Tag: televizorët

  • Shijoni panoramën e plotë me televizorët Samsung Big Inch

    Shijoni panoramën e plotë me televizorët Samsung Big Inch

    Përvoja e argëtimit në shtëpi po merr një dimension krejtësisht të ri, falë ekraneve të mëdha. Me teknologjitë më të fundit të rezolucionit dhe cilësinë e shkëlqyer të figurës, sa më i madh të jetë ekrani, aq më gjithëpërfshirëse është përvoja. Dizajni i hollë dhe elegant përshtatet në mënyrë të përkryer në çdo hapësirë, duke e bërë televizorin tuaj një shtesë teknologjike dhe estetike në shtëpinë tuaj. Televizorët me ekran të madh Samsung janë projektuar për ta çuar përvojën tuaj të shikimit në nivelin tjetër, duke ofruar pamje mahnitëse, teknologji të përparuar dhe dizajn modern. Pavarësisht nëse shikoni sporte, filma apo luani lojëra, çdo detaj vjen në jetë në një mënyrë më të madhe, më të mirë dhe më emocionuese se kurrë më parë.

    Gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin televizorë të mëdhenj
    Sa më i madh të jetë ekrani aq më mirë dhe shifrat e vërtetojnë këtë. Rreth 80% e konsumatorëve zgjedhin ekrane më të mëdha kur zëvendësojnë televizorin e tyre, dhe 98% e tyre thonë se janë më shumë se të kënaqur me zgjedhjen e tyre. Televizorët me ekran të madh të Samsung ofrojnë një përvojë që e shndërron dhomën tuaj të ndenjes në një kinema të vërtetë. Rezolucioni 8K ofron imazhe kristalore me 33 milionë piksel, duke i dhënë jetë çdo skene me detaje mahnitëse.

    Gjithçka duket më mirë kur është më e madhe

    Dizajni elegant dhe i hollë bën që televizori të integrohet në mënyrë të përkryer në çdo shtëpi, duke kombinuar bukurinë me funksionalitetin. Teknologjia AI për përmirësimin e rezolucionit transformon edhe përmbajtjet me cilësi më të ulët në pamje të mprehta dhe të detajuara 4K ose 8K. Adhuruesit e video-lojërave do të vlerësojnë veçanërisht vonesën e ulët, reagimin e shpejtë dhe 4K@144Hz me teknologjinë VRR për lojëra të gjeneratës së re.
    Nga ndeshjet sportive te spektaklet kinematografike e deri te përvojat gjithëpërfshirëse të lojërave, televizorët me diagonale të mëdha përfshtaten  me nevojt e secilit. Këndi më i gjerë i shikimit do të thotë që të gjithë në dhomë kanë pamjen më të mirë, ndërsa Dynamic Black Equalizer përmirëson më tej skenat e errëta për një përvojë më intensive. Ambienti e kthen televizorin tuaj në një dekor, një kornizë digjitale për fotot familjare ose një burim praktik informacioni si parashikimi i motit dhe lajmet.

    Madhësia që e meritoni
    Zgjidhni një televizor Samsung OLED, Neo QLED ose QLED 210 cm (83’’) apo më të madh, ose Crystal UHD 249 cm dhe shijoni transport dhe instalim falas. Ekrani i madh 210 cm (83’’) ju ofron në një përvojë shikimi më intensive dhe mahnitëse të filmave, sportit dhe lojërave tuaja të preferuara. Çdo detaj duket më realist, çdo skenë më e gjallë, gjithçka që shihni bëhet një përvojë e re dhe emocionuese. Ju duhet vetëm të rehatoheni, ndërsa Samsung kujdeset për transportin dhe instalimin falas. Për më shumë detaje mbi promocionin, klikoni këtu.

    ###
    Rreth Samsung Electronics
    Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

  • Përmirëso përvojën tënde të lojërave këtë verë me Samsung OLED

    Përmirëso përvojën tënde të lojërave këtë verë me Samsung OLED

    Nëse videolojërat janë pasioni juaj, vera 2025 është koha për të kaluar në një përvojë që e shndërron çdo lojë në emocion të vërtetë. Me televizorët më të rinj OLED të Samsung, adrenalina nuk është vetëm në lojë, por në çdo piksel të ekranit.

    Ky nuk është thjesht përmirësim i cilësisë së imazhit. Është një zhytje totale në botën e lojërave, ku çdo reagim, çdo goditje përjetohet me intensitet. Tashmë me kompatibilitetin NVIDIA G-SYNC, lojërat tuaja nuk ndërpriten më nga dridhjet apo ngadalësimet e ekranit. Ekrani i televizorit sinkronizohet në mënyrë perfekte me frekuencën e kartës grafike për të ofruar një përvojë të pandërprerë dhe tepër të shpejtë.
    Fuqi që ndihet në çdo lëvizje

    Me Motion Xcelerator deri në 165Hz dhe mbështetje për AMD FreeSync Premium Pro, aksioni nuk është thjesht i bukur, por i shkëlqyer në shpejtësinë e tij. Pavarësisht nëse po garoni në një pistë virtuale, po përballeni në një betejë strategjike apo po eksploroni botë të hapura, ekrani reagon me të njëjtin ritëm si ju.

    Inteligjencë që mendon si lojtar
    Tashmë nuk keni më nevojë të rregulloni çdo parametër për secilën lojë. Me AI Auto Game Mode, televizori analizon automatikisht zhanrin e lojës dhe përmbajtjen e skenave për të optimizuar imazhin dhe tingullin në kohë reale. Çdo tingull është më i thellë, çdo detaj vizual më i gjallë. Game Bar, ndërkohë, ju lejon të ndryshoni cilësimet pa e ndërprerë lojën, sepse kur jeni në fushëbetejë, çdo sekondë ka rëndësi.
    OLED që tejkalon pritshmëritë
    Televizorët OLED të Samsung nuk janë vetëm të përsosur për lojë ata janë edhe një përvojë kinematografike për çdo skenë. Falë teknologjisë Quantum Dot, çdo ngjyrë është e thellë, e pasur dhe e saktë, ndërsa teknologjia Glare-Free siguron shikim pa reflektime në çdo orë të ditës. Në zemër të kësaj eksperience është lidhja me SmartThings. Nga ekrani i televizorit, ju kontrolloni dritat, termostatin apo madje monitoroni shtëpinë, ndërkohë loja nuk është më e ndarë nga jeta ajo është pjesë e saj.
    Këtë verë, loja është më ndryshe dhe me përfitime reale
    Samsung OLED 2025 ofron gjithçka që lojtarët kërkojnë: performancë të lartë, teknologji inteligjente, ngjyra të gjalla dhe eksperiencë immersive që vazhdon edhe pas përfundimit të lojës.
    Gjatë periudhës promocionale nga 2 qershori deri më 13 korrik 2025, ose deri në mbarimin e stokut të dhuratave, blerësit e televizorëve Samsung QLED, OLED, Neo QLED dhe The Frame (modelet 2024 dhe 2025) përfitojnë 3 vite garanci shtesë. Për më tepër, ata që zgjedhin modele me madhësi 65 inç e më të mëdha, përfshirë edhe Crystal UHD 98 inç, do të marrin në dhuratë një Galaxy Watch7.
     
    Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni link-un.

  • Samsung prezanton linjën AV 2025 me Samsung Vision AI: Cilësi superiore e imazhit dhe funksione inteligjente mbërrijnë në Europë

    Samsung prezanton linjën AV 2025 me Samsung Vision AI: Cilësi superiore e imazhit dhe funksione inteligjente mbërrijnë në Europë

    Samsung Electronics njofton se linja më e re audio-vizuale 2025 do të jetë e disponueshme nga data 26 maj. Për të festuar lançimin dhe fuqinë e Samsung Vision AI, kompania organizoi eventin “The Home of Vision”, ku u demonstrua fuqia e inteligjencës artificiale në filma, lojëra dhe sport.

    Eventi “The Home of Vision” ishte një përvojë gjithëpërfshirëse që solli në jetë vizionin e Samsung për të transformuar televizorët nga ekrane tradicionale në shokë inteligjentë të shtëpisë smart, që përshtaten me nevojat tuaja dhe bëhen qendra e vëmendjes në çdo shtëpi.
    Jose Barreiro-Lopez, Zëvendës President i Divizionit TV dhe AV në Samsung Europe, komentoi: “Samsung ka qenë marka Nr. 1 në botë për televizorët për 19 vite radhazi. Këtë vit, po i transformojmë televizorët tanë në shokë të vërtetë të pajisur me inteligjencë artificiale, të krijuar për të qenë në zemër të çdo shtëpie.”

    “Eventi ynë prezantoi gamën e gjerë të televizorëve tanë, me premtimin për të çuar në një nivel tjetër përvojën e argëtimit në shtëpi. Qoftë kur jeni të zhytur në një film kinematografik, kur mbështesni ekipin tuaj të preferuar apo kur luani me miqtë tuaj, televizorët tanë janë ndërtuar për t’iu përshtatur çdo momenti – dhe Samsung Vision AI i çon këto përvoja në një tjetër nivel.”
    Zbuloni fuqinë e plotë të Vision AI në shtëpinë tuaj
    Eventi “The Home of Vision” solli zona gjithëpërfshirëse dhe interaktive, të krijuara për të prezantuar aktivitetet e preferuara të shikuesve përmes televizorit – lojërat, filmat dhe sportin – dhe mënyrën se si Samsung Vision AI jo vetëm përmirëson imazhin dhe tingullin e këtyre përvojave, por krijon edhe mënyra të reja për t’i shijuar ato.

    Një kinema shtëpie risjell skena ikonike filmash me qartësi dhe thellësi mahnitëse, falë fuqisë së optimizimit të imazhit me inteligjencë artificiale. Duke prezantuar një gamë të gjerë zhanresh filmike, teknologjitë e avancuara AI analizojnë përmbajtjen dhe ambientin përreth për të rregulluar automatikisht pamjen, duke e përmirësuar ndjeshëm përvojën tuaj të shikimit.
    Përvoja kinematografike përfshin gjithashtu teknologjinë AI Sound. Duke analizuar akustikën e dhomës, sistemi përshtat në mënyrë dinamike tingullin për të krijuar një përvojë audio të pasur dhe hapësinore, që ju rrethon plotësisht. Performanca zanore e linjës së re është përmirësuar ndjeshëm – ideale për t’u përfshirë në një film apo serial. AI Sound funksionon në harmoni me linjën më të fundit Samsung Q-Series Soundbar, që integrohet pa ndërprerje me televizorët përmes teknologjisë Q-Symphony, duke sjellë një përvojë autentike kinemaje në shtëpi.
    Zona e Sportit demonstron mënyrën se si Samsung Vision AI përshtatet në mënyrë inteligjente me konfigurimin tuaj të shikimit dhe përmbajtjen që po ndiqni – duke ofruar një përvojë vërtet të personalizuar për çdo tifoz sporti.
    Duke vënë në qendër të vëmendjes teknologjinë AI Motion Enhancer Pro, televizori nxjerr në pah përmbajtjen me rezolucion të ulët, redukton turbullimin dhe deformimin e topit, duke u përshtatur në mënyrë të zgjuar me sportet që ju pëlqen të ndiqni. Gjatë ndeshjeve me ritëm të shpejtë, si futbolli, AI Motion Enhancer Pro ndjek lëvizjen e topit në kohë reale dhe përmirëson rezolucionin e tij – duke siguruar që çdo moment të shfaqet me qartësi maksimale, për një përvojë shikimi aq përfshirëse sa vetë stadiumi.

    Për lojtarët, Samsung Vision AI mund të jetë një ndryshues i lojës — një ambient gjithëpërfshirës i frymëzuar nga e-sportet, me ekrane QLED 4K QN90F dhe ndriçim dinamik që krijon një përvojë tërheqëse dhe atmosferike, duke shfaqur veçori që reagojnë në kohë reale ndaj lojës.
    AI Auto Game Mode zbulon automatikisht titujt dhe zhanret e lojërave, duke rregulluar parametrat për të ofruar një përvojë në një tjetër nivel — kështu që lojtarët nuk kanë më nevojë të bëjnë rregullime manuale. Nëse jeni fans i lojërave RTS dhe kaloni në një lojë FPS, AI Auto Game Mode përshtatet në kohë reale, që të mos humbisni asnjë.
    E fuqizuar nga Samsung Vision AI, televizorët më të fundit të Samsung çojnë përvojën e shikimit në një nivel tjetër — me teknologjinë e avancuar Quantum Dot që ofron imazhe të gjalla dhe të natyrshme për një përvojë të paharrueshme. Teknologjia Glare-Free e Samsung, e prezantuar tani në modelet e përzgjedhura Neo QLED dhe OLED, zvogëlon reflektimet duke ruajtur thellësinë e ngjyrave të zeza dhe imazhet e mprehta — edhe në dhoma të ndriçuara. Një material i ri anti-reflektues siguron cilësi të mahnitshme të imazhit në çdo dritë.
    Modelë si HW-Q990F dhe HW-Q930F ofrojnë një tingull rrethues tridimensional me mbështetje për Dolby Atmos dhe DTS:X, duke siguruar një përvojë zanore superiore.
    Modelët e mëposhtëm nga linja AV 2025 do të jenë në dispozicion për blerje nga data 26 maj i vitit 2025:

    Televizorë: QN990F, QN900F, S95F, QN90F, S90F, QN85F, QN80F, QN70F, Q8F, Q7F
    Lifestyle:LS03FW, LS03F
    Soundbar-e:Q990F, Q930F, Q800F, QS700F

    Për më shumë informacion rreth linjës më të fundit të televizorëve të fuqizuar nga Samsung Vision AI, ju lutemi vizitoni: https://www.samsung.com/al/.
    ###
    Rreth Samsung Electronics
    Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të veshura, tabletave, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit dhe kujtesës, sistemit LSI, fonderit dhe zgjidhjeve LED, dhe po ofron një përvojë të lidhur pa probleme përmes ekosistemit të saj SmartThings dhe bashkëpunimit të hapur me partnerët. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni “Samsung Newsroom” në https://www.samsung.com/al/.

  • Televizorët Samsung QLED marrin certifikimin “Real Quantum Dot Display” nga TÜV Rheinland

    Televizorët Samsung QLED marrin certifikimin “Real Quantum Dot Display” nga TÜV Rheinland

    Samsung Electronics njoftoi sot se linja më e fundit e televizorëve të tij QLED ka marrë certifikimin “Real Quantum Dot Display” nga TÜV Rheinland, një organizatë ndërkombëtare certifikimi me seli në Gjermani. Ky certifikim vërteton se televizorët QLED të Samsung përmbushin standardet globale për strukturën e ekranit me Quantum Dot, duke përforcuar pozicionin e tij udhëheqës në tregun premium të televizorëve.

    Certifikimi konfirmon se televizorët Samsung QLED janë në përputhje me standardin IEC 62595-1-6 të Komisionit Ndërkombëtar Elektroteknik (IEC), i cili përcakton përdorimin e njësisë ndërruese të dritës me Quantum Dot (QD) në kombinim me burime drite blu për ekranet standarde QLED.
    Si pjesë e procesit të certifikimit, TÜV Rheinland analizoi spektrin e dritës që prodhohet nga televizorët Samsung QLED dhe konfirmoi ndarjen e qartë midis të kuqes, jeshiles dhe kaltërs – një tregues i rëndësishëm për saktësinë e ngjyrave. Kjo veçori mundësohet nga Quantum Dot dhe nuk është gjithmonë aq e theksuar në ekranet që përdorin materiale alternative, të cilat shpesh shkaktojnë përzierje të ngjyrave ose humbje të qartësisë. Rezultatet tregojnë se përdorimi i Quantum Dot nga Samsung kontribuon në shprehjen e gjallë dhe të saktë të ngjyrave.

    Me certifikimin më të fundit, televizorët QLED të Samsung janë tashmë zyrtarisht të njohur si ekrane të vërteta me Quantum dot, duke e diferencuar më tej ofertën e kompanisë dhe duke forcuar besimin e konsumatorëve në teknologjitë premium të televizorëve.
    “Ky certifikim vërteton në mënyrë objektive se televizorët QLED të Samsung ofrojnë performancë të vërtetë me Quantum Dot, të ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare,” – u shpreh Taeyong Son, Zëvendës President Ekzekutiv i Divizionit të Ekraneve Vizuale në Samsung Electronics. “Ne do të vazhdojmë të nxisim inovacionin dhe të forcojmë besimin e konsumatorëve, teksa udhëheqim tregun premium të televizorëve.”

    Seritë që kanë marrë certifikimin përfshijnë: Neo QLED 8K (QN990F, QN950F), Neo QLED 4K (QN90F, QN85F, QN80F, QN70F) dhe QLED 4K (Q8F, Q7F, Q6F).
    Quantum Dot janë nanomateriale ultra të imta, dhjetëra mijëra herë më të vogla se një fije floku njerëzor, të njohura për aftësinë e tyre për të riprodhuar ngjyra të sakta dhe të gjalla në varësi të gjatësi-valëve të dritës. Metoda me të cilën Quantum Dot integrohen në panelet e ekranit ka marrë rëndësi të madhe si një tregues kyç për vlerësimin e përparimeve teknologjike në segmentin premium të TV-ve.
    Përveç kësaj, teknologjia Quantum Dot e Samsung është njohur gjithashtu nga organizata globale e testimeve Société Générale de Surveillance (SGS) për shkëlqimin e tij në dizajnin pa kadmium – një qasje miqësore ndaj mjedisit që eliminon përdorimin e kadmiumit, një metal i rëndë toksik i njohur për rreziqet që paraqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.
    ###
    Rreth Samsung Electronics
    Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të veshura, tabletave, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit dhe kujtesës, sistemit LSI, fonderit dhe zgjidhjeve LED, dhe po ofron një përvojë të lidhur pa probleme përmes ekosistemit të saj SmartThings dhe bashkëpunimit të hapur me partnerët. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni “Samsung Newsroom” në https://www.samsung.com/al/.

  • Samsung Electronics përmirëson argëtimin në shtëpi me HDR10+ për shfaqjet dhe filmat në Netflix

    Samsung Electronics përmirëson argëtimin në shtëpi me HDR10+ për shfaqjet dhe filmat në Netflix

    Samsung Electronics njoftoi se televizorët dhe monitorët e tij inteligjentë tani do të mbështesin shfaqjet dhe filmat në Netflix me HDR10+[1]. Me HDR10+, përdoruesit mund të shijojnë kontrast më të pasur, ngjyra më të plota dhe thellësi mahnitëse vizuale, duke bërë që titujt e tyre të preferuar në Netflix të jenë më të përfshirë se kurrë më parë.

    “HDR10+ përmirëson mënyrën se si shikojmë përmbajtjen, duke sjellë kontrast më të thellë dhe ngjyra më të gjalla për një përvojë vërtet kinematografike,” tha Taeyong Son, Nënkryetar Ekzekutiv i Divizionit të Ekspozitës Vizuale në Samsung Electronics. “Jemi të emocionuar që po sjellim këtë teknologji te mbi 300 milionë anëtarët e Netflix dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me partnerë të ndryshëm për të zgjeruar mbështetjen për HDR10+ në linjën tonë të produkteve dhe në ekosistemin më të gjerë të transmetimit.”
    HDR10+ është një teknologji HDR (High Dynamic Range) e gjeneratës së ardhshme, e krijuar nga Samsung, e projektuar për të optimizuar cilësinë e imazhit skenë për skenë. Duke rregulluar dinamikisht ndriçimin dhe nivelet e kontrastit, HDR10+ siguron që çdo kornizë të shfaqet me qartësi dhe detaje të jashtëzakonshme, duke qëndruar besnik ndaj qëllimit të krijuesit.

    Me këtë integrim, shikuesit mund të përjetojnë shikueshmëri të përmirësuar dhe thellësi në një bibliotekë në rritje të përmbajtjes HDR10+, duke bërë që çdo skenë të duket më jetësore. Përmbajtja HDR10+ në Netflix do të jetë e aksesueshme në televizorët Samsung Neo QLED, OLED dhe Lifestyle të vitit 2025 – si dhe në modelet e monitorëve të vitit 2025 dhe 2024 – me mbështetje për modele shtesë në të ardhmen.
    Ky lançim shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e përmbajtjes HDR10+, duke sjellë cilësi më të përmirësuar të imazhit për më shumë shikues. Përveç Netflix, Samsung po punon në mënyrë aktive për një rrjet në rritje partnerësh të industrisë për të zgjeruar mbështetjen për HDR10+. Për më shumë informacion mbi televizorët Samsung, vizitoni www.samsung.com/al.

    ###
    Rreth Samsung Electronics
    Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të veshura, tabletave, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit dhe kujtesës, sistemit LSI, fonderit dhe zgjidhjeve LED, dhe po ofron një përvojë të lidhur pa probleme përmes ekosistemit të saj SmartThings dhe bashkëpunimit të hapur me partnerët. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni “Samsung Newsroom” në https://www.samsung.com/al/.
    [1] Samsung e krijoi së bashku HDR10+ Technologies LLC në vitin 2018 për të ofruar një standard dinamik të metadatas të hapur dhe pa të drejta autoriale në industri.