Kryeministri Edi Rama, duke folur në një takim me gra dhe vajza të Kavajës, tha të hënën se gjinia femërore e gjen veten më të përfaqësuar dhe me fuqi vendimmarrëse në Partinë Socialiste.
Takimi u zhvillua në vazhdën e fushatës elektorale për 11 Majin.
Kryesocialisti shpalli objektivin e partisë për sa i përket ndarjes gjinore, duke iu përgjigjur edhe kritikëve për tubimet e tij të përsëritura, që kanë në fokus gruan shqiptare.
“E nisëm me 12 për qind në total gra në PS dhe hap pas hapi kemi arritur sot në 40 për qind. Nga rreth 100 mijë anëtarë të regjistruar të PS-së kemi diku te 39 mijë gra. Por unë besoj që as duhet të kënaqemi, as duhet të ndalemi këtu, deri kur në PS të bëhen 50 mijë gra dhe vajza dhe kur numri të jetë 50% me 50%, por një vajzë më tepër. Kemi bërë hapa të konsiderueshëm dhe kjo pasqyrohet me shumë domethënie në jetën publike ku gratë në këshillat bashkiakë janë 50%, në parlament janë shumë më tepër se dikur, kur parlamenti dukej si odë otomane. Në qeveri janë mbi 50%, në drejtimin e sipërmarrjeve kanë arritur në thuajse 30%.
Ne sot kemi shumë më tepër gra dhe vajza në vendimmarrje. Ka filluar një sëkëlldi, që shprehet sidomos nga ato pasqyrat e kënetës në mbrëmje nëpër ekrane, kur dalin këta të tërë dhe thonë se Edi Rama po ofendon burrat. Unë nuk po ofendoj burrat. Unë thjesht konstatoj një fakt që gjysma e burrave janë shumë në rregull, ka edhe një gjysmë tjetër që janë çyrykë,” deklaroi z. Rama.
Kryeministri adresoi edhe fenomenin e dhunës ndaj grave dhe trajtimin e pabarabartë të vajzave, duke theksuar se megjithëse ka rënie të këtyre treguesve, akoma mbetet punë për t’u bërë.
Tag: tepër
-

Rama, takim me gratë në Kavajë: Nuk i ofendoj burrat, në PS duhet të bëhen 50 mijë gra dhe vajza
-

“Më e mira nuk ka ardhur akoma”/ Futbollisti Broja shfaqet opitimist, dhe kërkon më shumë rezultat
Duket se makthi ka kaluar, pasi kjo vërehet nga intervista e fundit e Brojës. Ky i fundit shfaqet mjaft optimist për të ardhmen. Më tepër pritet prej Brojës dhe nga intervista e tij mund të thuhet se premton shumë.
“Ndihem shumë më mirë tani. Jam i lumtur që mund të futem në fushë dhe të luaj pa dhimbje. Kjo është çdo gjë që doja, të mos kisha dhimbje, të shijoj futbollin, të luaj përballë tifozëve dhe të provoj të bëj më të mirën për skuadrën. Jam 100% i sigurt që ka shumë më tepër që mund të vijë prej meje. Më e mira nuk ka ardhur akoma. Mund të bëj shumë më tepër. Do të ketë momente kur golat të vijnë, asistent, dhe do të luaj shumë më mirë, e sigurt. Siç e thashë, gjëja më e rëndësishme për mua është që u ktheva sërish, të luaj pa dhimbje dhe të lë pas çdo dëmtim që kam pasur në të kaluarën dhe të shoh përpara.
Çfarëdo të jesh, çfarëdo lojtari, është gjithmonë e rëndësishme kur të kesh një mundësi t’i tregosh trajnerit, tifozëve, klubit dhe të gjithëve çfarë mund të bësh. Kjo është pjesë e të qenit një futbollist. Çdo herë që shkel në fushë, duhet të japësh çdo gjë, nuk ka rëndësi kush je, çfarë niveli luan, është gjithmonë për të bërë më të mirën për veten dhe klubin. Dua të futem dnë fushë dhe të jap gjithçka mundem. Siç thashë, më e mira do vijë. E di çfarë mund të bëj. E di kapacitetin tim dhe mund të shty duke filluar nga aty.
Liverpuli dhe Arsenali ishin ndeshje të vështira, ata janë kundërshtarë të fortë dhe për këtë janë aty ku janë, por luajtëm mirë në të dyja ndeshjet dhe mund të merrnim më tepër nëse tregohem i sinqertë. Kundër Arsenalit veçanërisht, nuk besoj se bënin diçka veçanërisht. Kishim disa mundësi, veçanërisht në pjesë të dytë, që nga penalltia dhe pas saj po ashtu, ishin disa mundësi për t’i bërë keq atyre në prapavijë. Por fakti që erdhëm nga disavantazhi për të marrë 1 pikë, tregon karakterin që kemi në dhomat e zhveshjes. Dua të them, dhe para se të vijë, çdo herë që luanim kundër Evertonit, ishte një ndeshje e vështirë. E dinim gjithmonë që do të ishte një ndeshje e vështirë. Gjithmonë mundohen dhe mendoj se ka qenë gjithmonë në natyrën e Evertonit. Mund ta shikosh dhe sot po ashtu. Nuk ndalojmë. Ne vazhdojmë deri në vërshëllimën përfundimtare.
Lamtumira e stadiumit? Do të jetë moment i veçantë sigurisht, është një moment historik për klubin, sigurisht, të jetë sezoni i fundit në “Goodison”. Duam të ngjitemi sa më lart në tabelë. Kemi akoma shtatë ndeshje të mbetura dhe e dimë se do të ndeshemi më disa skuadra të mëdha sërish, por do të japim gjithçka dhe të sigurohemi që të ngjitemi sa më lart të jetë e mundur”, u shpreh Broja për “evertontv”. -

“Jemi rritur në ferr”, Rama: Fati nuk na ka përkëdhelur, BE-ja shumë më tepër se një bankomat! Shpëtim nga historia
Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Ruga e Reformave”.
Rama e bëri të qartë se është koha për të shfrytëzuar derën që na është hapur drejt Bashkimit Evropian dhe tha se besojnë pa kushte në këtë proces.
Duke u ndalur tek e kaluara, kreu i qeverisë tha se nuk ka qenë e lehtë. Shqiptarët “kanë jetuar në ferr” dhe nuk kanë “qenë të përkëdhelur nga fati”, prandaj BE është shpëtimi nga historia e së kaluarës, theksoi kryeministri.Rama: Ne nuk jemi perëndimor të përkëdhelur nga fati. Ne nuk jemi rritur ashtu si ata që janë lindur në Evropën e viteve ’70-‘80. Jemi rritur në ferr dhe ne e dimë shumë mirë që BE është shumë më tepër se një bankomat. Ne e dimë shumë mirë që BE është shpëtimi ynë nga historia jonë. Ne e kemi shumë të qartë që BE është edhe këndi nga ne duhet të shohim vetë historinë tonë. S’mund ta shohim BE me sytë e të shkuarës duhet të shohim të shkuarën me sytë e BE. Prandaj dera që është hapur duhet të shfrytëzohet pa u mbyllur. Ne besojmë pa kushte në këtë proces. E dimë shumë mirë që BE nuk është një park ku shkohet për qejf, është një familje jo e lehtë për të qenë pjesë por ama është e vetmja familje ku ne mund të jemi përfundmisht të sigurt dhe ku mund të kemi një të ardhme të pa kërcënuar nga e shkuara./vizionplus.tv
-

TikTok’ shikohet 3 herë më shumë/ Pas vendimit “bllof” për bllokimin, shqiptarët rritën kohën e qëndrimit në platformë
Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok-ut ka shtuar dëshirën e shqiptarëve të harxhojnë më tepër kohë në këtë platformë. Brenda pesë ditëve, numri i përdoruesve në TikTok është trefishuar. Sipas ekspertëve të IT, tashmë dëshira për të pasur këtë rrjet social ka përfshirë edhe ata që nuk e kishin më parë një të tillë, dhe kjo bëhet duke shkarkuar aplikacionin falas VPN.
Eksperti i IT, Tomi Kallaxha thotë: “Duke qenë se është folur kaq shumë për këto VPN dhe njerëzit i ka kapur dëshira për të aksesuar TikTok-un, që është bllokuar nga kompanitë telefonike, dhe në top dhjetë aplikacionet më të shkarkuara, gjashtë prej tyre janë VPN. Ndërsa në vendin e dhjetë është TikTok-u. Përderisa është në listën e top njëzetëshes, numri i përdoruesve vetëm në muajin mars është rritur me 60-80 mijë.” Por telefoni nuk përdoret vetëm për qëndruar në TikTok. Shqiptarët kanë shfaqur interes edhe për edukimin, sportin, bastet e palejuara dhe filmat serialë.
Një fjalë kyçe shumë specifike që është tepër interesante është se vajzat po kërkojnë profesionet më të mira në teknologji informacioni. Kemi dhe shkarkim të madh të serialit ‘Adoleshenca’, dhe në fund, shqiptarët janë të pushtuar nga futbolli dhe bastet online”, shton Kallaxha. -

‘TikTok’ shikohet 3 herë më shumë/ Pas vendimit “bllof” për bllokimin, shqiptarët rritën kohën e qëndrimit në platformë
Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok-ut ka shtuar dëshirën e shqiptarëve të harxhojnë më tepër kohë në këtë platformë. Brenda pesë ditëve, numri i përdoruesve në TikTok është trefishuar. Sipas ekspertëve të IT, tashmë dëshira për të pasur këtë rrjet social ka përfshirë edhe ata që nuk e kishin më parë një të tillë, dhe kjo bëhet duke shkarkuar aplikacionin falas VPN.
Eksperti i IT, Tomi Kallaxha thotë: “Duke qenë se është folur kaq shumë për këto VPN dhe njerëzit i ka kapur dëshira për të aksesuar TikTok-un, që është bllokuar nga kompanitë telefonike, dhe në top dhjetë aplikacionet më të shkarkuara, gjashtë prej tyre janë VPN. Ndërsa në vendin e dhjetë është TikTok-u. Përderisa është në listën e top njëzetëshes, numri i përdoruesve vetëm në muajin mars është rritur me 60-80 mijë.” Por telefoni nuk përdoret vetëm për qëndruar në TikTok. Shqiptarët kanë shfaqur interes edhe për edukimin, sportin, bastet e palejuara dhe filmat serialë.
“Një fjalë kyçe shumë specifike që është tepër interesante është se vajzat po kërkojnë profesionet më të mira në teknologji informacioni. Kemi dhe shkarkim të madh të serialit ‘Adoleshenca’, dhe në fund, shqiptarët janë të pushtuar nga futbolli dhe bastet online”, shton Kallaxha.
Edhe pse ekspertët e IT bëjnë thirrje që përdorimi i VPN është i rrezikshëm dhe të dhënat e përdoruesve mund të hakerohen e më pas të keqpërdoren, kjo thirrje ra në veshë shurdhët, pasi para të dhënave ata preferojnë të argëtohen në TikTok.
