Edhe në qarkun e Beratit, situata e zjarreve është problematike, teksa u raportua se vijojnë të jenë aktive tre vatra zjarri.
U raportua se vazhdon të jetë aktive zjarri në Zonën e Mbrojtur Balloll në Poliçan. Vatra me intensitet mesatar po zhvillohet në disa drejtime, në drejtim të fshatit Plashnik i madh, në drejtim të lagjes Selenicë të fshatit Çorogjaf, si dhe vet sipërfaqen pyjore.
Zjarri zhvillohet brenda pyllit në terren të vështirë dhe pritet edhe ndërhyrja nga ajri. Në terren janë prezente forca të ushtrisë, 1 mjet zjarrfikës, 6 zjarrfikës të ushtrisë, 5 punonjës të ADZM Berat, ndërkohë që pritet të shkojnë dhe dy grupe nga Poliçani.
Vatra tjetër aktive është në fshatin Velçan të njësisë administrative Berat, ku terreni e bën të vështirë ndërhyrjen. Për momentin gjendja paraqitet e qetë ndërsa po punohet me dy mjete zjarrfikëse dhe 12 forca.
Vatra e tretë raportohet në fshatin Orizaj të Njësinë Administrative Qendër Skrapar. Terreni është i vështirë, por situata është e qetë. Në terren po shkojnë 8 efektivë dhe dy mjete zjarrfikëse.
Tag: terren
-

Tre vatra aktive në qarkun e Beratit, më problematikja në Poliçan
-

Vijon zjarri në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës, zona në rrezik nga municionet
Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës paraqitet e njëjtë.
Sipas gjurmës, ditën e sotme ka një shtrirje të sipërfaqes së prekur nga zjarri më të madhe drejt territorit grek, si pasojë e efektit të erës.
Ekipi në terren ka shkuar që orët e para të mëngjesit të sotëm, për të vijuar gjatë gjithë ditës mbajtjen në kontroll e monitorim, duke punuar për të parandaluar përhapjen e perimetrit të zjarrit brenda kurorës zonë e mbrojtur.
Në terren ndodhen rreth 40 forca dhe 9 mjete, specifikisht:
Forca zjarrfikëse 11Mjete zjarrfikëse 2
Zonat e Mbrojtura 6 forcaVullnetarë 5
Forca të ushtrisë5 xhenierë, 4 kimisëMjete ushtarake 2
Forca policie 3Mjete policie 1
Forca pyjore 4Mjete pyjore 1
Forca të bashkisë 6Mjete agregate 3
Shërbimi i bashkisë Kolonjë ka angazhuar edhe tre mjete për hapje rruge pyjore, në mënyrë që mjetet zjarrëfikëse të afrohen sa më pranë sipërfaqes së prekur, e cila ndodhet në një distancë rreth dy orë larg në një terren jo të lehtë për t’u përshkruar.
Zona paraqet edhe rrezikshmëri nga municionet, ndaj veprimet në terren janë shumë të kontrolluara. Jemi në komunikim e koordinim të veprimeve edhe me strukturat e palës greke. -

Shqipëria në flakë! Bilanci: 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha
Shqipëria vijon të përballet me një verë të vështirë teksa dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë territorin gjatë javëve të fundit. Ndonëse efektivët e forcave zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura kanë qenë në terren, situata mbetet e rrezikshme dhe dinamike për shkak të temperaturave të larta dhe erës që favorizon përhapjen e flakëve.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 37 vatra aktive zjarri në gjithë vendin, përfshirë qarqet Vlorë, Dibër, Berat, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Kukës, Korçë dhe Lezhë.Por Delvina, Gramshi dhe Poliçani, zonat më problematike deri më tani, ku janë kryer evakuuime masive të banorëve. Në Delvinë, flakët iu afruan qytetit duke rrezikuar depot e naftës dhe spitalin.
Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, dhjetëra mjete zjarrfikëse, punonjës të emergjencave civile, forca vullnetare, si dhe helikopterë çekë, sllovakë dhe avionë zjarrfikës Canadair janë angazhuar në një operacion të pandërprerë për shuarjen e flakëve.
Në Gramsh u shënua edhe viktima e parë këtë sezon zjarresh, ku një i moshuar humbi jetën nga asfiksimi.
Rama: Situata e përmirësuar falë sakrificave, neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale këtë të enjte, duke falënderuar strukturat në terren për sakrificat dhe përkushtimin në përballimin e kësaj situate emergjente. Ai theksoi se situata është përmirësuar falë punës së jashtëzakonshme në terren, por paralajmëroi për rreziqe të vazhdueshme, ndërsa nuk ngurroi të bënte dhe një kritikë për reagimet mediatike.
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve.”, shkroi Rama.
Ditën e djeshme ai tha se ishte “Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin.”
Rrëfimi nga Gramshi: “Mundi i 35 viteve më është djegur”
Një nga rrëfimet më prekëse vjen pikërisht nga fshati Skënderbegas në Gramsh, ku dhjetëra shtëpi dhe hektarë të tërë me vreshta, ullinj dhe ara janë djegur plotësisht.
Çlirim Çoniku, banor i zonës, i cili refuzoi të largohej nga prona gjatë evakuimeve, rrëfen humbjen e gjithçkaje që kishte ndërtuar për 35 vite.
“Mos i ndodhtë asnjërit, askund, mos pafshim asnjëherë gjëra të tilla”, tha Çoniku. Ai shtoi: “S’e mbajta dot objektin, punën time 35-vjeçare. Mundi im e djersa ime e 35 viteve. Zoti më dha fuqi që kam ruajtur vetëm shtëpinë për të fjetur gjumë”.
65-vjeçari tregon se nuk pranoi të largohej nga prona e tij, pasi autoritetet dhanë urdhër për evakuim, sepse donte të mbronte shtëpinë dhe bagëtitë.
“Janë rrafshuar 100% të gjitha prodhimet, arat, ullinjtë, vreshtat… vetëm qeni ka shpëtuar. Vajta ia zgjidha zinxhirin dhe erdhi pas meje nga frika. Nuk ndahej pas meje qeni”, tha Çoniku.
Gruaja e tij, Manushaqja, që u evakuua nga forcat zjarrfikëse, thotë se është e lumtur që bashkëshorti i shpëtoi gjallë: “Për mallin nuk dua ta di, se punoj dhe e bëj prapë.”
Situata në Gramsh drejt përmirësimit
Pas një nate dramatike në Gramsh, situata është normalizuar në disa fshatra, por në njësinë Skënderbegas vatrat e zjarrit ende vijojnë. Të paktën sipas raportimeve të ditës së djeshme, 39 shtëpi janë djegur, dhe dëmet janë të mëdha edhe në bagëti, bujqësi dhe masive pyjore.Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria ka përfituar ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. Në operacion janë angazhuar mjete dhe avionë nga Turqia, Greqia, Sllovakia dhe Çekia.
“Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë mjete ajrore të dedikuara për zjarret. Më vjen mirë që jemi të integruar në Mekanizmin Evropian. Kjo vihet re edhe kur janë vendet e tjera në flakë kanë ardhur dhe na kanë ndihmuar. Avionët janë duke u blerë. Ata duhet të prodhohen, është një proces që kërkon kohë. I keni shifrat në buxhet, nuk kemi bërë disbursime pasi nuk kemi lidhur kontratë”, tha Vengu.
Ambasada e Greqisë në Tiranë gjithashtu reagoi me një mesazh solidariteti.
“Në shenjë bashkëpunimi dhe solidariteti, Greqia kontribuon, brenda kapaciteteve të saj, në përpjekjet për shuarjen e zjarreve me mjete ajrore zjarrfikëse, si përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ashtu edhe në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. Ne jemi pranë popullit shqiptar“, thuhet në postimin e publikuar në faqen zyrtare.Arrestime për zjarrvëniet
Ministria e Brendshme raportoi se janë arrestuar 10 persona dhe proceduar 4 të tjerë gjatë 24 orëve të fundit për zjarrvënie të qëllimshme ose nga pakujdesia. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar të gjitha strukturat e emergjencës për të ndihmuar banorët në zonat e rrezikuara.
Pavarësisht përmirësimit të situatës në disa zona, autoritetet paralajmërojnë se rreziku nuk ka kaluar, ndërsa temperaturat mbeten të larta dhe era e fortë rrezikon përhapje të mëtejshme të flakëve. -

Shqipëria në “luftë” me zjarret, Rama: Po vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren, zonat ku duhet vëmendje në vazhdim
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve në vend.
Në postimin e tij Rama thekson se thekson se vëmendje në vazhdim kërkojnë vatrat në Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.
Sipas tij sot është një ditë sakrifice dhe krenarie ku strukturat shtetërore vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin.
Postimi i Ramës:
Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin
Gjatë 24 orëve të fundit:
34 vatra aktive
13 të izoluara dhe të shuara
Në operacione janë angazhuar:
Dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura
Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare
5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair i sjellë bujarisht nga miqtë e shtrenjtë italianë
Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve
Vatra që kërkojnë vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.
Gatishmëria është maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore dhe mbështetja e partnerëve europianë dhe emiratas po vijon për të përballuar këtë situatë të vështirë. -

Zjarret, ministrja Denaj: Autoritetet në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj informon se Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe Agjencitë Rajonale të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AREB) janë të angazhuara në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga zjarret në të gjitha vatrat e përfshira.
Ministrja Denaj theksoi se këto ekipe po punojnë intensivisht për vlerësimin e humbjeve të shkaktuara tek fermerët, si në sektorin e bujqësisë, ashtu edhe në atë të blegtorisë.“Në terren janë ekipet e AKVMB-së dhe AREB-ve, të angazhuara për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori”, u shpreh ajo. Ministrja u bëri apel fermerëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve në terren, për të shmangur çdo fatkeqësi të mundshme. Ajo i ftoi ata të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri, në mënyrë që të ndërhyhet me shpejtësi dhe të minimizohen pasojat e shkaktuara.
-

Gramsh, evakuohen banorët e Nartës/ 6 fshatra të shkrumbuar, era vazhdon përhapjen e flakëve
Me lot në sy e gjënë e gjallë për dore, banorët e Nartës janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, pasi u rrezikohet jeta nga flakët e zjarrit.
Flakët vijojnë të jenë aktive në Gramsh, duke shkrumbuar mbi 39 banesa dhe duke rrezikuar dhjetëra të tjera në njësinë administrative të Skëndërbegasit, deri tani narta mbetet ne situate me emergjente.
Banoret e nartës morën çfarë munden, ata shprehen të shqetësuar për shtëpitë dhe investimet që kanë bërë pasi tani janë në rrezik.
3 helikopterë janë angazhuar ne terren për të neutralizuar flakët, 7 forca zjarrfikëse, mbi 300 vullnetar e ekipe ete kërkim shpëtimit janë në terren por era e fortë dhe temperatura kanë vështirësuar punën)
I shtrirë pranë koshereve të bletëve qytetari thotë se gjysmën e bletëve mundi ti marrë, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në një parcelë të largët që ende rrezikohet.
Një tjetër banor, i ardhur nga Elbasani, rrëfen se ka investuar miliona lekë në pemë dhe shtëpi, që sot janë të rrezikuara nga flakët.
Ka edhe histori shpëtimi. Një burrë ka marrë gjyshen dhe anëtarë të tjerë të familjes, që nuk donin të largoheshin nga shtëpia. Të tjerë po largohen me bagëti nga oborret e tyre, ndërsa disa ndihmojnë me kova dhe mjete rrethanore për të shuar flakët.
Një punonjës i bashkisë shprehet se situata mbetet kritike, por po punohet për të fikur flaket
Situata mbetet kritike dhe zjarri kërkon përpjekje të vazhdueshme për të mbrojtur jetët dhe pasuritë e njerëzve, forca të ushtrisë dhe mbi 300 vullnetar janë në terren. Ne fshatin narte po punohet intensivisht për të neutralizuar flaket te ndihmuar edhe nga 3 helikopter.
Kjo verë duket e gjatë dhe pafund për banorët e Gramshit, mes temperaturave të larta, zjarreve të rrezikshme dhe frikës për jetën dhe për shkatërrimit e pronave dhe shtëpive. Ndëshkimet për zjarrvënësit mund të ashpërsohen në të ardhmen, por dëmet që ata shkaktuan do të ndihen, për një periudhë shumë të gjatë. Për “ABC News”, nga fshatrat e Gramshit, Bleona Sari. -

Përgjegjësia digjet! Rama akuzon zjarrvënësit, hesht për dështimin e shtetit
Në një moment kritik për vendin, me zjarre masive që kanë shkaktuar dy viktima dhe dëme të konsiderueshme, Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish. Në një deklaratë të fundit, ai paralajmëron ndëshkim maksimal për zjarrvënësit dhe falënderon forcat në terren, duke shmangur përgjegjësinë për vonesat dhe mungesën e kapaciteteve. Ky qëndrim i tij i përsëritur, ngre pyetje serioze rreth efikasitetit të qeverisjes në situata emergjence.
Me më shumë se një dekadë në pushtet, Rama ka pasur të gjitha mundësitë për të ndërtuar një infrastrukturë të fortë dhe një sistem reagimi të shpejtë për emergjencat civile. Megjithatë, situata aktuale dëshmon një dështim të përsëritur, ku vendi mbetet i pambrojtur përballë zjarreve, ndërsa qeveria bazohet te ndihma e vendeve fqinje dhe puna heroike e forcave në terren.
Kryeministri thekson se “dy ditë e netë ekstremisht të vështira” po përballen me zjarre të mëdha në zona si Skënderbegas dhe Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, Hormovë dhe Kodër e Lekël të Tepelenës, si dhe në Delvinë. Ai shprehet se zjarret janë vënë nën kontroll, por kritikat e qytetarëve flasin për të kundërtën. Dëshmitë nga Delvina, Gramshi dhe zona të tjera flasin për reagime të vona dhe pajisje të pamjaftueshme.
Thirrja e Ramës ndaj qytetarëve për t’u treguar të kujdesshëm dhe për të sinjalizuar vatrat e zjarrit, ndërkohë që qeveria nuk ka investuar në një sistem mbrojtjeje efikas, interpretohet si një përpjekje për të zhvendosur fajin. Në vend që të ofronte një plan konkret për të parandaluar dhe menaxhuar situatën, ai sërish e mbyll deklaratën me një kërcënim ndaj zjarrvënësve, duke e cilësuar veprimin e tyre si krim. Kjo qasje, e bazuar te fajësimi i të tjerëve, e shfaq Kryeministrin Rama si të paaftë për të mbajtur përgjegjësi për dështimet e qeverisjes së tij. -

Zjarret në vend/24 vatra ende aktive, mbi 10 mijë forca në terren
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.
Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit.
Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë.
Situata në vatrat më problematike:
Qarku Vlorë– Bashkia Delvinë & FiniqNë Delvinë, zjarri i depërtuar nga Syri i Kaltër ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke arritur deri pranë kurorës së bashkisë.
Flakët u shtrinë nga Vllahati drejt Kakodhiqit, duke shkaktuar djegien e 5 shtëpive, prej të cilave 4 të pabanuara. Në operacione janë angazhuar 36 efektivë zjarrfikës me 5 mjete, 120 trupa të FA, forca të FNSH, Delta, Shqiponjat, policia vendore dhe bashkiake, si dhe 7 autobote uji. Zjarri është zhvendosur mbi fshatin Vllahat, ku po ndërhyhet nga ajri me helikopterë çek dhe sllovak.
Në Finiq, vazhdon aktive vatra që ka prekur zonën nga Syri i Kaltër deri në pllajën e malit të Gjerë dhe Sopotit. Në Bistricë, vatra po mbahet nën monitorim. Në Parkun e Rëzomës, mbi tunelin e Skërficës, zjarri vijon, por terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrje.
Qarku Elbasan – Bashkia GramshNë Kullollas dhe njësinë Skënderbegas, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë disa fshatra dhe shkaktuar një viktimë. Janë raportuar dëme në banesa. Situata mbetet e rëndë dhe po ndërhyhet nga ajri. Në Mukaj e Sojnik, zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre dhe ferra, me forcat vendore dhe FA në terren.
Qarku Gjirokastër – Bashkia TepelenëNë Hormovë, rreziku për banesat është shmangur, por puna për shuarjen vazhdon. Në Turan, flakët janë përhapur drejt Lekelit dhe Koderit, duke djegur dy stalla dhe kafshë. Në terren kanë operuar forca zjarrfikëse, policore, bashkiake, vullnetare dhe ushtarake, si dhe helikopterë çek e sllovak.
Qarku Shkodër – Bashkia Fushë ArrëzNë Xeth, vatra po digjet në një zonë me pisha. Janë angazhuar forca të shumta nga FA, MZSH, policia dhe shërbimi pyjor. Situata paraqitet më e qetë, por puna vijon për izolimin e plotë.
Qarku Tiranë
Në malin e Bërzhitës dhe fshatin Durishtë, zjarri është mbajtur nën kontroll me ndërhyrje nga ajri dhe toka. Në zonën Arbanë (Damjan e Isufaj), flakët morën përmasa të mëdha dhe u ndërhy me helikopter kroat. Në Ferraj dhe Zall-Herr, vatrat po mbahen nën monitorim, ndërsa në Kryevidh të Rrogozhinës janë djegur rreth 100 ha dhe dy shtëpi të pabanuara.
Qarku Dibër
Në malin me Gropa, Biz të Martaneshit, zjarri vazhdon në zonë të mbrojtur, larg banesave. Në Ternovë, operacioni vazhdon me forca vendore dhe të FA.
Qarku Korçë – Bashkia KolonjëNë Gërmenj, zjarri në pyjet me pisha zhvillohet në terren të vështirë, me shpërthime municionesh në perimetrin e flakëve. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë është e vështirë dhe po mbahet nën mbikëqyrje.
Puna po vijon ndërkohë edhe në vatrat, ku nuk ka rrezik për banesa apo gjënë e gjallë.
Parashikimi i motit dhe rrezikshmëria për zjarre
Sipas të dhënave meteorologjike, vendi pritet të përballet me temperatura të larta dhe erëra të forta në orët e mesditës, çka rrit rrezikun për riaktivizimin dhe përhapjen e vatrave ekzistuese, si dhe krijimin e zjarreve të reja.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re. -

Vijojnë zjarret në Gramsh, evakuohen mbi 200 banorë
Vijon të jetë kritike situata në fshatrat e Gramshit si pasojë e zjarrit.
Të paktën 10 fshatra janë prekur masivisht nga zjarri i cili nisi nga fshati Kullollas e më pas u përhap me shpejtësi në zonat fqinje.
Rreth 200 persona u evakuan për t’i shpëtuar rrezikut, ndërsa 40 prej tyre u vendosën në konviktin e shkollës së mesme.Këta të fundit flasin për orët e tmerrit dhe përballjen me zjarrin. Ata shprehen me shqetësim për çfarë kanë lënë pas.
Me lot në sy thonë se bagëtinë nuk mundën dot ta shpëtonin. Të mbetur në qiell të hapur kërkojnë ndihmë nga instancat shtetërore.
Në terren që prej mbrëmjes së djeshme janë angazhuar në terren mbi 80 efektivë, zjarrëfikësja e Elbasanit e ajo e Gramshit teksa sipas burimeve në zonë kanë ndihmuar mbi 300 vullnetarë.
/vizionplus.tv -

Zjarret, ende 24 vatra aktive, orë “ferri” në Delvinë e Gramsh, gjendja sipas qarqeve
Zjarret në gjithë vendin kanë marrë përmasa të frikshme, ku në 24 orët e fundit pasojat kanë qenë të shumta: nga humbja e jetës së një personi në zonën e Gramshit, te djegia e banesave, dy staneve dhe kafshëve, si edhe një sipërfaqe e madhe pyjore.Agjencia e Mbrojtjes Civile raportoi se ende mbeten aktive 24 vatra, teksa janë mbi 10 mijë forca të emergjencave në terren.Ndërhyrjet janë intensifikuar dhe ndryshuar sipas situatës në terren, teksa temperaturat e larta dhe era në disa raste e kanë bërë edhe më të vështirë vënien nën kontroll të flakëve.“Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit.Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë.Situata në vatrat më problematike:Qarku Vlorë – Bashkia Delvinë & FiniqNë Delvinë, zjarri i depërtuar nga Syri i Kaltër ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke arritur deri pranë kurorës së bashkisë. Flakët u shtrinë nga Vllahati drejt Kakodhiqit, duke shkaktuar djegien e 5 shtëpive, prej të cilave 4 të pabanuara.Në operacione janë angazhuar 36 efektivë zjarrfikës me 5 mjete, 120 trupa të FA, forca të FNSH, Delta, Shqiponjat, policia vendore dhe bashkiake, si dhe 7 autobote uji. Zjarri është zhvendosur mbi fshatin Vllahat, ku po ndërhyhet nga ajri me helikopterë çekë dhe sllovakë.Në Finiq, vazhdon aktive vatra që ka prekur zonën nga Syri i Kaltër deri në pllajën e malit të Gjerë dhe Sopotit. Në Bistricë, vatra po mbahet nën monitorim. Në Parkun e Rëzomës, mbi tunelin e Skërficës, zjarri vijon, por terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrje.Qarku Elbasan – Bashkia GramshNë Kullollas dhe njësinë Skënderbegas, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë disa fshatra dhe shkaktuar një viktimë. Janë raportuar dëme në banesa. Situata mbetet e rëndë dhe po ndërhyhet nga ajri. Në Mukaj e Sojnik, zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre dhe ferra, me forcat vendore dhe FA në terren.Qarku Gjirokastër – Bashkia TepelenëNë Hormovë, rreziku për banesat është shmangur, por puna për shuarjen vazhdon. Në Turan, flakët janë përhapur drejt Lekelit dhe Koderit, duke djegur dy stalla dhe kafshë. Në terren kanë operuar forca zjarrfikëse, policore, bashkiake, vullnetare dhe ushtarake, si dhe helikopterë çekë e sllovakë.Qarku Shkodër – Bashkia Fushë ArrëzNë Xeth, vatra po digjet në një zonë me pisha. Janë angazhuar forca të shumta nga FA, MZSH, policia dhe shërbimi pyjor. Situata paraqitet më e qetë, por puna vijon për izolimin e plotë.Qarku TiranëNë malin e Bërzhitës dhe fshatin Durishtë, zjarri është mbajtur nën kontroll me ndërhyrje nga ajri dhe toka. Në zonën Arbanë (Damjan e Isufaj), flakët morën përmasa të mëdha dhe u ndërhy me helikopter kroat. Në Ferraj dhe Zall-Herr, vatrat po mbahen nën monitorim, ndërsa në Kryevidh të Rrogozhinës janë djegur rreth 100 ha dhe dy shtëpi të pabanuara.Qarku DibërNë malin me Gropa, Biz të Martaneshit, zjarri vazhdon në zonë të mbrojtur, larg banesave. Në Ternovë, operacioni vazhdon me forca vendore dhe të FA.Qarku Korçë – Bashkia KolonjëNë Gërmenj, zjarri në pyjet me pisha zhvillohet në terren të vështirë, me shpërthime municionesh në perimetrin e flakëve. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë është e vështirë dhe po mbahet nën mbikëqyrje.Puna po vijon ndërkohë edhe në vatrat ku nuk ka rrezik për banesa apo gjënë e gjallë.Parashikimi i motit dhe rrezikshmëria për zjarreSipas të dhënave meteorologjike, vendi pritet të përballet me temperatura të larta dhe erëra të forta në orët e mesditës, çka rrit rrezikun për riaktivizimin dhe përhapjen e vatrave ekzistuese, si dhe krijimin e zjarreve të reja.Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re” – njoftoi AKMC këtë të mërkurë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.