Tag: terren

  • “Aftësia e Ramës për të tërhequr mbështetje ndërkombëtare”, prestigjozia “Le Monde”: Tirana, një ‘terren’ i dëshiruar për arkitektët nga e gjithë bota

    “Aftësia e Ramës për të tërhequr mbështetje ndërkombëtare”, prestigjozia “Le Monde”: Tirana, një ‘terren’ i dëshiruar për arkitektët nga e gjithë bota

    “Le Monde” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit të Shqipërisë, duke e cilësuar Tiranën si terren të dëshiruar për arkitektët nga e gjithë bota.

    “Kryeqyteti shqiptar është shndërruar në një vend mikpritës për emrat më të mëdhenj të arkitekturës botërore, të nxitur nga vetë kryeministri, Edi Rama, i cili synon të ‘mbyllë llogaritë’ me mbetjet e komunizmit dhe t’i japë vendit një imazh të ri.
    Në zemër të rilindjes arkitekturore të Shqipërisë qëndron Kryeministri Edi Rama, një lider vizionar, artist i njohur ndërkombëtarisht dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës, i cili po riformëson jo vetëm një qytet, por identitetin e një kombi të tërë. I formuar në shkollën prestigjioze të Arteve të Bukura në Paris (Beaux-Arts) dhe i përfaqësuar nga galeria e njohur botërore Marian Goodman, Rama sjell syrin e artistit dhe vullnetin e reformatorit në kanavacën urbane të Tiranës.
    Vizioni i tij transformues e ka kthyer kryeqytetin në një terren të ri loje për arkitektët më të mirë të botës. Nga shndërrimi i Piramidës së periudhës komuniste në një qendër kulturore dinamike, deri te rimodelimi i Vilës 31—dikur rezidenca e diktatorit Enver Hoxha—në një hapësirë banimi dhe shfaqjeje për artistët, Rama ka qenë në krye të përpjekjeve për të ripërdorur simbolet e së kaluarës në funksion të hapësirave që frymëzojnë krijimtari, hapje dhe rigjenerim.
    Në thelb të këtij transformimi të guximshëm qëndron aftësia e Ramës për të tërhequr talente dhe mbështetje ndërkombëtare. Dyshja franceze e arkitektëve Thibault Marca dhe Lucie Niney (agjencia NeM) u ngarkuan me projektimin e rindërtimit të Piramidës. Ndërkohë, filantropi miliarder Frédéric Jousset, një mbështetës i fortë i asaj që ai e quan “demokratizimi kulturor”, ka marrë përsipër funksionimin e projektit.
    Nën drejtimin e Ramës, Tirana nuk është më thjesht një kryeqytet—por është kthyer në një simbol të asaj që Shqipëria moderne guxon të bëhet: dinamike, e kulturuar dhe e orientuar drejt së ardhmes”, thuhet në shkrim.

    Top Channel

  • VIDEO/ Balluku në terren: Brenda sezonit veror nisin operimet zyrtare nga aeroporti i Vlorës

    VIDEO/ Balluku në terren: Brenda sezonit veror nisin operimet zyrtare nga aeroporti i Vlorës

    Në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës po punohet për detajet e fundit, pak ditë para uljes në pistë të avionit të parë. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër ecurinë e punimeve, teksa tha se ”më 8 maj, do kemi testin me uljen e avionit të parë në pistën prej 3,2 kilometrash në Vlorë, për të vijuar me certifikimet, që brenda sezonit veror të kemi uljet zyrtare”.
    Balluku tha se ky është një projekt i rëndësishëm që i përgjigjet zhvillimit të industrisë së Aviacionit Civil. Sot vuri në dukje Balluku, numri i pasagjerëve në aeroportin e Rinasit shënon 10,7 milionë, kundrejt 1,7 milionëve që ishin në 2013, ndërsa pritshmëritë për 2025-n, janë për rritje me 20-30% të fluksit të pasagjerëve përmes linjave ajrore në vendin tonë.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) është investimi që po shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar. Ky aeroport pritet jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Aeroporti i Vlorës, jetësohet në terren për t’u shndërruar në aeroportin kryesor të vendit, i cili do të funksionojë me mbi tre modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë.

  • Vasil Llajo, kandidati i PS që po e zhvillon fushatën më shumë në televizor se në terren

    Vasil Llajo, kandidati i PS që po e zhvillon fushatën më shumë në televizor se në terren

    Vasil Llajo, një nga kandidatët e Partisë Socialiste për qarkun Vlorë, ka zgjedhur një strategji të pazakontë për fushatën e tij zgjedhore: një prani të shtuar në mediat televizive dhe thuajse inekzistente në terren. Në një kohë kur shumica e kandidatëve përpiqen të fitojnë zemrat e votuesve përmes takimeve të drejtpërdrejta dhe kontakteve me komunitetin, Llajo duket se ka zgjedhur të bëjë fushatë përmes ekraneve televizive.
    Ai është bërë tashmë një figurë e njohur në emisionet kryesore të mbrëmjes, ku promovon veten dhe programin e tij politik. Këto dalje mediatike janë kthyer në një formë marketingu të pastër personal, por që sipas shumë qytetarëve të zonës, nuk mund të zëvendësojnë kontaktin e drejtpërdrejtë me njerëzit.
    Nga ana tjetër, mungesa e tij në terren po ngjall shqetësim në bazën elektorale socialiste, ku shumë ndihen të anashkaluar. Në rrugët e qyteteve dhe fshatrave të Vlorës, Vasil Llajo shihet rrallë, duke i lënë hapësirë dyshimeve nëse kjo strategji do të japë frytet e dëshiruara më 2025.
    Fushatat në Shqipëri historikisht janë fituar me terren, me kontakt të ngushtë me qytetarin, dhe jo vetëm me dalje të kuruara në media. Rreth kësaj strategjie të Llajos, mbetet për t’u parë nëse votat merren përmes kamerës apo përmes shtrëngimit të dorës. /Sarandanews.com/

  • Kontrata legale e PD dhe fushata miliardëshe e PS në terren që SPAK se sheh

    Kontrata legale e PD dhe fushata miliardëshe e PS në terren që SPAK se sheh

    Kontrata legale e PD dhe fushata miliardëshe e PS në terren që SPAK se sheh

    Nga Hysni Gurra

    Mediat e McGonigalit dhe të inceneratorëve kanë bërë zbulimin e madh, PD ka bërë një kontratë, patriotike, lobimi në SHBA me paratë e shqiptarëve të Amerikës. Dhe SPAK si qen gjahu i kryeministrit filloi spektaklin mediatik gjoja do hetojë diçka që është transparente, është legale sipas ligjeve në SHBA dhe Shqipëri.

    E gjithë furtuna në gotë tregon një panik që ka përfshirë, kukullën e George Soros dhe tutorin që bleu me çanta me para parkingjeve të New York shefin e lartë të FBI-së për të asgjesuar opozitën.

    Kjo është fabula dhe furtuna mediatike.

    Në terren, në realitet, ajo që do duhej hetuar, por SPAK nuk guxon, është fushata miliardëshe e kandidatëve të Rilindjes në gjithë Shqipërinë. Po, po, ata janë duke shpenzuar miliarda lek për të blerë vota dhe terrorizuar votuesit.

    Unë kam disa ditë në terren në qarkun e Elbasanit, ku kam shkuar për të parë një fushatë elektorale si gazetar, sigurisht unë nuk e kam fshehur kurrë që mbështes opozitën kundër regjimit mafioz të Edi Ramës, po nuk jam si partiak gjithësesi.

    Çfarë shoh në terren këto ditë dhe çfarë më thonë dëshmitarë okularë, njerëz të zakonshëm, shumë prej tyre pjesë e administratës së Rilindjes, miq e mikesha të mitë, por edhe vetë kandidatë të Rilindjes, është se: Fushata elektorale e një kandidati të Edi Ramës në terren kushton jo më pak se 300-500-mijë euro e deri në 1-milionë euro ndonjë që mbështet nga miqtë e Ramës.

    Kjo nuk është legjendë, kjo ndodh para syve të shqiptarëve në çdo qark të vendit. Fushata elektorale e PS mund të tejkalojë shifrën 1-miliardë euro.

    SPAK-u, ‘heronjtë e fëmijëve’, bën lojëra kuka-mçefti dhe xhiro nëpër qytete sepse nuk guxon as t’i afrohet ndonjë elementi të rilindjes.

    Nuk është e vështirë për SPAK të hetojë krimet elektorale që po bëjnë kërdinë ditë për ditë në çdo qark të vendit.

    Mjafton të pyesë punonjësit e adminitratës dhe qytetarë të zakonshëm. Të cilët nëse shohin seriozitet në SPAK, flasin, dhe e folura e tyre është kumbuese për këdo.

    Sot ata nuk denocojnë dot sepse regjimi i Ramës i heq nga puna, u heq ndihmën sociale, ose qoftë larg të denoncojë ndonjëri presionin e bandave e paguan edhe më shtrenjtë shtrenjtë se heqja nga puna apo heqja e ndihmës sociale.

    Si strukturë eunuke e kryeministrit që është, SPAK bën spektakël me nisje hetimesh për diçka që është legale, është donacion i shqiptarëve të Amerikës, pra, s’ka asnjë shkelje.

  • Ministrja Denaj: 500 veterinerë çdo ditë janë në terren, garanci për sigurinë ushqimore

    Ministrja Denaj: 500 veterinerë çdo ditë janë në terren, garanci për sigurinë ushqimore

    Në Ditën Botërore të Veterinarisë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka shprehur mirënjohjen e veçantë për trupën veterinere.
    Sipas saj, rreth 500 veterinerë që çdo ditë janë në terren për të garantuar shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore.

    ”Ata kapërcejnë me sukses sfidat më të vështira, përfshirë ato të sëmundjeve pandemike dhe ndërkufitare, në mbrojtje të shëndetit të kafshëve në të gjithë vendin”,-shkruan Denaj.
    Postimi i plotë
    Në Ditën Botërore të Veterinarisë, mirënjohje të veçantë për trupën tonë veterinare, me rreth 500 veterinerë që çdo ditë janë në terren për të garantuar shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore, duke kapërcyer me sukses sfidat më të vështira, përfshirë ato të sëmundjeve pandemike dhe ndërkufitare, në mbrojtje të shëndetit të kafshëve në gjithë vendin.
    Një falënderim i veçantë shkon për çdo mjek veterinar të AKVMB-së, për kontributin e mjekëve veterinarë privatë, për 1200 profesionistët e Urdhrit të Veterinerëve, të cilët janë thelbësorë për plotësimin e çdo hallke të zinxhirit të kontrollit në funksion të garantimit të shëndetit publik veterinar.
    Respekt për të gjithë ata që kontribuojnë sot me profesionalizëm dhe për ata që ndër vite i kanë dhënë shumë këtij profesioni fisnik. Urime të përzemërta në ditën tuaj!

  • Zgjedhjet/ Çfarë po ndodh në Elbasan? Agjentët e BKH dhe prokurorët e SPAK zbarkojnë në terren

    Zgjedhjet/ Çfarë po ndodh në Elbasan? Agjentët e BKH dhe prokurorët e SPAK zbarkojnë në terren

    Dhjetëra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe prokurorë specialë të SPAK kanë zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
    Raportohet “blindimi” i Elbasanit vjen për shkak të një monitorimi të rreptë që po i bëhet fushatës zgjedhore në këtë Qark nga ana e agjentëve të BKH dhe SPAK, të cilët kanë mbështetjen edhe të OSBE, Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), si edhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare.
    Të gjitha këto struktura janë vendosur në gatishmëri të plotë për të kontrolluar çdo cenim të procesit zgjedhor dhe çdo lëvizje të kandidatëve për deputetë, aktiviteti elektoral i të cilëve, si edhe i mbështetësve të tyre, po mbahet nën vëzhgim të rreptë në çdo moment.
    Raportohet se në kreu të grupit të monitorimit është prokurori Ols Dado. Grupi po ndjek në terren procesin elektoral dhe hetuesit janë duke punuar me pajisje me teknologji të avancuar që dokumentojnë çdo shkelje në këtë proces zgjedhor.
    BKH dhe SPAK janë duke monitoruar gjithçka në këtë proces zgjedhor në Qarkun e Elbasanit duke filluar nga përdorimi i burimeve publike, abuzimi me administratën, qarkullimi i parave të pista, ndikimi i krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.
    Burime zyrtare bëjnë me dije se angazhimi i organeve ligjzbatuese ka për qëllim garantimin e pastërtinë e procesit zgjedhor të 11 Majit.
    Qarku i Elbasanit sipas burimeve zyrtare është nga më të “blinduarit” nga hetuesit ndër 12 qarqet e Shqipërisë në këtë proces zgjedhor.
    Kandidatët për deputetë që kapen në shkelje gjatë këtij rrezikojnë jo vetëm të humbasin mandatin, por të përfundojë edhe para ligjit.

  • A po ndikon krimi në fushatë? Gazetarja: Janë stepur nga SPAK, por po gjejnë metoda të reja

    A po ndikon krimi në fushatë? Gazetarja: Janë stepur nga SPAK, por po gjejnë metoda të reja

    Gazetarja Aida Topalli ka deklaruar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, se në këtë fillim fushata po ndihet shumë pak prania e grupeve kriminale.
    Sipas saj për shkak të zbritjes në terren të SPAk dhe bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KQZ, ka një stepje të grupeve kriminale, edhe pse këto të fundit po kërkojnë mënyra të reja për të ndikuar në zgjedhje.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: SPAK në terren do të ndikojë te vota?
    Topalli: Kjo është pika kyçe e SPAK me prokurorinë dhe KQZ. Kemi një bashkëpunim mes tre intitucioneve. Tre janë pikat kyçe, administrata publike, ku në të kaluarën ata mbyllnin qepenat dhe bënin fushatë. Këtë radhë po përpiqen të respektojnë orarin. Doli një video në Fier para pak kohësh që u mbyll zura arsimore, dhe doli më pas që adfministrata brenda orarit zyrtar nuk duhet të bëjë fushatë. Nëse përdoret institucionet hetojnë.
    Borakaj: Ministri ishte në terren makina që përdor ëhstë e institucionit?
    Topalli: Nuk duhet ta bëjë.
    Borakaj: Çfarë ndodhi?
    Topalli: Nuk e dimë, mund të ketë nsiur dhe një procedim penal. SPAK thiotë se do të merren parasysh edhe publikimet që bëhen në media veç denoncimeve.
    Borakaj: Kjo nuk ka efekt elektoral nëse del pas zgjedhjeve.
    Topalli: Dumani tha se kemi grupe të ngritura që po verifikojnë nëse denoncimet kanë apo jo peshë në zgjedhje. Po verifikohet nëse ka grupe kriminale në procesin zgjedhor. Ka një mungesë në këtë rast.
    Borakaj: Berisha sërish ka pretendime në Durrës në Elbasan bandat janë në terren?
    Topalli: Absolutisht që ka pretendime dhe lëvizje, po varet sa guxim kanë. Mesa duket për shkak të ngritjes së grupeve të prokurorisë dhe SPAK ka stepje të kryerjes së krimeve zgjedhore. A ka metoda të reja, patjetër që ka.

  • FOTO – PS nis takimet në terren, drejtuesi politik Benet Beci takohet me qytetarët në terren…

    FOTO – PS nis takimet në terren, drejtuesi politik Benet Beci takohet me qytetarët në terren…

    Edhe drejtuesi politik i PS- së për qarkun Shkodër, Benet Beci, njëkohësisht kryetar i Bashkisë Shkodër, ka nisur takimet në terren me shkodranët në kuadëre të zgjedhjeve të 11 maj 2025.
    Me Besmirin dhe Holtën nisëm takimet me banorët e qytetit në rrugët e Shkodrës! Shtrëngime duarsh, biseda të përzemërta dhe mbi të gjitha punë konkrete, e dukshme për këdo gjatë këtyre dy viteve në qytetin tonë. Shkodra mbështet kandidatët tanë jo vetëm si bij të këtij qyteti, por edhe si alternativa me vizion të qartë për t’i dhënë Shkodrës zhvillimin që meriton.”, shkruan kryebashkiaku Beci në një publikim në rrjetet sociale, të cilin e shoqëron edhe me foto nga takimet.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • ”Dërgoj letra”, Meta flet për fushatën nga qelia: Starti i fushatës ishte dëshmia më e qartë e një kontrasti të fuqishëm

    ”Dërgoj letra”, Meta flet për fushatën nga qelia: Starti i fushatës ishte dëshmia më e qartë e një kontrasti të fuqishëm

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj i cili garon për deputet në listën e hapur, tregon për gazeta ”Panorama” se si po e zhvillon fushatën elektorale pavarësisht izolimit në qeli. ”Jam shumë i kënaqur nga angazhimi i shumë njerëzve të rinj që kurrë s’kishin përfituar nga LSI dhe janë në ballë të betejës tonë për Fitore dhe Liri! Fushata ime ecën shumë mirë. Çdo ditë dërgoj 50-100 letra për shokë te miqtë kudo e marr plot të tilla. E theksoj, tani deputetët e sigurt dhe gjithë kandidatët në listat e hapura të PL, duhet të jenë pa ndërprerje në terren kudo”,-thotë Meta.
    Intervista e plotë

    Z. Meta, edhe 26 ditë na ndajnë nga 11 Maji. A keni besim në fitoren e Opozitës?
    Më i qartë se gjithë të tjerët se është pakicë, është vetë Edi Rama pengmarrësi i shtetit të së drejtës dhe shkatërruesi i zgjedhjeve të lira në mënyrë të përsëritur e të provuar botërisht. Vetë arrestimet dhe persekutimet politike të lidershipit të opozitës, duke nisur me arrestimin antikushtetues të Z. Berisha dhe rrëmbimi im kriminal, që i ngjan vetëm atij të Aldo Moros nga brigadat terroriste e provojnë këtë. Por llogaritë e tij janë prishur e këtë e dëshmon shumë qartë paqëndrueshmëria e tij jo vetëm politike, por edhe psiqike. Starti i fushatës ishte dëshmia më e qartë e një kontrasti të fuqishëm midis opozitës të përgjegjshme dhe me program për cdo familje shqiptaredhe një ahengu të degraduar si e gjithë qeverisja dhe administrata e tij e korruptuar.
    Megjithatë, ai insiston në një fitore bindëse.
    Po por nga 1 milionë vota zbriti në 800.000, e në javët që vijnë do i dalë dehja nga verat e shtrenjta e do ulet shumë më tepër. Nga mbi 90 mandate, zbriti në 77, e kur ti dalë dehja nga verërat e shtrenjta do zbresë shumë më tepër. Fitorja është qartazi në duart e opozitës dhe ajo s’duhet ta lëshojë për asnjë moment, sepse është në garë me një shtet të kapur dhe jo me PS.
    Opozita ka programin pikën më të fortë dhe duhet ti qëndrojë fort programit të saj që ndihmon cdo shqiptar që në 100 ditët e para të qeverisjes. Por ky program duhet të hyjë në cdo familje shqiptare, e këtë e kanë në dorë vetëm kandidatët e opozitës e aktivistët e saj në të gjithë vendit. Opozita garanton cdo shqiptar që do të marrë 200 euroqë në 100 ditët e para të qeverisjes së re, ndërsa Edi Ramamashtron se në 2030, pra pas zgjedhjeve të 2029, do synojë pensionin minimal 200 euro. A ka tallje më të madhe për pensionistët shqiptarë?
    Edi Rama bën premtime futuristese me anëtarësimin në BE, që vetëm ky e ka sabotuar në 12 vite, por edhe kur ishte në opozitë me bllokimin e 3 ligjeve për Qarkun e Fierit do vijnë miliarda euro, por duhet të japë llogari se pse u vodhën qindra milionë euro të IPARD- it për bujqësinë e fermerët dhe pse lekët e tyre shkuan te inceneratorët. Por opozitës nuk i mjafton Programi i shkëlqyer e konkret që ul taksat e rikthen lirinë ekonomike, por i duhet të shkojë te cdo biznes e t’ia sqarojë se si do përfitojë konkretisht.
    Por ndërkohë sondazhet tregojnë se Edi Rama është në avantazh sidoqoftë.
    Është provuar botërisht edhe me përgjimet e Veliajt se si i kontrollojnë Rilindasit mediat edhe nga burgu. Besoj se e keni të qartë se si i kontrollon Edi Rama në krye të Qeverisë dhe kemi dhe të Bashkisë të Tiranës. Besoj është e qartë pse nuk ndërpritet financimi i inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, sepse ato parashikojnë, siç na e tha edhe Ahmetaj, për të blerë mediat, emisionet, analistët dhe sondazhet, gjithashtu për të dekurajuar frymën e ndryshimit dhe revoltës.
    Ndaj fuqia e opozitës është te njerëzit dhe ajo duhet të shkojë çdo ditë, çdo orë pranë tyre, atje te furra e bukës, te bar – restoranti më i thjeshtë, te fabrikat që po falimentojnë e te qindra – mijëra pensionistë që do jenë përfituesit e parë që në 100 ditët e para të programit tonë. 3.3 miliardë euro në vit vidhen nga Edi Rama pa hyrë fare në buxhetin e shtetit ose 13.2 miliardë euro në 4 vite.
    14% është diferenca midis të ardhurave që realizon Shqipëria sot në raport me PBB në krahasim me Bosnjen, Serbinë e Malin e Zi. Si shpjegohet që në vendin ku taksat janë shumëfishuar në 12 vite si askund tjetër në rajon, të ardhurat të jenë më skandalozet? Sepse korrupsioni i Edi Ramës është skizofrenik. Ndaj pensionisti në Ulqin ka trefishin e pensionistit në Velipojë. Ulja drastike e taksave do formalizojë me shpejtësi ekonominë, sic ndodhi edhe pas 2005 me taksën e sheshtë.
    Si po ecën fushata e PL dhe e juaja veçanërisht?
    Partia e Lirisë ka qenë targeti kryesor i regjimit mafioz të Edi Ramës prej një kohe të gjatë.Por përpjekjet e tij kriminale nuk e realizuan dot rrëmbimin e drejtimit të PL përmes bashkëpunëtorëve të tij të rekrutuar nga SPAK- u. Dhe Edi Rama u “ngushëllua” duke marrë të konvertuarin në rilindas pasi doli nga dyert e SPAK- ut dhe duke e futur në listën e tij. Mori kështu simbolin e nepotizmit në PL dhe përgjegjësin për shumë shpërdorime financiare në parti. Ky madje na “ rrëmbeu” edhe financieren e PL(LSI), prej 20 vitesh, duke e punësuar në biznesin e tij dhe e cila u largua pa bërë dorëzimet sipas ligjit dhe etikës. Kjo thjesht tregon sa rëndë është Edi Ramadhe nivelin ordiner që ka rënë për të gjetur shpëtim.
    Nga 27 Prilli i vitit të kaluar PL është në një proces rindërtimi mbi themele shumë të shëndosha parimore e morale. Kjo betejë do na ndihmojë shumë në konsolidimin e PL për dy dekadat që vijnë. Jam shumë i kënaqur nga angazhimi i shumë njerëzve të rinj që kurrë s’kishin përfituar nga LSI dhe janë në ballë të betejës tonë për Fitore dhe Liri! Fushata ime ecën shumë mirë. Çdo ditë dërgoj 50-100 letra për shokë te miqtë kudo e marr plot të tilla. E theksoj, tani deputetët e sigurt dhe gjithë kandidatët në listat e hapura të PL, duhet të jenë pa ndërprerje në terren kudo.
    Beteja e vërtetë çdo minutë në terren do na çojë të pjesëmarrja e lartë , të cilës i trembet me të drejtë Edi Rama. 90% e televizorëve që kontrollohen nga Edi Rama, synojnë çoroditjen e qytetarëve dhe fikjen e shpresës për Ndryshim. Ndaj vetëm dalja në terren e sqarimi konkret i programit na çon në mënyrë të sigurt te Fitorja.
    A ekziston rreziku i ndarjes së votave nga opozita, sepse tani jeni disa subjekte të reja?
    Ky rrezik ekziston nëse opozita nuk lëshohet gjithë kohës në terren. Askush nuk ka program më të mirë për familjet shqiptare dhe mbështetjen e prodhimit vendas se sa opozita e bashkuar. Edi Rama çdo palë zgjedhje, financon e stimulon G.99 për të bërë opozitën e opozitës. Asnjë votë s’duhet të shkojë dëm dhe indirekt në interesin e Edi Ramës. Çuarja e programit te njerëzit do garantojë Ndryshimin dhe rrisë pjesëmarrjen e tyre në këtë moment ekzistencial jo për demokracinë, por për kombin tonë.
    Po për strategun LaCivita c’do të thonit?
    Besoj se fjalimet e tij kanë qenë më të qartat dhe koncizet. 12 vjet krim, drogë dhe shpopullimjanë tepër për të vazhduar kështu. Po kështu, se programi i Opozitës është zgjidhja e problemeve të çdo familje shqiptare. Njëkohësisht se ky program është si ai i Regamit e Trampit që unë do e interpretoja: Me pak qeveri (administratë), me shumë liri (popull). Me Edi Ramën kemi shumë qeveri ( administratë e cila është dyfishuar), shumë më pak liri ( popull). Sa më thjeshtë të shpjegojmë këtë program, e sidomos uljen drastike të taksave e bashkë me të ulje drastike të kostove të jetesës për familjet shqiptare, aq më e lartë pjesëmarrja në zgjedhje dhe aq më e sigurt fitorja e saj!

  • Sulmi i agjentëve të BKH nga njerëzit e Kapllanajt, detaje: Nisi me fyerje e përfundoi në përleshje

    Sulmi i agjentëve të BKH nga njerëzit e Kapllanajt, detaje: Nisi me fyerje e përfundoi në përleshje

    Lidhur me incidentin e djeshëm, ku njerëzit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanajt dhe efektivëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka pasur një përplasje fizike, janë zbardhur disa detaje të reja.
    Gazetarja Glidona Daci, raporton se konflikti fillimisht nisi nga fjalë fyese, e më pas përfundoi në përplasjet fizike mes palëve.
    Sipas të shoqëruarve të Kapllanit, agjentët e operacionaljes nuk janë vetëidentifikuar, e as nuk kanë pasur logo dalluese. Ata deklaruar se agjentët u janë dukur si njerëz të dyshimtë, ndaj dhe ka nisur përplasja mes tyre.
    Duhet cilësuar se agjentët e operacionales dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk kanë logo dalluese kur zbarkojnë në terren, si një mundësi kjo për të kryer hetime e për të marrë informacion në kohë reale, pa u penguar nga uniforma e tyre.
    Ende nuk dihet arsyeja përse efektivët kishin zbarkuar në terren, por bëhet me dije se ata ishin nën hetimin e një çështjeje. Gazetarja Daci shprehet se që prej datës 11 Prill, agjentët kanë zbarkuar në terren në zona ku ata mendohet se mund të konsumohen vepra penale, qofshin ato krime zgjedhore, apo vepra të tjera kriminale.
    “Deri në këto momente SPAK nuk ka reaguar zyrtarisht për të sqaruar situatën, ndërkohë që nga ana tjetër duhet theksuar, që të paktën sipas asaj çfare kemi mundur të mësojmë nëpërmjet burimeve, e nisur nga deklaratat publike të Altin Dumanit, që prej 11 Prillit, ditës kur nisi zyrtarisht fushata elektorale, agjentë të BKH kanë zbarkuar në terren. Përgjithësisht në qarqe problematike, por gjithashtu edhe në zona ku ata knsiderojnë që janë të nxehta dhe mund të konsumohen elemente të veprave penale, të cilat janë atribut i Prokurorisë së Posaçme, por gjithashtu edhe Prokurorive me Juridiksion të Përgjithshëm.Gjatë ditës së djeshme, SPAK, të paktën nga ato që kemi mundur të mësojmë në rrugë jozyrtare, ka qenë nën vëzhgim të një çështjeje që Prokuroria e Posaçme ka dyshime se po konsumohen element të veprës penale. Por nuk e pranon nëse kemi të bëjmë me krime zgjedhore apo kemi të bëjëm me rast të ngjarjeve të rënda kriminale, të cilat mund të jenë duke u hetuar nga SPAK.Gjatë ditës së djeshme, edhe nga informacionet zyrtare që slli Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit, SPAK, agjentë të BKH dhe operacionales kanë qenë në terren për në çështje hetimore, të cilët ata ishin duke e ndjekur. Ka nisur nga një debat me fjalë nga njerëzit e Agron Kapllanajt, ka përfunduar më pas e në përplasjet fizike. Fillimisht agjentët e BKH dhe operacionales nuk janë vetëidentikuar, për qytetarët të cilët kanë ndaluar, sepse edhe ata të cilët do të zbresin në terren për të hetuar krimet zgjedhore nuk do të identifikohen apo me logo e sinjale dalluese, në mënyrë që të kenë mundësi për të kryer metoda pro-aktive, speciale të hetimet.”, raportoi gazetarja.
    Policia njoftoi ditën e djeshme sakaq se efektivët janë goditur për shkak të detyrës.
    “Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, njoftoi policia.
    Ndërkohë burime për gazetaren Anila Sefa thanë se dyshohet se shkaku i incidentit ka qenë një vend parkimi që ka degjeneruar më pas në një sherr me grushta.