Luhatja e temperaturave ka shtuar numrin e të prekurve nga virozat. Sipas Institutit të Shëndetit Publik rreth 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekëve në qendra shëndetësore e spitale javën e fundit. Më të prekur janë më të vegjlit.
“Moshat janë 4 – 5 vjeç edhe poshtë. Mosha e kopshtit dhe parashkollorit më e predispozuar të kalojë virozë”, tha pediatrja Anila Sevdari.
Ankesat më të shpeshta sipas mjekëve në qendrat shëndetësore janë ato që lidhen me rrugët e frymëmarrjes. Ndonëse karakteristike për sezonin veror pediatrit thonë se nuk munguar as shqetësimet në sistemin tretës.
“Fillojnë me probleme të rrugëve respiratore. Në shumicën e rasteve janë me hundë, me rinit, pastaj shoqërohet me sinozit me dhimbje koke. Herë pas here sekrecionet që nuk drenohen nga fëmijët për shkak të moshës, kalojnë në otite, dhimbje veshi dhe faringite dhimbje fyti.
Përveç rrugëve të frymëmarrjes që janë më të shpeshta, kemi pasur gastroenterite, po më pak, me të vjella dhe enterite të ndryshme që herë pas here shoqërohen dhe me temperaturë. I kemi pasur rastet në ekstrem, edhe atë lloj viroze me tre katër ditë, temperaturë të lartë, shoqëruar me stomatitet, aftet në gojë, por kemi pas dhe me temperaturë subfebrike 37 e gjysmë 38 dhe këto janë ato raste që na rrisin më shumë vigjilencë se janë rastet që kalojnë nga trakeitet nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes kalojnë në bronkite, bronkiolite tek fëmijët më të vegjël apo në bronkopneumoni që janë më të rralla”, shpjegoi ajo.
Si duhet të veprojnë prindërit?
“Viroza do të bëjë ciklin e vet, 3-4 ditë do ti ketë shenjat. Kur kalon më shumë se kaq, jep komplikacione në drejtim të frymëmarrjes, të dehidrimit, patjetër të paraqiten te ne. Mund të mbahet temperatura me antipiretik, por patjetër pa ilaçe”, tha pediatrja.
Epidemiologët thonë se numri i të prekurve nga virozat javët e ardhshme pritet të shtohet kur parashikohet dhe qarkullimi i gripit stinor.
Tag: temperaturë
-

Fëmijë dhe të moshuar të prekur/ Vjeshta shton virozat, ulje temperature…
-

Gripi: Kush është më në rrezik dhe si të mbroheni nga ndërlikimet
Gripi shfaqet çdo vit nga tetori deri në mars, duke shkaktuar shqetësim tek prindërit dhe pacientët. Sëmundja virale zakonisht fillon papritmas me temperaturë të lartë, e cila shpesh kërkon konsultim të menjëhershëm me pediatrin.
“Mund të ndodhë në të gjitha grupmoshat, por fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike ose imunitet të dobësuar janë më të rrezikuar për ndërlikime,” thotë Dr. Trajkoviq, sipas Stethoscope.
Gripi transmetohet lehtë nga ajri, kontakt i drejtpërdrejtë me të sëmurët ose përmes objekteve të kontaminuara si lodrat, dorezat e derës apo gotat. Kjo bën që virusi të përhapet shpejt në ambiente kolektive si kopshte, shkolla, dhoma lojërash, qendra tregtare dhe azile pleqsh.
Simptomat fillestare përfshijnë temperaturë mbi 39°C, kollë, sekrecion nazal, dobësi, strumë dhe dhimbje muskujsh e kyçesh. Tek fëmijët e vegjël mund të shfaqen edhe ulje oreksi, nervozizëm, lot, të vjella apo diarre. Në raste më të rënda, mund të ndodhin vështirësi në frymëmarrje dhe ndërlikime serioze si pneumoni, bronkit apo përkeqësim i astmës.
Trajtimi bazohet në pushim, hidratim, ushqyerje të duhur, marrje të vitaminës C dhe terapi simptomatike. Mjekët paralajmërojnë se antibiotikët nuk shërojnë gripin dhe përdoren vetëm për infeksione bakteriale shoqëruese.
Parandalimi është i mundur me higjienë të duarve, ventilim të ambienteve, shmangie të grumbullimeve, dietë të pasur me fruta e perime, gjumë të rregullt dhe vaksinim. Vaksina kundër gripit rekomandohet çdo vit, sidomos për fëmijët dhe të rriturit në rrezik.
Aktualisht, në popullatë janë identifikuar edhe viruse të ngjashëm me gripin, si metapneumovirusi njerëzor, rinovirusi, RSV dhe adenoviruset, të cilët shkaktojnë simptoma të ngjashme tek fëmijët dhe të rriturit.
-

Akulli që sfidon logjikën: Ngurtësohet në temperaturë dhome!
Është zbuluar një formë e çuditshme e akullit të ujit që ngurtësohet në temperaturë ambienti nën presion ekstrem. Është emëruar Akull XXI sepse është forma e 21-të e ngurtë e akullit e njohur deri më sot.
Akulli XXI karakterizohet nga një strukturë kristalore tetragonale me njësi relativisht të mëdha përsëritëse të përbëra nga 152 molekula uji.
Për ta arritur këtë, studiuesit në Institutin Korean të Kërkimeve të Standardeve dhe Shkencës përdorën një qelizë diamanti në formë kudhre për të kompresuar ujin në presione afërsisht 20,000 herë presionin normal atmosferik në dhjetë milisekonda.
Presioni më pas u lirua ngadalë, gjatë një sekonde, përpara se të përsëritej procesi. Ndërkohë, studiuesit përdorën rreze X për të kapur një milion imazhe në sekondë për të vëzhguar ndryshimet në strukturën kristalore.
Akulli XXI mund të jetë një nga fazat e mundshme të ndërmjetme në rrugën nga uji në një fazë ekzotike të quajtur akulli VI, që besohet të jetë i pranishëm brenda hënave të akullta si Titani dhe Ganimedi. -

Dermatologia zbulon: Kjo është temperatura ideale e ujit për dushin
Ndërsa të gjithë e dinë sa i dobishëm është dushi i ftohtë për trupin, në këtë periudhë të vitit, kur e kujton ujin e ftohtë të bëhet mishi me mornica.
Një dermatologe e klinikës “Cleveland”, Dr. Melissa Piliang, tregon cila është temperatura ideale e ujit që duhet të përdorësh në dush.
Sipas saj, temperatura ideale është 44-45 (44.4) gradë celsius.
Ajo thotë se kjo temperaturë është e mjaftueshme për të larguar papastërtitë e mjedisit dhe bakteret e trupit.
Uji i ngrohtë që del nga dushi mund të shkojë deri në 60 gradë celsius një temperaturë që mund ta durojë trupi, por kjo është temperaturë shumë e nxehtë, sipas mjekëve.
Sigurisht, për të parë temperaturën e ujit, të duhet një termometër nën dush për të pasur një lexim të saktë.
Por për këtë, Dr. Piliang thotë se uji duhet të jetë mjaftueshëm i ngrohtë, por jo i nxehtë aq sa ta durosh me vështirësi.
Është e rëndësishme të mos përdorësh ujë të nxehtë aq sa të të skuqet lëkura, sepse në këtë mënyrë dëmton edhe shtresën mbrojtëse të saj: “Shtresa mbrojtëse është ajo që i mban mikrobet jashtë dhe nuk i lejon ato të depërtojnë nën lëkurë, por po ashtu e mban edhe lëkurën të hidratuar”, – shpjegon Dr. Piliang për Wall Street Journal.
Ajo shpjegon se shtresa mbrojtëse e lëkurës shkrihet nëse uji është në një temperaturë më të lartë se 44-45 gradë celsius.
Po ashtu, ajo shton se mosha është një tjetër faktor që ndikon në temperaturën e ujit në dush. Shtresa mbrojtëse e njerëzve të rinj zëvendësohet më shpejt se ajo e njerëzve më të moshuar.
Duke u larë me ujë shumë të nxehtë, lëkura mund të thahet më shpejt, mund të irritohet, por edhe mund të dehidratohet.
Herën tjetër që do të bësh dush, mbaje në mendje temperaturën 44-45 gradë celsius. -

Cila është temperatura ideale e ujit në dush? Përgjigjen dermatologët
Ndërsa të gjithë e dinë sa i dobishëm është dushi i ftohtë për trupin, në këtë periudhë të vitit, kur e kujton ujin e ftohtë të bëhet mishi me mornica. Një dermatologe e klinikës “Cleveland”, Dr. Melissa Piliang, tregon cila është temperatura ideale e ujit që duhet të përdorësh në dush.
Sipas saj, temperatura ideale është 44-45 (44.4) gradë celsius. Ajo thotë se kjo temperaturë është e mjaftueshme për të larguar papastërtitë e mjedisit dhe bakteret e trupit.
Uji i ngrohtë që del nga dushi mund të shkojë deri në 60 gradë celsius një temperaturë që mund ta durojë trupi, por kjo është temperaturë shumë e nxehtë, sipas mjekëve. Sigurisht, për të parë temperaturën e ujit, të duhet një termometër nën dush për të pasur një lexim të saktë. Por për këtë, Dr. Piliang thotë se uji duhet të jetë mjaftueshëm i ngrohtë, por jo i nxehtë aq sa ta durosh me vështirësi.Është e rëndësishme të mos përdorësh ujë të nxehtë aq sa të të skuqet lëkura, sepse në këtë mënyrë dëmton edhe shtresën mbrojtëse të saj: “Shtresa mbrojtëse është ajo që i mban mikrobet jashtë dhe nuk i lejon ato të depërtojnë nën lëkurë, por po ashtu e mban edhe lëkurën të hidratuar”, – shpjegon Dr. Piliang për Wall Street Journal.
Ajo shpjegon se shtresa mbrojtëse e lëkurës shkrihet nëse uji është në një temperaturë më të lartë se 44-45 gradë celsius.
Po ashtu, ajo shton se mosha është një tjetër faktor që ndikon në temperaturën e ujit në dush. Shtresa mbrojtëse e njerëzve të rinj zëvendësohet më shpejt se ajo e njerëzve më të moshuar. Duke u larë me ujë shumë të nxehtë, lëkura mund të thahet më shpejt, mund të irritohet, por edhe mund të dehidratohet.
Herën tjetër që do të bësh dush, mbaje në mendje temperaturën 44-45 gradë celsius. -

“Virozat më agresive se Covid”/ Kulmi i vizitave, reagon mjekja: Fëmijët me temperaturë të lartë, grip agresiv
Po përballemi me një shpërthim virozash te fëmijët, paralajmëroi pediatria Sonila Brati.
“Jemi në kulmin e virozave. Me nisjen e shtatorit dhe hapjen e shkollave e kopshteve, fëmijët pas dy javësh janë rikthyer tek ne me simptoma të rënda, kryesisht me temperaturë të lartë që shkon deri në 40 gradë dhe probleme me bajamet. Ndërsa problemet e lëkurës janë më të pakta krahasuar me verën”, tha Brati. Ajo theksoi se ka pasur raste të shpeshta me Covid si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit.
“Covid ka qenë prezent gjatë gjithë verës, në grupmoshat e rritura, por edhe te fëmijët. Ka raste kur kalon me simptoma të lehta, por edhe të rënda, ndaj vetëm tamponi e ndan nga një virozë e zakonshme”, u shpreh mjekja.
Sipas saj, simptomat e Covid-it përfshijnë temperaturë të lartë, të vjella dhe diarre, por krahasuar me vitet e kaluara, virusi është më i zbutur. “Aktualisht, virozat janë më agresive se Covid”, tha Brati. -

Shkolla nisi, bashkë me të fillojnë dhe virozat, ja si të kujdesemi për të vegjlit
Me nisjen e vitit të ri shkollor, fillon edhe rritja e rasteve me viroza që prekin të vegjlit. Sipas mjekëve këto infeksione janë më të zakonshme gjatë periudhës së kalimit nga vera në vjeshtë, kur luhatjet e temperaturës dhe grumbullimet në shkolla favorizojnë përhapjen e tyre.
Simptomat kryesore të virozave stinore
Fëmijët mund të shfaqin një ose më shumë nga këto simptoma:
Temperaturë të lartë (deri në 39-40°C)Dhimbje fytiKollëTë vjella dhe diarreSkurje e syve dhe teshtimaKollë dhe bronkitVirozat janë ngjitëse dhe shpesh shfaqen me simptoma të ngjashme me ato të gripit dhe COVID-19, por nuk janë të njëjta. Nëse temperatura e lartë zgjat më shumë se 24 orë, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun për të përcaktuar shkakun dhe trajtimin e duhur.
Këshilla për prindërit
-Mos dërgoni fëmijët në shkollë nëse kanë temperaturë të lartë, për të parandaluar përhapjen e infeksionit dhe për t’i dhënë mundësinë trupit të luftojë virusin.-Siguroni hidratim të mjaftueshëm, duke ofruar ujë dhe lëngje të tjera gjatë gjithë ditës.-Shmangni përdorimin e antibiotikëve pa këshillën e mjekut, pasi këta ilaçe janë efektivë vetëm kundër infeksioneve bakteriale dhe mund të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara.-Kujdesuni për higjienën personale, duke inkurajuar fëmijët të lajnë duar shpesh dhe të përdorin shami për teshtimat dhe kollën.-Mbani fëmijët në ambiente të pastra dhe të ventiluara, duke shmangur grumbullimet e shumta në vende të mbyllura.
Kur të kërkoni ndihmë mjekësore
Nëse fëmija ka temperaturë të lartë për më shumë se tre ditë, shfaq dhimbje të forta koke, vështirësi në frymëmarrje, ose nuk mund të mbajë lëngje, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun për të marrë trajtimin e duhur dhe për të parandaluar komplikimet. -

Kujdes virozat e shtatorit/ Mjekët paralajmërojnë: Shoqërohen me temperaturë, kollë, të vjella e diarre
Ditët e para të vjeshtës kanë shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve me viroza, kryesisht tek fëmijët dhe të moshuarit. Mjekët theksojnë se situata nuk është alarmante, por rekomandojnë kujdes të shtuar dhe kontroll mjekësor nëse simptomat zgjasin disa ditë rresht.
Në qendrat shëndetësore të vendit është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve me viroza, që prekin kryesisht fëmijët dhe të moshuarit.
Mjekja Fabiola Gjonaj, në Tiranë, shpjegon se po dominojnë infeksionet virale dhe ato gastrointestinale, të cilat shfaqen me simptoma si temperaturë, kollë, të vjella dhe diarre.
Në një intervistë televizive, ajo thekson se megjithëse nuk bëhet fjalë për një situatë alarmante, ndjeshmëria e këtyre grupeve e bën të domosdoshëm kujdesin e shtuar.
Sipas mjekëve, kjo periudhë është më e rrezikshme për organizmin për shkak të ndryshimeve të temperaturës dhe uljes së imunitetit, ndaj këshillohet vigjilencë dhe trajtim i shpejtë për të shmangur komplikacione që mund të vijnë nga vonesa në kurim. -

Çfarë konsiderohet temperaturë e lartë për një të rritur dhe për një fëmijë!
Jemi në sezonin ku viruset po shpërndahen me shpejtës. Një temperaturë e lartë zakonisht sugjeron që trupi po lufton një infeksion. Por në disa raste, kur trupi nxehet shumë, ia vlen të shihni një profesionist mjekësor. Një temperaturë e lartë konsiderohet të jetë çdo gjë 38°C dhe shpesh njihen edhe si ethe.
Temperatura standarde e trupit tek të rriturit është 37°C , sipas NHS. Por kjo mund të ndryshojë pak në varësi të moshës së personit, orës së ditës dhe aktivitetit aktual. Në përgjithësi pranohet se 36.1C deri në 37.2°C është një interval normal për temperaturën e trupit.
Por NHS thotë se nëse ndiheni të nxehtë ose keni të dridhura, mund të keni një temperaturë të lartë edhe nëse një termometër thotë se temperatura juaj është nën 38C . Shenja të tjera përfshijnë djersitjen ose lëkurën e ngrohtë, të skuqur dhe gjoksin ose shpinën tuaj më të nxehtë se zakonisht.Për foshnjat dhe fëmijët, temperatura normale e trupit është 36.4°C, por përsëri, kjo mund të ndryshojë pak.
Një temperaturë e lartë në një fëmijë ose foshnjë është gjithashtu 38°C ose më shumë. Të kesh një temperaturë është një shenjë se trupi po reagon ndaj një sëmundjeje si ftohja e zakonshme ose gripi. Temperatura mund të jetë gjithashtu një përgjigje ndaj një vaksine, e cila imiton një virus. Sidoqoftë, mund të jetë shenjë e diçkaje më shqetësuese si koronavirusi, bajamet, infeksionet e traktit urinar, një insekt në stomak, lodhje nga nxehtësia ose një vaksinë, e cila imiton një virus.
Rastet e RSV (një ftohje e zakonshme) dhe norovirus janë gjithashtu më të larta se në këtë periudhë të vitit. Temperaturat e larta zakonisht nuk janë asgjë për t’u shqetësuar, përveç nëse zgjasin më shumë se tre deri në katër ditë, në këtë rast ia vlen të shkoni te mjeku juaj i përgjithshëm.
Sigurohuni që të merrni shumë lëngje (dhe të keni kujdes për shenjat e dehidrimit), të pushoni në shtëpi dhe të hani pak ushqim nëse keni oreks. E njëjta gjë vlen edhe për fëmijët. Por, ka disa indikacione që gjërat mund të jenë pak më serioze dhe keni nevojë për ndihmë. Tek të rriturit, duhet të shkoni te mjeku i përgjithshëm nëse keni etje të madhe, keni urinë të errët ose ndiheni të dobët dhe keni ngërçe të forta të muskujve.
Fëmijët duhet të vizitohen nga një mjek nëse ka simptoma të tjera të tilla si skuqje. Shenjat paralajmëruese përfshijnë gjithashtu se ata nuk do të hanë, nuk janë vetë ose janë të dehidratuar (pelenat e thata ose sytë e mbytur), ose paracetamoli nuk ndihmon. Foshnjat nën tre muaj duhet gjithmonë të vizitohen nga një mjek, si dhe ata nën gjashtë muaj me temperaturë 39°C ose më të lartë.
/vizionplus.tv -

200 vizita në ditë në Urgjencën Pediatrike/ Virozat, reagon mjeku: Të vjella, temperaturë, diarre, raste me kujdes…
Mesatarisht çdo 24 orë, në Urgjencën Pediatrike ‘Nënë Tereza’ paraqiten rreth 200 fëmijë, por shefi i Urgjencës Pediatrike doktor Albert Lama, thotë se 50% e tyre janë realisht urgjenca.
“Shoqërohen me të vjella me diarre ose të dyja bashkë. Me temperaturë apo pa temperaturë. Këto janë rastet më të shpeshta që ne shohim”, thotë mjeku.
Kjo virozë po i prek të gjithë, por sipas mjeku shumica e pacientëve që kërkojnë në urgjencë janë fëmijët të moshës 1- 4 vjeç. Mjekët kërkojnë që të bëhet kujdes nga prindërit dhe të mos i dërgojnë fëmijët e sëmurë në çerdhe kopshte e shkolla.
“Kanë një periudhë inkubacioni që varion, por e përgjithshmja është 1 javë që ato janë ngjitës. Që do të thotë në kopshte, çerdhe, shkolla nuk është e rekomandueshme të shkojnë edhe sikur gjendja të jetë drejt përmirësimit”, rekomandon ai.
Në ditët e fundit është vërejtur një rritje e rasteve me gastroenterite në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare në 1 javë kanë kërkuar ndihmën e mjekut rreth 8 mijë persona si pasojë e virozave.