Tag: termave

  • Menaxhimi i mbetjeve, pas inceneratorëve Fier e Elbasan, plane për landfill-e të reja 15.4 mln euro

    Menaxhimi i mbetjeve, pas inceneratorëve Fier e Elbasan, plane për landfill-e të reja 15.4 mln euro

    Qeveria po planifikon të marrë masa të reja sa i takon projektimit të Infrastrukturës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve konkretisht në zonën e mbetjeve Fier dhe atë Elbasan, dy rajone ku më herët zunë vend projektet e inceneratorëve.Një procedurë prokurimi e çelur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara këtë të hënë me një fond limit 66 milionë lekë apo 660 mijë euro për dy lotet në fjalë parashikon pikërisht këtë plan.Referuar termave të referencës që shoqërojnë këtë procedurë në hyrje të tyre nënvizohen edhe planet sa i takon infrastrukturës.“Ky dokument paraqet një set të detajuar të Termave të Referencës (ToR) për realizimin e projekteve të zgjerimit të landfillit ekzistues rajonal të Zonës së Mbetjeve Fier, ndërtimit të impianteve për mbetje inerte, kapsulimit të landfilleve ekzistuese, krijimit të impianteve për rekuperimin e materialeve (MRF), si dhe ndërtimit të landfilleve për mbetje të riciklueshme shtëpiake, përfshirë në të dhe një Njësi për Mbetjet Industriale dhe të Rrezikshme. Dokumenti është konceptuar për të udhëhequr procesin e projektimit dhe implementimit të këtyre ndërhyrjeve në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare dhe kërkesat e BE-së,” thuhet në dokument. Në fund të tij parashikohet që kostoja e ndërtimit të jetë rreth 7.4 milionë euro.I njëjti parashtrim bëhet edhe në hyrjen e termave të referencës për zonën e Elbasanit, por këtu kostoja është pak më e lartë.“Duke ju referuar VKM nr. 354, datë 11.05.2016, ‘Për miratimin e Manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, në projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim’, llogaritja e fondit limit është bërë si më poshtë vijon: Vlera e ndërtimit në euro pa TVSH 8,012,737.46 euro – kosto e llogaritshme. Vlera e ndërtimit pa TVSH 785,248,271.08 lekë – kosto e llogaritshme e objektit/ve në të cilën përmblidhen vetëm punime civile ndërtimore dhe shërbime, pa përfshirë vlerën e pajisjeve dhe të makinerive. Vlera e ndërtimit me TVSH 942,297,925.296 lekë (kosto e llogaritshme me TVSH),” thuhet në dokument.Projektet janë një llogaritje fillestare dhe ato do të duhet të kalojnë oponencën teknike.Menaxhimi i mbetjeve në vend ka pasur një politikë jo shumë të qartë, teksa pak vite më parë pati një përqendrim me projekte drejt incenerimit. Si landfillet ashtu edhe incenerimi mund të jenë plotësues të njëri-tjetrit, edhe pse plotësisht të ndarë në operim, por synimi është që në incenerim të shkojnë mbetjet që nuk mund të riciklohen, duke ulur volumet në landfille. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Bufi i kënetës” ‘zë vend’ në raportin e OSBE-ODIHR: Sulme personale mes dy liderëve, Rama-Berisha

    “Bufi i kënetës” ‘zë vend’ në raportin e OSBE-ODIHR: Sulme personale mes dy liderëve, Rama-Berisha

    foto ilustrim: Rama-bufi-Berisha

    TIRANË- Misioni i OSBE-ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në vend, teksa përveç vlerësimit dhe rekomandimeve, ajo që bie në sy është edhe citimi i termave gjatë fushatës mes kryetarëve të partive. 
    “Bufi i kënetës” është një prej termave më të dëgjuar gjatë fushatës 2025. Kryeministri Edi Rama e pëdorte këtë epitet për t’ju drejtuar kryedemokratit Sali Berisha. Por, ky nuk termi i vetëm i cituar në raport, të tjerë si “Antikrisht”, “përbindësh” dhe “narkodiktaturë”, përmenden gjithashtu referuar sulmeve midis dy partive kryesore dhe udhëheqësve të tyre. 
    Pjesë nga raporti:
    Z. Rama e quajti vazhdimisht kundërshtarin e tij, z. Berishën, një “buf kënete”, dhe udhëheqës të tjerë të opozitës si “krijesa kënete”. Z. Berisha, nga ana tjetër, e quajti z. Rama “Antikrisht”, një “përbindësh” dhe qeverinë si “narkodiktaturë”. Agron Shehaj, kreu i Partisë së Mundësive, akuzoi Adriatik Lapajn, kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, se kishte përfituar nga marrëveshje të brendshme në cilësinë e tij si avokat. Në përgjigje të këtyre akuzave, sipas raportimeve të medias, z. Lapaj ngriti një padi për shpifje.

  • Korruptimi i termave, sjell padrejtësi në sistem, Manjani analizon draft-kodin e ri penal: Duhet të kthehemi te termat origjinal të drejtësisë

    Korruptimi i termave, sjell padrejtësi në sistem, Manjani analizon draft-kodin e ri penal: Duhet të kthehemi te termat origjinal të drejtësisë

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, vijon analizën kritike mbi draftin e ri të Kodit Penal, duke ngritur shqetësimin për devijimin e termave juridikë nga kuptimi i tyre klasik.
    Ai thekson se përzierja e termave si “trafik” dhe “kontrabandë” sjell konfuzion, cenon logjikën e së drejtës dhe prodhon padrejtësi sistematike.
    Më poshtë, qëndrimi i plotë i tij:
    Trafik apo kontrabandë?***Llogjika bazike, që buron nga përkufizimi klasik e termave, na sugjeron që futja e drogës në territorin e Republikës së Shqipërisë të quhet KONTRABANDË.
    Ky është definicioni klasik i kontrabandës. Pra ndalimi i futjes në territor i sendeve/mallrave të ndaluara.
    Sot për sot kontrabandën ne e lidhim më së shumti me evavionin fiskal, pra me shmangien nga detyrimet doganore. Në fakt evazioni fiskal dhe kontrabanda duhen të jenë dy vepra më vete, sepse janë dy kuptime të ndryshme të fjalëve.Janë dy sjellje të ndryshme të shkelësve të ligjit dhe me qëllime të ndryshme.
    Prandaj jam që të kthehen në origjinal këto dy terma si vepra penale më vete. Kontrabanda si koncept i mbrojtjes së territorit nga sendet e ndaluara dhe evazioni fiskal si mbrojtje e financave publike.
    Me këtë rast bie edhe llogjika krejt pa llogjikë që kemi sot në kodin penal, ku edhe eksporti quhet kontrabandë.
    Nëse pranojmë këtë koncept mbi kontrabandën, që është në fakt origjinali, atëherë llogjikshëm edhe ata që sot i quajmë si trafikantë droge, do duhet të quhen kontrabandistë. Sepse në fakt ata fusin në territor një mall të ndaluar. Pastaj e fusin për ta shitur këtu, për ta shitur jashtë, për pa përpunuar dhe shitur etj, e bën kontrabandën si vepër penale të cilësuar.
    Por në thelb futja e drogës në territor është kondrabandë, jo trafik.
    Pastaj çdo me thënë trafik?Ky është term nënpunësish ndërkombëtarë, ose term lajmesh por jo definicion i një vepre penale të një shteti të vetëm.
    Ndaj them se duhet të ktheheni tek koncepti origjinal i termave të drejtësisë penale.
    Duke bërë këtë, shteti jonë jep mesazh të qartë:
    në territorin tim nuk e lejoj këtë produkt.
    Po i the kontrabandistit trafikant i ke dhënë “medalje”, sepse e ke amnistuar nga dëmi që i ka bërë autoritetit të shtetit,territorit dhe shoqërisë që jeton në të.
    Në këtë territor, kush fut drogë duhet të quhet kontrabandist. Në territoret e tjera vendosin ligjet e shteteve të tjera. Çdo me thënë kjo të dënosh shtetasit e tu për aktivitete të ndaluara që nuk i bëjnë në territorin tënd?!
    Pastaj si e provon këtë gjë, kur aftësia provuese e shtetit shtrihet strikt mbi territorin ku vepron ligji. Apo futja në top se kështu na thonë të huajt, agjensitë, ambasadat. Pffff…
    Ja pra që një korruptim i termave penalë në Kodin Penal passjell një sistem të tëre abuziv dhe thellësisht të padrejtë.
    Ndaj kodi i ari duhet të kthejë këto terma në origjinal.
    Droga quhet kontrabandë.Trafikun ndërkombëtar le ta dënojnë ndërkombëtarët.
    Ne nuk jemi gjykatë e OKB, por shtet modest me ligje e territor të kufizuar.
    Gjithnjë meqë jemi në diskutim për Kodin e ri Penal, që edhe në këtë pjesë nuk ndryshon fare nga ekzistuesi.