Tag: temperaturave

  • Deri të mërkurën kemi rritje të temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin pjesën e dytë të javës

    Deri të mërkurën kemi rritje të temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin pjesën e dytë të javës

    Java pritet të jetën nën ndikimin e vranësirave ku më prezente pritet të jenë në pjesën e dytë të javës. Meteorologu Hakil Osmani shprehet për Klan News se sa i përket temperaturave deri ditën e mërkurë pritet të kemi rritje graduale të tyre.

    Dita e mërkurë pjesa e parë e saj do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, teksa do të kemi ndryshim të kushteve atmosferike duke filluar në orët e vona të ditës së mërkurë edhe në vijim ditën e enjte dhe dita e premte do të sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit.

    Ndërkohë sa i përket parametrave të erës, problematike pritet të jetë ditën e mërkurë dhe të enjte.

    “Moti përgjatë kësaj jave pritet të jetë kryesisht nën mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat gjatë kësaj fillimjave do të sjellin mundësira për reshje, por në sasi shumë të ulëta. Kryesisht në qytetet e zonës së ulët dhe në vijën bregdetare do të kemi momente të pakëta me pika shiu ndërsa në zonat veriore dhe pjesërisht në gjysmën lindore do të kemi dhe herë pas here reëbeshe të izoluara shiu.

    Përsa i përket temperaturave të ajrit të paktën deri ditën e mërkurë pritet të kemi rritje graduale të tyre. Maksimumet ditën e sotme regjistrohen shumë pranë vlerave 24 gradë Celsius, por do të vijojë rritja e vlerave të temperaturave duke bërë që maksimumet në rrang territori deri ditën e mërkurë të jenë shumë pranë vlerave 30 gradë Celsius në vijën bregdetare në qytetet e zonës së ulët duke përfshirë këtu edhe kryeqytetitn pritet të luhatet nga 27-29 gradë Celsius. Në zonat malore do të kemi maksimue pranë vlerave 21 apo 22 gradë Celsius.

    Dita e mërkurë në pjesën e parë të saj do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Do të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave  të cilat në pjesën e dytë të ditës do të bëhen më të dukshme duke bërë që të kemi edhe momente të pakëta me reshje të izoluara shiu.

    Kemi ndryshim të kushteve të motit duke filluar në orët e vona të ditës së mërkurë edhe në vijim ditën e enjte dhe dita e premte do të sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, më e ndjeshme ditën e premte duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë jo më shumë se vlera 23 gradë Celsius. Me rënien e temperaturave të ajrit do të kemi ardhjen e një sistemi ku do të kemi prezente reshjet e shiut herë pas here edhe në formën e rebesheve. Më të dukshme këto reshje pritet të jenë në pjesën e dytë të ditës së enjte dhe në orët e para të ditës së premte.

    Temperaturat e ajrit jo vetëm në orët e para të ditës, por po ashtu edhe në mëngjes pritet të kemi rritje duke bërë që minimumet mëngjesin e sotëm janë regjistruar në 5 gradë Celsius, por do të vijojë rritja deru ditën e mërkurë duke bërë që minimumet në zonat malore të regjistrohen edhe në 8 gradë Celsius, ndërsa në ultësirën Perëndimore të luhaten nga 10-16 gradë Celsius. Pjesaq e dytë e javës edhe sa i përket temperaturave pritet të kemi një rënie të tyre.

    Sa i përket parametrit të erës deri ditën e martë do të jenë jo shqetësuese, me një shpejtësi jo më shumë se 35 apo 40 km/h, por ditën e mërkurë dhe të enjte era do të shfaqet mjaft problematike, duke bërë që në intervale të shkurtra kohore, të jetë me një shpejtësi edhe 65 apo 70 km/h”, shprehet Hakil Osmani.

  • Ikin ‘plakat e Prillit’, vjen Pranvera/ Keni bërë plane? Lajda Porja zbulon çfarë do të ndodhë me motin gjatë fundjavës

    Ikin ‘plakat e Prillit’, vjen Pranvera/ Keni bërë plane? Lajda Porja zbulon çfarë do të ndodhë me motin gjatë fundjavës

    Çmenduria e një jave më parë që riktheu reshjet e borës dhe ulje drastike të temperaturave, duket se ka marrë fund, duke i lënë radhës stinës së pranverës. Metereologia Lajda Porja nga “Meteoalb” në një lidhje me studion e lajmeve u shpreh se kjo javë ka qenë një javë shkurti, e ftohtë, ku edhe pse jemi në mesin e pranverës njerëzit këtë javë kanë veshur xhupat.
    “Ndryshon gjithçka tashmë që nga dita e sotme, ku ka pasur rritje të temperaturave në mëngjes, megjithatë mbeten me 2 gradë zonat malore, dhe maksimalet 22 gradë.
    E shtuna dhe e diela do të sjellin rritje të temperaturave, ku mëngjeset do të bëhen më të ngrohta. Duke filluar që nga kjo fundjavë dhe javën tjetër ku t’i ndjejmë ato mëngjese të freskëta pranvere dhe jo të ftohta si mëngjeset e dimrit.
    Në të shtunën dhe të dielën termometri do të ngjitet me 4-5 gradë, ndërsa presim temperatura në 24 apo 25 gradë. Megjithatë vranësirat do të jenë prezente, herë pas here do të gjenerojnë në reshje, kryesisht në zonat malore, por jo problematike. E diela do të jetë e kthjellët dhe me temperatura të larta dhe java tjetër do të jetë tipike pranverore”, u shpreh metereologia Lajda Porja.

  • Nga e mërkura nis rritja e temperaturave/ Sinoptikani: Temperaturat sot janë tipike të dimrit

    Nga e mërkura nis rritja e temperaturave/ Sinoptikani: Temperaturat sot janë tipike të dimrit

    Pas një fundjavë me reshje shiu dhe reshje bore, fillimi i javës sipas sinoptikanëve do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.
    “Pothuajse në të gjithë javën në territorin shqiptar parashikohet të jenë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime në orët e para të mëngjesit, ndërsa pasdite herë pas here sjellin kalime të lehta të vranësirave, vranësira të cilat bëhen disi më të dukshme në pjesën e dytë të javës. Gjatë pasdites vonë të ditës së enjte do të krijojë mundësira për momente të pakta me reshje të izoluara në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore, reshje të cilat do të jenë disi prezente gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së premte”, është shprehur fillimisht Hakil Osmani.
    ‘Një dimër të vogël’ e kanë konsideruar sinoptikanët këtë javë të dytë Prillit, ku dita e hënë është dhe dita më e ftohtë pasi temperaturat zbritën në -4 gradë Celsius.
    Por sipas parashikimeve, temperaturat e ajrit do të vinë duke u rritur gradualisht.
    “Duke filluar nga dita e martë e në vijim do të kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit, duke bërë që mimimunet ditën e nesërme të regjistrohen në -3 gradë Celcius, ndërsa maksimumet në vlerën 16 gradë Celcius.
    Do të vijojë rritja e temperaturave të ajrit dhe në ditët vijuese, po më e ndjeshme do të jetë duke filluar nga dita e enjte në ditën e premte, duke bërë që maksimumet të ngjiten shumë pranë vlerave 19 apo 20 gradë Celcius”, shpjegon sinoptikani Osmani.    
    Sipas meteorologëve, parametri i erës përgjatë kësaj jave nuk pritet të jetë shqetësues. Ndërsa fundjava do të jetë me diell.
    Klan News

  • Moti/ Nga e mërkura nis rritja e temperaturave

    Moti/ Nga e mërkura nis rritja e temperaturave

    Pas një fundjavë me reshje shiu dhe reshje bore, fillimi i javës sipas sinoptikanëve do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.
    “Pothuajse në të gjithë javën në territorin shqiptar parashikohet të jenë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime në orët e para të mëngjesit, ndërsa pasdite herë pas here sjellin kalime të lehta të vranësirave, vranësira të cilat bëhen disi më të dukshme në pjesën e dytë të javës. Gjatë pasdites vonë të ditës së enjte do të krijojë mundësira për momente të pakta me reshje të izoluara në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore, reshje të cilat do të jenë disi prezente gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së premte”, është shprehur fillimisht Hakil Osmani.
    ‘Një dimër të vogël’ e kanë konsideruar sinoptikanët këtë javë të dytë Prillit, ku dita e hënë është dhe dita më e ftohtë pasi temperaturat zbritën në -4 gradë Celsius. Por sipas parashikimeve, temperaturat e ajrit do të vinë duke u rritur gradualisht.
    “Duke filluar nga dita e martë e në vijim do të kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit, duke bërë që mimimunet ditën e nesërme të regjistrohen në -3 gradë Celcius, ndërsa maksimumet në vlerën 16 gradë Celcius. Do të vijojë rritja e temperaturave të ajrit dhe në ditët vijuese, po më e ndjeshme do të jetë duke filluar nga dita e enjte në ditën e premte, duke bërë që maksimumet të ngjiten shumë pranë vlerave 19 apo 20 gradë Celcius”, shpjegon sinoptikani Osmani.    
    Sipas meteorologëve, parametri i erës përgjatë kësaj jave nuk pritet të jetë shqetësues. Ndërsa fundjava do të jetë me diell.

  • ‘Plakat’ janë tërbuar/ Hakil Osmani jep parashikimin: Temperatura deri në -5 °C, çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

    ‘Plakat’ janë tërbuar/ Hakil Osmani jep parashikimin: Temperatura deri në -5 °C, çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

    Hakil Osmani nga MeteoAlb tha këtë të hënë për Euroneës Albania se java ka nisur me dëborë në disa vende të territorit të Shqipërisë. Ai ka shpjeguar në vlera minimale dhe maksimale se si do të jenë temperaturat në vijim në vend dhe rajon. Sipas tij, nuk do të mungojnë as vranësirat në disa pjesë të vendit, por kryesisht do të kemi mot të qëndrueshëm e me diell.
    “Fillim java ka nisur me dimër në territorin shqiptar pasi kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave. Vlerat minimale në qytetet e zonave malore janë regjistruar në minus 4 gradë celsius në Peshkopi kryesisht por edhe në qarkun e Korçës. Sa i përket pasdites do të kemi temperatura të ulëta në këtë muaj prill që ndodhemi, rreth 5 gradë më të ulëta sesa duhet të regjistrohen. Presim maksimume deri në 14 gradë celsius në Ultësirën Perëndimore. Në zonat malore kemi vlera jo më shumë se 7-8 gradë celsius. Edhe ditën e martë do të mbetemi në mbizotërimin e temperaturave të ulëta në vendin tonë me vlera minus 3 gradë”, tha Osmani.
    Meteorologu shpjegon se përmirësim të temperaturave do të shohim nga pjesa e dytë e javës, duke nisur nga dita e mërkurë.
    “Nga dita e mërkurë e në vijim, do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që në pjesën e dytë të javës të kemi një normalizim të temperaturave. Kjo rritje do jetë jo vetëm gjatë pasdites por edhe në orët e para të mëngjesit.
    Gjatë kësaj jave do të kemi një mot të qëndrueshëm, por në pjesën më të madhe të territorit shqiptar do të ketë kthjellime. Pasditeve kryesisht do të kemi momente të pakta me reshje shiu në zonat veriore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm”, tha ai.
    Osmani shpjegon se e njëjta situatë e kushteve meteotologjike ka qenë dhe në rajon, me temperatura të ulëta. Edhe në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, rritja e temperaturave do të nis që nga dita e mërkurë e në vijim.
    “Edhe në rajon kemi patur një rënie të ndjeshme të temperaturave. Do të kemi një rritje graduale duke filluar nga pjesa e dytë e javës. Sot dhe nesër do të ketë vranësira të shpeshta gjatë ditës duke sjellë flokë dëbore”, tha Hakil Osmani.

  • Rënia e temperaturave rikthen reshjet e dëborës në zonat malore të Qarkut Shkodër

    Rënia e temperaturave rikthen reshjet e dëborës në zonat malore të Qarkut Shkodër

    Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë akset Boge – Theth, Tamare – Vermosh dhe Bashkinë e Pukës, duke vështirësuar lëvizjen në këto zona.

    Borëpastrueset janë në terren për të pastruar rrugët dhe siguruar kalueshmërinë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimin e gomave dimërore.

    Ndërkohë, një turiste çeke ka humbur kontaktin nga Valbona dhe është gjetur me ndihmën e banorëve të Thethit.

  • Të dielën borë në Kosovë, paralajmëron Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

    Të dielën borë në Kosovë, paralajmëron Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

    Gjatë ditës së diele është paralajmëruar se do të ketë borë në Kosovë.
    Për këtë detaje ka dhënë Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik.
    Aliu ka thënë se një masë e ftohtë e ajrit do të ndikojë në uljen e temperaturave.
    “Nuk do të jenë reshje të intensitetit të lartë, por ulja e temperaturave do të ndikojë tek pemët, pasi ato tani janë në fazën e lulëzimit dhe kjo do të ndikojë negativisht tek këto kultura”, deklaroi ai.
    Sipas tij, temperaturat minimale do të zbresin edhe deri në -2 e deri në -3 gradë Celsius.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh