Tag: terror

  • “I kanë hequr telefonin dhe…”/  Berisha mbron me ‘thonj’ Ilir Metën: Po i bëhet terror psikologjik, akte të rënda

    “I kanë hequr telefonin dhe…”/ Berisha mbron me ‘thonj’ Ilir Metën: Po i bëhet terror psikologjik, akte të rënda

    Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar në një konferencë për mediat, se ish-Kreut të Shtetit, Ilir Meta, po i bëhet terror psikologjik në burg. Berisha u shpreh se Ilir Metës nuk iu është lejuar takimi me familjarët dhe se i kanë hequr telefonin, si edhe të drejtën e komunikimit.
    Sali Berisha:
    Krahas saj, dua të denoncoj këtu para jush qëndrimet e terrorit psikologjik ndaj të burgosurit tjetër politik, ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta, gjatë këtyre ditëve në vazhdim.
    Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij. Ky akt i shëmtuar i ndëshkimit për fjalën e lirë tregon tmerrin që Edi Rama ka për krimet politike që ka kryer.
    Banditë me uniformë në zbatim të urdhrit të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3, dhe akte të tjera.
    I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij. Këto janë akte jashtëzakonisht të rënda të një narkoshteti që nuk ndodhin as në burgjet e Bjellorusisë apo Rusisë. Këto ndodhin vetëm në Venezuelën e Maduros, ndaj dhe Edi Rama është një Ramaduro.

  • “Ndaj kreut të PL nuk ka një fakt penal”/ Blushi ‘përshkruan’ gjendjen emocionale të Metës: Është në top formë, ja…

    “Ndaj kreut të PL nuk ka një fakt penal”/ Blushi ‘përshkruan’ gjendjen emocionale të Metës: Është në top formë, ja…

    Blushi kritikoi procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë si “terror elektoral” dhe duke përmendur edhe vlerësimet problematike të OSBE-së.
    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në një intervistë televizive theksoi se ndaj Ilir Metës nuk ekziston asnjë fakt penal dhe ai ndodhet në një izolim të padrejtë për shkak, sipas tij, të firmës së Braimllarit. Sipas tij, Ilir Meta është në gjendje të mirë në qeli dhe shqetësohet thellë për të ardhmen e Shqipërisë.
    Tedi Blushi:
    Procesi zgjedhor “u ekzekutua” nga Edi Rama. Edhe OSBE ka vlerësuar se zgjedhjet kanë pasur probleme. Zgjedhjet ishin terror i pastër elektoral. Liderët e opozitës janë vënë nën akuza, që janë qesharake. Ishte terror, që shkallmoi standardin e zgjedhjeve. Vota u vra pa hyrë në kuti. Para rrëmbimit të Ilir Metës, izoluan edhe Sali Berishën. Dosja e SPAK ndaj Metës nuk ka një fakt. Ndaj Ilir Metës nuk ka një fakt penal. SPAK orienton gazetarët në fakte të pavërteta. Edi Rama duhej të dënohej për lobime. Meta nuk ka shkelur ligje në Amerikë. Në SHBA janë dënuar njerëz për fotot e Ramës.
    Për rastin që Meta akuzohet, nuk ka person të dënuar apo kompani që përmendet. Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me teserën e PS-së. Nuk ka karakter dhe as fytyrë. Edhe Hamzai ka qenë shumë luftarak, nëse marrim këtë krahasim që paska qenë luftarak kur ka qenë me ne. Meta në izolim ekstrem ndodhet për firmën e Braimllarit. Është personazh dhe qesharak, edhe tragjik. Nuk është as politikan. Endrit Braimllari u transformua rrugës. Është peng i së kaluarës së vet. Ilir Meta është në top formë, e shqetëson e ardhmja e Shqipërisë.

  • “Meta në izolim ekstrem për firmën e Braimllarit”/ Tedi Blushi: Kreu i PL është në top formë, ja çfarë e shqetëson në qeli

    “Meta në izolim ekstrem për firmën e Braimllarit”/ Tedi Blushi: Kreu i PL është në top formë, ja çfarë e shqetëson në qeli

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një intervistë në News 24, theksoi se ndaj Ilir Metës nuk ekziston asnjë fakt penal dhe ai ndodhet në një izolim të padrejtë për shkak, sipas tij, të firmës së Braimllarit.
    Blushi kritikoi procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë si “terror elektoral” dhe duke përmendur edhe vlerësimet problematike të OSBE-së.
    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi: Procesi zgjedhor “u ekzekutua” nga Edi Rama.  Edhe OSBE ka vlerësuar se zgjedhjet kanë pasur probleme. Zgjedhjet ishin terror i pastër elektoral. Liderët e opozitës janë vënë nën akuza, që janë qesharake. Ishte terror, që shkallmoi standardin e zgjedhjeve. Vota u vra pa hyrë në kuti. Para rrëmbimit të Ilir Metës, izoluan edhe Sali Berishën. Dosja e SPAK ndaj Metës nuk ka një fakt. Ndaj Ilir Metës nuk ka një fakt penal. SPAK orienton gazetarët në fakte të pavërteta. Edi Rama duhej të dënohej për lobime. Meta nuk ka shkelur ligje në Amerikë. Në SHBA janë dënuar njerëz për fotot e Ramës.
    Për rastin që Meta akuzohet, nuk ka person të dënuar apo kompani që përmendet. Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me teserën e PS-së. Nuk ka karakter dhe as fytyrë. Edhe Hamzai ka qenë shumë luftarak, nëse marrim këtë krahasim që paska qenë luftarak kur ka qenë me ne. Meta në izolim ekstrem ndodhet për firmën e Braimllarit. Është personazh dhe qesharak, edhe tragjik. Nuk është as politikan. Endrit Braimllari u transformua rrugës. Është peng i së kaluarës së vet. Ilir Meta është në top formë, e shqetëson e ardhmja e Shqipërisë.

  • Rutte kërkon rritje prej 400% të aftësive të NATO-s për mbrojtje ajrore dhe raketore: Rusia po përhap terror në qiell

    Rutte kërkon rritje prej 400% të aftësive të NATO-s për mbrojtje ajrore dhe raketore: Rusia po përhap terror në qiell

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të bëjë thirrje për një rritje prej 400% të aftësive ajrore dhe raketore të NATO -s, kryesisht për t’iu kundërvënë Rusisë “e cila mbjell terror në qiell”, gjatë një fjalimi në Londër sot.

    “Ne duhet të bëjmë një hap përpara në mbrojtjen tonë të përbashkët. Është fakt që rreziku nuk do të zhduket, edhe me fundin e luftës në Ukrainë”, pritet të thotë Rutte gjatë një konference në Chatham House, sipas një deklarate nga zyra e tij.
    Për të ruajtur një aftësi të besueshme parandaluese dhe mbrojtëse, “NATO-s i duhet një rritje prej 400% e mbrojtjes së saj ajrore dhe raketore”, do të shtojë sekretari i përgjithshëm përpara samitit të NATO-s në Hagë më 24 dhe 25 qershor.

    “Ne shohim në Ukrainë se si Rusia po mbjell terror nga qielli, kështu që do të forcojmë mburojën që mbron hapësirën tonë ajrore”, do të theksojë Rutte, i cili do të takohet edhe me kryeministrin britanik Keir Starmer në Downing Street sot.
    Apeli i Rutte vjen në një kohë kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump po kërkon që aleatët evropianë të SHBA-së dhe Kanadaja të angazhohen për të shpenzuar të paktën 5% të PBB-së së tyre për mbrojtjen, duke kërcënuar se përndryshe Uashingtoni nuk do të garantojë më sigurinë e tyre.
    Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha të enjten në Bruksel se aleatët janë pranë një marrëveshjeje për këtë qëllim, i cili mund të formalizohet në samitin e Hagës.
    Mark Rutte po u propozon udhëheqësve të NATO-s “një plan gjithëpërfshirës investimi që do të arrinte në 5% të PBB-së në investime në mbrojtje”.
    Në të njëjtën kohë, ai do të thotë sot se forcat e armatosura të vendeve të NATO-s “kanë nevojë për mijëra automjete dhe tanke të tjera të blinduara dhe miliona predha artilerie”.
    Nga ana tjetër, Rutte do të mirëpresë strategjinë e re të mbrojtjes së Britanisë, e cila u prezantua një javë më parë dhe e cila, sipas tij, “do të forcojë mbrojtjen e përbashkët të NATO-s”./vizionplus.tv

  • Mediat serbe në delir: Terror në Tiranë, lojtarët tanë mezi dolën gjallë

    Mediat serbe në delir: Terror në Tiranë, lojtarët tanë mezi dolën gjallë

    Mediat serbe duket se kanë qenë shumë ‘kreative’ me titujt për lajmet e ndeshjes së sotme në Tiranë, në përballjen Shqipëri-Serbi, me rezultatin 0-0.
    Kurir e ka pasqyruar të gjithë ndeshjen me termat “terror, skandal, po na sulmojnë lojtarët tanë”.
    Gjestin e fëmijëve kur bënë me duar shqiponjën dykrenare, në mënyrë fëminore dhe të entuziazmuar, e kanë përshkruar kështu: “Sa urrejtje në Tiranë! Skandalet nuk mbarojnë kurrë… fëmijët treguan shqiponjën shqiptare gjatë këndimit të himnit tonë kombëtar, shikoni skenat e tmerrshme që i tmerruan të gjithë!”.
    Më tej shkruajnë:
    “FUTBOLLISTËT SERBË MEZI SHPËTOJNË JETËT E TYRE NË TIRANË: Një ndeshje skandaloze që duhej të NDALOHEJ! Gjorgje Petrovi? na solli një pikë kundër Shqipërisë”, është ky titulli i lajmit të përmbylljes së ndeshjes.
    Duket se kujtesa e mediave serbe është e shkurtër, duke harruar dhunën që shkaktuan ndaj futbollistëve tanë 11 vite më parë në Beograd, çka solli ndërprerjen e ndeshjes dhe fitoren 0-3 në tavolinë për Shqipërinë.
    Blic shkruan: “Edhe pse nuk dukej se do të ishte kështu, veçanërisht kur shikon atmosferën para ndeshjes, skuadra e Dragan Stojkoviç i mbijetoi një ferri të vërtetë. Tre herë djemtë tanë u goditën në kokë, Davide Massa ndërpreu shkurt duelin, por ai nuk pati guximin t’u tregonte lojtarëve rrugën për në dhomën e zhveshjes. Le të mos flasim për skandalin para ndeshjes, kur fëmijët treguan një shqiponjë dykrenare në fushë”.

  • “Po bëhet terror për ndeshjen me Serbinë”, Redi Jupi: Nuk do jemi kaq komodë në Beograd

    “Po bëhet terror për ndeshjen me Serbinë”, Redi Jupi: Nuk do jemi kaq komodë në Beograd

    Në studion e Debat mbrëmjen e sotme është diskutuar në lidhje me ndeshjen eliminatore mes Shqipërisë dhe Serbisë që do të luhet ditën e shtunë, e vlefshme për eliminatoret e botërorit.
    Ish-lojtari i Kombëtares, Redi Jupi ishte kritik me mënyrën sesi po pompohet ky event sportiv me masa shumë të forta sigurie, që në fakt mund të ndikojnë dhe tek ekipi ynë kombëtar.
    Jupi tha me ironi se Serbisë nuk duhet t’i shtrohet një tapet i kuq, pasi ajo nuk do të bëjë të njëjtën gjë në ndeshjen e kthimit në Beograd.
    “Kjo po i ngjan ndeshjes së kthimit sesa asaj që luajtëm në Beograd. Kishte një terror mediatik për ndeshjen në Elbasan. Serbia këtu na mundi pastër pa asnjë problem, pa shkaktuar asnjë shqetësim. E mpinë tifozerinë me masa. Masat janë detyrim. Një organizim i mirë nuk mund të shihet si sukses. Gabimi që bëhet në ndeshje të rëndësishme, në një derbi, ka shumë rëndësi sesa e dozon. Ne e gabuam në përgatitjen psikologjike të ndeshjes në Elbasan. Ne nuk i vumë në vështirësi.
    Gjithë ky mediatizim me 2500 forca policore, duket sikur luftë. Sa më pak të publikohen këto. Unë për vete e kam bezdi prezencën e policit. Mbarëvajtja mund të sigurohet dhe pa një prezencë. Nuk dua t’ia shtrojmë rrugën me një tapet të kuq në këtë ndeshje. Kontrolli për të shkuar në stadium ishte më të forta sesa për të shkuar për një vizitë në burg. Në Beograd nuk do e kemi kaq komode pragndeshjen dhe ndeshjen”, tha Jupi.

  • ”Po bëhet terror për ndeshjen”, Redi Jupi: Nuk do jemi kaq komodë në Beograd

    ”Po bëhet terror për ndeshjen”, Redi Jupi: Nuk do jemi kaq komodë në Beograd

    Ish-lojtari i Kombëtares, Redi Jupi është kritik me mënyrën sesi po pompohet ndeshja me Serbinë, me masa shumë të forta sigurie, që në fakt mund të ndikojnë dhe tek ekipi ynë kombëtar. Jupi tha me ironi se Serbisë nuk duhet t’i shtrohet një tapet i kuq, pasi ajo nuk do të bëjë të njëjtën gjë në ndeshjen e kthimit në Beograd.
    “Kjo po i ngjan ndeshjes së kthimit sesa asaj që luajtëm në Beograd. Kishte një terror mediatik për ndeshjen në Elbasan. Serbia këtu na mundi pastër pa asnjë problem, pa shkaktuar asnjë shqetësim. E mpinë tifozerinë me masa. Masat janë detyrim. Një organizim i mirë nuk mund të shihet si sukses. 

    Gjithë ky mediatizim me 2500 forca policore, duket sikur luftë. Sa më pak të publikohen këto. Unë për vete e kam bezdi prezencën e policit. Mbarëvajtja mund të sigurohet dhe pa një prezencë.
    Nuk dua t’ia shtrojmë rrugën me një tapet të kuq në këtë ndeshje. Kontrolli për të shkuar në stadium ishte më të forta sesa për të shkuar për një vizitë në burg. Në Beograd nuk do e kemi kaq komode pragndeshjen dhe ndeshjen”, tha Jupi.

  • Terror në Plug të Lushnjës/ Tentohet të vritet me çifte roja i stanit, saçmet e kapin në kokë…

    Terror në Plug të Lushnjës/ Tentohet të vritet me çifte roja i stanit, saçmet e kapin në kokë…

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Pluk të Lushnjes, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi F. Mane rreth 66 vjeç, i cili ka marrë plagë nga qitja me çifte dhe saçmet e kanë kapur në kokë.

    66-vjeçari është dërguar në kryeqytet për mjekim të avancuar.

    Bëhet e ditur se të plagosurin kanë tentuar ta vrasin brenda stanit të bagëtive ku ai ka qenë duke bërë roje nate, kur personat kanë hyrë dhe e kanë qëlluar.

    Ndërkohë tre ditë më parë në stanin e tij u vodhën 4 krerë bagëti (dele). Personat që kanë kryer plagosjen janë 3 dhe kanë konflikt të hershëm me Manen në Pluk. Policia është në kërkim të autorëve.

  • Arroganca s’ka të sosur/ Policët bashkiakë ‘terror’ gruas që shiste te tregu elektrik, pas dhunës i ‘konfiskojnë’ mallin

    Arroganca s’ka të sosur/ Policët bashkiakë ‘terror’ gruas që shiste te tregu elektrik, pas dhunës i ‘konfiskojnë’ mallin

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në kryeqytet, teksa një gua ëshët dhunuar në mes të Tregut Elektrik nga shteti i veshur me uniformë.

    Nga pamjet e siguruara nga Syri, tregohet qartë se si në mes të ditës, Policia Bashkiake e Tiranës ushtron terror ndaj gruas.

    Kjo e fundit kishte dalë për të fituar bukën e gojës për të dhe familjen e saj, por babëzia dhe dhuna e efektivëve bashkiakë nuke kanë lejuar.

    Sikur të ishte ndonjë ‘kamikaze’, një tufë punonjësish të Policisë Bashkiake e kanë rrethuar dhe e kanë dhunuar, madje duke ia shpërndarë mallin që kishte nxjerrë për ta tregtuar.

    Edhe pse disa qytetare të shokuara nga sjellja e Policëve bashkiakë kanë ndërhyrë për ta qetësuar gruan e dhunuar nga ata, sërish efektivët nuk janë sprapsur, duke ndërmarrë hapin e radhës, sekuestrimin dhe konfiskimin e mallit për ta çuar në Bashki.

    Kjo nuk është hera e parë që Policia Bashkiake dhunon e terrorizon tregtarët ambulantë, të cilët në pamundësi të një pune stabël, janë të detyruar të shesin në rrugë me ato që kanë kultivuar vetë për të siguruar jetesën.