Tag: terren

  • Milan-Juventus, hapet “pazari” për Vlahovic. Fiton terren ideja e shkëmbimit sulmues-mbrojtës

    Milan-Juventus, hapet “pazari” për Vlahovic. Fiton terren ideja e shkëmbimit sulmues-mbrojtës

    24 Korrik 2025

    10:14

    Alfred Lleshi

    Milani ka nevojë për një tjetër sulmues dhe emri që po fiton gjithnjë e më shumë terren është ai i Dusan Vlahovic. Midis klubit kuqezi dhe Juventusit prej kohësh ekziston një kanal komunikimi i hapur, i cili tani mund të konkretizohet në operacion real. Sipas asaj që raporton sot “Gazzetta dello Sport”, po merr formë ideja e një shkëmbimi, që do të zgjidhte nevojat teknike të të dyja skuadrave.
    Juventusi ka nevojë për të përforcuar mbrojtjen dhe Milani mund t’i ofrojë Malick Thiaw, një qendërmbrojtës i ri dhe premtues, që pëlqehet shumë nga bardhezinjtë. Nga ana tjetër, Vlahovic do të përfaqësonte profilin ideal për të kompletuar repartin ofensiv të Milanit, duke u vendosur përkrah Santiago ‘El Bebote’ Gimenez. Një shkëmbim i barabartë që, të paktën në letër, mund t’i kënaqë të gjithë: Milanin, Juven, dhe dy lojtarët e përfshirë.
    Megjithatë, pengesat janë dy: vlerësimet e kartonëve dhe paga e sulmuesit serb. Milani, në fakt, nuk dëshiron të devijojë nga politika e vet e pagave dhe do t’i kërkojë Vlahovicit të pranojë ulje krahasuar me të ardhurat aktuale. Ndërkohë, në Milanello është gati fanella me numrin 9, në pritje që negociatat të hyjnë në fazën vendimtare. Javët në vijim do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse kjo hipotezë do të bëhet realitet.

  • “Çdo ditë në terren”/ Rama: Monitorim për të garantuar sezon turistik të pastër e të rregullt

    “Çdo ditë në terren”/ Rama: Monitorim për të garantuar sezon turistik të pastër e të rregullt

    Kryeministri Edi Rama thotë se strukturat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, por dhe agjencive rajonale janë çdo ditë në terren, për të monitoruar garantimin e një sezoni turistik të pastër e të rregullt.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se dyfishimi i aksesit në plazhet publike, shton edhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen, pastrimin dhe modelin qytetar në respektimin e hapësirave të përbashkëta.
    “Me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, agjencitë rajonale dhe strukturat e tjera, jemi çdo ditë në terren, për të monitoruar garantimin e një sezoni turistik të pastër, të rregullt dhe respektim të parcelave publike siç parashikohet në rregulloren e re të menaxhimit të plazheve, ku dyfishimi i aksesit në plazhet publike, shton edhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen, pastrimin dhe modelin qytetar në respektimin e hapësirave të përbashkëta.
    * Sarandë, Zvërnec, Darzezë, Radhimë, Ksamil, Livadh, Velipojë, Golem, Spille, Golem dhe Gjiri i Lalzit.”, shkruan Rama në Facebook.

  • Përfundoi në spital pasi u asfiksua nga tymi, shefi i zjarrfikësve të Vlorës rikthehet në terren

    Përfundoi në spital pasi u asfiksua nga tymi, shefi i zjarrfikësve të Vlorës rikthehet në terren

    Luan Kapaj shefi i zjarrfikësve të Vlorës, i cili ditën e djeshme u asfiksua nga tymi dhe mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Vlorës vijon edhe sot të jetë në terren për të shuar flakët, por dhe për të ndihmuar kolegët e tij.

    Në lidhje me situatën e zjarrit, ai thotë se flakët mbi fshatin Dukat po stabilizohen, ndërsa problem mbetet zona në afërsi të Parkut Kombëtar të Llogorasë.

    Top Channel

  • Bilancet në terren për problemet e qytetarëve, Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

    Bilancet në terren për problemet e qytetarëve, Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

    Në orën 18:30, kryeministri Edi Rama do të ketë një takim me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të Bashkisë Tiranë.
    Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë aktivë gjatë këtyre muajve të verës dhe të takohen me qytetarët dhe të evidentojnë problemet që ata kanë dhe të bashkërendojnë një plan pune për zgjidhjen e tyre.

    Gjatë kësaj kohe deputetët kanë zbritur në terren për t’u njohur me problematikat e qytetarëve dhe do t’i raportojnë ato tek kreu i qeverisë.

  • Pas “bilancit” në terren për problemet e qytetarëve, Rama mbledh sot deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

    Pas “bilancit” në terren për problemet e qytetarëve, Rama mbledh sot deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

    Kryeministri Edi Rama do të mbledh pasditen e sotme në orën 18:30 deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të Bashkisë Tiranë.
    Kryeministri u ka kërkuar deputetëve të jenë aktivë gjatë këtyre muajve të verës dhe të takohen me qytetarët dhe të evidentojnë problemet që ata kanë dhe të bashkërendojnë një plan pune për zgjidhjen e tyre.
    Gjatë kësaj kohe deputetët kanë zbritur në terren për t’u njohur me problematikat e qytetarëve dhe do t’i raportojnë ato tek kreu i qeverisë.
    Takimi do të zhvillohet në një nga hotelet e kryeqytetit.

  • Izolohen flakët në Shkopet, zjarrfikësit punojnë për të shuar plotësisht vatrën edhe në Dukat

    Izolohen flakët në Shkopet, zjarrfikësit punojnë për të shuar plotësisht vatrën edhe në Dukat

    Vatra e zjarrit në zonën e Shkopetit është drejt vënies nën kontroll. Në terren ndërhynë forca të shumta të shërbimit zjarrfikës të bashkisë se Kurbinit dhe Matit, forcat e policisë dhe ato të ushtrisë.

    Gjatë gjithë natës grupet që kanë qenë në terren kanë punuar me pompa shpine për të fikur zjarrin.
    Në orët e para të ditës së sotme është bërë e mundur që zjarri të izolohej, ndërsa ka vijuar puna për ta mbajtur në monitorim si dhe për të fikur trungjet e pemëve që të mos riaktivizohet.

    Po ashtu mësohet se ka pasur edhe shpërthime të fishekëve luftarak, të cilët mund të kenë qenë prej vitesh në zonë.
    Ndërkohë në Dukat prej orëve të para të mëngjesit është punuar sërish në terren nga forcat zjarrfikëse, Emergjencat Civile si dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.
    Zjarri u riaktivizua për shkak të temperaturave të larta, të ndihmuara edhe nga era e fortë në zonë duke paraqitur rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.
    Në ndihmë të tyre erdhi edhe një helikopter që hodhi ujë mbi zonat më problematike.
    /vizionplus.tv

  • Vijon zjarri në Drenovë të Mallakastrës, zjarrfikësit dhe 40 forca ushtarake në terren! Në ndihmë edhe helikopteri ‘Cougar

    Vijon zjarri në Drenovë të Mallakastrës, zjarrfikësit dhe 40 forca ushtarake në terren! Në ndihmë edhe helikopteri ‘Cougar

    Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur aksioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Drenovës. Në operacion janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Pjesë e operacionit është bërë edhe helikopteri Cougar, i cili prej më shumë se një ore është duke operuar nga ajri. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Në terren pritet të mbërrijë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe për të koordinuar më tej veprimet emergjente.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Një natë më parë kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj, teksa ndodhej në zonë për të monitoruar nga afër operacionin për shuarjen e flakëve tha se kjo situatë ka ardhur nga pakujdesia e fermerëveReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “Është e patolerueshme që pakujdesia e fermerëve gjatë djegies së mbeturinave , të shkaktojë dëme kaq të mëdha”, u shpreh Ismailaj

  • Riaktivizohet zjarri në pyjet e Drenovës, flakët përhapen me shpejtësi – zjarrfikësit përballen me terren të vështirë

    Riaktivizohet zjarri në pyjet e Drenovës, flakët përhapen me shpejtësi – zjarrfikësit përballen me terren të vështirë

    Zjarri në masivin pyjor të Drenovës, në Mallakastër, është riaktivizuar sërish pasditen e sotme, rreth orës 14:00. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me bimësi.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Shërbimet zjarrfikëse kanë rinisur menjëherë operacionin për shuarjen e zjarrit, por ndërhyrja mbetet e kufizuar, pasi terreni i thyer malor pamundëson afrimin e mjeteve zjarrfikëse. Aktualisht, ndërhyrja po bëhet me mjete rrethanore dhe ndihmën e forcave në terren, ndërsa situata vijon të jetë e vështirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Dyshimet mbi integritetin e përzgjedhjes së kandidatëve në Akademinë e Sigurisë, Policia: Pretendimet, të pavërteta

    Dyshimet mbi integritetin e përzgjedhjes së kandidatëve në Akademinë e Sigurisë, Policia: Pretendimet, të pavërteta

    Policia e Shtetit ka bërë një reagim lidhur me dyshimet që janë ngritur mbi integritetin e procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë. Sipas policisë, pretendimet se disa kandidatë po përfshihen padrejtësisht në programin e trajnimit në terren është i pavërtetë dhe keqinformues.
    Çdo pretendim i hedhur në publik, se këta kandidatë po përfshihen në mënyrë të padrejtë në programin e trajnimit në terren në drejtoritë vendore në lista ose se do të nisin praktikën pa trajnim, është i pavërtetë, keqinformues dhe tendencioz.
    Njoftimi i plotë:
    Në lidhje me një publikim në rrjetet sociale që ngre dyshime mbi integritetin e procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se:
    Në muajin janar 2025, në përfundim të të gjitha fazave të konkurrimit, Policia e Shtetit publikoi listën me kandidatët fitues në Kolegjin e Formimit Profesional Policor (kursi bazë i formimit për Patrullë të Përgjithshme). Fitues u shpallën 452 aplikantë, por për mungesë të kushteve të akomodimit, sipas rendit zbritës të pikëve, filluan trajnimin në Kolegjin e Formimit Profesional Policor në Akademinë e Sigurisë, 400 aplikantë fitues, ndërsa 52 aplikantët e tjerë fitues do të vijojnë trajnimin së bashku me fituesit që do të shpallen pas konkurrimit që do të bëhet për fillimin e kursit XXI, brenda vitit kalendarik 2025, menjëherë me hapjen e tij.
    Sqarojmë se aplikantët fitues të cilët janë në pritje për të filluar Kolegjin e Policisë, do të nisin ndjekjen e studimeve për Patrullë të Përgjithshme, në momentin kur të krijohen kushtet për pritjen dhe organizimin e grupit të dytë, pas përfundimit të ciklit aktual të trajnimit.
    Bëjmë me dije se programi që zhvillohet në Kolegjin e Formimit Profesional Policor është një vit akademik dhe ka elemente teorike dhe të trajnimit në terren. Asnjë kursant nuk mund të shkojë në trajnimin në terren, pa përfunduar programin teorik. Trajnimi në terren zhvillohet mbi bazën e një programi të detajuar dhe është zbatim në praktikë i moduleve teorike të marra në auditor.
    Asnjë nga 52 kandidatët fitues në listë pritjeje, nuk ka ndjekur asnjë ditë trajnim dhe nuk është përfshirë në listën e kursantëve të kursit XX, të cilët më datë 21.07.2025, fillojnë zbatimin e programit të trajnimit në terren në drejtoritë vendore.Çdo pretendim i hedhur në publik, se këta kandidatë po përfshihen në mënyrë të padrejtë në programin e trajnimit në terren në drejtoritë vendore në lista ose se do të nisin praktikën pa trajnim, është i pavërtetë, keqinformues dhe tendencioz.
    Policia e Shtetit fton maturantët të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë si Institucion i Arsimit të Lartë i akredituar, akademi anëtare e rrjetit akademik të INTERPOL-it, akademi e akredituar në sistemit IADLEST-ShBA.
    Akademia e Sigurisë ofron për të rinjtë, 2 mundësi zgjedhjeje në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi”, aplikimet për të cilin bëhen në e-Albania, në periudhën 29 korrik-03 gusht 2025, si dhe për Kolegjin e Formimit Profesional Policor (Patrullë të Përgjithshme), për të cilin së shpejti do të hapet procesi i konkurrimit.
    I garantojmë të gjithë të interesuarit se procesi zhvillohet mbi bazën e meritokracisë, në mbikëqyrje të plotë ligjore nga Akademia e Sigurisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, misionet policore që mbështesin zhvillimin arsimor policor, si dhe në transparencë të plotë me konkurrentët, të cilët janë pjesë e grupeve të vëzhgimit gjatë të gjitha fazave të konkurrimit.

  • Lokalet heqin çadrat dhe shtesat, lirohen trotuarët në kryeqytet, biznesi bashkëpunon me inspektorët

    Lokalet heqin çadrat dhe shtesat, lirohen trotuarët në kryeqytet, biznesi bashkëpunon me inspektorët

    Pas disa ditësh aksion, sërish inspektorët kanë dalë në terren. Grupet e IMT janë zhvendosur në terren që janë të shoqëruar edhe nga forca të rendit ku deri më tani nuk është dashur ndërhyrja e tyre.Në shumicën e rasteve biznese të dnryshme kanë marrë leje për një objekt të caktuar dhe e kanë zgjatur duke marrë nga hapësira që ishte llogaritur e qytetarëve.
    Ka pasur edhe biznese të tjera si marketet që kanë nxjerrë jashtë frutat perimet. Nga komunikimet me krerët e IMT thuhet se do të ketë aksion në ditët në vijim dhe sot ka disa grupe paralele që punojnë në terren.