Tag: temperaturave

  • ‘Zjarret në Shqipëri’/ Hakil Osmani: Era e fortë përkeqëson vatrat e zjarrit…

    ‘Zjarret në Shqipëri’/ Hakil Osmani: Era e fortë përkeqëson vatrat e zjarrit…

    I ftuar në një intervistë për Syri TV, me moderator Edvin Parruca, meteorologu Hakil Osmani, paralajmëroi për erëra të fuqishme që favorizojnë përhapjen e zjarreve, ndërsa sinjalizoi edhe një rënie të temperaturave dhe reshje në vijim.

    “Një tjetër fenomen që i ndihmon zjarret është edhe parametri i erës. Kemi pasur fuqizimin e erës që ditën e djeshme herë pas here, duke qenë që në det të hapur të jetë edhe mbi 55 ose 60 km/orë në zonat e izoluara në territorin shqiptar.

    Ditën e sotme dihet që deri në orët e pasdites era do të fitojë shpejtësi dhe do të jetë problematike jo vetëm në trafikun detar, por herë pas here edhe përsa i përket vatrave të zjarrit. Kemi përmirësim përsa i përket temperaturave të ajrit, që do të kemi një freskim. Do të kemi prezente reshjet dhe nuk do të vëmë vulën nëse këto reshje do të ndihmojnë në përmirësimin e zjarrit.” – tha Osmani.

  • Greqi, termometri shënon mbi 43 gradë Celsius

    Greqi, termometri shënon mbi 43 gradë Celsius

    Greqia regjistroi dje temperatura që u rritën përtej 41°C në disa rajone dhe lokalisht mbi 42°C-43°C. Sipas rrjetit të stacioneve automatike meteorologjike të Observatorit Kombëtar të Athinës, temperaturat më të larta në Greqi u regjistruan në Greqinë Qendrore lindore, Atikë, Peloponezin lindor, Maqedoninë lindore dhe Traki.

    Siç tregon një hartë e Observatorit/meteo.gr, temperaturat u rritën mbi 37°C në 280 nga 558 stacione aktive, mbi 40°C në 55 stacione dhe mbi 42°C në pesë stacione.

    Në rajonin e Atikës dhe në veçanti në qytetin e Athinës, kombinimi i temperaturave shumë të larta dhe niveleve shumë të larta të lagështisë rezultoi në nivele shumë të larta shqetësimi për disa orë, duke rezultuar në ngarkesë shumë të lartë të nxehtësisë mbi popullsinë.

    Harta tregon shpërndarjen e temperaturave maksimale në Greqi dhe tetë stacionet me temperaturat maksimale më të larta.

    Rrathët e bardhë tregojnë stacionet ku temperatura maksimale u rrit mbi 37°C.
    Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile i bëri përsëri thirrje publikut të jetë veçanërisht i kujdesshëm dhe njerëzve të mbrojnë veten nga rreziqet e temperaturave të larta.

    Temperaturat do të mbeten të larta deri të dielën (përveç Greqisë veriperëndimore, ku vala e të nxehtit do të përfundojë).

    Temperaturat do të bien gradualisht që nga e hëna në shumicën e rajoneve.

  • Vendi përjeton ‘ferrin’, termometri shënon mbi 43 gradë Celsius

    Vendi përjeton ‘ferrin’, termometri shënon mbi 43 gradë Celsius

    Greqia regjistroi dje temperatura që u rritën përtej 41°C në disa rajone dhe lokalisht mbi 42°C-43°C. Sipas rrjetit të stacioneve automatike meteorologjike të Observatorit Kombëtar të Athinës, temperaturat më të larta në Greqi u regjistruan në Greqinë Qendrore lindore, Atikë, Peloponezin lindor, Maqedoninë lindore dhe Traki. Siç tregon një hartë e Observatorit/meteo.gr, temperaturat u rritën mbi 37°C në 280 nga 558 stacione aktive, mbi 40°C në 55 stacione dhe mbi 42°C në pesë stacione.
    Në rajonin e Atikës dhe në veçanti në qytetin e Athinës, kombinimi i temperaturave shumë të larta dhe niveleve shumë të larta të lagështisë rezultoi në nivele shumë të larta shqetësimi për disa orë, duke rezultuar në ngarkesë shumë të lartë të nxehtësisë mbi popullsinë.
    Harta tregon shpërndarjen e temperaturave maksimale në Greqi dhe tetë stacionet me temperaturat maksimale më të larta. Rrathët e bardhë tregojnë stacionet ku temperatura maksimale u rrit mbi 37°C.
    Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile i bëri përsëri thirrje publikut të jetë veçanërisht i kujdesshëm dhe njerëzve të mbrojnë veten nga rreziqet e temperaturave të larta. Temperaturat do të mbeten të larta deri të dielën (përveç Greqisë veriperëndimore, ku vala e të nxehtit do të përfundojë). Temperaturat do të bien gradualisht që nga e hëna në shumicën e rajoneve.

  • Ulje e lehtë e temperaturave, si parashikohet moti ditën e sotme

    Ulje e lehtë e temperaturave, si parashikohet moti ditën e sotme

    Ditën e shtunë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.
    Era, e lehtë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 5-9m/s

    Valëzimi në det do të jetë i ulët i forcës 1 deri në 2 ballë.

  • “Vendi ynë nën pushtimin e temperaturave të larta…”/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    “Vendi ynë nën pushtimin e temperaturave të larta…”/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë në territorin shqiptar dominim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku më të larta temperaturat do të shënohen në qarkun e Beratit dhe Elbasanit.
    Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-hershme përgjatë gjithë vendit, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Veriore dhe Verilindor, me gjithë nuk priten reshje.
    Temperaturat e ajrit do të rriten sërish duke shënuar vlerën minimale në zonat Lindore përkatësisht 11°C, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 36°C në qarkun e Beratit.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

  • Fëmijët përballë ‘luftës’ së temperaturave, Pediatria apelon kujdes: Vapa e rrezikshme, ja oraret e forta për reduktime

    Fëmijët përballë ‘luftës’ së temperaturave, Pediatria apelon kujdes: Vapa e rrezikshme, ja oraret e forta për reduktime

    Mjekja pediatre pediatrike Sonila Brati e ftuar në një intervistë televizive këshillon kujdes të veçantë për fëmijët 0–2 vjeç si mënyra më e mirë për të shmangur komplikacionet.
    Me rritjen e temperaturave, pediatrit apelojnë për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht në orët me diell të fortë, nga ora 10 e paradites deri në 5 pasdite.
    “Vapa është në fakt ka më tepër rrezikshmëri se sa periudha e dimrit, kjo dhe për shkak të temperaturave ekstreme që ne po kalojmë këto ditë dhe kemi parë që fëmijët nuk kanë shpëtuar nga kjo gjë.
    Janë prekur nga virozat, kanë pësuar djegie të lëkurës, por apeli jonë është gjithmonë për prindërit dhe kujdesin që duhet të kenë për minimizimin që duhet të kenë në lëvizjet në orët e pikut dhe kujdesin që ata duhet të kenë qoftë me fëmijët e vegjël fare, por edhe ata më të rritur, sepse edhe ata njëlloj si me të moshuarit preken nga sëmundjet kronike”, u shpreh mjekja Sonila Brati.

  • “Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun

    “Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun

    Shqipëria po përballet me një nga verat më të nxehta të viteve të fundit, ku temperaturat ekstreme kanë shënuar rekorde të reja që në muajin qershor. Meteorologia Lajda Porja, e ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka bërë të ditur se vendi ndodhet prej më shumë se 15 ditësh nën ndikimin e një vale të fuqishme të të nxehtit afrikan, e cila kulmoi ditën e djeshme me 41 gradë Celsius të regjistruara në Urën Vajgurore, në qarkun e Beratit.
    Sipas meterologes, edhe dita e sotme pritet të jetë ndër më të nxehtat, pasi temperaturat shumë të larta do të përfshijnë edhe qarqet e Gjirokastrës dhe Koplikut, ndërsa qytete të tjera si Tirana, Elbasani, Fieri dhe Lushnja do të luhaten mes 39 dhe 40 gradëve.
    “Ne kemi përjetuar përgjatë kësaj vere një qershor me temperatura shumë të larta, që nuk kishte ndodhur më parë që të shënoheshin temperatura 40 gradë. Valët e të nxehtit kanë filluar që në dhjetë ditshin e fundit të qershorit, janë 15 ditë që ne jemi nën ndikim e temperaturave shumë të larta. Sot presim sërish 41 gradë. Është shënuar dje në qarkun e Beratit, te “Ura Vajgurore” temperatura më e lartë e kësaj vale, pasi qytetet e tjera janë luhatur nga 38 në 40. Edhe sot i shtohet qarku i Gjirokastrës dhe Kopliku, të cilët i afrohen temperaturave 41. Ama shumë qytete kryesore, si Fieri, Elbasani, Lushnja, Tirana e shumë të tjerë do të jenë rreth vlerës 39-40 gradë. Temperatura shumë të larta do të kenë edhe zonat e verilindjes si Kukësi edhe Hasi do të arrijnë temperaturat 37 dhe 38 gradë dhe zona më e freskët do të jetë vendlindja, ku temperaturat do të shkojnë në 34 gradë. Është dita më e nxehtë, sepse dje u shënua piku 41, por sot duke qenë i shtohen edhe tre qarqe të tjera dhe më pas kemi që nga dita e diel të ketë një tendencë të temperaturave në rënie, ku nesër presim të paktën dy gradë në pjesën më të madhe të Ultësirës Perëndimore dhe tre gradë në zonat malore.”
    Porja theksoi se, ndonëse do të ketë një lehtësim të përkohshëm të motit nga dita e diel, me një rënie të lehtë të temperaturave që do të vijojë deri të mërkurën, vala e të nxehtit do të rikthehet sërish në fundjavë. Ajo parashikon që edhe pse gjatë kësaj vere nuk do të tejkalohen vlerat ekstreme prej 42-43 gradë, do të ketë shumë ditë me temperatura përvëluese rreth 39 gradë.
    Ndërkohë, parashikimet tregojnë për një korrik të thatë dhe me reshje shumë të pakta, ku e vetmja ndërprerje e motit të nxehtë do të jetë një masë ajrore më e freskët që vjen nga Evropa Veriore të mërkurën, por që do të ketë ndikim vetëm për pak ditë.
    Në këtë situatë, meteorologia apelon për kujdes të shtuar ndaj temperaturave të larta, veçanërisht në orët e pikut, ndërsa thekson se Evropa po kalon një prej qershoreve më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, një tregues i qartë i ndikimit të ndryshimeve klimatike.
    “Ditët më të freskëta na presin në ditën e mërkurë dhe në vijim. Edhe e hëna edhe e marta janë pothuajse në këto ujëra. Ulet vlera ekstreme nga 41 në 38-39 gradë, por të mërkurën ne kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave të cilat do të na shoqërojnë deri të shtunën. Do të jenë disa ditë sa për të “marrë frymë”, ku temperaturat do të shkojnë nga 41 gradë në 32 gradë. Pastaj ditën e shtunë, si sot java fillon sërish termometri të rritet nga dita në ditë. Gjatë kësaj vere nuk do të ketë ditë ku temperaturat do të shkojnë në 42 apo 43 gradë, por do të ketë shumë ditë me temperatura 39. Megjithatë ne presim një muaj të thatë dhe të nxehtë. E mërkura sjell pak reshje, kryesisht veriu dhe disa zona në qendër, por janë krejt kalimtare, më pas del përsëri dielli. Por, është një masë relativisht e freskët, e cila depërton nga Evropa Veriore në drejtim të Ballkanit ditën e mërkurë dhe duke qenë se futet me një shpejtësi goxha të madhe kjo masë ajrore do të qëndrojë vetëm tre-katër ditë. Evropa ka përjetuar një qershor shumë të nxehtë, ku do të dalë dhe raporti që mendohet të jetë një prej qershoreve më të nxehtë në histori.”/tvklan.al

  • Evropa përjeton ‘ferrin’, viktima nga zjarret dhe i nxehti në Spanjë dhe Francë

    Evropa përjeton ‘ferrin’, viktima nga zjarret dhe i nxehti në Spanjë dhe Francë

    Dy persona u gjetën të vdekur në rajonin e Katalonjës, në Spanjë, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën në përpjekje për të shuar një zjarr, të rënë si pasojë e temperaturave të larta.

    Autoritetet lokale njoftuan se trupat e pajetë u gjetën pasi zjarrfikësit arritën të neutralizonin zjarrin e rënë në zonën Torrefeta, në afërsi të qytetit Kosko.

    Ndërkohë, dy vdekje të tjera si pasojë e temperaturave përvëluese u regjistruan në Francë, ku rreth 300 personave të tjerë u erdhën në ndihmë zjarrfikësit.

    Kontinenti evropian po përjeton temperatura ekstreme, një dukuri që sipas OKB-së po bëhet më e shpeshtë për shkak të ndryshimeve të klimës të shkaktuara nga dora e njeriut.

    Për Spanjën dhe Francën, muaji i kaluar shënoi qershorin më të nxehtë që nga nisja e regjistrimit të të dhënave. Shërbimi meteorologjik iberik, AEMET, njoftoi se niveli i temperaturave kishte “shfarosur” rekordet e mëparshme, të verifikuara në korrik dhe gusht.

    Ndërsa në Francë, zyrtarët vendas deklaruan se dy vdekjet e regjistruara ishin pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga i nxehti ekstrem.

    Lajmi nga Parisi vjen teksa Franca regjistroi qershorin e dytë më të nxehtë në histori, që nga nisja e regjistrimit të temperaturave në vitin 1900. Qershori i 2025-s vjen menjëherë pas atij të 2023-shit, kur vendi përjetoi “ferrin”.

    Aktualisht, 4 rajone të Francës mbeten me alarmin e kuq, që është dhe më i larti. Ato janë Aube’, Sher, Luaret dhe Jone’.

    Ndërkohë, në Itali, dy punëtorë ndërtimi në provincën e Viçencës, u dërguan në spital pasi humbën ndjenjat teksa punonin. Njëri prej tyre, sipas mediave italiane, është në gjendje kome.

  • Zjarre dhe viktima nga i nxehti, shumë vende europiane marrin masa për t’i bërë ballë temperaturave të larta

    Zjarre dhe viktima nga i nxehti, shumë vende europiane marrin masa për t’i bërë ballë temperaturave të larta

    Europa po vijon përballjen me një nga valët më të mëdha të të nxehtit në shumë vite.

    Temperaturat ekstreme kanë prekur kryesisht pjesën jugore të kontinentit ku ato kanë arritur deri në 47 gradë celcius në ditët e fundit.
    Spanja, Franca dhe Britania e madhe kanë shënuar rekord me muajin qershor më të nxehtë që nga matja e të dhënave meteorologjike më shumë se 100 vite më parë.

    Temperaturat maksimale kanë rritur ndjeshëm rrezikun për problem shëndetësore dhe mjedisore përgjatë gjithë kontinentit.
    Disa humbje jete janë shënuar deri tani për shkak të temperaturave dhe zjarreve. Dy viktima raportohen nga Italia dhe dy të tjerë vdiqën në Spanjë teksa zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe toke.
    Italia po përballet edhe me ndërprejre të energjisë elektike për shkak të valës së të nxehtit.
    Parisi i cili ka aktivizuar alarmin maksimal të rrezikut që prej të martës do të vijojë me mbylljen e shkollave edhe këtë të mërkurë.
    Në Turqi po ashtu dhjetëra njerëz janë evakuuar për shkak të zjarreve.
    Organizata Botërore Meteorologjike, agjencia e Kombeve të Bashkuara për motin dhe klimën, tha se  do të duhet të mësojmë të jetojmë me normalitetin e ri të valëve ekstreme të të nxehtit, të cilat do të ndodhin më shpesh dhe do të jenë më intensive me kalimin e kohës./vizionplus.tv