Tag: territore

  • “Duhet t’i lëshojë territore Rusisë”/ Plani amerikan për Ukrainën, Zelensky alarmohet dhe i kërkon ndihmë Erdoganit

    “Duhet t’i lëshojë territore Rusisë”/ Plani amerikan për Ukrainën, Zelensky alarmohet dhe i kërkon ndihmë Erdoganit

    Shtetet e Bashkuara kanë sinjalizuar Volodymyr Zelenskyn se Kievi do të duhet të pranojë një plan të ri të hartuar nga Uashingtoni për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Plani, i raportuar nga disa media ndërkombëtare, përbëhet nga 28 pika.

    Disa prej tyre janë:
    – Dhënia e kontrollit të plotë të Donbasit Rusisë;– ngrirja e vijave aktuale të frontit në rajonet Kherson dhe Zaporizhia;– një lloj “garancie sigurie” nga vendet e NATO-s për të penguar sulmet e ardhshme nga Moska;– njohja amerikane e Krimesë dhe Donbasit si territore ruse;– përgjysmimi i forcave të armatosura ukrainase dhe heqja dorë e Kievit nga armët me rreze të gjatë veprimi;– njohja e rusishtes si gjuhë zyrtare shtetërore në Ukrainë dhe statusi zyrtar i Kishës Ortodokse Ruse.
    Menjëherë pas publikimit të këtij plani ka reaguar Moska, duke njoftuar se “është e gatshme për bisedime mbi zgjidhjen ukrainase dhe se pauza në procesin negociues u shkaktua nga Kievi”.
    Mediat ukrainase njoftuan se Zelensky është i pakënaqur me këtë plan dhe përveç vendeve të Perëndimit, i ka kërkuar edhe Erdoganit ndihmë që amerikanët të ndryshojnë disa nga propozimet.
    Ndërkaq, të mërkurën të paktën 25 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet e reja ruse me dronë dhe raketa në qytetin e Ternopilit.

    Top Channel

  • Kaja Kallas: Presioni ndaj Ukrainës për të lëshuar territore, kurth i Putinit. Në Alaskë, mori gjithçka që donte

    Kaja Kallas: Presioni ndaj Ukrainës për të lëshuar territore, kurth i Putinit. Në Alaskë, mori gjithçka që donte

    Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka paralajmëruar se çdo përpjekje ndaj Ukrainës për të lëshuar territore në kuadër të një marrëveshje paqeje me Rusinë, është një “kurth” i mirëmenduar i presidentit rus Vladimir Putini. Në një intervistë për BBC, Kallas theksoi se lejimi i Rusisë që të marrë territoret e pushtuara, si Donbasi, do të legjitimonte agresionin.
    Ajo thotë se garancia më e fortë për sigurinë e Ukrainës mbetet një ushtri e fuqishme ukrainase dhe paralajmëroi që garancitë ndërkombëtare nuk duhet të jenë vetëm “në letër”.

    Komentet e Kallas vijnë në një kohë kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës evropianë janë përfshirë në bisedime të paqes në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që presidenti Donald Trump ka caktuar një afat dy javor për vlerësimin e përparimit të tyre.
    Sipas Kallas, Trump me samitin që mbajti me Putin në Alaskë, i dha Rusisë gjithçka që kërkonte, përfshirë mungesën e sanksioneve të reja.
    “Ai u prit shumë mirë dhe donte që të mos vendoseshin sanksione, gjë që edhe e arriti. Putini thjesht po qesh, jo duke i ndaluar vrasjet, por duke i shtuar ato. Po harrojmë se Rusia nuk ka bërë asnjë lëshim të vetëm“, u shpreh Kallas.
    Zelensky, ndërkohë, ka hedhur dyshime mbi gatishmërinë e Rusisë për paqe, duke thënë se Moska po shmang bisedimet dhe nuk po tregon asnjë sinjal serioz për negociata. Ai ka kërkuar qartësi nga aleatët perëndimorë për garancitë e sigurisë dhe rolin e tyre të ardhshëm në mbështetjen e Ukrainës.
    BE pritet të zbatojë së shpejti paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë për të ushtruar presion të mëtejshëm.

  • Ministri i Jashtëm rus: Ne nuk duam territore, por mbrojtje për rusët

    Ministri i Jashtëm rus: Ne nuk duam territore, por mbrojtje për rusët

    Rusia nuk ka synuar kurrë thjesht të pushtojë territore në Ukrainë, qoftë në Krime, Donbas apo Novorosia qëllimi i saj ka qenë të mbrojë rusët që historikisht kanë jetuar në këto troje.

    Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, një ditë pas samitit në Shtëpinë e Bardhë, ku sipas Donald Trump-it, është diskutuar edhe për “shkëmbime të mundshme territoresh”.
    “Dua të nënvizoj edhe një herë se kurrë nuk kemi folur thjesht për pushtimin e disa territoreve.

    As Krimea, as Donbasi, as Novorosia nuk kanë qenë objektiva si territore në vetvete.

    Qëllimi ynë ka qenë mbrojtja e njerëzve, e popullit rus, që ka jetuar në këto toka për shekuj me radhë, që i ka zbuluar këto toka, ka derdhur gjak për to, si në Krime ashtu edhe në Donbas, ka ndërtuar qytete si Odesa, Nikolaev dhe shumë të tjera, porte, fabrika, uzina”, deklaroi ministri, sipas agjencisë Ria Novosti.

  • A jeni të gatshëm t’i dorëzoni territore Rusisë për t’i dhënë fund luftës? Çfarë deklaroi Zelensky në takimin me Trump

    A jeni të gatshëm t’i dorëzoni territore Rusisë për t’i dhënë fund luftës? Çfarë deklaroi Zelensky në takimin me Trump

    Ka nisur para pak minutash takimi mes dy presidentëve Donald Trump dhe Volodymir Zelensky në Zyrën Ovale, ku janë duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

    I pyetur nga gazetarët se a do të ishte i gatshëm të dorëzonte territore, Zelensky u përgjigj shkurt se duhet të ndalojë lufta me Rusinë.
    Ai tha se  ukrainasit janë të fortë dhe se mbështesin planet e Donald Trump për përfundimin e luftës në një mënyrë “diplomatike”.

    Presidenti ukrainas gjithashtu deklaroi se dëshiron të zhvillojë një takim trilateral për të diskutuar më tej.