Tag: tendën

  • ‘1 mijë euro ose prishim tendën’! Burg për Gerald Fuçinë, akuzat ‘hidh e prit’ mes inspektorëve: S’di asgjë për ryshfetin, jam serioz

    ‘1 mijë euro ose prishim tendën’! Burg për Gerald Fuçinë, akuzat ‘hidh e prit’ mes inspektorëve: S’di asgjë për ryshfetin, jam serioz

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Sot në GJKKO është zhvilluar seanca për punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të përfshirë në rastin e marrjes së 1 mijë eurove ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në Kombinat. Inspektori Gerald Fuçia, Edmond Çela dhe Klajdi Zhilla, të akuzuar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre“, janë njohur me masat e sigurisë. 
    Në burg është lënë Geraldo Fuçia, i cili akuzohet si personi që i kërkoi paratë pronarit të subjektit. Para togave të zeza, ai ka pretenduar se nuk ka kryer asnjë veprim dhe se takimin dhe marrjen e parave e ka bërë kolegu i tij Klajdi Zhilla, i cili u vetëdorëzua në Polici pas shpalljes në kërkim prej 3 ditësh. 

    “Nuk e njoh fare qytetarin, as e kam kontaktuar, as takuar, as nuk di gjë për rryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore se nuk kam lidhje me këtë histori. Unë e ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm, si në dhjetëra raste të tjera të aksionit për lirimin e hapësirave publike.”, ka deklaruar inspektori Gerald Fuçia.
    Avokatët e tij kërkuan një masë më të butë sigurie deri në qartësimin e situatës dhe rrethanave. Ndërkohë masa për Klajdi Zhillen do të zhvillohet në një seancë tjetër Ky i fundit është vetëdorëzuar mbrëmë në policinë e Tiranës. Dy të tjerët, një inspektor dhe menaxheri i lokalit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e parave, po hetohen në gjendje të lirë.
    Rasti u zbulua pas një denoncimi nga pronari i një objekti në zonën e Kombinatit, ku ishte konstatuar një tendë pa leje. Sipas hetimeve, pas procedurës fillestare, një nga punonjësit i ka kërkuar pronarit 1 mijë euro ryshfet për të mos prishur tendën. Paratë iu dorëzuan Klajdi Zhillës, ndërsa 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali në afërsi të objektit.
    Zyrtarët u arrestuan në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, në Kombinat në kuadër të operacionit të SPAK më 27 gusht, ndërsa në kërkim janë shpallur Klajdi Zhilla, shoferi i drejtorit të IMT-së së Tiranës dhe një tjetër. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 3000 euro dhe 27 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga korrupsioni, të cilat i kishin fshehur në një gotë kafeje. Po ashtu një automjet tip “Audi A6“ si dhe 4 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Inspektorët janë shkarkuar nga detyra menjëherë pas finalizimit të operacionit policor./ZËRI

  • “Na jep lekë, nuk e heqim tendën”/ Mbahet sot seanca ndaj punonjësve të arrestuar të IMT-së

    “Na jep lekë, nuk e heqim tendën”/ Mbahet sot seanca ndaj punonjësve të arrestuar të IMT-së

    Në gjykatën e posaçme ka nisur seanca për caktim të masave të sigurimit në ngarkim të Geraldo Fuqisë dhe Klajdi Zhillës.

    Ky i fundit është vetëdorëzuar mbrëmë në policinë e Tiranës.
    Dy punonjësit e IMT akuzohen se i kërkuan një qytetari shumën prej 1 mijë eurosh për të mos i prishur tendën e lokalit.
    Ndaj dy ish-punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit rëndon akuza e korrupsionit pasiv.
     
  • “Na jep lekë, nuk e heqim tendën”/ Lihet në burg inspektori i IMT-së: Nuk di asgjë për ryshfetin!

    “Na jep lekë, nuk e heqim tendën”/ Lihet në burg inspektori i IMT-së: Nuk di asgjë për ryshfetin!

    Në gjykatën e posaçme ka nisur seanca për caktim të masave të sigurimit në ngarkim të Geraldo Fuqisë dhe Klajdi Zhillës.

    Inspektori i IMT Gerald Fuçia, është lënë në burg nga gjyqtarja Etleva Deda, me kërkesë të prokurorit të SPAK Sotir Kllapi.
    Inspektori Fuçia ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se nuk ka lidhje me episodin e korrupsionit.
    “Nuk e njoh fare qytetarin as e kam kontaktuar as takuar , as nuk di gjë për ryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore, se nuk kam lidhje me këtë histori, un e ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm si në dhjetëra raste te tjera te aksionit për lirimin e hapësirave publike”- ka deklaruar inspektori.
    Avokatet e tij kërkuan një masë më të butë sigurie deri në qartësimin e situatës dhe rrethanave. Ndërkohë masa për Klajdi Zhillen do të zhvillohet në një seancë tjetër Ky i fundit është vetëdorëzuar mbrëmë në policinë e Tiranës.
    Dy punonjësit e IMT akuzohen se i kërkuan një qytetari shumën prej 1 mijë eurosh për të mos i prishur tendën e lokalit.
    Ndaj dy ish-punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit rëndon akuza e korrupsionit pasiv.

    Top Channel

  • Eurot në gotën e kafesë për të mos hequr tendën e një lokali, vetëdorëzohet në polici punonjësi i IMT-së, Klajdi Zhilla

    Eurot në gotën e kafesë për të mos hequr tendën e një lokali, vetëdorëzohet në polici punonjësi i IMT-së, Klajdi Zhilla

    Është vetëdorëzuar në polici punonjësi i IMT-së së Tiranës, Klajdi Zhilla, i cili ishte në kërkim pasi mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në Kombinat.
    Mësohet se ai është paraqitur në polici ditën e djeshme i shoqëruar nga avokati Andi Skënderi.
    Zhilla ka pretenduar se është vënë në dijeni nga media se ishte në kërkim dhe është vetëdorëzuar për të sqaruar pozicionin e tij.

  • ‘1 mijë euro ose prishim tendën…’! Inspektorët e IMT dalin sot para GJKKO

    ‘1 mijë euro ose prishim tendën…’! Inspektorët e IMT dalin sot para GJKKO

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Sot do të njihen me masën e sigurisë punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të përfshirë në një rast ryshfeti në Tiranë. Inspektori Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, të akuzuar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre“, të kryera në bashkëpunim do të dalin para GJKKO. 