Tag: terren

  • 72 orë nën pushtetin e flakëve/ Zjarri tek inceneratori i Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

    72 orë nën pushtetin e flakëve/ Zjarri tek inceneratori i Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

    Pamje nga ndërhyrja

    ELBASAN- Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit vijon për të tretën ditë rresht. Ndërkohë që në të gjithë zonën dhe qytetin vijon të çlirohet tymi toksik nga djegia e pakontrolluar e mbetjeve urbane, ka nisur ndërhyrja nga ajri. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë me dije në një njoftim për shtyp se në terren po operohet me mjete të shtuara, por ende nuk kanë mundur që t’i vendosin nën kontroll flakët. Tashmë me mjetet e shtuara, po tentohet që flakët të izolohen, duke ndërhyrë si nga toka, ashtu edhe nga ajri.
    “Operacioni mbështetet nga ndërhyrja ajrore, ndërsa në terren ndodhet ekipi i ekspertëve të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë matje të vazhdueshme të nivelit të ndotjes dhe rrezikshmërisë mjedisore. Autoritetet vendore dhe qendrore mbeten të angazhuara për të garantuar sigurinë e komunitetit dhe për të minimizuar ndikimin në mjedis,”-bëhet me dije nga AKMC. 
    Njoftim për shtyp i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile:
    Prej më shumë se 72 orësh, vijon puna intensive për izolimin e vatrës së zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Elbasan. Situata mbetet dinamike dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm nga strukturat e emergjencave vendore dhe qendrore. Në terren po operohet me mjete të shtuara dhe më shumë se 100 forca të angazhuara nga Bashkia Elbasan dhe bashkitë fqinje sikundër dhe nga Forcat e Armatosura.
    Ndërhyrja është përqendruar në izolimin dhe shuarjen e zjarrit me 10 mjete zjarrfikëse dhe 20 mjete të specializuara.
    Aktualisht mjetet e rënda vetshkarkuese dhe forcat xheniere po punojnë njëkohësisht për mbulimin e vatrës, ndërkohë që pompa thithëse me kapacitet të lartë mundësojnë hedhjen e ujit direkt në vatrën aktive. Gjithashtu, operacioni mbështetet nga ndërhyrja ajrore, ndërsa në terren ndodhet ekipi i ekspertëve të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë matje të vazhdueshme të nivelit të ndotjes dhe rrezikshmërisë mjedisore. Autoritetet vendore dhe qendrore mbeten të angazhuara për të garantuar sigurinë e komunitetit dhe për të minimizuar ndikimin në mjedis. Publiku do të vijojë të informohet rregullisht mbi zhvillimet më të fundit.
    Ndërkohë, mijëra banorë që jetojnë në Elbasan ankohen për ndotjen e ajrit dhe erën e rëndë të shkaktuar nga djegia e mbeturinave. Sakaq, Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë prej tre ditësh kanë nisur hetimet në lidhje me shkaqet e këtij zjarri./ZËRI

  • Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

    Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

    Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Vengu ndan pamje nga operacionet për shuarjen e flakëve.
    Ai siguron se në terren ndodhen të gjitha forcat e nevojshme për shuarjen e zjarreve dhe mbrojtjen e qytetarëve.
    “Deri në orën 20:00, janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht, falë angazhimit të strukturave tona operacionale në terren. Aktualisht, vijojnë të jenë aktive vetëm 2 vatra zjarri: në fshatin Hoshtimë, bashkia Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës, bashkia Bulqizë.
    Jemi tërësisht të angazhuar në terren me mjetet dhe forcat tona, përfshirë edhe mbështetjen ajrore me helikopter të Forcave të Armatosura.Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat e mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë për të reaguar me shpejtësi dhe vendosmëri kudo që të jetë e nevojshme.
    Ftoj qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo sinjal zjarri dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë përhapjen e flakëve. Bashkë për të mbrojtur jetën, pasuritë dhe natyrën tonë!”, njofton ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

  • Proda inspekton në terren masat e sezonit turistik 2025

    Proda inspekton në terren masat e sezonit turistik 2025

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, inspektoi këtë të shtunë masat e marra për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik në qytetin bregdetar të Sarandës.
    I shoqëruar nga drejtues të lartë të policisë së kufirit dhe të qarqeve përkatëse, Proda zhvilloi një takim me forcat e rendit të angazhuara në terren, ku dha udhëzime të qarta për përforcimin e kontrolleve dhe rritjen e pranisë policore në zonat turistike.

    Gjatë inspektimit, Proda theksoi se “siguria është pasaporta jonë”, duke kërkuar monitorim të vazhdueshëm të plazheve, kontrolle të rrepta ndaj mjeteve lundruese dhe tolerancë zero ndaj zaptimit të hapësirave publike. Ai nënvizoi gjithashtu domosdoshmërinë e një reagimi të shpejtë ndaj rasteve të ndotjes akustike.
    Një tjetër pikë e rëndësishme në vëmendjen e Drejtorit të Policisë ishte menaxhimi i fluksit në pikat kufitare. Ai kërkoi masa shtesë për shmangien e radhëve dhe përmirësimin e sigurisë në akset rrugore, përmes përdorimit të teknologjisë inteligjente.
    Në përfundim të takimit, Proda apeloi që punonjësit e policisë të jenë shembull në sjellje dhe komunikim me qytetarët dhe turistët, duke theksuar se ata përfaqësojnë kontaktin e parë të vizitorëve me vendin tonë.

  • Denoncim/ Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, ja si ish-zyrtarët fitojnë tendera (Dokumenti)

    Denoncim/ Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, ja si ish-zyrtarët fitojnë tendera (Dokumenti)

    Partia Demokratike rikthen sërish shqetësimet për anomalitë në menaxhimin dhe administrimin e pyjeve, kullotave dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.
    Sipas zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjelit, krahas shkeljeve ligjore të denoncuara, nga të dhënat e tenderave rezulton krijimi i monopoleve nga subjekte të preferuara, që lidhen me zyrtarë apo ish-zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbi 800 inxhinierë pyjesh janë pa punë dhe nuk mund të ushtrojnë profesionin e tyre.
    Nga analiza e Open Procurement vihet re se procedurat për “Hartimin e planeve të mbarështimit të fondit pyjor dhe kullosor” i jepen pak operatorëve të lidhur:
    “Lurimi” shpk, në pronësi të ish-kreut të IKMT-së Dibër, Lutfi Miftari (i akuzuar për korrupsion), ka përfituar mbi 1 milion euro nga bashki të ndryshme në Shqipëri.
    “Diava Consulting” shpk, me pronare Vjollca Diku, ish-Drejtoreshë në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ka përfituar mbi 600 mijë euro.
    Të tjera subjekte të lidhura si “Deja” shpk dhe “Arabel Studio shpk”, e fundit me pronare Ana Nishku, e arrestuar nga SPAK për tenderin e bashkisë Bulqizë.
    Ekspertët e pyjeve nga strukturat e PD-së kanë denoncuar se planet e mbarështimit thjesht kopjohen nga planet e vjetra, pa verifikime në terren, dhe pa materializim në mënyrë profesionale të kufijve dhe sipërfaqeve pyjore.
    Gjithashtu mungojnë raportet e monitorimit nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve, dhe shpenzimet për këto plane janë shumë të larta, pa përditësime reale në kadastrën pyjore.
    Pavarësisht këtyre konstatimeve, ministrja e linjës, Mirela Kumbaro (Furxhi), nuk ka marrë masa, ndaj PD kërkon nga organet e hetimit që të nisin menjëherë procedurat për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve.
    “Pasuria kombëtare është e shqiptarëve, jo e ministrave, drejtorëve apo zyrtarëve të kësaj qeverie të korruptuar,” përfundon Genta Vangjeli.
    denoncim pd
    Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
    Nuk është hera e parë që PD ngre zërin për anomalitë që lidhen me administrimin dhe menaxhimin pyjeve, kullotave dhe zonave të mbrojtura.
    Krahas anomalive ligjore të krijuara dhe denoncuara, nga të dhënat e administruara nga e tenderave vërehet krijimi i monopoleve nga subjekte preferencialë të lidhur me zyrtarë apo ish zyrtarë shtetërorë, ndërkohë që mbi 800 inxhinierë pyjesh janë pa punë, duke u privuar nga e drejta për të ushtruar profesionin e tyre qoftë dhe në mënyrë private.
    Sipas Open Procurement konstatohet se procedurat e prokurimit me objekt ‘Hartimin e planeve të mbarështimit të fondit pyjor dhe kullosor për ekonominë pyjore në zona të ndryshme’, shkojnë tek një grusht operatorësh.
    Kryeson subjekti ‘Lurimi’ shpk në pronësi të ish-kreut të IKMT-së Dibër, Lutfi Miftari i akuzuar për korrupsion. Ky subjekt sipas Open Corporates ka përfituar mbi 1 milion euro (me TVSH) nga bashkitë e Prrenjas, Bulqizë, Shkodër, Cërrik, Tepelenë, Tiranë, Pogradec, Dropull, Përmet etj.
    Subjekt tjetër ‘Diava Consulting’ shpk me pronare znj. Vjollca Diku e cila ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës në administratën shtetërore pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Ky subjekt sipas Open Corporates ka përfituar mbi rreth 600 mijë euro (me tvsh) nga bashkitë Shkodër dhe Tiranë.
    Subjekte të tjerë ‘Deja’ shpk (Haziz Porja) dhe ‘Arabel Studio shpk’ e kjo e fundit në pronësi të znj. Ana Nishku, akuzuar për veprën penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, e cila ka qenë një nga të arrestuarit e SPAK për tenderin e bashkisë Bulqizë që penalizoi Lefter Allën.
    Ekspertët e pyjeve, pjesë e strukturave të PD, kanë denoncuar se: Planet thjesht kopjohen nga ish planet e vjetra të mbarështimit të cilave u ka kaluar afati i përdorimit, duke evituar matjet dhe grumbullimin e të dhënave në terren;
    Është e pa mundur që një subjekt të hartojë 2-3 apo 4 plane mbarështimi në një vit. Nëse vizitohet terreni për verifikimin e punimeve të kryera nuk gjendet asnjë shenjë ndarëse e ekonomive, ngastrave dhe n/ngastrave sipas kërkesave të manualit; (Ku të jenë materializuar në terren kufijtë me bojë të kuqe dhe tabela me numrat e ngastrave apo n/ngastrave).
    Nuk gjenden sipërfaqet prove të inventarizimit të grumbujve pyjor të materializuar në terren; (Ku numri i sipërfaqeve prove për inventarizim të grumbujve pyjore, për një ekonomi pyjore varion nga 2000 – 3500 apo me shumë sipërfaqe, realizimi i të cilave kërkon kohë dhe staf profesional).
    Mungojnë raporte e monitorimit në terren nga strukturat e Ministrisë Turizmit dhe Mjedisit. (Agjencia Kombëtare Pyjeve); Shpenzimet për hartimin e këtyre planeve janë marramendëse, ato përgjithësisht janë të papërditësuara në kadastrën e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar, (Inxhinierët që kanë marrë pjesë në këto studime).
    Duke qenë se Ministrja e linjës Mirela Kumbaro (Furxhi) nuk ka reaguar për të marrë masa lidhur me këto konstatime, Partia Demokratike kërkon nga organet e hetimit të nisin menjëherë procedurat ligjore për identifikimin dhe penalizimin e shkelësve të ligjit. Pasuria kombëtare është e shqiptarëve, nuk është as e ministrit as e drejtorëve as e zyrtarëve të kësaj qeverie të korruptuar.

  • Zjarr në pyllin me pisha në Krastë

    Zjarr në pyllin me pisha në Krastë

    Mesditën e sotme, një vatër zjarri është shfaqur në një nga pikat më të larta të masivit me pisha në zonën e Kodër Krastës, në periferi të qytetit të Elbasanit.
    Shërbimet zjarrfikëse janë në terren dhe po punojnë për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e sipërfaqeve të tjera pyjore nga përhapja e mëtejshme.
    Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në këtë zonë derisa situata të vihet nën kontroll. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa po vijon monitorimi i situatës në terren.

  • Velipoja gati për sezonin turistik, Benet Beci: Të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër në terren për shërbim maksimal

    Velipoja gati për sezonin turistik, Benet Beci: Të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër në terren për shërbim maksimal

    Fillimi i javës e gjen stafin e Bashkisë Shkodër në Velipojë, ku kryetari Benet Beci ka inspektuar nga afër punën në terren për përgatitjen e sezonit turistik.
    “Nga detajet teknike te zbatimi në terren për mbarëvajtjen e sezonit turistik në zonë,” shkruan Beci në një postim në rrjete sociale, duke theksuar se të gjitha strukturat e Bashkisë janë të angazhuara për të ofruar shërbim maksimal ndaj çdo pushuesi që zgjedh Velipojën këtë verë.

    Velipoja pritet të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara të veriut edhe këtë sezon, dhe përgatitjet e institucioneve vendore synojnë të garantojnë pastërtinë, rendin dhe cilësinë e shërbimeve për vizitorët vendas dhe të huaj.

  • Zjarri në pyllin e Darëzezës riaktivizohet – Terreni i vështirë pengon ndërhyrjen, forca të shumta në terren

    Zjarri në pyllin e Darëzezës riaktivizohet – Terreni i vështirë pengon ndërhyrjen, forca të shumta në terren

    Zjarri që kishte përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit me pisha në Darëzezë është riaktivizuar sërish këtë mëngjes, duke rikthyer frikën dhe shqetësimin tek banorët dhe autoritetet lokale.Reklama në FieriWeb

    Burime për FieriWeb bëjnë me dije se aktualisht në terren ndodhen 6 mjete zjarrfikëse dhe një fadromë, e cila po punon për hapjen e rrugëve brenda pyllit, për të mundësuar hyrjen e mjeteve të emergjencës në zonat më të thella.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Flakët kanë marrë përmasa të rrezikshme për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta, duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve. Forcat në terren po punojnë pa ndërprerje për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt zonave të banuara.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet zjarrfikëse në rast të përhapjes së flakëve pranë banesave apo tokave të tyre. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • “Pse Sara Mila mori 20 mijë vota në Elbasan?”, Blendi Klosi: PD nuk ishte fare në terren…

    “Pse Sara Mila mori 20 mijë vota në Elbasan?”, Blendi Klosi: PD nuk ishte fare në terren…

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për fitoren e thellë të PS në zgjedhjet e 11 majit.
    I pyetur se si e shpjegon “fenomenin Sara Mila”, një vajzë e re  mori mbi 20 mijë vota në Elbasan duke u renditur e para, Klosi tha se kjo ka të bëjë me fushatat individuale dhe me mungesën e prezencës së kundërshtarit në terren.
    Pjesë nga biseda: 
    Ylli Rakipi: Opozita ngre akuza se zgjedhjet janë diktuar nga krimi. Si rastin më flagrant ata përmendin Sara Milan, një kandidate që ka marrë mbi 20 mijë vota në Elbasan dhe thonë se e ka ndihmuar Suel Çela. Si e shpjegoni ju Sara Milan si fenomen?
    Blendi Klosi: Gara ishte e tillë, lista e hapur dhe e mbyllur. Në listën e mbyllur ishin të mbrojturit dhe në pjesën e hapur, kandidatë që bënin fushatën e tyre në mënyrë të pavarur. Secili kandidat kishte terrenin e tij. Ky debat është bërë edhe para katër vitesh. Në qarqe të caktuara, vota shkon në një drejtim. Ata që morën shumë vota në 2021 mbase nuk janë më sot me aq vota. Një moment i caktuar ka qenë në Elbasan, kandidatja pati mbështetjen e vet, krahun e vet, nuk besoj se ka ndonjë ndryshim të madh vota e PS nga 2021 me 2025 në Elbasan. Në Dibër pati pak më shumë. Por në Elbasan vota është po ajo. Se si ndahet në 7-8 kandidatët që garonin… Ne në Elbasan morëm 10-4 rezultat sepse kishte ndryshim në garë, ishte garë ku PD nuk ekzistonte në terren. Nuk kishte njeri që mendonte se opozita do të pranonte humbjen dhe do të reformohet. Ndodhi ajo që ka ndodhur gjithmonë me Berishën. Fjalitë e Berishës diheshin, nuk u surprizua njeri. Kjo është situate në terren. Lobingje të caktuara krijojnë element të caktuar.
    Andi Tela: Si ka mundësi kjo Sara Mila, personazh i panjohur, në çdo 4 vota të PS, njërën e merr kjo. Edhe Gonxhe ka marrë 24 mijë vota, por në çdo 10 vota të PS merr 1. Ose në Dibër, në çdo dy vota të PS, një e merr i pari i listës, ka marrë 12 mijë vota.
    Blendi Klosi: Ai ka marrë 15 mijë për atë punë. Terreni është i atillë, lobingjet janë të tilla, fryma ndryshon nga qarku në qark. Lobingjet e njerëzve, struktura, mënyra si ndahet vota është brenda partisë, forcës së individit, hapësirat. Në Elbasan dhe kudo vota e 2021 është e barabartë me të 2025.
    Andi Tela: Si ka mundësi personazh tërësisht i panjohur?
    Blendi Klosi: Ajo garë ka qenë. Para 4 vitesh kishte njerëz të tjerë në garë. Ka patur frymë tjetër, formulë krejt tjetër. PS merr votat dhe pastaj si ndahet, element të caktuar krijojnë lobingje të caktuar. Ata që morën vota në 2021, ka që nuk janë sot në Parlament.
    Andi Tela: Nuk e pranon logjika që një njeri i panjohur të marrë më shumë vota se gjithë të tjerët. Ç’ka bërë ajo më shumë se të tjerët? Kush ka lobuar?
    Blendi Klosi: Ka patur strukturat e partisë. PD ka marrë 200 mijë vota më pak, prandaj kanë humbur.

  • “Fiton ai që punon për njerëzit, jo për veten”, Braimllari ‘godet’ PL-në: Fushata nuk bëhet për egon e liderit, por..

    “Fiton ai që punon për njerëzit, jo për veten”, Braimllari ‘godet’ PL-në: Fushata nuk bëhet për egon e liderit, por..

    Endrit Braimllari, kandidat për deputet nga PS, në një intervistë analizoi fushatën elektorale dhe theksoi rëndësinë e lidhjes së mesazheve politike me nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve.
    Ai kritikoi qasjet e sipërfaqshme në komunikimin politik, duke vënë në dukje se për të fituar besimin e publikut, kërkohet angazhim i përditshëm dhe kontakt i drejtpërdrejtë me njerëzit.
    Sipas tij, suksesi nuk vjen rastësisht, por përmes një pune të vazhdueshme në terren dhe ndërtimit të një raporti të sinqertë me qytetarët.
    “Opozita duhet të kishte mesazh që qytetarët ta përthithin atë. Duhet që mesazhi të shkojë për interesin e qytetarëve dhe jo për interesin personal të individëve. Partitë politike kanë disa mekanizma që punojnë në terren. Nëse do funksiononin hallkat si duhet, opozita do kishte rezulat tjetër. Të marrësh votat, duhet të punosh sistematikisht në terren, jo rastësisht PS ka këtë rezultat, në Partinë Socialiste punohet përditë në terren, duhet të interesohesh për njerëzit. Nuk duhet vetëm të mbash një konferencë dhe e mbylle, jo, duhet të punosh më tepër me njerëzit. Ka fituar Shqipëria, sepse ka fituar rruga europiane e vendit”, tha ai.
     

  • PL dështim në zgjedhje, Braimllari ‘thumbon’ Metën: Mesazhet duhet të jenë për qytetarët, jo për interesa personale

    PL dështim në zgjedhje, Braimllari ‘thumbon’ Metën: Mesazhet duhet të jenë për qytetarët, jo për interesa personale

    Endrit Braimllari, kandidat për deputet nga PS, në një intervistë analizoi fushatën elektorale dhe theksoi rëndësinë e lidhjes së mesazheve politike me nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve.
    Ai kritikoi qasjet e sipërfaqshme në komunikimin politik, duke vënë në dukje se për të fituar besimin e publikut, kërkohet angazhim i përditshëm dhe kontakt i drejtpërdrejtë me njerëzit.
    Sipas tij, suksesi nuk vjen rastësisht, por përmes një pune të vazhdueshme në terren dhe ndërtimit të një raporti të sinqertë me qytetarët.
    “Opozita duhet të kishte mesazh që qytetarët ta përthithin atë. Duhet që mesazhi të shkojë për interesin e qytetarëve dhe jo për interesin personal të individëve. Partitë politike kanë disa mekanizma që punojnë në terren. Nëse do funksiononin hallkat si duhet, opozita do kishte rezulat tjetër. Të marrësh votat, duhet të punosh sistematikisht në terren, jo rastësisht PS ka këtë rezultat, në Partinë Socialiste punohet përditë në terren, duhet të interesohesh për njerëzit. Nuk duhet vetëm të mbash një konferencë dhe e mbylle, jo, duhet të punosh më tepër me njerëzit. Ka fituar Shqipëria, sepse ka fituar rruga europiane e vendit”, tha ai në për “News 24”.