Tag: temperaturat

  • ‘Vapa nuk ikën me Gushtin’/ Paralajmëron meteorologia: Bëhuni gati për një fundjavë në plazh, temperaturat arrijnë…

    ‘Vapa nuk ikën me Gushtin’/ Paralajmëron meteorologia: Bëhuni gati për një fundjavë në plazh, temperaturat arrijnë…

    Fundjava do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm dhe me diell.
    “Pjesa më e madhe e fundjavës do të jetë me mot të qendrueshëm. E shtuna dhe e diela, sidomos dita e shtunë me mot të kthjellët thuasje në të gjithë vijën bregdetare dhe në zonat e ulëta, vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat malore. Ndërkohë presim që në pjesën e dytë të ditës së të dielës, vranësirat të jenë shumë më prezente në territor duke sjell reshje dhe rrebeshe të izoluara, të cilat më të fokusuar do të jenë për sa i përket zonave malore, kryesisht veriu dhe verilindja. Megjithatë edhe në këto zona”, tha metorologia Lajda Porja.
    Temperaturat do të pësojnë rritje të shtunën dhe të dielën, duke e bërë këtë fundjavë të përshtatshme për të gjithë ata që kanë zgjedhur të shijojnë bregdetin.
    “E shtuna dhe e diela do të kenë temperatura deri në 33 gradë Celsius, pjesa më e madhe e Ultësirës Perëndimore, nuk përjashtohet ndonjë zonë e izoluar edhe 34 gradë. Mund tha theksojmë një fundjavë mjaft të favorshme për të gjithë atë që duan ende të frekuentojnë bregdetin“, tha ajo.
    Edhe fillimi i javës së ardhshme sips parashikimeve të sinoptikanëve do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje.

  • Temperaturat deri në 32°C/ Parashikimi i motit për sot, 12 shtator 2025

    Temperaturat deri në 32°C/ Parashikimi i motit për sot, 12 shtator 2025

    Përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e vendit të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime.

    Më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës Perëndimore.

    Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa vija bregdetare do të vijojë me kthjellime gjatë pasdite dhe mbrëmjes.

    Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në zonat e Verilindjes deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi.

    Era do të fryjë e lehte dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

  • Temperaturat arrijnë deri në 34 gradë/ Moti sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

    Temperaturat arrijnë deri në 34 gradë/ Moti sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

    Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash, kryesisht në orët e pasdites. Temperaturat sot do të arrijnë deri në 34 gradë celsius.

    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jug me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 8 m/s.

    Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

  • “Fund i verës apo fillim i vjeshtës?Ekspertja e IGJEUM zbulon çfarë do ndodhi me motin dhe temperaturat gjatë shtatorit

    “Fund i verës apo fillim i vjeshtës?Ekspertja e IGJEUM zbulon çfarë do ndodhi me motin dhe temperaturat gjatë shtatorit

    Ekspertja e IGJEUM, Anira Gjoni, foli në një lidhje live lidhur me parashikimin e motit për muajin shtator. Ajo njoftoi se temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta mbi mesataren, por herë pas here do të ketë reshje lokale shiu.
    Gjoni tha se një moment për t’u freskuar do të jetë e enjtja dhe e premta në javën tjetër, ku sipas saj do të ketë reshje shiu, ndërsa ditët e tjera do të jenë të nxehta.
    “Përgjatë këtyre ditëve na pret moti i kthjellët me alternime të vranësirave të herëpashershme, ndërsa nesër mund të presim edhe shira të vogla lokale në formën e stuhive. Temperaturat do të jenë relativisht të larta, të njëjta me këto të ditëve të fundit, ndërsa dhe java që vjen do të jetë me temperatura të larta. Gjatë ditës së enjte dhe të premte në javën e ardhshme do t’i rikthehen reshjet, ndërsa fillimi i javës do të jetë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta deri në 35 gradë Celsius. Java që vjen pritet të jetë java më e nxehtë e muajit shtator, me temperatura mbi mesataren. Edhe kjo vjeshtë do të jetë me temperatura të larta duke përfshirë gjithë muajin shtator.”

  • Iku vapa me gushtin? Meteorologia Porja: Temperaturat e larta vijojnë edhe në shtator, ja kur do jetë stuhia e radhës

    Iku vapa me gushtin? Meteorologia Porja: Temperaturat e larta vijojnë edhe në shtator, ja kur do jetë stuhia e radhës

    Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” u shpreh se pavarësisht se jemi në shtator temperaturat e larta të vijojnë edhe gjatë këtij muaji. Porja tha se këtë fundjavë temperaturat do shkojnë në 35 gradë.
    Rreth datës 14 shtator do të ketë një stuhi vjeshte me reshje, dhe pas saj do të rikthehen temperaturat e larta pas kësaj date. Pra, do kemi temperatura komode për të vijuar plazhin edhe gjatë këtij muaji.
    Deti nuk do të ketë dallgë të paktën deri në mesditë dhe pas orës 12 do ketë valëzime.Pra do të kemi kushte shumë të favorshme për të bërë plazh pasi temperaturat do jenë optimale deri në 33 gradë”, tha Porja.

  • Ulen temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

    Ulen temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

    Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
    Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht nga orët e mesditës e pasdite.
    Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (të karakterit lokal) në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në afate tepër të shkurtra kohore në formën e shtrëngatave.
    Pas orëve të pasdites reshjet izolohen në relievet malore e në ndërprerjena graduale të tyre.
    Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa prgjat vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e lugina era fiton shpejtsi deri në 13m/s.
    Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
    Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 31 gradë celsius

  • Parashikimi i motit/ Si do të variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

    Parashikimi i motit/ Si do të variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

    Territori shqiptar do të jetë sot nën ndikimin e një moti të paqëndrueshëm, sidomos në orët e para të mëngjesit kur vranësirat do të jenë të shumta dhe dominante në shumicën e qarqeve.

    Sipas parashikimeve, do të ketë rritje të ndjeshme të lagështirës në ajër, duke krijuar mundësi për reshje shiu të herëpashershme, kryesisht në zonat jugore të vendit dhe pjesërisht në qendër.
    Në vijim të ditës, konkretisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes, kushtet atmosferike pritet të përmirësohen ndjeshëm në të gjithë territorin, duke sjellë kthjellime më të shumta dhe një qetësim gradual të motit.
    Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, me minimumin që zbret deri në 9°C, ndërsa në mesditë pritet një rritje e lehtë, me maksimumin që arrin deri në 33°C, veçanërisht në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.
    Era do të jetë mesatare deri e fortë në zonat detare, me shpejtësi që shkon mbi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke shkaktuar dallgëzim në det deri në 3 ballë.

    Top Channel

  • Moti i kthjellët në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat sot

    Moti i kthjellët në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat sot

    Ditën e sotme (2 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

    Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

    Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.

  • Moti i kthjellët në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë deri në…

    Moti i kthjellët në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë deri në…

    Pritet rritje e mëtejshme e vlerave Barike në vendin tone, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosfekrike.
    Parashikohet që orët e paradites të mbizotërohen nga intervale të gjata me diell.
    Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes; do të sjellin vranësiraa të lehta nëpër të gjithë zonën malore Lindore duke lënë vijën bregdetare dhe zonat e ulëta nën ndikimin e motit të kthjellët, kjo situate e motit do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 35°C vlera më e lartë në rang vendi.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.
    Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

  • Dita e sotme me kthjellime, ulen temperaturat

    Dita e sotme me kthjellime, ulen temperaturat

    Ditën e sotme (1 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime të herëpashershme vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit.

    Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.  Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.