Tag: tender

  • Skandali Rama-Balluku me Portin e ri Tregtar të Durrësit, ja si i dhanë kontratë pa tender kompanisë holandeze që…

    Skandali Rama-Balluku me Portin e ri Tregtar të Durrësit, ja si i dhanë kontratë pa tender kompanisë holandeze që…

    Tenderi  i projektimit, konsulencës dhe ndërtimit të Portit të Ri në Porto Romano ka hyrë në një gropë të zezë korrupsioni, dallohen qartë ndërthurja klienteliste e qeverisë dhe konkretisht dyshes Balluku-Rama me operatorët ekonomikë. Organizimi i këtij tenderi është pjesë e një mashtrimi të madh që nis me shkatërrimin e Portit të Durrësit duke ja falur një kompanie arabe rreth 82 hektarë tokë, duke lënë Shqipërinë pa portën kryesore në Adriatik. Në dispozicion të fazës së parë do të hidhen rreth 400 milionë për ndërtimin e këtij porti, ndërkohë vetëm për konsulencën dhe projektin janë hedhur rreth 22 milionë euro.
    Në numrin e parë bëmë një përshkrim të cekët si u mor projekti nga holandezë në bashkëpunim me një klient të qeverisë Rama, i cili është i lidhur me Belinda Ballukun nëpërmjet  tenderëve dhe kontakteve të ndryshme që e nxjerrin përfitues të shumë tenderëve në sektorin që “ Lubia e korrupsionit’ drejton.  Konsulenca e tenderimit është një shpikje e sajuar nga Edi Rama për të hedhur një thes me lekë të taksapaguesve shqiptarë në duar të një kompanie të huaj, e cila është dhe përfituesja e projektit të Portit me vlerë të tenderuar 9.5 milionë euro dhe kontraktuar me vlerë 1.145.354.372,96 leke pa tvsh. ( si e shtoi vlerën Balluku të kësaj kontrate nga tenderim do e sqarojmë ditët në vijim).
    Detajet
    Nëpërmjet një procedure top secret qeveria shqiptare autorizon APD që të nënshkruajë një kontratë me Royal Haskoning DHV, pa vlerë për konsulencën që kjo do i bëjë  konsulencës së tenderimit të Portit të Ri, shuma sekret, kontrata sekret, informacione zero dhe gjithçka në errësirë të plotë transparence. Përflitet për një portofol 12 milionë euro, dhe këto para janë dhuruar  nën justifikimin interesa strategjike. Qeverisje monstruoze që luan me paratë e shqiptarëve duke grabitur pa një dokument apo qoftë dhe një proces verbal. Ndryshe nga tuneli i Llogarasë  ku u vodhën 50 milionë euro me tender fiktiv, këtu nuk kemi tender fare vetëm një VKM të Edi Ramës që urdhëron  APD ti japë ca para holandezëve se i duhen për një punë strategjike.
    Për të vazhduar më tutje me procedurat mund të vëmë re se, vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 427, datë 26 qershor 2024, për autorizimin e Autoritetit Portual Durrës që të negociojë drejtpërdrejt dhe të lidhë marrëveshje konsulence me Royal Haskoning DHV, është një nga rastet më të debatuara  dhe ka zbardhur shkeljen e parimeve të konkurrencës dhe barazisë në prokurimet publike. Ky vendim, i mbështetur formalisht në nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 52 të ligjit nr. 16/2024, i cili ndryshon ligjin nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, autorizon një kontraktim të drejtpërdrejtë “me emër” për një subjekt të vetëm, duke eliminuar garën e hapur dhe duke vendosur konsulentin e zgjedhur në qendër të proceseve të konkurrimit dhe kontraktimit.
    Teksti zyrtar thotë se APD autorizohet të negociojë drejtpërdrejt dhe të lidhë marrëveshje konsulence me “Royal Haskoning DHV” për një fushë “me interes strategjik” që përfshin “proceset e konkurrimit, kontraktimit, ndërtimit dhe mbikëqyrjes” së portit të ri në Porto Romano. Vendimi vendos edhe kufizim kohor: autorizimi “qëndron në fuqi jo më shumë se 3 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 16/2024” Ky konfigurim është i rrezikshëm sepse prek vetë mekanizmat që garantojnë trajtimin e barabartë të operatorëve ekonomikë dhe konkurrencën e ndershme.
    Skandali
    Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 11 garanton sistemin ekonomik të tregut të lirë dhe konkurrencën e ndershme, ndërsa neni 18 sanksionon barazinë para ligjit pa diskriminim ekonomik. Ligji nr. 162/2020 për prokurimin publik në nenin 3 përcakton parimin e trajtimit të barabartë dhe konkurrencës së ndershme, ndërsa nenet 6 dhe 7 kërkojnë kushte të njëjta për pjesëmarrje dhe kritere të barabarta për të gjithë operatorët.
    Ligji nr. 9121/2003 për mbrojtjen e konkurrencës ndalon abuzimin me pozitën dominuese dhe marrëveshjet që kufizojnë konkurrencën. VKM 427 bie ndesh me këto dispozita sepse përzgjedh “me emër” një subjekt të vetëm, eliminon garën e hapur dhe vendos konsulentin në rolin e “gatekeeper” të konkurrimit, duke krijuar rrezik të qartë për deformim të tregut. Ky është një konflikt klasik interesi: subjekti që harton rregullat e garës mund t’i përshtasë ato për të favorizuar aktorë të caktuar. Në standardet e Bashkimit Europian, sipas Direktivës 2014/24/BE, kontraktimi i drejtpërdrejtë lejohet vetëm në raste të kufizuara si emergjenca, ekskluziviteti teknik ose siguria kombëtare. VKM 427 nuk përmbush asnjë nga këto kritere dhe përzgjedhja “me emër” e një konsulenti për një projekt strategjik është devijim i rëndë nga praktikat e prokurimit transparent dhe konkurrues.
    Pazar në tavolinë
    Akuzat publike e kanë forcuar perceptimin e një vendimi të paligjshëm dhe të motivuar nga klientelizmi. Media ka raportuar se kontrata e dhënë pa tender ka vlerë rreth 12 milionë euro, duke e cilësuar si “pazar në tavolinë” dhe si një rast ku shteti shqiptar prokuroi një kontratë të majme mbikëqyrjeje pa garë. Ish-zv/komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, e ka quajtur projektin e Porto Romanos një aferë korruptive, duke theksuar se tenderat paraprakë kanë dështuar dhe se ideja e portit u krijua për të lehtësuar interesa private në Durrës. Raportime të tjera tregojnë se konsulenti Royal Haskoning DHV ka udhëhequr fazën e parakualifikimit në tenderin gjigant prej 393 milionë eurosh, ku disa konsorciume ndërkombëtare u skualifikuan dhe vetëm dy kompani u kualifikuan për fazën finale.
    Ky rol i konsulentit në vetë procesin e konkurrimit është parë si problematik dhe si konflikt interesi, sepse konsulenti që harton dokumentet dhe kriteret e tenderit ka ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e garës. Pasojat e këtij konfigurimi janë të shumëfishta. Ekonomikisht, mungesa e konkurrencës sjell çmime më të larta dhe kushte më pak të favorshme për shtetin. Ligjërisht, vendimi cenon nenin 3 të ligjit për prokurimin publik dhe nenin 18 të Kushtetutës. Institucionalisht, krijon humbje besimi te transparenca e prokurimeve publike. Politikisht, prodhon një imazh të mungesës së barazisë dhe të favorizimit të subjekteve të caktuara. Raportimet për vlera të larta e shtojnë dyshimin për abuzim, edhe pse shuma e saktë duhet verifikuar në kontratën e APD.
    Fakt i sigurt mbetet se VKM autorizon lidhjen e marrëveshjes dhe vendos bazën për një shpenzim të madh publik pa garë. Në përfundim, VKM nr. 427/2024 është një akt që formalisht mbrohet nga ligji nr. 16/2024, por materialisht cenon parimet kushtetuese të konkurrencës dhe barazisë. Përzgjedhja “me emër” e Royal Haskoning DHV është diskriminim i drejtpërdrejtë, negocimi i drejtpërdrejtë pa garë është shkelje e ligjit për prokurimin publik, dhe roli i konsulentit në vetë proceset e konkurrimit krijon një konflikt interesi që minon besueshmërinë e sistemit. Akuza për kontratë pa tender me vlerë 12 milionë euro dhe për “pazar në tavolinë” e forcojnë bindjen se ky vendim nuk është thjesht një përjashtim ligjor, por një rast i qartë ku barazia dhe konkurrenca janë të cenuara. Ky është një rast ku forma ligjore përdoret për të justifikuar një cenim material të parimeve themelore kushtetuese, duke krijuar një rrezik të parashikueshëm për diskriminim dhe deformim konkurrence në kontraktimet publike.

  • Skandali Balluku-Rama me portin e ri, si ju dha pa tender projektimi dhe konsulenca djalit të ish deputetes…

    Skandali Balluku-Rama me portin e ri, si ju dha pa tender projektimi dhe konsulenca djalit të ish deputetes…

    Porti i ri tregtar në Porto Romano (Durrës) I parashikuar si projekti më i madh portual në Shqipëri, i cili do të zëvendësojë Portin ekzistues të Durrësit duket se është shtyrë në “kalendat greke”, pavarësisht premtimeve dhe mashtrimeve qeveritare të dyshes Rama-Balluku. Ndërtimi i këtij porti nuk ka asnjë datë se kur do të fillojë ndërtimin e tij, ndërkohë që vetë procesi i tenderimit ka filluar me një gropë gjigante korrupsioni.
     Edi Rama fillimisht pretendoi se zhvillimi i Porto Romanos do të financohej nga investitorë të huaj ndërkohë që zhvillimet treguan se pjesa dërrmuese e financimit do të vijë nga buxheti i shtetit, duke treguar qartazi se shkatërrimi i portit shekullor të Durrësit është një nga gropat e zeza të kryeministrit, i cili për interesa korruptive i fali këtë port Alabarit. Një gjë tjetër që bie në sy gjatë fazave të tenderimeve të Portit të ri të Durrësit është klientelizmi dhe abuzivizmi i qeverisë në përzgjedhjen e projektuesit të tenderit. Fituese ka dalë një kompani holandeze dhe partner lokal është një kompani shqiptare e drejtuar nga djali i ish-deputetes Leskaj, Besnik Leskaj.
    Ky tender tregon qartë preferencat politike të Edi Ramës, i cili ka paracaktuar fituesin e projektit me vlerë 9.5 milionë euro dhe për më keq, i ka dhënë kësaj kompanie pa tender 12 milionë euro të konsulencës. Një skandal dhe hajdutëri e pakrahasueshme me asnjë vend të botës, ku kryeministri i trajton paratë e shqiptarëve si paratë e xhepit të Kristaqit apo Netës dhe jo kontribut i gjakut të një populli të tërë. Edi Rama është shndërruar një “Arsen Lupen”, i kohëve moderne ku del i përfshirë në shkelje skandaloze kudo ku ka pasuri kombëtare dhe para të taksapaguesve.
    Garbitje me projektin dhe konsulencën e tenderit të Portit
    Përgatitjet për tenderin ndërkombëtar filluan prej vitit 2021. Autoriteti Portual i Durrësit (APD) hapi një tender për projektimin teknik të detajuar, të cilin e fitoi konsorciumi RoyalHaskoningDHV (Holandë) – ABKONS (Shqipëri) në nëntor 2021, me vlerë 9.5 milionë euro. Projekti duhej dorëzuar brenda 8 muajve, por u prezantua publikisht nga fundi i vitit 2022 para zyrtarëve të lartë, duke sugjeruar një zgjatje të afatit fillestar. Ndërkohë, Qeveria shqiptare i atribuoi kompanisë holandeze Royal Haskoning një rol qendror edhe në fazën e tenderimit dhe mbikëqyrjes: në qershor 2024, me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, APD u autorizua të lidhë një marrëveshje konsulence direkt (pa garë) me Royal HaskoningDHV për asistencë në procesin e tenderimit, kontraktimit, ndërtimit dhe mbikëqyrjes së portit të ri.
    Kjo kontratë konsulence, me vlerë rreth 12 milionë euro, u realizua përmes një ndryshimi ad hoc të ligjit të prokurimit publik, duke i dhënë kompanisë holandeze “atribute publike deri në përzgjedhjen e fituesit” të punimeve. Ky hap u argumentua nga qeveria si mënyrë për të tërhequr ekspertizë ndërkombëtare dhe për të garantuar proces transparent, por u kritikua ashpër nga media dhe opozita si një “pazar në tavolinë” që anashkaloi konkurrencën.
    Akuzat për korrupsion me zgjedhjen e projektuesit
    Kontrata konsulente pa garë dhe ndryshimi i ligjit: Një nga pikat më të debatueshme ka qenë mënyra se si u zgjodh konsulenti për tenderin. Vendimi i qeverisë për t’i dhënë RoyalHaskoningDHV një kontratë 12 milionë euro pa garë për konsulencë e mbikëqyrje cilësohet si precedent negativ pasi “për herë të parë shteti shqiptar prokuron një kontratë të majme mbikëqyrjeje me pazar në tavolinë”. U zbulua se për këtë është kryer një ndryshim i posaçëm ligjor, duke “shkallmuar” ligjin e prokurimeve për t’i hapur rrugë marrëveshjes direkte. Kjo praktikë konsiderohet shkelje e parimit të konkurrencës dhe u denoncua si mungesë transparence dhe potencialisht lobim i fshehtë në favor të interesave të caktuara. Ndërkohë, qeveria e mbrojti këtë vendim duke argumentuar rëndësinë strategjike të projektit dhe nevojën për ekspertizë të nivelit të lartë ndërkombëtar. Madje vetë ministrja Balluku, në hapjen e garës, theksoi se ekipi i Royal Haskoning (drejtuar nga eksperti Erik Smit) ka qenë i përfshirë që nga dita e parë dhe do të vazhdojë të udhëheqë procesin e vlerësimit të ofertave dhe mbikëqyrjes së punimeve.
    Kjo situatë ngriti shqetësime për konflikt interesi, pasi konsulenti i kontraktuar direkt nga autoriteti publik ka një ndikim vendimtar si në përgatitjen e kritereve të tenderit, ashtu edhe në vlerësimin e ofertave të konkurrentëve  pra, në praktikë Royal Haskoning po “mbikëqyr” një proces ku mund të ketë ndikuar vetë në hartimin e kushteve të garës. Sipas një informacioneve,  ekziston shqetësimi se kontratat konsulente pa garë mund të kenë si qëllim favorizimin e një kompanie të caktuar ndërtuese. Skema e dyshuar funksionon kështu: një kompani e huaj prestigjioze përdoret si “mbulesë” në letra për tenderin e madh, ndërsa kontrata reale e ndërtimit i dorëzohet në prapaskenë një kompanie vendase të lidhur me pushtetin. Ky model është aplikuar dhe më parë në vepra publike në Shqipëri, si te Tuneli i Llogorasë, ku kontratën e mbikëqyrjes e fitoi formalisht Hill International, por punën faktike e realizoi një kompani lokale (rasti Valter Beqaj i dënuar për korrupsion). Për Porto Romanon flitet se “firma në tenderin e radhës do të jetë e Pirro Vengut”, duke aluduar se ish-drejtori i APD (Pirro Vengu) ose persona pranë tij mund të përfitojnë përmes nënkontraktimeve pasi tenderi t’i jepet një operatori të huaj. Gjithsesi, fakti që ministrja Balluku që mbikëqyri procesin u vu nën hetim nga SPAK për shkelje të ligjit të prokurimeve në një tender tjetër (Tuneli i Llogorasë) në fund të vitit 2025, ka shtuar hijet e dyshimit mbi integritetin e proceseve tenderuese madhore të qeverisë.
    Si ka ecur Projektit
    Zbatimi i kontratave konsulente: Deri në fund të 2025, nuk ka ende një kompani të shpallur fituese për ndërtimin, prandaj “performanca” mund të vlerësohet vetëm për kompanitë që kanë fituar kontrata dytësore (projektimi dhe konsulenca). Edhe pse pati disa muaj vonesë përtej afatit 8-mujor (projekti u prezantua në dhjetor 2022 në vend që të përfundonte në verë 2022), qeveria e pranoi rezultatin pa penalitete të njohura, duke treguar qartazi klientelizmin e kësaj kontraete. Prezantimi publik u krye në nivelin më të lartë (me praninë e Kryeministrit dhe ministrave), ku u pohua se projekti ishte gati për të nisur faza e ndërtimit. Në atë kohë (fund 2022) ministrja Balluku deklaroi se “kantieri do të hapej në fillim të 2023”, por kjo nuk ndodhi. Në vijim, premtime të ngjashme për nisje të shpejtë të punimeve janë dhënë disa herë gjatë 2023 dhe fillim 2024, por as tenderi nuk ishte zhvilluar ende deri në mes të 2024.
    Këto premtime dyvjeçare rezultuan të rreme pasi projekti u vonua dukshëm nga parashikimet fillestare. Në periudhën 2023–2025, punimet konkrete në Porto Romano kanë qenë minimale. Është raportuar se, ndërkohë që porti i vjetër i Durrësit po zbrazet gradualisht për t’i hapur rrugë projektit turistik të Alabbar-it, në Porto Romano janë kryer vetëm punime paraprake terreni – kryesisht pastrimi i zonës dhe prerja e vegjetacionit (kallamishtet) në truallin e portit. Media ka ironizuar se “2 vjet punë vetëm për të prerë kallamishtet” pas shpalljes së projektit, duke nënkuptuar vonesa të konsiderueshme dhe mungesë aktiviteti domethënës ndërtimor. Kjo situatë ilustron vonesa në respektimin e afateve: në fillim u mendua se porti i ri do të ishte gati brenda 2025, por tani objektivi është shtyrë të paktën deri në 2029. Megjithatë, autoritetet këmbëngulin se kjo vonesë ka shërbyer për të kryer studime të thelluara dhe për të siguruar një garë me operatorë seriozë. Sipas MIE, janë bërë 420 mijë orë punë studimore nga rreth 100 ekspertë vendas e të huaj që nga 2019 për këtë projekt  një volum i madh pune paraprake që pritet të japë efekt në fazën e zbatimit.

  • ‘Një urë i kushtoi buxhetit 12 milionë euro’/ Shehaj: Kriteri teknik është përdorur për të përjashtuar konkurrentët kryesorë

    ‘Një urë i kushtoi buxhetit 12 milionë euro’/ Shehaj: Kriteri teknik është përdorur për të përjashtuar konkurrentët kryesorë

    Një tender publik dyshohet se i ka kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej 12 milionë eurosh, pasi oferta më e ulët ekonomike është skualifikuar bazuar në një kriter specifik që lidhet me ndërtimin e një ure. 

    Sipas të dhënave të bazuara në dosjen e SPAK-ut, në garë morën pjesë pesë kompani. Një bashkim operatorësh i përbërë nga “Konkord Engineering”, “Alb Building” dhe “Alp Star” paraqiti një ofertë prej 15.8 miliardë lekësh. Ndërkohë, kompania fituese, “Interkapia SL”, u shpall me një ofertë prej 17.036 miliardë lekësh.

    Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ tha se  rsyeja e skualifikimit të ofertës më të ulët ishte mungesa e eksperiencës së mëparshme në ndërtimin e një ure me gjatësi 120 metra. Ky kriter konsiderohet thelbësor dhe diskriminues, pasi ka shërbyer si mjet për të nxjerrë jashtë gare konkurrentin kryesor.

    Diferenca financiare mes dy ofertave është rreth 1.2 miliardë lekë, ose afërsisht 12 milionë euro, një kosto shtesë që do të mbulohet nga taksapaguesit.

    Ekspertja ju referua Ligjit 162/2020 për Prokurimin Publik, veçanërisht nenit 127, i cili përcakton se kur ndryshimet në një kontratë konsiderohen thelbësore. Sipas Shehajt, nëse një kusht i vendosur në tender ka çuar në skualifikimin e operatorëve që normalisht do të ishin kualifikuar, procedura duhet të rishpallet.

    Në këtë rast, kriteri për urën pretendohet të jetë një kusht i tillë thelbësor që ka deformuar konkurrencën.

    Projekti në fjalë përfshinte ndërtimin e dy urave, ku njëra prej tyre, ajo në dalje, konsiderohej si më e rëndësishmja dhe me kosto më të lartë, e vlerësuar mbi 20 milionë euro.

    Deklarata e plotë në ‘Kafe Shqeto’:

    “E 98-ës, i cili e përcakton qartë që mbasi ti do bësh projektin që e kanë bërë këta, ky 7 milionë euro e gjysëm na kushtoi, ka një strukturë dhe institucion që bëhet oponenca teknike për të parë qëndron ky projekti apo nuk qëndron ky projekti? E mban toka këtë projektin apo s’e mban toka këtë projektin? Dhe ka dhe një ligj tjetër,162-shi i vitit 2020, që është për prokurimin publik.

    Ai ligji e përcakton shumë qartë në nenin 127, kur bëhen ndryshimet e kontratave. Dhe nëseështë specifika e ligjit dhe thotë, nëse ndryshimet në kontratë janë ndryshime thelbësore, të cilat kanë përbërë kushte të atilla që janë skualifikuar operatorë të tjerë ekonomikë, atëherë këto ndryshime nuk mund të bëhen shtesim, por duhet rihapur një procedurë e re tenderuese.

    Tani do të të jap dhe një detaj tjetër, dhe këtë e kam marrë nga dosja e SPAK-ut. SPAK-u thotë, përveç se specifikon të gjithë procedurën, përveç se rendit se kush ka marrë pjesë në tender. Te një nga faqet e vendimit thotë, kanë marrë pjesë në tender, pesë kompani. Dhe thotë, bashkimi Konkord Engineering, Alb Building, Alp Star me ofertë ekonomike 15 miliardë e 800.

    Ndërkohë, ka marrë pjesë dhe numri katër që është Interkapia SL, është ka fituar dhe thotë 17.036 miliardë, pa TVSH këto. Tani, diferenca mes këtyre të dyve që të kuptojmë që ne jo s’kemi fituar, ai 5 milionë euroshi që thotë Fatosi nuk është real.

    Dhe vetëm kjo diferenca, sepse Alp Stari, aty Alb Building me Konkordin, e di ti për çfarë janë skualifikuar? Se nuk kishin eksperiencën, sipas dosjes së SPAK-ut. Unë do ja çoj Fatosit vendimin po s’e ka.

    Vetëm sepse nuk kishte eksperiencën për të ndërtuar urën 120 metra. Të kam çuar dhe preventivin, preventivi i cili është te DST-të, të hedhura në APP, mbi të cilën kanë plotësuar ofertën dhe ka dy ura. Dhe kjo ura në dalje ishte kjo ura e rëndësishme. Kjo ura që kushtojnë ato zerat që thua ti që janë 20 mijë kamiona që duhet të bënin varavingo. Dhe ajo ura e ka koston mbi 20 milionë euro Fatos. Dhe këtë e thonë inxhinierët, nuk e themi ne.

    Vetëm diferenca midis ASL-së dhe Intekarit dhe ofertës tjetër të skualifikuar vetëm se s’kishte eksperiencën e urës, është 1.2 miliardë lekë, që do të thotë 12 milionë euro.

    12 milionë euro, do e kishim patur ofertën më të ulët ne po të mos ishte ai kriteri i asaj urës, dhe që ne do ishim shumë të lumtur, por ta thashë dhe njëherë edhe nëse e mirëkuptojmë, edhe pse nuk duhet të jetë kështu se ka oponent, duhet të ishin në burg dhe ata që kanë bërë oponencën dhe ata që kanë bërë projektin. Mos flasim dhe ata të KPP-së që këtej bënin kriteret e tenderit.

     

  • U përmend nga Balluku që s’kishte memorie, ja roli i Vjolës në tender

    U përmend nga Balluku që s’kishte memorie, ja roli i Vjolës në tender

    Tenderi i Llogarasë ka lënë me “gojë hapur” gjithë shqiptarët, jo për nga ana infrastrukturore, por për shkak të vjedhjes galopane dhe talljen që ka bërë me paratë e shqiptarëve, zv.kryeministrja dhe njëhohësisht minister e Infrastrukturës dhe Enerigjisë, Belinda Balluku së bashku me bashkëpuntorët e saj. Nga tenderat që kanë siguruar Piranjat, shihet se si Balluku ka ndërhyrë drejtpërdrejtë në procedurat e tenderimit dhe për ndikim në përzgjedhjen e fituesit të kontratës 170 milionë euro.
    Mesazhet dhe urdhrat për ish-kreun e ARRSH-së, Ervis Berberi, ku një ndër to ka qenë: “Mbylleni sot me urgjencë tenderin, skualifikoni të gjithë. Mos më zhgënje.”
    Balluku kërkon po ashtu që disa kompani të përjashtohen nga gara
    Fillimisht, tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u hap me disa kompani shqiptare në garë, mes tyre edhe “Gjoka Construction”. Megjithatë, procedura u anulua në mënyrë të menjëhershme.
    Menjëherë pas kësaj, u rihap një tender i dytë, me kushte dhe kritere të ndryshuara. Fitues u shpall një bashkim kompanish turke, Intekar Yapi dhe ASL Insaat me një ofertë prej 170 milionë euro.
    Detaje nga tenderi:
    Tenderi është hapur në 24 qershor të vitit 2021 dhe si afat përfundimi ishte caktuar vetëm një muaj më vonë, 28 korrik, i emëruar si “Ndërtimi i Tuneloit të LLogarasë”, në aksin Orikum-Himarë. Ky tender me vlerë 18 miliardë e 967 mijë, u firmos nga sekretarja Viola Haxhiademi.
    U përmend nga Balluku që s’kishte memorie, ja roli i
    Ofertat që u dhanë për këtë tender:
    1. Bashkimi i operatorëve ekonomikë JV Concord Engineering and Contracting & Alb Building shpk & Alb Star shpk – Oferta: 15,848,808,298.78 Lekë.
    2. Albanian Glob Affaire – Oferta: 18,000,000,000 Lekë.
    3. Limak İnşaat Sanayi ve Ticaret Anonim Şirketi – Oferta: 18,690,597,185.62 Lekë.
    4. Bashkimi i operatorëve ekonomikë INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK İNŞAAT SANAYİ VE TİCARET LIMITED SİRKETİ & ASL İNŞAAT TAAHHUT VE SANAYİ TİCARET LIMITED SİRKETİ – Oferta fituese: 17,036,526,000 Lekë.
    5. Poëer Construction Corporation of China, Ltd. – Oferta: 185,754,927.28 Euro.
    Balluku për të favorizuar kompaninë turke, nisi shkeljet me radhë
    Kjo pasi fituesit nuk plotësonin disa nga kriteret ligjore dhe teknike të përcaktuara në dokumentet e tenderit; si mungesë e dokumenteve përmbarimore dhe tatimore, mungesë përvoje në ndërtimin e urave dhe tuneleve, dokumente të papërkthyera në shqip, certifikata ISO të paakredituara, dhe mungesë kontratash pune sipas kërkesave të ARRSH-së.
    Kjo ndërhyrje e Ballukut i kushtoi buxhetit shqiptar një dëm prej rreth 30 milionë euro
    Roli i Vjolës në këtë tender
    Një emër i lakuar shpesh në dosjen e SPAK, është edhe, Vjola, përfaqësuese e autoritetit kontraktues. Në vend që të ishte mbrojtëse e interesit publik, ajo u përfshi në një numër problematikash që rënduan më tej situatën.
    Përgjjimet Balluku-Berberi:
    Belinda Balluku: “Je larg”.
    Evis Berberi: “Jo Te vi”.
    Belinda Balluku: “Hajde”.
    Evis Berberi: “Erdha”.
    Belinda Balluku: “Hajde se u cmena Viola eshte komplet pa memorie”.
    Evis Berberi: “Erdhaa”.
    Evis Berberi: “Me tha Arta ta takoj se kishte folur me ty”.
    Belinda Balluku: “Nuk besoj qe do shtoj gje, po nje sy tjeter nuk eshte keq Se Viola me la pa fjale Komplet pa memorie, Sikur nuk ishte dje me ju”.
    Çfarë duhet të mbajnë mend shqiptarët?
    Ky tender nuk ishte vetëm një dështim teknik apo një gabim administrativ. Ky ishte një abuzim i pastër me paratë publike. Paratë e shqiptarëve shkuan për të mbushur xhepat e Ballukut dhe bashkëpuntorëve të saj. Abuzimi dhe dështimi i procesit janë dëshmi të një sistemi të thellë korruptiv që vazhdon të dëmtojë interesin publik./piranjat.al
    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

  • Malltezi: Kriza mjedisore, pasojë e aferës së inceneratorëve! Rama po i vjedh qytetarët çdo ditë

    Malltezi: Kriza mjedisore, pasojë e aferës së inceneratorëve! Rama po i vjedh qytetarët çdo ditë

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, në një intervistë në edicionin e lajmeve në SYRI TV, foli rreth situatës aktuale mjedisore dhe menaxhimit të mbetjeve, duke e cilësuar atë si “pasojë të një vjedhjeje marramendëse” dhe “kronikë të një krize të paralajmëruar”.

    Malltezi akuzoi qeverinë se ka keqmenaxhuar që në fillim projektet e inceneratorëve, duke i kthyer ato në burim ndotjeje dhe korrupsioni. Ai tha se tarifat për trajtimin e mbetjeve në Tiranë janë trefishuar, duke arritur në 29 euro për ton, ndërkohë që incenerimi nuk ekziston.

    Sipas tij, Sharra është kthyer në një “bombë ekologjike”, ndërsa kapacitetet e Elbasanit dhe Fierit janë tejkaluar. Malltezi shtoi se qeveria ka falimentuar ricikluesit duke u dhënë monopole klientëve të saj dhe duke e kthyer sistemin e menaxhimit të mbetjeve në një aferë të pastër korruptive.

    Në përfundim, ai theksoi se “qeveria vetëm vjedh dhe kalon nga një emergjencë në tjetrën”, ndërsa qytetarët vazhdojnë të paguajnë koston e vjedhjes së shekullit.

    Jamambër Malltezi: Kjo është kronikë e një krize të paralajmëruar, ose pasojat e një vjedhje marramendëse. Vjedhja e shekullit, këto pasoja mund të kishte, s’mund të ketë pasoja të tjera. Çfarë ka ndodhur është një, keqmenaxhim i të gjithë situatës, që nga dita e parë kur këto i lindi ideja për të vjedhur duke mos bërë asgjë, dhe deri në ditët e fundit. Për fat të keq nuk u ndalën dhe kur u zbulua që këtu kishin bënin me një aferë kriminale, vjedhje masive, nuk u ndalua. Dhe sot e kësaj dite ne vazhdojnë të na vjedhë qeveria.

    Një, një moment zoti Paruca, mendoni pak. A e dini që neve në Tiranë sot paguajmë 29 euro, saqë ishte tarifa qoftë për lendfillimin, qoftë për incenerimin. Po incenerim nuk ka. Pra pse shkoi tarifa nga 12 në 29 euro, pra gati tre herë, trefish? Çfarë po ndodh me këto para? Po vidhemi ne si qytetarë, po i vjedh Edi Rama me bandën e tij të hajdutëve. Pra, nuk është gjë e re, kur vetëm vjedh dhe nuk mendon zgjidhje, të gjitha, të gjithë variantet pastaj ngelin utopira. Këto duhet të ishin menduar me kohë. Duhet të kishim, qeveria duhet të kishte ndarë ekspertizën, ekspertët, grupin e ekspertëve për të gjithë këto situata.

    Për fat të keq nuk e bëri asnjë nga këto. Tani qeveria thjesht vjedh dhe hidhet nga një situatë  emergjence në një situatë tjetër emergjence. Duhet të kemi parasysh që jo vetëm Elbasani dhe Fieri që janë përtej kapaciteteve të tyre dhe janë burime ndotëse tani, nuk ka më asgjë, por dhe Tirana, Sharra në Tiranë është burim ndotës. Sharra është një bombë ekologjike. Për fat të keq kapacitetet e Sharrës janë ezauruar tashmë, sepse nuk bëhet asnjë lloj riciklimi. Sepse dhe riciklimin, edhe dherat dhe gjithçka, për fat të keq Edi Rama ja dha monopol dy Klodianëve.

    Pra, duke mos bërë asnjë nga ato dhe ato i rritën çmimet dhe për ricikluesit. Për fat të keq, kështu që i përzunë dhe riciklusit, i falimentuan. Pra është një kronikë e një krize të paralajmëruar dhe një pasoje e një vjedhje babëzie. Për fat të keq shqiptarët do vazhdojnë të vidhen. Po të kemi parasysh dhe ky tender që kishte dalë ishte tender 600.000 eurosh, pra i paracaktuar. Pse do ishte i paracaktuar dhe kush e paracaktoi? Ka shumë shumë pikëpyetje. Po të kemi parasysh që për çdo tender që është mbi 500.000 euro, Banka Botërore bën tender me dy faza. Fazë e parë shprehje interesi, fazë e dytë vlerësimi teknik, fazë e tretë vlerësimi i projekteve financiare. Pra për fat të keq këto paratë i kanë, domethënë, i kanë, i kanë qindra mijëra eurove, i kanë si të ndara. Po vjedhin çdo ditë dhe për fat të keq nuk mbajnë absolutisht asnjë lloj përgjegjësie.

  • Çfarë ndodh pas dyerve të SPAK me zyrtarët? Dogjani: Nuk jam për tender në prokurori, ja pse më kanë thërritur

    Çfarë ndodh pas dyerve të SPAK me zyrtarët? Dogjani: Nuk jam për tender në prokurori, ja pse më kanë thërritur

    Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për çështjen e tij në SPAK, por edhe për çfarë ndodh me zyrtarët e tjerë.
    Ai tha se nuk ndodhet në SPAK për vjedhje, as për tender, por pasi është kallëzuar nga një falsifikator.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Ju jeni një nga ata zyrtarë të rëndësishëm që edhe dje ishit në SPAK. Çfarë ndodh aty brenda ku zyrtarët hyjnë e dalin?
    Dogjani: Unë nuk e di si futen ata që vjedhin. Unë nuk kam vjedhur kurrë në jetën time, nuk kam bërë kurrë tender. Një rast kam parë në Fier. Sapo emërohem drejtor në Policinë e Fierit, më vijnë ca letra për tender, duheshin firmosur. Bëhej fjalë për karburantin, shoh letrat në tender dhe çmimi ishte dyfishi. Më merr njëri në telefon dhe më thotë: “Pse s’e firmose?” I them kush je ti, më tha emrin  Ervin Fisheku. I thashë: “Me automatiku qofsh, nuk e firmos.” Më mori drejtori i përgjithshëm i Policisë dhe më tha: “A ta firmos unë?”
    Unë nuk jam marrë kurrë me tendera. Kjo bëri që unë të marr 8 mijë vota. Të marrësh vota siç i kam marrë unë do të thotë që je dikushi. Unë mora 8 mijë vota edhe herën e kaluar, isha i fundit i listës dhe hyra në parlament. Unë hy siç jam dhe dal siç jam.
    Në SPAK kam bërë kallëzim një njeriu që ka vjedhur oborrin e pallatit; e legalizuam ne si banorë. Ndërtuesi, në vend që të legalizonte pallatin, legalizoi oborrin. Kur po merresha me legalizimin e pallatit, pashë që ishte legalizuar oborri dhe kam bërë kallëzim në SPAK.
    Tani ish-ndërtuesi më ka kallëzuar në SPAK. Unë jam në 2+1, me tre fëmijë, ngelëm ngushtë atje. Dhe tani SPAK merret me mua dhe i beson një falsifikatori. Gjykata është treguar fisnike, gjyqtarja Rudina Palloi e ka kthyer 3 herë çështjen dhe hetimi rezultoi siç kërkova unë.

  • Belinda Balluku shkon në SPAK, numri dy i qeverisë besohet se është nën hetim për një tender

    Belinda Balluku shkon në SPAK, numri dy i qeverisë besohet se është nën hetim për një tender

    Zëvendës kryeministrja Belinda balluku, njëherësh Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
    Para se të hynte në SPAK, ajo refuzoi të komentonte për mediat arsyet e thirrjes së saj në SPAK.

    Balluku ndodhet në Prokurori e shoqëruar nga avokatja Pamela Qirko, njëherësh motra  e saj.
    Nuk dihet ende zyrtarisht shkaku i thirrjes së zonjës Balluku, por burime nga SPAK kanë bërë të ditur se ajo është hetuar për një tender të tunelit të Llogarasë./vizionplus.tv

  • Celibashi “kopjon” Ramën/ Tender 180 mijë euro për të numëruar votat me Inteligjencë Artificiale

    Celibashi “kopjon” Ramën/ Tender 180 mijë euro për të numëruar votat me Inteligjencë Artificiale

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka hapur një tender për të numëruar votat me Inteligjencë Artificiale. Kreu i KQZ-së ka “kopjuar” në këtë rast vetë kryeministrin Edi Rama, i cili “emëroi” në qeveri Diellën, një ministre dixhitale.
    Duket se politika e mazhorancës është implementuar edhe në proceset zgjedhore, teksa së fundmi është hapur edhe një tender i majmë për të përdorur Inteligjencën.
    Sipas dokumenteve që disponon redaksia e VoxNews, bëhet fjalë për procedurën e prokurimit “mirëmbajtja e moduleve/sistemeve që KQZ disponon dhe shërbimi i asistencës me Inteligjencë Artificiale (AI Assistant/chatbot) për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, për 2 muaj”.
    Nisur edhe nga afati kohor, prej 2 muajsh, KQZ-ja synon që t’a përdorë sistemin në zgjedhjet e pjesshme vendore në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, të cilat do të mbahen në datën 9 nëntor. Ndërkohë, pritet që shërbimi të përdoret edhe në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, data e së cilës do të vendoset pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Faksimile: Njoftimi i tenderit të hapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të përdorur Inteligjencën Artificiale në zgjedhjet e pjesshme vendore

    Në dokumentet që ka hulumtuar VoxNews shkruhet se fondi limit i tenderit është 17.400.000 lekë, ndërkohë që kërkohen edhe kamera të posaçme sigurie që arrijnë të numërojnë edhe votat.
    Ndërkohë, ajo që bie në sy në këtë tender është se procedura do të bëhet me negocim, pa njoftim, çka do të thotë se fituesi është paracaktuar dhe s’do të ketë garë. E gjithë kjo shumë, rreth 180 mijë euro, do t’i jepet një firmë që do të implementojë këto sisteme.
    Në fakt, disa javë më parë, vetë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se shpenzimet e gjithë këtij procesi do të mbulohen nga donacionet e partnerëve ndërkombëtarë.
    “Kemi filluar në versionin eksperimental të përdorimit të Inteligjencës Artificiale për kërkimin dhe marrjen e informacioneve zgjedhore nëpërmjet faqes së internetit të KQZ si dhe për të ofruar asistencë dhe krijuar facilitet për administratën zgjedhore, por edhe për subjekte të tjera të përfshira në procesin zgjedhor, mundësi për ta marrë dhe përpunuar këtë informacion, apo aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor”, tha ai.
    Më tej shtoi së bëhet fjalë për numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit, si dhe nxjerrjen e rezultateve. “Ky projekt do shërbejë si test dhe për momentin nuk do zëvendësojë mënyrën e numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila do mbetet mënyra zyrtare e referimit për këtë aspekt të procesit zgjedhor”, deklaroi Celibashi.
    /Vox News/

  • “Balluku është përgjuar në një bisedë telefonike”/ Sali Berisha nxjerr akuza të rënda: Lubiu lakohet për tender…

    “Balluku është përgjuar në një bisedë telefonike”/ Sali Berisha nxjerr akuza të rënda: Lubiu lakohet për tender…

    “Belinda Balluku është përgjuar në një bisedë telefonike duke i kërkuar një shumë të majme një biznesmeni për një tender.”. Ky ka qenë denoncimi që ka bërë kreu i PD-së, Sali Berisha ditën e sotme.
    Duke iu referuar qytetarit dixhital, Berisha thekson se Balluku lakohet në shumë biseda telefonike që e komprometojnë. Bëhet fjalë sipas tij për një tender, ku Balluku thuhet se ka kërkuar përqindjen e saj.
    DENONCIMI:
    Qytetari dixhital sot është para jush me informacionin shumë të rëndësishëm. Qytetari dixhital informon se Lubi Balluku lakohet shumë në bisedën telefonike të një biznesmeni me një person tjetër. Lakohet për një tender, në të cilin Lubi Balluku, sipas biznesmenit, ka kërkuar një përqindje të majme për të akorduar tenderin.
    Sipas qytetarit dixhital, ky regjistrim i është dërguar kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, nëpërmjet famozit Ergys Agasi. Mënyra se si është bërë regjistrimi, nuk kam të dhëna nga qytetari dixhital. Por ai pohon dhe insiston se ky regjistrim është dërguar dy javë më parë në zyrën e Edi Ramës. Natyrisht ky regjistrim nuk e ka penguar Edi Ramën të emërojë atë zëvendëskryeministre, pasi me Lubinë e lidhin aferat e tmerrshme korruptive.
    E lidh tuneli i Llogarasë, në të cilin del se kanë futur në xhep jo 50 milionë, por 90 milionë euro. E lidh bllokimi i supervizimit të ndërtimit të djegësit të Tiranës nga drejtoria që varej direkt nga Lubi Tuneli, dhe meqë Rama ishte përfituesi kryesor i 130 milionë eurove të zhdukura, kjo nuk ka dorëzuar qoftë një raport të vetëm të mbikëqyrjes, që është detyra me kontratë, të ndërtimit të djegësit, duke besuar se do lante duart me krimin e saj të shëmtuar dhe do fajësonte Erion Veliajn.
    Theksoj këtu se Erion Veliaj në këtë çështjen e supervizimit është po aq fajtor sa vetë Lubia, pra janë bashkëfajtorë, sepse edhe ky ka pasur zotim me shkrim që do ta mbikëqyrë. Por, as njëri, as tjetri nuk janë marrë me të.

  • ARRSH hap tender 771 mijë euro për riparimin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit, devijime trafiku në kulmin e sezonit turistik

    ARRSH hap tender 771 mijë euro për riparimin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit, devijime trafiku në kulmin e sezonit turistik

    Në mes të sezonit veror dhe në kulmin e ngarkesës së autostradës Tiranë Durrës me automjete, Autoritetit Rrugor Shqiptar ka hapur një tender emergjent për riparimin shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë – ura e Dajlanit, me fond limit 771 mijë euro.
    “Ky segment rrugor është shumë i rëndësishëm pasi është pjesë e korridorit ekzistues veri – jug dhe shërben për lidhjen e Portit të Durrësit me kryeqytetin Tiranë dhe më gjerë. Të gjitha mjetet e zonës së veriut që lëvizin drejt jugut dhe ato të Portit të Durrësit kalojnë në këtë segment rrugor”, thuhet në dokumentet e tenderit.
    Në dokumentet e tenderit thuhet se ndërhyrja duhet të bëhet brenda 2 muajsh pas nënshkrimit të kontratës pasi ky segment është me rëndësi për lidhjen e vendit.
    Ky segment rrugor i ndërtuar në vitin 2001 me gjatësi 20 kilometra ka pësuar dëmtime të mëdha duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve për shkak të gropave e dëmtimit të asfaltit.
    “Ndërtimi i këtij segmenti rrugor ka përfunduar në vitin 2001. Gjatë këtyre viteve si rezultat i dëmtimeve të ndryshme të shtresave asfaltike nga ana e ish DPRr, sot ARRSH, janë bërë ndërhyrje të herë pas hershme për përmirësimin e tyre. Aktualisht në të dy anët e këtij segmenti rrugor ka dëmtime të konsiderueshme si rrjetëzime, gropëzime si dhe dëmtime deri në nënshtresa në zona të veçanta. Ky segment rrugor ku do të ndërhyhet ka një gjatësi prej rreth 20 km me dy karrexhata me trafikndarës”, vijon më tej argumentimi.
    Në mënyrë që të mos bllokohet as trafiku në kulmin e sezonit turistik, ARRSH thotë se do të ketë plan për devijimin e trafikuar në rrugët alternative,
    “Planin i menaxhimit të trafikut do të jetë i ndryshueshëm sipas avancimit të punimeve që do të thotë që rrugët alternative për devijimin e trafikut do të ndryshojnë në vazhdimësi deri në përfundimin e punimeve. Ai do të përgatitet nga kontraktori në bashkëpunim me mbikëqyrësin dhe do të miratohet nga Autoriteti Kontraktor në Bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë”, thuhet në tender.
    Ndërkohë vijojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës e cila po zgjerohet me nga dy korsi në secilën anë.