Tag: tepërt

  • Nga Spanja në Gjermani, Chelsea nis të largojë lojtarët e tepërt, ja emrat

    Nga Spanja në Gjermani, Chelsea nis të largojë lojtarët e tepërt, ja emrat

    21 Gusht 2025

    10:31

    Telesport

    Skuadra e Chelsea ka nisur nga puna për largimin e lojtarëve të tepërt, që nuk janë pjesë e projektit të trajnerit Enzo Maresca. I pari që pritet të lërë “blues” është Renato Veiga, që do të luajë në Spanjë me Villareal.
    Lojtari, që vetëm një vit më parë zbarkoi në Londër, ka një kontratë deri në vitin 2031 me Chelsea. Pritet që palët të arrijnë një marrëveshje për 30 milionë euro.
    Nga Chelsea do të largohet edhe Raheem Sterling, që në Londër nuk gjeti asnjëherë rehati. Pritet që lojtari të transferohet te rivalët e Fulham, por ende nuk ka një marrëveshje zyrtare.
    Sterling nuk është stërvitur me skuadrën kohët e fundit dhe pritet të largohet edhe pse ka ende edhe dy vite kontratë me londinezët.
    Një tjetër emër që është me valixhet gati është Christopher Nkunku. Sulmuesi pritet të shkojë në Gjermani, te Leipzig. Chelsea refuzoi së fundi një ofertë nga Bayern Munich për lojtarin, që e donte në huazim.
    Londienzët kërkojnë një transferim të përhershëm të Nkunku, të cilin e vlerësojnë 45 milionë euro, shumë që Leipzig është gati ta paguajë.

  • Pasojat e konsumit të tepruar të mishit: Nga lodhja te floku i dëmtuar

    Pasojat e konsumit të tepruar të mishit: Nga lodhja te floku i dëmtuar

    Siç dihet proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë të rëndësishme për një organizëm të balancuar. Proteinat gjenden me shumicë tek mishi dhe sidomos tek ai i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët. Gjithsesi pavarësisht këtyre vlerave sipas ekspertëve konsumimi i tepërt i këtij ushqimi mund të kthehet në një problem për organizmin.

    Lodhje e tepërt
    Proteinat janë të njohura për vlerat dhe energjinë që i dhurojnë trupit për gjatë gjithë ditës. Janë një mënyrë e mirë për të stimuluar fokusimin dhe përqendrimin e trurit. Mirëpo pavarësisht kësaj, ndjesia e përgjumjes dhe e lodhjes kur konsumoni shumë mish të kuq përkthehet në një sasi shumë të madhe të proteinave në trup. Këto proteina sidomos kur keni edhe një sasi të madhe fibrash në organizëm, shkaktojnë dhimbje koke, irritim e për pasojë edhe lodhje.

    Flokë dhe lëkurë e dëmtuar
    Ekzagjerimi me mishin e kuq do të thotë mungesë vitamine C, e cila nuk gjendet me shumicë tek mishi i kafshëve. Kjo vitaminë është e rëndësishme veçanërisht për flokët dhe lëkurën, pasi ndihmon në formimin e kolagjenit në trup që është edhe proteina baze për rritjen e flokëve dhe rininë e lëkures.

    Kështu që, nëse shikoni që flokët, lëkura apo thonjtë tuaj janë të dëmtuar arsyeja mund të jetë mishi që konsumoni në përditshmëri. Kur të konsumoni një racion mish kujdesuni ta shoqëroni me një larmishmëri perimesh si spinaqi, kungujt, patatet apo lakrat e egra.

    Problemet me tretjen

    Problemet me tretjen e mirë të ushqimeve janë shumë prezente sidomos me kalimin e viteve tek çdo njeri. Konstipacioni është një ndër shenjat e para që trupi jep kur ka mungesë të fibrave. Duke qenë se mishi nuk përmban fare fibra, nëse zë pjesën më të madhe të dietës tuaj me shumë mundësi do të keni probleme me tretjen.

    Rrit kolesterolin e keq
    Duke qenë i pasur me yndyrna dhe dhjamë, konsumimi i tepërt i mishit rrit edhe kolesterolin e keq. Kjo do të thotë një risk i shtuar për trupin pasi mund të zhvillohen sëmundje kardiovaskulare.

    Aroma e keqe e gojës
    Konsumimi i tepërt i mishit të kuq sipas mjekëve mund të shkaktojë aromë të keqe të gojës. Kjo ndodh pasi kur trupi nuk ka më karbohidrate, fillon të përdorë dhjamin si burim kryesor për të funksionuar. Nën këtë proces formohen disa përbërje organike të cilat shkaktojë aromë të keqe dhe shije të hidhur të gojës.

    Shtim në peshë
    Mishi i kuq është i pasur me yndyrna dhe dhjamë. Këto yndyrna shtojnë peshën trupore dhe janë shumë të vështira për t’u djegur nga metabolizmi. Prandaj është e rëndësishme të mos e teproni me këtë ushqim.

    Mjekët rekomandojnë një sasi të caktuar të konsumimit të mishit të kuq në javë e cila nuk do të dëmtojë organizmin tuaj. Përafërsisht rekomandohet 70 gramë mish i kuq i gatuar në ditë dhe rreth 400-500 gr në javë.

  • Nga lodhja te floku i dëmtuar, çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish

    Nga lodhja te floku i dëmtuar, çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish

  • 7 shenjat që tregojnë se jeni duke e tepruar me konsumimin e ëmbëlsirave

    7 shenjat që tregojnë se jeni duke e tepruar me konsumimin e ëmbëlsirave

    Kënaqësia nga ëmbëlsirat nuk ka të krahasuar, por nëse e bëni atë çdo ditë dhe konsumoni shumë sheqer, do të vini re efekte negative me kalimin e kohës.

    Siç shpjegon nutricionistja Amy Goodson në “Eat This, Not That”, “Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që gratë të kufizojnë marrjen e tyre ditore të sheqerit në jo më shumë se 25 gramë, ndërsa për burrat është 37.5 gram”.

    Konsumimi i vazhdueshëm i më shumë se kufijtë e rekomanduar nuk ka gjasa të shkaktojë pasoja serioze, por hulumtimet tregojnë se marrja e vazhdueshme e tepërt e sheqerit mund të shkaktojë inflamacion kronik, sëmundje të zemrës, diabetin e tipit 2 dhe shqetësime në mikrobiomën e zorrëve, gjë që ndikon negativisht në shëndetin e përgjithshëm.

    “Është e rëndësishme të vëzhgoni marrjen e sheqerit dhe të përpiqeni të reduktoni sasinë e sheqernave të shtuara në dietën tuaj”, shton Goodson. Ajo tregon se ka disa mënyra se si trupi tregon marrjen e tepërt të sheqerit, për të cilat duhet pasur kujdes.

    Ju vazhdimisht dëshironi të hani ushqime të pasura me sheqer

    “Nëse vazhdimisht dëshironi ushqime ose pije me sheqer, kjo mund të jetë një shenjë se po hani shumë sheqer”, thotë Goodson. Ajo shton se marrja e lartë e sheqerit mund të shkaktojë një cikël dëshirash dhe mbikonsumimi për shkak të rritjeve të papritura dhe rënies së niveleve të sheqerit në gjak.

    Ky cikël ndodh sepse ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri, të cilat nuk përmbajnë fibra apo proteina, ngadalësojnë tretjen dhe shkaktojnë rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak, e ndjekur nga një rënie e menjëhershme. Ky proces matet me indeksin glicemik (GI), i cili vlerëson shpejtësinë me të cilën rritet niveli i sheqerit në gjak.

    Ushqimet me GI të lartë, të tilla si karamele, sode, donuts dhe kifle, shkaktojnë luhatje të shpejta. Ndërsa ushqimet me GI të ulët, si perimet, drithërat dhe bishtajoret, përmbajnë fibra që ngadalësojnë përthithjen dhe ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit.

    Niveli juaj i energjisë ndryshon shpesh

    Ndryshimet e papritura në nivelet e sheqerit në gjak mund të shkaktojnë edhe luhatje të energjisë, një tjetër shenjë e marrjes së tepërt të sheqerit, shkruan Eat This, Not That.

    “Një dietë e pasur me sheqer mund të çojë në rritje dhe ulje të energjisë, dhe nëse shpesh përjetoni ndryshime të papritura, nga hiperaktiviteti në lodhje të papritur, mund të jetë rezultat i konsumit të tepërt të sheqerit”, pohon dietologia.

    Për të shmangur këto ndryshime, Goodson rekomandon balancimin e vakteve tuaja duke kombinuar ushqime me fibra të larta, si drithërat ose frutat, me proteina. Proteina ngadalëson tretjen dhe ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak, duke siguruar energji më të qëndrueshme gjatë gjithë ditës.

    Ndikim i keq në dhëmbë dhe shëndet oral

    Shumë njerëz e dinë se sheqeri i tepërt mund të ketë një efekt të keq në dhëmbë, duke shkaktuar kavitete dhe probleme të ngjashme. Goodson pohon se “sheqeri është një shkak kryesor i prishjes së dhëmbëve dhe kaviteteve, kështu që nëse keni probleme të shpeshta dentare, mund të jetë një shenjë e konsumit të tepërt të sheqerit”.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, disa studime kanë konfirmuar se sheqeri i tepërt është shkaku kryesor i kaviteteve, sepse bakteret në gojë metabolizojnë sheqerin dhe prodhojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve, raporton Eat This, Not That.

    Ju jeni duke shtuar në peshë

    Konsumimi i shpeshtë i sasive të tepërta të sheqerit mund të rezultojë në shtim në peshë.

    “Nëse po shihni shifra më të mëdha sa herë që hipni në peshore, mund të jetë për shkak të konsumit të tepërt të sheqerit. “Shumë sheqer mund të prishë metabolizmin tuaj dhe të dëmtojë mikrobiomën tuaj të zorrëve, e cila rregullon nivelet e glukozës dhe insulinës”, shpjegon dietologia Courtney D’Angelo.

    Problemi është edhe te ushqimet e pasura me sheqer, të cilat ekspertët i quajnë kalori boshe. Një ushqim i tillë siguron energji, por jo lëndë ushqyese. “Produktet me sheqer të shtuar janë të pasura me kalori, por të ulëta në vlera ushqyese, gjë që shpesh çon në shtim në peshë”, shton dietologia Trista Best.

    Shpesh ndjeni dhimbje

    Konsumimi i tepërt i sheqerit mund të çojë në dhimbje kronike dhe ngurtësi. Best thekson se “dhimbja dhe ngurtësia kronike mund të rezultojnë nga marrja e tepërt e sheqerit të shtuar. Kjo shkaktohet nga inflamacioni i shkaktuar nga sheqeri”.

    Siç shton Eat This, Not That, disa studime kanë treguar një lidhje të fortë midis marrjes së tepërt të sheqerit dhe dhimbjeve kronike, duke përfshirë osteoartritin. Prandaj, është e dëshirueshme që të reduktohet marrja e sheqerit në kufirin e pranueshëm ditor të rekomanduar nga ekspertët.

    Ju jeni gjithmonë të uritur

    Ushqimet e pasura me sheqer do t’ju japin një shpërthim të shkurtër energjie, por nuk do t’ju ngopin nga pikëpamja ushqyese, kështu që së shpejti do të jeni përsëri të uritur, deri në atë pikë sa do të ndiheni sikur jeni gjithmonë të uritur. Gjithashtu, një nga problemet është se sasitë e larta të sheqerit mund të ulin nivelin e hormonit leptin, i cili rregullon ndjenjën e ngopjes.

    “Ëmbëlsirat janë të larta në kalori, por u mungojnë lëndët ushqyese adekuate si proteina, fibra dhe yndyrna të shëndetshme. Kjo shkakton një shpërthim të shpejtë energjie, duke ju lënë të uritur dhe të prirur për të ngrënë ushqime”, shton D’Angelo.

    Keni presion të lartë të gjakut

    Marrja e tepërt e sheqerit mund të kontribuojë në presionin e lartë të gjakut tek disa njerëz. Një studim, i botuar në revistën Nutrients në vitin 2019, tregoi një lidhje midis marrjes së shtuar të sheqerit dhe presionit të lartë të gjakut, veçanërisht tek të moshuarit.

    “Sheqeri i shtuar rrit nivelet e acidit urik, i cili pengon prodhimin e oksidit nitrik, i cili është thelbësor për fleksibilitetin e enëve të gjakut”, përfundon Best.

  • Të tepërt, të padëshiruar… Taremi dhe Asllani, dy pengesa të ndryshme për merkaton zikaltër

    Të tepërt, të padëshiruar… Taremi dhe Asllani, dy pengesa të ndryshme për merkaton zikaltër

    Të tepërt, të padëshiruar. Kjo është sot situata e Taremit dhe Asllanit tek Interin. Sulmuesi iranian dhe mesfushori shqiptar nuk bëjnë pjesë në planet e klubit zikaltër. Gjithçka është e njohur dhe e shpallur hapur, por pozicionet e dy lojtarëve duken të ndryshme. Për Asllanin kanë ardhur oferta konkrete, më e rëndësishmja ishte ajo e Betis Sevilla, rreth 15 milionë euro.
    Sidoqoftë, deri më tani ai i ka refuzuar të gjitha ofertat e marra, e fundit ajo nga Sassuolo. Asllani dëshiron të qëndrojë në Itali, por synon një klub të nivelit mesatar e lart, që luan në Kupat e Europës. Ja pse po pret ende që Bologna dhe Fiorentina të hedhin hapin përpara, duke konkretizuar interesimin e muajit të kaluar.
    Megjithatë Interi, që synon të përfitojë financiarisht nga shitja e tij, po frikësohet gjithnjë e më shumë se me kalimin e kohës nuk do të mund të arrihet veçse një marrëveshje për huazim me të drejtë blerjeje. Formulë, pikërisht, që nuk preferohet.
    Nuk mund të thuhet se ka pakënaqësi, por padyshim situata po bëhet çdo ditë e më delicate. Eurot që klubi shpresonte të merrte nga shitja e Asllanit do të duheshin përdorur sa më parë për të rritur fondin e nevojshëm të operacioneve hyrëse, përfshirë atë që lidhet me Leoni.
    Për Taremin, nga ana tjetër, situata është disi ndryshe. Më saktë, iraniani nuk do ta kishte refuzuar një ofertë si ajo spanjolle që erdhi për Asllanin. Në pritje të rikthimit në Itali, ai i ka bërë të ditur Interit se nuk do ta kundërshtojë largimin e tij, me të vetmin kusht që të vazhdojë të luajë në Europë, prej nga vijnë edhe refuzimet ndaj Flamengo dhe Botafogo.
    Për momentin, përveç disa “sondazheve” nga Premier League, klubi që ka shfaqur më shumë interes për Taremin ka qenë Besiktas. Interi e vlerëson kartonin e tij ndërmjet 8 dhe 10 milionë euro, por ndryshe nga rasti i Asllanit, mund të bindet në fund edhe për një huazim, duke u liruar kështu gjithsesi nga barra e një page relativisht të lartë.

  • Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira

    Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira

    Një studim i publikuar në revistën Advances in Nutrition ka zbuluar se mënyra se si e konsumojmë sheqerin ka rëndësi të madhe, dhe pirja e tij përmes pijeve është më e dëmshme sesa marrja e tij nga ushqimet.

    Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se gjysmë milioni njerëzve në mbarë botën nga 29 studime të ndryshme, duke krahasuar zakonet e tyre të konsumimit të sheqerit me shëndetin e tyre.
    Rezultatet ishin tronditëse. Për çdo 350 ml pije me sheqer të shtuar të konsumuar në ditë (si p.sh. cola ose lëngjet e paketuara), rreziku për diabet të tipit 2 rritej me 25 për qind.

    Për çdo 240 ml lëng frutash, rreziku rritej me 5 për qind. Ndërkohë, tek ata që e konsumonin sheqerin përmes ushqimeve (si ëmbëlsirat), nuk u vu re i njëjti rrezik i lartë për diabet.
    Pse është sheqeri i dëmshëm për trupin?
    Sipas dietologes Dena Champion nga Ohio State University, problemi më i madh është sasia e tepërt.
    “Sheqeri i tepërt çon në shtim peshe dhe lë më pak hapësirë për ushqime të shëndetshme”, ka theksuar ajo.
    Tara Gidus Collingwood, konsulente për ushqim, shton se sheqeri i tepërt rrit edhe rrezikun për sëmundje të zemrës, probleme dentare, dhe sëmundjen e mëlçisë jo-alkoolike. Megjithatë, sasia e vogël e sheqerit nuk është problematike.
    “Përdorimi i rastësishëm i sheqerit në sasi të vogla nuk përbën rrezik për një person mesatarisht të shëndetshëm. Por sasitë e mëdha të sheqerit të shtuar dhe të rafinuar mund të shkaktojnë probleme me kalimin e kohës”, ka thënë Lisa Moskovitz, themeluese e NY Nutrition Group.
    Ajo ka shtuar se përveç diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, sheqeri i tepërt shkakton edhe inflamacion në trup, që lidhet me sëmundje si kanceri, sëmundjet autoimune dhe ato kardiovaskulare.
    Pse pijet janë më të dëmshme se ushqimet me sheqer?
    Sipas dietologes Jessica Cording, arsyeja kryesore është se pijet me sheqer nuk përmbajnë proteina, yndyra apo fibra, që janë përbërës që ndihmojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqerit.
    “Kur e pi sheqerin, për shembull në një pije të gazuar apo lëng frutash, trupi e thith shumë shpejt dhe vjen një rritje e menjëhershme e nivelit të sheqerit në gjak, e ndjekur nga rënia po aq e shpejtë”, ka thënë ajo.
    Collingwood ka theksuar se përmes pijeve, është shumë e lehtë të konsumosh sasi të mëdha sheqeri në pak kohë.
    “Një pije 600 ml mund të përmbajë 15 deri në 18 lugë çaji sheqer, shumë më shumë se një racion i zakonshëm ëmbëlsire”, ka thënë ajo.
    Cilat janë pijet që duhen shmangur?
    Studimi veçon pije si: pijet e gazuara me sheqer, lëngjet e paketuara të frutave, limonadat, etj.
    Champion sugjeron të konsumohen me kujdes ose të shmangen sa më shumë
    “Është më mirë të hash frutin e plotë sesa të pish lëngun e tij”, ka thënë ajo.
    Për ata që kërkojnë diçka me flluska, ajo rekomandon ujin me gaz të kombinuar me fruta ose barishte.
    “Frutat e malit me gjethe menteje janë kombinim i këndshëm”, ka thënë ajo.
    Në fund, Moskovitz ka thënë se edhe nëse dëshiron ndonjëherë të konsumoni ndonjë pije të ëmbël, është në rregull, por kjo duhet të bëhet sa më rrallë.
    “Thjesht mos e bëni zakon të përditshëm”, ka thënë ajo.

  • Plazhi sekret, “i pazbuluar” në Majorka, turistët e shndërruan në një vendgrumbullim mbeturinash

    Plazhi sekret, “i pazbuluar” në Majorka, turistët e shndërruan në një vendgrumbullim mbeturinash

    Majorka

    SPANJË-  Etja për “plazhe sekrete”, “fshatra të panjohura”, “male të pabesueshme” për t’u vizituar nga turistët nuk shuhet kurrë. Por shumë shpejt edhe këto “vende për disa” bien viktimë e turizmit të tepërt. Kjo është ajo që i ndodhi bregdetit Caló de Moro në Majorka, me ujërat e tij të bukura e të kthjellëta si kristali. Dikur i njohur vetëm për vendasit dhe disa të tjerë, sot është plot me turistë dhe përdorues të Instagram-it… por edhe me shumë mbeturina.
    Ironia është se autoritetet janë gjithashtu fajtore për rrëmujën aktuale.
    VIDEOJA NGA PLAZHI:

    Vitin e kaluar, ata u kërkuan krijuesve të përmbajtjes në internet të vizitonin disa nga vendet më pak të njohura të ishullit për të lehtësuar presionin mbi ato të mbushura me njerëz. Në fakt, postimet virale e bënë atë të famshëm: mbi 1,300 video në TikTok për plazhin janë parë nga mbi 10 milionë njerëz. Kjo solli shumë më tepër njerëz sesa mund të përballonte plazhi mjaft i vogël.
    Për të shkuar në plazh, duhet të ngjitesh 120 shkallë të pjerrëta. Por kjo nuk i dekurajon përdoruesit e Instagram-it. Tani turistët lënë mbeturinat e tyre, ata e marrin rërën me vete. Është vlerësuar se 70 kilogramë rërë e mbetur mbi peshqirë dhe këpucë çdo ditë, ndërsa 6 ton rërë humbet çdo tre muaj, e cila nuk zëvendësohet lehtë. Më e pakta që autoritetet mund të bënin ishte të hiqnin fotot që promovonin plazhin nga faqja e internetit e ishullit.
    Por është tepër vonë!
    Banorët vendas, të zemëruar nga turizmi i tepërt, tani po zotohen të rimarrin bregdetin nga “pushtuesit”.
    Në qershor, më shumë se 300 protestues dolën në plazh dhe shpalosën banderola, duke bërë thirrje për “pushtimin e plazheve” nga turistët./ZËRI

  • Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira, ja cilat lëngje duhen shmangur

    Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira, ja cilat lëngje duhen shmangur

    Një studim i publikuar në revistën Advances in Nutrition ka zbuluar se mënyra se si e konsumojmë sheqerin ka rëndësi të madhe, dhe pirja e tij përmes pijeve është më e dëmshme sesa marrja e tij nga ushqimet.
    Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se gjysmë milioni njerëzve në mbarë botën nga 29 studime të ndryshme, duke krahasuar zakonet e tyre të konsumimit të sheqerit me shëndetin e tyre.

    Rezultatet ishin tronditëse. Për çdo 350 ml pije me sheqer të shtuar të konsumuar në ditë (si p.sh. cola ose lëngjet e paketuara), rreziku për diabet të tipit 2 rritej me 25 për qind.
    Për çdo 240 ml lëng frutash, rreziku rritej me 5 për qind. Ndërkohë, tek ata që e konsumonin sheqerin përmes ushqimeve (si ëmbëlsirat), nuk u vu re i njëjti rrezik i lartë për diabet.
    Pse është sheqeri i dëmshëm për trupin?
    Sipas dietologes Dena Champion nga Ohio State University, problemi më i madh është sasia e tepërt.
    “Sheqeri i tepërt çon në shtim peshe dhe lë më pak hapësirë për ushqime të shëndetshme”, ka theksuar ajo.
    Tara Gidus Collingwood, konsulente për ushqim, shton se sheqeri i tepërt rrit edhe rrezikun për sëmundje të zemrës, probleme dentare, dhe sëmundjen e mëlçisë jo-alkoolike. Megjithatë, sasia e vogël e sheqerit nuk është problematike.
    “Përdorimi i rastësishëm i sheqerit në sasi të vogla nuk përbën rrezik për një person mesatarisht të shëndetshëm. Por sasitë e mëdha të sheqerit të shtuar dhe të rafinuar mund të shkaktojnë probleme me kalimin e kohës”, ka thënë Lisa Moskovitz, themeluese e NY Nutrition Group.
    Ajo ka shtuar se përveç diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, sheqeri i tepërt shkakton edhe inflamacion në trup, që lidhet me sëmundje si kanceri, sëmundjet autoimune dhe ato kardiovaskulare.
    Pse pijet janë më të dëmshme se ushqimet me sheqer?
    Sipas dietologes Jessica Cording, arsyeja kryesore është se pijet me sheqer nuk përmbajnë proteina, yndyra apo fibra, që janë përbërës që ndihmojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqerit.
    “Kur e pi sheqerin, për shembull në një pije të gazuar apo lëng frutash, trupi e thith shumë shpejt dhe vjen një rritje e menjëhershme e nivelit të sheqerit në gjak, e ndjekur nga rënia po aq e shpejtë”, ka thënë ajo.
    Collingwood ka theksuar se përmes pijeve, është shumë e lehtë të konsumosh sasi të mëdha sheqeri në pak kohë.
    “Një pije 600 ml mund të përmbajë 15 deri në 18 lugë çaji sheqer, shumë më shumë se një racion i zakonshëm ëmbëlsire”, ka thënë ajo.
    Cilat janë pijet që duhen shmangur?
    Studimi veçon pije si: pijet e gazuara me sheqer, lëngjet e paketuara të frutave, limonadat, etj.
    Champion sugjeron të konsumohen me kujdes ose të shmangen sa më shumë.
    “Është më mirë të hash frutin e plotë sesa të pish lëngun e tij”, ka thënë ajo.Për ata që kërkojnë diçka me flluska, ajo rekomandon ujin me gaz të kombinuar me fruta ose barishte.
    “Frutat e malit me gjethe menteje janë kombinim i këndshëm”, ka thënë ajo.
    Në fund, Moskovitz ka thënë se edhe nëse dëshiron ndonjëherë të konsumoni ndonjë pije të ëmbël, është në rregull, por kjo duhet të bëhet sa më rrallë.
    “Thjesht mos e bëni zakon të përditshëm”, ka thënë ajo.

  • Pse ngrënia e tepërt e fiqve mund të çojë në diarre

    Pse ngrënia e tepërt e fiqve mund të çojë në diarre

    Fiqtë njihen si një frut i pasur me vlera ushqyese dhe përfitime për shëndetin, sidomos për sistemin tretës. Por, siç ndodh me shumë ushqime të mira, edhe fiqtë duhen konsumuar me masë.

    Sipas specialistëve të shëndetit, ngrënia e tepërt e fiqve, veçanërisht kur janë të freskët ose të thatë, mund të shkaktojë shqetësime gastrointestinale, përfshirë diarrenë.

    Arsyeja kryesore lidhet me përmbajtjen e lartë të fibrave, të cilat ndihmojnë tretjen dhe parandalojnë kapsllëkun. Megjithatë, një sasi e madhe fibrash në një kohë të shkurtër mund të përshpejtojë tepër lëvizjet e zorrëve dhe të shkaktojë jashtëqitje të shpeshtë dhe të ujshme.

    Gjithashtu, fiqtë përmbajnë fruktozë dhe sorbitol, sheqerna natyrale që për disa persona janë të vështira për t’u përthithur. Kur këto arrijnë në zorrën e trashë, ato fermentohen dhe tërheqin ujë, duke shkaktuar fryrje, gazra dhe diarre osmotike.

    Për më tepër, fiqtë njihen si një laksativ natyral, ndaj rekomandohen shpesh për personat që vuajnë nga kapsllëku. Por nëse konsumohen në mënyrë të pakontrolluar, ky efekt mund të kthehet në problem.

    Konsumoni fiq me kujdes dhe gjithmonë në sasi të moderuar. Edhe pse janë të shijshëm dhe të shëndetshëm, teprimi mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zorrëve.

  • Alkooli për 30 ditë rresht, si ndikon në organizëm?

    Alkooli për 30 ditë rresht, si ndikon në organizëm?

    Alkooli, kur konsumohet në sasi të moderuar, është i kënaqshëm.

    Megjithatë, gjatë festave të fundvitit, shumë njerëz kanë tendenca ta teprojnë me alkool dhe të pinë gjatë shumicës së ditëve, pa qenë të vetëdijshëm për efektet e dëmshme që kjo mund t’i ketë në trupin e njeriut.

    Por, çfarë efektesh saktësisht shkaktohen në trup nëse pini alkool çdo ditë për një muaj?

    1: Shëndeti i zemrës

    Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë shtypje të lartë të gjakut. Shtypja e lartë e gjakut pastaj e rritë rrezikun e sëmundjeve vdekjeprurëse, siç është sulmi në zemër apo në tru.

    Veç kësaj, konsumimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë edhe rrahje të çrregullt të zemrës dhe, në disa raste, edhe vdekje të papritur.

    2: Shtim të peshës

    Alkooli ka shumë kalori dhe përmbajtje të lartë të sheqerit.

    Kësisoj, nëse pini çdo ditë për një muaj, padyshim se këtë do ta vëreni edhe në barkun tuaj.

    3: Shëndeti seksual

    Dehja i rritë shanset të bëni seks të pasigurt. Kjo pastaj shpie në infeksione të sëmundjeve që transmetohen seksualisht apo edhe në shtatzëni të pa planifikuar.

    4: Veshkat

    Alkooli është diuretik, i cili i nxitë veshkat të prodhojnë më shumë urinë.

    Kjo vetvetiu, por në veçanti edhe nëse shoqërohet me vjellje, mund të shpie në dehidratim dhe nivele të rrezikshme të ulëta të sodiumit, kaliumit dhe mineraleve tjera.

    5: Pankreasi

    Vetëm një sesion i vetëm me konsumim të tepërt të alkoolit mund të shpie në nivel shumë të ulët të sheqerit në gjak.

    6: Mungesë të vitaminës B

    Absorbimi i vitaminës B12 nga mishi, produktet e bulmetit dhe vezët mund të ndikohet në veçanti nga alkooli dhe shenjat e mungesës së kësaj mungese përfshijnë lodhje, probleme me frymëmarrje, dhimbje koke, zverdhje të lëkurës.