Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Ai nevojitet për tretjen e ushqimit, për transportin e ushqyesve në qeliza dhe për të ulur temperaturën e trupit.
Uji është një përbërës kryesor i muskujve dhe organeve. Këto janë disa prej arsyeve përse hidratimi është shumë i rëndësishëm. Lexoni më poshtë të dhënat se çfarë uji duhet të përdorni në raste të ndryshme
Përfitimet Shëndetësore të Ujit në Teperaturë Ambienti
Përmirëson Tretjen
Sipas studimeve, ju duhet të pini një gotë ujë në temperaturë ambienti herët në mëngjes.
Kështu do të aktivizoni sistemin tretës. Gjithashtu ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut.
Detoksifikon Trupin
Ndihmon trupin tuaj të heqë toksinat e dëmshme. Pirja e ujit me temperaturë ambienti parandalon aknet dhe probleme të tjera të lëkurës.
Për të përmirësuar më tej efektin e tij, shtrydhni një gjysmë limoni në ujë.
Për Frymëmarrjen
Jo shumë njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se uji i ambientit është i mirë për njerëzit që vuajnë nga bllokimet e hundës dhe të fytit. Ai vepron si një pastrues natyral i traktatit respirator.
Kundër Dhimbjeve
Ndërsa uji i ambientit rrit qarkullimin e gjakut, ai mund të shërbejë si një ndihmë e shkëlqyer natyrore për të siguruar lehtësim nga dhimbja.
Prandaj, nëse jeni duke përjetuar dhimbje të shpeshta koke apo trupi, pini ujë ambienti.
Përfitimet Shëndetësore të Ujit të Ftohtë
Pas Aktivitetit Fizik
Është një fakt i njohur se gjatë stërvitjes, temperatura e trupit tuaj rritet. Për të ulur temperaturën e trupit pas stërvitjes, rekomandohet të pini ujë të ftohtë.
Lufton Drobitjen nga Vapa
Pirja e ujit të ftohtë gjatë verës është e mirë për shëndetin tuaj. Uji i ftohtë absorbohet shpejt nga trupi në krahasim me ujin e ngrohtë.
Për Humbje në Peshë
Parimi kryesor për humbje peshe është të rrisni metabolizmin tuaj.
Duke pirë ujë të ftohtë ju digjni më shumë kalori, madje edhe banjot me ujë të ftohtë nxisin metabolizmin tuaj.
Uji i Ftohtë Kundrejt Ujit të Ambientit
Studimet e fundit nuk rekomandojnë të pini shumë ujë të ftohtë, pasi ai shkakton tkurrje të muskujve.
Nga ana tjetër, pirja e ujit të ambientit rrit qarkullimin e gjakut së bashku me mbrojtjen e organeve nga dëmtimi.
Kjo është arsyeja pse shumica e mjekëve rekomandojnë ujin në temperaturë ambienti për shëndetin.
Megjithatë, në një ditë të nxehtë, ju mund të pini ujë të ftohtë pasi freskon temperaturën e trupit tuaj më shpejt.
Mos pini kurrë ujë të ftohtë kur hani ushqim. Kur pini ujë të ftohtë menjëherë pas ngrënies ose së bashku me një vakt, trupi juaj shpenzon shumë energji. Kjo ngadalëson procesin e tretjes.
Shmangni pirjen e ujit të ambientit pas stërvitjes. Ndërsa temperatura e trupit tuaj është tashmë e lartë pas stërvitjes, pirja e ujit të ftohtë do të ulë temperaturën e trupit tuaj.
Tag: temperaturën
-

Uji përbërësi kryesor/ I ftohtë apo ambjenti, ja benefitet si rekomandohet të pihet
-

Uji i ftohtë apo ambienti? Ja cili është më i miri për tu pirë
Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Ai nevojitet për tretjen e ushqimit, për transportin e ushqyesve në qeliza dhe për të ulur temperaturën e trupit.
Uji është një përbërës kryesor i muskujve dhe organeve.
Këto janë disa prej arsyeve përse hidratimi është shumë i rëndësishëm.Lexoni më poshtë të dhënat se çfarë uji duhet të përdorni në raste të ndryshme
Përfitimet Shëndetësore të Ujit në Teperaturë Ambienti
Përmirëson Tretjen
Sipas studimeve, ju duhet të pini një gotë ujë në temperaturë ambienti herët në mëngjes.
Kështu do të aktivizoni sistemin tretës. Gjithashtu ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut.
Detoksifikon Trupin
Nndihmon trupin tuaj të heqë toksinat e dëmshme. Pirja e ujit me temperaturë ambienti parandalon aknet dhe probleme të tjera të lëkurës.
Për të përmirësuar më tej efektin e tij, shtrydhni një gjysmë limoni në ujë.
Për Frymëmarrjen
Jo shumë njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se uji i ambientit është i mirë për njerëzit që vuajnë nga bllokimet e hundës dhe të fytit. Ai vepron si një pastrues natyral i traktatit respirator.
Kundër Dhimbjeve
Ndërsa uji i ambientit rrit qarkullimin e gjakut, ai mund të shërbejë si një ndihmë e shkëlqyer natyrore për të siguruar lehtësim nga dhimbja.
Prandaj, nëse jeni duke përjetuar dhimbje të shpeshta koke apo trupi, pini ujë ambienti.
Përfitimet Shëndetësore të Ujit të Ftohtë
Pas Aktivitetit Fizik
Është një fakt i njohur se gjatë stërvitjes, temperatura e trupit tuaj rritet. Për të ulur temperaturën e trupit pas stërvitjes, rekomandohet të pini ujë të ftohtë.
Lufton Drobitjen nga Vapa
Pirja e ujit të ftohtë gjatë verës është e mirë për shëndetin tuaj. Uji i ftohtë absorbohet shpejt nga trupi në krahasim me ujin e ngrohtë.
Për Humbje në Peshë
Parimi kryesor për humbje peshe është të rrisni metabolizmin tuaj.
Duke pirë ujë të ftohtë ju digjni më shumë kalori, madje edhe banjot me ujë të ftohtë nxisin metabolizmin tuaj.
Uji i Ftohtë Kundrejt Ujit të Ambientit
Studimet e fundit nuk rekomandojnë të pini shumë ujë të ftohtë, pasi ai shkakton tkurrje të muskujve.
Nga ana tjetër, pirja e ujit të ambientit rrit qarkullimin e gjakut së bashku me mbrojtjen e organeve nga dëmtimi.
Kjo është arsyeja pse shumica e mjekëve rekomandojnë ujin në temperaturë ambienti për shëndetin.
Megjithatë, në një ditë të nxehtë, ju mund të pini ujë të ftohtë pasi freskon temperaturën e trupit tuaj më shpejt.
Mos pini kurrë ujë të ftohtë kur hani ushqim. Kur pini ujë të ftohtë menjëherë pas ngrënies ose së bashku me një vakt, trupi juaj shpenzon shumë energji. Kjo ngadalëson procesin e tretjes.
Shmangni pirjen e ujit të ambientit pas stërvitjes. Ndërsa temperatura e trupit tuaj është tashmë e lartë pas stërvitjes, pirja e ujit të ftohtë do të ulë temperaturën e trupit tuaj. -

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës
Në ditët e nxehta të verës, gjithmonë tentojmë që temperaturën e kondicionerit ta ulim sa më shumë të jetë e mundur.
Në fakt, e dini sa është temperatura ideale? Ka shumë teori për temperaturën ideale, por është lagështira e ajrit ajo që ka rëndësi.
Rregulli i artë i temperaturës së kondicionerit në shtëpi gjatë verës është që në ambientet e brendshme temperatura të jetë rreth 10 gradë më poshtë se temperatura e jashtme.Pra, nëse temperatura jashtë është 35-36 gradë, temperatura në shtëpi duhet të jetë rreth 25-26 gradë. Nëse ju do ta ulni më tepër temperaturën, jo vetëm do të keni probleme me shëndetin, por do të sforconi kondicionerin dhe ai nuk do të ftohë siç duhet, pasi i duhet shumë punë të ftohur ajrin.
-

Kondicioneri s’po ftoh mirë?/ Ndoshta po bëni këtë gabim me temperaturën
Në ditët e nxehta të verës, gjithmonë tentojmë që temperaturën e kondicionerit ta ulim sa më shumë të jetë e mundur.
Në fakt, e dini sa është temperatura ideale? Ka shumë teori për temperaturën ideale, por është lagështira e ajrit ajo që ka rëndësi.
Rregulli i artë i temperaturës së kondicionerit në shtëpi gjatë verës është që në ambientet e brendshme temperatura të jetë rreth 10 gradë më poshtë se temperatura e jashtme.
Pra, nëse temperatura jashtë është 35-36 gradë, temperatura në shtëpi duhet të jetë rreth 25-26 gradë. Nëse ju do ta ulni më tepër temperaturën, jo vetëm do të keni probleme me shëndetin, por do të sforconi kondicionerin dhe ai nuk do të ftohë siç duhet, pasi i duhet shumë punë të ftohur ajrin. -

Dush me ujë të ftohtë në verë, a është ide e mirë? Përgjigjet mjeku
Kur temperaturat arrijnë nivele përvëluese dhe deti nuk është një opsion, një dush i ftohtë duket si shpëtim. Por sipas Dr. Adam Taylor, profesor i anatomisë në Universitetin e Lancaster, kjo nuk është zgjidhja më e mirë për të ulur temperaturën e trupit.
Si ftohet trupi në mënyrë natyrale?Temperatura ideale e trupit është rreth 37°C. Kur nxehtësia rritet, trupi aktivizon mekanizma për vetëftohje – si rrezatimi termik, djersitja dhe qarkullimi i gjakut drejt sipërfaqes së lëkurës për të çliruar nxehtësinë. Megjithatë, në kushte ekstreme, këta mekanizma nuk mjaftojnë.
E vërteta për dushin e ftohtëDushi me ujë të ftohtë ndikon në ngushtimin e enëve të gjakut pranë sipërfaqes së lëkurës, duke reduktuar aftësinë e trupit për të çliruar nxehtësinë. Në vend që të freskojë, ai mban nxehtësinë brenda trupit.Për më tepër, uji shumë i ftohtë mund të shkaktojë shok të ftohtë, sidomos te personat me probleme kardiovaskulare. Temperaturat rreth 15°C mund të rrisin rrezikun për presion të lartë gjaku, ritme të çrregullta të zemrës, madje edhe pasoja fatale në raste të rralla.
As dushi i nxehtë nuk është zgjidhjeEdhe uji i ngrohtë mund të jetë problematik, pasi nxehtësia e tij përthithet nga trupi dhe rrit temperaturën e brendshme, duke vështirësuar freskimin.
Cila është zgjidhja më e mirë?Ekspertët rekomandojnë një dush me ujë të vakët rreth 26-27°C. Kjo temperaturë ndihmon trupin të shpërndajë nxehtësinë në mënyrë efektive, pa ngjallur reagime të forta fizike. Gjithashtu, uji i vakët ndihmon në pastrimin e lëkurës dhe parandalimin e akneve.
Nëse keni dëshirë për një ndjesi më të freskët, ulin temperaturën e ujit gradualisht për të mos tronditur sistemin e rregullimit të temperaturës së trupit.
Në përfundim: Uji shumë i ftohtë nuk është gjithmonë përgjigja ndaj të nxehtit përvëlues. Një dush i vakët është më efektiv dhe më i sigurt për trupin tuaj.
/vizionplus.tv -

Sa shpesh e hapni frigoriferin? Temperatura e gabuar rrezikon ushqimin tuaj
Kontrolloni menjëherë temperaturën në frigoriferin tuaj!
Shumë prej tyre janë të rregulluara gabim, dhe pak njerëz e kuptojnë se si kjo ndikon në cilësinë e ushqimit.
Temperaturat jo të sakta favorizojnë zhvillimin e baktereve dhe prishjen e ushqimit.
Dr. Bavna Midha, që hulumtoi nëse njerëzit e rregullojnë siç duhet temperaturën në frigorifer, paralajmëroi për rëndësinë e këtij problemi.
Nëse frigoriferi është vendosur në temperaturën optimale, ushqimi mund të qëndrojë në të për ditë të tëra pa u zhvilluar baktere. Në këtë mënyrë, ju e dini se po merrni ushqim të sigurt për konsum. Megjithatë, rezultatet e një studimi të kryer nga studiuesit e Universitetit RMIT në Australi treguan se shumica e njerëzve nuk i kushtojnë vëmendje temperaturës në frigorifer.
Temperatura e rekomanduar për frigoriferin është nga dy deri në shtatë gradë Celsius. Dr. Bhavna Midha thekson se bakteret grumbullohen më shpejt kur ushqimi është i ngrohtë, ndërsa edhe temperaturat shumë të ulëta mund të çojnë në prishjen e ushqimit.
Për të rregulluar temperaturën e frigoriferit, mjafton të gjeni dhe të ktheni rrotën e kontrollit brenda pajisjes, por kini parasysh se çdo ndryshim i temperaturës do të stabilizohet brenda 24 orëve.
Mbajtja e frigoriferit brenda intervalit të saktë të temperaturës ndihmon që ushqimi të qëndrojë i freskët dhe ndalon shumimin e baktereve“, shpjegon Amanda Lorenzini, eksperte për frigoriferë nga AO.com.
Në familjet me fëmijë, frigoriferi hapet shpesh, deri në 20 herë në ditë, duke ndikuar në temperaturën e brendshme.
Sa i përket ngrirësit temperatura optimale është nga -15°C deri në -20°C. Ky interval është ideal për ruajtjen e ushqimeve, pa konsumuar më shumë energji elektrike.
Çdo shkallë mbi këtë nivel sjell një rritje të konsiderueshme të konsumit të energjisë.
-

“Rei Manaj ishte 3 ditë me temperaturën 40 dhe shkoi në spital”, fizioterapisti i Kombëtares tregon prapaskenën me sulmuesin
Humbja e penalltisë kundër Serbisë do të kujtohet gjatë, shumë gjatë për shqiptarët. Ndeshje të tilla si kundër Serbisë nuk harrohen lehtë në kujtesë dhe kurrsesi brenda kaq pak kohësh. Ilvi Begolli, fizioterapisti i Kombëtares, i ftuar në “Klan” ka treguar edhe prapaskenën e gjendjes shëndetësore të Rei Manajt para asaj ndeshje me Serbinë.
“Rei Manaj, duhet ta përgëzojmë për sakrificën dhe shpirtin e treguar në fushë. Kaloi përtej limiteve fizike, Manaj ka qenë me 40 temperaturën për tre ditë, tre ditë para ndeshjes, ishte i shtruar në spital, ka marrë kurë atje, ka ardhur po prapë në hotel dhe është ndjekur nga mjekët me sërume dhe antibiotik dhe dy para ndeshjes është rikthyer në stërvitje”, tha Begolli. /Sport Ekspres/