Tag: terren

  • Tornado në Paris, raportohet për një viktimë

    Tornado në Paris, raportohet për një viktimë

    Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një tornadoje të fuqishme që goditi rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit.
    Lajmin e konfirmoi Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, i cili tha se autoritetet janë duke ndjekur nga afër situatën në terren.
    “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet e emergjencës dhe po monitorojmë me shqetësim zhvillimet,” deklaroi ministri.

    Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

  • BIRN: Në pritje të gjykatës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve për HEC-in në Klos

    BIRN: Në pritje të gjykatës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve për HEC-in në Klos

    Një tjetër përplasje është shënuar të hënën mes banorëve të fshatit Kurdari, në njësinë administrative Suç të Klosit, dhe përfaqësuesve të kompanisë që synon ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës.
    Përplasja nisi pasi punonjësit e kompanisë tentuan të futeshin në zonën ku parashikohet ndërtimi i HEC-it, ndërsa banorët i ndaluan. Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, të cilat kërkuan lirimin e rrugës dhe lejimin e mjeteve të kompanisë. Banorët kundërshtuan, duke i kërkuar policisë të respektonte procesin gjyqësor në zhvillim që lidhet me ndërtimin e hidrocentralit. Ata kërkuan që të ndalonte çdo veprim në terren deri në momentin që gjykata të shprehet për sigurimin e padisë.
    Pas rezistencës së banorëve, policia tentoi të shoqëronte një prej tyre, por bashkëfshatarët u përpoqën ta ndalonin ndërhyrjen dhe kërkuan që ta shoqëronin vetë personin. Ky i fundit u mbajt për disa orë në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat dhe më pas u la i lirë.
    BIRN mësoi se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë nuk ka marrë ende një vendim për sigurimin e padisë, ndërkohë që seanca paraprake për këtë çështje është planifikuar më 15 tetor, dhe seanca gjyqësore më 16 tetor 2025.
    Sigurimi i padisë është një masë e përkohshme që kërkohet në gjykatë për të pezulluar veprimet apo pasojat e një vendimi, derisa të merret një vendim përfundimtar mbi çështjen. Në kërkesën e paraqitur nga banorët, nëpërmjet avokatëve të tyre, kërkohet pezullimi i çdo veprimi në terren për ndërtimin e HEC-it deri në përfundimin e gjykimit në themel.
    Avokatja e çështjes, Dorina Prethi, e kontaktuar në rrugë elektronike, nuk ishte e arritshme për koment deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.
    Projekti për ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës ka hyrë tashmë në betejë ligjore. Banorët e Kurdarisë kanë paditur Bashkinë Klos, Agjencinë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit (AKZhT), Agjencinë e Zhvillimit të Zonave të Mbrojtura (AZhM) dhe shoqërinë “Global Enterprise Group” sh.p.k.
    Padia kërkon pavlefshmërinë absolute të vendimeve të Këshillit Bashkiak të Klosit, të kontratave dhe lejeve të dhëna për shfrytëzimin e ujit dhe ndërtimin e HEC-it, duke pretenduar se ato janë marrë në shkelje të ligjit dhe pa konsultime publike me komunitetin.
    Në seancën e parë të zhvilluar në Gjykatën Administrative të Tiranës, ishin të pranishëm përfaqësues të Bashkisë Klos, të kompanisë dhe të Avokaturës së Shtetit, ndërsa munguan përfaqësuesit e AKZhT-së.
    Përplasjet në terren janë bërë të shpeshta muajt e fundit, pasi kompania ka tentuar disa herë të nisë punimet në lumin Lusë. Banorët kanë bllokuar makineritë dhe punonjësit, duke kërkuar ndalimin e çdo ndërhyrjeje derisa të përfundojë procesi gjyqësor. Disa prej tyre janë proceduar penalisht për rezistencë ndaj forcave të rendit.
    “Logjikisht ne besojmë se, për sa kohë që ka nisur një proces gjyqësor, punimet do të duhej të ndaleshin. Ai ka ardhur sërish në terren, më shumë edhe për të provokuar banorët. Ne kemi dalë e bllokuar punimet prej muajsh. Tani ia kemi lënë shtetit dhe gjykatës të japë drejtësi,” – u shpreh Altin Gjini, banor i zonës, jashtë ambienteve të Komisariatit të Policisë Mat.
    “Ti sjellësh mjetet në terren kur e di që je në një proces gjyqësor është totalisht e qëllimshme. Ata e dinë mirë që atje kanë një popull kundër – një zonë me më shumë se 600 familje me firmë. Ky është laku në fyt: ose ne ruajmë tokën dhe shtëpinë tonë, ose dalim rrugëve,” – deklaroi Erind Saliaj, administrator i njësisë Suç, i pranishëm gjatë ngjarjes.
    Dhjetëra banorë kishin lënë punët e përditshme në bujqësi dhe ishin mbledhur përpara komisariatit, duke pritur lirimin e bashkëfshatarit të tyre të shoqëruar. Sipas tyre, shoqërimi ishte i padrejtë dhe përbënte një përpjekje për t’i frikësuar. Ata thonë se janë mbi 20 banorë të proceduar penalisht.
    Abdullah Abdulli theksoi se banorët e fshatit nuk kanë asnjë qëllim politik apo konfliktual, por po mbrojnë jetesën e tyre:
    “Ne nuk kemi asnjë lloj pune tjetër, veçse të vijmë këtu tek policia. Nëse ka zot, na lini rehat. Këta njerëz që janë këtu janë në kulmin e punëve, duhet mbledhur rrushi, duhen korrur misri e plot punë të tjera. Nuk kemi kohë e mundësi të rrimë nëpër rrugë e të bëjmë roje. Ju lutem, na lini në hallet dhe terezinë tonë. Ky popull po mbron pronën, ujin dhe jetën e vet.”
    Pas incidentit në fshat, banorët kanë njoftuar një protestë më 9 tetor 2025, përpara Kuvendit të Shqipërisë, për të kërkuar ndalimin e projektit që ata e konsiderojnë kërcënim për jetën dhe mjedisin.
    HEC-i “Doma” është pjesë e një projekti më të gjerë për ndërtimin e tre hidrocentraleve përgjatë lumit Lusë. Banorët pretendojnë se asnjë proces dëgjese publike nuk është zhvilluar në mënyrë të ligjshme dhe se ndërtimi rrezikon ekosistemin dhe burimet ujore që shërbejnë për ujitjen dhe jetesën e tyre./birn

  • Në pritje të gjykatës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve për HEC-in në Klos

    Në pritje të gjykatës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve për HEC-in në Klos

    Një tjetër përplasje është shënuar të hënën mes banorëve të fshatit Kurdari, në njësinë administrative Suç të Klosit, dhe përfaqësuesve të kompanisë që synon ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës.

    Përplasja nisi pasi punonjësit e kompanisë tentuan të futeshin në zonën ku parashikohet ndërtimi i HEC-it, ndërsa banorët i ndaluan. Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, të cilat kërkuan lirimin e rrugës dhe lejimin e mjeteve të kompanisë. Banorët kundërshtuan, duke i kërkuar policisë të respektonte procesin gjyqësor në zhvillim që lidhet me ndërtimin e hidrocentralit. Ata kërkuan që të ndalonte çdo veprim në terren deri në momentin që gjykata të shprehet për sigurimin e padisë.

    Pas rezistencës së banorëve, policia tentoi të shoqëronte një prej tyre, por bashkëfshatarët u përpoqën ta ndalonin ndërhyrjen dhe kërkuan që ta shoqëronin vetë personin. Ky i fundit u mbajt për disa orë në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat dhe më pas u la i lirë.

    BIRN mësoi se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë nuk ka marrë ende një vendim për sigurimin e padisë, ndërkohë që seanca paraprake për këtë çështje është planifikuar më 15 tetor, dhe seanca gjyqësore më 16 tetor 2025.

    Sigurimi i padisë është një masë e përkohshme që kërkohet në gjykatë për të pezulluar veprimet apo pasojat e një vendimi, derisa të merret një vendim përfundimtar mbi çështjen. Në kërkesën e paraqitur nga banorët, nëpërmjet avokatëve të tyre, kërkohet pezullimi i çdo veprimi në terren për ndërtimin e HEC-it deri në përfundimin e gjykimit në themel.

    Avokatja e çështjes, Dorina Prethi, e kontaktuar në rrugë elektronike, nuk ishte e arritshme për koment deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.

    Projekti për ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës ka hyrë tashmë në betejë ligjore. Banorët e Kurdarisë kanë paditur Bashkinë Klos, Agjencinë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit (AKZhT), Agjencinë e Zhvillimit të Zonave të Mbrojtura (AZhM) dhe shoqërinë “Global Enterprise Group” sh.p.k.

    Padia kërkon pavlefshmërinë absolute të vendimeve të Këshillit Bashkiak të Klosit, të kontratave dhe lejeve të dhëna për shfrytëzimin e ujit dhe ndërtimin e HEC-it, duke pretenduar se ato janë marrë në shkelje të ligjit dhe pa konsultime publike me komunitetin.

    Në seancën e parë të zhvilluar në Gjykatën Administrative të Tiranës, ishin të pranishëm përfaqësues të Bashkisë Klos, të kompanisë dhe të Avokaturës së Shtetit, ndërsa munguan përfaqësuesit e AKZhT-së.

    Përplasjet në terren janë bërë të shpeshta muajt e fundit, pasi kompania ka tentuar disa herë të nisë punimet në lumin Lusë. Banorët kanë bllokuar makineritë dhe punonjësit, duke kërkuar ndalimin e çdo ndërhyrjeje derisa të përfundojë procesi gjyqësor. Disa prej tyre janë proceduar penalisht për rezistencë ndaj forcave të rendit.

    “Logjikisht ne besojmë se, për sa kohë që ka nisur një proces gjyqësor, punimet do të duhej të ndaleshin. Ai ka ardhur sërish në terren, më shumë edhe për të provokuar banorët. Ne kemi dalë e bllokuar punimet prej muajsh. Tani ia kemi lënë shtetit dhe gjykatës të japë drejtësi,” – u shpreh Altin Gjini, banor i zonës, jashtë ambienteve të Komisariatit të Policisë Mat.

    “Ti sjellësh mjetet në terren kur e di që je në një proces gjyqësor është totalisht e qëllimshme. Ata e dinë mirë që atje kanë një popull kundër – një zonë me më shumë se 600 familje me firmë. Ky është laku në fyt: ose ne ruajmë tokën dhe shtëpinë tonë, ose dalim rrugëve,” – deklaroi Erind Saliaj, administrator i njësisë Suç, i pranishëm gjatë ngjarjes.

    Dhjetëra banorë kishin lënë punët e përditshme në bujqësi dhe ishin mbledhur përpara komisariatit, duke pritur lirimin e bashkëfshatarit të tyre të shoqëruar. Sipas tyre, shoqërimi ishte i padrejtë dhe përbënte një përpjekje për t’i frikësuar. Ata thonë se janë mbi 20 banorë të proceduar penalisht.

    Abdullah Abdulli theksoi se banorët e fshatit nuk kanë asnjë qëllim politik apo konfliktual, por po mbrojnë jetesën e tyre:

    “Ne nuk kemi asnjë lloj pune tjetër, veçse të vijmë këtu tek policia. Nëse ka zot, na lini rehat. Këta njerëz që janë këtu janë në kulmin e punëve, duhet mbledhur rrushi, duhen korrur misri e plot punë të tjera. Nuk kemi kohë e mundësi të rrimë nëpër rrugë e të bëjmë roje. Ju lutem, na lini në hallet dhe terezinë tonë. Ky popull po mbron pronën, ujin dhe jetën e vet.”

    Pas incidentit në fshat, banorët kanë njoftuar një protestë më 9 tetor 2025, përpara Kuvendit të Shqipërisë, për të kërkuar ndalimin e projektit që ata e konsiderojnë kërcënim për jetën dhe mjedisin.

    HEC-i “Doma” është pjesë e një projekti më të gjerë për ndërtimin e tre hidrocentraleve përgjatë lumit Lusë. Banorët pretendojnë se asnjë proces dëgjese publike nuk është zhvilluar në mënyrë të ligjshme dhe se ndërtimi rrezikon ekosistemin dhe burimet ujore që shërbejnë për ujitjen dhe jetesën e tyre./BIRN

  • Zgjedhjet në 6 bashki, Rama presion socialistëve: Çdo deputet aktual dhe i mëparshëm të zbresë në terren

    Zgjedhjet në 6 bashki, Rama presion socialistëve: Çdo deputet aktual dhe i mëparshëm të zbresë në terren

    Të gjithë deputetët dhe drejtuesit politikë që nuk kanë zgjedhje në bashkinë e tyre, do të angazhohen në fushatën e Tiranës.
    Kjo është direktiva e kryeministrit Edi Rama, i cili përveç drejtuesve politikë, ka theksuar se në terren do të zbresin edhe ministrat, të cilëve do t’u caktohen zona të caktuara.
    Zonat elektorale për deputetët dhe ish-ligjvënësit socialistë që kanë garuar në Tiranë do të jenë të njëjta si ato për zgjedhjet e 11 majit. Në fushatë atyre do t’u shtohen edhe deputetët e qarqeve të tjera, në të cilat nuk ka zgjedhje të pjesshme lokale.
    Sakaq, në takimin e sotëm Rama ka kërkuar që fitorja e Tiranës të konfirmojë rezultatin bindës që Partia Socialiste arriti më 11 maj.

  • Pogradec, forca të shumta policie në terren, sekuestrohen pasuri të dyshuara nga krimi i organizuar

    Pogradec, forca të shumta policie në terren, sekuestrohen pasuri të dyshuara nga krimi i organizuar

    Një operacion i gjerë policor është  zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ku forca të shumta të Policisë së Shtetit ndodhen në terren, në kuadër të një aksioni për sekuestrimin e pasurive të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

    Burime për Syri TV bëjnë me dije se deri tani janë sekuestruar disa pasuri të paluajtshme, ndërsa operacioni është ende në zhvillim.

    Ende nuk është bërë publik identiteti i subjektit apo personit ndaj të cilit po ekzekutohet masa e sekuestrimit, ashtu si nuk ka ende informacion mbi natyrën dhe vlerën e pronave.

    Ky aksion zhvillohet në kuadër të zbatimit të ligjit “Antimafia” dhe përpjekjeve të vazhdueshme të strukturave ligjzbatuese për goditjen e pasurive të ngritura mbi veprimtari kriminale.

  • Industria në terren negativ

    Industria në terren negativ

    Sektori i industrisë hyri zyrtarisht në recesion në vitin 2024, duke shënuar rënie gjatë të katër tremujorëve radhazi. Tendenca u përkeqësua dhe në pjesën e parë të 2025-s.Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se industria në total (“Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbetu…

  • Shkodër/ 40-vjeçari rrëzohet në një terren të thepisur, humb jetën

    Shkodër/ 40-vjeçari rrëzohet në një terren të thepisur, humb jetën

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në njësinë Kelmend në Shkodër, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë aksidentale. 
    Sipas policisë, 40-vjeçari dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor, ku është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën. Ndërsa policia thekson se po vijojnë hetimet mbi këtë ngjarje. 
    “Informacione paraprake 
    Rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim se në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje”, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë,  dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor dyshohet se është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën. 
    Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njoftoi policia. 

  • Ky është turisti që humbi jetën në Valbonë. Ishte duke eksploruar zonën kur rrëshqiti dhe ra në një terren të thepisur

    Ky është turisti që humbi jetën në Valbonë. Ishte duke eksploruar zonën kur rrëshqiti dhe ra në një terren të thepisur

    Personi në foto është turisti holandez i cili sot humbi jetën pasditen e sotme në Luginën e Valbonës.

    Pas kësaj ngjarje tragjike janë zbardhur detaje të reja.

    President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, Artur Guni ka deklaruar se turisti ishte duke eksploruar zonën kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një terren të thepisur.

    Sipas tij, prej orës 19:00 të së martës janë aktivizuar ekipet e këtkim shpëtimit në Qafën e Valbonës.

    “Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të ekipeve të shpëtimit nga Shqipëria dhe Kosova,nuk arritëm ta shpëtojmë jetën e tij.

    Edhe pse vonë, po punohet në kushte tejet të vështira nga toka dhe ajri për nxjerrjen e trupit të pajetë nga humnera.

    Menjëherë pas sinjalizimit për incidentin, në vendngjarje janë angazhuar strukturat e Urgjencës Kombëtare, forcat ajrore të ushtrisë, si dhe ekipet e specializuara të shpëtimit malor nga të dy anët e kufirit, të cilat kanë bashkëpunuar ngushtësisht në terren për të kryer kërkimin dhe ndërhyrjen.

    Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke eksploruar në mënyrë individuale kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një zonë shumë të vështirë për t’u aksesuar.

    Hetimet mbi rrethanat e plota të ngjarjes janë në vijim

  • Qytetarët e duan AKU-në në terren, jo në banka provimi !

    Qytetarët e duan AKU-në në terren, jo në banka provimi !

    Nga Musa Kurtulaj
    257 inspektorë të AKU-së sot me 29 gusht hynë në testim profesional në Tiranë,sipas lajmeve të mediave. Vendimi i testimit erdhi pas pezullimit të këtij institucionit nga vetë kryeministri Edi Rama një muaj më parë. Por problemi i AKU-së nuk ka qenë kurrë mungesa e dijes së inspektorëve. Ata e dinë shumë mirë si bëhen kontrollet, çfarë duhet analizuar dhe si duhen gjobitur shkelësit. Ajo që ka munguar ka qenë veprimi në terren!
    Për më shumë se 30 vite, AKU është mjaftuar të ndeshkojë me gjoba më së shumti kryetarët e bashkive për tregjet, ndërkohë që qytetarët kanë mbetur pa garanci për sigurinë ushqimore. Ligji aktual u ka dhënë mundësinë inspektorëve të AKU të ndeshkojnë drejtuesit e bashkive dhe me këte tu shmangen kontrolleve direkte mbi produktet ushqimore, duke e kthyer AKU-në në një zyrë me letra e procedura dhe jo në një institucion që mbron shëndetin e konsumatorit.
    Qytetarët nuk duan një AKU që thjesht bën testime dhe raporte, por duan inspektorë të përditshëm në tregje, në dyqane, në pika grumbullimi, që garantojnë sigurinë e ushqimit që konsumojnë fëmijët e tyre. Reforma në AKU kërkohet të fillojë nga terreni dhe përgjegjësia ligjore, kjo është e rëndësishme pasi AKU nuk ka vuajtur për testim profesional, pa dashur aspak të mohojmë rëndësinë që ka ky testim!
    Qeveria ka detyrimin që ta nxjerrë AKU-në nga “kafazi i zyrave” dhe ta kthejë në një rojtar real të sigurisë ushqimore. Ky është testi i vërtetë që pret qytetari – dhe jo thjeshtë provimin me laps në dorë të inspektorëve!