Tag: televizive

  • Pamjet televizive “spiunojnë” Bellingham, e quajti arbitrin e katërt “idiot i ndyrë”

    Pamjet televizive “spiunojnë” Bellingham, e quajti arbitrin e katërt “idiot i ndyrë”

    9 Dhjetor 2025

    9:12

    Alfred Lleshi

    Shpërthimi i protestave të lojtarëve të Real Madridit ndaj arbitrit Quintero González dhe ndihmësve të tij në minutat e fundit të ndeshjes dhe pas përfundimit të saj ishte shumë i fortë. Kamerat televizive, siç ndodh shpesh, i fiksuan të gjitha momentet.
    Kamerat e “DAZN” kapën Jude Bellingham teksa i drejtohej arbitrit të katërt dhe i thoshte hapur: “Idiot i ndyrë”. Mesfushori anglez u desh të qetësohej nga shokët e skuadrës për të mos e çuar situatën më tej.
    Protestat nuk u ndalën me kaq. Rodrygo Goes iu drejtua arbitrit kryesor duke treguar stemën dhe bërtitur: “Duhet ta respektosh, shiko ku je”.
    Edhe Vinicius reagoi ashpër ndaj arbitrit kryesor dhe atij të katërt pas kartonit të kuq të Endrick: “Nxirr më shumë, më shumë të kuqe, nxirr të kuqe për të gjithë. Jeni gjithmonë njësoj, gjithmonë njësoj”.

  • Paralajmëron Turjan Hysko: Do rikthej këtë program, por jo në të njëjtin format

    Paralajmëron Turjan Hysko: Do rikthej këtë program, por jo në të njëjtin format

    Pas shumë vitesh suksesi në televizion, autori dhe producenti i njohur Turjan Hysko vjen për herë të parë në kinematografi me filmin “Kazerma”, një dramë sociale që përfshin elementë humori, tragjedie dhe realiteti të zhveshur. I ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai ndau detaje nga ky projekt i ri, por njëherësh foli hapur edhe për televizonin dhe planet që ka për të ardhmen.
    Gjatë intervistës, Turi foli edhe për tregun e medias dhe konsumimin e shpejtë të formateve televizive. Ai theksoi se suksesi i një programi nuk varet vetëm nga publiku, por edhe nga koha e qëndrimit në transmetim.
    “Produktet televizive nuk duhet të jenë me jetëgjatësi të madhe, sepse konsumohen. Produktet e mira nuk duhet të zgjasin më shumë se tre vite,” u shpreh Hysko, duke shtuar se tregu dikton ritmin, imazhet dhe energjinë që duhet të përçojë një format.
    Pjesa më e komentuar e intervistës ishte pa dyshim deklarata për rikthimin e “Apartamentit 2XL”, një prej programeve më të dashura të humorit shqiptar. Hysko konfirmoi se formati do të vijë sërish në ekran, por jo në formën e dikurshme.
    Rrugëtimi në televizion ka veçantinë e vet dhe ka pasur gjithmonë sukses, por jo gjithmonë të njëjtin sukses. Jam munduar të bëj diferencën dhe mendoj se produktet televizive nuk duhet të jenë me jetëgjatësi të madhe, sepse konsumohen. Produktet e mira nuk duhet të zgjasin më shumë se tre vite. Në atë kohë ka pasur treg dhe rrjedhimisht ajo që ti prodhon duhet të jetë brenda ritmit dhe imazheve të kohës, që të mos konsumohet, sepse çdo gjë ka ciklin e vet. Sa i takon rikthimit të ‘Apartamentit 2XL’, do ta rikthej edhe një herë, por jo në të njëjtin format.

  • Pse kritikët po e quajnë ‘All’s Fair’ të Kim Kardashian si “shfaqjen më të keqe televizive të vitit”

    Pse kritikët po e quajnë ‘All’s Fair’ të Kim Kardashian si “shfaqjen më të keqe televizive të vitit”

    Drama e re e Kim Kardashian në Hulu, “All’s Fair”, kishte për qëllim të ishte hapi i saj i madh në aktrimin serioz.
    Me regji nga Ryan Murphy dhe me një kast të fuqishëm aktorësh që përfshijnë Sarah Paulson, Glenn Close, Niecy Nash dhe Teyana Taylor, seriali premtoi luks, fuqizim dhe dramë në sallën e gjyqit. Në vend të kësaj, ajo që ofroi ishte një shpërthim i plotë kritikash.
    Pas debutimit të tij, All’s Fair shënoi një shifër pothuajse të paparë prej 0% në Rotten Tomatoes, bazuar në vlerësimet e hershme nga mediat kryesore. Kritikët nuk u përmbajtën.
    Kelly Lawler e USA Today e quajti atë “shfaqjen televizive më të keqe të vitit” . Angie Han e Hollywood Reporter e përshkroi atë si “të vdekur”, duke shkruar se performanca e Kardashian ndihej “e ngurtë dhe pa efekte pa asnjë notë autentike”.
    Ndërkohë, Ed Power i The Daily Telegraph e kritikoi Murphy-n si “kryepriftin e televizionit të shëmtuar dhe pa shije”. Për një shfaqje që erdhi me kaq shumë pritje, reagimi ka qenë mahnitës.
    Pavarësisht kritikave të ashpra, All’s Fair po mban vendin e parë në listat e transmetimit të Hulu-s. Në internet, seriali ka marrë një jetë më vete. Tifozët po shpërndajnë klipe në Twitter, po krijojnë meme dhe po e quajnë atë serialin perfekt “kaq të keq sa është i mirë”.
    Një përdorues shkroi, “Është e ndyrë, e rrëmujshme dhe problematike. Kim K nuk është as pjesa më e keqe! ” Një tjetër tha, “Kritikët e urrejnë sepse nuk po përpiqet të jetë një televizion prestigjioz. Është kaos, dhe kjo është ideja .”
    Shikuesit duken të bashkuar në një mendim: “All’s Fair” mund të mos jetë një program i mirë televiziv, por është padyshim argëtues. Përzierja e skenave të tepër stiluara të gjykatës, dialogut melodramatik dhe interpretimit të akullt të Kardashian ka krijuar një obsesion online.
    Kritikët e shohin si një turp, megjithatë fansat nuk mund të ndalojnë së shikuari. Shkëputja midis vlerësimeve profesionale dhe reagimeve të audiencës është e habitshme.

  • Debat mes Ballës dhe Tabakut/ “Berisha ka më shumë kohë televizive se Rama”, demokratja-socialistit: Raporti i muajt gusht, qeveria ka qenë me pushime

    Debat mes Ballës dhe Tabakut/ “Berisha ka më shumë kohë televizive se Rama”, demokratja-socialistit: Raporti i muajt gusht, qeveria ka qenë me pushime

    Kreu i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u përfshinë në një debat, pasi socialisti tregoi një raport të AMA për kohën televizive të Sali Berisdhës dhe Edi Ramës në katër televizione kombëtare.

    Balla u shpreh se kreu i PD ka pasur më shumë kohë televizive se kreu i PS, por kjo deklaratë u kundërshtua nga Tabaku, e cila tha se raporti i përket muajit gusht dhe se përkon me pushimet e qeverisë.
    Më tej ajo shtoi se opozita ka përdorur hapësirën televizive për të qenë sa më afër mediatikisht me mbështetësit e saj.
    Pjesë nga debati:
    Balla:  Kam një përmbledhje të kohës televizive të politikanëve kryesorë në Shqipëri në 4 televizione kombëtare.
    Politikani që ka më shumë kohë televizive në katër televizion është kryetari PD, më shumë se kryetari i PS. Kjo është diçka që vlen, vlen shumë dhe kjo është në televizionin kombëtar, ndërsa në katër TV publike koha e kryetarit të PD është dy herë më shumë se ajo e kreu të PS. Kjo është në katër televizione. Kjo është gjë e mirë, janë mediat vetë që vendosin. Në vlerësimin tim vlen ajo që e kam thënë, duhet të punojmë bashkë në funksion të çështjeve që kemi diskutuar, ka raste që opozita e ka natyrshëm votën kundër, por ka raste që mund të gjejmë gjuhën e përbashkët.
    Tabaku: Më duhet të sqaroj dy gjëra, së pari regresi i Shqipërisë në fushën e medias është përmendur në raportin e OSBE/ ODIHR. Tabela që tregoi zoti Balla është e muajit gusht. Në muajin gusht qeveria ka qenë me pushime katër javë, ndërkohë që opozita ka shfrytëzuar kohën dhe hapësirën për të qenë mediatikisht në kontakt me qytetarët. E vërteta është ndryshe, nuk dua të ketë dezinformim.

    Top Channel

  • Nga financat e institucionit, tek pirateria televizive, AMA raporton në komisionet parlamentare veprimtarinë e 2024-ës

    Nga financat e institucionit, tek pirateria televizive, AMA raporton në komisionet parlamentare veprimtarinë e 2024-ës

    Autoriteti i Mediave Autovizive ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik dhe Komisionin për Nismat Qytetare, veprimtarinë gjatë vitit 2024.
    Sekretarja e përgjithshme e AMA, foli për financat e institucionit dhe mbi arsyet e rëniet të fitimeve të institucionit.
    “Fitimet kanë rënë për shkak të rritjes së shpenzimeve operative dhe për shkak të pagave dhe sigurimeve, pasi punonjësit e AMA gëzojnë statusin enënpunësit civil. Gjatë vitit 2024 kemi pasur një rritje të pagave,të miratuar nga qeveria. Kjo rritje ka reflektuar edhe rënien e fitimit gjatë vitit 2024”.   
    Ndër të tjera, raportimi i Autoritetit të Medias Audiovizive u ndal edhe në piraterinë televizive.
    “Lidhur merespektimin e të drejtave të transmetimit, gjatë vitit 2024 janë kryer një numër shumë I madh inspektimesh në terren, në subjekte kabllore, IPTV, OTT,po ashtu ka pasur risi në kryerjen e kontrolleve nga specialistët e drejtorisë së Inspektimit dhe Mbikqyrjes, të cilët kanë nisur monitorimin edhe të rrjeteve online, duke identifikuar një sërë rastesh të shitjeve abusive të produkteve audiovizive. Pas identifikimit të shkelësve, AMA, më prova zyrtare I ka raportuar ato, pranë institucioneve të tjera ligjzbatuese, si Policia e Shtetit, Prokuroria, varësisht specifikave të rastit. Në muajin dhjetor 2024 u krye me sukses një operacion për kapjen e disa subjekteve”, tha Krasniqi.
    Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi foli edhe për bashkëpunimin e institucionit me TikTok dhe masat e marra për ndalimin e pamjeve me përmbajtje të papërshtatshme.

  • Krimi ekonomik goditi piraterinë/ Digitalb paditi hajdutët, Prokuroria çon në gjyq 5 persona dhe kompanitë që vidhnin të drejtat televizive

    Krimi ekonomik goditi piraterinë/ Digitalb paditi hajdutët, Prokuroria çon në gjyq 5 persona dhe kompanitë që vidhnin të drejtat televizive

    Pesë persona do të përballen me gjykatën penale për akuzat e mashtrimit kompjuterik  dhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, në mbyllje të hetimeve të prokurorisë së Tiranës, pas hetimit profesional të sektorit kundër krimit ekonomik në Policinë e kryeqytetit.

    Pas kallëzimit nga Digitalb, se subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, shesin tek individët paketa televizive nëpërmjet piraterisë, hetimet provuan se të pandehurit  nëpërmjet shoqërive të tyre mashtronin shtetas të ndryshëm, sikur dispononin të drejtat televizive të këtyre kanaleve. Këta persona, si administratorë të subjekteve të tyre, bënin të mundur dekodifikimikin dhe trasmetimin nëpërmjet dekoderave.
    Prokuroria e Tiranes nëpërmjet veprimeve simuluese të blerjeve të pajisjeve dekoder dhe paketave televizive që këto subjekte tregtonin duke i reklamuar në rrjetet sociale dhe i shisnin me vlera nga 3500 deri 10.000 lekë, krijoi dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se subjektet kanë shkelur  ligjin. Nga rastet e provuara rezulton se  paketat ofroheshin kundrejt vlerës prej 79 euro duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp një shumë që jepej dorazi.
    Shitja bëhej edhe duke përdorur postën private kundrejt pagesës 3500 lekë, pagesë e cila kryhej në dorë me një listë kanalesh të siguruara nga faqja ‘Unik Shop’ ku përfshiheshin kanale shqiptare edhe të huaja “BBV 1”, “BBV 2”, “Top Channel”, “TV Klan” paketa televizive Digitalb, Tring, Sky, të cilat nga data e kryerjes së pagesës vazhdojnë të jenë aktive. Po kështu edhe subjekti Elektronika Shop, vepronte në rrjetet sociale me emrin tregtar “Elektronikashop.al”, dhe shiste paketat në vlerën 4000 lekë dhe pajisja vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.
    Si dhe subjekti 4k server (Kanale.al), nga të dhënat e administruara rezulton të jetë në përdorim nga nje person qe ofronte kundrejt pagesës 100 Euro për 2 blerje. Kanalet shfaqen nëpërmjet IboPlayer. Pjesë e hetimit ishte edhe subjekti “Lila Shop” i shiste nëpërmjet rrjeteve sociale  me vlerën 6500 Lekë dhe pajisja dekoder vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.

    Top Channel

  • Mashtrim kompjuterik/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona (EMRAT)

    Mashtrim kompjuterik/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona (EMRAT)

    Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona, pasi shisnin paketa televizive në mënyrë pirate.
    Franci Çela, Arzen Velika, Erlin Xhucani, Ardit Stambolliu dhe Adil Lila akuzohen për mashtrim kompjuterik dhe shkeljeve të të drejtave  të pronësisë industriale.
    Organi i akuzës nisi hetimet pas kallëzimit të kompanisë Digitalb, e cila denoncoi tregtimin e paketave televizive të piratuara nga subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera.
    Të pandehurit shisnin pajisje dekoder dhe akses në kanale televizive pa pasur të drejtat ligjore për transmetimin e tyre.
    “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetasit F.Ç., A.V., E.Xh., A.S. dhe A.L., për veprat penale ‘Mashtrimi kompjuterik’ dhe ‘Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’ të parashikuar nga nenet 143/b pg.1 dhe 149 pg.1 të Kodit Penal.
    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.6847, të vitit 2023., të nisura pas kallëzimit të shoqërisë Digitalb, se subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, shesin tek individët paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, provoi se këta persona nëpërmjet shoqërive të tyre mashtronin shtetasit sikur ata i dispononin të drejtat televizive të këtyre kanaleve. Këta persona, si administratorë të subjekteve të tyre, bënin të mundur dekodifikimikin dhe trasmetimin nëpërmjet dekoderave. Në këtë mënyrë realizonin të ardhura duke cenuar interesat e ligjshme të kompanive televizive që prodhojnë programet dhe janë pronarë të të drejtave televizive.
    Konkretisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë nëpërmjet veprimeve simuluese të blerjeve të pajisjeve (dekoder) dhe paketave televizive që këto subjekte tregtonin duke i reklamuar në rrjetet sociale dhe i shisnin me vlera nga 3500 deri 10.000 lekë, krijoi dyshime të arsyshme të bazuara në prova se subjektet në fjalë, janë përgjegjës për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, të parashikuar nga nenet 143/b dhe 149/a të Kodit Penal.
    Nga hetimet rezultoi se personi në hetim, F.B. i shiste paketat duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp dhe i ofronte paketën kundrejt vlerës 79 euro, shumë të cilën e merrte në dorë. Ndërkohë që shtetasi A.V., duke përdorur posta private i shiste paketat kundrejt pagesës 3500 lekë, pagesë e cila kryhej në dorë me një listë kanalesh të siguruara nga faqja ‘Unik Shop’ ku përfshiheshin kanale shqiptare edhe të huaja “BBV 1”, “BBV 2”, “Top Channel”, “TV Klan” paketa televizive Digitalb, Tring, Sky etj., të cilat nga data e kryerjes së pagesës vazhdojnë të jenë aktive. Po kështu edhe subjekti Elektronika Shop, vepronte në rrjetet sociale me emrin tregtar “Elektronikashop.al”, në pronësi të shtetasit E.Xh., dhe shiste paketat në vlerën 4000 lekë dhe pajisja vinte nëpërmjet korrierëve të postave private. Si dhe subjekti 4k server (Kanale.al), nga të dhënat e administruara rezulton të jetë në përdorim/pronësi të shtetasit A.Sh., e ofronte kundrejt pagesës 100 Euro për 2 blerje. Kanalet shfaqen nëpërmjet IboPlayer. Pjesë e hetimit ishte edhe subjekti  A.K., me emrin “Lila Shop” i shiste nëpërmjet rrjeteve sociale “lila_shop_elektronik_al” me vlerën 6500 Lekë dhe pajisja dekoder vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.
    Hetimet provuan se shtetasit F.Ç., A.V.,  E.Xh.,  A.S. dhe A.L., përmbushin elementët e veprave penale të parashikuara nga neni 143/b paragrafi i parë dhe neni 149/a paragrafi i parë të Kodit Penal, përkatësisht mashtrimi kompjuterik dhe shkelja e të drejtave të pronësisë industrial dhe dërgohen në gjyq për këto vepra penale.”– njofton Prokuroria.

  • Prokuroria godet piraterinë/ Digitalb paditi hajdutët, 5 persona dhe disa kompani vidhnin të drejtat televizive

    Prokuroria godet piraterinë/ Digitalb paditi hajdutët, 5 persona dhe disa kompani vidhnin të drejtat televizive

    Pesë persona do të përballen me gjykatën penale për  akuzat e mashtrimit kompjuterik  dhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale , në mbyllje të hetimeve të prokurorisë së Tiranës.

    Pas kallëzimit nga Digitalb, se subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, shesin tek individët paketa televizive nëpërmjet piraterisë, hetimet provuan se të pandehurit  nëpërmjet shoqërive të tyre mashtronin shtetas të ndryshëm, sikur dispononin të drejtat televizive të këtyre kanaleve. Këta persona, si administratorë të subjekteve të tyre, bënin të mundur dekodifikimikin dhe trasmetimin nëpërmjet dekoderave.
    Prokuroria e Tiranes nëpërmjet veprimeve simuluese të blerjeve të pajisjeve dekoder dhe paketave televizive që këto subjekte tregtonin duke i reklamuar në rrjetet sociale dhe i shisnin me vlera nga 3500 deri 10.000 lekë, krijoi dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se subjektet kanë shkelur  ligjin. Nga rastet e provuara rezulton se  paketat ofroheshin kundrejt vlerës prej 79 euro duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp një shumë që jepej dorazi.
    Shitja bëhej edhe duke përdorur postën private kundrejt pagesës 3500 lekë, pagesë e cila kryhej në dorë me një listë kanalesh të siguruara nga faqja ‘Unik Shop’ ku përfshiheshin kanale shqiptare edhe të huaja “BBV 1”, “BBV 2”, “Top Channel”, “TV Klan” paketa televizive Digitalb, Tring, Sky, të cilat nga data e kryerjes së pagesës vazhdojnë të jenë aktive. Po kështu edhe subjekti Elektronika Shop, vepronte në rrjetet sociale me emrin tregtar “Elektronikashop.al”, dhe shiste paketat në vlerën 4000 lekë dhe pajisja vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.
    Si dhe subjekti 4k server (Kanale.al), nga të dhënat e administruara rezulton të jetë në përdorim nga nje person qe ofronte kundrejt pagesës 100 Euro për 2 blerje. Kanalet shfaqen nëpërmjet IboPlayer. Pjesë e hetimit ishte edhe subjekti “Lila Shop” i shiste nëpërmjet rrjeteve sociale  me vlerën 6500 Lekë dhe pajisja dekoder vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.

    Top Channel

  • Pirateri televizive! Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona, shisnin paketa deri në 10.000 lekë

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Ardit Stambolliu, Ferdinand Çela alias Ferdinand Bano, Arzen Velika, Adil Lila dhe Erlin Xhuvani janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Tiranës, pasi shisnin paketa televizive në mënyrë pirate. Ata vepronin përmes rrjeteve sociale, duke reklamuar dhe tregtuar paketat për shuma nga 3.500 deri në 10.000 lekë, me pagesa në dorë dhe dërgesa përmes postave private. Ndër kanalet e përfshira ishin ato të platformave Digitalb, Tring, Sky, si dhe stacione si “Top Channel”, “TV Klan”, “BBV1”, “BBV2” etj. 
    Rolet e të akuzuarve
    Prokuroria njofton se, Franci Çela i shiste paketat përmes whatsApp kundrejt 79 eurove që i merrte në dorë. Arzen Velika, duke përdorur posta private, i shiste paketat për 3500 lekë. Listën e kanaleve e ofronte nëpërmjet faqes “Unik Shop”.
    Erlin Xhucani nëpërmjet subjektit të tij Elektronika Shop shiste paketat në vlerën 4.000 lekë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe pajisjen e dërgonte me postë.
    Ardit Stambolliu, pronar i subjektit 4k server (Kanale.al), e ofronte kundrejt pagesës 100 Euro për 2 blerje. Kanalet shfaqeshin nëpërmjet IboPlayer.
    Ndërsa Lila Shop i Adil Lilës vepronte gjithashtu në rrjete sociale kundrejt pagesës 6500 Lekë dhe pajisja dekoder vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.
    NJOFTIMI:
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetasit F.Ç., A.V., E.Xh., A.S. dhe A.L., për veprat penale ‘Mashtrimi kompjuterik’ dhe ‘Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’ të parashikuar nga nenet 143/b pg.1 dhe 149 pg.1 të Kodit Penal.
    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.6847, të vitit 2023., të nisura pas kallëzimit të shoqërisë Digitalb, se subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, shesin tek individët paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, provoi se këta persona nëpërmjet shoqërive të tyre mashtronin shtetasit sikur ata i dispononin të drejtat televizive të këtyre kanaleve. Këta persona, si administratorë të subjekteve të tyre, bënin të mundur dekodifikimikin dhe trasmetimin nëpërmjet dekoderave. Në këtë mënyrë realizonin të ardhura duke cenuar interesat e ligjshme të kompanive televizive që prodhojnë programet dhe janë pronarë të të drejtave televizive.
    Konkretisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë nëpërmjet veprimeve simuluese të blerjeve të pajisjeve (dekoder) dhe paketave televizive që këto subjekte tregtonin duke i reklamuar në rrjetet sociale dhe i shisnin me vlera nga 3500 deri 10.000 lekë, krijoi dyshime të arsyshme të bazuara në prova se subjektet në fjalë, janë përgjegjës për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, të parashikuar nga nenet 143/b dhe 149/a të Kodit Penal.
    Nga hetimet rezultoi se personi në hetim, F.B. i shiste paketat duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp dhe i ofronte paketën kundrejt vlerës 79 euro, shumë të cilën e merrte në dorë. Ndërkohë që shtetasi A.V., duke përdorur posta private i shiste paketat kundrejt pagesës 3500 lekë, pagesë e cila kryhej në dorë me një listë kanalesh të siguruara nga faqja ‘Unik Shop’ ku përfshiheshin kanale shqiptare edhe të huaja “BBV 1”, “BBV 2”, “Top Channel”, “TV Klan” paketa televizive Digitalb, Tring, Sky etj., të cilat nga data e kryerjes së pagesës vazhdojnë të jenë aktive. Po kështu edhe subjekti Elektronika Shop, vepronte në rrjetet sociale me emrin tregtar “Elektronikashop.al”, në pronësi të shtetasit E.Xh., dhe shiste paketat në vlerën 4000 lekë dhe pajisja vinte nëpërmjet korrierëve të postave private. Si dhe subjekti 4k server (Kanale.al), nga të dhënat e administruara rezulton të jetë në përdorim/pronësi të shtetasit A.Sh., e ofronte kundrejt pagesës 100 Euro për 2 blerje. Kanalet shfaqen nëpërmjet IboPlayer. Pjesë e hetimit ishte edhe subjekti  A.K., me emrin “Lila Shop” i shiste nëpërmjet rrjeteve sociale “lila_shop_elektronik_al” me vlerën 6500 Lekë dhe pajisja dekoder vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.
    Hetimet provuan se shtetasit F.Ç., A.V.,  E.Xh.,  A.S. dhe A.L., përmbushin elementët e veprave penale të parashikuara nga neni 143/b paragrafi i parë dhe neni 149/a paragrafi i parë të Kodit Penal, përkatësisht mashtrimi kompjuterik dhe shkelja e të drejtave të pronësisë industrial dhe dërgohen në gjyq për këto vepra penale.