Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako është marrë në pyetje lidhur me hetimet që po kryen nga SPAK për tenderin e EcoPark në Durrës.
SPAK, sipas burimeve, ka marrë dëshminë e Alqi Bllakos 10 ditë më pare, ku ish-ligjvënësi u mor në pyetje në cilësinë e drejtorit të AKUM. Në 2019, qeveria vendosi të mbyllë landfillin e Porto Romanos dhe të ndërtojë Eko Parkun.
AKUM shpalli tenderin në tetor 2019, por e anuloi më vonë. Qeveria mori vendim që tenderi të bëhej me negocim të drejtpërdrejtë. Tenderi me vlerë 18.5 mln euro iu dha kompanive ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’.
Alqi Bllako ndërkohë ndodhet në burgun e Durrësit, i akuzuar për korrupsion e vepra të tjera penale lidhur me inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.
Tag: tenderin
-

I dënuar për aferën e inceneratorëve/ SPAK merr në pyetje Alqi Bllakon për më shumë se 3 orë
-

AKSHI i zhytur në korrupsion, Mirlinda Karçanaj ndryshoi dy herë kriteret për tenderin 15 mln € të shkollave
Tenderi 15 milionë euro për laboratorët SMART në shkollat 9 vjeçare është veshur me dyshime të forta korrupsioni. Agjencia Kombëtare e Informacionit që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj ndryshoi dy herë kriteret e detyrueshme për kualifikim, pikërisht në datën kur ishte parashikuar të hapeshin ofertat e tenderit duke shtuar certifikatën e sigurisë Ky është një rast i paprecedentë, kur një autoritet kontraktor ndryshon kriteret e procedurës prokuruese pikërisht në ditën e tenderit, kur ishin parashikuar të hapeshin ofertat. Dyshimet janë se përmes këtyre ndryshimeve, AKSHI kufizoi konkurrencën dhe përjashtoi nga gara kompani për ta çuar tenderin aty ku është paracaktuar.
Tenderi
Tenderi për implementimin e laboratorëve SMART u shpall në Agjencinë e Prokurimit Publik në datën 24 korrik të 2023. Ai parashikon ngritjen e laboratorëve SMART në 216 shkolla të vendit për një fond total prej 1 miliardë e 669 milionë lekësh ose 15.2 milionë euro. Këto klasa përmbanin nga 14-19 laptop dhe pajisjet e tjera në funksion të tyre. Pra rreth 80 mijë euro kosto për çdo klasë, një çmim dukshëm i fryrë. Data e hapjes së ofertave të tenderit ishte parashikuar 24 gushti. Por pikërisht në këtë datë, AKSHI ka depozituar në Agjencinë e Prokurimeve dy shtojca për ndryshimin e kritereve. Në shtojcën e parë, AKSHI vendosi që punonjësit e kompanive pjesëmarrëse në garë duhet të ishin të pajisur me certifikatë sigurie CSP, e cila lëshohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.
Por pak më vonë shtoi një tjetër shtojcë, duke e ndryshuar sërish kriterin e certifikatës së sigurisë dhe tashmë duke e kërkuar atë jo për të gjithë punonjësit e kompanisë, por vetëm për ata që do të aksesojnë datacenterin qeveritar. Rrjedhimisht data e re e zhvillimit të tenderit u shty për na 6 shtator. Por në këtë rast shtyrja nuk kishte asnjë rëndësi se procedura për të pajisur një punonjës me certifikatë sigurie zgjat disa muaj. Ndaj futja e këtij kriteri ditën e tenderit e bëri të pamundur pjesëmarrjen për ato kompani, të cilat nuk i kishin punonjësit të pajisur me certifikatë. Ndërsa kompanitë e huaja me këtë kriter praktikisht përjashtohen të gjitha nga gara. Ndryshimi i kritereve dy herë brenda ditës, për më tepër në ditën e tenderit, hedh dyshime të forta se rregullat e lojës në tendera nuk përcaktohen në zyrat e shtetit, por në ato të kompanive private, të cilat i qepin dhe i ndryshojnë ato sipas rastit, për të mos lejuar garë.
Gara për tenderin
Në garë për tenderin ishin “Sineteza” në bashkëpunim me “Fredi elektronik”, të cilat të dyja bashkë kanë kërkuar 229 milionë lekë ose 1 milion e 909 mijë euro për të realizuar kontratën. Një tjetër subjekt ka qenë “PC store” me ofertë 262 milionë lekë ose 2.1 milionë euro, por fituese ka dalë “Albascan” që kërkoi më shumë para sesa oferta më e ulët. Pra tenderi u fitua nga kompania Albascan, që deri në vitin 2017 kishte një xhiro të papërfillshme.
Dyshime për hetime nga SPAK
Dyshohet se tenderat e AKSHI-t kanë hyrë në orbitën e SPAK. Hetuesit e BKH thuhet se kanë sekuestruar një sërë kompjuterash dhe materialesh në cilësinë e provës lidhur me hetimin e këtij tenderi. Veç këtyre janë sekuestruar edhe telefonat e disa punonjësve, ndërkohë që një tjetër procedurë e cila po verifikohet është ajo e sistemit elektronik të burgjeve, që u përfshi nga skandali, kur në një burg të vendit ndodhi vrasje me armë zjarri dhe u konstatua se kamerat nuk punonin prej muajsh, edhe pse paratë paguheshin tek kompania private. AKSHI është një nga institucionet më të përfolura për korrupsion në vend. Ky institucion vitet e fundit është përfshirë në disa skandale të madhe, që nga cënimi i të dhënave personale të qytetarëve e deri tek dyshimet për përdorimin e tyre për qëllime politike.
/Gazeta Sot/ -

AKSHI i zhytur në korrupsion, Mirlinda Karçanaj ndryshoi dy herë kriteret për tenderin 15 mln € të shkollave…
Tenderi 15 milionë euro për laboratorët SMART në shkollat 9 vjeçare është veshur me dyshime të forta korrupsioni. Agjencia Kombëtare e Informacionit që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj ndryshoi dy herë kriteret e detyrueshme për kualifikim, pikërisht në datën kur ishte parashikuar të hapeshin ofertat e tenderit duke shtuar certifikatën e sigurisë Ky është një rast i paprecedentë, kur një autoritet kontraktor ndryshon kriteret e procedurës prokuruese pikërisht në ditën e tenderit, kur ishin parashikuar të hapeshin ofertat. Dyshimet janë se përmes këtyre ndryshimeve, AKSHI kufizoi konkurrencën dhe përjashtoi nga gara kompani për ta çuar tenderin aty ku është paracaktuar.
Tenderi
Tenderi për implementimin e laboratorëve SMART u shpall në Agjencinë e Prokurimit Publik në datën 24 korrik të 2023. Ai parashikon ngritjen e laboratorëve SMART në 216 shkolla të vendit për një fond total prej 1 miliardë e 669 milionë lekësh ose 15.2 milionë euro. Këto klasa përmbanin nga 14-19 laptop dhe pajisjet e tjera në funksion të tyre. Pra rreth 80 mijë euro kosto për çdo klasë, një çmim dukshëm i fryrë. Data e hapjes së ofertave të tenderit ishte parashikuar 24 gushti. Por pikërisht në këtë datë, AKSHI ka depozituar në Agjencinë e Prokurimeve dy shtojca për ndryshimin e kritereve. Në shtojcën e parë, AKSHI vendosi që punonjësit e kompanive pjesëmarrëse në garë duhet të ishin të pajisur me certifikatë sigurie CSP, e cila lëshohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.
Por pak më vonë shtoi një tjetër shtojcë, duke e ndryshuar sërish kriterin e certifikatës së sigurisë dhe tashmë duke e kërkuar atë jo për të gjithë punonjësit e kompanisë, por vetëm për ata që do të aksesojnë datacenterin qeveritar. Rrjedhimisht data e re e zhvillimit të tenderit u shty për na 6 shtator. Por në këtë rast shtyrja nuk kishte asnjë rëndësi se procedura për të pajisur një punonjës me certifikatë sigurie zgjat disa muaj. Ndaj futja e këtij kriteri ditën e tenderit e bëri të pamundur pjesëmarrjen për ato kompani, të cilat nuk i kishin punonjësit të pajisur me certifikatë. Ndërsa kompanitë e huaja me këtë kriter praktikisht përjashtohen të gjitha nga gara. Ndryshimi i kritereve dy herë brenda ditës, për më tepër në ditën e tenderit, hedh dyshime të forta se rregullat e lojës në tendera nuk përcaktohen në zyrat e shtetit, por në ato të kompanive private, të cilat i qepin dhe i ndryshojnë ato sipas rastit, për të mos lejuar garë.
Gara për tenderin
Në garë për tenderin ishin “Sineteza” në bashkëpunim me “Fredi elektronik”, të cilat të dyja bashkë kanë kërkuar 229 milionë lekë ose 1 milion e 909 mijë euro për të realizuar kontratën. Një tjetër subjekt ka qenë “PC store” me ofertë 262 milionë lekë ose 2.1 milionë euro, por fituese ka dalë “Albascan” që kërkoi më shumë para sesa oferta më e ulët. Pra tenderi u fitua nga kompania Albascan, që deri në vitin 2017 kishte një xhiro të papërfillshme.
Dyshime për hetime nga SPAK
Dyshohet se tenderat e AKSHI-t kanë hyrë në orbitën e SPAK. Hetuesit e BKH thuhet se kanë sekuestruar një sërë kompjuterash dhe materialesh në cilësinë e provës lidhur me hetimin e këtij tenderi. Veç këtyre janë sekuestruar edhe telefonat e disa punonjësve, ndërkohë që një tjetër procedurë e cila po verifikohet është ajo e sistemit elektronik të burgjeve, që u përfshi nga skandali, kur në një burg të vendit ndodhi vrasje me armë zjarri dhe u konstatua se kamerat nuk punonin prej muajsh, edhe pse paratë paguheshin tek kompania private. AKSHI është një nga institucionet më të përfolura për korrupsion në vend. Ky institucion vitet e fundit është përfshirë në disa skandale të madhe, që nga cënimi i të dhënave personale të qytetarëve e deri tek dyshimet për përdorimin e tyre për qëllime politike. -

Abuzimi me tenderin 2.3 mln euro/ Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK
Kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur edhe sot në Prokurorinë e Posaçme.
Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK, mbi abuzimin me tenderin 2.3 mln euro.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë dje në fuqi masën e sigurisë për Myzyrin. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Igerta Hysi, e cila ka rrëzuar kërkesën e Myzyrit për heqjen e masës “pezullim nga detyra” dhe “detyrim për t’u paraqitur”.
Kësisoj, Myzyri mbetet i pezulluar nga funksioni dhe i detyruar të paraqitet rregullisht pranë autoriteteve ligjzbatuese.
Çështja ndaj Jonaid Myzyrit lidhet me hetime që po zhvillohen për procedura të dyshuara abuzive në fushën e prokurimeve publike, më konkretisht për tenderin 2.3 mln euro të mirëmbajtjes së rrugës Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km, ku sipas hetimeve ka rezultuar se pas ndërhyrjes së tij tenderi iu dha kompanisë me ofertën më të lartë, bashkimt të operatorëve ekonomikë “AEK Munella – Drini‑1”. -

Kreu i KPP ankimon masën e sigurisë/ Shkeljet me tenderin për Shpal-Rrëshen, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së
Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.
Kreu i KPP, Jonaid Myziri ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së masën e sigurisë detyrim paraqitjeje dhe pezullim nga detyra. Myziri është paraqitur në seancën që po mbahet në Apelin e Posaçëm.
Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim. Ndërsa tre personat e tjerë, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, akuzohen si të dyshuar për falsifikim dokumentesh.. Kaza rezulton ish-administrator i AEK Munella, ndërsa Mehdi Lala i kompanisë Mela dhe Ndoc Kulla i kompanisë Jubica.
Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë. Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; AEK MUNELLA dhe DRINI-1, ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara. -

Pritet video/ Skandali me tenderin e shkollës “Avni Rustemi”. Çanta me 120 MLN lekë në shtëpinë e nënkryetarit
Një skandal i rëndë korrupsioni pritet të trondisë opinionin publik në Kukës. Një video ku dy drejtues të lartë të Bashkisë Kukës shfaqen duke marrë para një akt që ngre hije të rënda mbi integritetin e institucionit lokal dhe vetë kreun e bashkisë, Albert Halili.
Sipas informacioneve që po qarkullojnë në media dhe burime të sigurta , videoja është vetëm maja e ajsbergut. Afera korruptive me tenderin për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi”, i cili kap vlerën e rreth disa qidra mijë eurove, një fond i caktuar për arsimin por që dyshohet të jetë përdorur për përfitime personale nga zyrtarët lokalë.
Afera e çantës me 120 mijë euro rryshfet
Burime nga brenda bashkisë bëjnë me dije se 120 mijë euro janë paguar në formë rryshfeti, si pjesë e garancisë për dhënien e tenderit. Skema dyshohet se është drejtuar nga një treshe që operon si një strukturë informale por efektive zhvatjeje brenda bashkisë: Agron Nuredini (nënkryetar i Bashkisë), Ernit Kërxhaliu (drejtor i Prokuromeve), dhe Zenel Mucmata ( i arrestuar).
Informacione të siguruara nga burime konfidenciale tregojnë se çanta me paratë e rryshfetit ka qëndruar për tre ditë në banesën e Agron Nuredinit në zonën e Astirit në Tiranë, përpara se të dorëzohej për ndarjen finale mes personave të përfshirë.
Skema “në derë të bashkisë”
Ky nuk është rasti i vetëm sipas burimeve, një numër i konsiderueshëm tenderash janë dhënë me procedura fiktive ku fondi limit është “çmontuar” në favor të bizneseve të parapërcaktuara, kundrejt përqindjeve të majme për zyrtarët. Tenderat e infrastrukturës dhe të shërbimeve publike janë veçanërisht të ekspozuar ndaj kësaj skeme, ku roli i Ernit Kërxhaliut ka qenë kyç për përgatitjen e kritereve “me porosi”.
Pyetje që kërkojnë përgjigje
Nëse dy drejtues të bashkisë do dakin me zë e figurë të kapur në video duke marrë para në emër të kryebashkiakut Albert Halili, atëherë çfarë roli ka luajtur ky i fundit? A është videoja pjesë e një hetimi më të gjerë që përfshin të gjithë kupolën drejtuese të bashkisë Kukës?
A është përgatitur një akt ekspertimi financiar për tenderin e shkollës “Avni Rustemi”? Ku janë shpenzuar realisht këto para dhe a ka ndonjë auditim të brendshëm për zbatimin e kontratës?
Fundi i pandëshkueshmërisë?
Skandali në Kukës është një ilustrim i qartë i mënyrës se si tenderat publikë përdoren si mjet për pasurim personal, ndërsa qytetarëve u ofrohen shërbime mediokre, investime fiktive dhe shkolla të rrënuara.
Nëse SPAK vendos të shkojë deri në fund të kësaj dosjeje, tresha Agron-Ernit-Albert mund të përballet me pasoja penale serioze për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Por më e rëndësishmja: ky rast duhet të shërbejë si sinjal për të gjithë administratën vendore – se çanta me para nuk është më një mjet i padukshëm i pushtetit lokal, por një provë që mund të dërgojë pas hekurave ata që besojnë se janë të paprekshëm./Publik.al
-

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Beci po hetohet për tenderin 700 mijë euro
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci.
Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.
Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor). Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.
Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave. -

“Mashtroi” në tenderin 100 mln lekë të Policisë, 9 muaj burg për “bosin” e Lel-Medical
Sami Podgorica, i konsideruar si pronari në hije i kompanisë “Lel-Medical” që drejtohet nga bashkëshortja e tij, Ëngjëllushe Podgorica, është dënuar me 9 muaj burgim, pasi ka falsifikuar dokumentat, me të cilat ka marrë pjesë në një tender me fond mbi 100 milionë lekë të vjetra, të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit.
Megjithatë, gjykata ka vendosur që ta pezullojë dënimin me burgim, duke e konvertuar në një vit shërbim prove.
Vendimi është marrë në 1 Korrik 2025 nga gjyqtari i Tiranës, Sokol Pasho, bazuar në kërkesën e Prokurorisë së kryeqytetit.
Në 4 Korrik të vitit 2024, saktësisht një vit më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit shpall tenderin me objekt “Blerje aparat testues alkoli, Loti I”, me fond limit 11.079.200 lekë të reja.
Në vijim të procedurës, institucioni kualifikon dy operatorët ekonomikë që merrnin pjesë në atë tender, njëri prej të cilëve “Lel-Medical”, me ofertë 8.3 milionë lekë dhe tjetri me ofertë 9.2 milionë lekë.
Pas këtij vendimi, operatori tjetër pjesëmarrës në tender kundërshtoi kualifikimin e “Lel-Medical”, me pretendimin se nuk përmbushte kriteret e përcaktuara paraprakisht në tender. Komisioni përkatës pranë autoritetit kontraktor e refuzoi fillimisht ankimin dhe rasti përfundoi pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).Në informacionin që iu përcoll KPP-së thuhej, ndër të tjera, se “Led-Medical” ka paraqitur një çertifikatë profesionale, të cilën nuk e posedon zyrtarisht. Ky informacion, i cili referonte dyshime për falsifikim dokumentesh, kërkoi kryerjen e ekspertizave të posaçme.
Për këtë arsye, KPP nisi verifikimet fillestare, duke kërkuar fillimisht informacion pranë Drejtorisë së Akreditimit dhe në institucione të tjera. Kjo e fundit kthen përgjigje, duke deklaruar se çertifikata e përdorur në tender është e skaduar. Por, në dokumentat për tenderin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, çertifikata e paraqitur nga ‘Lel-Medical” rezultonte e vlefshme.
Ky detaj forcoi më shumë dyshimet se dokumenti i dorëzuar nga ‘Lel-Medical” ishte i falsifikuar. Rasti u përcoll për hetime të mëtejshme në Prokurori.
“Nuk e dija që ishte problem”
Pas nisjes së hetimeve, prokuroria ka marrë në pyetje personin e dyshuar për falsifikimin, Sami Podgoricën.
Ai ka deklaruar para grupit hetimor se “atij dokumenti kishte pak kohë që i kishte kaluar vlefshmëria (sipas datës së vlefshmërisë) dhe, për të siguruar dokumentin autentik me një afat tjetër ishte i pamundur të sigurohej nga unë, në një kohë të shpejtë, dhe kështu pa u menduar gjatë, unë mendova që të krijoja një dokument te ri, me një afat vlefshmërie të mevonshme, duke menduar se nuk krijoja ndonjë pasojë, ku më vonë.
Podgorica deklaroi gjithashtu se, “pasi të kisha fituar këtë tender, do të bëja kërkesën tek autoritetet lëshuese për zgjatjen e vlefshmërisë, sipas kërkesës që më ishte bërë”.
Në foto: Vendimi i Gjykatës së Tiranës
Sami Podgorica, formalisht, nuk rezulton të ketë detyrë ortaku apo administratori në kompaninë e zotëruar nga bashkëshortja e tij. Megjithatë, më së paku, aktivizimi i tij në tenderin 100 milionë lekë (të vjetra) të Policisë së Shtetit dëshmon për një rol të rëndësishëm të tij tek kompania “Lel-Medical”.
Qartësisht, Podgorica ka pranuar falsifikimin para Prokurorisë së Tiranës. Në këto kushte, ai është marrë i pandehur për veprën penale të “falsifikimit të dokumentave”.
Në ditën e parë të Korrikut 2025, gjykata e shpalli fajtor, duke e dënuar me 9 muaj burg, por duke ia shndërruar në shërbim prove, ndoshta edhe për faktin se ai është rreth 70 vjeç.
/Boldnews.al/ -

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë-Ura e Dajlanit
Autostrada Tiranë-Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje emergjence për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin nga Vora në urën e Dajlanit.
Paralelisht me këtë segement, aktualisht është duke u punuar për zgjerimin e autostradës në 5 km e parë, që nisin pak pasi kalon kthesën e Kamzës, deri në mbikalimin e Rinasit. Referuar dokumenteve zyrtare punimet në këtë segment parashikohet të zgjatin 19 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës, çka do të thotë se do të mbyllen në pranverë të vitit 2026.
Megjithatë, autoritetet kanë deklaruar se synimi është që ato të përfundojnë përpara afatit e më konkretisht në dhjetor të këtij viti. Kosto totale për ndërhyrjen në 5 km e parë arrin në 3.44 mld lekë apo rreth 34.4 mln euro, me TVSH. Pas zgjerimit të autostradës, shpejtësia e lejuar për qarkullimin e automjeteve do të jetë 90 – 140 km/h. Sipas projektit, autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi.
Ndërkaq, plani është që zgjerimi të vijojë edhe pas mbikalimit të Rinasit, që konsiderohet si faza e tretë e zgjerimit të autostradës. Edhe për këtë segment, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të hapë tenderin, me një fond limit në dispozicion prej 2.5 mld lekë. Detajet mbi gjatësinë e rrugës që do t’i nënshtrohen punimeve dhe kohëzgjatjen e tyre nuk janë ende publike.
Ndërhyrja në këtë aks rrugor synohet të sjellë një përmirësim në drejtim të trafikut, që aktualisht paraqet probleme të shumta. Kjo jo vetëm për qytetarët, por edhe për binzeset që operojnë përgjatë saj. -

VIDEO/ Kreu i KPP, Jonaid Myzyri në SPAK, pritet t’i komunikohet akuza! Vartësi i Ballukut i pandehur për tenderin 2.29 milionë euro
I shoqëruar edhe nga avokati mbrojtës, Ermir Beta, Kryetari i Komisionit të Prokurorimit Publik, Jonaid Myzyri u rikthye në SPAK mëngjesin e kësaj të hënë për t’iu komunikuar akuza dhe për t’u marrë në pyetje si i pandehur.
Myziri po hetohet për veprën penale “Shkelje e barazisë në tenderë” dhe “Shpërdorim detyre” për tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Dosja po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj, i cili ka vendosur të ndryshojë statusin e tij nga person nën hetim tashmë i pandehur. Jonaid Myzyri është paraqitur dy herë në Prokurorinë e Posaçme, ku është thirrur për të dëshmuar për hetimet, një herë si person që ka dijeni, dhe herën e dytë si person nën hetim.
Në listën e personave të pandehur që SPAK pritet t’u komunikojë akuzën gjatë javës së ardhshme, janë dhe 3 anëtare të gjykimit të ankesave nga subjektet private në Komisionin e Prokurimeve Publike. Mësohet se të gjithë personat akuzohen për “Shkelje të barazisë në tenderë”, duke pasur në fokus pikërisht abuzimet me tenderin për mirëmbajtjen e rrugës “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”.
SPAK është duke hetuar procedurat e tenderëve përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në raste të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë. Jonaid Myzyri u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) në vitin 2020, për një mandat 5-vjeçar, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Parlament. Me marrjen zyrtarisht të pandehur nga Prokuroria e Posaçme, Jonaid Myzyri i digjet mundësia për një mandat të dytë në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike.