Prej vitit 2015 kur erdhi si drejtues politik i PD-së në qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu i ka humbur rregullisht të gjitha zgjedhjet. Së fundi ne bëmë një ushtrim të thjeshtë, duke pyetur inteligjencën artificiale se pse Partia Demokratike në Gjirokastër humbi sërish në 11 maj. Më poshtë përgjigjja e plotë e ChatGTP.
Humbja e Partisë Demokratike (PD) në qarkun Gjirokastër, e drejtuar nga Tritan Shehu, në zgjedhjet e fundit mund të shpjegohet nga një sërë faktorësh të ndërthurur politikë, organizativë dhe lokalë. Ja disa nga arsyet kryesore që mund të kenë ndikuar:
1. Përçarja brenda PD-së në nivel kombëtar
PD ka kaluar një periudhë të gjatë krizash të brendshme, me ndarje mes grupimeve të drejtuara nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha, dhe më vonë edhe grupime të tjera.
Kjo përçarje ka dobësuar strukturat në terren dhe ka krijuar konfuzion te elektorati, sidomos në zona si Gjirokastra ku votuesit janë më tradicionalë dhe besnikë ndaj figurave të qëndrueshme.
2. Performanca e dobët e strukturës lokale
Drejtimi i qarkut nga Tritan Shehu, ndonëse një figurë e njohur dhe me përvojë, mund të jetë perceptuar si i largët ose jo i angazhuar mjaftueshëm në terren.
Ka pasur kritika që PD në Gjirokastër nuk ka pasur një organizim efektiv të fushatës dhe ka qenë e paqartë në komunikimin me votuesit.
3. Dominimi tradicional i PS-së në qark
Qarku Gjirokastër, veçanërisht qyteti i Gjirokastrës dhe Tepelena, ka qenë tradicionalisht një bastion i Partisë Socialiste.
Struktura të forta dhe konsolidim institucional i PS-së në zonë e bëjnë më të vështirë për PD të fitojë, përveç në rrethana të jashtëzakonshme.
4. Mungesa e ofertës politike bindëse
Kandidatët e PD-së, përfshirë Tritan Shehun, nuk arritën të paraqesin një platformë të qartë që të tërhiqte votues të rinj ose të pavendosur.
Në mungesë të një vizioni konkret për zhvillimin e qarkut, PD nuk pati avantazh konkurrues ndaj PS-së ose forcave të tjera politike.
5. Roli i partive të tjera dhe faktori lokal
Kandidatë apo forca të tjera si Shqipëria Bëhet apo Mundësia e Lëvizja Bashkë me ndikim mund të kenë marrë vota nga PD, duke e dobësuar atë më tej.
Në disa zona rurale, ndikimi i individëve me ndikim lokal (kryetarë fshatrash, biznesmenë, etj.) luan rol të rëndësishëm në orientimin e votës.
Në përmbledhje: Humbja e PD-së në Gjirokastër nën drejtimin e Tritan Shehut ishte rezultat i përçarjes së brendshme, mungesës së një organizimi efikas lokal, dhe dominimit historik të PS-së në këtë qark. Pa një reformim të thellë të strukturave dhe ofertës politike, do të jetë e vështirë për PD të rikuperojë terren në këtë zonë.
Tag: terren
-

ChatGtp shpjegon humbjen e PD-së në Gjirokastër
-

Gonxhja flet për PD-në: I pashë shumë pak në terren në zonën ku bëra fushatë. Duhet të reflektojnë
Kandidati më i votuar i PS-së në qarkun e Tiranës dhe në rank kombëtar, Blendi Gonxhja ka komentuar PD për mënyrën si u angazhua në zgjedhjet vendore të 11 majit. Për të opozita ishte e paorganizuar, me praninë minimale në terren dhe mungesë të qartë drejtimi politik. Ai theksoi në “News 24” se në zonat me problematika ku zhvilloi fushatën, nuk u ndje prezenca e PD-së dhe qytetarët nuk kishin një alternativë të besueshme opozitare.
Pjesë nga komentiNë zonën ku kam qenë unë, politikanët e PD kanë kaluar 2-3 herë në këmbë, kanë bërë një takim me disa familje që janë prekur nga tërmeti, nuk u kuptua se kush nga ata është drejtues politik i zonës ku ndodhemi edhe ne.
Nuk di se kush është drejtuesi politik në Tiranë nga PD, nuk di ende se kush është deputeti demokrat që mund të referohej për zonën. Nuk kam parë njerëz nga PD, në një zonë me shumë problematika. Për fat të keq të Shqipërisë, nuk kemi opozitë.
Vendi ka nevojë të eci shpejt përpara në rrugën drejt BE-së. Kishim një parti politike që ishte Marksi dhe Lenini, një tjetër që ngjan me Berlusconin, por arriti njëfarë rezultati, PD ishte e fragmentarizur. Nëse do isha një njeri që do votoja kundër qeverisë, nuk do të dija se për kë të votoj. Analizën për përçarjen duhet ta bëjë PD-ja. Besoj se në PD e kuptojnë problemin, por injorojnë opinionin publik në vazhdimësi.
PD është radikalizuar dhe ka një grup gjithmonë e më të vogël dhe e çon veten drejt humbjes. Më 2013, ne u përbashkuam dhe ky ishte çelësi i fitores sonë në vijimësi. Partia Demokratike duhet të njohë zgjedhjet. PD duhet të reflektojë. Populli ka votuar një platformë, për të hapur derën e integrimit në Bashkimin Europian. -

Në seli vetëm Sali Berisha! Demokratët kudo në terren, tek salla e mbledhje po monitorohen mediat (DETAJE)
Pamje nga selia blu
TIRANË- Selia blu është tërësisht e boshatisur, të gjithë demokratët janë aktualisht në terren! Në selinë e Partisë Demokratike është vetëm kryedemokrati Sali Berisha! Të gjithë zyrtarët e tjerë, deputetët dhe kandidatët për deputetë janë në terren duke ndjekur nga afër procesin e votimit.
Në sallën e mbledhjeve të grupit, aktualisht ka vetëm ekrane ku edhe po monitorohen të gjtha mediat nga anëtarë të PD-së, vëzhgues por dhe juristë të Partisë Demokratike. Ndërkohë që nuk dihet se si është situata e Partisë Socialiste.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI -

Zgjedhjet/ SPAK, BKH dhe Policia zbarkojnë në terren për të parandaluar krimet zgjedhore
Ndërsa procesi i votimit është në zhvillim, SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit janë angazhuar në terren në të gjithë Shqipërinë për të garantuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe për të parandaluar çdo krim zgjedhor.
SPAK ka shpërndarë prokurorë në çdo qark të vendit, me fokus të veçantë në zonat e konsideruara si “të nxehta”, si Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Lezha, ku është intensifikuar vëzhgimi i situatës zgjedhore.
Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion mbi 5 mijë efektivë për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë ditës së votimit. Pikat e kontaktit mes komisioneve zgjedhore dhe Policisë janë vendosur në të gjitha qendrat, dhe çdo ndërhyrje do të bëhet sipas procedurave të parashikuara nga Kodi Zgjedhor.
Në orën 18:00, të gjitha objektet e VNV-ve (Vendet e Numërimit të Votave) do të kalojnë në ruajtje të Policisë, dhe siguria do të mbahet deri në përfundim të numërimit.
Në bashkëpunim me OSBE-në, KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme, janë trajnuar 6,838 punonjës policie me uniformë dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve, për të vepruar në rast të çdo shkeljeje të ligjit zgjedhor.
Gjatë gjithë fushatës elektorale, 6,500 efektivë policie u angazhuan për mbarëvajtjen e aktiviteteve politike në të gjithë territorin e vendit. -

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
Vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka akuzuar socialistët për blerje të votave.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Mziu ka publikuar disa video ku shihen një grup personash teksa konfliktohen me njëri-tjetrin.
Sipas tij, një punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë së bashku me disa mbështetës të PS kanë dalë sot në terren në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër, ku po shpërndajnë para në këmbim të votave.
“Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpernda para në këmbim të votës!
Ndricim Sula punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, duke shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër!
Janë dhunuar dy qytetarë që po i ndiqnin, nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes së krimit.
Kjo është skenë krimi.
Ky është krim elektoral.
Ky është krim zgjedhor.
Kjo është skemë e organizuar me regji e krimit zgjedhor në qarkun Dibër!
Policia e shtetit, sistemi i drejtësisë, SPAK duhet të reagojnë, nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve.
Qytetarët më 11 maj do të votojnë të lrë dhe me zemër, i ftoj për pjesmarrje masive”, shkruan Mziu./Opinion.al -

Ende asnjë gjurmë për 29-vjeçarin në Klos, reagon Ministria e Mbrotjes
Ende vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit që u zu nga masive i dheut, teksa po punonte me ekskavator në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, në ambientet e fabrikës së përpunimit të kromit që ndodhet në territorin e bashkisë Klos.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije qindra persona janë angazhuar për gjetjen e trupit, por rëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim.
“Më datë 03 maj 2025, rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km. Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator një punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve. Si pasojë e rrëshqitjes, punëtori është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve.Forcat e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit:Që nga dita e parë, në vendngjarje janë angazhuar struktura dhe mjete të shumta për gjetjen e trupit të punonjësit:* Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM): 74 punonjës dhe pajisje speciale si kamera termike dhe skaner nëntokësor.* Forcat e Armatosura: 115 forca nga reparti ushtarak 1013 Burrel, 12 efektivë nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) me pajisje speciale për kërkim-shpëtim në rrënoja, 24 efektivë nga kompania EOD (Batalioni i Xhenios), të pajisur me pajisje për detektimin e metaleve.* Policia e Shtetit: 24 efektivë.* Urgjenca Mjekësore: E pranishme në vendngjarje për ndihmën e nevojshme.* Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore: 6 punonjës.* Vullnetarë: 535 qytetarë dhe 2 ekskavatorë që janë duke punuar intensivisht në një pjesë të zonës ku ka ndodhur rrëshqitja.* Strukturat lokale: Të angazhuara janë strukturat e pushtetit vendor të Bashkisë Klos, Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër.Mbështetja ndërkombëtare:Me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe vështirësisë së terrenit, më datë 06.05.2025, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, është kërkuar mbështetje nga Kosova me forca të specializuara për kërkim-shpëtim.Më datë 07.05.2025, një ekip i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe 2 qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja, është bashkuar me operacionin në terren.Kushtet në terren:Sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim. Në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit.Koordinimi i operacionit:Operacioni po drejtohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat qendrore dhe vendore.Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat operacionale mbeten të angazhuara maksimalisht deri në përfundimin e operacionit dhe lokalizimin e personit të humbur”-njofton ministria. -

Ende asnjë gjurmë për 29-vjeçarin në Klos, reagon sërish Ministria e Mbrotjes: Terreni shumë i vështirë për ndërhyrje dhe kërkim
Ende vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit që u zu nga masive i dheut, teksa po punonte me ekskavator në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, në ambientet e fabrikës së përpunimit të kromit që ndodhet në territorin e bashkisë Klos.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije qindra persona janë angazhuar për gjetjen e trupit, por rëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim.
“Më datë 03 maj 2025, rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km. Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator një punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve. Si pasojë e rrëshqitjes, punëtori është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve.Forcat e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit:Që nga dita e parë, në vendngjarje janë angazhuar struktura dhe mjete të shumta për gjetjen e trupit të punonjësit:* Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM): 74 punonjës dhe pajisje speciale si kamera termike dhe skaner nëntokësor.* Forcat e Armatosura: 115 forca nga reparti ushtarak 1013 Burrel, 12 efektivë nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) me pajisje speciale për kërkim-shpëtim në rrënoja, 24 efektivë nga kompania EOD (Batalioni i Xhenios), të pajisur me pajisje për detektimin e metaleve.* Policia e Shtetit: 24 efektivë.* Urgjenca Mjekësore: E pranishme në vendngjarje për ndihmën e nevojshme.* Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore: 6 punonjës.* Vullnetarë: 535 qytetarë dhe 2 ekskavatorë që janë duke punuar intensivisht në një pjesë të zonës ku ka ndodhur rrëshqitja.* Strukturat lokale: Të angazhuara janë strukturat e pushtetit vendor të Bashkisë Klos, Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër.Mbështetja ndërkombëtare:Me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe vështirësisë së terrenit, më datë 06.05.2025, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, është kërkuar mbështetje nga Kosova me forca të specializuara për kërkim-shpëtim.Më datë 07.05.2025, një ekip i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe 2 qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja, është bashkuar me operacionin në terren.Kushtet në terren:Sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim. Në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit.Koordinimi i operacionit:Operacioni po drejtohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat qendrore dhe vendore.Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat operacionale mbeten të angazhuara maksimalisht deri në përfundimin e operacionit dhe lokalizimin e personit të humbur”-njofton ministria.Top Channel
-

5 ditë nën dhé! Kërkimet për trupin e Ardit Beshirit, MM: 2 ekskavatorë po gërrmojnë për ta gjetur!
Pamje nga kontrollet
BURREL- Sot është dita e 5 që nga zhdukja e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, trupi i të cilit ende nuk është gjetur pas pas çarjes së një dige në Klos. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësimin lidhur me rastin në terren, duke bërë me dije se po punohet edhe me ekskavator për të gjetur trupin e 29-vjeçarit. Në vendngjarje janë angazhuar qindra persona, si nga Ushtria shqiptare, edhe nga Kosova. Por shtrirja në rreth 6 km e rrëshkitjes e ka vështirësuar gjetjen e 29-vjeçarit.
INFORMACION MBI OPERACIONIN E KËRKIMIT TË PERSONIT TË HUMBUR – BASHKIA KLOSMë datë 03 maj 2025, rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km. Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator një punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve. Si pasojë e rrëshqitjes, punëtori është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve. Forcat e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit: Që nga dita e parë, në vendngjarje janë angazhuar struktura dhe mjete të shumta për gjetjen e trupit të punonjësit: * Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM): 74 punonjës dhe pajisje speciale si kamera termike dhe skaner nëntokësor. * Forcat e Armatosura: 115 forca nga reparti ushtarak 1013 Burrel, 12 efektivë nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) me pajisje speciale për kërkim-shpëtim në rrënoja, 24 efektivë nga kompania EOD (Batalioni i Xhenios), të pajisur me pajisje për detektimin e metaleve. * Policia e Shtetit: 24 efektivë. * Urgjenca Mjekësore: E pranishme në vendngjarje për ndihmën e nevojshme. * Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore: 6 punonjës. * Vullnetarë: 535 qytetarë dhe 2 ekskavatorë që janë duke punuar intensivisht në një pjesë të zonës ku ka ndodhur rrëshqitja. * Strukturat lokale: Të angazhuara janë strukturat e pushtetit vendor të Bashkisë Klos, Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër.
Mbështetja ndërkombëtare: Me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe vështirësisë së terrenit, më datë 06.05.2025, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, është kërkuar mbështetje nga Kosova me forca të specializuara për kërkim-shpëtim. Më datë 07.05.2025, një ekip i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe 2 qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja, është bashkuar me operacionin në terren.
Kushtet në terren: Sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim. Në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit.
Koordinimi i operacionit: Operacioni po drejtohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat qendrore dhe vendore. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat operacionale mbeten të angazhuara maksimalisht deri në përfundimin e operacionit dhe lokalizimin e personit të humbur.
Ardit Beshiri punonte prej disa muajsh në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafë Burrel, e cila shtrytëzohet nga një kompani kineze. Në pranga ka rënë drejtuesi teknik i punimeve, 44-vjeçari Ademir Lala për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë./ZËRI -

29-vjeçari disa ditë nën dhe, Ministria e Mbrotjes: Terreni shumë i vështirë për ndërhyrje dhe kërkim
Vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit, Ardit Beshiri që u zu nga masive i dheut, teksa po punonte me ekskavator në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, në ambientet e fabrikës së përpunimit të kromit që ndodhet në territorin e bashkisë Klos. Ministria e Mbrojtjes bën me dije qindra persona janë angazhuar për gjetjen e trupit, por rëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim.
Njoftimi i plotëMë datë 03 maj 2025, rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km. Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator një punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve. Si pasojë e rrëshqitjes, punëtori është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve. Forcat e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit: Që nga dita e parë, në vendngjarje janë angazhuar struktura dhe mjete të shumta për gjetjen e trupit të punonjësit:
* Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM): 74 punonjës dhe pajisje speciale si kamera termike dhe skaner nëntokësor.* Forcat e Armatosura: 115 forca nga reparti ushtarak 1013 Burrel, 12 efektivë nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) me pajisje speciale për kërkim-shpëtim në rrënoja, 24 efektivë nga kompania EOD (Batalioni i Xhenios), të pajisur me pajisje për detektimin e metaleve.* Policia e Shtetit: 24 efektivë.* Urgjenca Mjekësore: E pranishme në vendngjarje për ndihmën e nevojshme.* Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore: 6 punonjës.* Vullnetarë: 535 qytetarë dhe 2 ekskavatorë që janë duke punuar intensivisht në një pjesë të zonës ku ka ndodhur rrëshqitja.* Strukturat lokale: Të angazhuara janë strukturat e pushtetit vendor të Bashkisë Klos, Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër.
Mbështetja ndërkombëtare:
Me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe vështirësisë së terrenit, më datë 06.05.2025, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, është kërkuar mbështetje nga Kosova me forca të specializuara për kërkim-shpëtim. Më datë 07.05.2025, një ekip i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe 2 qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja, është bashkuar me operacionin në terren.
Kushtet në terren:
Sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim. Në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit.
Koordinimi i operacionit:
Operacioni po drejtohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat qendrore dhe vendore.Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat operacionale mbeten të angazhuara maksimalisht deri në përfundimin e operacionit dhe lokalizimin e personit të humbur”-njofton ministria. -

Krimet zgjedhore/ BKH dhe SPAK kontrolle në disa zona të Shkodrës, në terren edhe Altin Dumani
FOTO ILUSTRUESE
MALËSI E MADHE-BKH dhe Policia e Shkodrës po kryejnë kontrolle dhe veprime hetimore ne disa zona, Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për procedimet penale që jane regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër.
Dritan Prençi është prokurori i SPAK i caktuar në Shkodër për hetimin e krimeve zgjedhore. Në terren është edhe vetë Altin Dumani, i cili është edhe në krye të Task-Forcës për krimet zgjedhore që do të funksionojë deri më 31 maj. Ndërkohë përmes një postimi në rrjetet sociale SPAK bën me dije se deri më tani kanë nisur hetimet për 35 materiale kallëzuese./ZËRI