Tag: tepër

  • Një bashkëbisedim satirik dhe kaq gjenial midis Ernesto Sabato dhe Jorge Luis Borges

    Një bashkëbisedim satirik dhe kaq gjenial midis Ernesto Sabato dhe Jorge Luis Borges

    Në përvjetorin e lindjes së Jorge Luis Borges, ky bashkëbisedim satirik kaq gjenial midis tij dhe mjeshtrit arbëresh Ernesto Sábato, përligj kremtimin e kësaj dite plotësisht.

    Dialog midis Ernesto Sabato dhe Jorge Luis Borges

    Sábato: E vërtetë, kam pasur njëfarë prirje vetëvrasëse… Sidomos si djalosh dikur.

    Borges: Kurse unë, dikur i pata vënë vetes një afat. Pata menduar: “Epo, do të pres shtatëdhjetë ditë. Nëse ndërkohë nuk ndodh asgjë për t’u shënuar, dhe kjo situatë nuk ndryshon, kam për ta vrarë veten. Ndërkaq, po të ndodhë diçka mirëfilli, aq më mirë fundja. Sidoqoftë do theksuar se dikush që ka vendosur të vetëvritet, ndihet si një hero i vërtetë, ndihet tepër i fuqishëm.

    Sábato: Sigurisht, ngaqë ka për ta hequr qafe universin…

    Borges: Ishim duke kuvenduar me Macedonio Fernández, cili po më shpjegonte se shpirti ishte i pavdekshëm, ndërkohë që diku ngjitur nisën të bënin muzikë nën ritmet marroqe të një kënge që kam përshtypjen se quhet La Cumparsita. Menjëherë i thashë mikut tim Macedonio, “Si thua, ta vrasim vallë veten për të shpëtuar nga kjo muzikë kaq e dobët?”… Këtë ngjarje më vonë ia pata treguar edhe Xul Solar, i cili dukej cazë skeptik, ngaqë më foli vëngër: “Sidoqoftë nuk u vetëvratë”. Flakë për flakë iu përgjigja, në frymën e qesëndisë së tij: “Nuk e di nëse e vramë veten mirëfilli, sepse nuk më kujtohet!”. Gjithsesi, më patën treguar për një ngjarje që thuhet se kish ndodhur në një kafene në rrugën Bolívar, në lagjen Monserrat. Ishte një skutë ku mblidheshin tërë faqezinjtë. Në banak gjendej një tip që po llomotiste se kish një grua, e cila ia kishte vënë brirët të gjorit, arsye për të ciën ai ndihej tejet i vetmuar dhe çoç po mendonte ta vriste veten. Sakaq, dikush tjetër që po e dëgjonte, i tha: “Shiko more mik, kush flet kaq shumë për vetëvrasjen, nuk e bën kurrë vërtet. Të vrasësh veten është tepër e lehtë!” Kur i pati shqiptuar këto fjalë sfiduese, folësi kish nxjerrë befas revolverin dhe ia ngjeshi vetes plumbin në lule të ballit. Nuk e di nëse kjo ngjarje është ndopak e mirëfilltë, ndonëse kam njëfarë bindje se burri me revolver, mbase vërtet kish ndërmend ta vriste veten.

    Sábato: Sikur mos të ishte vetëvrarë, do të bënte figurën e palaços. Sepse qëkur e pati nxjerrë revolverin, e dinte fort mirë se nuk i mbeteshin gjasa të tjera veç vdekjes… Gjithmonë kam menduar që burrit xheloz i ofrohen dy mundësi syresh: të blejë një revolver, ose të bëhet si Shekspiri…

    Borges: Më kujtohet rasti i atij shkrimtarit japonez që pati bërë harakiri para gjithkujt. M’u duk veprim i mençur. Ia doli mbanë të vdiste si samurai i fundit.

    Sábato: Mua seç më duket ca si tepër përdëllyese si shfaqje, ndaj nuk meriton lëvdata. Duket më tepër si diç arrogante. Dua të theksoj, Borges, se nuk flas kështu ngaqë ndihem ndopak më i zoti. Përkundrazi, edhe unë pata menduar të bëj vetëvrasje plot herë në jetën time.

    Borges: Edhe unë gjithashtu. Janë mbushur shtatëdhjetë e pesë vite që vazhdoj të vetëvritem. Kam më tepër përvojë se ti, Sábato.

    Sábato: (duke buzëqeshur): Gjithsesi nuk ke pasur shumë sukses në këtë aspekt, siç duken bathët.

    Borges: E pranoj këtë vërejtje, por sidoqoftë e kam pasur me përkushtim të mirëfilltë.

    Përktheu nga bashkëbisedimi origjinal në spanjisht: Elvi Sidheri. / KultPlus.com

  • Madonna për fëmijët në Gaza, i drejtohet Papës: Ju lutem shkoni atje para se të jetë tepër vonë

    Madonna për fëmijët në Gaza, i drejtohet Papës: Ju lutem shkoni atje para se të jetë tepër vonë

    Në një postim të ri, Madonna përqendrohet në një tragjedi të madhe të kohës sonë, vdekjen e fëmijëve nga uria në Rripin e Gazës, me rastin e ditëlindjes së djalit të saj, Rocco.
    Siç shkruan ajo në mbishkrimin e postimit të saj në Instagram: “Politika nuk mund të sjellë ndryshim. Vetëm ndërgjegjja mundet. Kështu që i drejtohem një njeriu të Zotit. Sot është ditëlindja e djalit tim, Rocco. Mendoj se dhurata më e mirë që mund t’i jap si nënë është t’u kërkoj të gjithëve të bëjnë çmos për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve të pafajshëm të zënë në zonën e zjarrit në Gaza. Nuk po tregoj me gisht, nuk po fajësoj, nuk po mbaj anë. Të gjithë po vuajnë. Dhe nënat e pengjeve. Lutem edhe për lirimin e tyre. Po përpiqem të bëj çmos që këta fëmijë të mos vdesin nga uria .”
    Ajo thote;
    “Atë i Shenjtë,
    “Ju lutem shkoni në Gaza dhe ndriçoni fëmijët para se të jetë tepër vonë. Si nënë, është e padurueshme për mua t’i shoh ata duke u torturuar . Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Dhe ju jeni i vetmi që askush nuk mund t’ia mohojë hyrjen.”
    ” Portat humanitare duhet të hapen gjerësisht për të shpëtuar këta fëmijë të pafajshëm.”
    ” Nuk ka më kohë .”
    “Të lutem thuaj që do të shkosh.”
    » Me dashuri,
    “Madona “.
    Shikoni postimin e saj të ri:

  • Kompania “G&E Investment” me bilanc zero merr kullë 43 katëshe tek Uji i Ftohtë në Vlorë

    Kompania “G&E Investment” me bilanc zero merr kullë 43 katëshe tek Uji i Ftohtë në Vlorë

    Një tjetër leje e dyshimtë është miratuar nga qeveria disa javë më parë, në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar të Territorit. Bëhet fjalë për ngritjen e një kulle plot 39 të lartë dhe 4 kateve nëntokë (në total 43 kate) në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë, e cila javë pas jave po betonohet masivisht.

    Vendimi vjen disa ditë pas një tjetër leje tepër të dyshimtë në Sarandë, ku VoxNews denoncoi ekskluzivisht abuzimin e pushtetit me ngritjen e një kulle plot 32 kate në mes të Sarandës. Kulla do të ngrihej nga ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Shefki Karamuça, teksa duket se masivi i betoni me kulla të larta po prek edhe zonat bregdetare.
    Leje për fshatra turistikë janë dhënë në tokë publike në Velipojë, Rana e Hedhun në Shëngjin për të kaluar në zonën e Kepit të Rodonit apo edhe në zonën e Gjirit të Lalzit. Leje për pallate sërish në bregdet janë dhënë në Durrës, Golëm dhe Qerret, ndërkohë që para pak javësh u prezantua edhe masterplani për zaptimin e zonës bregdetare të Darëzezës në Fier, apo Zvërneci dhe Ishulli i Sazanit në Vlorë.
    Po në Vlorë, me vendime dhe zaptime tepër të dyshimta, po ngrihen dita-ditës dhjetëra pallate. Zonat më të preferuara janë padyshim Lungomare dhe Uji i Ftohtë, deri në afërsi të Rezidencës së Pushimit të Qeveritarëve, territori dhe godina e së cilës iu dhanë privatit për zhvillim.
    Por, nuk mbarojnë këtu lejet tepër të dyshimta! VoxNeës ka siguruar ekskluzivisht një tjetër vendim të qeverisë për dhënien e një tjetër kulle me 43 kate te zona e Ujit të Ftohtë.
    Në një nga mbledhjet e muajit qershor, krerët e shtetit që janë edhe kryetarë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, miratuan një leje ndërtimi
    Bëhet fjalë për “leje ndërtimi për ‘Godinë polifunksionale 1-39 kate, me 4 kate nëntokë me vendndodhje në lagjen ‘Uji i Ftohtë’ Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues subjektin ‘G&E Investment’ sh.p.k thuhet në dokumentet që hulumtoi VoxNews.
    Po përse duhet një kullë aq e lartë në një zonë bregdetare? Në atë zonë ka pasur pallate dhe njëri prej tyre, i vjehrrit të Lulzim Bashës, u prish nga qeveria aktuale disa vite më parë. Dhe po në të njëjtin vend jepen të tjera leje, madje për pallate shumëkatëshe, nga e njëjta qeveri!
    VoxNews hulumtoi edhe për firmën që do t’i jepet leja “G&E Investment”, e cila është themeluar në vitin 2022 me një kapital prej vetëm 100 mijë lekë.

    Aksionerët e saj janë Gledis Çela dhe Endrit Shabani me nga 50 % të aksioneve. Fati dhe ndoshta lidhjet e tyre e deshën që ata të merrnin një super leje në një zonë tepër të lakmuar, për të vendosur një tjetër çiban në bregdet.

  • E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

    E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

    Dashi

    Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te sjelle debate e mosmarrëveshje. Beqaret nuk duhet te bëjnë çmenduri sepse shume shpejt do pendohen. Financat do jene me te favorizuara se kurrë me pare. Do arrini edhe te shpenzoni edhe te hiqni disa para mënjanë.
    Demi

    Do ketë disa keqkuptime te vogla sot ne jete tuaj ne çift te cilat do ua prishin paksa harmoninë qe kishte kohe qe mbizotëronte. Beqaret do jene me shume fat dhe do e takojnë princin e tyre te kaltër. Shume gjera kane për te ndryshuar ne jetën e tyre. Situata financiare do jete premtuese. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër këto kohe.
    Binjaket
    Konfigurimi i yjeve do e favorizoje jetën ne çift gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni shpejt edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër, por fatkeqësisht pa shume fat. Ne planin financiar Dielli këshillon te mos merrni ne asnjë mënyrë vendime te nxituara.
    Gaforrja
    Do e shprehni me shume se kurrë sot nevojën për me tepër pavarësi dhe liri ne jetën tuaj. fatmirësisht partneri do jete me humor te mire dhe do jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Sigurisht qe nuk duhet ta teproni. Beqaret do kenë një diete zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Ne planin financiar dëgjojini këshillat qe do iu jepen, por vendosni vete ne fund.
    Luani
    Pasioni qe kishte pushtuar se fundmi jetën tuaj ne çift do filloje te shuhet sot. Gjithsesi nuk duhet te mërziteni sepse situata fatmirësisht nuk do jete aspak problematike. Beqaret do kenë takime shume te bukura te cilat do iu zgjojnë menjëherë dëshirën për te jetuar. Financat do influencohen nga Plutoni. Nuk priten vështirësi ne këtë fushe.
    Virgjeresha
    Te dashuruarit do kenë një dite përgjithësisht pozitive. Komunikimi dhe bashkëpunimi do vazhdoje te jete i forte. Beqaret nuk duhet ta teprojnë me joshjen sepse mund t’iu japin te tjerëve një ide te gabuar për veten. Do jete e vështirë me pas t’i bindni ata për te kundërtën. Edhe pse te ardhurat nuk do jene te mira, mos bëni gabim te merrni para hua.
    Peshorja
    Mos prisni vetëm dashuri nga partneri juaj gjate kësaj dite, por mundohuni edhe ju te jepni me tepër nga vetja. Vetëm kështu atmosfera do behet elektrizuese. Beqaret do kalojnë çaste te lumtura fale personave qe do takojnë sot. Jeta e tyre mund te ndryshojnë tërësisht. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe situata te përmirësohet.
    Akrepi
    Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni aspak probleme dhe mosmarrëveshje kështu qe do ndiheni te qete. Beqaret do kenë vetëm disa takime miqësore, asgjë me tepër sesa kaq. Financat do vazhdojnë edhe sot te jene te ekuilibruara. Nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet e domosdoshme.
    Shigjetari
    Nëse iu dalin probleme serioze sot ne jetën tuaj ne çift, mundohuni t’i zgjidhni ato me sa me shume maturi dhe përkujdes. Mos e ngrini zërin dhe mos i tregoni kokëfortë. Beqaret me ne fund do kenë dashuri me shikim te pare. Jeta e tyre do ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar duhet te vazhdoni ta ruani sa me tepër vigjilencën.
    Bricjapi
    Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite shume te mire. Do bashkëpunoni për gjitha dhe gjithmonë do mbani përgjegjësitë tuaja për veprimet qe do bëni. Beqaret do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe fatmirësisht ne orët e mbrëmjet do ketë disa takime impresionuese. Ne planin financiar duhet me patjetër te hiqni dora nga shpenzimet e pamenduara ne mënyrë qe te mos keni probleme.
    Ujori
    Mos luani me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe bëni shume kujdes me xhelozinë e tepruar. Mos e prishni me dorën tuaj ambientin e ngrohte qe ekziston. Për beqaret nuk do ndodhe asgjë e jashtëzakonshme. E mira është qe ata t’ia lënë gjerat kohës. Buxheti do jete me i qëndrueshëm se disa kohe me pare. Do keni mundësi edhe te shpenzoni me tepër edhe te hiqni disa para mënjanë.
    Peshqit
    Për te dashuruarit do mbizotërojë gjithë kohës rutina. Here pas here mund te mërziteni dhe te vuani ne vetmi. Do ketë dashuri me shikim te pare sot për ata qe janë vetëm. Do ndiheni me ne fund te plotësuar. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar do iu dalin para disa vështirësi. Mendohuni shume here para se te kryeni shpenzime ekstravagante.

  • Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025

    Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025

    Showbiz E Premte, 8 Gusht 2025 08:23
    Dashi
    Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te sjelle debate e mosmarrëveshje. Beqaret nuk duhet te bëjnë çmenduri sepse shume shpejt do pendohen. Financat do jene me te favorizuara se kurrë me pare. Do arrini edhe te shpenzoni edhe te hiqni disa para mënjanë.

    Demi

    Do ketë disa keqkuptime te vogla sot ne jete tuaj ne çift te cilat do ua prishin paksa harmoninë qe kishte kohe qe mbizotëronte. Beqaret do jene me shume fat dhe do e takojnë princin e tyre te kaltër. Shume gjera kane për te ndryshuar ne jetën e tyre. Situata financiare do jete premtuese. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër këto kohe.
    Binjakët
    Konfigurimi i yjeve do e favorizoje jetën ne çift gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni shpejt edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër, por fatkeqësisht pa shume fat. Ne planin financiar Dielli këshillon te mos merrni ne asnjë mënyrë vendime te nxituara.
    Gaforrja
    Do e shprehni me shume se kurrë sot nevojën për me tepër pavarësi dhe liri ne jetën tuaj. fatmirësisht partneri do jete me humor te mire dhe do jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Sigurisht qe nuk duhet ta teproni. Beqaret do kenë një diete zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Ne planin financiar dëgjojini këshillat qe do iu jepen, por vendosni vete ne fund.
    Luani
    Pasioni qe kishte pushtuar se fundmi jetën tuaj ne çift do filloje te shuhet sot. Gjithsesi nuk duhet te mërziteni sepse situata fatmirësisht nuk do jete aspak problematike. Beqaret do kenë takime shume te bukura te cilat do iu zgjojnë menjëherë dëshirën për te jetuar. Financat do influencohen nga Plutoni. Nuk priten vështirësi ne këtë fushe.
    Virgjëresha

  • Një kompani me bilanc zero merr kullë 43 katëshe tek Uji i Ftohtë në Vlorë

    Një kompani me bilanc zero merr kullë 43 katëshe tek Uji i Ftohtë në Vlorë

    Një tjetër leje e dyshimtë është miratuar nga qeveria disa javë më parë, në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar të Territorit. Bëhet fjalë për ngritjen e një kulle plot 39 të lartë dhe 4 kateve nëntokë (në total 43 kate) në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë, e cila javë pas jave po betonohet masivisht.

    Vendimi vjen disa ditë pas një tjetër leje tepër të dyshimtë në Sarandë, ku VoxNews denoncoi ekskluzivisht abuzimin e pushtetit me ngritjen e një kulle plot 32 kate në mes të Sarandës. Kulla do të ngrihej nga ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Shefki Karamuça, teksa duket se masivi i betoni me kulla të larta po prek edhe zonat bregdetare.
    Leje për fshatra turistikë janë dhënë në tokë publike në Velipojë, Rana e Hedhun në Shëngjin për të kaluar në zonën e Kepit të Rodonit apo edhe në zonën e Gjirit të Lalzit. Leje për pallate sërish në bregdet janë dhënë në Durrës, Golëm dhe Qerret, ndërkohë që para pak javësh u prezantua edhe masterplani për zaptimin e zonës bregdetare të Darëzezës në Fier, apo Zvërneci dhe Ishulli i Sazanit në Vlorë.
    Po në Vlorë, me vendime dhe zaptime tepër të dyshimta, po ngrihen dita-ditës dhjetëra pallate. Zonat më të preferuara janë padyshim Lungomare dhe Uji i Ftohtë, deri në afërsi të Rezidencës së Pushimit të Qeveritarëve, territori dhe godina e së cilës iu dhanë privatit për zhvillim.
    Por, nuk mbarojnë këtu lejet tepër të dyshimta! VoxNeës ka siguruar ekskluzivisht një tjetër vendim të qeverisë për dhënien e një tjetër kulle me 43 kate te zona e Ujit të Ftohtë.
    Në një nga mbledhjet e muajit qershor, krerët e shtetit që janë edhe kryetarë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, miratuan një leje ndërtimi
    Bëhet fjalë për “leje ndërtimi për ‘Godinë polifunksionale 1-39 kate, me 4 kate nëntokë me vendndodhje në lagjen ‘Uji i Ftohtë’ Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues subjektin ‘G&E Investment’ sh.p.k thuhet në dokumentet që hulumtoi VoxNews.
    Po përse duhet një kullë aq e lartë në një zonë bregdetare? Në atë zonë ka pasur pallate dhe njëri prej tyre, i vjehrrit të Lulzim Bashës, u prish nga qeveria aktuale disa vite më parë. Dhe po në të njëjtin vend jepen të tjera leje, madje për pallate shumëkatëshe, nga e njëjta qeveri!
    VoxNews hulumtoi edhe për firmën që do t’i jepet leja “G&E Investment”, e cila është themeluar në vitin 2022 me një kapital prej vetëm 100 mijë lekë.

    Aksionerët e saj janë Gledis Çela dhe Endrit Shabani me nga 50 % të aksioneve. Fati dhe ndoshta lidhjet e tyre e deshën që ata të merrnin një super leje në një zonë tepër të lakmuar, për të vendosur një tjetër çiban në bregdet./Kapitali/

  • Horoskopi ditor për nesër, e Premte 8 Gusht 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Premte 8 Gusht 2025

    Dashi
    Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te sjelle debate e mosmarrëveshje. Beqaret nuk duhet te bëjnë çmenduri sepse shume shpejt do pendohen. Financat do jene me te favorizuara se kurrë me pare. Do arrini edhe te shpenzoni edhe te hiqni disa para mënjanë.
    Demi
    Do ketë disa keqkuptime te vogla sot ne jete tuaj ne çift te cilat do ua prishin paksa harmoninë qe kishte kohe qe mbizotëronte. Beqaret do jene me shume fat dhe do e takojnë princin e tyre te kaltër. Shume gjera kane për te ndryshuar ne jetën e tyre. Situata financiare do jete premtuese. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër këto kohe.
    Binjaket
    Konfigurimi i yjeve do e favorizoje jetën ne çift gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni shpejt edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër, por fatkeqësisht pa shume fat. Ne planin financiar Dielli këshillon te mos merrni ne asnjë mënyrë vendime te nxituara.
    Gaforrja
    Do e shprehni me shume se kurrë sot nevojën për me tepër pavarësi dhe liri ne jetën tuaj. fatmirësisht partneri do jete me humor te mire dhe do jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Sigurisht qe nuk duhet ta teproni. Beqaret do kenë një diete zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Ne planin financiar dëgjojini këshillat qe do iu jepen, por vendosni vete ne fund.
    Luani
    Pasioni qe kishte pushtuar se fundmi jetën tuaj ne çift do filloje te shuhet sot. Gjithsesi nuk duhet te mërziteni sepse situata fatmirësisht nuk do jete aspak problematike. Beqaret do kenë takime shume te bukura te cilat do iu zgjojnë menjëherë dëshirën për te jetuar. Financat do influencohen nga Plutoni. Nuk priten vështirësi ne këtë fushe.
    Virgjeresha
    Te dashuruarit do kenë një dite përgjithësisht pozitive. Komunikimi dhe bashkëpunimi do vazhdoje te jete i forte. Beqaret nuk duhet ta teprojnë me joshjen sepse mund t’iu japin te tjerëve një ide te gabuar për veten. Do jete e vështirë me pas t’i bindni ata për te kundërtën. Edhe pse te ardhurat nuk do jene te mira, mos bëni gabim te merrni para hua.
    Peshorja
    Mos prisni vetëm dashuri nga partneri juaj gjate kësaj dite, por mundohuni edhe ju te jepni me tepër nga vetja. Vetëm kështu atmosfera do behet elektrizuese. Beqaret do kalojnë çaste te lumtura fale personave qe do takojnë sot. Jeta e tyre mund te ndryshojnë tërësisht. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe situata te përmirësohet.
    Akrepi
    Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni aspak probleme dhe mosmarrëveshje kështu qe do ndiheni te qete. Beqaret do kenë vetëm disa takime miqësore, asgjë me tepër sesa kaq. Financat do vazhdojnë edhe sot te jene te ekuilibruara. Nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet e domosdoshme.
    Shigjetari
    Nëse iu dalin probleme serioze sot ne jetën tuaj ne çift, mundohuni t’i zgjidhni ato me sa me shume maturi dhe përkujdes. Mos e ngrini zërin dhe mos i tregoni kokëfortë. Beqaret me ne fund do kenë dashuri me shikim te pare. Jeta e tyre do ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar duhet te vazhdoni ta ruani sa me tepër vigjilencën.
    Bricjapi
    Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite shume te mire. Do bashkëpunoni për gjitha dhe gjithmonë do mbani përgjegjësitë tuaja për veprimet qe do bëni. Beqaret do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe fatmirësisht ne orët e mbrëmjet do ketë disa takime impresionuese. Ne planin financiar duhet me patjetër te hiqni dora nga shpenzimet e pamenduara ne mënyrë qe te mos keni probleme.
    Ujori
    Mos luani me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe bëni shume kujdes me xhelozinë e tepruar. Mos e prishni me dorën tuaj ambientin e ngrohte qe ekziston. Për beqaret nuk do ndodhe asgjë e jashtëzakonshme. E mira është qe ata t’ia lënë gjerat kohës. Buxheti do jete me i qëndrueshëm se disa kohe me pare. Do keni mundësi edhe te shpenzoni me tepër edhe te hiqni disa para mënjanë.
    Peshqit
    Për te dashuruarit do mbizotërojë gjithë kohës rutina. Here pas here mund te mërziteni dhe te vuani ne vetmi. Do ketë dashuri me shikim te pare sot për ata qe janë vetëm. Do ndiheni me ne fund te plotësuar. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar do iu dalin para disa vështirësi. Mendohuni shume here para se te kryeni shpenzime ekstravagante.

  • Dëshmitë rrëqethëse të Mazrekëve

    Dëshmitë rrëqethëse të Mazrekëve

    Qysh në moshë të re, ajo u përball me përndjekjen politike, mbasi, aty nga fundi i vitit 1946, vëllanë, Dom Nikoll Mazrekun, e arrestojnë dhe ai kaloi në burgje e internime, gjithë periudhën e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij, Ramiz Alisë. Vëllain tjetër, Rrokun, e pushkatuan, në vitet e para të ardhjes në fuqi të regjimit komunist enverian edhe pse ai ishte krejt i pafajshëm! Maria, kaloi një jetë të tërë mbas burgjesh e kampesh, ku shkonte për të ndihmuar të vëllanë, Dom Nikollën dhe bashkëshortin e saj, që e arrestuan vetëm pak kohë mbas martesës.

    Nga: Marije Gjoka (Mazreku) – pjesa e dytë

    Vijon nga numri i kaluar–

    NJË MOTËR QË SHKRUAN TË VËRTETËN E DHIMBSHME…! –

    (Fragment nga libri “CIRKA KUJTIMESH TË HIDHURA” të Marije Gjoka)

    Veç kësaj, kisha dhe shtëpia e saj në Kryezi, rrethoheshin nga një livadh i bukur dhe një kopsht i mbushur me pemë të ndryshme si: mollë, dardhë, gështenja etj. Ajo kullotë dhe vetë kopshti ishin një ndihmë e mirë ekonomike për varfërinë tonë, ngase aty mbaja dhe një lopë për bulmet. Po kështu dhe pemët na ndihmonin për të mbajtur sadopak vëllezërit nëpër burgje. Po ç’ndodhi? Shtëpia ku unë banoja pas vdekjes së nënës, u kthye në shkollë katundi, meqë ajo përbëhej nga katër dhoma.

    Kjo gjë u bë nga Seksioni i Arsimit, sipas kërkesës së dy arsimtarëve. Fillimisht mua më lanë vetëm kuzhinën, por, pas pak kohe, me këmbënguljen pranë Seksionit të Arsimit të dy motrave arsimtare, Drita dhe Aida Dani (beqare), më nxorën krejt nga shtëpia. Ato donin që unë të mos isha nëpër këmbët e tyre dhe ato të ishin të lira që të bëheshin pronaret e shtëpisë dhe të ekonomisë sime. Kështu dëshironin të përvetësonin çdo gjë që për mua dhe foshnjat e mia ishin jetësore.

    U detyrova që shtëpinë ta liroj, por jo rrethin e shtëpisë me pemë etj., që për mua ishte aq i domosdoshëm…! Për strehim, mbas hallit, shkova tek shtëpia e një fshatari, që ishte rreth 300 metër larg. Atë rrugë e bëja çdo ditë me dy fëmijët, njëri 4 vjeç, ndërsa tjetri 4 muajsh…! Burri punonte në Stabilimentin e Sharrave, larg meje.

    Në mbrëmje dhe ai i ngrati bënte më tepër se një orë rrugë për të shkuar tek prindërit e vet, ngaqë s’kishte ku të vinte tek unë. Dhe në shtëpinë e atij fshatari, isha shumë ngushtë e pa kondita. Me fëmijët flija përtokë…! Çdo mëngjes me njërin fëmijë për dore dhe me tjetrin në djep, shkoja në kopshtin e kishës.

    Të gjitha shërbimet, gjithë ditën e gjatë, i bëja jashtë…! Fëmijët i lija nën hijen e pemëve. Sikur të ishte e mundur që kjo dëshmi e vërtetë t’u binte në dorë dy arsimtareve shkodrane, së paku tani që janë të kaluara në moshë, nuk di a do t’i vriste ndërgjegjja sadopak…! Mjerisht hallet e mia nuk mbarojnë këtu…!

    Pas dhjetë muajsh martese, siç kam shkruar dhe më lart, më arrestojnë dhe burrin. Ishte 10 gusht 1947. Ishim martuar më 10 tetor 1946. Kur na lindi fëmija i parë (4 nëntor 1947) burrin e kisha në burg. Prej mërzitjes pa kufi nuk kisha ushqim natyral. Por ishte mjaft e zorshme se ishim në stinën e dimrit.

    Aq më tepër të një dimri të egër që bënte në Pukë…! Kushdo që ta përshkruajë, është e pamundur ta bëjë këtë…! E di vetëm ai që e ka provuar. Erdha të jetoj tek shtëpia e burrit. Ishte një shtëpi e vjetër, midis malesh të larta, në një thellësi pylli…!

    Familja përbëhej nga 30 pjesëtarë. Të gjithë ushqeheshin me 2 litra qumësht në ditë…! Të një lope. Dhe ajo pakicë që harxhonte fëmija im ishte humbje e madhe për ta, ngase ishin dhe mjaft fëmijë të tjerë…! Për ta ushqyer fëmijën konditat ishin mos o Zot…! Për të ngrohur qumështin zgjohesha natën, nëpër një gju dëborë shkoja tek votra, e cila ishte pak larg vendit të fjetjes. Në atë kolibe, që shërbente gjoja si kuzhinë…!

    Në atë shpuzë të nxehtë hiri që kishte mbetur, duhej të ngrohja qumështin e foshnjës. Vendi ku flija, nga votra ku ngrohja atë pikë helmi, ishte gati 15 metër larg…! Për të larë rrobat e fëmijës, duhej të shkoja jashtë shtëpisë, të bëja goxha rrugë, gjer tek një burim i pakët…! Sidomos në dimër, nga ngrica, uji mezi rridhte një curril. Kështu çdo ditë ngrija së ftohti në erë e në dëborën që shpesh e kalonte metrin.

    Akuza falso e ndërtuar për të më arrestuar burrin, ishte bërë me qëllim që të ma nxinin edhe më tepër jetën time të zezë, që edhe ashtu siç ishte, i ngjasonte një nate futë të errët, pa hënë…! Burri punonte në prerje lëndësh dhe e akuzuan se gjoja kishte ulur me vonesë lëndët nga pylli, dhe kështu kishte pezulluar punën në hekurudhë. Nga ajo lëndë nxirreshin traversa për rrugën e trenit…!

    Im shoq ditën e arrestimit, kishte dalë në punë në turnin e dytë. Ishte mbas dreke. Unë u ndodha tek kroi i fshatit. Andej binte dhe rruga e katundit…! Ndërkohë kalon im shoq i arrestuar midis dy policësh…! Në mes ishte spiuni M.L.,…! Më vloi gjaku, aq më tepër kur ai njeri i fëlliqur, duke u ndarë nga policët, i tha burrit tim: “Bibë, të pruftë Zoti shëndoshë…”! O Zot! Çfarë ironie…”! S’i lashë gjë pa i thënë, dhe ai i zënë ngushtë, m’u gërmush:

    – “Pasha nderin e Partisë edhe ty do të bëj si burrit tënd”.

    Këtë ma tha në prani edhe të tjerëve që qëlluan aty. O Zot! A kishte heshtë më të madhe për mua! Tani unë duhej të kujdesesha për tre vetë në burg, dy vëllezërit dhe burrin. Por prapë, Sigurimi i Shtetit nuk ishte ngopur me vuajtjet e mia, ai përsëri kërkonte nga ne. Spiuni M.L., siç e theksova më sipër, që qe kryesori për arrestimin e burrit tim, duket donte ta mbante fjalën e të më arrestonte edhe mua…!

    Disa ditë më pas, atje në bjeshkë ndodhi një përleshje e egër mes forcave të Sigurimit dhe luftëtarëve antikomunistë që lëviznin ilegalisht atyre maleve. Toka u ndez flakë, me krisma të shumta nga armët e rënda. Kishin mbetur të vdekur nga të dyja palët. Nga ata të malit, ishte vrarë Mark Bajraktari, i biri i Ndue Bajraktarit. Dihet botërisht se, edhe sipas kanunit, i vdekuri nuk dhunohet. Komunistët as këtë nuk e zbatonin…!

    Të vrarin, ashtu gjysmë të zhveshur, e tërhoqën zvarrë gjersa e qitën tek rruga e madhe. Pastaj se ç’u bë me kufomën, këtë nuk e mësoi njeri. Një kapter, nga Forcat e Ndjekjes, siç duket u prek nga kjo sjellje çnjerëzore, dhe, ashtu i indinjuar, u tha shokëve të tij:

    – “Tërhiqeni zvarrë sa të doni, por ama ky kishte kenë trim i madh”! Se si mund të ketë përfunduar kapteri që i tha këto fjalë, ne nuk e mësuam. Por, ama në atë zone, ku shërbente, nuk u pa më…! Kështu tregonin fshatarët që kishin qenë në atë ngjarje. Për trajtim çnjerëzor ndaj të vdekurit, mund t’ju tregoj dhe një tjetër rast:

    Një plak nga Kryeziu, Preng Llesh Pjetri, kishte lidhje familjare dhe politikë, kuptohet të fshehta, me njerëzit e malit. Ai me gojën e vet më ka treguar se rastësisht po kalonte nëpër Kryezi. Rrugës që të çon në Bardhet, ka takuar forcat e Sigurimit të Shtetit, që kishin vendosur në samarin e një kafshe një të vrarë, gjysmë të zhveshur.

    Plaku e kishte njohur të vrarin nga një shenjë që ai kishte pasur gjithmonë në kraharor. I vrari ishte Ndoc Kolë Biba (Mirakaj). Kështu talleshin komunistët edhe me kufomat…!

    Spiuni në fjalë (M.L.) për të cilin shkrova më sipër, ka mbajtur për shumë kohë orën e të vrarit, Markut, të cilit ia kishte plaçkitur për së vdekuri…!

    Ky spiun, këtë rast donte ta shfrytëzonte edhe kundër meje. Andaj shpifi se unë kam pasur lidhje e dijeni për këta të arratisur. Menjëherë erdhën djajtë e Sigurimit dhe sollën përmbys koliben time. Ndonëse nuk gjetën asgjë, prapë nuk u kënaqën me kaq.

    Pas një jave, ky njeri i paturp më dorëzon një njoftim, ku shënohej se më kërkonin urgjent në Degën e Punëve të Brendshme Pukë. Fëmijën e kisha katër muajsh. Ia lashë kunatës. Duheshin më tepër se pesë orë për të ecur në këmbë… rrugë mali me borë e murra, që zinte frymën.

    Apo nuk e kisha dhe zemrën të akulluar nga vuajtjet e pafund. Më shoqëroi kunati. E bëmë atë rrugë copa-copa, sa në këmbë e sa mbi karrocerinë e ndonjë makine. Mbas sa mundimesh, dikur arritëm në Pukë, vonë në mbrëmje, aty nga ora 21. Kunati, për të pritur, shkoi tek familja e Marës së Frrok Cakës, si të njohur të tij, ndërsa unë u paraqita tek shefi, Qemal Xhani. Filluan pyetjet të cilat zgjatën gati katër orë, sulme nga më të egrat, akuza e frikësime të pambarim…! Ndër të tjera ai më tha:

    – “Ti je e martuar me një fshatar vetëm që të merresh me politikë. Ke pasur lidhje me të arratisur dhe i ke mbajtur me bukë ata. Ju jeni demokristianë, fashistë, ballistë, keni lidhje me Papën e Romës, jeni armiq të betuar të pushtetit tonë…”!

    – ‘Shef, – i fola, – ju më keni sjellë këtu sonte vetëm për shpifjet e M.L., i cili më ka kërcënuar duke më thënë: Do të bëj çmos për të burgosur edhe ty! Ti thua se jam e martuar me një armik. Nxirreni në gjyq burrin tim ta dëgjoj ç’ka bërë. (Burrin e mbajtën 18 muaj në hetuesi dhe pastaj e liruan pa gjyq).

    Sa i takon asaj që unë merrem me politikë, dijeni se as nuk e njoh atë fjalë. Që të kemi mbajtur njerëzit e malit me bukë, ju, jo vetëm që nuk keni asnjë provë, por dijeni se kjo është një shpifje absurde ngase unë dhe njerëzit e burrit, rrimë me nga tri ditë pa ngrënë për vete.

    Jemi më fukarenjtë e katundit. Ju e dini, pastaj, më mirë se kush i ka mbajtur të arratisurit. (familja që kishte lidhje me M. Bajraktarin, posa ai u vra, ikën dhe kaluan kufirin). Pastaj shtova: Unë, as që e kam ditur se ekziston M. Bajraktari. Ju po më akuzoni mua për balliste, demokristiane, fashiste etj., por dijeni se jam tepër e re për të qenë atëherë e kaq shumë partive’.

    Shefi mbeti pa fjalë, e bisedën e vazhdoi sekretari i tij, Mihallaq Treska, i cili më tha:

    – “Sa shkollë ke bërë”?

    – Aq sa më është nevojitur! – ia ktheva.

    – “Paske mësuar për avokat”.

    – Mos u lodh se nuk la gjë mangët shefi. Ti po don tani të hakmerresh ndaj meje. Disa kohë më parë ti ke ardhur në Kryezi e ke dashur që t’u bie kambanave për të mbledhur katundin për konferencë, por unë nuk kam lejuar ngase kambanave u bihet vetëm për funksione fetare.

    Mbas tri orë pyetjesh, shefi më tha:

    – “Ik, tani, e sillu mirë, se për ideal t’i vë hekurat”!

    Unë iu ktheva:– Do të sillem sikur gjithmonë, por nuk është e drejtë që ju për hakmarrje e shpifje të merrni në qafë njerëz të pafajshëm. Unë sonte do të eci katër orë më këmbë nëpër mal e rrugë me bore, për të shkuar në shtëpi, ku kam lënë dhe fëmijën 4 muajsh.

    Mbas perdes, aty ku unë po pyetesha, paska qenë dhe një i burgosur në qeli, i cili, duke dëgjuar çdo gjë, ditë më vonë i kishte thënë tim shoq, i cili gjendej po në burgun e Pukës:

    – “Sa presion, akuza dhe pyetje i kanë bërë gruas sate, por ajo ishte shumë guximtare dhe u është përgjigjur aq mirë me argumente se sa fallso ishin akuzat që shefi, Qemal Xhani, i bënte asaj”!

    I burgosuri në fjalë, ishte një ndër komunistët e parë të Pukës, që quhej Lekë Berisha nga Berisha e Iballës. Dhe ky fatzi, siç kam shkruar më lart, mbas pak kohe do të vdiste në torturat e bishave të kuqe…! /Memorie.al/

  • A mendoni se pasaporta shqiptare duhet të jetë identike me pasaportën në kohën e Zogut: Çdo shqiptar asht vëllau Yt (Fakte)

    A mendoni se pasaporta shqiptare duhet të jetë identike me pasaportën në kohën e Zogut: Çdo shqiptar asht vëllau Yt (Fakte)

    Gjashtë këshilla tepër të vlefshme, dje, sot dhe për jetë: nga koha e Mbretërisë së Ahmet Zogut. Ja çfarë shkruhej në kapakun e mbrendshëm të pasaportës shqiptare të viteve të 30-ta.

    1.Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.

    4 sekrete për të ulur sheqerin në gjak

    Presioni juaj do jetë i qëndrueshëm 120/80 nëse e dini këtë truk

    Kërpudhat e thonjve? Provoni këtë metodë sonte!

    Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.

    Çdo shqiptar asht vëllau Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.

    Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

    Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.

    Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejsh në vendin t´and.

  • Roberto Benigni: Ne dashurojmë gjithnjë tepër pak dhe tepër vonë

    Roberto Benigni: Ne dashurojmë gjithnjë tepër pak dhe tepër vonë

    Monolog nga Roberto Benigni

    Përmblidhet në veç një fjalë: dashurim; por duhet me kumtu diç: se koha rrjedh, dhe problemi thelbësor i njerëzimit që prej 2000 vjetësh ka mbetur po i njëjti…dashurim.Veçse tani është bërë më i ngutshëm, shumë më i ngutshëm, dhe kur sot dëgjojmë ende të përsëritet se duhet me dashtë njëri – tjetrin, e dimë se tanimë ka mbetur pak kohë.Duhet me u ngut.Ngut për me u dashtë.Ne dashurojmë gjithnjë tepër pak dhe tepër vonë.Ngut për me u dashtë.Sepse në perëndimin e jetës do të gjykohemi për dashurinë.Sepse nuk ekziston dashuri e humbur, dhe sepse nuk ka emocion më të madh të ndjesh kur jemi të dashuruar se jeta jonë varet e gjitha nga një tjetër njeri, se ne nuk i mjaftojmë vetes.

    Dhe sepse të gjitha gjërat, edhe ato të pafrymë, si malet, detet, rrugët, por edhe më, edhe më, qielli, era, edhe më, yjet, edhe më, qytetet, lumenjtë, gurët, ndërtesat, të gjitha këto në vetvete janë të zbrazëta, janë mospërfillëse.Por, papandehur, ndërsa i këqyrim marrin kuptim njerëzor dhe na magjepsin, na ngashërejnë, përse?Sepse rrokin brenda një parandjenjë dashurore, edhe gjërat e pafrymë, sepse fajka e tërë gjithësisë është dashuri dhe sepse dashuria puqet me kuptimin e të gjitha gjërave.

    Lumturia, ah po, lumturia, përsa i takon asaj, kërkojeni, çdo ditë, pareshtur, bile çdokush që më dëgjon tani le të vihet në kërkim të dashurisë, në këtë çast sepse ajo është atje, e keni, e kemi, sepse na e kanë falur të gjithëve.Na e kanë dhurëtuar kur ishim të vegjël, na e kanë dhuruar në pajë, dhe ishte një dhuratë aq e bukur saqë e fshehëm, siç bëjnë qentë kur fshehin ndonjë kockë, dhe shumë prej nesh e kanë fshehur aq mirë sa nuk mbajnë mend se ku e kanë vënë, por e kemi.

    E keni, këqyrni në të gjitha skutat, dollapët, ndarëset e shpirtit tuaj, përmbysni çdo gjë, sirtarët komodinat dhe do të shihni që do të dalë jashtë, është lumturia, rrekuni të ktheheni përnjëherësh e ndoshta e zini befasisht por ajo është atje, duhet përgjithherë të mendojmë për lumturinë, anipse ajo ngandonjëherë na harron, ne nuk duhet kurrë ta harrojmë. Deri në ditën e fundit të jetës sonë, dhe nuk duhet as me u frigu nga vdekja, vini re është më e rrezikshme me lindë se sa me vdekë eh…nuk duhet me pas frikë nga vdekja, por nga mosnisja e të jetuarit me të vërtetë, hovni brenda ekzistencës tuaj në këtë çast, këtu.

    Sepse nëse nuk gjeni gjë tani nuk do të gjeni më kurrë askurrgjë, këtu është përjetësia, duhet t’i themi ‘Po’ jetës, duhet t’i themi një ‘Po’ me plot gojë jetës sa kjo ‘Po’ t’u vërë fre të gjitha ‘Jo-ve’, sepse në fund të këtyre dy mbrëmjeve së bashku kemi kuptuar se nuk dimë kurrgjë, dhe nuk kuptohet asgjë, dhe kuptohet vetëm se ekziston një e fshehtë e madhe dhe nevojitet me e kuptu ashtu siç është e me e lënë të tillë.

    Sepse gjëja që i bën më shumë përshtypje botës është se jeta shkon përpara dhe nuk kuptohet se si bën, por si e bën?! Si ia bën që qëndron, si ia bën që zgjat kështu, kjo është një e fshehtë tjetër dhe askush e ka kuptuar ndonjëherë sepse jeta është shumë më shumë nga ç’mundemi ne me kuptu, për këtë arsye reziston, nëse jeta do të ishte veç ajo që ne kuptojmë, do të ishte përmbyllur prej kohësh, prej shumë kohësh.

    Dhe ne e ndjejmë, e ndjejmë se nga çasti në çast mund me na ndodhë diçka e pafund, dhe atëherë nuk na mbetet veçse një gjë me ba, me u përkul, me u kujtu se herë herë duhet me i ba botës një përkulje, me u përul, me u gjunjëzu përpara ekzistencës.

    Përktheu: Klodeta Dibra

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ROBERTO BENIGNI: DUHET T’U DHUROJMË PRINDËRVE TANË DITËT TONA, KOHËN TONË…