Tag: terreni

  • “Terreni”/ Shpërndanin lënë narkotike, arrestohen 4 persona në Elbasan, 2 nën hetim

    “Terreni”/ Shpërndanin lënë narkotike, arrestohen 4 persona në Elbasan, 2 nën hetim

    Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Terreni”, zhvilluar në kuadër të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.
    Si rezultat i këtij operacioni, u goditën 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike dhe armëve të ftohta, ndërsa u vunë në pranga 4 persona dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë.
    Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar lënda narkotike dhe armët e ftohta.
    NJOFTIMI:
    Si rezultat i monitorimit 24/7, të të gjithë territorin e qarkut, si dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit “Terreni”, goditën 3 raste të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa dhe 1 rast të shitjes së armës së ftohtë. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste:

    -u arrestuan shtetasit O. Ç., 21 vjeç, H. B., 20 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin me të cilin ata lëviznin në lagjen “5 Maji”, u gjet sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza gati për shitje;
    -u arrestua shtetasi G. M., 36 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 33 vjeç, pasi nga kontrollet fizike, në lagjen “Beqir Dardha”, të arrestuarit iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë) që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen, ndërsa të proceduarit iu gjet një sasi Cannabisi;
    -nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 36 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte në lagjen “Partizani”, u gjet një sasi Cannabisi.
    Lënda narkotike dhe arma e ftohtë, të gjetura në këto raste, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
    /vizionplus.tv

  • Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë

    Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë

    Zjarri në pyllin me pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës, është përhapur me shpejtësi.

    Në operacionin për vendosjen në kontroll të vatrës së zjarrit, përveç ekipeve në terren po angazhohen dhe 4 helikopterë, të cilët po operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës.
    Po punohet dhe  për identifikimin e vatrave të reja ose për të evidentuar raste të zjarrvënies së qëllimshme, raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi.
    “Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro. Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë. Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe“, njofton Ministria e Mbrojtjes.

    Top Channel

  • Pse Donetsku ka kaq shumë rëndësi për mbrojtjen e Ukrainës

    Pse Donetsku ka kaq shumë rëndësi për mbrojtjen e Ukrainës

    Një nga pikat kryesore të samitit në Alaskë është se presidenti rus Vladimir Putin raportohet se dëshiron të ngrijë luftën në Ukrainë përgjatë vijës aktuale të frontit, në këmbim të dorëzimit të pjesës tjetër të rajonit të Donetskut.
    Rusia kontrollon rreth 70% të rajonit (Oblastit), përfshirë edhe kryeqytetin me të njëjtin emër, pas më shumë se një dekade luftimesh ku Donetsku dhe rajoni fqinj i Luhanskut kanë qenë në qendër të përgjakshme të konfliktit.
    Nëse Rusia do të merrte nën kontroll gjithë Donetskun, kjo do të përforconte pretendimin e saj, të panjohur ndërkombëtarisht, për rajonin, duke shmangur gjithashtu humbje të tjera të mëdha ushtarake. Për Ukrainën, dorëzimi i pjesës perëndimore të Donetskut do të ishte humbje e rëndë jo vetëm territoriale, me perspektivën e një vale të re refugjatësh, por edhe rrëzimi i një mburoje të rëndësishme kundër ndonjë avancimi të ardhshëm rus.
    Sipas një vlerësimi të agjencisë Reuters, Ukraina ende mban rreth 6,600 km² (2,548 milje katrore) territor në Donetsk. Aty jetojnë rreth një çerek milioni njerëz, sipas autoriteteve lokale. Qendrat kryesore urbane përfshijnë Kramatorskun, Slovianskun, Kostyantynivkën dhe Druzhkivkën.
    Ky rajon bën pjesë në zemrën industriale të Ukrainës, Donbasin (Baseni i Donetsit), edhe pse ekonomia e tij është shkatërruar nga lufta.
    “Realiteti është se këto burime ndoshta nuk do të mund të shfrytëzohen për të paktën një dekadë për shkak të minave”, tha për Reuters Dr. Marnie Howlett, ligjëruese në Universitetin e Oksfordit.
    Cila është vlera ushtarake e territorit?
    Një raport i fundit i Institutit për Studimin e Luftës (ISW) me qendër në SHBA përshkruan një “brez fortesash” 50 km të gjatë në perëndim të Donetskut.
    “Ukraina ka kaluar 11 vitet e fundit duke investuar kohë, para dhe përpjekje për të forcuar këtë brez mbrojtës dhe për të ngritur infrastrukturë të rëndësishme industriale dhe ushtarake”, shkruhet në raport.
    Raportimet nga terreni flasin për llogore, bunkerë, fusha me mina, pengesa kundër tankeve dhe tela me gjemba. Forcat ruse që po përparojnë drejt Pokrovskut “po përballen me një betejë që ndoshta do të marrë disa vite për t’u përfunduar”, thekson ISW.
    Përveç fortifikimeve, rol të rëndësishëm ka edhe topografia.
    “Terreni është mjaft i mbrojtshëm, sidomos lartësitë e Chasiv Yar që kanë mbështetur vijën ukrainase”, tha për BBC News Nick Reynolds, studiues për Luftën Tokësore në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI) në Londër.
    Megjithatë, ai shton: “Nëse shikon topografinë e Donbasit, dhe të Ukrainës lindore në përgjithësi, terreni nuk është veçanërisht në favor të ukrainasve. Qyteti i Donetskut është në lartësi. Sa më në perëndim të shkosh, aq më poshtë zbret terreni, çka nuk është pozitive për ukrainasit për sa i përket mbrojtjes”.
    Kjo nuk lidhet vetëm me vështirësitë e lëvizjes në terren, por edhe me aftësinë për të vëzhguar dhe për të koordinuar zjarrin e artilerisë dhe mbështetjen nga ajri pa përdorur vazhdimisht dronë. Gjithashtu, lartësitë ndihmojnë për valët e radios dhe për koordinimin e dronëve.
    Chasiv Yar, që rusët së fundmi pretenduan se e kanë marrë, “është një nga pikat e fundit të larta që ukrainasit kontrollojnë”, tha ai.
    Edhe pse imazhet satelitore nga partnerët ndërkombëtarë të Ukrainës janë të rëndësishme, Reynolds thekson se “nuk është e njëjta gjë si të jesh në gjendje të koordinosh vetë misionet taktike në terren”.
    A i duhet ushtrisë ruse gjithë Donetsku?
    Perëndimi i Donjeckut është vetëm një pjesë e vogël e një fronti prej rreth 1,100 km, por ka qenë skena e disa prej sulmeve më të ashpra ruse këtë verë. Por edhe nëse Moska do të përqendronte trupat e saj tokësore në një drejtim tjetër, është e dyshimtë nëse do të arrinte progres më të madh.
    “Në jug, fronti në Zaporizhia është shumë i ngjashëm me atë në Donbas, kështu që edhe aty do të ishte një betejë përmes vijave të fortifikuara. Rusët përballen me të njëjtin problem edhe në veri, ndaj nuk do të kishin një terren të hapur për të përparuar”, thotë Reynolds.
    A mundet Ukraina të rindërtojë mbrojtjen më në perëndim?
    Në teori, në rast të një marrëveshjeje paqeje, Ukraina mund ta tërhiqte vijën e saj mbrojtëse më në perëndim. Por terreni i pafavorshëm dhe nevoja për të ndërtuar fortifikime të thella do të kërkonin kohë, edhe nëse do të ndihmoheshin nga kontraktorë civilë jashtë zonës së zjarrit.
    Megjithatë, teoria është një gjë, dhe sipas Reynolds, është e vështirë të besohet se ushtria ukrainase do të dorëzojë perëndimin e Donetskut pa luftë.
    “Edhe nëse administrata Trump përpiqet të përdorë mbështetjen e vazhdueshme amerikane ose garancitë e sigurisë si mjet presioni, bazuar në sjelljen e mëparshme ruse dhe në qasjen transaksionale të Uashingtonit, është e vështirë të shihet se si qeveria ukrainase do të pranonte dorëzimin e këtij territori”, tha ai.
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vendi i tij do të refuzojë çdo propozim rus për të dorëzuar Donbasin në këmbim të një armëpushimi, duke argumentuar se ky territor lindor mund të përdoret si trampolinë për sulme të ardhshme.
    Shkrim nga BBC

  • I pandalshëm zjarri ne Leskovik, terreni i vështirë nga prania e minave

    I pandalshëm zjarri ne Leskovik, terreni i vështirë nga prania e minave

    Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit të rënë dje pasdite në afërsi të piramidës kufitare nr. 12, në kufirin me Greqinë, në territorin e Bashkisë Kolonjë.
    Në terren ndodhen 40 forca të mobilizuara nga strukturat e MZSH-së, shërbimet e bashkisë Kolonjë, policisë dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të cilat janë në gatishmëri për të izoluar përhapjen e zjarrit.
    Mësohet se ndërhyrja është e vështirë nga terreni i thyer dhe duke qenë së territori shtrihet në një zonë kufitare me prezencë minash, paraqet edhe rrezikshmëri për efektivët.
    Deri më tani, zjarri nuk ka hyrë në Parkun Natyror të Gërmenjit.
    Sipas autoriteteve, është realizuar çdo komunikim i nevojshëm me AKMC dhe me palën greke, për të mobilizuar strukturat përgjegjëse nga të dyja anët, të cilat mbeten në gatishmëri të plotë e në kontakt të vazhdueshëm për koordinimin e veprimeve në terren.

  • Evakuime në Rrogozhinë / Vazhdojnë zjarret në pyje, urdhër evakuimi dhe në Poliçan

    Evakuime në Rrogozhinë / Vazhdojnë zjarret në pyje, urdhër evakuimi dhe në Poliçan

    Të paktën 30 vatra aktive zjarri raportohen në të gjithë vendin. Situata është përkeqësuar në Kavajë e Rrogozhinë. Ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura kanë evakuuar banorët, pasi flakët iu afruan shtëpive në fshatrat Spanesh dhe Kazie.
    Terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa ekipet po punojnë për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.
    Situatë e vështirë paraqitet edhe në Poliçan. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit në njësinë Administrative Terpan. Zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.
    Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje banorëve në Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.
    Pasi mori përmasa alarmante, zjarri në zonën turistike të Syrit të Kaltër është neutralizuar. Mirëpo, situata gjatë së martës është shqetësuese, pasi flakët kaluan në fshatin Pecë.
    Shërbimet zjarrfikëse të Finiqit, Delvinës dhe Sarandës, së bashku me banorët e zonës, po punojnë ndërprerje për të mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarrit. Terreni i thyer dhe malor ka vështirësuar ndërhyrjen nga toka, ndërsa era e fortë ndikoi në përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat arritën deri në rrugën nacionale.
    Për të garantuar sigurinë e banorëve, autoritetet kanë evakuuar banorët e fshatit Pecë. Ministria e Mbrojtjes raporton se për shkak të vatrave aktive, situata në bashkinë Finiq dhe Delvinë, pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër vazhdon të jetë problematike, ndërsa në terren po operohet me kapacitete të shtuara, 8 mjete zjarrfikëse, dhe rreth 90 forca operacionale, mbështetur nga helikopteri i Forcës Ajrore shqiptare, 2 avionë grek, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak.
    Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në Tepelenë dhe Memaloaj. Flakët që u ndezën fillimisht në Lekël, kanë përfshirë edhe fshatrat Labovë dhe Hormovë. Terreni i thyer dhe malor është në disfavor të grupeve të emergjencave civile për të ndërhyrë nga toka. Terreni i thyer dhe malor është në disfavor të grupeve të emergjencave civile për të ndërhyrë nga toka. Zjarret kanë shkaktuar dëme në kullota por situata ngelet shqetësuese si pasojë e përhapjes me shpejtësi të flakëve drejt zonave të banuara.
    Dhjetarë vatra aktive zjarri raportohen edhe në territorin e bashkisë së Tiranës. Konkretisht në malin e Bërzhitës, fshati Ibë. Gjithashtu zjarre ka edhe në njësinë Administrative të Vaqarrit.
    Në zall herr rrezikohen banesa, forcave në terren i është bashkuar me ndihmë nga ajri helikopterë Blackhawk të Emirateve të Bshkuara Arabe.
    Zjarri i rënë në një terren të thyer në fshatin Xath të Fushë Arrëzit nuk mundëson ndërhyrjen nga forcat tokësore. Zjarri ka marrë përmasa, ndërsa po punojnë për të neutralizuar flakët 80 forca operacionale vendore dhe 65 ushtarake.
    Vatra aktive zjarri raportohen gjithashtu edhe në qarqe të tjera të vendit, Kukës, Lezhë, Durrës, Elbasan. Flakët favorizohen nga temperaturat e larta që pritet të arrijnë deri në 41 gradë.

  • Zjarri në zonën e minuar ‘Piramida 12’ në kufi me Greqinë, prefektura e Korçës: Terreni i vështirë

    Zjarri në zonën e minuar ‘Piramida 12’ në kufi me Greqinë, prefektura e Korçës: Terreni i vështirë

    Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit të rënë pasditen e djeshme në afërsi të piramidës kufitare nr. 12, në kufirin me Greqinë, në territorin e Bashkisë Kolonjë.Prefektura e qarkut Korçë bën me dije se në terren ndodhen 40 forca të mobilizuara nga strukturat e MZSH-së, shërbimet e bashkisë Kolonjë, policisë dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, në gatishmëri për të izoluar përhapjen e zjarrit.
    Ndërhyrja është e vështirë nga terreni i thyer dhe duke qenë së territori shtrihet në një zonë kufitare me prezencë minash, paraqet edhe rrezikshmëri për efektivët.
    “Deri më tani, zjarri nuk ka hyrë në Parkun Natyror të Gërmenjit. Është realizuar çdo komunikim i nevojshëm me AKMC dhe me palën greke, për të mobilizuar strukturat përgjegjëse nga të dyja anët, të cilat mbeten në gatishmëri të plotë e në kontakt të vazhdueshëm për koordinimin e veprimeve në terren.”, njofton prefektura.

  • Alarm në Parkun e Syrit të Kaltër, nënprefekti Kiço: Po presim avionët Canadair, nga terreni e vështirë! Era në disfavor

    Alarm në Parkun e Syrit të Kaltër, nënprefekti Kiço: Po presim avionët Canadair, nga terreni e vështirë! Era në disfavor

    Alarmante është situata në Parkun Natyror të ”Syrit të Kaltër”. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Vizitorët janë evakuar të gjithë, teksa një helikopter ndërhyn nga ajri, por disfavor mbetet depërtimi nga terreni për shkak të dendësisë së bimësisë. Nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kiço, i gjendur në aksion, tha se nuk mbante mend një situatë të tillë në Park dhe kjo ishte hera e parë. Gjithashtu pritet ndërhyrja me avion Canadair nga ajri.
    “Situatë e pafavorshme edhe për shkak të erës. Situatë e paërjetuar edhe më parë, e shihni edhe vetë forcën e saj, teksa edhe flakët fluturojnë deri në distancë 200 metra nga forca e erës. Personalisht nuk e kam përjetuar ndonjëherë. Jemi përqëndruar në fshatin Krongj, me forca të dislokuara, si dhe sot me helikopter të forcave të armatosura. Por edhe pse u mendua se u shua, vatrat u riaktivizuan, situata mbetet problematike. Parku Syrit të Kaltër nuk mbaj mend të jetë përfshirë ndonjëherë nga flakët në këto përmasa”, u shpreh nënprefekti.

    Kurse për planin operacional dhe ndërhyrjen, ai tha se presin avionin që t’i bashkohet helikopterit ushtarak. ”Nuk mund të operohet me forca tokësore me atë dendësi bimësh e terreni. Deri tani ka operuar një helikopter dhe jemi në pritje të avionëve canadair që i presim nga çasti në çast. Problem është se janë disa vatra zjarri, madje ka edhe nga ato që riaktivizohen. Një perimetër prej 50 km të paktën. Shfaqet sa në Mesopotam, në një fshat tjetër. Duhet treguar kujdes maksimal, jemi në terren 24 orë, por kushtet atmosferike, era dhe temperaturat e larta i kemi në disfavor”, përfundoi Kiço.

  • Rama publikon pamje nga terreni: Vijon çmontimi i pengesave në hapësirat publike

    Rama publikon pamje nga terreni: Vijon çmontimi i pengesave në hapësirat publike

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, duke theksuar se procesi për largimin e bllokimeve në ambiente të përbashkëta po ecën përpara.
    “Çarja e bllokadave vazhdon”, shkruan Rama në postim, duke ritheksuar qëndrimin e tij për një qasje pa kompromis ndaj atyre që shkelin ligjin dhe uzurpojnë hapësira të destinuara për qytetarët.

  • Situata me zjarret/ ‘Përpihet’ pylli me pisha dhjetëravjeçarë, terreni vështirëson ndërhyrjen e forcave, era…

    Situata me zjarret/ ‘Përpihet’ pylli me pisha dhjetëravjeçarë, terreni vështirëson ndërhyrjen e forcave, era…

    Sipas burimeve të informacionit nga banorë të fshatit dhe zjarrfikës, era po ndihmon flakët, ndërkohë që terreni është shumë i thyer dhe e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
    Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në pyllin me pisha dhjetravjeçare në fshatin Gjinoqarë, bashkia Patos. Alket Halimi, shef i zjarrfikëseve në Bashkinë Patos thotë se në vëndngjarje janë 4 automjete zjarrfikëse të Patosit dhe Mallakastrës, dhe ndërhyrja është e pamundur. Po luftohet me mjete rrethanore, teksa ndihmojnë zjarrfikëset edhe banorë të zonave apo struktura të bashkisë.
    Për momentin flakët po avancojnë të favorizuara nga era. Ky pyll u dogj afro 3 vjet më parë, ndërsa për momentin nuk rrezikohen banesa të fshatit, pasi pylli ndodhet midis fshatrave Gjinoqarë dhe Drenie.

  • Heronjtë e heshtur/ Zjarrfikësit, sfida me flakët dhe temperaturat përvëluese

    Heronjtë e heshtur/ Zjarrfikësit, sfida me flakët dhe temperaturat përvëluese

    “Në rrezik jemi gjithë kohës, nuk di ku shkel. Nuk din ça ka aty, apo diçka mund të shpërthejë”.
    Rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët, këta janë heronjtë e heshtur, zjarrfikësit. Ersilio Bodlli, është një prej tyre, më i riu në skuadër. Ai është 21 vjeç, dhe prej një vitit e gjysmë i është bashkuar shërbimit të zjarrfikësve në kryeqytet.
    Dëshira për të ndihmuar të tjerët, ishte arsyeja se përse zgjodhi këtë profesion, ndërsa tregohet i gatshëm në çdo moment, sa herë që alarmi bie për të ndihmuar qytetarët në rrezik.
    “Dëshira për të ndihmuar dikë tjetër. Profesion me shumë vlera, rrezikojmë jetën tonë për të shpëtuar të tjerët.”
    Ka ditë të qeta, por, edhe shumë sfiduese për 21-vjeçarin, në një ditë pune. Ndërsa veçon ditët e gjata të verës, ku zjarret janë më të pranishëm, kjo për shkak të temperaturave të larta, por jo vetëm.
    “Dita nisi e qetë, dhe më pas morëm alarmin se ra një zjarr. Një makinë po digjej në Bllok. Tani në verë 3-4 herë në ditë dalim, dhe ka pasur raste shumë të rënda.”
    Ersilio ishte 19 vjeç, kur nisi punë si zjarrfikës, dhe kjo është puna e parë e tij. Në dhjetëra operacione në shuarjen e zjarrit, ai veçon një moment të vështirë.
    “I rrezikuar, ishim në një shtëpi te “Pazari i Ri”, ishte një shtëpi dy katëshe, kemi qëndruar për orë të gjata aty, ishte zjarr shumë i madh, xhupat, kokoria, dorezat, e bëjnë edhe më të vështirë.”
    Ashtu si Ersilio, edhe Xhonatan Ruçaj ka zgjedhur të punoj në këtë profesion. Prej 3 vitesh, 27 vjeçari është pjesë e kësaj uniforme, ndërsa kujton ditën e parë të punës, dhe vështirësinë me përballjen e flakëve.
    “Thjeshtë kisha parë sesi vepronin me këtë lloj pune, dhe kur u futa më shumë kuptova që më pëlqente më shumë. Kur kam filluar sesi vepronin, nuk ishte e thjeshtë, se kisha menduar që do ishte kështu. Ditën e parë të punës në banesë, në bodrume më parë. Ishte punë e vështirë, terreni shumë i vështirë, s’është e lehtë për të vepruar.”
    Të sfidosh temperaturat e larta në një operacion për shuarjen e zjarrit, nuk është e vetmja sakrificë e këtij profesioni. Terreni i vështirë për tu ngjitur në male me bimësi e shkurre të dendura, ua vështirëson akoma më shumë punën.
    Ersilio dhe Xhonatanit, ishin pjesë e aksionit në shuarjen e zjarrit masiv në Bërzhitë, ditë më parë.
    “Është e vështirë, temperaturat siç e the edhe vetë janë të larta, zjarri që nga ana tjetër e shton akoma më shumë. Zjarret në pyje janë shumë të vështira, sepse janë edhe të lodheshe, do ngjisësh kodrën. Ishim në Bërzhitë, e mbuluam shumë mirë, terreni i vështirë na e bënë edhe neve të vështirë. Mjetet nuk arrijnë dot që të kemi ujë, me mjete, lopata. Edhe në Bërzhitë ishte vështirë, nuk veproje dot në terren…”
    Zjarri në bodrume, është makthi i vërtet i zjarrfikësve.
    “Terreni më i vështirë dhe më i rrezikuar nga flakët është kur jemi në -1,-2, tymi dhe nxehtësia shkojnë lartë. Në momentin që hyn poshtë nuk sheh asgjë, do shikosh me duar, nga muret ku po shkon. Fushëpamja është zero, derisa të gjesh vatrën e zjarrit.”
    Me flakët nuk luftojnë vetëm zjarrfikësit, por edhe familjarët e tyre. Të cilët, nxitojnë ti marrin në celularë, sa herë që në lajmë ka zjarre.
    “Kur shohin në lajm që diçka ka marr flakë, të bien në celular se si je.”
    Vepra e mirë, e zbeh lodhjen në fund të ditës.
    “Ndihesh mirë në fund të ditës për veprën e mirë që kemi bërë, shpëton jetë njerëzish, pronën. Kur fillon e punon të pëlqen, dashurohesh më pas. Kur ndihmon njerëzit, pasuri të njerëzve ndihesh mirë.”
    Të dy të rinjtë, thonë se do ua sugjeronin bashkëmoshatarëve të tyre këtë profesion, jo vetëm për qëllimin e mirë për të shpëtuar jetë njerëzish, por, dhe për shkak të mungesës së profesionistëve.