Tag: terren

  • Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

    Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

    Në kuadër të aksionit kombëtar për rikthimin e hapësirave publike, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zbriti sot në terren, ku vizitoi disa nga zonat më të populluara në kryeqytet.
    I shoqëruar nga drejtuesit e IMT-së, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit, ata u ndalën në Bulevardin “Zogu i Parë”, Pazarin e Ri, zonën pas Muzeut Kombëtar dhe në një kompleks pranë zonës së njohur si ’21 Dhjetori’.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha bëri apel për lirimin e hapësirave vullnetarisht nga subjektet.
    Postimi i plotë i ministrit Hoxha:

    Sot në Tiranë, së bashku me drejtuesit e IMT-së, Policisë Bashkiake, strukturat e tyre dhe Policinë e Shtetit ishim në disa zona kyçe dhe të populluara në kryeqytet, si Bulevardi “Zogu i Parë”, Pazari i Ri, zona pas Muzeut Kombëtar dhe një kompleks pranë zonës së njohur si ’21 Dhjetori’. Synimi është i qartë, rikthimi i trotuareve, shesheve dhe hapësirave publike, jo vetëm në qendër por kudo, tek dhe për qytetarët.

    Asnjë subjekt nuk ka të drejtë të pushtojë hapësira në kurriz të komunitetit. Policia e Shtetit do të vijojë të mbështesë me vendosmëri çdo institucion për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

    Apeli im shkon për çdo subjekt në shkelje, që të lirojë shpejt e vullnetarisht hapësirat e zëna, duke kontribuar për një qytet më të pastër, më të sigurt dhe të aksesueshëm nga të gjithë. Reagimet e para pozitive nga vetë subjektet nuk kanë munguar.

    Falënderim për strukturat, që pavarësisht temperaturave të larta janë në terren, e mbi të gjitha për qytetarët që mbështesin këtë përpjekje për rregull e bashkëjetesë!

  • Rrëzohet avioni në Austri, katër të vdekur

    Rrëzohet avioni në Austri, katër të vdekur

    Një aeroplan i vogël që u nis nga Oberschleissheim pranë Mynihut në Bavari u rrëzua në Pinzgau të Austrisë të shtunën pasdite.

    Sipas raportimeve fillestare, katër persona që ndodheshin në bord kanë humbur jetën.
    Sipas zjarrfikësve, avioni u rrëzua në një terren të vështirë për t’u aksesuar.

    Shërbimet e emergjencës luftuan në terren të ashpër për të kërkuar të mbijetuar, por avioni u përfshi nga flakët.
    Zjarri është shuar, por nuk është gjetur asnjë i mbijetuar.
    Hetimet lidhur me shkakun e rrëzimit janë duke vijuar./vizionplus.tv

  • Rama takim të dytë për Tiranën, grupe në terren për të evidentuar problematikat e qytetarëve

    Rama takim të dytë për Tiranën, grupe në terren për të evidentuar problematikat e qytetarëve

    Kryeminsitri Edi Rama mblodhi sot për herë të dytë në harkun e 24 orëve të gjithë deputetët aktual, ata që u zgjodhën në 11 maj, përfshirë edhe kandidatët jo fitues së bashku me kryetaren e komanduar të bashkisë Tiranë dhe këshilltarët e saj.

    Takimi u mbajt në selinë rozë jashtë vëmendjes së kamerave, ndërsa Vizion Plus mëson nëpërmjet burimeve se në mbledhje fokusi  ishte te menaxhimi i situatës në terren, evidentimi i problematikave nga ana e qytetarëve, krijimi i një raporti kryesor me të gjitha shqetësimet që lidhen në këtë qark.Lexo edhe :Related Posts
    Po të njëjtat burime bëjnë më dije se në mbledhje nuk pati një diskutim sa i takonë zgjedhjeve të mundshme në Bashkinë e Tiranës, por nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim te ketë diskutime konkrete për këtë çëshjte.

    Ndërkohë, aktulisht pjesëmarrja do të fokusohet  në krijimin e disa grupeve të punës në terren, ku Ogerta Manastirliu së bashku me kryetaren e komanduar Anuela Ristani  do të organizojnë grupet e punës për  hapësirat publike me deputetët dhe drejtuesit e njësive administrative.
    Çështjet e trafikut në kryeqytet do të administrohen nga Blendi Gonxhja dhe Enton Punavija shoqëruar nga grupi përkatës, ndërsa Financat do të shihen me prioritet nga Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj.
    Takimi në Tiranë erdhi fill pas situatës së tensionuar në Vlorë për shkak të problematikave në keq menaxhim./vizionplus.tv

  • Tirana ndahet në blloqe, zbulohen porositë e Ramës për deputetët: Zbrisni në terren dhe evidentoni problemet

    Tirana ndahet në blloqe, zbulohen porositë e Ramës për deputetët: Zbrisni në terren dhe evidentoni problemet

    Kreu i PS-së Edi Rama gjatë takimit me deputetët fitues të qarkut Tiranë në zgjedhjet e 11 Majit dhe me përfaqësues nga Bashkia në selinë rozë, ka theksuar se deputetët duhet të zbresin në terren për evidentimin e problematikave, si dhe janë ngritur disa grupe pune për fushat: Hapësirat publike, shërbimet, parkimi, lejet e ndërtimit.
    Kryesocialisti ka lënë porosi që kandidatët dhe deputetët do të kontaktojnë me qytetarët. Brenda 2 javësh do të krijohet një raport për t’i depozituar më pas në Bashki. Sipas Ramës ministrat të gatshëm për të ndihmuar dhe dhënë zgjidhje. Në mbledhjen e dytë mësohet se Rama u ka thënë sërish se nuk e di nëse do të ketë zgjedhje të pjesshme për bashkinë e Tiranës, dhe se kjo do të përcaktohet edhe nga faktorë të tjerë.

    ”Nuk po e bëjmë këtë gjë për të menduar se do të ketë zgjedhje apo jo, por ne na besuan qytetarët dhe duhet ti kthejmë besimin në shërbime”, mësohet të jetë shprehur kryeministri. Grupet e punës do të ndahen në vijim nga drejtuesja politike e qarkut, Ogerta Manastirliu dhe kryetarja e komanduar Anuela Ristani

  • Rama shkon në selinë rozë, mbledh sërish deputetët: Angazhim në terren dhe evidentim i problematikave të qytetarëve

    Rama shkon në selinë rozë, mbledh sërish deputetët: Angazhim në terren dhe evidentim i problematikave të qytetarëve

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka mbledhur mëngjesin e sotëm në selinë rozë deputetët aktualë që munguan në mbledhjen e djeshme për shkak se ishin në Parlament.

    Gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori, mëson se Rama do të japë të njëjtat porosi për deputetët; angazhim në terren dhe evidentimi i problematikave kryesore për tu raportuar në një mbledhje të dytë.

    Një ditë më parë, Rama mblodhi në seli deputetët e zgjedhur të Tiranës nga zgjedhjet e 11 majit, si dhe drejtues të strukturave të Bashkisë Tiranë.
    Rama u kërkoi deputetëve që të jenë aktivë në terren dhe të identifikojnë problematikat me të cilat përballen qytetarët në zonat e tyre.
    Në mbledhje morën pjesë deputetët fitues të zgjedhjeve të 11 Majit dhe ata aktualë që nuk arritën të fitonin, si edhe drejtues të bashkisë Tiranë dhe administratorët e njësive administrative.
    Kryeministri u la deputetëve një afat dyjavor për të dalë në terren, për të evidentuar shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve./vizionplus.tv

  • Rama, dajak në Vlorë dhe porosi drejtuesve të bashkisë Tiranë që të dalin në terren për të zgjidhur problemet

    Rama, dajak në Vlorë dhe porosi drejtuesve të bashkisë Tiranë që të dalin në terren për të zgjidhur problemet

    Edi Rama ka bërë sot një vizitë të papritur në bashkinë e Vlorës, ku ka urdhëruar kryebashkiakun të shkarkojë nga detyra të gjithë drejtorët e bashkisë, sepse nuk po punojnë dhe kanë humbur sensin e realitetit dhe të problemeve që kanë vlonjatët.
    Ndërkohë fill pas Vlorës Kryeministri zhvilloi një takim me drejtuesit e Bashkisë Tiranë dhe deputetët e 11 Majit. Kërkoi pastërti, hapësira publike funksionale dhe kontroll mbi trotuaret.

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim pune me drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur në 11 Maj. Takimi, që zgjati rreth 30 minuta, u përqendrua në përmirësimin e cilësisë së jetës urbane në kryeqytet, me theks të veçantë te pastrimi, hapësirat publike dhe funksionaliteti i infrastrukturës.
    Ndryshe nga takimi i disa ditëve më parë me drejtuesit e Bashkisë Vlorë – ku pati kritika të forta dhe pakënaqësi të hapura – këtë herë Rama nuk shprehu ankesa për drejtuesit e Tiranës. Përkundrazi, ai kërkoi bashkëpunim dhe angazhim konkret në terren për të adresuar problematikat.
    “Duhet të ndaheni në grupe pune të përbashkëta në terren për të parë nga afër problematikat”, është shprehur kreu i qeverisë, sipas burimeve nga mbledhja.
    Një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga Kryeministri ishte keqpërdorimi i trotuareve. Ai theksoi se “Tirana nuk mund të bëhet si Vlora”, duke përmendur një rast konkret nga qyteti bregdetar, ku një zyrtar i bashkisë kishte legalizuar një trotuar për llogari të biznesit të familjes së tij.
    Rama kërkoi nga strukturat përgjegjëse – konkretisht IMT dhe INUV – të jenë në lartësinë e duhur të detyrës dhe të ndalojnë çdo formë abuzimi apo tolerimi të shkeljeve në hapësirat publike.
    Një vlerësim të veçantë mori Elona Lalaj, drejtoresha e re e Policisë Bashkiake të Tiranës. Rama vlerësoi punën e saj dhe tha se numri i ankesave nga qytetarët ka rënë ndjeshëm.
    Takimi u mbyll me paralajmërimin se brenda dy javësh do të zhvillohet një tjetër mbledhje vlerësimi, ku do të analizohet zbatimi i porosive të dhëna.

  • Përfundon mbledhja e PS, zbulohet diskutimi dhe porositë e Ramës për socialistët: Dilni në terren për të vlerësuar situatën

    Përfundon mbledhja e PS, zbulohet diskutimi dhe porositë e Ramës për socialistët: Dilni në terren për të vlerësuar situatën

    Pas mbledhjes së papritur të thirrur me deputetët e Tiranës dhe drejtuesit lokalë të Tiranës, kryeministri Edi Rama ka dhënë udhëzime konkrete për intensifikimin e kontaktit me qytetarët dhe identifikimin e problematikave në çdo lagje të kryeqytetit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në takim morën pjesë deputetët e zgjedhur të Tiranës, kryetarja në detyrë e bashkisë Anuela Ristani, si dhe drejtues nga Bashkia e Tiranës. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Rama ka kërkuar që të krijohen grupe të strukturuara pune, të cilat do të ndahen sipas zonave, me qëllim që të dalin në terren dhe të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me banorët.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Zgjedhje për bashkinë Tiranë? Rama thirrje deputetëve: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

    Zgjedhje për bashkinë Tiranë? Rama thirrje deputetëve: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

    Kryeministri Edi Rama këtë pasdite mblodhi deputetët e zgjedhur nga 11 Maji për qarkun e Tiranës dhe drejtuesit e Bashkisë së Tiranës. Raportohet se Rama u ka kërkuar deputetëve dhe drejtuesve të bashkisë që të dalin në terren, të takojnë qytetarët për zgjedhje.
    Mësohet se Rama u ka thënë të pranishmëve që nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje për Tiranën, ndërsa nuk ka shprehur pakënaqësi për situatën në këtë qark.

    Kurse paradite Rama zhvilloi një takim të ngjashëm në Vlorë. Me një bllok në dorë, kreu i qeverisë kaloi pragun e bashkisë ku zhvilloi një mbledhje gati 90 minuta me kryetarin Ermal Dredha dhe të gjithë drejtuesit e bashkisë.

  • Zgjedhje në Tiranë? Rama mesazh deputetëve dhe drejtuesve të Bashkisë: Dilni në terren dhe takoni qytetarët!

    Zgjedhje në Tiranë? Rama mesazh deputetëve dhe drejtuesve të Bashkisë: Dilni në terren dhe takoni qytetarët!

    Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite deputetët e zgjedhur nga 11 maji për qarkun e Tiranës dhe drejtuesit e Bashkisë së kryeqytetit.
    Takimi po zhvillohet në ambientet e një hoteli në Tiranë, ndërsa disa deputetë nuk kanë arritur dot të jenë të pranishëm, pasi janë ende në Parlament.
    Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar deputetëve dhe drejtuesve të bashkisë që të dalin në terren, të takojnë qytetarët për zgjedhje.
    Mësohet se Rama u ka thënë të pranishmëve që nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje për Tiranën, ndërsa nuk ka shprehur pakënaqësi për situatën në këtë qark.
    “Nuk kam ankesa për ju. Duhet të ndaheni në grupe pune në terren për te parë problematikat. Kujdes në problemet e zënies së trotuareve, Tirana s’mund të bëhet si Vlora. IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur”, tha thënë Rama.
    Paraditen e të enjtes, Rama zhvilloi një takim të ngjashëm në Vlorë. Me një bllok në dorë, kreu i qeverisë kaloi pragun e bashkisë ku zhvilloi një mbledhje gati 90 minuta me kryetarin Ermal Dredha dhe të gjithë drejtuesit e bashkisë.

  • Zjarrfikësit në luftë me flakët në landfill prej tre ditësh, Bashkia e Elbasanit jep detaje mbi situatën

    Zjarrfikësit në luftë me flakët në landfill prej tre ditësh, Bashkia e Elbasanit jep detaje mbi situatën

    Situata në landfillinin e Elbasanit vijon të mbetet e rënduar, ku prej 72 orësh forca të shumta zjarrfikëse por edhe të “FA” ndodhen në terren në “luftë” me flakët.

    Lidhur me stiuatën Bashkia e Ebasanit në një reagim për mediat bën me dije se po vijon puna për fikjen e flakëve, ndërsa në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse si të qytetit të Elbasanit ashtu dhe të bashkive përreth, si dhe forcat e armatosura.
    Ndërsa po bëhen vazhdimisht matje për të parë se sa është niveli i ndotjes.

    Njoftimi:
    Prej më shumë se 72 orësh, vijon puna intensive për izolimin e vatrës së zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Elbasan. Situata mbetet dinamike dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.
    Në terren po operohet me forca dhe mjete të shtuara, të angazhuara nga:
    Bashkia Elbasan
    Bashkitë fqinje
    Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë
    Ndërhyrja është përqendruar në izolimin dhe shuarjen e zjarrit me:
    Ekskavatorë
    Traktorë me zinxhirë
    Mjete të rënda vetshkarkuese dhe zjarrfikëse të cilat po punojnë për kapsulimin e vatrës.
    Nga ana tjetër, pompat thithëse me kapacitet të lartë mundësojnë hedhjen e ujit direkt në vatrën aktive.
    Gjithashtu, operacioni mbështetet nga ndërhyrja ajrore, ndërsa në terren ndodhet ekipi i ekspertëve të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë matje të vazhdueshme të nivelit të ndotjes dhe rrezikshmërisë mjedisore.
    Autoritetet vendore dhe qendrore mbeten të angazhuara për të garantuar sigurinë e komunitetit dhe për të minimizuar ndikimin në mjedis. Publiku do të vijojë të informohet rregullisht mbi zhvillimet më të fundit.