Një 22-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët gjatë një kontrolli në Viale Centurini, kurse një i dytë u shpall në kërkim, teksa i shpëtoi arrestimit.
I riu me precedentë penalë, u ndalua ndërsa drejtonte një fuoristradë me qira. U krye një kontroll në automjetin dhe trupin e tij dhe u gjetën 23 pako me kokainë dhe tre me kanabis, së bashku me një mijë euro para të gatshme nga trafiku i drogës. Arrestimi i tij u bë në kushtet e flagrancës.
Arrestimi u vërtetua dhe gjykatësi urdhëroi, si masë paraprake, ndalimin e qëndrimit në Terni. 22-vjeçari iu nënshtrua gjithashtu një testi droge, i cili rezultoi pozitiv. Më pas ai u akuzua për drejtim mjeti nën ndikimin e narkotikëve dhe iu hoq leja e drejtimit të mjetit.
Më herët, karabinierët kishin ndaluar një automjet, që u gjet po i marrë me qira, në Via del Centenario. Shoferi ishte një tjetër shqiptar 19-vjeçar pa precedentë penalë, gjithashtu në Itali me vizë turistike, informon media italiane.
Një kontroll trupor i gjeti atij dhe 37 pako kokainë. Ai u akuzua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre dhe ndodhet nën arrest.
gijotina.com/
Tag: terni
-

Shkuan si turistë në Itali, kapen duke shitur kokainë në Terni
-

Rrezikoi policë dhe udhëtarë nga shpejtësia me automjet, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Një shqiptar u kap pas një ndjekjeje me shpejtësi skëterrë nga policia në Terni të Italisë, duke rrezikuar jetët e udhëtarëve dhe oficerëve në aksion. Edhe pse nuk kishte asgjë të dyshuar në makinë, ai vijoi aventurën e tij, duke shkaktuar edhe një aksident.
Udhëtimi i 30-vjeçarit përfundoi vetëm pas rreth 60 km dhe mbi gjysmë ore me shpejtësi të lartë, gjatë së cilës një parakalim në drejtim të gabuar në Via Lucania shkaktoi një përplasje me një makinë tjetër, për fat të mirë pa lëndime serioze.
Ndjekja e gjatë që përfshiu rrugët e periferive të Ternit dhe zonën e Rietit, duke rrezikuar sigurinë rrugore, por që përfundoi me arrestimin e një shtetasi shqiptar. I dyshuari, një 30-vjeçar, u kap pas një sërë manovrash të rrezikshme, përfshirë një aksident me makinë, në të cilin ai ishte i përfshirë.
Gjithçka filloi dje pasdite, rreth orës 18:00 (8 gusht), kur një makinë patrullimi ndërpreu makinën e të arratisurit dhe i urdhëroi të ndalonte. Shoferi, në vend që të ndalonte, u kthye mbrapsht dhe papritmas përshpejtoi, duke shkaktuar një ndjekje me shpejtësi të lartë.
I arratisuri vazhdoi udhëtimin e tij përgjatë Via Tre Venezie, duke i rrezikuar të gjithë teksa vazhdoi në SS79Bis, drejt Rietit. U deshën disa mjete policie e patrulle që në daljen e Contigliano, kur shqiptari dështoi në një kthesë dhe u arrestua. Ai u dërgua më pas në selinë e policisë, ku iu nënshtrua një kontrolli personal dhe të automjetit. Megjithëse nuk u gjet asnjë lëndë narkotike, makina, e cila u gjet se ishte marrë me qira nga një kompani në Italinë Veriore, u sekuestrua, informoi media italiane.
30-vjeçari u arrestua me akuzat për rezistencë ndaj një zyrtari publik, drejtim të rrezikshëm të mjetit dhe vepra të tjera penale, teksa ditën e sotme u lëshua nga gjykata me urdhër për të mos qëndruar më në Terni. Gjithashtu do të jetë nën hetim dhe në pritje për dëbim nga Italia. -

Arratisje spektakolare në Terni, i riu shqiptar i shpëton policisë, ndjekje përfundoi me aksident
Një ndjekje dramatike ka tronditur zonën e Umbrias mbrëmjen e djeshme, kur një 30-vjeçar shqiptar nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe u përfshi në një arratisje të rrezikshme që zgjati për më shumë se 60 kilometra.
Gjithçka nisi në lagjen Borgo Bovio, në rrugën ‘Via Val D’Aosta’ në Terni, kur i riu, duke drejtuar një automjet, refuzoi të ndalonte për kontroll dhe u largua me shpejtësi të madhe. Gjatë arratisjes, ai kreu manovra jashtëzakonisht të rrezikshme, përfshirë parakalime në sens të kundërt dhe shkelje të përsëritura të rregullave të qarkullimit, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Arratisja vijoi në rrugën ‘Via Tre Venezie’ dhe më pas në drejtim të Rietit përmes rrugës SS79 Bis, ku në një moment, një nga patrullat e policisë u detyrua të frenonte në mënyrë emergjente për të shmangur përplasjen me një kamion që vinte përballë. Rreziku vazhdoi edhe më tej, kur 30-vjeçari bëri një kthesë të papritur në afërsi të Contiglianos, duke marrë drejtimin e kundërt drejt Ternit dhe më pas duke hyrë në autostradën E45.
Pas më shumë se gjysmë ore ndjekje intensive, arratisja mori fund në Montecastrilli, ku automjeti i shqiptarit u përplas me një makinë tjetër të drejtuar nga një 40-vjeçar italian. Aksidenti i dha fund ndjekjes dhe policia arriti ta arrestojë të dyshuarin.
Sipas autoriteteve, 30-vjeçari është vënë në pranga për kundërshtim të forcave të rendit dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit. Gjykata e Ternit ka konfirmuar arrestimin dhe ka vendosur ndaj tij masën e ndalimit të qëndrimit në qytetin e Ternit.
Ndërkohë, Prefekti Michele Abenante ka firmosur urdhrin për transferimin e tij në një Qendër të Pritjes për Riatdhesim (CPR), nga ku do të dëbohet përfundimisht nga territori italian.
Ngjarja ka ngjallur shqetësim të madh në opinionin publik, ndërsa autoritetet italiane kanë vlerësuar operacionin e koordinuar të policisë që bëri të mundur arrestimin pa pasoja më të rënda. -

Shkon për turizëm, kapet në trafik droge/ Arrestohet 23-vjeçari shqiptar, gjykata urdhëron…
Posedim droge, dhe qëllim shpërndarja e saj, arrestohet në flagrancë nga karabinierët në Terni, 23-vjeçari me origjinë shqiptare. I riu, me inicialet N.R., pa precedentë penalë, kishte hyrë në Itali me një vizë turistike, teksa u pikas në rrugën “Narni” për një kontroll, ndërsa po drejtonte një makinë me qira.
Nervozizmi i tij bëri që ushtria ta kontrollonte si atë, ashtu edhe automjetin dhe në fund, doli në pah prania e 32 dozave kokainë, afërsisht 15 gramë, të fshehura me kujdes në një zgavër të krijuar midis mbulesës dhe kornizës së çatisë së makinës. Gjykata e Ternit, nëpërmjet gjyqtarit Francesco Maria Vincenzoni, konfirmoi ligjshmërinë e ndalimit dhe urdhëroi dëbimin e shqiptarit nga Terni, informon media italiane.
Fenomeni i “turistëve të drogës”, që hyjnë si të tillë në vendin fqinj dhe më pas i përkushtohen aktiviteteve të tjera të paligjshme, po haset shpesh nga organet ligjzbatuese kohët e fundit. -

Me lule dhe pankarta, Terni i jep lamtumirën e fundit 22-vjeçares shqiptares Ilaria Sula
Në një atmosferë dhimbjeje të thellë, u mbajt këtë të hënë në Terni të Italisë, ceremonia mortore për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare e cila u vra brutalisht nga ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson.
Ceremonia e lamtumirës nisi në orën 14:00 nga banesa e familjes, ku arkëmorti i bardhë u përcoll nga të afërmit, miqtë, fqinjët dhe qytetarë të shumtë, për të vijuar drejt varrezave të qytetit, ku Ilaria do të prehet përfundimisht.
Mediat italiane pasqyruan dhe momentet e dhimbshme kur nëna e të ndjerës, shpërtheu në lot dhe ulërima, teksa përcillte arkëmortin me vajzës.
“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit. Të solla mami tek shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami tek shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë”, dëgjohej ndër lotë dhe dhimbje.
Përveç familjarëve, miqve dhe të afërmve, në varrim morën pjesë dhe përfaqësues të shoqatave që luftojnë kundër dhunës ndaj grave, duke shfaqur solidaritetin e tyre dhe angazhimin për të ndaluar dhunën.
Që në mëngjesin e kësaj të hëne, dhjetëra qytetarë u mblodhën përpara banesës së Ilaria Sulës duke lënë lule, kartolina dhe pankarta për të nderuar kujtimin e saj dhe për të dërguar një mesazh kundër dhunës.
Babai i Ilaria Sulës falënderoi të gjithë qytetarët, kryetarin e bashkisë dhe forcat e policisë për mbështetjen dhe solidaritetin e dhënë në këto momente të vështira.
Ai e theksoi se ky moment dhimbje për familjen do të jetë gjithashtu një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për problematikën e dhunës ndaj grave dhe për të kërkuar më shumë veprime nga shoqëria dhe shteti. -

Vrasja e studentes shqiptare në Romë, flet i vëllai dhe fqinjët
Rreth shtëpisë në Terni ku jeton familja e Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare shqiptare që u vra i ish-i dashuri, ka heshtje. Në godinën pak larg stadiumit, dritaret janë të hapura, por askush nuk shihet. Ka pasur edhe pak kalimtarë. Disa fqinjë, të tronditur nga ngjarja, e përshkruan familjen si “njerëz të mirë dhe të sjellshëm”. Babai i Ilarias, sipas asaj që raporton Ansa është punëtor, ndërsa nëna e saj është shtëpiake.
I vëllai i Ilarias është 19 vjeç. Ai kërkon të kuptojë pse 23-vjeçari filipinez, Mark Antony Samson, vrau dhe futi në një valixhe trupin e motrës së tij dhe më pas e hodhi atë në një përrua në zonën e Polit në Romë. Ndërsa për fqinjët vrasja e motrës së tij është e paimagjinueshme.
Vëllai i studentes së vrarë në Romë: Pse e bëri?
“Nuk mund ta shpjegojmë. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di.” Kështu thotë Leon, vëllai i vogël i Ilaria Sulës, i cili ka mbërritur në kryeqytet me disa të afërm. “Kam folur me Ilarian herën e fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni”, kujton ai. Ajo ishte e qetë dhe nuk më thoshte për problemet. Pastaj vetëm mesazhe, por nuk jam i sigurt që i shkruante”. Ndërsa për të arrestuarin ai thotë: “E kam njohur, kanë qenë një vit bashkë por janë ndarë”.
Fqinji i ish-të dashurit të Ilarias: E paimagjinueshme
“Një familje serioze, punëtorësh, me këmbë në tokë. Mark e takova të hënën e kaluar, ishte i buzëqeshur, më përshëndeti, nuk vura re asgjë në veçanti. U trondita, është një gjë shumë e shëmtuar dhe e trishtueshme. E paimagjinueshme në njëfarë mënyre”. Giovanni Spanò, stomatologu i cili punon në një ordinancë ngjitur me banesën ku jetonte njëzet e tre vjeçarja e arrestuar për vrasjen e Ilaria Sula tregon historinë.
“Ai është një djalë i sjellshëm, i edukuar, asnjëherë një fjalë pa vend”, shton ai. “Ai jetonte këtu me prindërit e tij. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë diçka të tillë.”
Një mik i Ilarias: Ajo po kërkonte paqen dhe harmoninë mes njerëzve
Ilaria gjithmonë ka vepruar për paqen dhe harmoninë mes njerëzve. Të mendosh se ajo u zhduk në një mënyrë kaq tragjike është një dhimbje e thellë”. Kështu shprehet Enriko, për studenten e vrarë me thikë në Romë, një shok nga Terni, i cili ndoqi shkollën fillore me të dhe mbanin lidhje më pas.
“E di që ajo ka shkuar në shkollën e mesme te Angeloni, sepse unë shkoja në shkollën matanë rrugës dhe takoheshim shpesh”, tha ai për ANSA. “Më kujtohet një vajzë që ishte gjithmonë e qetë, asnjëherë jashtë vendit, ndonjëherë edhe e turpshme. Nuk i pëlqente të tregohej, aq më pak të zihej apo debatonte. Në fakt, shpesh dhe me dëshirë kur përballeshim me njëri-tjetrin, preferonte të linte mënjanë mendimet e veta vetëm për të shmangur çdo tension.”
Në Sapienza moment reflektimi për Ilarian këtë mbrëmje Sonte në orën 18:30 para Fakultetit të Statistikës do të mbahet një moment heshtjeje dhe vendosja e një lule në kujtim të Ilaria Sulës, studentes me origjinë shqiptare nga Terni, e cila ndoqi kursin trevjeçar në universitetin e Romës. E pranishme do të jetë edhe rektorja Antonella Polimeni, bashkë me të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë.
Kryebashkiaku i Romës, Gualtieri: Një plagë për të gjithë qytetin
“Lajmi për vdekjen e Ilaria Sula na mbush me dhimbje dhe zemërim. Afërsia ime dhe ngushëllimet e Rome Capitale shkojnë për familjen dhe miqtë e saj. Vdekja e saj është një plagë e tmerrshme për të gjithë qytetin që nuk duhet të qëndrojë indiferent përballë një tjetër femicidi të papranueshëm”, shprehet në një shënim kryebashkiaku i Romës Roberto Gualtieri. -

Korrieri shqiptar i drogës dëbohet nga Terni, 26-vjeçari trafikonte kokainë mes Shqipërisë dhe Italisë
Autoritetet italiane në Terni dëbuan nga vendi një shqiptar që ishte arrestuar si korrier i drogës, i dënuar me 3 vite burg nga drejtësia.
Aksioni i largimit erdhi menjëherë pasi i riu 26-vjeçar vuajti dënimin e dhënë nga gjykata.
Policia e Shtetit njoftoi se ka ekzekutuar urdhrin e dëbimit të shtetasit shqiptar. 26-vjeçari ishte arrestuar gjatë një hetimi për trafik droge, pasi ishte korrier midis Italisë dhe Shqipërisë.
“Oficerët i gjetën atij në posedim 195 pako kokainë gjatë aksionit, disa të fshehura në trup dhe të tjera brenda makinës me qira që ai përdorte, duke u shtirur si turist. Malli u nda në doza të gatshme për shpërndarje”, informon media italiane.
I dënuar me tre vjet burg, magjistrati më pas urdhëroi përjashtimin e tij nga vendi. Masa u krye nga punonjësit e Zyrës së Emigracionit të Komisariatit të Policisë Terni, të cilët e shoqëruan në kufi për riatdhesim drejt Tiranës.