Tag: terren

  • MM: 11 vatra të shuara plotësisht, zjarri në Akërni nën kontroll

    MM: 11 vatra të shuara plotësisht, zjarri në Akërni nën kontroll

    Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi.
    Ministria vuri në dukje se strukturat e Mbrojtjes Civile, të ndihmuar edhe nga Forcat e Armatosura po vijojnë intensivisht punën në terren për përballimin e situatës së zjarreve në disa qarqe të vendit.

    Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat 11 vatra janë shuar plotësisht, 2 vatra janë ende aktive dhe 1 vatër është nën monitorim të vazhdueshëm
    Vatrat aktive janë në zonën e Akërnisë (Delisuf, Novoselë), bashkia Vlorë, ku aktualisht, situata në zonën e Akërnisë është nën kontroll dhe e qetë. Operacionet në terren po vijojnë që në orët e para të mëngjesit me angazhimin e 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Vlorë, 21 forca bashkiake, 3 punonjës të Shërbimit Pyjor, 4 përfaqësues nga AdZM, 3 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë dhe 40 trupa nga FA. Gjithashtu edhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe është aktualisht në operim.
    Momentalisht nuk vlerësohet i nevojshëm ndërhyrja me skrepa apo avionë Canadair. Vatra është përqendruar në zonën e kënetës Godull dhe pjesërisht në zonën e ish- fazanerisë. Vatra ka tym të shtuar për shkak të djegies së trungjeve dhe pishave në terren.
    Në zonën e Bogovës, bashkia Skrapar, edhe pse intensiteti i zjarrit ka qenë më i ulët, nuk është arritur izolimi i plotë gjatë natës së kaluar. Sot vatra është në monitorim të punonjësve zjarrfikës Skrapar dhe Shërbimit Pyjor. Deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll. Nuk ka rrezik për banesa.
    Në zonën e Pezë Helmësit, bashkia Tiranë, vatrat janë të izoluara dhe të minimizuara, pa përbërë aktualisht rrezik të shtuar.
    MM nënvizon se, të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim.

  • Zjarret/ Ende aktive vatrat në Akërni dhe Bogovë

    Zjarret/ Ende aktive vatrat në Akërni dhe Bogovë

    Gjatë orëve të fundit në rang vendi janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat dy janë ende aktive, një 1 vatër është nën monitorim të vazhdueshëm dhe 11 janë shuar plotësisht. Strukturat e Mbrojtjes Civile bëjnë të ditur se vatrat aktive janë në zonën e Akërnisë të Bashkisë Novoselë në Vlorë dhe në Bogovë të Skraparit.
    Për shuarjen e flakëve në Akërni po vijojnë operacionet në terren që në orët e para të mëngjesit, ku përveç efektivëve të zjarrfikësve dhe automjeteve, është angazhuar edhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe.

    “Aktualisht, situata në zonën e Akërnisë është nën kontroll dhe e qetë. Operacionet në terren po vijojnë që në orët e para të mëngjesit me angazhimin e: 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Vlorë, 21 forca bashkiake, 3 punonjës të Shërbimit Pyjor, 4 përfaqësues nga AdZM, 3 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë dhe 40 trupa nga FA dhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe është aktualisht në operim. Momentalisht nuk vlerësohet i nevojshëm ndërhyrja me skrepa apo avionë Canadair. Vatra është përqendruar në zonën e kënetës Godull dhe pjesërisht në zonën e ish-Fazanerisë. Vatra ka tym të shtuar për shkak të djegies së trungjeve dhe pishave në terren”, njofton Agjencia e Mbrojtjes Civile.

    Ndërkohë në zonës e Bogovës deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll, por nuk ka rrezik për banesa.
    “Edhe pse intensiteti i zjarrit ka qenë më i ulët, nuk është arritur izolimi i plotë gjatë natës së kaluar. Sot vatra është në monitorim të punonjësve zjarrfikës Skrapar dhe Shërbimit Pyjor. Deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll. Nuk ka rrezik për banesa”.
    Ndërsa në zonën e Pezë Helmësit të Bashkisë Tiranë, vatrat janë të izoluara dhe të minimizuara, pa përbërë aktualisht rrezik të shtuar.

  • Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

    Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

    Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Në operacionin për vendosjen në kontroll të kësaj vatre, përveç ekipeve në terren po angazhohen dhe 4 helikopterë, të cilët po operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës. Forca Ajrore do të vazhdojë monitorimin e zonës nëpërmjet dronëve TB-2 për identifikimin e vatrave të reja potenciale ose për të evidentuar raste të zjarrëvënies së qëllimshme.

  • Zjarri në Pishë-Poro merr përmasa të mëdha, vijon operacioni për shuarjen e flakëve

    Zjarri në Pishë-Poro merr përmasa të mëdha, vijon operacioni për shuarjen e flakëve

    Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro.
    Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë.
    Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.
    Aktualisht, në operacionin për neutralizimin e vatrave të zjarrit, 2 helikopterë po operojnë në zonën e Poros dhe 2 të tjerë në Bogovë.
    Njëkohësisht, Forca Ajrore vijon monitorimin e zonës me dronët TB-2, me qëllim identifikimin e vatrave të reja potenciale si dhe evidentimin e rasteve të mundshme të zjarrëvënieve të qëllimshme.

  • Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë

    Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë

    Zjarri në pyllin me pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës, është përhapur me shpejtësi.

    Në operacionin për vendosjen në kontroll të vatrës së zjarrit, përveç ekipeve në terren po angazhohen dhe 4 helikopterë, të cilët po operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës.
    Po punohet dhe  për identifikimin e vatrave të reja ose për të evidentuar raste të zjarrvënies së qëllimshme, raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi.
    “Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro. Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë. Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe“, njofton Ministria e Mbrojtjes.

    Top Channel

  • “Për çfarë luftuam dhe sakrifikuam!?”/ Ushtarët ukrainas pranë frontit, skeptikë për dorëzimin e territoreve

    “Për çfarë luftuam dhe sakrifikuam!?”/ Ushtarët ukrainas pranë frontit, skeptikë për dorëzimin e territoreve

    Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhej në Shtëpinë e Bardhë dhe Donald Trump premtonte “mbrojtje shumë të mirë” për Ukrainën, në terren, pranë vijës së frontit në afërsi të Dobropillias, ushtarët ukrainas kanë dyshime të thella mbi këto zhvillime diplomatike dhe janë të qartë për një gjë: dorëzimi i territoreve ndaj Rusisë nuk është zgjidhje.

    Pjesëtarët e batalionit të 150-të të zbulimit dhe goditjes e marrin lajmin me skepticizëm, shkruan The Guardian. “Nga kush do të na mbrojë?”, thotë me ironi njëri prej tyre, duke reflektuar pasigurinë rreth qëndrimit të SHBA ndaj luftës.
    Por në terren, lajmet e ditës duken larg. Lufta, pas më shumë se tre vitesh, ka ritmin e saj. Pak më vonë, një skuadër niset për të lëshuar një dron bombardues. Pajisja montohet në errësirën e një fushe me luledielli, pajiset me eksplozivë dhe lëshohet përmes një katapulte. “Koha më e rrezikshme është pas lëshimit,” thotë një ushtar, i ndërgjegjshëm për rrezikun nga dronët rusë vëzhgues.
    Dobropillia nën zjarr, trupat përgatiten për ofensivën ruse
    Luftimet nuk japin asnjë shenjë ndalimi të luftës. Fshati Dobropillia, rreth 10 kilometra nga pozicionet ukrainase, është goditur sërish. Të martën në mëngjes, autoritetet raportuan për një person të vrarë dhe disa të plagosur në zonë, ndërsa në Kostiantynivka – 30 milje më në lindje – u vranë tre të tjerë. Vetëm në 24 orët e fundit, rusët kanë ndërmarrë 67 sulme në këtë rajon.
    Komandanti i batalionit të 150-të, Denys Bryzhatyi, një 32-vjeçar që dikur studionte për drejtësi, por tani ka kaluar në radhët drejtuese të ushtrisë, thekson se çështja e dorëzimit të rajonit të Donetskut nuk duhet të jetë në tavolinën e negociatave.
    “Dorëzimi i Donetskut, një zonë e fortifikuar rëndë, do të çelte rrugën për sulme në drejtim të Kharkivit, Dnipropetrovskit e Zaporizhias – që nuk janë aq të mbrojtura. Do të ishte një humbje e madhe dhe e tmerrshme,” paralajmëron ai.
    Luftë teknologjike në terren, por edhe përballje klasike në tokë
    Batalioni ukrainas përdor dronë të sofistikuar si “Airplast” për sulme në thellësi, si dhe dronë vëzhgues gjermanë “Vector”. Çdo mision planifikohet me kujdes dhe mbështetet nga teknologjia satelitore si Starlink. Shumë pjesë të armëve dhe bombave prodhohen me printerë 3D në bazat e pasme – një shenjë e qartë e përshtatjes së Ukrainës në një luftë moderne.
    Megjithatë, lufta nuk është vetëm teknologji. Puma, një ushtar nga Lugansk që ka mbijetuar nga plagët në 2016, vijon të kryejë misione zbulimi në tokë. Ai dhe kolegët e tij janë të vendosur që çdo pëllëmbë toke të mos dorëzohet lehtësisht.
    Një tjetër ushtar, me nofkën Optimus, është më i ashpër: “Ç’kuptim ka të dorëzojmë Donetskun pas gjithë sakrificave? Nëse do e bënim këtë, mund ta kishim bërë që në fillim të luftës.”

    Top Channel

  • Nis verifikimi i dëmeve nga zjarri. 57 veterinerë në terren, do vlerësojnë humbjet në Gramsh e Delvinë

    Nis verifikimi i dëmeve nga zjarri. 57 veterinerë në terren, do vlerësojnë humbjet në Gramsh e Delvinë

    Asnjë fermer nuk do të marrë dëmshpërblim për bagëtinë, stallën, parcelën apo shtëpinë e djegur nga zjarri pa përfunduar i gjithë inventarizimi i dëmit të shkaktuar nga flakët e zjarrit.
    Fermerët do të mbështeten nga qeveria vetëm pasi trupat inspektuese të veterinereve dhe agrumeve të kenë dorëzuar statistikat e sakta të dëmit që shkaktoi zjarri në blegtori dhe bujqësi.

    Më pas me anë të një vendimi nga Këshilli i Ministrave do të përcaktohet shuma dhe vlera e dëmit, e kjo me shumë gjasa do të ndodhë atëherë kur kryeministri do të formojë qeverinë e re.
    “Së pari do të përfundojë procesin e verifikimit dhe identifikimin e të gjithë dëmit, atëherë ashtu siç e tha dhe kryeministri do të vendoset për dëmshpërblimet”, thotë Sulejman Kullolli, drejtori i AKVMB.
    57 veterinerë janë në të terren duke shënuar numrin e kafshëve të djegura dhe atyre të groposura. Numri më i madh i bagëtive të djegura është në Njësinë Administrativë Skëndërbegas të Gramshit dhe në Bashkinë e Delvinës, pikërisht në këto dy zona dhe vatrat e zjarrit qenë më të mëdha dhe zgjatën më shumë në kohë.
    Deri më tani gjithsej është kontaktuar se janë bërë hi 7 stalla qindra të imta dhe janë djegur 747 koshere me bletë.
    “Grupet e punës janë në terren, po identifikojnë kafshët e djegura dhe po groposin ato të ngordhurat duke bërë dhe dezinfektimin e zonës. Momentalisht kemi kafshët të djegura: 13 gjedhë, të imta 262 krerë, njëthundrakë, 7 krerë, derra 1 , shpendë 90 krerë. Stalla të djegura 7”, thotë Kullolli.
    Harta e zjarreve vetëm për vitin 2025 shkon në 54 mijë Ha, nga ana tjetër ende nuk kemi se sa është sipërfaqja e parcelave me pemë të djegura. Por që fermerët të dëmshpërblehen kriteri numër një është që fermat e tyre të jenë të regjistruara në sistemin ruda dhe në drejtoritë e bujqësisë.

  • Nis verifikimi i dëmeve nga zjarri/ 57 veterinerë në terren, do vlerësojnë humbjet në Gramsh e Delvinë

    Nis verifikimi i dëmeve nga zjarri/ 57 veterinerë në terren, do vlerësojnë humbjet në Gramsh e Delvinë

    Asnjë fermer nuk do të marrë dëmshpërblim për bagëtinë, stallën, parcelën apo shtëpinë e djegur nga zjarri pa përfunduar i gjithë inventarizimi i dëmit të shkaktuar nga flakët e zjarrit.

    Fermerët do të mbështeten nga qeveria vetëm pasi  trupat inspektuese të veterinereve dhe agrumeve të kenë dorëzuar  statistikat e sakta të dëmit që shkaktoi zjarri në blegtori dhe bujqësi.
    Me pas më pas më anë një vendimi nga këshilli i ministrave do të përcaktohet sasia dhe vlera e dëmit, e kjo më shumë gjasa do të ndodhë atëherë kur kryeministri do të formojë qeverinë e re.
    “Së pari  do të përfundojë procesin e verifikimit dhe identifikimin e të gjithë dëmit, atëherë ashtu siç e tha dhe kryeministri do të vendoset për dëmshpërblimet”, thotë Sulejman Kullolli, drejtori i AKVMB.
    57 veterinerë janë në të terren duke shënuar numrin e kafshëve të djegura dhe  atyre të groposura, numri më i madh i bagëtive të djegura është në Njësinë Administrativë Skëndërbegas të Gramshit dhe në Bashkinë e Delvinës, pikërisht në këto dy zona dhe vatrat e zjarrit qenë më të mëdha dhe zgjatën më shumë në kohë.
    Deri më tani gjithsej është kontaktuar se janë bërë hi 7 stalla  qindra të imta dhe janë djegur 747 koshere me bletë.
    “Grupet e punës janë në terren, po identifikojnë kafshët e djegura dhe po groposin ato të ngordhurat duke bërë dhe dezinfektimin e zonës. Momentalisht kemi kafshët të djegura : 13 gjedhë, të imta 262 krerë, njëthundrakë, 7 krerë, derra 1 , shpendë 90 krerë. Stalla të djegura 7”, thotë Kullolli.
    Harta e zjarreve vetëm për vitin 2025 shkon në 54 mijë Ha, nga ana tjetër ende nuk kemi se sa është sipërfaqja e parcelave me pemë të djegura. Por që fermerët të dëmshpërblehen kriteri numër një është që fermat e tyre të jenë të regjistruara në sistemin ruda dhe në drejtoritë e bujqësisë.

    Top Channel

  • Zjarret, katër vatra aktive dhe tre nën monitorim. Në Fushë-Arrëz, terreni i vështirë përkeqëson situatën

    Zjarret, katër vatra aktive dhe tre nën monitorim. Në Fushë-Arrëz, terreni i vështirë përkeqëson situatën

    Katër vatra zjarri janë aktualisht aktive në vend, ndërsa tre të tjera po mbahen nën monitorim nga grupet zjarrfikëse, për të shmangur një riaktivizim të tyre. Në një përditësim mbi situatën, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit u regjistruan 23 vatra zjarri, por 16 prej tyre janë shuar plotësisht.
    Në bashkinë e Fushë Arrëzit situata duket e vështirë në fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun, ku disa vatra kanë dalë jashtë kontrollit, për shkak edhe të  terrenit shumë të vështirë. Në terren janë angazhuar strukturat vendore dhe 50 forca të Forcave të Armatosura me një mjet zjarrfikës.
    Edhe në fshatin Ibë, njësia Bërzhitë, ka një vatër zjarri në terren të vështirë, por pa rrezik për banesa.
    Në fshatin Tërnovë në Bulqizë janë dy vatra zjarri aktive në zonën e Liqenit të Zi dhe në Valikardhë, ku vijon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake.
    Në Bashkinë Kolonjë, flakët në Parkun Natyror të Gërmenjit vijojnë, teksa zjarri po përhapet drejt kufirit. Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, pyjore, të AdZM, bashkisë dhe 30 ushtarëve të repartit ushtarak të Drenovës.
    Situata e zjarreve në vend
    Vatra të shuara plotësisht:
    Janë izoluar dhe shuar zjarret në Gramsh (Teqeja e Dushkut, Mali i Kushovës), Vlorë (në afërsi të hangarëve të avionëve), Skrapar (Osnat), Përmet, Durrës (Gjuricaj dhe Shënavlash), Krujë (Virjon dhe afër Fabrikës së Çimentos), Memaliaj, Shkodër (Prekal dhe Mali Kolaj), Patos, Delvinë, Elbasan (Shushicë).
    Vatra aktive dhe në monitorim:
    o Bashkia Bulqizë, fshati Tërnovë: dy vatra zjarri me zhvillime në zonën e Liqenit të Zi dhe në Valikardhë, ku vijon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake.
    o Bashkia Bulqizë, fshati Val: vatra me zhvillime të pakta, aktualisht në monitorim nga njësia administrative dhe banorët.
    o Bashkia Fushë Arrëz, fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun: disa vatra jashtë kontrollit, me terren të thyer e të vështirë. Në terren janë angazhuar strukturat vendore dhe 50 forca të Forcave të Armatosura me një mjet zjarrfikës.
    o Fshatrat Damjan-Fortuzaj (Vaqarr) dhe Pezë Helmës: zjarret janë minimizuar, por mbahen nën mbikëqyrje.
    o Fshati Ibë, njësia Bërzhitë: vatër në terren të vështirë, pa rrezik për banesa, nën vëzhgim të MZSH dhe APR.
    o Bashkia Kolonjë, Parku Natyror i Gërmenjit: zjarri vijon të përhapet drejt kufirit, me angazhim të forcave zjarrfikëse, pyjore, të AdZM, bashkisë dhe 30 ushtarëve të repartit ushtarak të Drenovës. (Aktiv)
    o Bashkia Delvinë, Parku i Rëzomës, pranë tunelit të Skërficës: një vatër nën mbikëqyrje të strukturave vendore të mbrojtjes civile.

  • Zjarret, katër vatra aktive dhe tre nën monitorim. Në Fushë-Arrëz, terreni i vështirë përkeqëson situatë

    Zjarret, katër vatra aktive dhe tre nën monitorim. Në Fushë-Arrëz, terreni i vështirë përkeqëson situatë