Tag: tender

  • A është paracaktuar Emiljano Dusha si fitues i tenderit 6.6 milion euro të Policisë?

    A është paracaktuar Emiljano Dusha si fitues i tenderit 6.6 milion euro të Policisë?

    Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit shpalli paraditen e sotme një tender me vlerë rreth 6.6 milion euro (me TVSH) me objekt “Blerje pajisje për përdorim policor”, kontratë e cila duhet të përmbushet deri në fund të këtij viti.
    Qëllimi është rritja e kapaciteteve të forcave të rendit me pajisje si edhe armatim, ndërkohë që një tender i ngjashëm u zhvillua vitin e shkuar pas dy anulimeve për arsye të pashpjegueshme duke u finalizuar me tre fitues të ndryshëm për tre lote, shkruan skyweb.al.

    Kjo procedurë ngjalli reagime në atë kohë pasi të tre ofertuesit u shpallën fitues secili me nga një lot, gjë që la vënd për interpretime në lidhje me një marrëveshje paraprake mes operatorëve.
    Bëhet fjalë për kompanitë Military System Supply Company (MSSC); ROGAT Security dhe “ARMS SCHOOL ACADEMY”, e njohur ndryshe edhe si Pelikan Security.
    Për mënyrën se si është parashikuar të zhvillohet tenderi dhe kushtet teknike të vendosura, gjasat janë që të jenë të njëjtët aktorë duke minimizuar konkurrencën.

    Policia ka zgjedhur që të zhvillojë këtë tender në formën e një marrëveshjeje kuadër me dy faza. Në fazën e parë do të vlerësohen kompanitë, nëse kanë apo jo kapacitete për realizimin e kontratës dhe në fund do të ftohen të ofertojnë ato kompani që plotësojnë kushtet.
    Në fakt, kjo është procedura ligjore që parashikohet në këto raste, e cila mund të sjellë në rastin konkret probleme me garën.
    Kjo, pasi sa i përket kapaciteteve teknike, kushti është që kompanitë pjesëmarrëve të kenë një xhiro vjetore jo më pak se 35% e fondit limit të tenderit ose rreth 2 milion euro.
    Nga të dhënat që ka konsultuar SkyWEB.al, këtë kusht e plotësojnë vetëm dy kompani në këtë profil.
    Një ndër to është pikërisht Military System Supply Company (MSSC) me pronar biznesmenin Emiljano Dusha, e cila duket se do të jetë dhe pretendentja kryesore e këtij tenderi./

  • Tenderat e AKSHI-t, 4.5 mln euro në dy ditë për “ABS”

    Tenderat e AKSHI-t, 4.5 mln euro në dy ditë për “ABS”

    Tenderat e AKSHI-t, 4.5 mln euro në dy ditë për “ABS”

    Dy tender me fond mbi 4 milionë euro, të zhvilluara nga AKSHI janë fituar nga kompania private e shërbimeve teknologjike, “Advanced Bussines Solution”, e cila dyshohet se fsheh interesat financiare të Armand Frangut, baxhanakut të Edi Ramës. Deri në fund të vitit 2024, kompania ‘ABS’ kishte përfituar tender publik në vlerë rreth 53 milionë euro, teksa kjo shifër ka vazhduar të shtohet edhe gjatë vitit 2025.

    Kompania private e shërbimeve teknologjike, “Advanced Bussines Solution-ABS”, e cila dyshohet se fsheh interesat financiare të Armand Frangut, baxhanakut të Edi Ramës, në dy ditët e fundit, ka fituar dy tender me fond mbi 4 milionë euro, të zhvilluara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

    Në të dy procedurat, pjesëmarrësit janë të njëjtë dhe skema për të shpallur fitues kompaninë “ABS” është e njëjtë. Në garë marrin pjesë tre konkurrentë. Njëri nuk paraqet ofertë ekonomike. Konkurrenti tjetër jep një ofertë shumë të lartë, në vlerën thuajse sa fondi limit, dhe në fund, fitues shpallet kompania “ABS”.

    Tenderi i parë ka për objekt ndërtimin e një sistemi elektronik për shitjen e biletave për sitet turistike, me fond limit 2.1 milionë euro. Rezultatet e këtij tenderi u shpallën të premten, në 11 Prill 2025. Ndërsa procedura e dytë, e zhvilluar po nga AKSHI, ka për objekt përmirësimi e sistemeve të Menaxhimit të Informacionit për Ndihmën Ekonomike, me fond limit 2.3 milionë euro. Fituesi për këtë procedurë u shpall në fillim të kësaj jave, në 14 Prill.

    “ABS” është një prej kompanive që merr pjesën më të madhe të tortës, dhjetëra miliona euro të tenderuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Shoqëria është zyrtarisht në pronësi të biznesmenit Gerond Meçe, por që ekzistojnë dyshime të forta publike se pas saj gjendet Armand Frangu, i cili formalisht zotëron shoqërinë tjetër, “B360”.

    Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë për “Çim Peka Live” në fillim të këtij viti, e konsideroi AKSHI-n si kopshti privat i Edi Ramës, duke deklaruar se kompania “ABS” është një presta-nome, pas të cilës fshihen familjarë të kryeministrit, mes të cilëve, edhe baxhanaku Armand Frangu.

    Po ashtu, emisioni “Plug” në “Syri Televizion” siguroi më herët një seri të dhënash, të cilat forconin dyshimin se kompania “Advanced Bussines Solution” dhe Armand Frangu janë të lidhura ngushtë. Në një puntatë të janarit 2025, emisioni investigativ konstatoi se “ABS” e Gerond Meçes dhe “B360” e Armand Frangut, në kohë të ndryshme kanë pasur adresa të njëjta dhe të njëjtin staf.

    Deri në fund të vitit 2024, kompania ‘ABS’ kishte përfituar tender publik në vlerë rreth 53 milionë euro. Kjo shifër ka vazhduar të shtohet edhe gjatë vitit 2025, ku vetëm në dy procedurat e fundit është shpallur fitues në tender me fond mbi 4 milionë euro./ Syri.net

  • “Balluku, tender 10 mijë euro për t’i larë Audin A8”, Berisha: Kandidatët e PS, me barrë të rëndë krimi

    “Balluku, tender 10 mijë euro për t’i larë Audin A8”, Berisha: Kandidatët e PS, me barrë të rëndë krimi

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për një tender të lidhur me larjen e makinës së saj Audi A8.
    Berisha tha se tenderi përfshinte kërkesa specifike për furçat dhe solucionet që do të përdoren për larjen e automjetit. Ai akuzoi se kandidatët e Partisë Socialiste përfshijnë individë me akuza të rënda, duke përmendur edhe rastin e Ballukut, e cila sipas tij ka shpenzuar 10 mijë euro në muaj për shërbimet e lavazhit.
    Berisha ironizoi duke thënë se lavazhi i automjeteve të ministres ishte përshkruar me detaje në dokumentacionin e tenderit dhe se përzgjedhja e vendndodhjes ishte gjithashtu e specifikuar brenda një distance të caktuar nga ministria. Sipas tij, këto janë kandidatët realë të Partisë Socialiste, ndërsa pjesa tjetër shërben vetëm si fasadë për të mbuluar imazhin e qeverisë.
    “A ti marrim kandidaturat e PS? Çfarë kemi aty, kemi një seri zyrtarësh dhe ministrash me barrë të rëndë krimi dhe akuza ndër më të rëndat. Belinda Balluku ka bërë tender për të larë njëherë çdo javë makinat e saj me 10 mijë euro. 10 mijë euro lavazhi, ai i kishte vënë tituj të bukur “sauna e makinave të Ballukut”. Thoshte që ky lavazh duhet të jetë jo më larg se dy km nga ministria, duhet të ketë këto furçe, duhet të ketë këto lloj solucionesh. Kur e lexova mendova mos ishte ndonjë humor i gazetarit. Por gazetari kishte publikuar të gjitha dokumentet e tenderit. Në muaj 10 mijë euro lavazh. Këta janë kandiddatët e PS. Të tjerët janë fasadë për të bërë makijazhin e Edi Ramës”, tha Berisha.

  • Berisha akuza Ballukut: Tender për larjen e makinave të saj, për një muaj kushton 10 mijë euro lavazhi

    Berisha akuza Ballukut: Tender për larjen e makinave të saj, për një muaj kushton 10 mijë euro lavazhi

    Kreu i PD-së, Sali Berisha është ndalur edhe te lista e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.

    I ftuar në ‘Opinion’, Berisha u shpreh se kjo forcë politike ka në listën e saj zyrtarë dhe ministra me barrë krimi dhe akuza të rënda.

    Kryedemokrati nuk la pa përmendur ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndaj së cilës hodhi akuza se ka bërë tender për larjen e makinave të saj, me vlerën 10 mijë euro.

    Berisha: A t’i marrim kandidaturat e PS? Çfarë kemi aty, kemi një seri zyrtarësh dhe ministrash me barrë të rëndë krimi dhe akuza ndër më të rëndat. Belinda Balluku ka bërë tender për të larë njëherë çdo javë makinat e saj me 10 mijë euro. 10 mijë euro lavazhi, ai i kishte vënë tituj të bukur “sauna e makinave të Ballukut”. Thoshte që ky lavazh duhet të jetë jo më larg se dy km nga ministria, duhet të ketë këto furçe, duhet të ketë këto lloj solucionesh. Kur e lexova mendova mos ishte ndonjë humor i gazetarit. Por gazetari kishte publikuar të gjitha dokumentet e tenderit. Në muaj 10 mijë euro lavazh. Këta janë kandiddatët e PS. Të tjerët janë fasadë për të bërë makijazhin e Edi Ramës.

  • 10 mijë euro tender/ Balluku kërkon t’i lahet “Audi A8” tre herë në javë: Mos të presë më shumë se 30 minuta në radhë

    10 mijë euro tender/ Balluku kërkon t’i lahet “Audi A8” tre herë në javë: Mos të presë më shumë se 30 minuta në radhë

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka hapur një tender me vlerë 10 mijë euro për larjen e automjeteve të institucionit deri në fund të vitit 2025. Tenderi përfshin 10 makina, mes të cilave edhe Audi A8 me të cilën lëviz ministrja dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila sipas dokumenteve të tenderit, ka parashikuar që automjeti i saj të lahet 12 herë në muaj – më shpesh se çdo automjet tjetër i ministrisë.
    Sipas dokumentacionit të publikuar, orari i larjes së makinave është i përcaktuar rreptësisht, nga ora 07:00 deri në 09:00 çdo ditë të javës, dhe secili automjet nuk duhet të presë më shumë se 30 minuta në radhë për kryerjen e shërbimit. Përveç larjes së jashtme me solucion pa furçë, përfshihet edhe pastrimi i brendshëm me fshesë me kompresor.
    Kushtet specifike për tenderin:Lavazhi duhet të ndodhet brenda qytetit të Tiranës, jo më larg se 2 km nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.Të ketë të paktën 3 poste larjeje dhe 4 punonjës.Duhet të ofrojë shërbim edhe në oraret e pasdites dhe të shtunave.Përveç larjes së rregullt, është parashikuar larje tapicerie 10 herë në vit për 10 makinat.
    Në listën e makinave që do të përfitojnë nga ky shërbim përfshihen edhe modele si Toyota, Volkswagen Touareg, Hyundai, Land Rover dhe Citroen, të cilat do të lahen nga 2 deri në 10 herë në muaj, në varësi të automjetit.
    Ky tender është bërë objekt i diskutimeve, duke pasur parasysh që Balluku është një nga zyrtaret më të përfolura për abuzime me tenderat, ndërkohë që ndaj saj janë depozituar një sërë padish në SPAK për shkelje të ndryshme financiare.