Tag: tepelena

  • Në kërkim prej 17 vitesh, 48-vjeçari nga Tepelena arrestohet në aeroportin e Athinës

    Në kërkim prej 17 vitesh, 48-vjeçari nga Tepelena arrestohet në aeroportin e Athinës

    Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ishte i shpallur në kërkim prej 17 vitesh. Mësohet se A. Gërbi nga Tepelena, është arrestuar në aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës, mesditën e 29 nëntorit.
    Mediat greke bëjnë me dije se 48-vjeçari shqiptar rezulton i dënuar në Shqipëri me 7 vite e 4 muaj burg për trafik narkotikësh. Ai akuzohet se në qershor të vitit 2008 i ka dorëzuar një personi tjetër pako që përmbanin më shumë se 3 kilogramë kanabis dhe 290 gramë kokainë, me qëllim trafikimin e tyre.
    I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente. Ndërkohë, pas ndalimit, autoritetet greke kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

  • Ende mister ekzekutimi në Greqi i të riut nga Tepelena, policia po shqyrton llogarinë e tij në Tik Tok

    Ende mister ekzekutimi në Greqi i të riut nga Tepelena, policia po shqyrton llogarinë e tij në Tik Tok

    Ekzekutimi i ndërtuesit shqiptar, 27-vjeçarit Sulo Halili nga Tepelena, i cili u gjet i lidhur në pranga, i vrarë dhe i djegur brenda një makine të vjedhur në Skourta, Beoti, mbetet një mister për policinë e Greqisë.
    Familjarët kishin njoftuar humbjen e tij prej datës 4 nëntor, tre ditë para se një bari i zonës të njoftonte për makinën e djegur dhe brenda saj të gjendej i riu nga fshati Beçisht.
    Hetimi i Departamentit të Vrasjeve është në kulmin e hetimeve të tij, pas rezultateve të testit të ADN-së, i cili zbuloi se viktima është ndërtuesi 27-vjeçar shqiptar i zhdukur nga Halkida.
    Autoritetet thanë se Halili është një banor i Halkidës, i martuar dhe pa fëmijë, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 4 nëntori. Para zhdukjes ai kishte telefonuar familjarët që po shkonte për në banesë.
    Zëdhënësja e Policisë Helenike, Constantia Dimoglidou, deklaroi se viktima nuk ishte i njohur për policinë, pasi nuk kishte precedentë të regjistruar.
    “Ai nuk kishte qenë shqetësim për Policinë Helenike në të kaluarën”, tha ajo.
    Pyetja thelbësore është se kush dhe pse vrau pa mëshirë një ndërtues të ri dhe i pa skeduar penalisht. Autoritetet po përpiqen ta zgjidhin krimin duke profilizuar viktimën. Pista e mundshme mbetet ajo e ndonjë konflikti apo hakmarrjeje.
    Konkretisht, ata po kërkojnë të zbulojnë nëse ai kishte ndonjë mosmarrëveshje me dikë dhe nëse ishte kërcënuar. Policia po shqyrton gjithashtu postimet në profilin e tij personal në TikTok dhe aplikacione të tjera, për të përcaktuar me kë po fliste dhe nëse kishte ndonjë takim në ditën e zhdukjes së tij.
    Sipas autoriteteve, në trupin e 27-vjeçarit u gjet një fragment plumbi, ndërsa policia vlerëson se autorët e kanë vrarë atë dhe më pas i kanë vënë flakën trupit.

  • Me origjinë nga Tepelena, policia greke zbardh emrin e të riut që dyshohet se është viktima e gjetur në makinë

    Me origjinë nga Tepelena, policia greke zbardh emrin e të riut që dyshohet se është viktima e gjetur në makinë

    Policia greke dyshon se trupi i gjetur i vrarë me armë zjarri dhe më pas i djegur në një automjet në Skourta të Viotias, i përket një shtetasi shqiptar, ndërsa po priten rezultatet e analizave të ADN-së për konfirmim zyrtar. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për 27-vjeçarin Sulo Halili, me origjinë nga Tepelena, i cili rezulton i zhdukur që nga pasditja e 4 nëntorit. Ai ishte larguar nga banesa e tij në Halkida dhe që prej asaj kohe nuk kishte dhënë më asnjë shenjë jete. Automjeti i tij u gjet i braktisur në zonën e Vilia-s, afër Athinës.
    Halili përshkruhet si shtatshkurtër, rreth 1.70 metra i gjatë, me flokë të shkurtër ngjyrë kafe të errët, sy kafe dhe trup të dobët. Ai ka mjekër dhe një tatuazh në krahun e majtë me dy trëndafila, një yll dhe disa shkronja. Ditën që u zhduk, kishte veshur këmishë të zezë, pantallona xhins të zeza Cargo dhe atlete të bardha.
    Sipas hetimeve paraprake, autopsia ka zbuluar se viktima është qëlluar me një plumb përpara se të digjej. Trupi u gjet i prangosur në sediljen e pasme të një makine të vjedhur në Glifadha, me targa të falsifikuara që i përkisnin një mjeti të ngjashëm në Katerini.
    Hetuesit grekë nuk përjashtojnë mundësinë që 27-vjeçari të ketë qenë i përfshirë në veprimtari kriminale, ose të ketë rënë rastësisht viktimë e një hakmarrjeje. Rezultatet e analizës së ADN-së pritet të konfirmojnë zyrtarisht identitetin e viktimës në ditët në vijim.

  • Tepelena mbyll procesin e numërimit të votave, kandidati socialist merr drejtimin

    Tepelena mbyll procesin e numërimit të votave, kandidati socialist merr drejtimin

    Ka përfunduar procesi i numërimit në Tepelenë. Aty u përdor edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave.

    Gramos Sako nga Partia Socialiste ka fituar në garën me Gabriel Guma, kandidat i pavarur.

    Top Channel

  • Tepelena hyn sërish në garë për kryebashkiakun e ri, bashki që qeveriset nga PS prej më shumë se 18 vitesh

    Tepelena hyn sërish në garë për kryebashkiakun e ri, bashki që qeveriset nga PS prej më shumë se 18 vitesh

    Në sheshin kryesor të Tepelenës, që kufizohet nga muri i kalasë së Ali Pashë Tepelenës dhe godina e Bashkisë, banorët që lëvizin të dielën paradite mund të numërohen me gishtat e dorës. Bizneset e vogla në anë të pedonales, kafene dhe dyqane, janë pothuajse bosh, ndërsa nuk duket asnjë shenjë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për bashkinë, që do të mbahen të dielën e 9 nëntorit.
    Në ndërtesën përballë kalasë bashkëjetojnë në të njëjtën portë zyra e Partisë Socialiste, ajo e Partisë Demokratike dhe Zyra Vendore e Punësimit, të treja të kyçura.
    Pas godinës së bashkisë, pak klientë po shohin live në një lokal  ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit Fatos Nano dhe po komentojnë kohën kur ai ishte i burgosur në Bënçë të Tepelenës.  Por ata shfaqen hezitues kur u kërkon të të komentojnë për garën elektorale për qytetin e tyre, ndoshta dhe për faktin që kafeneja në fjalë është në pronësi të familjes së ish-kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili e la vendin vakant pasi u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
    Në garë për Bashkinë e Tepelenës janë Gramos Sako i Partisë Socialiste, një ushtarak me profesion dhe ish-drejtues i Gardës së Republikës si dhe arkitekti 26-vjeçar Gabriel Guma, që kandidon si i pavarur me mbështetjen e Partisë Demokratike.
    Bashkia e Tepelenës ka rreth 12 mijë votues të regjistruar, por në zgjedhjet e fundit vendore morën pjesë vetëm 5184 banorë.
    Shpopullimi është një fenomen që ka prekur të gjithë qytetet e vogla të Shqipërisë me emigrimin jashtë vendit apo zhvendosjen drejt Tiranës, por në rrugët bosh të Tepelenës ndjehet më shumë se kudo.
    “Nuk ka njerëz fare, po fare,” thotë Trëndafile Çela, pronare e një dyqani ku shitet pothuajse gjithçka – nga lulet artificiale te rrobat apo materialet e ndërtimit.
    Ajo e thekson disa herë faktin që në qytetin e saj s’ka njerëz dhe me buzëqeshje pyet: “shikon njerëz ti ore?”. Trëndafilja, 55 vjeç thotë se ka vendosur të mbyllë biznesin, pasi ‘mezi i del të paguajë detyrimet’ dhe të shkojë në Tiranë tek vajza.
    Kur e pyet për zgjedhjet për bashkinë, ajo është dyshuese dhe pa interes se cili prej kandidatëve do të fitojë. “Të vjen keq të thuash, po nuk do të ndryshojë asgjë,” thekson ajo.
    Zbrazjen e qytetit nga banorët e përforcon edhe Danieli, një 35 vjeçar që vijon të jetojë në Tepelenë me punën e tij si kamarier.
    “Njerëz nuk ka, është për të ardhur keq,” thotë ai ndërsa sheh papunësinë si shkak të braktisjes së qytetit.
    Danieli nuk e fsheh simpatinë për kandidatin e pavarur, për faktin që ai është i ri dhe mund të ketë prioritet punësimin e të rinjve, por shoku i tij që nuk pranon të japë emrin, ia pret fjalën me shpoti; “ujqërit që janë në pushtet do ta marrin prapë”.
    Fushata me imazhin dhe fuqinë e partisë
    Sheshi në qendër të Tepelenës është i zbrazur të dielën, një javë para zgjedhjeve. Foto: Blerina Gjoka.
    I veshur me kostumin e klubit “Tepelena”, Gabriel Guma po xhiron një video fushate për rrjetet sociale pranë stadiumit të qytetit – një fushë sportive e rrethuar nga një tribunë karrigesh me vetëm dy radhë. Në video, Guma fajëson bashkinë e drejtuar nga socialistët se i ka lënë pas dore investimet për futbollin.
    Në grupin që e shoqëron është edhe Andi Tepelena, një aktivist i shoqërisë civile në Tiranë, i cili thotë se ka ardhur të shohë nga afër Gumën dhe fushatën e tij, i tërhequr nga kandidimi i tij si i pavarur dhe nga qasja e komunikimit me qytetarët.
    “Që të jem i sinqertë, një miku im më tha që një djalë i ri, artist, po kandidon si i pavarur dhe më kuriozoi sepse kam pasur gjithmonë një lloj simpatie ndaj fenomemit të kandidaturave që vijnë nga qytetaria,” thotë Tepelena.
    Në një qytet ku “shpopullimi është përtej dramatikes”, ai mendon se të rinjtë mund të shërbejnë në përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe nxitjen e një klime për të rinjtë që të punojnë dhe investojnë në turizëm.
    Gabriel Guma mund të ngjajë me një “Don Kishot”, ndërsa ka vendosur të ndjekë këshillën e miqve për të kandiduar si i pavarur për bashkinë e qytetit të tij përballë makinerisë elektorale të socialistëve, që ruajnë pushtetin lokal prej afro 15 vitesh. Pas diplomimit në Tiranë për arkitekturë-design, ai është kthyer sërish në Tepelenë ku ka biznesin e familjes së tij.
    Edhe për shkak të formimit artistik, ai pranon se i kushton shumë rëndësi imazhit dhe komunikimit vizual dhe premtimet po ashtu i fokuson tek investimet në kulturë, arsim dhe përfshirjen e të rinjve në jetën e qytetit.
    “Kjo është arsyeja kryesore që kandidova, që të tregoj se të rinjtë duan t’i lëvizin gjërat,” thotë Guma.
    Në qytetin ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, dy rivalët nuk kanë asnjë fjalë negative për njëri-tjetrin.
    “Nuk e shoh këtë betejë si partiake, ia kam thënë dhe kundërshtarit që ne duhet ta përdorim këtë moment për të promovuar Tepelenën,” thotë Guma, i cili ankohet në anën tjetër se socialistët po përdorin administratën vendore dhe pushtetin partiak.
    Kandidati socialist, Gramos Sako dhe ish-kryebashkiaku Tërmet Peçi në takim me qytetarët. Foto: Facebook.
    Të dielën, Gramos Sako ndodhej në Tiranë dhe si shumica e socialistëve, po merrte pjesë në homazhet ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano. Në rrjetet sociale, fushata e tij mbështetet nga dy socialistët më me pushtet në zonë, deputeti Tërmet Peçi që drejtoi Bashkinë e Tepelenës nga viti 2011 deri në mars 2025 dhe drejtuesja politike e qarkut, Mirela Kumbaro.
    Në një bisedë telefonike, Sako, 54 vjeç, thotë se i ka uruar suksese kandidatit rival që e vlerëson si një të ri që angazhohet në politikë. Por ai i hedh poshtë akuzat për përdorim të administratës vendore në fushatë.
    “Unë e njoh ligjin dhe s’kam nevojë të marr administratën në takime me elektoratin, sepse është e lehtë për mua të kërkoj mbështetje me investimet që janë bërë nga bashkia e drejtuar nga socialistët,” tha Sako.
    Sako thotë se e mbështet fushatën e tij në premtimet për vijimin e këtyre investimeve, nxitjen e zhvillimit të agroturizmit në zonë dhe nxitjen e rikthimit të të rinjve për t’i shërbyer qytetit.
    Ai shfaqet entuziast për këto investime, që sipas tij do të nxiten edhe nga “Paketa e Maleve”, ku kanë ardhur 73 aplikime për investime në zonë.
    I larguar nga Tepelena pas përfundimit të gjimnazit dhe me një jetë të ndërtuar në Tiranë, Sako thotë se ka vendosur të rikthehet për të jetuar në vendlindje, nëse zgjidhet kryetar bashkie.
    Në Tepelenë, zyrat e PS dhe PD ndodhen në të njëjtën godinë. Foto: Blerina Gjoka.

  • Medalioni i panjohur në Gjermani, i porositur ndoshta nga Ali Pasha

    Medalioni i panjohur në Gjermani, i porositur ndoshta nga Ali Pasha

    Një medalion i periudhës osmane ndodhet në shtëpinë e ankandit Kunker, Gjermani. Ai mendohet se është porositur në 1807 nga Ali Pasha Tepelena ( 1741-1822), sundimtari shqiptar Shqipërisë dhe Greqisë, i cili ishte i pavarur nga Porta e Lartë . Në kundërshtim me traditën islame, ajo tregon portretin e një gruaje me kostum oriental ose grek. Ajo quhet Mbretëresha [Vasiliki] Hanim. Hollësi të mëtejshme për këtë medalje jashtëzakonisht të rrallë janë të panjohura.

    Imazhi perëndimor i medaljonit dëshmon ndikimin e marrëdhënive të ngushta diplomatike që kishte filluar Ali Pasha Tepelena me Fuqitë e Mëdha në rajon. Në fillim Franca 1798-1800 dhe pastaj Rusia 1800-1807 zotëronin Ishujt Jonianë, fqinjë të Pashallëkut të Janinës. Ndërkohë që agjentë britanikë si William Martin Leake ishin të pranishëm në rajon.

    Në dhjetor 1806, Porta e Lartë i hapi luftë Rusisë dhe Ali Pashë Tepelena nxitoi të përfitonte duke arrestuar konsujt rusë në territoret e veta dhe me artilerinë, që kishte marrë nga francezët u përpoq të sulmonte ishullin e Shën Maurës, por rusët ngritën kundër tij feudalët çamë dhe armatolitë e Thesalisë. Ali Pasha u pajtua me feudalët çamë, kurse i biri i tij Myftari e mbyti në gjak kryengritjen e armatolive në Thesali.

    Kur Fransua Pouqueville i emëruar konsull i përgjithshëm i Francës, mbrriti në Janinë në 1806, i solli Ali Pashë Tepelenës dhe premtimin e Napoelonit se do t’i jepte nën administrim ishullin e Korfuzit nëse do të angazhohej në luftë kundër rusëve.

    Tashmë Ali Pasha Tepelena zotëronte gjithë bregdetin e Çamërisë dhe po shikonte që të merrte në zotërim dhe Korfuzin dhe Ishujt Jonianë. Paqja e Tilsitit në vitin 1807 midis Francës dhe Rusisë bëri të mundur largimin e rusëve nga ishujt jonianë, zotërimin e tyre sërish prej Francës dhe largimin e rrezikut rus për të minuar pushtetin e Ali Pashë Tepelenës në Epir dhe More..

    ObserverKult

  • Tepelena nderon Kapedan Tafil Buzin, udhëheqësin e kryengritjeve antiosmane, avokat Idajet Beqiri zbardh detajet nga..

    Tepelena nderon Kapedan Tafil Buzin, udhëheqësin e kryengritjeve antiosmane, avokat Idajet Beqiri zbardh detajet nga..

    Ditën e djeshme, në qendër të qytetit Tepelenë u vendos busti i Tafil Buzit (1792–1844), një nga figurat më të shquara të rezistencës shqiptare kundër Perandorisë Osmane. I njohur si udhëheqës i kryengritjeve të viteve 1833–1835, ai udhëhoqi grupe luftëtarësh nga Tepelena, Vlora, Mallakastra, Berati, Skrapari e Çamëria, duke u bërë simbol i guximit dhe qëndresës shqiptare.Tafil Buzi u lind në vitin 1792, në fshatin Buz të Tepelenës, sot Bashkia Memaliaj. Vdiq në rrethana të paqarta në vitin 1844. Sa i takon këtij aktivititeti ka reaguar dje në rrjetet sociale edhe avokati i njohur, Idajet Beqiri, i cili ka qenë prezent.
    Ja reagimi i z. Beqiri:
    Sot, në 4 tetor 2025, në qytetin e Tepelenës, isha i ftuar në zhvillimin e ceremonisë së përurimit të Shtatores së Kapedanit Tafil Buzi “Nder i Kombit”, një figurë e shquar e historisë sonë kombëtare, simbol i qëndresës dhe atdhedashurisë.Kjo veprimtari u organizua nga Bashkia Tepelenë, në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare Kulturore “Tafil Buzi” dhe Bashkinë Memaliaj, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete akademike, deputetë, ish-deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor e qendror, klerikë, drejtues të disa shoqatave atdhetare të vendit dhe qytetarë të shumtë nga Tepelena dhe Memaliaj, të cilët nderuan kujtimin e Kapedanit me mirënjohje Tafil Buzi.

  • Nga Tepelena në Mat, Rama i kërkon presidentit të shpallë datën e zgjedhjeve

    Nga Tepelena në Mat, Rama i kërkon presidentit të shpallë datën e zgjedhjeve

    Vetëm 5 ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt, Këshilli i Ministrave ka njoftuar zyrtarisht Presidentin Bajram Begaj për vakancën në Bashkinë e Tiranës. Në shkresën që mban datën 30 shtator, kryeministri Edi Rama njofton kreun e shtetit edhe për vakancat në 5 bashkitë e tjera të vendit, Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena.
    Nga ky moment, kur shkresa ka mbërritur në tavolinën e Begajt, ky i fundit ka afat 48 orë kohë për të nxjerrë dekretin për zgjedhjet.
    Pritet me interes vendimi i Begajt, në kushtet kur kryebashkiaku Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij.

  • I riu nga Tepelena nuk i bindet policisë për ndalim, më vonë i gjejnë armë në makinë

    I riu nga Tepelena nuk i bindet policisë për ndalim, më vonë i gjejnë armë në makinë

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në fshatin Salari, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin.
    Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël municioni luftarak, 1 fenelinë si ato të Policisë dhe 2 armë të ftohta.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.