Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, njofton se po vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.
Në terren ndodhen ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit, së koordinim me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura.
“Vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të funditEkipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkërendim të plotë me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura”, shkruan Rama në rrjete sociale, teksa ka ka ndarë dhe pamje nga punimet në terren.
Tag: terren
-

FOTO / Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren
-

Moti i keq në qarkun Korçë, dëme në ura dhe argjinatura. Strukturat në terren vijojnë punën
Moti i keq ka prekur mbarë vendi, dhe situata në disa qarqe është e rëndë si pasojë e përmbytjeve. Si pasojë e reshjeve të shiut të rëna ditët e fundit në qarkun Korçë, po vijon puna për evidentimin e problematikave të shkaktuara nga reshjet.
Bashkia Maliq:a) Vijon puna intensive në argjinaturën e lumit Devoll. Ekipet në terren po kryejnë përforcimin dhe stabilizimin e segmenteve problematike, me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e përmbytjeve në zonat përreth.
Gjatësia e punimeve: 2.1 km
Forca operuese 60 dhe logjistike:
18 kamionë3 fadroma5 ekskavatorë të mëdhenj1 ekskavator krah gjate2 ekskavatorë të vegjël
Paralelisht është ndërtuar segment sekondar poshtë argjinaturës, në gjatësi prej 400 metrash, i cili shërben për kthimin e mjeteve dhe aksesin teknik të mjeteve të rëndë.
b) I dëmtuar aksi rrugor Mesmal-Velçan-Selcë po vijohet puna nga strukturat vendore.c) Aksi në fshatin Osojë dhe Gjinikas është i pakalueshëm për shkak të shembjes së urës.
Bashkia Devoll:
a) Aktualisht po punohet në ura Çetë si dhe po ndërhyhet për sistemimin e rrugëve në fshatrat Progër, Bitinckë e Vranisht.b) Në segmentin Dobranj-Bracanj është konstatuar dëmtim i asfaltit në rreth 15 metra.
Bashkia Kolonjë:
a) Ndërhyrje me ekskavator në argjinaturën e përroit Shtikë dhe Bezhan për stabilizimin e segmenteve problematike.b) Në fshatin Gostivisht po largohet dheu i rrëshqitur me fadromë.c) Vijojnë punimet në urën e Qinamit.d) Në fshatin Starje po pastrohen kanalizimet me fadromë dhe punëtorë në terren.
Bashkia Pustec:
Po punohet për pastrimin e përroit të Goricës së Madhe nga inertet dhe në sistemimin e rrugës Lajthizë-Liqenas.
Bashkia Pogradec:
a) Grupi në terren vijon punën përgjatë Lumit Verdovë, grykderdhjes dhe zonave pranë tij, Lumit të Rremenjit dhe përgjatë banesave.b) Në Verdovë është dëmtuar rreth 65 ml mur mbajtës, 45 ml në Unazë dhe 60 ml në Zërvaske.
Bashkia Korçë:
Strukturat në terren vijojnë punën për neutralizimin e plotë të problematikave të konstatuara këto ditë.
A.RR.SH:
a) Në segmentin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë është konstatuar gërryerje nën bankinën e rrugës që ka sjellë edhe rrëzimin e barrierave mbrojtëse metalike anësore dhe rrezikon gërryerjen e pjesës asfaltike.b) Në segmentin K.Boboshticë – Dardhë çedim i rrugës në km 7.
Janë marrë masat nga A.RR.SH për të dy problematikat dhe do fillojë ndërhyrja në vend. Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike. -

Korçë/ Moti i keq sjell dëme në rrugë dhe ura, strukturat në terren vijojnë punën
Si pasojë e reshjeve të shiut të rëna ditët e fundit në qarkun Korçë, po vijon puna për evidentimin e problematikave të shkaktuara nga reshjet.
Bashkia Maliq:
a) Vijon puna intensive në argjinaturën e lumit Devoll. Ekipet në terren po kryejnë përforcimin dhe stabilizimin e segmenteve problematike, me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e përmbytjeve në zonat përreth.
Gjatësia e punimeve: 2.1 km
Forca operuese 60 dhe logjistike:
18 kamionë
3 fadroma
5 ekskavatorë të mëdhenj
1 ekskavator krah gjate
2 ekskavatorë të vegjël
Paralelisht është ndërtuar segment sekondar poshtë argjinaturës, në gjatësi prej 400 metrash, i cili shërben për kthimin e mjeteve dhe aksesin teknik të mjeteve të rëndë.
b) I dëmtuar aksi rrugor Mesmal – Velçan – Selcë po vijohet puna nga strukturat vendore.
c) Aksi në fshatin Osojë dhe Gjinikas është i pakalueshëm për shkak të shembjes së urës.
Bashkia Devoll:
a) Aktualisht po punohet në ura Çetë si dhe po ndërhyhet për sistemimin e rrugëve në fshatrat Progër, Bitinckë e Vranisht.
b) Në segmentin Dobranj – Bracanj është konstatuar dëmtim i asfaltit në rreth 15 metra.
Bashkia Kolonjë:
a) Ndërhyrje me ekskavator në argjinaturën e përroit Shtikë dhe Bezhan për stabilizimin e segmenteve problematike.
b) Në fshatin Gostivisht po largohet dheu i rrëshqitur me fadromë.
c) Vijojnë punimet në urën e Qinamit.
d) Në fshatin Starje po pastrohen kanalizimet me fadromë dhe punëtorë në terren.
Bashkia Pustec:
Po punohet për pastrimin e përroit të Goricës së Madhe nga inertet dhe në sistemimin e rrugës Lajthizë-Liqenas.
Bashkia Pogradec:
a) Grupi në terren vijon punën përgjatë Lumit Verdovë, grykderdhjes dhe zonave pranë tij, Lumit të Rremenjit dhe përgjatë banesave.
b) Në Verdovë është dëmtuar rreth 65 ml mur mbajtës, 45 ml në Unazë dhe 60 ml në Zërvaske.
Bashkia Korçë:
Strukturat në terren vijojnë punën për neutralizimin e plotë të problematikave të konstatuara këto ditë.
A.RR.SH:
a) Në segmentin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë është konstatuar gërryerje nën bankinën e rrugës që ka sjellë edhe rrëzimin e barrierave mbrojtëse metalike anësore dhe rrezikon gërryerjen e pjesës asfaltike.
b) Në segmentin K.Boboshticë – Dardhë çedim i rrugës në km 7.
Janë marrë masat nga A.RR.SH për të dy problematikat dhe do fillojë ndërhyrja në vend.
Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike. -

Gurët bllokojnë aksin drejt digës së Bovillës, grupet e emergjencës në terren
Rruga që të çon drejt digës së Bovillës në Tiranë është bllokuar plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së gurëve nga shpati i malit, pas reshjeve të dendura të shiut gjatë orëve të fundit.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi përmes një deklarate në rrjetet sociale se situata paraqet rrezik për lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve, ndërsa institucionet po punojnë në koordinim për të ndërhyrë me mjetet e nevojshme.“Të gjitha institucionet po bashkërendojnë punën për të ndërhyrë me mjetet e duhura, për shkak edhe të rrezikshmërisë që paraqet situata,” thuhet në njoftim.
Nga pamjet e publikuara, duken gurë masivë të shkëputur nga lartësitë, të cilët kanë bllokuar plotësisht rrugën përgjatë kanionit të Bovillës. Për pasojë, disa fshatra të zonës, si Rrazë, Bruz, Bruz-Mal, Bruz-Zallë dhe Dushë, janë aktualisht të izoluar dhe pa mundësi komunikimi me Tiranën.
Në terren ndodhen grupet e punës së bashkisë, IKMT, zjarrfikësja dhe strukturat e emergjencave civile, të cilat po vlerësojnë situatën dhe rrezikun e rrëshqitjeve të tjera. Ndërhyrja me mjete të rënda pritet të nisë sapo të garantohet siguria e punonjësve.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjen në këtë aks deri në njoftim të dytë. -

Koçiu inspekton urën e dëmtuar në fshatin Xhyrë: Të gjitha strukturat do jenë në terren për sigurinë e qytetarëve
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në terren pranë urës së dëmtuar në fshatin Xhyre, Njësia Administrative Hotolisht në Librazhd, ku reshjet intensive të orëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze dhe bllokimin e qarkullimit të automjeteve, për arsye sigurie.
Ministrja, së bashku me strukturat vendore, Policinë e Shtetit, forcat e armatosura dhe ekipet e Mbrojtjes Civile, po koordinojnë masat për ndërhyrje të menjëhershme dhe rikthimin sa më të shpejtë të aksesit në urë.Lexo edhe :Related Posts
Deri në normalizimin e situatës, lëvizja e automjeteve po kryhet përmes rrugës së vjetër, e cila aktualisht shërben si alternativë. Ndërsa për fëmijët që ndjekin shkollën është siguruar transport nga të dy anët e urës, e cila kalohet vetëm në këmbë.Ministrja Koçiu theksoi se angazhimi në terren vijon pa ndërprerje dhe të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i keq./vizionplus.tv
-

FOTO/ Shtëpi e toka të përmbytura në bashkinë e Dimalit, efektivët në terren
Vijojnë problematikat në disa zona të vendit si pasojë e motit të keq.
Në bashkinë e Dimalit situata paraqitet alarmante kryesisht në lagjen e Dafinave dhe në fshatrat Çiflik dhe Arëz.
Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë janë angazhuar në terren për evakuimin e banorëve të cilëve banesat u janë përmbytur.
Reshjet intensive të shiut kanë nxjerrë nga shtrati lumin Osum, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore. -

Përmbytje masive në Dimal, efektivët në terren për evakuimin e banorëve
Aktualitet E Premte, 21 Nëntor 2025 15:36
Në bashkinë e Dimalit situata paraqitet alarmante kryesisht në lagjen e Dafinave dhe në fshatrat Çiflik dhe Arëz. Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë janë angazhuar në terren për evakuimin e banorëve të cilëve banesat u janë përmbytur. Reshjet intensive të shiut kanë nxjerrë nga shtrati lumin Osum, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore.
-

Lezha, qarku më i prekur nga reshjet. ARRSH dhe OSHEE me grupe në terren për të normalizuar situatën
Përmbytje të tokave bujqësore, prezencë uji në banesa dhe biznese është situata e raportuar kryesisht në qarkun e Lezhës, bashkia Kurbin si pasojë e reshjeve te shiut me itensitet te dendur. Rreth 80 familje në fshatin Shpërdhet mbeten të izoluara, pasi prurjet e mëdha të lumit Droje kanë shembur rrugën hyrëse në një gjatësi prej rreth 100 metrash.
Vështirësi të mëdha raportohen edhe në rrugën që lidh fshatin Gallatë me Vinjollin në Kurbin, e cila vijon të jetë e bllokuar si pasojë e vërshimit të ujërave malorë që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën. Situata janë shënuar edhe në Tropojë, Kukës , në aksin Skurraj–Burrel, me rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës.Edhe në akset Ersekë – Leskovik – 3 Urat, Elbasan–Rrogozhinë-Qafë Thanë Ka pasur rënie inertesh. Grupet e punës së ARRSH janë në terren , sakaq edhe punonjës të policisë rrugore . Për sa i përket furnizimit me energji elektrike, OSSH ka vënë në dispozicion rreth 1500 punonjës.
Aktualisht janë jashtë pune 26 fidera të rrjetit të tensionit të mesëm. Rrjeti që furnizon hidrovorët është funksional dhe pa defekte, ndërsa po m,bahet nën monitorim situata në Fierzë ku parashikohen reshjesh deri në 80 mm dhe në Koman–Vau i Dejës ku parashikohen rreth130 mm reshje në basen. Furnizimi me ujë është normal në të gjithë vendin.. Në porte probleme me ankorimin pati vetëm në Vlorë, ku trageti që vinte nga Brindizi priti 4 orë në radë, ndërkohë në aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk raporton probleme apo ndërprerje të operimeve.

