Tag: televiziv

  • “All’s Fair”! Për serialin e shumë diskutuar të Kim Kardashian merret ky vendim

    “All’s Fair”! Për serialin e shumë diskutuar të Kim Kardashian merret ky vendim

    Seriali i ri televiziv i Ryan Murphy-t, “All’s Fair”, mund të ketë marrë kritika negative, por premiera e tij në Hulu Originals vendosi një rekord prej 3.2 milionë shikimesh në të gjithë botën në tre ditët e para të transmetimit.
    Disa kritikë i dhanë një notë 0, duke shkruar për “serialin më të keq televiziv”, i cili, megjithatë, e forcoi reputacionin e tij në media dhe rrjetet sociale, duke ngjallur kuriozitetin e audiencës, e cila reagoi duke e ngritur atë në krye të shifrave të shikueshmërisë së Hulu-së. Shumë shikues, nga ana e tyre, shprehën mbështetjen e tyre për kontribuesit, duke shkruar se ata u kënaqën me shikimin e tepërt. Pra, ndoshta ishte çështje kohe para se të rinovohej për një sezon të dytë. Lajmi u njoftua zyrtarisht nga krijuesi i serialit, Ryan Murphy, dhe platforma Hulu: “Seriali më i përfolur i vitit është rikthyer”.
    Premiera e serialit në Greqi u shfaq më 4 nëntor ekskluzivisht në Disney+. Finalja do të transmetohet me dy episode më 9 dhjetor. Kohët e fundit, katër nga protagonistet e tij ( Kim Kardashian, Naomi Watts, Niecy Nash-Betts, Sarah Paulson).
    Pyetjes “A mendoni se të kesh më shumë avokate sot ka sjellë më shumë barazi në rastet e divorcit?”, Kim Kardashian u përgjigj: “Në SHBA, gjithmonë kemi pasur shumë gra në të Drejtën Familjare. Është një fushë e veçantë që kërkon empati të veçantë dhe një lloj energjie të ndryshme. Personalisht, dhe në jetën reale, preferoj të kem një avokate femër. Kështu që ne e transferuam, mendoj, atë energji në ekran për t’i treguar botës se, veçanërisht kur duhet të përballesh me kaq shumë emocione siç ndodh në një divorc, ndihmon të kesh një grua pranë, e cila do të të ngrejë përsëri kur të jesh në pikën tënde më të ulët. Dhe shpresoj që (red.: seriali) të inkurajojë një brez të ri grash që ëndërrojnë të bëhen avokate të së Drejtës Familjare.”

  • Totti dhe Spalletti, më në fund bashkë: “Tani flasim”. Spoti televiziv i pajtimit është i shkëlqyer (video)

    Totti dhe Spalletti, më në fund bashkë: “Tani flasim”. Spoti televiziv i pajtimit është i shkëlqyer (video)

    28 Tetor 2025

    9:51

    Alfred Lleshi

    “Amaro Montenegro” ka realizuar një mini-spot televiziv që simbolizon pajtimin e plotë mes Totti dhe Spalletti. Në periferi të kryeqytetit italian, Spalletti shfaqet mbi kalë, me këmishë xhins, hedh xhaketën dhe përballet me Tottin, i cili qëndron i palëvizshëm. Pas disa çastesh tensioni, Totti thotë “tani le të flasim”, duke shënuar fundin e “Far West”-it urban dhe fillimin e një kapitulli të ri mes tyre.
    Më pas, të dy hyjnë në një bar. Kamarieri i pyet për pijet, Spalletti zgjedh “liscio”, Totti e do “me akull”. Edhe këtu duket një përplasje karakteresh. Spalletti thotë: “Kështu e thyem atë akull”, ndërsa Totti përgjigjet: “U shkri vërtet”. Biseda, buzëqeshjet dhe shakatë simbolizojnë pajtimin, teksa spoti është bërë viral në rrjetet sociale me shprehjen “ku ka miqësi…”

  • “Objektiv i realizuar”, Presidenti Duka inspekton FSHF TV: Pasqyrojmë & promovojmë futbollin shqiptar

    “Objektiv i realizuar”, Presidenti Duka inspekton FSHF TV: Pasqyrojmë & promovojmë futbollin shqiptar

    FSHF TV po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke u bërë kanali televiziv më i afërt me i tifozëve me futbollin shqiptar. Përmes aplikacionit “Klan im”, tashmë mund të ndiqen ndeshje live dhe arkiva me momente historike dhe që sjellin më pranë emocionet e fushës.
    Studioja moderne e FSHF TV është drejt përfundimit dhe së shpejti do të vihen në ekran programe të reja dhe emisione sportive, të dedikuara jo vetëm futbollit profesionist, por edhe atij amator.
    Presidenti i Federatës, Armand Duka inspektoi sot studion e re televizive. Në një prononcim për fshf.org, Presidenti Duka tha se qëllimi i televizionit është për të pasqyruar aktivitetet e Federatës dhe për të promovuar futbollin shqiptar.
    “Jam shumë i gëzuar që ne më në fund realizuam një nga objektivat tonë. Nuk është një gjë që erdhi rastësisht, për të bërë një kanal televiziv, por ishte një nga objektivat për të plotësuar pasqyrimin e aktiviteteve.
    Jo thjesht për të pasqyruar apo për t’i dhënë njerëzve një produkt më shumë, por për të promovuar më shumë futbollin dhe ato gjëra që nuk mund të transmetohen në kanalet e tjera, ne mund t’i transmetojmë në kanalin tonë.
    Kryesisht futbollin amator, futbollin e vajzave dhe pse jo, të gjithë arkivën e Federatës Shqiptare të Futbollit apo për të dhënë shembujt më të mirë, të fushës së lojës, administrimit të futbollit dhe gjithçka tjetër që ne duam të promovojmë për të realizuar objektivin tonë final që është sa më shumë fëmijë, vajza dhe djem në futboll.
    Jam shumë i bindur që ky kanal televiziv, aq më shumë edhe me drejtuesit që ne kemi përzgjedhur për ta drejtuar atë, me Egi Duron apo edhe me të tjerë që do bashkëpunojnë me të, do të jenë një armë e fuqishme për promovimin e futbollit dhe për rritjen e numrit të futbollistëve në Shqipëri”, – tha Presidenti Duka në prononcimin e tij për fshf.org.

  • Rikthehet “Goca dhe Gra”, zbulohet data e sezonit të ri televiziv

    Rikthehet “Goca dhe Gra”, zbulohet data e sezonit të ri televiziv

    “Goca dhe Gra” rikthehet me një tjetër sezon televiziv.

    Programi që bën bashkë disa bashkëmoderatore dhe të ftuara njëherazi në një tryezë diskutimesh, vjen me sezonin e tij të 6-të televiziv.
    Në faqen zyrtare të programit në Instagram është publikuar data e nisjes, që do të jetë 30 shtatori, por ajo që ka zgjuar kureshtje te publiku online është paneli.
    Faqja nuk ka konfirmuar ende asnjë prej emrave, duke e lënë me sa duket surprizë për takimin e parë.
    Ajo që dihet është që priten emra të tjerë, ndryshe nga sezoni i shkuar televiziv.

    Top Channel

  • Provokon rrjeti televiziv shtetëror Russia Today: Gazetarët rusë hëngrën qofte pule nga Kievi gjatë fluturimit për në Alaska

    Provokon rrjeti televiziv shtetëror Russia Today: Gazetarët rusë hëngrën qofte pule nga Kievi gjatë fluturimit për në Alaska

    Gazetarëve rusë u shërbyen qofte pule nga Kievi gjatë fluturimit të tyre me çarter shtetëror për në Alaska, njoftoi kryeredaktori i rrjetit televiziv shtetëror Russia Today, në atë që duket të jetë sulmi i fundit ndaj Ukrainës përpara samitit të sotëm.

    “Gazetarëve tanë, të cilët fluturuan për në Alaska me një fluturim të posaçëm, iu shërbyen qofte pule Kievi në aeroplan”, shkroi shefja e RT, Margarita Simonyan, në Telegram .
    Egor Piskunov, një gazetar i RT në aeroplan, tha se vakti mund të jetë “një shenjë e mirë për negociatat e ardhshme” midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump.
    Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbërriti në Alaska i veshur me një bluzë me mbishkrimin “BRSS” në cirilik, duke kujtuar epokën perandorake të Rusisë kur Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.
    Komentuesit pro-Kremlinit dukeshin të kënaqur me talljet e dukshme, shkruan CNN.
    “Me sa duket, ky është një aludim se ushtria ruse po bën qofte pule Kievi nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Putini dhe Trumpi duhet të bëjnë një pulë Kievi nga (Presidenti ukrainas Volodymyr) Zelensky”, shkroi komentatori pro-Putin Sergei Markov në Telegram, duke shtuar se “si gazetarët në Rusi, ashtu edhe Putini dhe Lavrovi kanë një sens të mirë humori”.
    Gabrielius Landsbergis, ish-ministri i jashtëm i Lituanisë, i tha CNN se Rusia do të “përdorë të gjitha rastet për të poshtëruar SHBA-në, Perëndimin dhe Ukrainën”, tani që i është dhënë një platformë në “skenën botërore”. Ai shtoi: “Por ne do ta përballojmë këtë.”

    Top Channel

  • Digitalb nis sezonin e ri televiziv me ulje deri në 40%

    Digitalb nis sezonin e ri televiziv me ulje deri në 40%

    Digitalb

    Çdo sezon sjell histori të reja, emocione dhe momente që nuk harrohen. Sezoni televiziv 2025/26nuk bën përjashtim dhe DigitAlb është destinacioni ku çdo histori bëhet e gjallë.
    DigitAlb hap siparin e sezonit të ri televiziv me një ofertë të jashtëzakonshme me ulje deri në40% për të gjitha abonimet 12-mujore. Deri më 31 gusht, të gjithë abonentët kanë mundësinëtë përfitojnë nga kjo ofertë ekskluzive, që përfshin paketat më të kërkuara të platformës.
    Bëhuni gati për një sezon të paharrueshëm në DigitAlb. Një programacion i larmishëm,kampionate elitare dhe yjet e sportit do të zbresin në platformën më të dashur të shqiptarëve.Duke filluar nga e premtja, startojnë Premier League, La Liga dhe Ligue 1, spektakli më i madh ifutbollit europian.
    Sezoni unik nuk ndalet këtu. Holanda sjell si gjithmonë futbollin total të Eredivisies. TrendyolSuperliga sjell grintën dhe energjinë e futbollit turk. Saudi Pro League vjen me superyjetCristiano Ronaldo e Karim Benzema, që vijojnë të shkruajnë historinë. Championshipi anglezrikthen ritmin dhe rivalitetin e pamëshirshëm. Superliga greke ndez atmosferën e zjarrtë tëtifozerive dhe duelet e forta ballkanike, ndërsa Superliga zvicerane prezanton klubet e traditësdhe shumë futbollistë shqiptarë.

    Për zemrat kuqezi, ndiqni çdo hap të Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës në rrugëtimin drejtëndrrës së madhe, Botërori 2026.
    Sporti në DigitAlb nuk mbaron me futbollin. Shijoni emocionet e pakrahasueshme të turnevemadhorë të tenisit, shpejtësinë marramendëse të Formula 1, adrenalinën e UFC-së dhe sfidat enivelit më të lartë të volejbollit.
    Nga sporti që ndez pasionin, te serialet dhe filmat që ju mbajnë të ngjitur pas ekranit, çdo ditësjell një kapitull të ri për t’u shijuar. DigitAlb ofron një eksperiencë të plotë argëtimi: filmat mëtë fundit dhe ekskluzivë, serialet më të ndjekura dhe dokumentarë të përzgjedhur me kujdes. Çdokanal është një mundësi për të ndarë emocione dhe për të kaluar kohë cilësore me familjen dhemiqtë. DigitAlb nuk është vetëm televizion, por është një vit i tërë argëtimi, i pasur dhe ipapërsëritshëm.
    Prandaj mos humbisni mundësinë për të përjetuar një sezon televiziv të pasur dhe emocionuesme çmime fantastike. Oferta me ulje deri në 40% për abonimet 12-mujore është e vlefshmevetëm deri më 31 gusht. Vizitoni dyqanet dhe pikat zyrtare të shitjes DigitAlb ose abonohunionline në digitalb.al.

  • ”Show televiziv”, Tabaku: Godasin kioska dhe aktivitete të vogla, ndërsa ndërtesat nga klientët e pushtetit nuk preken

    ”Show televiziv”, Tabaku: Godasin kioska dhe aktivitete të vogla, ndërsa ndërtesat nga klientët e pushtetit nuk preken

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka dhënë sërish një mendim për aksionin e hapësirave publike. Për të po goditen kioska dhe aktivitete të vogla, kurse për të ndërtesat nga klientët e pushtetit nuk preken. Për të Shqipëria në BE kërkon institucione të barabarta për të gjithë, reforma të thella dhe jo show televiziv. ”Aksioni i qeverisë nuk është për zbatim të ligjit, por për të mbuluar gabimet dhe shkeljet që vetë pushteti ka toleruar ose nxitur. Përpjekje për të fituar pikë politike në kurriz të të pambrojturve. Dhe në këtë proces, dëmtohet jo vetëm qytetari, por edhe besimi ndaj shtetit”,-shkruan Tabaku.
    Postimi i plotë

    Barazia para ligjit është një nga vlerat themelore të Bashkimit Europian. Një nga shtyllat e një demokracie funksionale. Për fat të keq, aksioni më i fundit i qeverisë për “çlirimin” e hapësirave publike nuk është dëshmi e shtetit të së drejtës, por një tjetër shembull i drejtësisë selektive. Aty ku ligji aplikohet vetëm ndaj të dobëtve, ndërsa të fortët mbeten të paprekur.

    Ndërhyrjet godasin kioska, tenda apo aktivitete të vogla, ndërsa ndërtesat pa leje të ndërtuara nga klientët e pushtetit nuk preken. Kompanitë e mëdha që kanë zënë hapësira publike prej vitesh nuk ndëshkohen. Asnjë pallat i ndërtuar nga klientela nuk është shembur. Asnjë koncesionar nuk është penalizuar.
    A nuk janë këto ndërtime produkt i 12 viteve të kësaj qeverie? A nuk janë ndërtuar me heshtjen, miratimin apo bekimin e pushtetit vendor dhe qendror? Aksioni i qeverisë nuk është për zbatim të ligjit, por për të mbuluar gabimet dhe shkeljet që vetë pushteti ka toleruar ose nxitur. Është përpjekje për të fituar pikë politike në kurriz të të pambrojturve. Dhe në këtë proces, dëmtohet jo vetëm qytetari, por edhe besimi ndaj shtetit.
    Çfarë është më e vërteta nuk kemi të bëjmë me një rrugë drejt integrimit europian. Shqipëria në BE kërkon institucione të barabarta për të gjithë. Kërkon reforma të thella, jo show televiziv. Kërkon lidership që nuk përdor ligjin si armë kundër të dobëtit, por si garanci për drejtësi për të gjithë. Integrimi nuk është retorikë politike, por një kontratë serioze për reforma. Shqipëria nuk ka nevojë për aksione selektive, por për institucione që nuk ulin kokën përpara të fortëve.