Juristi, Genci Gjokutaj, vuri në dyshim veprimet e SPAK lidhur me akuzën ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për “shkelje të barazisë në tendera”.
Sipas tij, kjo është një dispozitë ligjore e butë, që i përket anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe jo ministrave apo zyrtarëve të lartë.
Duke folur në Syri Tv, Gjokutaj akuzoi SPAK-un se po ndjek një strategji të qëllimshme për të shmangur hetimin e korrupsionit real në nivelet e larta të qeverisë, duke favorizuar mazhorancën aktuale për një mandat të katërt.
Ai theksoi se në dosjen e Llogarasë ekziston një “zinxhir urdhrash” që nis nga vetë Balluku, gjë që, sipas tij, tregon përgjegjësi të drejtpërdrejtë në nivelet e larta të pushtetit.
“Shkelja e barazisë në tendera nuk është dispozita që i takon ministrit, kryeministrit, zëvendëskryeministrit. Shkelja e barazisë në tendera është shpërdorim i detyrës posaçërisht për anëtarët e komisionit të verifikimit të ofertave. Pra, është një dispozitë e cila është shpërdorim i detyrës po për komisionin e verifikimit të ofertave, e ka të specifikuar ligji, është shkelje e barazisë në tendera.
Dhe shkeljen e barazisë në tendera e bën pikërisht ky komision i cili pranon aktet, shikon ofertat, kush është oferta më e leverdisshme, kush jo, kush është firma me kurrikulën më të pasur, çfarë kurrikule ka e tjerë e tjerë, sipas ligjit edhe siç ecën kjo punë. Nuk ka lidhje ministri me shkeljen e barazisë së tenderave, sepse ministri nuk është anëtar i këtij komisioni. Ministri ka ose shpërdorimin e detyrës, por në këto raste, nëse ka ndërhyrë dhe ka përfituar, e kupton?
Dhe në rastin e Llogarasë nuk mund të jetë komisioni i verifikimit të ofertave që ka gëlltitur 50 milionë euro mbasi ka fituar Gjoka dhe vajtje e vizitës së kryeministrit me Belinda Ballukun në Turqi. Këto nuk i ka bërë komisioni i verifikimit të ofertave.
Këtu kemi korrupsion, por që sigurisht, ky SPAK, unë e kam thënë, ka bërë këtë që të sjelli këtë mazhorancë në pushtet për mandat katërt, ndërkohë që po të vepronte që në fillim, që kur e mori vesh këtë problemin e Llogarasë e të tjera e të tjera, siç është problemi i inceneratorëve që kanë shpallur dështimin dhe kanë lëvruar për Landfillin e Elbasanit dhe të tjerë, tashi thonë dhe 660.000 euro, po lekët e tjerë ku vajtën?
Pra, edhe njëherë, këtu nuk kemi të bëjmë me një gabim apo me një përshtypje të prokurorisë si si fillim. Këtu kemi të bërë me një mbrojtje që SPAK-u po i bën sepse sigurisht, dispozita e shkeljes së barazisë në tendera është dispozitë e butë e cila nuk lidhet me me sekuestro pasurore, nuk lidhet me masat shtrënguese, me masa të forta të cënimit të lirisë dhe kështu pastaj edhe mund ta plotësojnë rrugës, por masat mbeten po këto.”
Tag: tendera
-

Jugu nën këmbët e Sakove/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës
Ish komandanti i gardës, Gramoz Sako ka nisur zyrtarisht takimet elektorale për zgjedhjet në Bashkinë Tepelenë. Por ndërsa Gramozi kërkon votën e qytetarëve të Tepelenës për bashkinë, vëllai i tij Artani, është duke bërë kërdinë me tendera publik në Jug.
Vetëm gjatë javës së fundit kompania 2T ka përlarë të paktën 3 tendera të majmë në qytetet e jugut, një skandal që dëshmon se si pushteti është i zhytur kokë e këmbë në konflikt interesi dhe devijon paratë e taksave të qytetarëve në llogaritë e veta private.
Tenderi i parë i marrë nga kompania 2T është ai i stacionit të ri të pompave në Gajdë të Lushnjes. Në tenderin me fond limit 4.25 milionë euro të zhvilluar nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e Lushnjes, kompania 2T u shpall fituese me ofertë 3.8 milionë euro edhe pse poshtë kësaj ishin tre oferta të tjera më të ulëta.
Në të njëjtën ditë që me tenderin e ujësjellësit të Lushnjes, kompania 2T mori një tjetër tender me vlerë 2 milionë euro. Ky ishte tenderi për rikonstruksionin e rrugës së Athalit, i zhvilluar nga Bashkia Himarë. Në këtë rast, 2T ishte në ortakëri me një kompani të quajtur Apis Construction, e cila është po satelit i 2T, me pronar në letra një emigrant që jeton në Itali, ndërsa pronar faktik një të afërmin e Sakove.
Në tenderin e Himarës, era e korrupsionin kutërbon haptazi teksa të gjitha ofertat e paraqitura sinjalizojnë marrëveshje të pastër koluzioni, teksa shoqëritë një pjesë e të cilave të lidhura me njëra tjetrën kanë garuar me diferenca çmimesh prej 20 mijë lekësh.
Por ende pa u tharë mirë firma në dy tenderat e Lushnjes dhe Himarës, 2T përlau një tjetër tender. Sërish në ortakëri me satelitin e saj APIS, por këtë herë në Bashkinë e Vlorës. Tenderi për rikonstruksionin e kanaleve të ujrave të larta, 2T dhe APIS u shpallën fitues për vlerën 550 mijë euro.
2 T është një lubi e fondeve publike. Në 5 vitet e fundit, kjo kompani ka përfituar të paktën 100 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari i shtetit duke u konfirmuar si një nga peshkaqenët më të mëdhenj të buxhetit. Ndaj tani u duhet edhe bashkia e Tepelenës.
/kapitali.al/ -

Sakot zaptojnë Jugun/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës me kompaninë 2T
Ish komandanti i gardës, Gramoz Sako ka nisur zyrtarisht takimet elektorale për zgjedhjet në Bashkinë Tepelenë. Por ndërsa Gramozi kërkon votën e qytetarëve të Tepelenës për bashkinë, vëllai i tij Artani, është duke bërë kërdinë me tendera publik në Jug.
Vetëm gjatë javës së fundit kompania 2T ka përlarë të paktën 3 tendera të majmë në qytetet e jugut, një skandal që dëshmon se si pushteti është i zhytur kokë e këmbë në konflikt interesi dhe devijon paratë e taksave të qytetarëve në llogaritë e veta private.
Tenderi i parë i marrë nga kompania 2T është ai i stacionit të ri të pompave në Gajdë të Lushnjes. Në tenderin me fond limit 4.25 milionë euro të zhvilluar nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e Lushnjes, kompania 2T u shpall fituese me ofertë 3.8 milionë euro edhe pse poshtë kësaj ishin tre oferta të tjera më të ulëta.
Në të njëjtën ditë që me tenderin e ujësjellësit të Lushnjes, kompania 2T mori një tjetër tender me vlerë 2 milionë euro. Ky ishte tenderi për rikonstruksionin e rrugës së Athalit, i zhvilluar nga Bashkia Himarë. Në këtë rast, 2T ishte në ortakëri me një kompani të quajtur Apis Construction, e cila është po satelit i 2T, me pronar në letra një emigrant që jeton në Itali, ndërsa pronar faktik një të afërmin e Sakove.
Në tenderin e Himarës, era e korrupsionin kutërbon haptazi teksa të gjitha ofertat e paraqitura sinjalizojnë marrëveshje të pastër koluzioni, teksa shoqëritë një pjesë e të cilave të lidhura me njëra tjetrën kanë garuar me diferenca çmimesh prej 20 mijë lekësh.
Por ende pa u tharë mirë firma në dy tenderat e Lushnjes dhe Himarës, 2T përlau një tjetër tender. Sërish në ortakëri me satelitin e saj APIS, por këtë herë në Bashkinë e Vlorës. Tenderi për rikonstruksionin e kanaleve të ujrave të larta, 2T dhe APIS u shpallën fitues për vlerën 550 mijë euro.
2 T është një lubi e fondeve publike. Në 5 vitet e fundit, kjo kompani ka përfituar të paktën 100 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari i shtetit duke u konfirmuar si një nga peshkaqenët më të mëdhenj të buxhetit. Ndaj tani u duhet edhe bashkia e Tepelenës./ Kapitali.al
-

Ylli Manjani: Nuk e di me çfarë e provon SPAK akuzën për Belinda Ballukun “shkelje e barazisë më tendera”
Nga Ylli Manjani
Nuk e di me çfarë e provon SPAK akuzën për Belinda Ballukun “shkelje e barazisë më tendera”. Ndoshta e provon, s’di ta them me siguri.Por kjo akuzë zakonisht ngrihet ndaj atyre zyrtarëve të prokurimeve publike që marrin vendime për tenderat. Ministrat ka vite, që në kohën e qeverisë Berisha 2 madje, që nuk vendosin për fitues tenderash.Nuk janë ministrat zyrtarët që vendosin apo shkelin barazinë e subjekteve të tendera.Nëse Belinda ka dalë mbi këtë rregull nuk di ta them, por prapë edhe sikur ta ketë bërë ndoshta duhet kërkuar për ndonjë akuzë tjetër…Nga ana tjetër, hetimet për këtë lloj akuze fillojnë mbi baza kallëzimi. Janë ata që humbin tenderin, të cilët ndihen me barazi të shkelur, që ankohen/kallëzojnë.Pastaj është Agjensia e Prokurimeve Publike ajo që vendos.Në fund e ka radhën hetimi/gjykimi penal.Nejse, presim e shohim.






