Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë fillim muaji dhjetor, nga ku theksoi se reshjet do ti kemi prezente edhe këtë muaj.
Osmani shpjegon se në ditët e para të kësaj jave do kemi të bëjmë me rritje të temperaturave të ajrit, por ndryshe nga vendi jonë, në rajon do ketë prezencë të reshjeve të deborës.
“Këtë ditë të hënë do kemi intervale të gjata me diell, ndërsa në zonat malore do të kemi vranësira të herëpashershme.
Po ashtu, ditën e martë dhe të mërkurë pritet që në territorin shqiptar të ketë vranësira të dendura, duke shkaktuar reshje në të gjithë Shqipërinë. Do të kemi intensitete mesatare, kryesisht në jug do jenë në formën e rebesheve. Është dita e enjte që do të sjellë një përmirësim të përkohshëm të motit në një pjesë të mirë të territorit shqiptar.
Dita e premte do vijojë po me reshje shiu, në juglindje me rebeshe, ndërsa pjesa tjetër do ketë sasi më të paktë shiu. Sa i përket temperaturave të ajrit, vlerat minimale mëngjesin e sotëm janë regjistruar në 0 gradë celsius në zonat malore.
Nga dita e martë, e mërkurë dhe e enjte do të kemi rritje të temperaturave të ajrit si në vlerat minimale edhe maksimale.
Sa i përket situatës në rajon, mbetemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, në vijim parashikohet që një pjesë e mirë e rajonit të ketë prezente vranësirat, por dhe reshje dëbore”, tha Hakil Omsani.
Tag: temperaturave
-

Erdhi dëbora?! Meteorologu Hakil Osmani bën parashikimin e bujshëm: Ja si nisin ditët e para të Dhjetorit
-

Meteorologu parashikon si nisin ditët e para të dhjetorit: Do vijojnë reshjet e shiut
Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë fillim muaji dhjetor, nga ku theksoi se reshjet do ti kemi prezente edhe këtë muaj.
Osmani shpjegon se në ditët e para të kësaj jave do kemi të bëjmë me rritje të temperaturave të ajrit, por ndryshe nga vendi jonë, në rajon do ketë prezencë të reshjeve të deborës.
“Këtë ditë të hënë do kemi intervale të gjata me diell, ndërsa në zonat malore do të kemi vranësira të herëpashershme.
Po ashtu, ditën e martë dhe të mërkurë pritet që në territorin shqiptar të ketë vranësira të dendura, duke shkaktuar reshje në të gjithë Shqipërinë. Do të kemi intensitete mesatare, kryesisht në jug do jenë në formën e rebesheve. Është dita e enjte që do të sjellë një përmirësim të përkohshëm të motit në një pjesë të mirë të territorit shqiptar.Dita e premte do vijojë po me reshje shiu, në juglindje me rebeshe, ndërsa pjesa tjetër do ketë sasi më të paktë shiu. Sa i përket temperaturave të ajrit, vlerat minimale mëngjesin e sotëm janë regjistruar në 0 gradë celsius në zonat malore.
Nga dita e martë, e mërkurë dhe e enjte do të kemi rritje të temperaturave të ajrit si në vlerat minimale edhe maksimale.
Sa i përket situatës në rajon, mbetemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, në vijim parashikohet që një pjesë e mirë e rajonit të ketë prezente vranësirat, por dhe reshje dëbore”, tha Hakil Omsani për Euronews. -

Moti sot, reshje shiu në të gjithë vendin, borë në tre qarqe
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) njofton se dita e sotme, e shtunë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë reshje dhe ulje të temperaturave, sidomos në zonat malore.
Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të herëpashershme në të gjithë territorin.
Reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar, në formë shtrëngatash, prej orëve të para të ditës dhe do të vijojnë gjatë gjithë 24-orëshit.
Pritet prezencë e reshjeve të dëborës me intensitet kryesisht të ulët në zonat më të larta:
* Alpe dhe Veri-Verilindje: Mbi 1400–1600 metra.
* Juglindje: Mbi 1500–1700 metra.
Era do të jetë e fortë, veçanërisht në zonat bregdetare.
* Drejtimi Dhe Shpejtësia: Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare 7 m/sek.
Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e vranësirave të dendura, shpejtësia mund të arrijë deri në 15 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.
Tabela E Temperaturave Për Qytetet Kryesore
Temperaturat minimale dhe maksimale për sot:
| Qyteti | Temperatura (Min/Max) | Parashikimi
| Shkodër | 10°C / 14°C | Re/Shi |
| Kukës | 7°C / 11°C | Re/Shi/Borë |
| Lezhë | 9°C / 14°C | Re/Shi |
| Dibër | 5°C / 10°C | Re/Shi/Borë |
| Durrës | 10°C / 16°C | Re/Shi |
| Tiranë | 11°C / 17°C | Re/Shi |
| Elbasan | 8°C / 16°C | Re/Shi |
| Berat | 9°C / 17°C | Re/Shi |
| Vlorë | 12°C / 17°C | Re/Shi |
| Korçë | 5°C / 12°C | Re/Shi/Borë |
| Gjirokastër | 8°C / 15°C | Re/Shi |
| Sarandë | 10°C / 17°C | Re/Shi | -

Shkëputet masivi shkëmbor në Theth, shkak ndryshimet e temperaturave
Një masiv shkëmbor është shkëputur një ditë më parë në zonën e Thethit. Nga kjo ngjarje nuk ka raportime për dëme ndërsa pamjet e filmuara nga një banor i zonës po bëjnë xhiron e rrjetin.
Ekspert i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha në një postim në rrjetet sociale shkruan se fenomeni lidhet me temperaturat jo normale për stinën në këtë zonë. Ai bëri thirrje për kujdes të shtuar dhe respektimi i perimetrit të sigurisë, veçanërisht në zonat me shpatet e thepisura.
“Fenomen natyror në Parkun Kombëtar të Alpeve- Theth. Ndryshimet e mëdha të temperaturave ndërmjet ditës dhe natës, të kombinuara me lagështinë dhe ciklet e ngrirje-shkrirjes së ujit në çarjet e shkëmbinjve, shkaktojnë ndonjëherë shembje të pjesshme të masiveve shkëmbore në zonat alpine.
Këto fenomene natyrore, si ai i ndodhur së fundmi në Theth, janë pjesë e proceseve gjeologjike që formësojnë peizazhin e Alpeve Shqiptare ndër shekuj. Prandaj, gjatë qëndrimit apo vizitave në zonë, rekomandohet kujdes dhe respektim i perimetrit të sigurisë, veçanërisht në zonat me shpatet e thepisura”, shkruan Dardha. -

“48 orë me mot ekstrem dhe temperatura deri në -3 gradë”, meterologu bën paralajmërimin e fortë: Të shtunën pritet…
Meteorologu Hakil Osmani në një emision televiziv njoftoi se nga dita e sotme e deri në vijim do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit në vend. Sipas tij, kjo do të jetë më e dukshme gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të ditës së premte.
Në zonat malore, si Bajram Curri dhe pjesët veriore të vendit, temperaturat do të bien deri në 0-1 gradë Celsius, ndërsa nuk përjashtohen edhe vlerat negative, deri në -1 apo -2 gradë Celsius në fshatra. Mbrëmjen e sotme priten reshje dëbore, veçanërisht në zonat veri-lindore dhe jug-lindore, me nivele reshjesh dëbore që do të fillojnë nga 700 metra mbi nivelin e detit.
“Duke filluar nga dita e sotme e deri në vijim do të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Më e ndjeshme kjo pritet që të jetë gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesin e ditës së premte. Në qytetet e zonave malore, temperaturat e ajrit do të zbresin në 0 apo 1 gradë Celsius, si Bajram Curri, zonat veriore. Do i kemi prezente reshjet e borës mbrëmjen e sotme. Kemi një ndërhyrje të masës ajrore, e cila vjen nga zona e ftohtë e kontinentit që bën të kemi këtë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, do të kemi reshje dëbore në zonat malore. Por, mbrëmja e sotme dhe mëngjesi i ditës së premte do të kemi shfaqje të reshjeve të dëborës në zonat veri-lindore, por edhe në juglindje. Në verilindje reshjet e dëborës do të jenë 700 metra mbi nivelin e detit, por edhe në zonat e juglindjes.”
Osmani theksoi se ky fenomen meteorologjik shkaktohet nga një masë ajrore e ftohtë që po depërton nga kontinentet veriore, duke sjellë një ulje të temperaturave dhe reshje dëbore në zonat malore dhe veriore.
Në kryeqytet, për shkak të lagështisë së lartë në ajër, do të vërehet gjithashtu një rënie e theksuar e temperaturave. Në ultësirën perëndimore, ku maksimumet pritet të arrijnë deri në 24 gradë Celsius, temperaturat do të luhaten në mënyrë më të moderuar.Meteorologu u shpreh se ky është një episod i shkurtër, që do të zgjasë rreth 48 orë, ndërsa nga mesdita e ditës së shtunë do të vijë një përmirësim gradual i temperaturave dhe ndërprerje e reshjeve. Në vijim të javës pritet një rritje e temperaturave me maksimum deri në 24-25 gradë Celsius, me më shumë diell dhe reshje të izoluara, pa rrezik për probleme.
“Tirana duke qenë se ka një lagështi të lartë në ajër do të ketë rënie të theksuar të temperaturave të ajrit. Në zonat malore vlerat do të zbresim më poshtë se 0 gradë Celsius, do të shkojnë deri në -1 apo -2 gradë Celsius në fshatrat. Është diçka normale për muajin tetor, pasi vlerat do të luhaten në 5 apo 6 gardë Celsius në zonat malore, kurse maksimumet do të jenë 24 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimoren. Fatmirësisht është një episod i shkurtër, rreth 48 orë, pasi duke filluar nga mesdita e ditës së shtunë, kemi përmirësim sa i përket fushës termike, do të kemi edhe ndërprerje të reshjeve. Pas 48 orëve do të kemi një rritje të temperaturave të ajrit. Maksimume të cilat gjatë javës së vjen ka gjasa që të ngjiten deri në 24-25 gradë Celsius , do të kemi më shumë diell, do të ketë edhe reshje të izoluara, por nuk do të jenë problematike.” -

Dimër i parakohshëm në Shqipëri/ Meteorologia jep lajmin e papritur: Nga e diela priten…
Ndonëse jemi në vjeshtë, bora ka mbuluar një pjesë të zonave në veri të vendit. Anira Gjoni, meteorologe IGJEUM tha se java do të shoqërohet me reshje shiu dhe dëbora, këto të fundit kryesisht në zonat malore, ndërsa e diela do të sjellë rritje të temperaturave.
“Kemi hyrë në vjeshtë, por kemi pak tipare të dimrit. Për ditën e sotme në veri dhe verilindje të vendit, priten reshje bore. Problematika mund të shfaqen në zonat malore, të veriut dhe verilindjes për shkak të nisjes së reshjeve të para të borës. Reshjet pritet të zbresin deri në 600 m mbi nivelin e detit, mund të sjellë problematika në këtë zona.
Pjesa tjetër e territorit do të ketë reshje të shiut, mesatare në të githa qarqet. Me intensitet më të shtuar do të jenë qarqet Elbasan, Berat, Korce, Vlore dhe Gjirokastër. Në këto qarqe mund të shfaqen problematike të ndryshme si vërshime të ujit. Krahas reshjeve, do të kemi edhe ulje të temperaturave që do të vijojë për këto dy ditë. E diela sjell rritjen graduale të temperaturave maksimale të ditës”, – u shpreh ajo. -

Verilindja mbulohet nga bora, ulja e temperaturave sjell dimër të parakohshëm
Temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në zonat verilindore të vendit, të cilat janë përfshirë nga reshje shiu dhe bore.
Në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet kanë qenë kryesisht në formë bore.
Njësitë administrative të thella si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë zbardhur nga bora, duke sjellë një pamje të vërtetë dimërore. Deri në këto momente nuk janë raportuar probleme në qarkullim apo furnizim.
Megjithatë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit në rrugë.Top Channel
-

Moti sot, rritje e temperaturave deri në 33°C
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore në veri.Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:QYTETET
Temperaturat në °C
SiglaShkodër
19/32
Diell pak reKukës
14/27
Diell pak reLezhë
18/31
Diell pak reDibër
13/26
Diell pak reDurrës
20/31
DiellTiranë
20/33
DiellElbasan
19/30
Diell pak reBerat
15/31
Diell pak reVlorë
19/31
DiellKorçë
15/25
Diell reGjirokastër
15/30
DiellSarandë
20/30
Diell -

Nesër kujdes kur te dilni nga shtepia/Moti bënë kthesën e papritur,Osmani paralajmëron:Ja çfarë na pret në këto qytete
Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka deklaruar se dita e sotme ka nisur me temperatura më të ulëta se ditët e kaluara, të cilat do të kulmojnë nesër me rrebeshe të forta në disa zona të vendit.
“Dita e sotme ka sjellë një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit, ku në qytetet e zonave malore të kemi një temperaturë rreth 14 gradë celsius.
Ndërsa rreth mesditës patëm një rënie më të ndjeshme të temperaturave të ajrit në zonat veriore me rreth 3 gradë. Po ashtu në zonat e mesme dhe jugore patëm një rënie me 1 apo 1.5 gradë celsius, duke bërë që maksimumet në zona të jenë rreth 37 apo 38 gradë celsius.
Një rënie më e ndjeshme e temperaturave do të jetë ditën e nesërme, duke bërë që minimumet të pësojnë rënie me 3-4 gradë, ku temperaturat të jenë me 10 – 11 gradë celsius në zonat malore; ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 14 – 26 gradë celsius. Por rreth orëve të mesditës do të rënia më e ndjeshme e temperaturave me të paktën 5 gradë celsius në të gjithë territorin e vendit, ku temperaturat maksimale të regjistrohen në 32-33 gradë celsius në zonët përreth Fierit, ndërsa në vendet e tjera do të jetë rreth 27-31 gradë celsius, ndërsa në zonat malore në 24-25 gradë celsius.
Kjo rënie e temperaturave të ajrit do të shoqërohet me vranësira të shpeshta që janë parë gjatë orëve të para të mëngjesit, dhe duke qenë se do të kemi prezencën e lagështirës në ajër, do të kemi dhe reshje shiu, u shpreh ndër të tjera sinoptikani Hakil Osmani.
