Tag: tenderit

  • Korrupsioni në Bashki/ SPAK rrëzohet para drejtoreshës së Erjon Veliajt

    Korrupsioni në Bashki/ SPAK rrëzohet para drejtoreshës së Erjon Veliajt

    Korrupsioni në Bashki/ SPAK rrëzohet para drejtoreshës së Erjon Veliajt

    Vrulli fillestar i prokurorëve të SPAK për ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar që punuan me kompaninë “5D” në Bashkinë e Tiranës rrezikon të shndërrohet në një flluskë sapuni, që pati si qëllim çmontimin e klanit “Veliaj”, por që nuk arriti t’i shkojë deri në fund drejtësisë për krimet e gjetura në bashki.

    Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën e SPAK për burg ndaj ish-drejtoreshës së klubit sportiv “Tirana” dhe tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke ua konvertuar dënimin në disa orë pune në komunitet. Një vendim që bie ndesh me faktet e publikuara nga vetë SPAK që tregonin për një skemë klasike korrupsioni me zinxhir urdhrash dhe veprimesh të koordinuara nga lart poshtë.

    Në dosjen që kishtë përgatitur SPAK kishte prova të mjaftueshme se drejtoresha në fjalë ishte e përfshirë kokë e këmbë në manipulimin e tenderave, duke eleminuar kompanitë e tjera sipas një procedure të qepur posaçërisht për kompaninë “5D” që e menaxhonin në prapaskenë bashkëpuntorët e ngushtë të Veliajt, Maringlen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla.

    Njësoj si në rastin e inceneratorëve, edhe këtu funksiononte një skemë e përmbysur e procedurave shtetërore, pasi specifikat e tenderit nuk hartoheshin në zyrat e shtetit, por në tryezat e kompanisë private “5D” me administrator Nestor Muhametllarin.

    Nga zyrat e “5D” Nestori i përvishej punës për të kopsitur dokumentat shtetërore në interes të pronarëve të tij, teksa i duhej të sajonte truke të veçanta për ofertën e radhës në mënyrë që të skualifikonte konkurentët e tjerë në treg.

    I tillë ishte rasti i tenderit për rikonstruksionin e palestrës së mundjes për sportklub “Tirana”, institucion në varësi të bashkisë.

    Mesazhet në celularët e sekuestruar të Deborah Keçi dhe Nestor Muhametllari tregojnë se të dy ishin në komunikim gjatë kohës kur përgatiteshin procedurat për tenderin. Fillimisht Deborah Keçi i kalonte Nestor Muhametllarit të gjithë dokumentacionin paraprak për organizimin e tenderit, madje i mundësonte hyrjen në sistem, duke u pajisur me “user” dhe “passëord” të një prej antarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

    Në dosje është e provuar se pasi skualifikonin kompanitë e tjera private që kishin marrë pjesë në “garë”, shpallej fituese kompania “5D” dhe përçudnimi i detyrës shkonte deri aty, sa që në konsultim me Nestor Muhametllarin i kthehej përgjigje ankesave të kompanive që ishin skualifikuar.

    Dikush mund të thotë se drejtoresha e Veliajt nuk ishte e ndërgjegjshme për dëmin që po i shkaktonte shtetit apo se ishte një punonjëse e marrë peng nga presionet dhe intimidimi i atyre më lart. Por faktet flasin ndryshe. Në mesazhet që u gjetën në celularin e Deborah Keçit ajo duket plotësisht e ndërgjegjshme për shërbimet e paligjshme që po u bënte eprorëve, madje në mesazhe, lutet që dokumentat të shihen me kujdes, duke u shprehur: “Vetëm aman shikojini tamam se mos ham ndonjë burg”.

    “Më dilni për zot tani” është fjalia me të cilën drejtoresha e Veliajt e mbyll komunikimin për manipulimin e tenderit, një dëshmi e qartë se ishte duke kryer një krim në shërbim të eprorëve të saj.

    Megjithatë, për Keçin dhe tre zyrtarët e tjerë, Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Mera, gjykata nuk pa asnjë rrezikshmëri, asnjë abuzim të rëndë, madje ka shfaqur mëshirë duke ua konvertuar burgun në shërbim prove, ndonëse në lojë ishin fondet publike dhe një procedurë e qartë manipulimi.

    Pyetja që lind është: A do të vlejë kjo mëshirë edhe për drejtorët e tjerë të Bashkisë së Tiranës? A do të dështojë SPAK edhe në rastet e tjera të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës?

    Nëse po, atëherë dosja “5D” nuk do të mbahet mend për drejtësinë që dha mbi korrupsionin në bashki, por për luftën e ashpër brenda llojit, që nuk ka fund tjetër, që përdor edhe SPAK me qëllim eleminimin total të kundërshtarit politik./Lapsi.al

  • Makinat e zyrtarit të PS dhe biznesmenit kapen duke blerë vota në Maqellarë, çfarë iu gjet gjatë kontrollit

    Makinat e zyrtarit të PS dhe biznesmenit kapen duke blerë vota në Maqellarë, çfarë iu gjet gjatë kontrollit

    Kandidati demokrat për deputet, Xhelal Mziu zbulon se demokratët e Maqelllarës kanë bllokuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dy makina që dyshoheshin që po shpërndanin para në këmbim të votave.
    Bëhet e ditur se në makinën e Fiqiri (Cil) Pali, pronari defacto i kompanisë SIRETA 2F e cila është përfituese e fondeve publike, u gjetën:

    3.500 litra tollona karburanti.
    4.500 dollarë american
    1.000 sterlina Angleze

    Mziu thekson se Fiqiri Pali është përfituesi i tenderit të rindërtimit të sheshit “Elez Isufi” në Peshkopi për tenderin mbi 2 milionë euro, me Bashkinë Dibër, që po investohet tani. Po ashtu ai është përfitues i tenderit të rikonstruksionit të sheshit “ Ahmet Zogu”, në Mat, që po investohet tani.
    Siç duket, biznesmeni tashmë është kthyer në një aventurier blerje votash në këmbim të tollonave të naftës dhe dollarëve e sterlinave.
    Denoncimi i plotë i Mziut:
    Demokratët e Maqelllarës, bllokojnë dy makina që dyshoheshin që shpërndanin para në këmbim të votave.
    Në njërën nga mjetet u konstatua se:
    Fiqiri (Cil) Pali, pronari defacto i kompanisë SIRETA 2F, Ju gjetën në makinë:
    3.500 litra tollona karburanti.
    4.500 dollarë american
    1.000 sterlina Angleze
    Pra një shifer totale prej rreth 12 milionë lekë të vjetra.
    Në mjetin Benc Mercedes S-Class MayBach me targë AC 009 EP.
    Theksojmë që zoti Pali është:
    Përfituesi i tenderit të rindërtimit të sheshit “Elez Isufi” në Peshkopi për tenderin mbi 2 milionë euro, me Bashkinë Dibër, po investohet tani
    Përfitues i tenderit të rikonstruksionit të sheshit “ Ahmet Zogu”, në Mat, që po investohet tani.
    Ndërkohë, personi në fjalë është kthyer në një aventurier blerje votash në këmbim të tollonave të naftës dhe dollarëve e sterlinave.
    Prokuroria po bënë proçedurat e nevojshme, personat në fjalë do të shkojnë para drejtësisë.
    Personi në fjalë është një eksponent i PS dhe shperndarës i parave në këmbim të votave në zgjedhjet e 2023 dhe 2025 në qarkun e Dibrës!
    Prokuroria po mbyll proqedurat e nevojshme ligjore për ta nisur për në gjykatë.

    Burime nga Policia e Dibrës konfirmojnë se agjentët e BKH-së me urdhër të prokurorit të SPAK, Elvin Gokaj, kanë bllokuar makinën e Fiqiri Palit dhe kanë konfirmuar shumën e gjetur të parave brenda saj.
    Automjeti është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës dhe po merret në pyetje një shtetas që drejtonte makinën e Palit.
    Makina luksoze e biznesmenit ndodhet e bllokuar si provë materiale, dhe në varësi të hetimeve, do të vendoset nëse merret masë sigurie për shoferin që e drejtonte.
    Gjithashtu po kryhen verifikime edhe për persona të tjerë, me dyshimet se ishin angazhuar në Maqellarë, por jo vetëm, për të ndikuar tek zgjedhësit përmes shumave monetare që të merrnin mbështetjen e tyre në votime për Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj.

  • Biznes hollandezësh/ Sherr për kontratën 393 milionë euro të portit, gjigandi francez ankimon tenderin e qeverisë shqiptare

    Biznes hollandezësh/ Sherr për kontratën 393 milionë euro të portit, gjigandi francez ankimon tenderin e qeverisë shqiptare

    Nga Klodian Tomorri

    Tenderi 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano vishet me dyshime të forta dhe duket se do të shoqërohet me përplasje të forta mes gjigandëve botëror të ndërtimit dhe autoriteteve shqiptare.

    Një konsorcium kompanish i përbërë nga belgia Jan De Nul dhe gjigandi francez Vinci kanë ankimuar në Komisionin e Prokurorimit Publik vlerësimin e fazës së parakualifikimit dhe skualifikimin e tyre nga gara për tenderin e majmë.

    Faza e parakualifikimit për tenderit 393 milionë euro u përmbyll dy javë më parë. Komisioni i tenderit kualifikoi për në fazën e fundit vetëm dy oferta; atë të hollandezes Van Oord dhe grekes Archirodon, por edhe kjo me seli qendrore në Hollandë.

    Biznes hollandezësh
    Tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano ka një veçori unike. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kryesohet nga një kompani private.

    Disa muaj më parë, qeveria autorizoi Autoritetin Portual që të kontraktonte kompaninë hollandeze Royal Haskoning me negocim të drejtëpërdrejtë si konsulente për tenderin e portit. Kontrata mes Autoritetit Portual dhe Royal Haskoning është sekrete. Por Kapitali ka zbuluar se vlera e saj është 12 milionë euro.

    Përveç shumës së majme që qeveria u paguan hollandezëve, atyre u është lënë edhe kryesimi i komisionit të vlerësimit të ofertave të tenderit. Praktikisht, përzgjedhja e fituesit.

    Dhe për koiçidencë, komisioni i kryesuar nga hollandezja Royal Haskoning kualifikoi për në fazën finale vetëm dy oferta hollandeze, Van Oord dhe Archirodon.

    Gjigandët jashtë
    Parakualifikimi i tenderit për ndërtimin e Portit kishte dy faza. Faza e parë përfshinte hapjen e garës tenderuese, pjesë e të cilës ishte edhe zhvillimi i një terminali kontejnerësh me dy shtretër.

    Faza e dytë ishte e ajo e parakualifikimit, ku ofertuesit e mundshëm parakualifikohen me kusht që të plotësojnë një sërë kriteresh të paracaktuara teknike dhe financiare. Me mbylljen e kësaj faze, nis faza finale, ajo e ofertimit në të cilën ofertuesit e parakualifikuar mund të dorëzojnë ofertën e tyre financiare.

    Tashmë në garë kanë mbetur vetëm dy kompanitë hollandeze, Van Oord dhe Archirodon. Ndërsa tre oferta të tjera u skualifikuan. Mes tyre ishte dhe ajo e Jan de Nul dhe Vinci Construction, një konsorcium gjigandësh.

    Për këtë mjafton vetëm një krahasim i thjeshtë. Të dyja kompanitë e kualifikuara në fazën e dytë, kanë së bashku një xhiro vjetore, që është vetëm sa 5 për qind e xhiros që bënë Vinci.

    Në vitin 2023, gjigandi francez kishte një xhiro prej 68 miliardë eurosh dhe fitim para taksave prej 8 miliardë eurosh, pra një fitim më të madh se sa buxheti i Shqipërisë. Ndërkohë dy kompanitë e kualifikuara, Van Oord dhe Arhirodon kanë respektivisht 2.8 dhe 1 miliardë euro xhiro në vit. Më pak se gjysmën e fitimin e të Vincit.

    Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano është kontrata publike më e madhe e realizuar ndonjëherë nga qeveria e Edi Ramës. Në lojë janë plot 393 milionë euro, vetëm për fazën e parë të ndërtimit të Portit, fatura totale e të cilit pritet të tejkalojë shifrën 1 miliardë euro.

    Por që në fillimin e saj gara është shoqëruar me kontestime dhe me sa duket porti do të shndërrohet në një fushëbetejë mes klanit të hollandezëve dhe gjigandëve francezë.

  • Përplasje “gjigantësh” për kontratën 393 mln euro të portit, francezët ankimojnë tenderin e qeverisë

    Përplasje “gjigantësh” për kontratën 393 mln euro të portit, francezët ankimojnë tenderin e qeverisë

    Tenderi 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano vishet me dyshime të forta dhe duket se do të shoqërohet me përplasje të forta mes gjigandëve botëror të ndërtimit dhe autoriteteve shqiptare. Një konsorcium kompanish i përbërë nga belgia Jan De Nul dhe gjigandi francez Vinci kanë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik vlerësimin e fazës së parakualifikimit dhe skualifikimin e tyre nga gara për tenderin e majmë. Faza e parakualifikimit për tenderit 393 milionë euro u përmbyll dy javë më parë. Komisioni i tenderit kualifikoi për në fazën e fundit vetëm dy oferta; atë të holandezes Van Oord dhe grekes Archirodon, por edhe kjo me seli qendrore në Holandë.
    Biznes holandezësh
    Tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano ka një veçori unike. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kryesohet nga një kompani private. Disa muaj më parë, qeveria autorizoi Autoritetin Portual që të kontraktonte kompaninë holandeze Royal Haskoning me negocim të drejtpërdrejtë si konsulente për tenderin e portit. Kontrata mes Autoritetit Portual dhe Royal Haskoning është sekrete. Por Kapitali ka zbuluar se vlera e saj është 12 milionë euro. Përveç shumës së majme që qeveria u paguan holandezëve, atyre u është lënë edhe kryesimi i komisionit të vlerësimit të ofertave të tenderit. Praktikisht, përzgjedhja e fituesit. Dhe për koiçidencë, komisioni i kryesuar nga holandezja Royal Haskoning kualifikoi për në fazën finale vetëm dy oferta hollandeze, Van Oord dhe Archirodon.
    Gjigandët jashtë
    Parakualifikimi i tenderit për ndërtimin e Portit kishte dy faza. Faza e parë përfshinte hapjen e garës tenderuese, pjesë e të cilës ishte edhe zhvillimi i një terminali kontejnerësh me dy shtretër. Faza e dytë ishte e ajo e parakualifikimit, ku ofertuesit e mundshëm parakualifikohen me kusht që të plotësojnë një sërë kriteresh të paracaktuara teknike dhe financiare. Me mbylljen e kësaj faze, nis faza finale, ajo e ofertimit në të cilën ofertuesit e parakualifikuar mund të dorëzojnë ofertën e tyre financiare. Tashmë në garë kanë mbetur vetëm dy kompanitë holandeze, Van Oord dhe Archirodon. Ndërsa tre oferta të tjera u skualifikuan. Mes tyre ishte dhe ajo e Jan de Nul dhe Vinci Construction, një konsorcium gjigantësh. Për këtë mjafton vetëm një krahasim i thjeshtë. Të dyja kompanitë e kualifikuara në fazën e dytë, kanë së bashku një xhiro vjetore, që është vetëm sa 5 për qind e xhiros që bënë Vinci.
    Në vitin 2023, gjigandi francez kishte një xhiro prej 68 miliardë eurosh dhe fitim para taksave prej 8 miliardë eurosh, pra një fitim më të madh se sa buxheti i Shqipërisë. Ndërkohë dy kompanitë e kualifikuara, Van Oord dhe Arhirodon kanë respektivisht 2.8 dhe 1 miliardë euro xhiro në vit. Më pak se gjysmën e fitimin e të Vincit. Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano është kontrata publike më e madhe e realizuar ndonjëherë nga qeveria e Edi Ramës. Në lojë janë plot 393 milionë euro, vetëm për fazën e parë të ndërtimit të Portit, fatura totale e të cilit pritet të tejkalojë shifrën 1 miliardë euro. Por që në fillimin e saj gara është shoqëruar me kontestime dhe me sa duket porti do të shndërrohet në një fushëbetejë mes klanit të hollandezëve dhe gjigandëve francezë, raporton “kapital.al”.