Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 27 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale e saj është 5.6 kilometra.
Tag: tërmet
-

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet e forta, ja sa ishte magnituda
-

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Durrësin, lëkundjet ndihen në disa zona
Durrës, 24 Mars 2025 – Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter ka goditur sot bregdetin e Durrësit në orën 18:58. Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, pranë qytetit bregdetar, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Lëkundjet janë ndjerë nga banorët e zonës, por fatmirësisht nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar. Distanca nga epiqendra në vijë ajrore ishte rreth 69 kilometra nga zona të tjera të banuara. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Ekspertët theksojnë se lëkundje të kësaj magnitude janë të zakonshme për rajonin dhe zakonisht nuk shkaktojnë pasoja serioze. Megjithatë, autoritetet mbeten në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Kandidatja e Përmetit frymëzohet nga Tërmet Peçi, quan “komandant” Edi Ramën (VIDEO)
Nuk është vetëm Tërmet Peci që e thërret Edi Ramën “komandant”. Edhe kandidatja tjetër në listën e PS, Anila Dhimitri nga Përmeti, përdori sot po të njëjtën fjalë për kryeministrin.
“Së bashku jam e sigurt që me komandantin tonë, Edi Ramën, do të sigurojmë një fitore spektakolare jo vetëm në qarkun e Gjirokastrës, por në të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Dhimitri gjatë takimit sot në Gjirokastër.
Shihni videon më poshtë. -

“Rroftë komandanti”, Tërmet Peçi i premton tërmet Edi Ramës: Unë thyej rekord vëlla, do flasim në 12… (VIDEO)
Si zakonisht edhe kësaj radhe Tërmet Peçi nuk e humbi shansin t’i uronte Edi Ramës jetë të gjatë dhe t’i referohej si komandant. Veç kësaj gjatë takimit në Gjirokastër, ai u zotua se do të bëjë surprizë në rezulatin e zgjedhjeve.“Unë jam mësuar që të bëj surpriza. Të gjithë bashkë do të bëjmë surpriza në qarkun tonë komandant, të jesh i garantuar. Unë thyej rekord vëlla! Këtë do ta lemë në 12 maj, do flasim”, deklaroi Tërmet Peçi. Shihni videon me psohte.