Tag: tërhiqet

  • Spanja do të tërhiqet nga Eurovision 2026, shkak Izraeli

    Spanja do të tërhiqet nga Eurovision 2026, shkak Izraeli

    Showbiz E Mërkurë, 10 Shtator 2025 18:53
    Ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun tha se vendi do të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovision 2026 nëse Izraeli nuk përjashtohet. ”Nuk mendoj se mund ta normalizojmë pjesëmarrjen e Izraelit në evente ndërkombëtare sikur s’po ndodh asgjë”,-tha Urtasun.
    Gjatë një interviste, Urtasun tha se pjesëmarrja e Izraelit në konkurs nuk mund të tolerohet.

    “Ngjarje si Eurovision apo Vuelta a España sjellin një përfaqësim të veçantë të vendit”, tha ai duke iu referuar protestave kundër ekipit të çiklistëve Israel-Premier Tech gjatë këtij edicioni të garës. ”Në rastin e Eurovision nuk është një artist individual që merr pjesë, por dikush që merr pjesë në emër të qytetarëve të atij vendi”.

  • Djali i Francesko Totit tërhiqet nga futbolli në moshën 19-vjeçare, nuk e mbante dot emrin e babait mbi shpatulla

    Djali i Francesko Totit tërhiqet nga futbolli në moshën 19-vjeçare, nuk e mbante dot emrin e babait mbi shpatulla

    Të jesh djali i një futbollist i madh është fati i mirë, por ndonjëherë edhe i keq. Djali i Francesko Totit më shumë e vuajti sesa përfitoi nga fakti se babai i tij njihej nga gjitha bota e futbollit. Në fillim kishte shumë për të përfituar pasi e nisi nga akademia e Romës, e Vallecanos derisa nisi disa aventura në Serinë D.
    Më pas djali i Totit qëndroi për 6 muaj pa kontratë derisa në moshën 19-vjeçare vendosi të tërhiqet nga futbolli, pa e nisur mirë ende. Trajneri i ekipit të të tij të fundit, trajneri i Olbia, tha se djali i Totit e vuajti shumë mbi shpinë emrin e babait të tij dhe nuk arriti dot ta mbante mbi supe këtë përgjegjësi.
    Gjithashtu ai shtoi se nëse nuk do të ishte djali i Totit, ky lojtar do të shkonte së paku në Serinë B të Italisë pasi i kishte aftësitë. Ndërkohë një karrierë e re e pret pasi do të fillojë si skautë. /Sport Ekspres/

  • Lapaj shton “presionin”, kandidatja e tij tërhiqet nga dorëheqja! E gatshme të marrë mandatin

    Lapaj shton “presionin”, kandidatja e tij tërhiqet nga dorëheqja! E gatshme të marrë mandatin

    Kleana Xhuveli, e cila në zgjedhjet e 11 majit kandidoi krah Adriatik Lapajt me “Nisma Bëhet”, ka vendosur të tërhiqet nga vendimi i mëparshëm i dorëheqjes.

    Ajo ishte e katërta në listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës, teksa më parë kishte kërkuar të tërhiqej.
    Me anë të një letre, ajo ka shprehur edhe arsyet që e shtynë të ndryshojë mendje.

    Top Channel

  • Lapaj shton “presionin”, kandidatja e tij tërhiqet nga dorëheqja, e gatshme të marrë mandatin

    Lapaj shton “presionin”, kandidatja e tij tërhiqet nga dorëheqja, e gatshme të marrë mandatin

    Kleana Xhuveli, e cila në zgjedhjet e 11 majit kandidoi krah Adriatik Lapajt me “Nisma Bëhet”, ka vendosur të tërhiqet nga vendimi i mëparshëm i dorëheqjes.
    Ajo ishte e katërta në listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës, teksa më parë kishte kërkuar të tërhiqej. Me anë të një letre, ajo ka shprehur edhe arsyet që e shtynë të ndryshojë mendje.
    Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” është përfshirë nga një përplasje e brendshme, për një mandat të vetëm, të fituar në zgjedhjet e 11 majit.

  • Liverpool merr vendimin pas vdekjes se Jotas, tërhiqet fanella me numër 20

    Liverpool merr vendimin pas vdekjes se Jotas, tërhiqet fanella me numër 20

     
    Sulmuesi i Liverpool, Diego Jota ndërroi jetë këtë të enjte, në një aksident rrugor në Spanjë.  Klubi i The Reds vendosi që të tërheqë përfundimisht numrin 20 në fanellë.

    “Numri 20 do të përjetësohet me të drejtë për kontributin e tij si pjesë e skuadrës kampione të sezonit 2024-25 – titulli i 20-të i klubit – me lëvizjen e tij karakteristike dhe golin e fitores përpara Kop-it në derbin e Merseyside të muajit prill, që mbetet goli i fundit i jetës së tij.”
    Diogo Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Ëolverhampton për 44.7 milionë euro. Ai ka luajtur 182 ndeshje për këtë ekip, duke shënuar 65 gola dhe duke dhuruar 26 asiste .

  • Starmer i bën thirrje Trump-it të tërhiqet nga veprimet ushtarake ndaj Iranit

    Starmer i bën thirrje Trump-it të tërhiqet nga veprimet ushtarake ndaj Iranit

    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i ka bërë thirrje Donald Trump-it që të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër Iranit.

    Kryeministri tha se ekziston një “rrezik real për përshkallëzim” të konfliktit dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndjekin një zgjidhje diplomatike.

    Ai shtoi se “kanë pasur disa raunde bisedimesh me SHBA-në” dhe “për mua, kjo është mënyra për ta zgjidhur këtë çështje”.

    Këto komente vijnë ndërsa Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po shkon në Uashington për të përcjellë thirrjen e Mbretërisë së Bashkuar për de-përshkallëzim, ku do të takohet me kryediplomatin e Trump-it, Marco Rubio.

    Lammy dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Rubio, do të diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme të enjten në mbrëmje.

  • Mertz: Nëse Irani nuk tërhiqet, shkatërrimi i plotë i programit bërthamor mbetet një opsion serioz

    Mertz: Nëse Irani nuk tërhiqet, shkatërrimi i plotë i programit bërthamor mbetet një opsion serioz

    Kancelari gjerman Friedrich Mertz deklaroi të martën se shkatërrimi i plotë i programit bërthamor të Iranit mund të jetë një opsion serioz nëse Teherani nuk tërhiqet dhe nuk kthehet në negociata.

    Në një intervistë për rrjetin gjerman ZDF, gjatë samitit të G7 në Kanada, Merz theksoi se forcat izraelite nuk kanë kapacitetet ushtarake për të arritur këtë qëllim, ndërsa Shtetet e Bashkuara posedojnë armët e nevojshme për një operacion të tillë.
    “Mbrojtja izraelite është qartë e pamjaftueshme për ta realizuar këtë, por amerikanët i kanë mjetet e duhura,” tha Merz.

    Ky paralajmërim vjen në një kohë tensioni të lartë në rajon, ku mundësitë për një deeskalim diplomatik janë ende të paqarta.

  • “Ulliri ka konflikt interesi, të tërhiqet”, avokati: “Partizani” është “prova e zjarrit” për drejtësinë e re

    “Ulliri ka konflikt interesi, të tërhiqet”, avokati: “Partizani” është “prova e zjarrit” për drejtësinë e re

    Gjyqtarja Elsa Ulliri që do të kryesojë trupën gjykuese ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 4 të pandehurve të tjerë rezulton lidhje e afërt familjare me një prej deputeteve të Partisë Demokratike.
    Bëhet fjalë për Andia Ullirin, e cila hyri në kuvend pas zgjedhjeve te vitit 2021. Kryetari i Gjykatës së Posaçme Erion Bani u shpreh se nuk ka konflikt interesi, megjithatë ka dyshime se një gjë e tillë mund të jetë prezentë në këtë proces.
    Avokati Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se gjyqtarja në fjalë është në konflikt interesi dhe në këto kushte duhet të tërhiqet nga çështja.
    Ai theksoi se nëse gjyqtarja nuk ndërmerr një akt të tillë, atëherë SPAK duhet të ndërhyjë dhe të kërkojë përjashtimin e saj nga procesi gjyqësor i dosjes “Partizani”, ku i pandehur për korrupsion është marrë ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.
    “Unë mendoj se ky është gjykimi i parë për të treguar integritetin e strukturave të reja të drejtësisë.
    Prova e parë e zjarrit për SPAK dhe GJKKO, Përgjigja e Banit nuk më ka shijuar aspak. Gjyqtarja do kishte konflikte interesi me kushërirën saj, padyshim, sepse e parashikon ligji.
    Kushërira e saj u bë deputete  nga Sali Berisha. Gjyqtarja duhet të japë vetë dorëheqjen. Ka konflikt interesi dhe lë dyshime.
    Nëse nuk tërhiqet, duhet të ndërhyjë SPKA që të përjashtohet gjyqtarja.
    Ky person është mësuar të mbajë peng sistemin dhe të shkojë në gjykime ku ka patur konflikt interesi.
    Ky person nuk mund të gjykohet me njerëz, që kanë lidhje të afërt me bashkëpunëtorë të tij”, theksoi ai.

  • “Nuk tërhiqet asnjë centimetër para askujt”! Delio Rossi ngre figurën e Igli Tares në Itali: Vetëm lëreni të qetë te Milani dhe do ta shihni… 

    “Nuk tërhiqet asnjë centimetër para askujt”! Delio Rossi ngre figurën e Igli Tares në Itali: Vetëm lëreni të qetë te Milani dhe do ta shihni… 

    Ish-trajneri i Lazios, Delio Rossi ka dhënë një intervistë në mikrofonat e Gazzetta dello Sport për të folur për Igli Taren, drejtorin e ri sportiv të Milanit. Rossi e ka pasur mbi kokë Taren në dikur dhe e ka ndjekur me shumë kujdes rrugën e tij, duke thënë fjalët më të mira për shqiptarin. 
    “Igli është drejtor i pranishëm, autoritar dhe shumë i aftë. Ishte i tillë dhe në fillim. Më befasoi me pasionin dhe përkushtimin e tij. I them tifozëve të Milanit që ta lënë të punojë dhe do të sjellë rezultate të shkëlqyera, e ka bërë gjithmonë këtë. Është dikush që merr përgjegjësi dhe kjo i ka munguar Milanit në vitet e fundit. 
    Ka shumë autoritet, di ta fitojë respektin dhe nuk tërhiqet asnjë centimetër para asgjëje dhe askujt. Do të bëjë edhe në Milani do ta shihni, është shumë i zoti në marrëdhëniet njerëzore, di të sillet me të gjithë”, tha Rossi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë

    Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë

    Taulant Xhaka ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe ka dhënë lamtumirën e tij teksa ka luajtur ndeshjen e tij të fundit.
    Në ndeshjen e lamtumirës ishte i pranishëm edhe vëllai i tij, Granit Xhaka, i cili ashtu si vëllai i tij, nuk i mbajti dot lotët.
    Basel e nderoi atë me një ceremoni të veçantë, ku tifozët organizuan një koreografi madhështore në nder të Taulantit, duke e vlerësuar për besnikërinë dhe përkushtimin e treguar ndër vite.
    Taulant Xhaka e mbyll karrierën me një titull kampion të fituar te Basel, skuadër të cilës i dha gjithçka.
    Ai ia kushtoi të gjithë karrierën e tij Basel-it në Zvicër, përveç dy sezoneve si i huazuar te Grasshoper.
    Kujtojmë se Xhaka luajti për fanellën e Shqipërisë për 31 ndeshje, ku shënoi një gol, atë ndaj Izraelit në Shtator 2018.
    Mesfushori njoftoi tërheqjen nga Kombëtarja në vitin 2021.