Tag: tërmeti

  • Tërmeti i fortë godet Turqinë, magnituda dhe epiqendra

    Tërmeti i fortë godet Turqinë, magnituda dhe epiqendra

    Turqia është goditur nga një tërmet i fortë mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë Europiane, forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 6.1 ballë.
    Nga të dhënat paraprake, tërmeti ka ka qenë me epiqendër 60 kilometra nga Balikseiri, ndërsa thellësia fokale 6 kilometra.

    Lëkundjet janë ndier në disa zona, përfshirë edhe Stambollin. Nuk ka ende të dhëna për dëme në njerëz dhe materiale, por paniku mes qytetarëve ka qenë i madh.
     

  • Disa lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra dhe magnituda

    Disa lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra dhe magnituda

    Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë. Sipas të dhënave, tërmeti i parë është regjistruar në Durrës, me magnitudë 3.9.
    Ndërkohë rreth orës 06:49 në Konispol janë ndjerë lëkundje tërmeti, të cilat kanë qenë me magnitudën 2.7. Në Konispol janë regjistruar dy lëkundje të tjera më herët, të dyja me magnitudën 3.2.
    Gjithashtu në Miras të Korçës rreth orës 06:15 është ndjerë një tjetër lëkundje, me magnitudën 3.1.

  • Dy tërmete brenda pak minutash në Shqipëri, ja ku ishin epiqendrat

    Dy tërmete brenda pak minutash në Shqipëri, ja ku ishin epiqendrat

    Dyëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter janë regjistruar pak pas mesnatës në jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.
    Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit.
    Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2.5 kilometra, çka e bën tërmetin të klasifikohet si i cekët dhe për rrjedhojë më i ndjeshëm në sipërfaqe.
    Tërmeti është regjistruar rreth 104 kilometra larg Tiranës, dhe sipas raportimeve fillestare nga qytetarët në rrjetet sociale, lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim, por pa dëme materiale apo viktima të raportuara deri më tani.

  • Tërmet në jug të Shqipërisë, epiqendra në Skrapar

    Tërmet në jug të Shqipërisë, epiqendra në Skrapar

    Dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter janë regjistruar pak pas mesnatës në jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.
    Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit, shkruan A2 CNN.
    Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2.5 kilometra, çka e bën tërmetin të klasifikohet si i cekët dhe për rrjedhojë më i ndjeshëm në sipërfaqe.
    Tërmeti është regjistruar rreth 104 kilometra larg Tiranës, dhe sipas raportimeve fillestare nga qytetarët në rrjetet sociale, lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim, por pa dëme materiale apo viktima të raportuara deri më tani.
    Ekspertët sqarojnë se një tërmet me magnitudë 4.0 është i moderuar, por mund të ndjehet qartë në ndërtesa, sidomos kur ndodh në thellësi kaq të vogël. “Tërmetet e cekëta shpesh perceptohen si më të forta nga popullata, edhe nëse magnituda është mesatare,” thuhet në shpjegimin teknik të EMSC.

  • Tërmeti ‘shkund’ jugun e Shqipërisë, ja epiqendra dhe magnituda

    Tërmeti ‘shkund’ jugun e Shqipërisë, ja epiqendra dhe magnituda

    Dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter janë regjistruar pak pas mesnatës në jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
    Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.
    Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit.
    Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2.5 kilometra, çka e bën tërmetin të klasifikohet si i cekët dhe për rrjedhojë më i ndjeshëm në sipërfaqe.
    Tërmeti është regjistruar rreth 104 kilometra larg Tiranës, dhe sipas raportimeve fillestare nga qytetarët në rrjetet sociale, lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim, por pa dëme materiale apo viktima të raportuara deri më tani.
    Ekspertët sqarojnë se një tërmet me magnitudë 4.0 është i moderuar, por mund të ndjehet qartë në ndërtesa, sidomos kur ndodh në thellësi kaq të vogël. “Tërmetet e cekëta shpesh perceptohen si më të forta nga popullata, edhe nëse magnituda është mesatare,” thuhet në shpjegimin teknik të EMSC.

  • “Arben Pëllumbin e zëvendësuan me Zegjinenë, Tërmeti ende s’po shfaq talent”, satira e Gjekmarkajt: Ah Dash Sula na le jetim, Korreshi na vjen me bluzë me rombe

    “Arben Pëllumbin e zëvendësuan me Zegjinenë, Tërmeti ende s’po shfaq talent”, satira e Gjekmarkajt: Ah Dash Sula na le jetim, Korreshi na vjen me bluzë me rombe

    Kronika bën prova për personazhe të reja!!!
    Kronika ka rënë në dëshpërim!! Ajo bash për këtë arsye kërkon dhembshuri e mirëkuptim për aq gëzime sa ju ka dhënë!
    Tek rastësisht gjeta Arben Pellumbin në një qoshe të Tiranës, duke rrufitur mendueshëm një kafe, një sërë mendimesh më sulmuan!!
    Të kishte lezet shpirti tek e shihje dikur në sallën e Kuvendit, sesi i lagej mjekra nga të qarët krenar pa zë për sukseset e qeverisë, apo kur i thyenim zemrën Babos nga dhimbja të detyronte të bije në admirim!
    Lot të vuajtur, të fisëm, të ndjerë, të përjetuar!!!Me kë ta zëvendësoj tani, askush nuk qan si ai! Me Zeqinenë?
    Edhe pse ajo po bën hapa të ndrojtur në drejtim të Kronikës, me pasthirrmat, qeshjet plot kukurimë e fjalët “kukurec”, habinë, shikimet e gëzuara e të gjata mbi opozitën, dëshirën për të fituar statusin e personazhit ende kam shumë dilema!
    Iku Laert Duro, ai profesionist xhymert i cili në katër vjet i mblidhte lotët dhe djersët si askush tjetër, në damixhanë, shishe, e pagure! Me një shikim i ndante në ishin të sinqerta, në ishin gëzimi, frike, hidhërimi a ambicieje!
    Në tre kavanoza, si shenjë sqime për vuajtjen, ruante djersë nga sqetullat e Ismet Beqirit, Bujarit të Lushnjes, Baftos e Dilos, në ditën kur u detyruan të shkruanin CV-të për platformën e Borës dhe ajo zemërgurja, si ajo, nuk i merrte në dorëzim!!!
    Madje në një lotore të veçantë, me nga një kordele në dorezë, ato të Pandi Majkos e Mimi di Puccinit, kur u ndanë të malluar me motrani e shoqen si xhevahir kujdesonte!
    Ja la me inventar Damos gjithë këtë pasuri, po ai po tregohet i pavëmendshëm, në mos qoftë sabotim për kontributin e madh intelektual prej shtetarësh që po japin Tao, Toni dhe Niko për mbarëvajtjen e parlamentarizmit, të cilin duan ta mbledhim një herë në gjashtë muaj, me mot të mirë, se helbete janë lodhur!
    Pritej të arkivonte edhe fjalimet e tyre si shërbim për brezat; jo vetëm që s’e ka bërë, por ka lënë që të bien glaca mbi broken e cila mban lotët e Tezës kur u bë ministre për të 15-ën herë! Tezja tek mezja!Duhet shkarkuar, po me kë ta zëvendësosh Damo qafirin!
    Më shkon mendja tek Tërmeti i uruari, po ende ai nuk po shfaq talente të mirëfillta dhe s’e di nëse e meriton gjithë këtë respekt ashtu badihava, të paktën t’ia marrë një vençeje me Tezen aty tek banaku!!
    Askush nuk tregon nga është e nga vjen për një që rri ngjitur me Ogin. E pyeta dhe atë, po është sekret tha! Seç ka një zymtësi të admirueshme si Oliver Hardi kur i marrin petullat nga pjata!
    Me kë ta zëvendësosh Blendi Klosin që sillet si ish-personazh, si i dorëhequr, i pakonsideruar, i vuvosur, le ta themi si humbameno, sa një ditë një deputete e re e pyeti: “Mos jeni zoti Musa Ulqini ju?” – Jo jam Petro Koçi ja ktheu gjithe vrer!
    Me Pirrush Dengun që desh na e morën ushtar në Eladha, u ngrit të enjten si levend, hypi mbi karrige që t’i shihej koka, e na mbajti një fjalim të zjarrtë patriotizmi për Kosovën, sa dikush në mungesë të bombulave për të fikur prushi që po ndizte nga ajo pleudari, gati të lëshonte ujin e hollë qe!!!
    Ah, Dash Sula, Dash Sula si na le jetimë! Kush na mëson si të vishemi e mbathemi, kush na jep modelin për thilet në xhaketë dhe rripin të kombinuar me çorapet? Katran paske qenë, veç për veten mendove!
    Sajme Korreshi me triko leshi me rombe na erdhi në mexhlis!!!
    Po Etilden që Babo xhahili e la jashtë Parlamentit, me atë pikëllim nazik si vjeshta në trazim, me Sarën nuk e mbush dot se kjo dreqe është sa e bëshme po aq e lumtur!!!??!!
    Në vend të saj janë ulur ca ftujakë!! Më vjen t’u punoj qindin firaunëve.
    Tek maisja darametet e mia, një britmë çau ajrin: “i paburrë, i paftë, kloun”!! Brofa! Ktheva kokën, ç’të shihja: Gaz Bardhi gjuante mbi Nikon e gjorë, edhe pse çorbën e kishte gatuar Tao, por qerratai kishte hedhur gurin e fshehur dorën!!!Nikoqiri i tromaksur, disi i shushatur, ia kthente: “Të vijë rëndë a tu mbylltë, rixha të kam, dil jashtë, a tu bëfsha dil jashtë— po nuk tundej ky i paudhi!!
    Tani, për t’i kthyer nderin në vend për ato tre fjalë, nga dhjetë ditë dënim për secilën – fiks 30 – të mira, tani ja ngjesh Ulsia nesër, i cili shquhet për pavarësinë e mendimit! I japin urdher ata , as pyet fare ai e hedh në kosh !!!Na iku Klodi Pushka, na erdhi Ulsi Bushka!
    Nuk qe aty as Jorushi i Tabakeve, zemra e se ciles është sa një pllajë që si Nënë Tereza do të thoshte për Nikon atje lart e në gojë të ujkut: “Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri.”Madje as Kryezevendes Lideri që i bën terbiet me dy sokellima! Enno Bozdo kruante koken nga një merzi ekzistenciale!!!
    Bledion Nallbati nxirrte shkëndija e xixa nga sytë! Më drejtohej mua me një besim të tepruar tek “Kronika”… por edhe me pezëm e hakërrimë…“Kthena Mamicen more, të plaçin sytë, bëj rixhara, lutu, kelthit se ty të ecën fjala, se ishtë më burrë se Tao e Niko bashkë, se do bëj hatanë, do bëj…”“Mamica nuk është burrë, përkundrazi, ajo pas Trampit po shkon në Galile të qortoje atë piskuriqerit e Hamasit – fillova të mermeris –por më vikati: “Lëri more denglat, po të them! Se ta ngjesha një dackë, por bëna derman se kanë ardhur ditë të këqija për syrin e dorën qe duhet ta vëmë në punë me keta jeziter”!
    Bela nuk qe, ca pika shiu ranë mbi qelq e befas seç ndjeva mall!

    Top Channel

  • Tërmeti i fortë shkund këtë vend, ja sa ishte magnituda

    Tërmeti i fortë shkund këtë vend, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë brigjeve të Zakros në Kretë.
    Mediat greke shkruajnë se lëkundjet e tërmetit u regjistruan 24 kilometra në jug-juglindje të Zakros.
    Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur në një zonë detare, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 7.1 kilometra.

  • Tërmeti i fortë me magnitudë 7.4 në Filipine, ka të vdekur! Pamjet kur “shkundet” toka

    Tërmeti i fortë me magnitudë 7.4 në Filipine, ka të vdekur! Pamjet kur “shkundet” toka

    Të paktën dy persona humbën jetën nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë që goditi Filipinet sot , duke shkaktuar një paralajmërim për cunami që u hoq më vonë, thanë autoritetet.

    ❗️⚠️🇵🇭 – A 7.6-magnitude earthquake struck offshore in the southern Philippines on October 10, 2025, at a depth of 10 km (6 miles) off Manay town in Davao Oriental province, Mindanao region.
    The Philippine Institute of Volcanology and Seismology (Phivolcs) warned of potential… pic.twitter.com/D6UiQA2Z6Z
    — 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) October 10, 2025

    Tërmeti goditi rreth 20 kilometra larg bregdetit të qytetit Manay në ishullin jugor të Mindanaos në orën 9:43 të mëngjesit sipas kohës lokale, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Në qytetin e Matit, një person u vra nga shembja e një muri, tha policia, ndërsa një burrë pësoi një tronditje, tha për AFP zyra e menaxhimit të fatkeqësive të qytetit.

    6. A 7.6M earthquake struck near Davao City, Philippines, triggering tsunami warnings and mass evacuations. #lindol #sismo_deprem_gempa
    Waves up to 3 meters may impact coastal areas. Local authorities urge residents to stay alert. pic.twitter.com/dbONlJUv5x
    — GeoTechWar (@geotechwar) October 10, 2025

    Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë kishte paralajmëruar se pritej një “cunam katastrofik” “me valë të larta që ka të ngjarë të rrezikojnë jetët” në bregdetin lindor të arkipelagut. Banorëve përgjatë brigjeve të prekura iu bë thirrje të evakuonin zonat e tyre si masë paraprake.
    Qendra e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor (PTWC) më pas e hoqi paralajmërimin për cunami për Filipinet, Palaun dhe Indonezinë.
    /vizionplus.tv

  • Tërmeti i fuqishëm në Filipinet qendrore, bilanci i viktimave shkon në 72, mbi 290 të plagosur

    Tërmeti i fuqishëm në Filipinet qendrore, bilanci i viktimave shkon në 72, mbi 290 të plagosur

    Bota E Enjte, 2 Tetor 2025 12:14
    Një tërmet me magnitudë 6.9 goditi rajonin qendror të Filipineve, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe një bilanc tragjik. Sipas agjencisë së mbrojtjes civile, numri i viktimave ka arritur në 72, ndërsa 294 persona janë plagosur.
    Tërmeti i thellë ndodhi pranë ishullit Cebu, duke dëmtuar infrastrukturën, përfshirë ura, linja energjie dhe ndërtesa historike, si një kishë mbi 100-vjeçare. Zona është shpallur në gjendje fatkeqësie, ndërsa mbi 170 mijë persona janë prekur dhe rreth 20 mijë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

    Autoritetet vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe monitorojnë pasgoditjet, të cilat deri tani kanë arritur mbi 2,300, disa me intensitet deri në 5 ballë.Filipinet ndodhen në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik, ku ndodhin më shumë se 800 tërmete në vit.Ky tërmet është më vdekjeprurësi në rajon që nga viti 2013, kur një tërmet tjetër me magnitudë 7.2 shkaktoi 222 viktima në ishullin Bohol.