bardhë, pyetja e Elon Musk që…

    VIDEO/ “A mendoni se ai është terrorist?” Moment i sikletshëm në Shtëpinë e Bardhë, pyetja e Elon Musk që…

    Elon Musk ishte mes të ftuarve në pritjen zyrtare që Donald Trump organizoi në nder të princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

    Sipas Daily Mail, miliarderi tërhoqi vëmendjen, por jo për arsyet e zakonshme. Në një video të publikuar së fundmi, Musk shihet pranë CEO-së së Pfizer, Albert Bourla, duke zhvilluar një bisedë të çuditshme me të.
    Sipas një eksperti të leximit të buzëve, Musk e pyet Bourla-n nëse beson se Mohammed bin Salman është terrorist, ndërsa pi një gllënjkë shampanje.
    “Mendimi yt? A është terrorist?”, dëgjohet të thotë Musk, ndërsa Bourla shfaq siklet.
    Kjo vizitë shënon rikthimin e Musk në Shtëpinë e Bardhë pas konfliktit të fortë që ai pati disa muaj më parë me Donald Trump, pas largimit të tij nga administrata.

    Top Channel

  • 18-vjeçari po përgatiste sulm terrorist në festivalin e Stokholmit, pranon lidhjen me Shtetin Islamik

    18-vjeçari po përgatiste sulm terrorist në festivalin e Stokholmit, pranon lidhjen me Shtetin Islamik

    Një 18-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, suedeze dhe siriane, në gjyq në Suedi rrëfeu të martën se kishte planifikuar një sulm terrorist në një festival të madh kulturor në Stokholm në emër të Shteti Islamik, tha avokati i tij të martën.

    Burri kishte premtuar vazhdimisht besnikëri ndaj Shtetit Islamik, sipas aktakuzës. Johan Ackermark, avokati i tij, i tha AFP-së se klienti i tij u deklarua fajtor për akuzat e “përgatitjes së një krimi terrorist” dhe “përgatitjes së krimeve të rënda (duke përdorur) produkte shpërthyese”. I riu akuzohet gjithashtu, së bashku me një 17-vjeçar, për tentativë vrasjeje në Gjermani në gusht 2024, një akuzë që ai e mohon, tha Ackermark.
    Përgatitjet u zhvilluan midis gushtit 2024 dhe shkurtit 2025, sipas prokurorisë. I dyshuari kishte qenë nën hetim nga hetuesit që nga gjysma e dytë e vitit. Hetimi “bëri të mundur parandalimin e një sulmi të rëndë terrorist në Suedi”, tha prokurori Henrik Olin në kohën e ngritjes së aktakuzës. Sipas prokurorëve, i pandehuri kishte ndërmend të kryente sulmin e tij në Festivalin e Kulturës së Stokholmit në gusht, në një park në qendër të kryeqytetit, duke përdorur eksplozivë dhe armë.I akuzuari kishte blerë gjithashtu një kamerë trupi për të filmuar sulmin dhe kishte përgatitur një video ku merrte përgjegjësinë. Burri u arrestua në Stokholm më 11 shkurt dhe që atëherë ka qenë në paraburgim. Gjykimi filloi javën e kaluar dhe do të përfundojë më 26 nëntor.

    Top Channel

  • “Ish-presidentin e arrestuan si terrorist”, Proda te ‘Çështjet e Brendshme’: Meta bëri rezistencë! Atentati në Rinas, në hetim

    “Ish-presidentin e arrestuan si terrorist”, Proda te ‘Çështjet e Brendshme’: Meta bëri rezistencë! Atentati në Rinas, në hetim

    foto ilustrim: Ilir proda-arrestimi i ilir metes

    TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u pyet në Komisionin për Çështjet e Brendshme për arrestimin e Ilir Metës. Deputeti demokrat, Klevis Balliu, e quati arrestimin e Metës si të ishte “një terrorist”, ndërsa Proda iu përgjigj se çështja është nën hetim. 
    “Arrestuat Ilir Metën si terrorist, ndërsa bandat i paralajmëroni. Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë”, iu drejtua Balliu.
    Proda pranoi se është përdorur forcë me ish presidentin e Republikës, por duke thekuar se nuk është shkelur ligji, duke  argumentuar se Meta ka bërë rezistencë. Po ashtu, Proda sqaron se Policia e Shtetit përdor forcë të nevojshme kur bëhet rezistencë, që në rastin e Metës sipas tij, ishte proporcionale ne raport me situatën.
    “Policia nuk ka shkelur ligjin. Çështja është nën hetim, sa i takon opinionit tim nuk kemi të bëjmë veprim arbitrar, por kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e shtetit kur bëhet rezistencë përdor forcë të nevojshme që besoj ka qenë proporcionale ne raport me situatën. I takon individit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur”, u përgjigj Proda. 
    Ai u pyet për atentatin e ndodhur më 11 nëntor pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vranë Gilmando Dani ( krahu i djathtë i Emiljano Shullazit) dhe Muçi Shaljani, agjent i Mbikëqyrjes Policore. Proda theksoi se “çështja është në hetim dhe nuk kam çfarë them se sa kaq deri tani.”/ZËRI

  • “Ilir Metën e arrestuat si terrorist”, Proda: Ka qenë proporcionale në raport me situatën

    “Ilir Metën e arrestuat si terrorist”, Proda: Ka qenë proporcionale në raport me situatën

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i është përgjigjur deputeti të PD, Klevis Balliu në lidhje me arrestimin e Presidentit të PL-së, Ilir Meta.
    Sipas demokratit “ish-presidenti u arrestua si terrorist”. Nga ana e tij, Proda u përgjigj se çështja është nën hetim, por ai pranoi se është përdorur forcë me ish presidentin e Republikës, duke argumentuar se Meta ka bërë rezistencë.
    “Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë”, iu drejtua Balliu.
    Proda u përgjigj: “Çështja është nën hetim, sa i takon opinionit tim nuk kemi të bëjmë veprim arbitrar, por kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e shtetit kur bëhet rezistencë përdor forcë të nevojshme që besoj ka qenë proporcionale ne raport me situatën. I takon individit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur”.

  • “Ilir Metën e arrestuan si terrorist”, Proda te ‘Çështjet e Brendshme’: S’ka shkelje ligji, u përdor forca sepse…

    “Ilir Metën e arrestuan si terrorist”, Proda te ‘Çështjet e Brendshme’: S’ka shkelje ligji, u përdor forca sepse…

    foto ilustrim: Ilir proda-arrestimi i ilir metes

    TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u pyet në Komisionin për Çështjet e Brendshme për arrestimin e Ilir Metës. Deputeti demokrat, Klevis Balliu, e quati arrestimin e Metës si të ishte “një terrorist”, ndërsa Proda iu përgjigj se çështja është nën hetim. 
    “Arrestuat Ilir Metën si terrorist, ndërsa bandat i paralajmëroni. Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë”, iu drejtua Balliu.
    Proda pranoi se është përdorur forcë me ish presidentin e Republikës, por duke thekuar se nuk është shkelur ligji, duke  argumentuar se Meta ka bërë rezistencë. Po ashtu, Proda sqaron se Policia e Shtetit përdor forcë të nevojshme kur bëhet rezistencë, që në rastin e Metës sipas tij, ishte proporcionale ne raport me situatën.
    “Policia nuk ka shkelur ligjin. Çështja është nën hetim, sa i takon opinionit tim nuk kemi të bëjmë veprim arbitrar, por kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e shtetit kur bëhet rezistencë përdor forcë të nevojshme që besoj ka qenë proporcionale ne raport me situatën. I takon individit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur”, u përgjigj Proda. 
    Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
    Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

  • Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist, arrestohen tre vajza në Paris

    Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist, arrestohen tre vajza në Paris

    Prokurorët francezë të antiterrorizmit kanë akuzuar dhe burgosur tre vajza, të dyshuara për planifikimin e një sulmi terrorist.

    Vajzat të moshave, 18, 19 dhe 21 vjeç, u vunë zyrtarisht nën hetim dhe u lanë në paraburgim, sipas Zyrës së Prokurorit Kombëtar Antiterrorizëm të Francës.
    Sipas Le Parisien , një nga të dyshuarat, e referuar si ‘B’, kishte rreth 20,000 ndjekës në TikTok, ku dyshohet se postonte përmbajtje pro-xhihadiste.
    Hetuesit besojnë se ajo mund të ketë luajtur një rol udhëheqës në grupin me tre vajza.
    Dyshohet se vajzat kanë diskutuar për veprime të dhunshme në internet, ku kanë përmendur armë zjarri  si dhe objektiva të mundshme si një sallë koncertesh ose një bar në Paris.

    Top Channel

  • SHBA, arrestohen dy të dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist në Michigan

    SHBA, arrestohen dy të dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist në Michigan

    Prokurorët federalë kanë ngritur akuza ndaj dy të dyshuarve për planifikimin e një sulmi terrorist në Michigan të SHBA-së, sipas një dokumenti gjyqësor të zbuluar sot.

    Mohammed Ali dhe Majed Mahmud janë dy nga pesë të rinjtë e arrestuar për planifikimin e një sulmi të frymëzuar nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) gjatë festës së Halloween-it. Në muajt e fundit, ata kishin blerë armë, përfshirë pushkë sulmi AR-15 dhe kishin marrë pjesë në biseda online që sugjeronin se kishin një plan specifik sulmi në mendje, sipas FBI-së.

    🚨 BREAKING: Suspects identified in alleged Dearborn, Michigan, terror plot; Mohmed Ali and Majed Mahmoud accused of stockpiling weapons for ISIS-inspired attack, according to FBI affidavit pic.twitter.com/5HWD4oQ2UD
    — Fox News (@FoxNews) November 3, 2025

    Të dyshuarit dyshohet se përdorën platforma mesazhesh të koduara dhe faqe të mediave sociale për të ndarë përmbajtje që lidhet me ISIS-in dhe inkurajimin e sulmeve terroriste.
    Sipas FBI-së, dy të pandehurit praktikuan përdorimin e armëve të zjarrit në poligonet e qitjeve dhe dyshohet se zgjodhën 31 tetorin si ditën për të kryer sulmin.

    Top Channel

  • FBI-ja parandalon sulmin terrorist në Michigan, arrestohen 5 persona

    FBI-ja parandalon sulmin terrorist në Michigan, arrestohen 5 persona

    Drejtori i FBI-së, Cash Patel, njoftoi se një “sulm i mundshëm terrorist” i planifikuar të ndodhte në Michigan të SHBA-së, gjatë fundjavës së Halloween-it është parandaluar.

    “Këtë mëngjes, FBI-ja parandaloi një sulm të mundshëm terrorist dhe arrestoi disa individë në Michigan, të cilët dyshohen se planifikonin një sulm gjatë fundjavës së Halloween-it”, tha Patel.
    Kreu i policisë federale nuk dha detaje të mëtejshme. Sipas CBS News, duke cituar burime policore, sulmi ishte “i frymëzuar” nga Shteti Islamik. Rrjeti televiziv amerikan specifikoi se pesë persona të moshës midis 16 dhe 20 vjeç u arrestuan.
    Të paktën një nga të arrestuarit njihte një ish-anëtar të Gardës Kombëtare të Michiganit, i cili u arrestua në maj me akuzën e planifikimit të një sulmi terrorist ndaj objekteve ushtarake amerikane në periferi të Detroit-it.
    FBI kishte monitoruar një diskutim online në lidhje me këtë sulm për njëfarë kohe, sipas mediave amerikane.
    CNN raportoi se anëtarët që morën pjesë në diskutim ishin trajnuar me armë automatike dhe kishin folur për “Ditën e Kungullit”, simbolin e Halloween-it.
    Policia e Dearbornit njoftoi në Facebook se FBI-ja kishte kryer arrestime në qytet, i cili ndodhet në periferi të Detroitit.
    “Ne i sigurojmë banorët e qytetit tonëse aktualisht nuk ka asnjë kërcënim për popullsinë”, tha policia e qytetit në një deklaratë.

    Top Channel

  • Parandalohet sulmi i mundshëm terrorist në ditën e Halloween-it, arrestohen disa persona

    Parandalohet sulmi i mundshëm terrorist në ditën e Halloween-it, arrestohen disa persona

    FBI ka parandaluar një sulm dyshuar terrorist që pritej të ndodhte gjatë ditës së Halloween-it në Shtetet e Bashkuara.

    Lajmin e bëri publik vetë drejtori i FBI-së, Kash Patel, i cili njoftoi në platformën X se në shtetin e Michigan janë arrestuar disa persona të dyshuar për organizimin e një sulmi.

    This morning the FBI thwarted a potential terrorist attack and arrested multiple subjects in Michigan who were allegedly plotting a violent attack over Halloween weekend. More details to come. Thanks to the men and women of FBI and law enforcement everywhere standing guard 24/7…
    — FBI Director Kash Patel (@FBIDirectorKash) October 31, 2025

    “Sot në mëngjes FBI ka parandaluar një sulm të mundshëm terrorist dhe ka arrestuar disa individë në Michigan, të cilët dyshoheshin se po planifikonin një sulm të dhunshëm gjatë fundjavës së Halloween-it. Detaje të tjera do të bëhen publike së shpejti,” shkroi Patel.
    Ai falënderoi agjentët federalë dhe të gjitha forcat e rendit për punën e tyre në mbrojtje të sigurisë kombëtare.
    “Faleminderit agjentëve të FBI-së dhe të gjithë forcave të rendit që punojnë 24/7 për mbrojtjen e vendit,” tha Patel.
    Autoritetet amerikane pritet të japin më shumë informacion në orët në vijim mbi natyrën e komplotit dhe personat e arrestuar.

    Top Channel