Tag: tendera

  • Investigimi/ Emisioni PLUG publikon faturën e aferave, Balluku dhe drejtorët ‘5B’ zhvatën 633 milionë euro

    Investigimi/ Emisioni PLUG publikon faturën e aferave, Balluku dhe drejtorët ‘5B’ zhvatën 633 milionë euro

    SYRI TV

    Emisioni Investigativ Plug, publikoi këtë të mërkurë, 26 nentor 2025, faturën e abuzimeve financiare të dyshuara se janë kryer nga Ministrja e Infrastrukturës dhe vartës të saj gjatë viteve të fundit. Rreth 633 milionë euro tendera abuziv dhe korruptiv, dyshohet se janë kryer nga Belinda Balluku në afera që nisin me projekte si Tuneli i Llogarasë, Tigrat e energjisë në Vlorë, apo dhe kompanitë e drejtorëve vartësve të saj si: Evis Berberi, Ceno Klosi, Spartak Kovaçi, Maksim Et’hemaj etj. Këto janë vetëm afera të denoncuara nga emisioni Plug, ndërsa tashmë janë duke u hetuar edhe nga prokuroria e posaçme SPAK.

    Pas publikimit të lajmit, se SPAK ka nisur hetimet edhe për aferat “5B” të Belinda Ballukut dhe drejtorëve të saj, emisioni Plug ka bërë një bilanc të aferave të dyshuara gjatë viteve të fundit.

    Vetëm nga investigimet e bëra nga emisioni ‘Plug’, gjatë 3 viteve të fundit, dyshohet se Belinda Balluku dhe bashkëpunëtorët e saj, Ceno Klosi, Spartak Kovaçi, Maksim Et’hemaj, Paltor Mehmeti etj, kanë abuzuar rreth 633 milionë euro fonde publike, apo kanë përfituar leje e licenca për parqe fotovoltatike apo ndërtim hotelesh.

    Lexo dhe: E pandehura Balluku ‘luftë’ me Edi Ramën kundër SPAK/ Shtatë orë ngujim pas masave të sigurisë

    Gjatë tre javëve të fundit, emisioni ‘Plug’ ka zbërthyer të plotë aferën e tunelit të Llogarasë, duke denoncuar se të tre tenderat, ai i projektimit, ndërtimit dhe supervizimit, janë abuziv.

    Të tre këto tendera kapin një vlerë totale prej 200 milionë eurosh, ndërsa shuma e dyshuar e abuzuar mendohet se është gati sa gjysma e vlerës së investimit. Për këtë aferë, Belinda Balluku dhe tre  vartës të saj drejtues të ARRSH dhe KESH, tashmë janë marrë të pandehur nga SPAK.

    Lexo dhe:Projektimi, ndërtimi dhe supervizimi/ PLUG zbardhi të plotë aferën 200 milionë euro të Tunelit të Llogarasë

    Por jo vetëm tuneli i Llogarasë, Belinda Balluku është e përfshirë drejtpërdrejtë edhe në atë që cilësohet si një nga aferat më të rënda në sektorin e energjisë.

    Bëhet fjalë për dy tigrat e prodhimit të energjisë elektrike, që shteti shqiptar i mori me qira në Bangladesh, me përfshirjen direkte të ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Edhe pse TEC-et lundruese nuk prodhojnë energji për të plotësuar nevojat e vendit, kostoja e qirasë, mirëmbajtjes dhe ajo operative e tyre, pritet tu kushtojë qytetarëve shqiptarë rreth 120 milionë euro në total.

    Lexo dhe: Tigrat e energjisë në Vlorë/ ‘PLUG’ denoncoi aferën 120 milionë euro të Ballukut, Ramës dhe Yuri Kim

    Jo vetëm Belinda, por edhe bashkëpunëtorët e saj të afërt, janë përfshirë në afera korruptive. Një prej tyre, është deputeti aktual i qarkut të Fierit, Ceno Klosi. Ky i fundit, është pasuruar gjatë viteve të fundit, duke mbajtur poste të rëndësishme si Drejtor Tatimesh apo zëvendës ministrër i Infrastrukturës.Lexo dhe: 33 milionë euro tendera, leje ndërtimi për hotel dhe panele diellore/ PLUG denocoi ‘5B’ e Ceno Klosit dhe Spartak Kovaçit

    Pak ditë më parë, ‘Plug’ publikoi të dhëna sesi Ceno Klosi, nëpërmjet prestanomeve, gjatë kohës që ishte zëvendës ministër i Energjisë, ka përfituar një leje ndërtimi për park fotovoltaik në Fier.

    Sezonin e kaluar, ‘Plug’ publikoi të dhëna sesi Ceno Klosi dhe kushëriri i tij, Spartak Kovaçi, ish-drejtor i Ujësjellësit të Durrësit, kanë përfituar nëpërmjet kompanive të familjarëve të tyre mbi 33 milion euro tendera publik dhe një leje ndërtimi për hotel në Durrës.

    Por, para Ceno Klosit dhe çdo afere që lidhet me drejtorët e Belindës, ‘Plug’ ka investiguar njeriun që mori në qafë shefen e tij, Evis Berberin. Në mars të vitit 2024, ‘Plug’ publikoi një emision, ku tregonte sesi kreu i ARRSH, tashmë I arrestuar nga SPAK, kishte firmosur mbi 4 milionë euro tendera për kompaninë e tij dhe ortakut të tij, Valter Begaj.

    Lexo dhe: Mori në ‘qafë’ shefen/ PLUG denoncoi për herë të parë aferat e Evis Berberit

    Plator Mehmeti, një ish-drejtor i OSHE në Durrës, i emëruar nga Ardian Çela, vartës dhe ky i Belinda Ballukut, krijoi gjithashtu 5B-në e tij.

    ‘Plug’ dhjetë muaj më parë, denoncoi një skemë korruptive të Plator Mehmetit, i cili nëpërmjet dy kompanive, HTM shpk dhe REAR, përfitoi rreth 38 milionë euro tendera publik, kryesisht nga institucione në varësi të Ballukut por edhe nga bashki të drejtuar nga kryebashkiak socialistë.

    Lexo dhe: Plug denoncoi Plator Mehmetin e OSHEE në Durrës, vartësi i Belinda Ballukut që përfitoi 38 mln euro tendera me kompanitë e tij

    ‘Plug’ denoncoi muaj më parë edhe skemat 5B në fushën e paneleve fotovoltatike, apo tenderave korruptiv në fushën e energjisë.Vartësi i Belinda Ballukut, Maksim Et’hemaj, që drejton Agjencinë e Aviacionit Civil, fitoi një licencë për park fotovoltaik nga shefja e tij, ndërsa suportin financiar e gjeti te kompania 4 AM.

    Lexo dhe: PLUG denoncoi Park fotovoltatik për vartësin e Ballukut, Maksim Ethemaj, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil

    Kjo e fundit, gjithashtu ka krijuar një rrjet kompanish, me të cilat ka përfituar licenca në fushën e energjisë, dhe tendera që kapin vlerën e më shumë se 150 milionë eurove.

    Lexo dhe: Biznes në sektorin e doganave/ ‘PLUG’ denoncoi Monika Dushkun e Doganave, e lidhur me Ballukun

    ‘Plug’ ka denoncuar edhe zëvendësdrejtoreshën e Doganave Monika Dushkun, me lidhje të forta me Belinda Ballukun, familjarët e të cilës hapën agjenci doganore duke pasur një sukses të dyshimtë.

  • Kompania e satelitëve të Dulakut merr 15 mln euro tendera sekretë nga Linda e AKSHI-t

    Kompania e satelitëve të Dulakut merr 15 mln euro tendera sekretë nga Linda e AKSHI-t

    Një kompani pas të cilës qëndron biznesmeni Artan Dulaku ka përfituar rreth 15 milionë euro tendera sekretë, kryesisht nga AKSHI, me pazarë në tavolinë dhe oferta ‘fituese’ pothuajse sa fondi limit. Bëhet fjalë për kompaninë Albanian Satellite Communications shpk, me objekt veprimtarie aktivitet i shërbimit në fushën e telekomunikacionit dhe komunikimeve elektronike, transmetimit satelitor etj. Kompania është themeluar në vitin 2006 nga Artan Dulaku (65 %), afrikani Benjamin Feinberg (25 %) dhe Arian Kraja (10 %), një personazh i lidhur me koncensione që po heton SPAK-u si korruptive.
    Kompania më pas kaloi në pronësi të plotë të vëllezërve Dulaku përmes akteve të blerjes së pjesës së aksioneve në vitin 2011 dhe vitin 2017. Pas shitjes së aksioneve, Arian Kraja, u emërua sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes, më pas në Ministrinë e Financa-Ekonomisë dhe në fund në Ministrinë e Shëndetësisë, ku ka bërë çdo lloj zullumi ekstrem me tenderët, PPP-të dhe grabitjen e pronave të ushtrisë e pasurive të konfiskuara, ku përfshihen edhe pronat e ushtrisë në Sarandë, me përfitues Dulakun, çështje që po hetohet nga SPAK-u, ku BKH-ja ka ushtruar kontrolle ndaj Dulakut.

    Gjatë 5 viteve të fundit, kompania Albanian Satellite Communications shpk ka përfituar rreth 15 milionë euro nga buxheti i shtetit, kryesisht nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), përmes tenderave sekretë. Kompania e satelitëve të Dulakut, një prej përfituesve të mëdhenj të pronave dhe pasurive publike, është kontraktuar nga AKSHI për shërbime kryesisht për mirëmbajtjen e pajisjeve të zyrave të AKSHI-t.

    Sipas një sinjalizimi të brendshëm shërbimi i ofruar nga konpania e satelitëve është fiktiv dhe ekziston vetëm në letra, me qëllim kalimin dhe ndarjen e parave. Por, Albanian Satellite Communications shpk nuk është kompania e vetme me të cilën Dulaku ka përfituar tendera sekrete nga AKSHI.
    Kompania Alissa Albania, me nipt K42424801W dhe objekt ‘tregtimi me shumicë dhe pakicë i materialeve të ndërtimit’, vetëm gjatë 4 viteve të fundit ka marrë 3.6 milionë euro tendera sekretë nga AKSHI. Pagesat me procedura sekrete janë bërë për mirëmbajtjen e pajisjeve të zyrave.

    Pas kompanisë Alissa Albania (ish Alissa Constrzioni) qëndron si themelues biznesmeni Artan Dulaku, investitor i shumfishtë strategjik, një nga përfituesit më të mëdhenj të pasurive publike gjatë 25 viteve të fundit.

    Kompania Alissa Albania është aktualisht në pronësi të kompanisë CONCORD INVESTMENT me administrator Adrian Dulaku dhe Artan Dulaku. Ortakët e shoqërisë janë Adrian Dulaku 33%, Artan Dulaku 34% dhe Genci Dulaku 33%.
    Kompanitë ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS dhe Alissa Albania nuk janë dora e vetme e Dulakut, me të cilën merr para publike me procedura të dyshimta dhe hije korrupsioni. Dulaku kam marrë 10 milionë euro tendera publikë (jo sekretë) përmes kompanisë ALBANIA MOTOR COMPANY për mjete transporti, makina, goma, bateri etj./Prapaskena.com

  • U mor e pandehur nga SPAK për pabarazi në tendera, Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

    U mor e pandehur nga SPAK për pabarazi në tendera, Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

    Gjykata e Posaçme ka marrë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre, dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
    Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

     

  • “KAYO, shoqëri e përfshirë në afera korruptive”, Balliu në komision: I jepen tendera me firmën e Ballukut

    “KAYO, shoqëri e përfshirë në afera korruptive”, Balliu në komision: I jepen tendera me firmën e Ballukut

    Deputeti Klevis Balliu është përplasur në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes me ministrin Pirro Vengu. Ai u shpreh se shoqëria KAYO e cila do të merret me prodhimin e armëve, është një shoqëri e lidhur me afera korruptive, ndërsa ka shtuar se tenderat jepen me firmën e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
    “Kompania Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro. Unë nuk e di nëse ka sens që të shesësh aksione të një kompanie me xhiro miliona euro dhe merr tendera miliona euro?! Kjo kompani do merret me prodhimin e armëve. Kjo kompani që bën këto kontrata fiktive. Kjo është për tu hetuar, jo për ti dhënë tendera miliona euro. Siguria e vendit nuk zgjidhet me afera korruptive”, tha Balliu.
    Balliu: Duke dëgjuar relacionin edhe Amerika do na kishte zili. Ju thoni që kemi kaluar mesataren e kërkuar nga NATO, ndërkohë që ajo është një mashtrim me shifra, sepse aty keni futur edhe emergjencat civile, ku vendet anëtare të NATO-s nuk e kanë në projektbuxhetin e mbrojtjes, e keni shtuar për të thënë se kapëm edhe këtë pikë.Ju deklaruat për KAYO-n, zoti ministër, KAYO më shumë se një shoqëri që do na zgjidhë punë, duket një shoqëri që është e përfshirë në afëra korruptive. Unë po ju tregoj dy tendera që keni bërë për KAYO, njëra 4 milionë euro e bërë në datën 3.11.2025 dhe tjetra 28.10.2025 për 6 milionë euro. Shoqëria që ka marrë këtë është “Timak Defence”. Kjo kompani është e pompuar nga qeveria që bashkë me KAYO kanë krijuar këtë shoqëri që ju u jepni tenderin sipas VKM që ka dhënë Belinda Balluku.Kompania Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro. Unë nuk e di nëse ka sens që të shesësh aksione të një kompanie me xhiro miliona euro dhe merr tendera miliona euro?! Kjo kompani do merret me prodhimin e armëve. Kjo kompani që bën këto kontrata fiktive. Kjo është për tu hetuar, jo për ti dhënë tendera miliona euro. Siguria e vendit nuk zgjidhet me afera korruptive.

  • Lisandër Hoxha: PD të pastrohet nga sorosistët dhe ata që marrin tendera

    Lisandër Hoxha: PD të pastrohet nga sorosistët dhe ata që marrin tendera

    Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit të Partisë Demokratike, ka komentuar zgjedhjet e pjesshme vendore dhe dështimin e kandidatëve të mbështetur nga opozita. Ai theksoi se askush në PD nuk duhet të financohet nga Sorosi ose të përfitojë tendera publikë. “Partia Demokratike vuan sot për disa shtylla ekzistencialiste. Në PD ka një shtresëzim elementësh të ndryshëm politikë. Ka demokratë si unë dhe Dorian Teliti, ka ish-funksionarë të lartë që kanë edhe ngarkesa negative në opinionin publik, edhe pozitive sepse ka njerëz që u vlerësohet puna… dhe gjithë kjo gamë karakteresh të ndryshme brenda PD-së nuk ka gjetur linjën e vet në opozitë se si të manifestojë më të mirën e vet dhe të qarkullojë elitat”, tha Hoxha në “A2 CNN”.
    Sipas tij, duhet të qarkulloheshin elitat që sot mos të ishe këtu. Ai shtoi se përballë ndodhet një diktator, që me prova e fakte të gjitha zgjedhjet i ka vjedhur. “Hajdutit i rrihet te dera. Nëse Rama është hajduti i zgjedhjeve, PD-ja ka detyrë morale të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve të 11 majit, sepse nuk mundet që legjitimiteti i një qeverie të dalë nga zgjedhje të vjedhura. Së dyti, PD-ja duhet të futet në një proces të thellë për të gjetur konsensusin me veten e vet që të gjithë elementët më të mirë të saj të bëhen të përshtatshëm për të gjithë shoqërinë. Nuk mund ta shikojnë njerëzit njësoj qeverinë dhe opozitën.
    Kur themi që jemi në luftë me Sorosin, i cili shtyn agjenda që kanë dëmtuar vendin tonë, duhet të vëmë një standard: që një përfaqësues i lartë i PD-së nuk është në pajtueshmëri me mandatin në rast se financohesh nga një organizatë e majtë. Duhet ta bëjmë rregull në statut. Kam edhe një propozim: kur themi që këtu është narkokraci, duhet ta mbajmë të pastër partinë dhe të shohim me vëmendje edhe brenda PD-së nëse ka dikush lidhje me pushtetin. Nuk mund të përfaqësosh qytetarët nëse bashkëshortja, vëllai, motra ose prindi janë përfitues të tenderave publikë përmes atyre që i quajmë oligarkë”, shtoi Lisandër Hoxha.

  • Zyrtari i selisë blu: PD të pastrohet nga demokratët që marrin tendera tek Rama

    Zyrtari i selisë blu: PD të pastrohet nga demokratët që marrin tendera tek Rama

    Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit të Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, theksoi se askush në PD nuk duhet të financohet nga Sorosi ose të përfitojë tendera publikë.
    “Partia Demokratike vuan sot për disa shtylla ekzistencialiste. Në PD ka një shtresëzim elementësh të ndryshëm politikë. Ka demokratë si unë dhe Dorian Teliti, ka ish-funksionarë të lartë që kanë edhe ngarkesa negative në opinionin publik, edhe pozitive sepse ka njerëz që u vlerësohet puna… dhe gjithë kjo gamë karakteresh të ndryshme brenda PD-së nuk ka gjetur linjën e vet në opozitë se si të manifestojë më të mirën e vet dhe të qarkullojë elitat”, tha Hoxha.
    “Duhet të qarkulloheshin elitat që sot mos të ishe këtu. Nuk ke nevojë për shoqërinë civile. Përballë kemi një diktator, që me prova e fakte të gjitha zgjedhjet i ka vjedhur. Hajdutit i rrihet te dera. Nëse Rama është hajduti i zgjedhjeve, PD-ja ka detyrë morale të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve të 11 majit, sepse nuk mundet që legjitimiteti i një qeverie të dalë nga zgjedhje të vjedhura. Së dyti, PD-ja duhet të futet në një proces të thellë për të gjetur konsensusin me veten e vet që të gjithë elementët më të mirë të saj të bëhen të përshtatshëm për të gjithë shoqërinë. Nuk mund ta shikojnë njerëzit njësoj qeverinë dhe opozitën. Kur themi që jemi në luftë me Sorosin, i cili shtyn agjenda që kanë dëmtuar vendin tonë, duhet të vëmë një standard: që një përfaqësues i lartë i PD-së nuk është në pajtueshmëri me mandatin në rast se financohesh nga një organizatë e majtë. Duhet ta bëjmë rregull në statut. Kam edhe një propozim: kur themi që këtu është narkokraci, duhet ta mbajmë të pastër partinë dhe të shohim me vëmendje edhe brenda PD-së nëse ka dikush lidhje me pushtetin. Nuk mund të përfaqësosh qytetarët nëse bashkëshortja, vëllai, motra ose prindi janë përfitues të tenderave publikë përmes atyre që i quajmë oligarkë”, shtoi Lisandër Hoxha.

  • Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai , SPAK zgjat hetimet me 3 muaj

    Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai , SPAK zgjat hetimet me 3 muaj

    Prokuroria e Posaçme ka zgjatur deri në muajin shkurt afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës dhe për 5 zyrtarë të tjerë të Bashkisë.
    Ata akuzohen për veprat penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.
    I gjithë grupi u mor i pandehur nga SPAK në lidhje me dy tendera atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës./vizionplus.tv

  • Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj

    Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj

    Prokuroria e Posaçme ka zgjat deri në muajin shkurt afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai dhe për 5 zyrtarë të tjerë të Bashkisë. 
    Ata akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”. 
    I gjithë grupi u mor i pandehur nga SPAK në lidhje me dy tendera atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës. 

  • ‘SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë Rama 4 në pushtet’

    ‘SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë Rama 4 në pushtet’

    Juristi Genci Gjokutaj, hodhi dyshime të forta mbi veprimet e prokurorisë, duke argumentuar se akuza e ngritur ndaj Ballukut për “shkelje të barazisë në tendera” është një dispozitë ligjore e butë dhe e papërshtatshme për një zyrtar të këtij niveli. Sipas tij, kjo akuzë i adresohet anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe jo titullarit të një ministrie.
    Gjokutaj mbështetet në idenë se SPAK po i shmanget përballjes me korrupsionin në nivele të larta, duke zgjedhur një rrugë ligjore që nuk cënon thelbin e pushtetit. Kjo strategji, sipas tij, ka për qëllim t’i mundësojë mazhorancës aktuale të sigurojë një mandat të katërt qeverisës.
    Avokati tha se Shqipëria perceptohet si një “kontaminuese e tmerrshme” edhe për zyrtarët ndërkombëtarë. U përmendën rastet e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, dhe hetimet ndaj Komisionerit Evropian, Didier Reynders, i cili loboi për reformën në drejtësi. Kjo e fundit, sipas Gjokutajt, rezultoi në një kolaps të sistemit. Ky trend sugjeron se ndërveprimi me zyrtarët shqiptarë ka rezultuar shpesh me pasoja ligjore për figurat ndërkombëtare, duke ngritur pyetje serioze për nivelin e korrupsionit vendor.
    Gjokutaj shprehet se nga të dhënat e deritanishme të dosjes hetimore, bëhet e ditur se ekziston një “zinxhir urdhrash” që ka funksionuar në mënyrë të përsosur, duke nisur nga ish-ministrja Balluku dhe duke vazhduar me vartësit e saj. Kjo dëshmi përforcon idenë e një përgjegjësie të drejtpërdrejtë në nivelet më të larta, duke e bërë edhe më të dyshimtë zgjedhjen e SPAK për të ndjekur një akuzë më të lehtë penale.
    Gjokutaj:
    Atëherë  është një pazëll krejt i thjeshtë. Të gjithë ndërkombëtarët që kanë lobuar në Shqipëri, ka përfunduar në burg, ose në në procedim penal. Merr McGonigalin, merr atë, atë antimafias italiane në Vlorë. Merr këtë Reynders-in, komisionerin Europian për  reformën në drejtësi. Pra, kush ka ardhur këtu, atje ka përfunduar në burg. Llogarisi se çfarë kanë bërë këta tanët këtu. E kupton?
    E pra, Shqipëria është një kontaminuese, e kupton, e tmerrshme edhe e ndërkombëtarëve, jo më, jo më administrata e këtyre që u ka dalë boja përfundimisht. Kështu që kjo është një alarm, kjo është për t’u thënë me nota peshorative, është e tmerrshme që prokuroria e Brukselit, një komisioner Europian që lobon për reformën në drejtësi të Shqipërisë, një reformë e cila ju e dini që rezultoi, e kolapsoi sistemin komplet, edhe e anatemuar nga të katër anët, edhe edhe hartën, edhe kodin e ri penal, se këta janë ata që bënë reformat, që po dalin zbuluar përfundimisht, po atje ku ekzistojnë institucionet dhe shteti i së drejtës, ata merren përgjegjësi penale, ndërsa këtu, e kupton, thirren në mbledhjet e qeverisë, nuk japin dorëheqjen, po vijnë të nesërmen.
    T’ju shpjegoj një çikë nga pikëpamja ligjore. Shkelja e barazisë në tendera nuk është dispozita që i takon ministrit, kryeministrit, zëvendëskryeministrit. Shkelja e barazisë në tendera është shpërdorim i detyrës posaçërisht për anëtarët e komisionit të verifikimit të ofertave. Pra, është një dispozitë e cila është shpërdorim i detyrës po për komisionin e verifikimit të ofertave, e ka të specifikuar ligji, është shkelje e barazisë në tendera.
    Dhe shkeljen e barazisë në tendera e bën pikërisht ky komision i cili pranon aktet, shikon ofertat, kush është oferta më e leverdisshme, kush jo, kush është firma me kurrikulën më të pasur, çfarë kurrikule ka e tjerë e tjerë, sipas ligjit edhe siç ecën kjo punë. Nuk ka lidhje ministri me shkeljen e barazisë së tenderave, sepse ministri nuk është anëtar i këtij komisioni. Ministri ka ose shpërdorimin e detyrës, por në këto raste, nëse ka ndërhyrë dhe ka përfituar, e kupton?
    Dhe në rastin e Llogarasë nuk mund të jetë komisioni i verifikimit të ofertave që ka gëlltitur 50 milionë euro mbasi ka fituar Gjoka dhe vajtje e vizitës së kryeministrit me Belinda Ballukun në Turqi. Këto nuk i ka bërë komisioni i verifikimit të ofertave. Këtu kemi korrupsion, e kupton? Por që sigurisht, ky SPAK, unë e kam thënë, ka bërë këtë që të sjelli këtë mazhorancë në pushtet për mandat katërt, ndërkohë që po të vepronte që në fillim, që kur e mori vesh këtë problemin e Llogarasë e të tjera e të tjera, siç është problemi i inceneratorëve që kanë shpallur dështimin dhe kanë lëvruar për Landfillin e Elbasanit dhe të tjerë, tashi thonë dhe 660.000 euro, po lekët e tjerë ku vajtën?
    Pra, edhe njëherë, këtu nuk kemi të bëjmë me një gabim apo me një përshtypje të prokurorisë si si fillim. Këtu kemi të bërë me një mbrojtje që SPAK-u po i bën sepse sigurisht, dispozita e shkeljes së barazisë në tendera është dispozitë e butë e cila nuk lidhet me me sekuestro pasurore, nuk lidhet me masat shtrënguese, me masa të forta të cënimit të lirisë dhe kështu pastaj edhe mund ta plotësojnë rrugës, por masat mbeten po këto.

  • Gjokutaj: SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë në pushtet

    Gjokutaj: SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë në pushtet

    Gjokutaj: SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë në pushtet
    Juristi, Genci Gjokutaj, vuri në dyshim veprimet e SPAK lidhur me akuzën ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për “shkelje të barazisë në tendera”.
    Sipas tij, kjo është një dispozitë ligjore e butë, që i përket anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe jo ministrave apo zyrtarëve të lartë.
    Duke folur në Syri Tv, Gjokutaj akuzoi SPAK-un se po ndjek një strategji të qëllimshme për të shmangur hetimin e korrupsionit real në nivelet e larta të qeverisë, duke favorizuar mazhorancën aktuale për një mandat të katërt.
    Ai theksoi se në dosjen e Llogarasë ekziston një “zinxhir urdhrash” që nis nga vetë Balluku, gjë që, sipas tij, tregon përgjegjësi të drejtpërdrejtë në nivelet e larta të pushtetit.
    “Shkelja e barazisë në tendera nuk është dispozita që i takon ministrit, kryeministrit, zëvendëskryeministrit. Shkelja e barazisë në tendera është shpërdorim i detyrës posaçërisht për anëtarët e komisionit të verifikimit të ofertave. Pra, është një dispozitë e cila është shpërdorim i detyrës po për komisionin e verifikimit të ofertave, e ka të specifikuar ligji, është shkelje e barazisë në tendera.
    Dhe shkeljen e barazisë në tendera e bën pikërisht ky komision i cili pranon aktet, shikon ofertat, kush është oferta më e leverdisshme, kush jo, kush është firma me kurrikulën më të pasur, çfarë kurrikule ka e tjerë e tjerë, sipas ligjit edhe siç ecën kjo punë. Nuk ka lidhje ministri me shkeljen e barazisë së tenderave, sepse ministri nuk është anëtar i këtij komisioni. Ministri ka ose shpërdorimin e detyrës, por në këto raste, nëse ka ndërhyrë dhe ka përfituar, e kupton?
    Dhe në rastin e Llogarasë nuk mund të jetë komisioni i verifikimit të ofertave që ka gëlltitur 50 milionë euro mbasi ka fituar Gjoka dhe vajtje e vizitës së kryeministrit me Belinda Ballukun në Turqi. Këto nuk i ka bërë komisioni i verifikimit të ofertave.
    Këtu kemi korrupsion, por që sigurisht, ky SPAK, unë e kam thënë, ka bërë këtë që të sjelli këtë mazhorancë në pushtet për mandat katërt, ndërkohë që po të vepronte që në fillim, që kur e mori vesh këtë problemin e Llogarasë e të tjera e të tjera, siç është problemi i inceneratorëve që kanë shpallur dështimin dhe kanë lëvruar për Landfillin e Elbasanit dhe të tjerë, tashi thonë dhe 660.000 euro, po lekët e tjerë ku vajtën?
    Pra, edhe njëherë, këtu nuk kemi të bëjmë me një gabim apo me një përshtypje të prokurorisë si si fillim. Këtu kemi të bërë me një mbrojtje që SPAK-u po i bën sepse sigurisht, dispozita e shkeljes së barazisë në tendera është dispozitë e butë e cila nuk lidhet me me sekuestro pasurore, nuk lidhet me masat shtrënguese, me masa të forta të cënimit të lirisë dhe kështu pastaj edhe mund ta plotësojnë rrugës, por masat mbeten po këto.”