Gazetari Fatos Mahmutaj, në një intervistë në “Ora e Fundit”, foli për lëvizjen e Ervin Salianjin për takimin me më të votuarit.
Gazetari u shpreh se Berisha e konsideron si pronë personale partinë, dhe shtoi se Salianji duhet të tregohet i kujdesshëm pasi të gjithë personat që kanë tentuar ta rivalizojnë Berishën nuk janë gjallë.
Ai u shpreh se Salianji po përpiqet ta rinovojë PD pasi që nga 2013 situata në këtë parti është përkeqësuar.
“Shpresoj që Salianji të mos ketë fatin e tyre që janë përpjekur t’i bëjë rivalitet Sali Berishës. Sepse të gjithë kanë vdekur. Duke e parë nga jashtë PD, do thoja që Salianji duket më i pjekur politikisht se Berisha sepse po mbledh emra që kanë mbledhur më shumë në zgjedhjet e fundit.
Por kuptohet që Berisha me klanin e vet nuk i shikonte se figura që mund t’i kishte nën kontroll. Me thoni një emër përveç Lulzim Bashës, që kanë tentuar ta rivalizojnë Berishën dhe janë gjallë”, tha Mahmutaj.
Tag: tentuar
-

“Salianji duhet të ruhet”, gazetari Mahmutaj: Të gjithë ata që kanë tentuar ta rivalizojnë Berishën nuk janë gjallë
-

“Si planifikun ta eliminonin në Kosovë”/ Artan Hoxha nxjerr detajet e forta: Atentatorët e Rinasit tentuan të vrisnin..
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të forta nga atentati në Rinas. Sipas tij grupi që ekzekutoi Gilmando Danin është një grup shumë i sofistikuar, i cili ka kryer disa atentate të ngjashme.
Sipas tij, ata kanë tentuar të vrasin edhe Ervis Martinajn. Pak ditë më parë, Hoxha tha se ata kanë tentuar një skenar të ngjashëm në aeroportin e Prishtinës, ndërsa sot, ai tha se shënjestër ka qenë Ervis Martinaj.
“Ata kanë tentuar, me sa di unë, dhe më përpara të bëjnë një atentat në aeroportin Adem Jashari të Kosovës. Por atje ja u ndryshoi planin. Ka qenë atentat i organizuar ndaj Ervis Martinaj atje, por fati i Martinajt në atë kohë ishte, ishte që detaji që një personazh i rëndësishëm i jetës shoqërore dhe politike në Kosovë, shkoi e priti Martinaj në aeroport me mjete të blinduara.
Dhe kjo gjë i rriti atij mundësinë, pra që të mos goditej. Plus po veprohej dhe jashtë territorit. Ndërkohë në rastin konkret, këta s’kanë pasur asnjë pengesë aty. Kjo, kjo që themi ne, jo trafiku, jo ishte një polic qarkullimi atje, jo ishin tre policë andej, nuk e zgjidhin dot policët që paguhen me 600.000 lekë. Asnjë nga policët nuk ka ndërmend të ngelet dëshmorë aty.
Sepse gjithë ideja është, cili është motivimi? Para se t’i kërkosh atij policit të bëhet ë dëshmor i atdheut, pra atë që ai ka ë bërë betimin, se është një profesion me betim, i punonjësi i policisë së shtetit. Pra, i gjithë problemi është, cili është motivimi i tij, që të hidhet aty edhe të rrezikojë jetën kur ka të bëjë me një skuadër e cila është e qartë për atë që bën”, tha ai. -

“Siguria në aeroporte është në pikëpyetje”, gazetari habit me deklaratën e tij: Kanë tentuar të na rrëmbejnë mua dhe..
Mesditën e sotme një attentat mafioz i mori jetën Gilmando Danit, mikut të Emiljano Shullazit si dhe plagosi rëndë një tjetër. Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona, ku e gjithë ngjarja ndodhi për 25 minuta sapo viktima mbërriti në tokën shqiptare.
Gazetari Fatos Mahmutaj tha në një emision televizive se siguria në aeroporte është në pikëpyetje duke përmendur një rast personal ku e ngatërruan në aeroport me një person tjetër dhe tentuan ta rrëmbejnë. Më tej, Mahmutaj tha se agjensitë ose hakerat mund të nxjerrin të dhënat që ndihmojnë autorët të gjurmojnë lëvizjet e shënjestrës.
” Kemi raste ku në aeroporte janë tentuar të marrin peng, Ervis Martinaj në aeroportin e Prishtinës. Kam pasur një rast timin në Rinas ku desh kam përfunduar peng. Së bashku me gazetarin Julian Kasapin, në dalje të aeroportit, na kishin ngatërruar me një person dhe duke më parë mua duke më parë telefonin më pyesin nëse jam unë ai që isha në telefon.
Ai u largua dhe kur fola me një familjar timin polic, më tha të njoftoja në policinë e Rinasit. Personi kishte kaluar pas kurrizit tim dhe kishte qenë me të njëjtin avion me mua. Ka shumë raste ku paguan para dhe kontrollon lëvizjet e hasmit tënd, janë agjensitë e fluturimit që mund të dekonspirojnë. Me agjensi ose me hakera. Në aeroport është e pamundur sepse stafi është i kontrolluar dhe lënë gjurmë.” -

Akuzohet se tentoi të vriste Emiljano Palokën në Velipojë, ekstradohet i riu
Policia e Shtetit ka njoftuar ekstradimin nga Italia të një riu, i cili më shumë se një vit më parë ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person.
Bëhet fjalë për 26-vjeçari Kristjan Lulaj, të lindur në Shkodër, i cili në muajin Prill të vitit 2024 ka tentuar të vrasë Emiljano Palokën, 27 vjeç, duke e lënë të plagosur rëndë.
“26-vjeçari ishte në kërkim, sepse në maj 2025, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit””, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ngjarja ndodhi më 2 Prill të vitit 2024 në fshatin Baks të Velipojës, teksa Paloka mbeti i plagosur, por fal ndërhyrjes së mjekëve arriti t’i mbijetonte plagëve, kurse autori i dyshuar u shpall në kërkim. Dyshohet se krimi ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta. -

Vrau mikun me plumb në kokë, zbulohet si tentoi të arratisej nga burgu Selmanaj! Lidhi dorën me peshqir dhe çau murin
I dënuari për vrasje, Bledar Selmanaj, ka tentuar të largohet nga institucioni i vuajtjes së dënimit një ditë më parë në Fier.
Për të realizuar tentativën e tretë të arratisjes, Selmanaj kishte lidhur dorën me një peshqir dhe kishte tentuar të çante suvanë e qelisë së tij, duke hapur një vrimë në mur.
Pas kësaj, ai ka arritur të ngjitet deri në tarracën e burgut, por është pikasur në kohë nga gardianët, të cilët ndërhynë menjëherë duke neutralizuar të burgosurin dhe shoqëruar atë në dhomat e sigurisë së lartë.
Bledar Selmanaj është dënuar për vrasjen me armë zjarri të mikut të tij, 25-vjeçarit Xhulian Bullari në vitin 2021 në fshatin Babicë të Vlorës. Ai u arrestua zonën e ish-Bllokut në Tiranë, katër ditë pas krimit.Top Channel
-

E rëndë në burgun e Fierit, i dënuari për vrasje tenton që të arratiset (Emri)
bledar selmanaj tenton arratisjen
FIER- Një prej të burgosurve në burgun e Fierit ka tentuar që të arratiset nga qelia. Bledar Selmanaj, i dënuar për vrasjen e Xhulian Bullarit, ka tentuar që të arratiset nga qelia ditën e djeshme, gjatë kohës që ishte nxjerrë për ajrim nga gardianët.
Në momentin që ka tentuar të largohet nga zona e ajrimit, Selmanaj është pikasur nga një prej gardianëve të burgut. Kjo është hera e tretë që i riu nga Vlora tenton arratisjen nga qelia.
Selamanaj i mori jetën shokut të tij, pas konflikteve që kishin për një sasi lënde narkotike, ngjarje e ndodhur kjo në Gusht të vitit 2021.
Xhulian Bullari u gjet i vdekur në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip ‘Fiat Punto, ku sipas ekspertizës ai ishte qëlluar me tre plumba nga pasagjeri, ku njëri prej tyre e ka kapur në kokë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktima dhe autori ishin njohur më parë në qelinë e burgut dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë saj. Viktima, Xhuliano Bollari ka qenë i akuzuar më parë për veprën penale “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë.
Sipas dëshmisë që vetë Selmanaj dha asokohe pas arrestimit, konflikti mes tyre ka nisur për 3 mijë euro drogë, që Bullario i pagoi me euro false. Selmanaj negocioi për 100 kg hashash mes miqve të tij dhe shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan, por pala e viktimës pagoi me euro false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli./ZËRI -

Një grua nga Maliqi tenton t’i japë fund jetës duke konsumuar një sasi medikamentesh
Kronikë E Shtunë, 20 Shtator 2025 12:26
Një grua ka tentuar t’i jap fund jetës në mënyrë tragjike në Maliq.
Autoritetet policore raportojnë se bëhet fjalë për shtetasen L. Xh., 64 vjeçe, e cila në banesë ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh.
Bëhet me dije se aktualisht, 64-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. -

Gruaja denoncon në polici: Nipi ka tentuar të më vrasë
Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Mitrovicën e Jugut. Sipas Policisë së Kosovës, një grua ka njoftuar autoritetet se nipi i saj ka tentuar t’ia marrë jetën.
Incidenti ka ndodhur më 18 shtator 2025, rreth orës 09:00 të mëngjesit. “Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se nipi i saj, i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar ta privojë nga jeta. Pas rastit, i dyshuari është dërguar nga familjarët për trajtim në repartin e neuropsikiatrisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, e lënduara është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e rastit. -

Tentuan të korruptonin policët që të shmangnin testin e alkoolit, e pësojnë shoferët në Durrës
Policia e Durrësit ka nisur ka arrestuar një shofer dhe ka proceduar penalisht një tjetër për shkak se kanë tentuar të korruptojnë efektivët me qëllim “faljen” e shkeljes së kryer në Kodin Rrugor.
Uniformat blu bëjnë me dije se 36-vjeçari, tashmë nën hetim, ka tentuar të korruptojë duke i ofruar 20 mijë lekë të vjetra punonjësve të policisë.
Gjithashtu është “goditur” një tjetër rast korrupsioni në Kavajë, ku i riu me iniciale A.Ç, u arrestua pasi i ofroi 50 euro efektivit që të mos kryente testin e alkoolit.
“Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, në kuadër të monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit penal dhe administrativ për shkeljet e kryera.
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi për të shmangur masën administrative për shkeljen e kryer gjatë drejtimit të automjetit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 2 000 lekë të rinj.
-u arrestua shtetasi A. Ç., 24 vjeç, banues në Luz i Vogël, Kavajë, pasi në momentin që është ndaluar nga punonjësit e Policisë Rrugore në shërbim, iu ka ofuar atyre 50 euro, pasi po drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” -

Hajduti në Tiranë e pëson keq, 33-vjeçari rrihet me grushta nga i zoti i shtëpisë
Një 33-vjeçar e ka pësuar keq në Tiranë, pasi sipas policisë, në momentin që ka tentuar të vjedhë me dhunë në një banesë në kryeqytet, është përballur me të zotin e shtëpisë, i cili ka arritur ta neutralizojë duke e goditur me grushte.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.Z., 33 vjeç, ndërsa ka proceduar penalisht pronarin e banesës me arsyetimin se ka vepruar në kushtet e vetëgjyqësisë
Njoftimi i policisë
“U arrestua shtetasi A.Z., 33 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S.L., pasi dyshohet se 33-vjeçari ka tentuar të vjedhë me dhunë në banesën e shtetasit S.L., i cili, me vetëgjyqësi, e ka goditur me grushte”, thuhet në njoftim.