Tag: temperaturat

  • “Vera nuk ka mbaruar, termometri pritet të kap vlerën…”, Porja jep lajmin e papritur, ja sa do të shkojnë temperaturat

    “Vera nuk ka mbaruar, termometri pritet të kap vlerën…”, Porja jep lajmin e papritur, ja sa do të shkojnë temperaturat

    Meteorologia Lajda Porja tha se kjo javë e fundit e gushtit edhe pse ka nisur me vranësira që sjellin herë herë një mot disi më të freskët, gradualisht do përmirësohet duke u kthyer kështu përsëri në valët e nxehta.
    “Kjo javë ka nisur me vranësira dhe reshje të pakta, kryesisht në veri. Jugu nuk ka përfshirje të reshjeve. Ndërkohë, nga dita e mërkurë deri të premten, do të ketë përmirësim të motit dhe mbizotërim të diellit. Minimalet sot shënojnë 11-12 gradë dhe maksimalet nga 28-30 gradë në shumë qytete.
    Nga e mërkura presim të kemi riaktivizim të valëve të nxehta, kryesisht në periferi. Gjithashtu dita e enejte dhe e premte do kulmojë me temperaturat 38-39 gradë. Pra do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjitha qytete kryesore të Shqipërisë”, tha Porja.
    Meteorologia parashikon se të shtunën dhe të dielën do kemi të bëjmë me luhatje të motit duke pasur praninë edhe të reshjeve edhe pse të pakta, por edhe të diellit.
    “Parashikohet që fundjava të risjellë rebeshe dhe stuhi ere, ku më pak i prekshëm do jetë përsëri jugu. Ditën e dielë do të rikuperohet moti dhe do përmirësohet ndjeshëm”.
    Porja bëri një parashikim edhe sa i përket muajit shtator që na pret, duke theksuar se edhe pse futemi në një muaj vjeshte, temperaturat e larta dhe motin e nxehtë do e kemi prezent.
    “Sa i përket fillimit të shtatorit, do startojë me temperatura të larta edhe në javën e parë të shtatorit. Herë pas here do ketë dhe stuhi ere por më pas sërish diell. Nuk do jetë një 10 ditësh nën mbizotërimin e diellit apo të shiut. Shtatori është parashikuar të regjistrojë temperatura mjaft të larta pothuajse gjatë gjithë muajit. Edhe pse me datë 1 shtator hymë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, vera do të fillojë edhe përgjatë shtatorit”, tha meteorologia.

  • E enjte me diell, rriten temperaturat/ Ja sa do të shënojë termometri

    E enjte me diell, rriten temperaturat/ Ja sa do të shënojë termometri

    Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim.
    Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e pasdites në veriperëndim të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
    Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.
    Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-5 ballë.
    Temperaturat do të rriten në vlerat maksimale 37 gradë C deri në 38 gradë C.

    Top Channel

  • Moti sot me kthjellime, temperaturat sërish në rritje

    Moti sot me kthjellime, temperaturat sërish në rritje

    Ditën e sotme (20 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta, përqendruar në relievet kodrinore-malore të vendit.
    Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
    Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.

  • Moti për sot me kthjellime, temperaturat sërish në rritje

    Moti për sot me kthjellime, temperaturat sërish në rritje

    Ditën e sotme (20 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta, përqendruar në relievet kodrinore-malore të vendit.

    Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

    Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.

  • Vlora në flakë/ Zjarret pushtojnë pyjet dhe banesat, situata jashtë kontrollit!

    Vlora në flakë/ Zjarret pushtojnë pyjet dhe banesat, situata jashtë kontrollit!

    Vlora është një nga zonat më të prekura nga zjarret gjatë verës që përfshinë vendin nga veriu në jug.
    Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe toka me bimësi të dendur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis dhe në disa raste edhe në pronat private të banorëve.
    Beteja për të vënë nën kontroll flakët ishte e vështirë prej disa ditësh. Problematika sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në Vlorë mbetet zjarrvënia.
    Nje tjeter situatë shqetesuese mbeten edhe zjarret në banesa, ku vetem në ditet e fundit janë rregjistruat disa të tilla.
    Situata aktualisht mbetet nën monitorim, pasi temperaturat e larta ende favorizojnë përpahjen e flakëve. Ndërkohë autoritetet lokale në Vlorë do të bëjnë edhe një verifikim te demëve te shkaktuara nga zjarret.

  • Moti i freskët dhe i paqëndrueshëm deri të premten, paralajmëron meteorologia: Ja çfarë na pret në fundjavë

    Moti i freskët dhe i paqëndrueshëm deri të premten, paralajmëron meteorologia: Ja çfarë na pret në fundjavë

    Pas disa ditësh të qeta, java që ka nisur pritet të sjellë ndryshime të shpeshta në mot. Deri të premten, vendi do të përballet me një freski relative, ku nuk do të mungojnë as reshjet.
    “Parashikoj që kjo javë të jetë e freskët, nëse do t’i krahasonim gjithmonë temperaturat me çfarë kemi përjetuar. Megjithatë do jetë e paqëndrueshme. Parashikohet që ditën e martë të mbetet me reshje zona veriore dhe verilindore. Të mërkurën e të enjten ka një përmirësim të theksuar të motit, ku do ketë më shumë kthjellime edhe pse vranësirat do jenë prezente, sërish të premten do të rikthehen reshjet e shiut pothuajse në gjithë zonën malore lindore”, u shpreh Tanja Porja, meteorologe e Meteoalb.
    Temperaturat nuk do të kalojnë 32 gradë, por ata që janë ende duke shijuar bregdetin nuk duhet të shqetësohen.
    “Parashikohet që sot, kryesisht pjesa më e madhe ose qytetet kryesore të Shqipërisë të luhaten nga 30 deri në 32 gradë. Pra, këto janë temperaturat duke përjashtuar vetëm Elbasanin dhe Beratin, ku termometri do të shënojë 34 gradë. E gjithë zona tjetër, përfshirë dhe bregdetin, do të kenë temperatura mjaft normale”, shprehet Porja.
    Fundjava do të ndryshojë panoramën. Temperaturat e larta do të rikthehen, duke risjellë valën e të nxehtit.
    “Parashikohet që të shtunën e sidomos të dielën e javën tjetër të na rikthehen sërish ato temperatura mjaft të larta”, shtoi meteorologia.
    Ekspertët theksojnë se kjo është një prirje tipike për muajin gusht, kur periudhat e freskëta ndërpriten nga rikthimi i vapës përvëluese.

  • Java nis e freskët dhe me reshje! Moti i paqëndrueshëm deri të premten, fundjava risjell të nxehtin

    Java nis e freskët dhe me reshje! Moti i paqëndrueshëm deri të premten, fundjava risjell të nxehtin

    Pas disa ditësh të qeta, java që ka nisur pritet të sjellë ndryshime të shpeshta në mot. Deri të premten, vendi do të përballet me një freski relative, ku nuk do të mungojnë as reshjet.

    “Parashikoj që kjo javë të jetë e freskët, nëse do t’i krahasonim gjithmonë temperaturat me çfarë kemi përjetuar. Megjithatë do jetë e paqëndrueshme. Parashikohet që ditën e martë të mbetet me reshje zona veriore dhe verilindore. Të mërkurën e të enjten ka një përmirësim të theksuar të motit, ku do ketë më shumë kthjellime edhe pse vranësirat do jenë prezente, sërish të premten do të rikthehen reshjet e shiut pothuajse në gjithë zonën malore lindore”, u shpreh Tanja Porja, meteorologe e Meteoalb.

    Temperaturat nuk do të kalojnë 32 gradë, por ata që janë ende duke shijuar bregdetin nuk duhet të shqetësohen.

    “Parashikohet që sot, kryesisht pjesa më e madhe ose qytetet kryesore të Shqipërisë të luhaten nga 30 deri në 32 gradë. Pra, këto janë temperaturat duke përjashtuar vetëm Elbasanin dhe Beratin, ku termometri do të shënojë 34 gradë. E gjithë zona tjetër, përfshirë dhe bregdetin, do të kenë temperatura mjaft normale”, shprehet Porja.

    Fundjava do të ndryshojë panoramën. Temperaturat e larta do të rikthehen, duke risjellë valën e të nxehtit.

    “Parashikohet që të shtunën e sidomos të dielën e javën tjetër të na rikthehen sërish ato temperatura mjaft të larta”, shtoi meteorologia.

    Ekspertët theksojnë se kjo është një prirje tipike për muajin gusht, kur periudhat e freskëta ndërpriten nga rikthimi i vapës përvëluese.

  • Moti me vranësira e reshje shiu, ulen temperaturat

    Moti me vranësira e reshje shiu, ulen temperaturat

    Ditën e sotme (18 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

    Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët pjesën të madhe të vendit.

    Në intervale të shkurtra kohore, në veri e lindje të territorit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim -veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të arrijë shpejtësi deri 7 m/s.

    Deti do të jetë me valëzimi të ulët të forcës 1 ballë. Temperaturat maksimale do të jenë 35 gradë Celsius, ndërsa ato minimale 25 gradë Celsius.

  • “Temperaturat bien lehtë, por vera mbetet prezente”/ Moti në vazhdimësi, flet meteorologia

    “Temperaturat bien lehtë, por vera mbetet prezente”/ Moti në vazhdimësi, flet meteorologia

    Pas temperaturave përvëluese të ditëve të fundit, vendi ka nisur të përjetojë një rënie graduale të temperaturave. Tashmë fundjava ishte më e freskët dhe të tilla do të jenë dhe ditët që pasojnë.
    Sipas Anira Gjonit nga insituti i gjeoshkencave termometri nuk pritet të kalojë shifrën e 35 apo 36 gradëve Celsius, duke e mbajtur klimën brenda normales për këtë periudhë të gushtit.
    “Duke qenë se përgjatë fillimit të kësaj jave përjetuam temperature shumë të nxehta, ishte një masë e nxehtë që qëndroi disa ditë në vendin tone dhe çoi në temperatura shumë të larta sa I takon temperaturave maksimale të ajrit gjithashtu solli dhe rritjen me disa grade të temperaturave minimale të ajrit por presim që të kemi një rënie graduale përsa I përket temperaturave të ajrit dhe një përmirësim të situates”.
    Sipas saj Paralelisht me temperaturat, vendi do të përballet edhe me reshje të herëpashershme në formë shtrëngatash afatshkurtra, të cilat do të prekin pothuajse të gjitha qarqet e vendit.
    “Temperaturat për javën që vjen nuk presim që të kalojnë 35-36 gradë. Sigurisht që vera nuk ka ikur akoma, do ketë sërish ditë të nxehta por nuk presim të kemi temperatura që I afrohen 40 gradë. Do të kemi reshje të here pas hershme, të shkurtra në formën e shtrëngatave”.
    Metereologët theksojnë se e hëna dhe e marta shënuan temepratura rekord që shkuan deri në 43 gradë.

  • Vapa ikën me Gushtin/ Meteorologia jep lajmin e madh: Muaji mbyllet i freskët, sa do të arrijnë temperaturat maksimale

    Vapa ikën me Gushtin/ Meteorologia jep lajmin e madh: Muaji mbyllet i freskët, sa do të arrijnë temperaturat maksimale

    Pas ditëve përvëluese të të nxehtit afrikan, vendi ynë është përfshirë nga masa ajrore më të freskëta dhe shira të herë pas hershme. Meterologia Anira Gjoni bëri një pasqyrim të situatës meterologjike për dy javët në vijim. Gjoni tha se temperaturat në vijim do të jenë maksimumi 35-36 gradë dhe se i nxehti afrikan nuk do të vijë sërish. Gjoni ndër të tjera tha se temperaturat në ditët pasuese të gushtit do të jenë normale për këtë muaj.
    “Një mot i freskët me temperatura të ulëta që do të jenë prezente në dy javët e tjera të gushtit. Nuk do të kemi një të nxehtë të përmasave të kësaj javë. Në bregdet, temperaturat në fundjavë do të jenë minimalja 24 deri në maksimumin 32 gradë. Në vendet e ulëta minimalja do të jetë 23 dhe maximalja 35, ndërsa në zonat malore minimalja 16 dhe maksimumi 32.
    Maksimalet e së dielës do të jenë 30 gradë në bregdet, 33 në zonat e ulëta dhe në ato malore 29. Temperaturat për fundjavën dhe javën që vjen janë normale, do të ketë ditë të nxehta me temperature të larta por jo si më parë. Në ditët pasuese të gushtit, do të ketë temperatura të larta por jo asgjë jashtë normales apo që të ketë afrim të temperaturave në 40 gradë, maksimumi do të jetë 35-36 gradë.”