Tag: terren

  • Reshje të dendura shiu në Lezhë, përmbyten disa lagje. Emergjencat në terren

    Reshje të dendura shiu në Lezhë, përmbyten disa lagje. Emergjencat në terren

    Kronikë E Martë, 18 Nëntor 2025 09:37
    Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike që kanë përfshirë Lezhën prej mesnatës së kaluar, kanë krijuar probleme në disa zona.
    Sistemi i kanalizimeve në qytetin e Lezhës nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë vërshim të ujërave në bllokun e banimit “11 Janari” dhe “11.2 Hektare” në lagjen “Besëlidhja”. Niveli i ujit arriti deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

    Shërbimet e emergjencës u angazhuan për të ndihmuar në largimin e ujit dhe për të shmangur dëmtimet në katet e para të banesave.

    Prezencë uji pati edhe në disa pika të rrugës Lezhë–Shëngjin, ndërsa një pemë u rrëzua dhe vështirësoi qarkullimin. Gjithashtu, kanali i ujërave të larta në Zadrimë doli nga shtrati dhe përmbyti disa hektarë tokë bujqësore në zonën e Kallmetit.

    Autoritetet lokale njoftojnë se grupet e emergjencës dhe mjetet e pastrimit janë në terren për të normalizuar situatën, ndërsa apeluan qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e prekura.
    Nga reshjet e dendura të shiut, probleme raportohen edhe në Bashkinë e Kurbinit. Vërshimi i ujit solli vështirësi në qytetin e Laçit, ndërsa raportohen përmbytje në Gjorm dhe Zheje. Ndërkohë, moti i keq ka dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, duke sjellë mungesë energjie kryesisht në fshatra. Grupet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa bashkitë kanë angazhuar mjete dhe punonjës për largimin e inertëve dhe normalizimin e trafikut.
    Në HEC-et e Qafë Mollës dhe Ulzës, prurjet janë rritur ndjeshëm, por sipas autoriteteve nuk është arritur niveli kritik që kërkon hapjen e portave, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e Mbrojtjes Civile.

  • Lezha përfshihet nga reshjet e dendura, përmbyten disa lagje, emergjencat në terren

    Lezha përfshihet nga reshjet e dendura, përmbyten disa lagje, emergjencat në terren

    Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike që kanë përfshirë Lezhën prej mesnatës së kaluar, kanë krijuar probleme në disa zona.

    Sistemi i kanalizimeve në qytetin e Lezhës nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë vërshim të ujërave në bllokun e banimit “11 Janari” dhe “11.2 Hektare” në lagjen “Besëlidhja”. Niveli i ujit arriti deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.
    Shërbimet e emergjencës u angazhuan për të ndihmuar në largimin e ujit dhe për të shmangur dëmtimet në katet e para të banesave.
    Prezencë uji pati edhe në disa pika të rrugës Lezhë–Shëngjin, ndërsa një pemë u rrëzua dhe vështirësoi qarkullimin. Gjithashtu, kanali i ujërave të larta në Zadrimë doli nga shtrati dhe përmbyti disa hektarë tokë bujqësore në zonën e Kallmetit.
    Autoritetet lokale njoftojnë se grupet e emergjencës dhe mjetet e pastrimit janë në terren për të normalizuar situatën, ndërsa apeluan qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e prekura.
    Nga reshjet e dendura të shiut, probleme raportohen edhe në Bashkinë e Kurbinit. Vërshimi i ujit solli vështirësi në qytetin e Laçit, ndërsa raportohen përmbytje në Gjorm dhe Zheje. Ndërkohë, moti i keq ka dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, duke sjellë mungesë energjie kryesisht në fshatra. Grupet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa bashkitë kanë angazhuar mjete dhe punonjës për largimin e inertëve dhe normalizimin e trafikut.
    Në HEC-et e Qafë Mollës dhe Ulzës, prurjet janë rritur ndjeshëm, por sipas autoriteteve nuk është arritur niveli kritik që kërkon hapjen e portave, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e Mbrojtjes Civile.

    Top Channel

  • Protesta te kryeministria, Këlliçi në terren: Radha e Ballukut dhe Ramës të përballen me drejtësinë

    Protesta te kryeministria, Këlliçi në terren: Radha e Ballukut dhe Ramës të përballen me drejtësinë

    Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka nisur takimet në terren me degët e Tiranës.

    Me një reagim në Facebook, ai shkruan se të hënën në orën 18:00 qytetarët do dalin në protestë te kryeministria.

    ‘Në terren, kafe në njësinë 9, me demokratët dhe qëndrestarët e grupseksionit 7.

    Është tashmë e qartë për të gjithë shqiptarët se si regjimi autokratik po kolapson në vetvete.

    Pas Veliajt tashmë është radha e Ballukut dhe vetë Edi Ramës të përballen me drejtësinë për mega-aferat e tyre të bujshme, ku shkëlqen vjedhja me Tunelin e Palloshit!

    Është detyra e demokratëve dhe opozitarëve të tregojnë se në këtë vend ka ende shpresë, ka shqiptarë që reagojnë, ka nerv të demokracisë.

    Të hënën, të gjithë bashkë në protestën kombëtare!

    Që Kuvendin ta kthejmë tek qytetari, demokracia të marrë vërtet kuptim.

    Shihemi tek kryeministria, më datë 17 Nëntor, në orën 18:00’, shkruan Belind Këlliçi në reagimin e tij në rrjetet sociale.

  • “Po shkoni direkt te Rama”, çfarë do bëjë PD-ja në ditët vijuese? Paralajmërimi i Këlliçit

    “Po shkoni direkt te Rama”, çfarë do bëjë PD-ja në ditët vijuese? Paralajmërimi i Këlliçit

    Kryedemokrati Sali Berisha e ka njoftuar më herët hapjen e një platforme parlamentaro-qytetare para godinës së Kryeministrisë, ndërsa deputeti demokrat Belind Këlliçi dha më shumë detaje mbi aksionin e opozitës, sonte, 11 nëntor, në studion e Opinion në Tv Klan.
    Sipas tij, demokratët do të kenë një reagim të fortë për aferën e tunelit të Llogarasë, me protestë fillimisht.
    “Sot kemi pasur një mbledhje në të 61 degët e PD-së në të gjithë vendin, besoj do ketë edhe një mbledhje të Këshillit Kombëtar, besoj brenda javës do dalim me një vendim. Unë kam qenë për një protestë permanente para Ministrisë së Infrastrukturës, por do të zhvendoset para Kryeministrisë. Njerëzit janë të ftuar të na bashkohen”, tha Këlliçi.
    Më tej, shtoi se paralelisht me aksionin në terren, “beteja” do jetë prezente edhe në sallën e Kuvendit.
    “Ajo që ka ndodhur në Parlament nuk do të ndodhë më! Nuk do të jemi më fasadë, ose parlament nuk do të ketë më, ose do të ndërthuret aksioni me atë në terren”, tha deputeti, duke pretenduar se opozita nuk është lejuar të marrë fjalën dhe se janë rrëzuar mocionet me debat.
    Pjesë nga intervista
    Fevziu: Zoti Këlliçi jeni keq me degët e partisë, zgjedhjet lokale ishin katastrofë…
    Këlliçi: Ishte një provë se këtu nuk ka zgjedhje!
    Fevziu: Ju nuk bindni dot asnjë njeri, mos është edhe përgjegjësia juaj, duhet të nxirrni njerëzit në rrugë! Si do e bëni këtë?
    Këlliçi: Është vendim politik pa kthim pas, jemi shumë të matur, nuk është thjesht afera e radhës, është kapur kryeministri në vjedhjen e të paktën 50 milion eurove, kemi folur për një platformë qëndrese ku do diskutohen të gjitha detajet që nuk i flasim dot në Parlament!
    Fevziu: Çfarë do bëni, konkretisht?
    Këlliçi: Një aksion të fortë politik në terren! Do të vazhdojmë protestën deri sa të ketë reagim.
    Vlen të theksojmë edhe disa detaje të bëra publike nga mbledhja me dyer të mbyllura e Berishës me krerët e degëve. Mësohet se në këtë mbledhje është propozuar grevë urie jo vetëm nga deputetët, por edhe familjarët e tyre.
    “Doktor, besimi ndaj politikës në përgjithësi është përtokë, por në veçanti ndaj PD. Çfarë duhet bërë që qytetarët të kenë besim tek PD? Janë provuar protestat por kanë rezultuar vetëm peligrinazh. Shumë demokratë kanë ikur drejt maxhorancës dhe nuk mund t’u vësh faj në këtë situatë. Mendoj se zgjidhje e mundshme për të rikthyer besimin tek PD është sakrifica jo vetëm e deputetëve, por edhe familjarëve të tyre. Të hyjnë në grevë te Kuvendi bashkë me familjet e tyre. Ndryshe si mund të rikthehet besimi kur të gjitha format janë provuar”, mësohet të ketë thënë një prej kryetarëve të degëve.
    Ndërsa për kreun e PD-së, “nevojitet një protestë në formatin e asaj që është zhvilluar para bashkisë Tiranë, 1 herë në javë para Kuvendit”.

  • Zgjedhjet në 5 bashki/ Të dielën policia kalon në gatishmëri: 612 efektivë në terren…

    Zgjedhjet në 5 bashki/ Të dielën policia kalon në gatishmëri: 612 efektivë në terren…

    Foto ilustruese

    TIRANË- Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për të garantuar rendin dhe sigurinë të dielën e 9 nëntorit, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme në 5 bashki të vendit: Vlorë, Tepelenë, Cërrik Berat dhe Mat. Në terren do të angazhohen 612 forca policie dhe automjete, ndërsa janë marrë masat që të ketë grupe të gatshme për të vepruar në terren, në rast nevoje. Përmes njoftimit për mediat, stukturat e posaçme do të monitorojnë çdo tentativë për tjetërsimin e votës, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve dhe subjekteve politike të respektojnë ligjin dhe të denoncojnë çdo rast të dyshimtë. 

    Njoftimi:
    Policia e Shtetit/ Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ruajtjen e objekteve zgjedhore (KZAZ, QV e VNV), si dhe parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Policinë e Shtetit”, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit hartoi një plan të detajuar masash për zbatim nga strukturat vendore ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme.
    Në 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe ditën e shtunë do të marrë në ruajtje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi.
    Lista me 612 punonjës policie dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve, është dërguar në KQZ dhe është miratuar.
    Shërbimet e Policisë që janë të planëzuara për ruajtjen e objekteve që do të shërbejnë si qendra votimi, do të instruktohen ditën e shtunë paradite dhe më pas do të shpërndahen në qendrat ku janë të planëzuara me shërbim.
    Ditën e diel, që është dita finale, me dorëzimin në mëngjes të objekteve që shërbejnë si qendra votimi, punonjësit e Policisë do të tërhiqen në vendgrumbullimet e përcaktuara dhe do të rikthehen për të bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore në drejtim të KZAZ-ve, në orën 19:00.
    Gjatë ditës së votimit, në rast se nga komisionet e qendrave të votimit, koordinatorët, KZAZ-të apo KQZ-ja do të ketë kërkesa për ndërhyrjen e Policisë, në zbatim të Kodit Zgjedhor, Policia ka lënë pikat e kontaktit me komisionet dhe do të veprojë në kohë, konform përcaktimeve ligjore.
    Më datë 09.11.2025, në orën 18:00, shërbimet e Policisë do të marrin në ruajtje të gjitha objektet e VNV-ve ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit.
    Janë marrë të gjitha masat që në çdo komisariat dhe drejtori, në territorin e të cilave do të ketë zgjedhje, të ketë grupe të gatshme për të vepruar në terren, në rast nevoje.
    Të gjithë këta punonjës janë të trajnuar dhe të miratuar nga KQZ-ja, dhe do të jenë të pajisur me mjetet e identifikimit dhe me jelekë të Policisë. Strukturat e posaçme hetimore të Policisë së Shtetit, të ngritura për hetimin e krimeve zgjedhore, janë në terren, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për të evidentuar dhe goditur çdo tentativë për të tjetërsuar votën nëpërmjet shitblerjes apo formave të tjera.
    Gjithashtu, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i koordinimit dhe drejtimit për procesin zgjedhor.
    Policia e Shtetit është e angazhuar për të siguruar deri në fund mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në mënyrë që qytetarët e bashkive ku do të zhvillohen zgjedhje, ta ushtrojnë qetësisht dhe të sigurtë të drejtën kushtetuese për të votuar.
    Apelojmë për qytetarët që të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar apo që synon të tjetërsojë votën e tyre.
    Gjithashtu, apelojmë për të gjitha subjektet politike që të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, për çdo rast të cenimit të ligjit.

  • Bllokoi korsinë e autobusëve, makina hiqet me karrotrec

    Bllokoi korsinë e autobusëve, makina hiqet me karrotrec

    Policia Bashkiake e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë nisur një aksion duke intensifikuar kontrollet për të garantuar lëvizjen e lirë të autobusëve urbanë. Këtë të hënë në terren kanë qenë vetë drejtuesja e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj dhe shefi i Komisariatit Nr. 2 Ermal Kenaci.
    Gjatë operacionit në terren, disa automjete të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me karrotrec, ndërsa drejtuesit janë sensibilizuar për respektimin e korsive të transportit publik.
    Sipas Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit qëllimi i këtyre masave është përmirësimi i qarkullimit në kryeqytet, ulja e vonesave në transportin publik dhe rritja e sigurisë rrugore.

  • “Pse SPAK nuk prek Edi Ramën?” Altin Dumani i përgjigjet pyetjes së opozitës: S’ka të paprekshëm!

    “Pse SPAK nuk prek Edi Ramën?” Altin Dumani i përgjigjet pyetjes së opozitës: S’ka të paprekshëm!

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, iu është përgjigjur ditën e sotme (27 tetor)  pyetjeve të deputetëve lidhur me aktivitetin dhe punën e bërë nga institucioni që ai drejton.
    Dumani, i pyetur nga deputeti Luciano Boçi, tha se për SPAK nuk ka të paprekshëm, teksa theksoi se nuk kanë rëndësi emrat, por veprat penale që rëndojnë mbi ta.Lexo edhe :Related Posts
    Kreu i SPAK nënvizoi edhe një herë se në zgjedhjet e 11 Majit kanë qenë në terren dhe se po kryhen hetime në disa zona.
    Sipas Dumanit, lufta kundër krimit të organizuar është një prej gjërave për të cilat SPAK duhet të ndihet krenar, duke vlerësuar bashkëpunimet me vendet e tjera dhe agjencitë partnere.
    Altin Dumani u shpreh se kanë nisur hetime për pastrim parash, për ndërtim dhe për turizëm. Ai shtoi se, sa i përket kriptomonedhave, kanë pasur një hetim në vitin 2024, ku është sekuestruar një shumë prej 11 milionë eurosh.
    Pjesë nga pyetje-përgjigjet:

    Pyetja: Pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën?
    Dumani: Për Prokurorinë e Posaçme nuk ka të paprekshëm. Për prokurorët e posaçëm nuk kanë rëndësi emrat, por veprat penale.
    Pyetja: A keni dëgjuar ultimatumin e Ramës para zgjedhjeve të 11 majit që SPAK të mos guxojë të dalë në terren? Nëse nuk ishit në terren për të gjetur provat, kur do t’i gjeni?
    Dumani: SPAK ka qenë në terren, edhe në zonën që ju keni drejtuar, z. Boçi. Ju e dini sa e vëmendshme ka qenë Prokuroria e Posaçme. Madje ju jeni ftuar të jepni disa të dhëna lidhur me një rast të publikuar në media. SPAK ka qenë në të gjitha rrethet pothuajse. Edhe në zonën që ju keni mbuluar, po kryen hetime.
    Lufta kundër krimit të organizuar është një nga gjërat për të cilat SPAK duhet të ndihet krenar. Kemi bashkëpunuar me vendet në rajon, me BE-në, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi një vit e gjysmë me vendet latine, është arritje. Vazhdojmë të bashkëpunojmë me agjencitë partnere. Ky besim na është dhënë sepse e kemi merituar, kemi treguar sa profesionistë jemi. Ajo që duhet vlerësuar maksimalisht është ky bashkëpunim me agjencitë.
    Pyetja: Sa raste keni ndërmarrë për pastrim parash në ndërtim, lojërat e fatit? Po për kriptomonedhat, keni nisur hetimet?
    Dumani: Kemi nisur hetime për pastrim parash edhe për ndërtim, edhe për turizëm. Të paktën 4 hotele janë konfiskuar tashmë. Kemi pjesë të portofolit të aseteve të sekuestruara, vila, apartamente etj. Sa i përket kriptomonedhave, po, kemi pasur hetim në vitin 2024. Është një shumë prej 11 milionë eurosh në kriptomonedha që është sekuestruar.
    /vizionplus.tv

  • Reshjet e shiut përmbytën rrugët e Shkodrës, reagon kryebashkiaku Beci: Situata është normalizuar

    Reshjet e shiut përmbytën rrugët e Shkodrës, reagon kryebashkiaku Beci: Situata është normalizuar

    Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme sollën problematika në disa zona të qarkut të Shkodrës.

    Pas disa orësh, me uljen e reshjeve duket se gjendja është përmirësuar teksa kryebashkiaku Benet Beci me anë të një postimi në Facebook shkruan: “Situata e normalizuar në Bashkinë Shkodër”.

    Kryebashkiaku shton se në terren u angazhuan 35 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, 18 efektivë të Policisë Bashkiake, si dhe punonjës të Ujësjellësit dhe të Emergjencave Civile.

    Postimi i kryebashkiakut, Benet Beci:
    Situata e normalizuar në Bashkinë Shkodër
    Që prej orëve të para të mëngjesit, territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga reshje intensive shiu.

    Si pasojë e reshjeve, janë evidentuar problematika në dy njësi administrative në Bërdicë dhe në Gurin e Zi.

    Menjëherë pas njoftimit, strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policia Bashkiake kanë qenë në terren për të ndërhyrë dhe zgjidhur problematikat e shkaktuara nga reshjet.

    Në terren janë angazhuar 35 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, 18 efektivë të Policisë Bashkiake, si dhe punonjës të Ujësjellësit dhe të Emergjencave Civile.
    Sipas të dhënave nga terreni, situata është përmirësuar dhe aktualisht është drejt normalizimit. Ekipet e Bashkisë vijojnë të jenë në terren për monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast nevoje.

  • Reshjet e shiut përmbytën rrugët e Shkodrës, reagon kryebashkiaku, Benet Beci: Situata është normalizuar

    Reshjet e shiut përmbytën rrugët e Shkodrës, reagon kryebashkiaku, Benet Beci: Situata është normalizuar

    Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme sollën problematika në disa zona të qarkut të Shkodrës.

    Pas disa orësh, me uljen e reshjeve duket se gjendja është përmirësuar teksa kryebashkiaku Benet Beci me anë të një postimi në Facebook shkruan: “Situata e normalizuar në Bashkinë Shkodër”.
    Kryebashkiaku shton se në terren u angazhuan 35 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, 18 efektivë të Policisë Bashkiake, si dhe punonjës të Ujësjellësit dhe të Emergjencave Civile.
    Postimi i kryebashkiakut, Benet Beci:
    Situata e normalizuar në Bashkinë Shkodër
    Që prej orëve të para të mëngjesit, territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga reshje intensive shiu.
    Si pasojë e reshjeve, janë evidentuar problematika në dy njësi administrative në Bërdicë dhe në Gurin e Zi.
    Menjëherë pas njoftimit, strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policia Bashkiake kanë qenë në terren për të ndërhyrë dhe zgjidhur problematikat e shkaktuara nga reshjet.
    Në terren janë angazhuar 35 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, 18 efektivë të Policisë Bashkiake, si dhe punonjës të Ujësjellësit dhe të Emergjencave Civile.
    Sipas të dhënave nga terreni, situata është përmirësuar dhe aktualisht është drejt normalizimit. Ekipet e Bashkisë vijojnë të jenë në terren për monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast nevoje.

    Top Channel

  • A depërtoi ‘Rrumi i Shijakut’ deri në sistemin bankar duke futur shuma të mëdha parash të falsifikuara?

    A depërtoi ‘Rrumi i Shijakut’ deri në sistemin bankar duke futur shuma të mëdha parash të falsifikuara?

    Falsifikimi përbënte një prej aftësive kryesore të grupit të Rrumit të Shijakut, të cilën duket se e kanë shtrirë edhe në drejtime të tjera. Në dosjen hetimore zbulohet se Laho me të vëllanë falsifikonin dhe hidhnin në qarkullim shuma të mëdha parash të falsifikuara.
    Madje, bisedat mes tyre zbulojnë se ata mund t’i kenë futur edhe në sistemet bankare.
    Rrumi: Ço ndonjë te daja në Rinas se i ka bërë ato lekët. I ka në shtëpi, t’i shohim njëherë si i ka bërë, se mi nisi me foto. Dhe tani i ka shkuar ai robi që i ka bërë, është te shtëpia aty. Do i fusim me ndonjë bankë aty, po mundëm…
    Vullneti: “Po do 20 %, apo ke folur ti…Ke folur me ndonjë ti?
    Rrumi: “Kam pyetur për praktikën si funksionon. Do gjejmë ndonjë drejtor…Ço ose Gonin ose Tosin te daja t’i marri t’i shihni.
    Deri tani, treguam përvetësimet masive të pronave duke shfrytëzuar presionin dhe korruptimin e zyrtarëve. Në dosjen e SPAK, transkriptet e SKY zbulojnë edhe luftën për territor në aksin Durrës-Shijak.
    “Aty vërehet që dy grupe në një qytet kanë rivalitet të fortë dhe ajo që shqetëson është kërkesa për numër të lartë viktimash, vërtetë tronditëse dhe është e gjitha luftë për terren, dhe për terren ilegal si tjetërsimi i pronave. Një jetë e barabartë me një pronë që përkthehet në pushtet më pas”, thotë avokati Bledar Meminaj.
    “Sigurisht këto grupe kanë qenë jo vetëm objekt i veprimtarisë sonë hetimore, por edhe i goditjes së grupeve kriminale, kemi arrestuar disa persona, një organizatë në zonë, kemi dhënë dënime dhe kanë qenë në vëmendje të Prokurorisë Krimeve të Rënda çdo veprimtari”, thotë ish-prokurori, Eugen Beçi.
    Siç del në komunikime, Rrumi shpesh u dhuronte pronat e përvetësuara bashkëpunëtorëve të tij. Ai kishte lidhur aleancë me Avdylajt e Shijakut që del qartë në komunikimet mes tij, Astrit Avdylit dhe nipit të tij Elidon alias Aldo Avdyli. Në një komunikim mes Rrumit dhe Aldos, flitet për planet për të eliminuar Plarent Dervishin dhe Edmond Koçin alias Mond Çekiçi.
    Rrumi: Këta xhirojnë lojën e qytetit..
    Aldo: Po, je fiks fare vëlla, kjo është. S’ta fut njeri ty për terren, dhe për mend…
    Rrumi: Heqim Ceken, se Cekja është truri i tyre në terren. Se qytetin ata e kanë në kontroll…
    Aldo: O vlla, duhen 10 viktima brenda vitit…
    Në bisedën mes tyre, bie në sy momenti kur Rrumi i premton Avdylit që të zgjedhë tokë sipas dëshirës pasi ai posedon prona të shumta./tema/