Tag: terror

  • Mit’hat Havari: Autorët kishin planifikuar gjithçka me detaje, terror psikologjik për popullin

    Mit’hat Havari: Autorët kishin planifikuar gjithçka me detaje, terror psikologjik për popullin

    Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 20:58
    Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari thotë se atentati në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani është krim i organizuar.
    “Teoria që në Shqipëri nuk ka krim të organizuar, ka kohë që ka rënë. Sot është dëshmi e qartë që ka krim të organizuar. Fakti që personi është shoqëruar që nga Barcelona deri në Tiranë, ka patur njerëz në aeroport për të dhënë informacion të saktë, tregon që ka pasur organizim. Nuk është atentat i pamenduar. Ajo që ndodhi sot ishte terror për njerëzit që kanë qenë atje, por edhe terror psikologjik për popullin”, tha Havari.
    “Dëgjova ministren e Brendshme sot me disa argumente të thata. Këtu ushqehet direkt apo indirekt një shoqëri me vese. Fakti që dëgjojmë përditë për shqiptarë nëpër botë me vrasje, trafik droge, rrëmbime, vjedhje banesash, është një shoqëri e çoroditur”, shtoi Havari.

  • Lajm i fundit/ Terror ne Rinas, raportohet per nje te vrare

    Lajm i fundit/ Terror ne Rinas, raportohet per nje te vrare

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror”/ Tre vrasje në vend, PD: E martë e zezë për Shqipërinë

    “Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror”/ Tre vrasje në vend, PD: E martë e zezë për Shqipërinë

    Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate për mediat, lidhur me ngjarjet e fundit të kësaj të marte, ku janë shënuar 3 viktima dhe një plagosur në vende të ndryshme të Shqipërisë.
    Tre vrasje me thikë, në Berat, Tiranë dhe Durrës si dhe një i plagosur nga një atentat me tritol në Shkodër. Ky është bilanci i sotshëm për të cilën PD-ja thotë se kemi të bëjmë me frikë dhe terror.
    Deklaratë e Partisë Demokratike:
    Dita e sotmë është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’.
    Partia Demokratike duke dënuar me forcë çdo akt dhune ngushëllon familjet e viktimave dhe bën thirrje që drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi.
    Në të njëjtën kohë ne ngrejmë alarmin për rolin e spektatorit në raport me rendin e sigurinë ku e ka lëshuar veten Policia e narkoshtetit, duke treguar jo vetëm paaftësi, por edhe pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe rendit publik.
    Dhuna nuk është zgjidhja, dhe aq më pak është zgjidhja një Polici dhe qeveri që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve, por ndarjen e drogës, territoreve dhe ndikimit elektoral me bandat. Në shtetin e Ramaduros, ka vetëm terror, frikë dhe vrasje.

  • “Arrestimi i avokatit Barjami, terror për mbylljen e gojës”/ Berisha ‘zbërthen’ audioregjistrimin në sallën e gjyqit

    “Arrestimi i avokatit Barjami, terror për mbylljen e gojës”/ Berisha ‘zbërthen’ audioregjistrimin në sallën e gjyqit

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dënuar arrestimin e avokatit Ulian Barjami, duke e konsideruar si një terror ndaj shumë avokatëve të tjerë për t’i mbyllur atyre gojën. Nga jashtë ambienteve të SPAK, Berisha akuzoi kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si anëtar bandë. Ai theksoi se kishte menduar se avokati mund të kishte reaguar me dhunë apo të kishte humbur kontrollin, por deklaroi se, sipas tij, pamjet filmike e përgënjeshtrojnë këtë pretendim.
    Berisha: Që nga koha e diktaturës, arrestojnë avokatin në Elbasan, pse? Sepse i tha prokurorit do të bëj padi penale. Çfarë fyerje dhe kërcënim është ky. Ky bandit me Prodën që është anëtar i bandës, thërret avokatin dhe e arreston të nesërmen. Më thuaj pak mua? Të arrestosh avokatin në këtë mënyrë, kjo është terror mbi shumë avoketër, që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit. Çfarë drejtësie është kjo. Kur dëgjova unë mendova se mos avokati ka humbur nervat dhe ka agresuar prokurorin. Por kur pashë me regjistrime se cfarë ka ndodhur, ky është turp, vetëm drejtësi nuk është, nuk ndodh kurrë. Këta që përpiqen të shndërrojnë krimet e shëmtuara në mburojë për drejtësinë, këta janë dy herë kriminele.

  • “Po t’i pyesësh serbët sot, janë bërë pishman që e zhvilluan ndeshjen në Leskovac”, Alliu: Kishin frikë e terrorit nga tifozët, por i vuri në terror Kombëtarja jonë

    “Po t’i pyesësh serbët sot, janë bërë pishman që e zhvilluan ndeshjen në Leskovac”, Alliu: Kishin frikë e terrorit nga tifozët, por i vuri në terror Kombëtarja jonë

    Zhvillimi i ndeshjes në Leskovac hapi jo pak diskutime në opinionin sportiv, teksa më parë ishte bërë e ditur se loja do të luhej në Beograd. Ndryshimi i stadiumit mendohej se do të favorizonte më tepër Serbinë, por kjo nuk rezultoi e vërtetë. Ilirjan Alliu është shprehur në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN” se tashmë serbët janë penduar për zhvillimin e kësaj sfide në një stadium të vogël si ai Leskovacit.
    “Sot po t’i pyesësh serbët që e kanë kërkuar ndeshjen në Leskovac, të jesh garant që janë bërë pishman. Ata e kërkuan me insistim ta bënin ndeshjen në Leskovac për shkak se dihej që presioni i madh mbi ta dëmtonte ekipin serb. Sepse nuk ke çfarë i bën Kombëtares së Shqipërisë. Do të mbrohet me patjetër, edhe me ushtri. Nuk i ndodh asgjë futbollistëve atje, kur janë paralajmëruar nga një situatë e mëparshme. Por presioni nga 70-80 mijë tifozë që duan me patjetër të fitojnë me Shqipërinë, ata do t’i vinte në terror. Por fati e deshi që të shkonim në një stadium si Leskovaci dhe nuk i vunë tifozët e vetë në terror, i vuri Kombëtarja jonë në terror me atë rezultat që mori”, është shprehur Ilirjan Alliu./Sport Ekspres/

  • Terror në Durrës/ Arrestohet 42-vjeçari që rrëmbente varëset e floririt nga qafa

    Terror në Durrës/ Arrestohet 42-vjeçari që rrëmbente varëset e floririt nga qafa

    Një 42-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pas denoncimeve të shumta të qytetarëve se rrëmbente me dhunë varëset e floririt nga qafa.
    Në pranga ka rënë Emilian Ramadan, ndaj të cilit policia ka zbardhur dhe dokumentuar 3 raste konkrete.
    Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes me dhunë të këtij shtetasi, pasi dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera.

  • Terror në Milano/ Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë €, grabitësi e kërcënon: Më lër të iki ose do të qëlloj

    Terror në Milano/ Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë €, grabitësi e kërcënon: Më lër të iki ose do të qëlloj

    Prezantuesi italian Stefano De Martinos ka rënë prej e një grabitje. Ora Patek Philippe e tij me vlerë të paktën 40 mijë euro, u vodh nga dy grabitës të enjten pasdite në lagjen Bocconi të Milanos.
    35-vjeçarit thuhet se iu afruan dy burra në një skuter të cilët përdorën, të cilët fillimisht u përplasën me pasqyrën e Mercedesit të tij dhe kur ai doli nga mjeti për ta vendosur atë, ata i rrëmbyen orën.
    De Martino e raportoi incidentin në polici, ndëra gjatë momentit kur prezantuesi u përpoq të rezistonte, njëri prej tyre i tha: “Më lësho ose do të të qëlloj”.

  • S’ka më qumësht fshati! “Taksidarët” e Ramës, terror ndaj bizneseve dhe fshatarëve që shesin bulmet pa faturë

    S’ka më qumësht fshati! “Taksidarët” e Ramës, terror ndaj bizneseve dhe fshatarëve që shesin bulmet pa faturë

    Ashtu siç e kishte paralajmëruar Edi Rama sot do të zbresin në terren tatimorët për të ushtruar kontroll dhe terror ndaj bizneseve që shesin bulmet pa faturë.
    Kjo nuk është hera e parë që “taksidarët e qeverisë” dalin për të kontrolluar bizneset por përfundojnë duke mbyllur sytë përballë ryshfetit.
    Aksioni vjen pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama tre ditë më parë gjatë takimit me kryetarët e bashkive të vendit në Durrës. Ultimatumi synon gjurmueshmërinë e produkteve por kjo masë radikale rrezikon të ketë efekte negative te blektorët dhe prodhuesit e vegjël.
    “Duke filluar nga e hëna nuk ka më paralajmërime po vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë”, tha Rama.
    Taksidarët e Ramës janë të “stërvitur” me këto aksione pasi e kanë të qartë “objektivin”: Fillimisht terror ndaj biznesit, fermerëve dhe më pas mund të “zbuten” në mënyrë selektive kush nga pronarët i mbush xhepin me para.
    Ka dhe një realitet që nuk mund të mos merret në konsideratë. Në Tiranë, ku nuk ka fabrikë përpunimi qumështi si në Lushnje apo Berat e Gjirokastër, ky produkt rrezikon të mbetet i pashitur nga blegtorët e vegjël.
    Zgjidhja për ta në këtë rast do të ishte tërheqja e tyre nga mbarështrimi i bagëtive, duke thelluar një krizë që ka nisur prej disa vitesh.
    Shqipëria numëron më pak se 1.7 milionë krerë lopë e të imta, nga 2.4 milionë krerë para një dekade.
    Nga viti 2020 deri në fund të 2024-ës sipas përllogaritjeve janë blerë nga jashtë 300 milionë euro bulmet dhe 383 milionë euro produkte mishi dhe të brendshmet e tij.

  • “Terror i paprecedentë dhe hakmarrje politike në Theth”/ Spahia denoncon dhunën e qeverisë Rama

    “Terror i paprecedentë dhe hakmarrje politike në Theth”/ Spahia denoncon dhunën e qeverisë Rama

    Bardh Spahia, ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës dhe deputet i zgjedhur nga 11 maji, është i pranishëm në Theth, ku po vijon aksioni i shembjes së objekteve pa leje. Duke folur për mediat, ai hodhi akuza ndaj qeverisë së Ramës, duke thënë se po ushtron terror ndaj këtyre banorëve. Sipas tij, Rama u doli nga fjala këtyre banorëve që iu kishte premtuar tjetër gjë më përpara.
    Terror i paprecedentë shtetëror, hakmarre emirëfilltë e ramës karshi thethir që e refuzoi qartazi në zgjedhjet e 11 majit.
    “Siç e shikoni ndodhemi në një terror të vërtetë të shtetit të Ramës ndaj banorëve të Thethit dhe Dukagjinit. Kjo zonë si ka provuar këto pamje që prej hordhive serbe dhe përballjes së banorëve patriot të kësaj zone. Është hera e parë që në gjithë këto vite Thethi dhe Dukagjini përballet me një dhunë të tillë, terror shtetëror të paprecedentë, të paargumentuar. Falë një përgjegjësie ekstreme të Ramës vetë, i cili si një besprerë tipik pasi u dha fjalën se do t’i lejonte, madje u bëri thirrje qe të investonin emigrantëve të shumtë të investonin, në këtë zonë, i dhunon sot, dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë. Këtyre qytetarëve të ndershëm që me mund e sakrifica mundohen të mbijetojnë në kushte të vështira ekonomike. Terror i paprecedentë shtetëror, hakmarrje e mirëfilltë e Ramës karshi Thethit që e refuzoi qartazi në zgjedhjet e 11 majit. Bespremje dhe tradhti e mirëfilltë e Ramës ndaj këtyre qytetarëve që nuk kanë alternativa të tjera. Nga mungesa e shtetit dhe aftësia për t’i pajisur me tituj pronësie gjenden sot në këtë situatë.”, tha mes të tjerash Spahia.

  • ‘Thethi terror, Voskopoja beton…’/ Berisha denoncon ndërtimet në zonën e mbrojtur: Zhurmë për të mbuluar farsën elektorale!

    ‘Thethi terror, Voskopoja beton…’/ Berisha denoncon ndërtimet në zonën e mbrojtur: Zhurmë për të mbuluar farsën elektorale!

    Lideri i opozitës Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe pushtetin vendor për dy standarde në zbatimin e ligjit dhe për përpjekje për të mbuluar, farsën e zgjedhjeve të fundit. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan:

    “Thethi terror dhe zhurmë për të mbuluar farsën elektorale. Shihni foton: Ndërtim në zonën e mbrojtur në Voskopojë. Nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Bashkisë Korçë dhe në dijeni të plotë të IMT dhe IKMT.”

    Ai denoncon ndërtimet që, sipas tij, po kryhen në mënyrë të paligjshme në një nga zonat më të mbrojtura të vendit, Voskopojën, ndërsa shton se institucionet përgjegjëse si Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektorati Kombëtar janë plotësisht në dijeni, por qëndrojnë në heshtje.

    Postimi në FB:

    Thethi terror dhe zhurmë për të mbuluar farsën elektorale.

    Shihni foton: Ndërtim në zonën e mbrojtur në Voskopojë. Në mbikqyrjen e Kryetarit të Bashkisë Korçë dhe në dijeni të plotë të IMT dhe IKMT.