Tre ditë pas nisjes së fushatës, SPAK ka zbritur në terren. Ashtu siç ishte parashikuar në strategjinë e Prokurorisë së Posaçme për krimet zgjedhore tashmë 16 zyrat në qarqet e vendit janë gati.
Sipas urdhrit të drejtuesit Altin Dumani, prokurorët së bashku me hetuesit që prej së premtes kanë marrë kontakte me prokuroritë e rretheve, ku mësohet se nga këta të fundit u është vënë në dispozicion edhe zyra ku do të qëndrojnë për të koordinuar hetimet.
Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit që është bërë me prokurorinë e përgjithshme dhe KQZ-në, për parandalimin e krimeve zgjedhore, prokurorët e posaçëm që do të shoqërohen edhe nga agjentët, do të analizojnë kallëzimet referuara.
Paralelisht janë duke u verifikuar edhe referimet e pasqyruara në platformën e SPAK, e cila prej muajit mars është aktive. Burime bëjnë me dije se çdo ditë adresohen denoncime nga qytetarët, ku në të shumtën e rasteve është e vështirë identifikimi për shkak të anonimatit.
“Task-Forca”, do ketë një periudhë funksionimi që do vijojë për 3 muaj, deri në fund të majit. Në krye të kësaj Task-Force është kryeprokurori Altin Dumani.
Task-forca e SPAK do të përbëhet një strukturë qendrore dhe grupet hetimore të shpërndara në terren gjatë periudhës zgjedhore, ku do të bëjnë pjesë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, staf administrativ mbështetës në të 12 qarqet dhe 61 bashkitë.
Në Tiranë struktura qendrore do të drejtohet nga vetë Altin Dumani. SPAK thotë se fokusi kryesor i grupeve hetimore do të jetë në parandalimin dhe hetimin e përdorimit të administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirja e grupeve kriminale në proces zgjedhor.
Një grup i posaçëm me hetues financiarë dhe ekspertë të tjerë të fushës do të monitorojnë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike të cilët nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme.
Tag: terren
-

11 maji/ SPAK në terren, vëmendje e shtuar ndaj hetimit të krimeve zgjedhore
-

Spak zbret në terren/ Hap zyrtarisht fushatën për hetimin e krimeve zgjedhore
Prej kësaj të shtunë prokurorët e posaçëm, të cilët janë caktuar më evidentimin e krimeve zgjedhore kanë dal në terren ku në foks janë takimet me drejtuesit e policive dhe drejtuesit e prokurorive. Për parandalimin e krimeve zgjedhore prokurorët e posaçëm do të shoqërohen edhe nga agjentët, të cilët do të fillojë më analizimin e kallëzimeve të referuara.Paralelisht po analizohet edhe referimet e pasqyruara në platformën e SPAK për të cilën prej muajit mars është aktive.
Burime bëjnë me dije se çdo ditë adresohen denoncime nga qytetarët, ku në të shumtën e rasteve është e vështirë identifikimi i tyre për shkak të anonimatit. Vetëm në vitin që lamë pas nga ana e Prokurorisë së Posaçme janë hetuar 43 procedime penale për 7 persona nën hetim për vepra që lidhën më krime zgjedhore. -

OSBE i dhuroi SPAK-ut pajisje kompjuterike/ Rusta: Po hetohen 20 kallëzime për krime zgjedhore
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhuroi sete pajisjesh kompjuterike për të forcuar kapacitetet e Task-Forcës së re të SPAK-ut për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije se deri më tani janë 20 denoncime në lidhje me krimet zgjedhore, që po hetohen nga SPAK.
“Pritet që numri i përfaqësuesve të OSBE-ODIHR në terren të jetë mbi 200 përfaqësues. Suporti Teknik s’ka munguar për SPAK-un, si struktura që ka ndërtuar një Task-Force për të monitoruar integritetin në terren, për parandalimin e krimeve zgjedhore në kushtet e flagrancës.
20 prokurorët e SPAK kanë zbritur në terren në 12 qarqe të vendit. Ka nisur puna e Task Force-s. Monitorimi i financave, lëvizjeve, transaksioneve financiare, është ajo çka po bën SPAK-u. Eshte starti zyrtar i fushatës do të monitorohet. Monitorimi i rrjeteve sociale ka nisur. Janë mbi 20 denoncime për krimet zgjedhore që po hetohen nga SPAK.
Pajisjet janë kompjuterë, që do jetë i lidhur me internet në distancë, printer dhe skaner. Nëse një oficeri të BKH do t’i duhet të marrë një dëshmi, do t’i ketë në mënyrë portabël. Janë 25 kompjuterë, skanera dhe printera. Jo zyrtarisht MCN Live ka mësuar se 20 kallëzime penale po verifikohen nga Task-Forca”. -

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK: E ka tejkaluar qëllimin. Jemi të përkushtuar për të çrrënjosur shpenzimet e panevojshme
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të mbajtur mbrëmjen e kaluar për Kosovën dhe Sebrinë, SHBA kërkoi rishikimin e misionit të Kombeve të Bashkuara duke sugjeruar përfundimin e menjëhershëm të tij.
Përfaqësuesi amerikan, John Kelley argumentoi se UNMIK e ka tejkaluar qëllimin fillestar të mandatit të tij.
“Ne ju falenderojmë për kontributin tuaj, por koha për të tërhequr UNMIK-un ka ardhur. Ne rekomandojmë që UNMIK-u të fillojë transferimin e funksioneve të tij tek agjencitë e tjera të OKB-së në terren, më të përshtatshme për këtë punë, në mënyrë që procesi drejt përfundimit të misionit të jetë gradual, dhe jo i papritur. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të çrrënjosur shpenzimet e panevojshme në organizatat ndërkombëtare”, tha John kelley, përfaqësues i SHBA.Të njëjtën kërkesë bëri edhe ministrja në detyrë e Kosovës për punët e jashtme Gërvalla ndërsa i bëri thirrje UNMIK të mos shtrembërojë realitetin në terren.
“Gjuha ka rëndësi, zonja dhe zotërinj. Mënyra se si i përshkruajmë aktet në terren do të përcaktojë nëse do të mbizotërojë ndëshkimi apo pandëshkueshmëria, nëse agresioni do të inkurajohet apo do të përballët”, tha Gërvalla.
Misioni i UNMIK-ut vepron sipas rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila erdhi si kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë.
Më herët gjatë seancës, kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë shkëmbyen akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit ndërsa vendet e huaja thanë të dy shtetet duhet të punojnë për të ulur tensionet./vizionplus.tv -

Kryemadhi zbret në terren: Do të trokas në çdo derë, për t’ju kërkuar votën për ndryshim
Deputetja Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi është përfshirë zyrtarisht në fushatën elektorale, jo vetëm online, por edhe në terren. Në një postim në Facebook, ajo bën me dije se do të trokasë në çdo derë për të kërkuar votën për Ilir Metën, i cili ndodhet pas hekurave, por do të kandidojë në listën e hapur të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Postimi:Ju uroj një të dielë të mbarë.
Do trokas në çdo derë, do ta hap me zemër dhe do të kërkoj votën për ndryshimin që duan shqiptarët. Voto Nr 1
Voto Ilir Metaj
Vetë Kryemadhi është shprehur se ka hequr dorë nga politika dhe se nuk do të kandidojë më për deputete. Por, në rrjetet sociale, e ka treguar vazhdimisht mbështetjen për Metën. -

Demokratët kërkojnë Tiranën, Dhurata Çupi: Terren i vështirë, besoj tek vota e qytetarëve në kryeqytet
Deputetja demokratike, njëkohësisht edhe kandidate në qarkun e Tiranës, në Njësinë 9, Dhurata Çupi tregoi ethet e garës për zgjedhjet e 11 majit.
Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Aleksandër Furxhi, Çupi u shpreh se Tirana është një terren shumë i vështirë, teksa nënvizoi veçantinë e fushatës së saj.
Deputetja demokrate tha se është përpjekur të bisedoj me qytetarët, të tregojë çfarë do bëjë opozita, jo të tregojë atë që nuk ka bërë qeveria.Intervista e plotë:
Pse e latë Dibrën dhe si po ju duket gara në Tiranë?
Çupi: Unë kam qenë deputete dhe e nderuar gjithashtu që të përfaqësoja Dibrën. Mendoj se e kam përfaqësuar atë qark me korrektësi dhe seriozitet. Tashmë unë kandidoj në qarkun Tiranë. Por deri në shtator unë mbetem deputete e qarkut të Dibrës.
Si po ju duket gara, sepse është një terren i ri për ju
Çupi: Po, është një terren i vështirë. Është e vështirë për ne gratë sidomos, si nga listat e hapura, por edhe në një qark si Tirana me shumë kandidatë. Unë besoj se do t’i kem votat e qytetarëve të Tiranës. Kam bërë një jetë aktive në politikë. Kam gjetur shumë pika të përbashkëta sa i takon kauzave si rritja dhe fuqizimi ekonomik i grave, mbrojtja ligjore e grave. Kam përkrahur edhe iniciativa qeveritare.
Çfarë veçantie ka fushata për një kandidat në Njësinë 9 të Tiranës?
Çupi: Unë tashmë jam në Njësinë numër 9, ku po bëj fushatën elektorale. Është rruga Don Bosko deri tek stacioni i trenit, rruga e burgut, qendra. Janë zona problematike. Këtu ku po flas jam në një zonë që ka probleme me ujë. Kanë problematika me legalizimet. Politikat fiskale janë më të rënda, qoftë për bizneset e vogla, ashtu edhe për shtresën e mesme. Ne kemi një program ku qytetarët mund të na votojnë.
Ju jeni duke bërë një fushatë pozitive, kështu jeni shprehur. Përse?
Çupi: Unë jam shquar gjithmonë për një ekuilibër politik, nuk kam bërë fushata negative. Unë jam përpjekur të bisedoj me qytetarët, të them çfarë do bëjë opozita, jo të tregojmë atë që nuk ka bërë qeveria.
/vizionplus.tv



