Gjatë konferencës së misionit të OSBE-ODIHR në Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit, ambasadori Lamberto Zannier, është pyetur për financimet e fushatave me para të padeklaruara, nëse misioni ka një mekanizëm për kontrolluar këto para.
Ai u shpreh se vëzhgimi nga misioni i tyre bëhet vlerësuar situatën në terren dhe çfarë është zbatuar nga rekomandimet e mëparshme në këtë fushë.
Ndër të tjera shtoi se kjo fushë është një nga më të rëndësishmet për vlerësimin nëse Shqipëria është apo jo vend me demokraci të mirë.
“Vëzhgimi do të behët duke vlerësuar situatën në terren dhe çfarë është zbatuar nga rekomandimet e mëparshme në këtë fushë. Sigurisht është një nga fushat më të rëndësishme që reagon nëse keni një model të një vendi të mirë demokratik”, tha ai.
Tag: terren
-

Zgjedhjet e 11 majit/ Amasadori Zannier: Vëzhgimi do të bëhet duke vlerësuar situatën në terren dhe…
-

Rëndësia e takimeve të Berishës para 11 majit/ Gazetari: Kandidatët për deputetë kanë zbritur në terren
Gazetari Ermal Rizaj, në një lidhje direkte nga selia blu për A Shoë në SYRI TV me Adi Krastën, i është përgjigjur pyetjeve të moderatorit, në lidhje me zhvillimin e fushatës elektorale të Partisë Demokratike.
Rizaj theksoi se porosia kryesore e Berishës për kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike ka qënë përgjatë takimeve, dalja në terren e tyre dhe trokitja në çdo derë, ku duhet të paraqesin programin e PD dhe platformën e PD, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
‘Kandidatët jo vetëm pas direktivave të ditës së sotme, por pas mbylljes së procesit të primareve ata kanë zbritur në terren në bazë të zonave që u janë caktuar dhe vijojnë takimet intensive me qytetarët’, u shpreh Rizaj.
Biseda në studio:
Krasta: Pse duket i rëndësishëm brenda të folurës së opozitës ky takim që ka filluar tani në selinë e PD me kandidatët e Qarkut të Tiranës?
Rizaj: Sot porosia më e rëndësishme e zotit Berisha për drejtuesit politik dhe drejtuesve të degëve, kanë marrë porosi që të jenë çdo ditë në terren dhe të trokasin në çdo derë, të paraqesin programin e PD dhe platformën e PD, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Në datë 11 maj do të ketë një organizim të veçantë. Ka nisur numërimi mbrapsh nisja zyrtare e fushatës në darë 11 prill, ku në 11 prill në orën 19:00 do të hapet edhe zyrtarisht fushata e PD-së.
Krasta: Edhe kandidatët e listave të hapura, pse ka pasur pritshmëri në lidhje me këtë takim me zotin Berisha. Janë ata gati për të hyrë në një garë të tillë.
Rizaj: Mbledhja do të nisë për pak minuta me kandidatët për deputetë të Qarkut të Tiranës. Kandidatët në listë të hapur dhe të mbyllur kanë ndarë zonat dhe kanë sjellë problematikat e këtyre zonave.
Rëndësia e këtij takimi është se kandidatët e listave të hapura dhe të mbyllura, u janë caktuar 2 zona për të monitoruar dhe punuar, si dhe për të sjellë problematikat e këtyre zonave. Ky takim vjen disa ditë para hapjes zyrtare të fushatës.
Në ditët në vijim zoti Berisha do të ketë takime në qarqet kryesore, si në Shkodër, Elbasan dhe të tjera.
Krasta: Ajo që do ndodhë në fushatë nuk është një betejë titujsh por është një betejë konceptesh dhe pranie. A janë gati këta që të jenë fizikisht të pranishëm në kontakt me popullin e Shqipërisë?
Rizaj: Kandidatët jo vetëm pas direktivave të ditës së sotme, por pas mbylljes së procesit të primareve ata kanë zbritur në terren në bazë të zonave që u janë caktuar dhe vijojnë takimet intensive me qytetarët.
-

SYRI TV/ Breshëri dëmton 60 ha me pemë në Frakul, fermerët: Dëmet e shkaktuara janë të mëdha
Të paktën 60 hektarë me pemtari frutore janë dëmtuar nga reshjet intensive të breshërit në zonën e Frakullës. Fermerët thonë se dëmet në prodhimet e tyre bujqësore janë kolosale ndërsa presin specialistët që të bëjnë verifikime në terren. Ata kërkojnë kompensim nga shteti për përballimin e situatës.
Fermerët e zonës së Kafaraj të Frakullës, kanë pësuar dëme kolosale nga reshjet intensive të breshërit rënë pasditen e kësaj të hëne..
Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në nektarinë, ullishte, vreshta por edhe në fidanët e bostanit, spinaq dhe plastmaset e serave me luleshtrydhe.
Fermerët thone se i gjithe investimi tyre ne pemtari e bujqesi eshte shkaterruar nga bresheri duke u shkaktuar miliona leke deme dhe kerkojne ndihme e shtetit per përballimin e situates. Ata pohojnë se deri tani askush nuk ka dalë në terren për të parë e verifikuar nga afër dëmet.
Sipas informacionit të marrë pranë Drejtorisë së Bujqësisë Fier, janë démtuar rreth 60 ha me pemëtari frutore ndërsa specialistë të bujqësisë do të verifikojnë dëmet në terren.
-

“Ligji është një për të gjithë”/ Vrasja e mjekëve në Gaza, SHBA nuk mbron Izraelin?
SHBA-ja deklaroi se pret që “të gjitha palët në terren” në Gaza të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar, edhe pse nuk konfirmoi nëse është duke kryer një verifikim të sajin lidhur me vrasjen e 15 mjekëve, punonjësve të mbrojtjes civile dhe një zyrtar të OKB-së nga ushtria e shtetit hebre.
Trupat e tyre të pajetë u gjetën në një varr masiv, të mbuluar me rërë. E pyetur për vrasjet, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce insistoi se:
“Çdo gjë që ndodh në Gaza po ndodh për shkak të Hamasit”.Agjencia humanitare e OKB-së deklaroi se pesë ambulanca, një makinë zjarrfikëse dhe një automjet i OKB-së u goditën ne 23 mars dhe se 15 trupa, përfshirë ndihmësmjekë që ende kishin uniformat në trup, ishin mbledhur dhe varrosur së bashku. Lidhje ndërkombëtar humanitar ndalon shënjestrimin e civilëve në raste konflikti, e mbi të gjitha, bën thirrje për mbrojtje të vecantë për personelin mjekësor.
SHBA, furnizuesi më i madh i armëve i Izraelit, është gjithashtu e detyruar nga ligjet e veta që t`ua ndalojë përdorimin e armëve të saj ushtrive të huaja të cilat shkelin ligjin humanitar. Jonathan Whittall, kreu i agjencisë humanitare të OKB-së në Gaza, tha se varri masiv ishte “shënjuar” me një dritë emergjence nga një prej ambulancave të goditura në sulm.
“Është një tmerr absolut ajo që ka ndodhur këtu,” tha ai në platformën X, duke shtuar se “punonjësit e kujdesit shëndetësor nuk duhet të jenë kurrë një objektiv”.
Izraeli e rinisi fushatën e tij ajrore dhe tokësore në Gaza më 18 mars pas një ngecjeje të negociatave mbi një marrëveshje më të gjerë armëpushimi me Hamasin dhe që prej atëherë ka përshkallëzuar jo vetëm aksionet e tij në terren, por edhe thirrjet për zbrazjen e enklavës.Top Channel