Tag: televizionit

  • “Nuk i bleu dot…”/Berisha: Prerja e sinjalit të News24, akt xhelati nga Ramaduro

    “Nuk i bleu dot…”/Berisha: Prerja e sinjalit të News24, akt xhelati nga Ramaduro

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër, pas ndërprerjes së sinjalit të televizionit “News 24” nga autoritetet.
    Përmes një reagimi në rrjete sociale, Berisha e cilësoi këtë akt si një sulm ndaj fjalës së lirë.
    Ai thekson se pas mbylljes së Agon Chanel dhe konfiskimit të Ora News, ky është televizioni i tretë që “Edi Rama përpiqet të zhdukë vetëm e vetëm se narkodiktatori i Tiranës nuk i bleu dhe nuk i kontrolloi dot”.
    Reagimi: 
    Me prerjen e sinjalit të News24 Ramaduro kreu një akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë.
    Në traditën e babait të tij biologjik Kristaq Rama që në 10 gusht 1988 firmosi varjen publike në litar të poetit disident Havzi Nela, Ramaduro më 11 gusht 2025 rrethoi me polici dhe urdhëroi xhelatët e tij të fjalës së lirë të ndërpresin sinjalin e televizionit të News24, një nga burimet kryesore e të pakta të informacionit të pavarur në Shqipëri.
    Duke prerë në mënyrë brutale sinjalin e News24 në një akt hakmarrje primitive ndaj këtij televizioni, Edi Rama kërkon e mbrohet nga lajmi i paanshëm, debati i hapur dhe kritikat e bazuara ndaj tij dhe narkoqeverisë së tij dhe investigimet e guximshme gazetarëve të këtij televizioni të lidhjeve të tij dhe ministrave të tij me krimin dhe drogën dhe aferave të tyre korruptive.
    Partia Demokratike shton se pas mbylljes së Agon Chanel dhe konfiskimit të Ora News, ky është televizioni i tretë që Edi Rama përpiqet të zhdukë vetëm e vetëm se narkodiktatori i Tiranës nuk i bleu dhe nuk i kontrolloi dot.
    Partia Demokratike duke shprehur solidaritetin më të plotë me gazetarët dhe të gjithë punonjësit e News24 dënon me forcën më të madhe aktin hakmarrës primitiv prej xhelati të fjalës së lirë të Ramaduros dhe kërkon largimin e menjëhershëm të forcave policore nga territori i Televizionit News24, lirimin e menjëhershëm të sinjalit të këtij televizioni.
    Partia Demokratike ju bën thirrje të gjitha organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që qëndrojnë për fjalën e lirë të dënojnë me forcën më të madhe aktin primitiv të Edi Ramës, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm të Europës dhe të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të sinjalit të televizionit News24.

  • Godina e televizionit News 24 do kthehet në fabrikë armësh!

    Godina e televizionit News 24 do kthehet në fabrikë armësh!

    Transmetimi i televizionit të madh informativ News 24 është ndërprerë totalisht, me dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit që kanë rrethuar godinën dhe kanë ndërprerë me forcë energjinë elektrike dhe për rrjedhojë dhe sinjalin.
    Media që është në pronësi të sipërmarrësit Irfan Hysenbelliu është në “blackout” total, sepse prej dy orësh transmetimi është ndalur plotësisht, kurse gazetarët e shumtë që punojnë në këtë televizion dhe redaksitë e tjera pjesë e “Focus Media Group”, kanë mbetur në rrugë.
    Në këto godina ndodhen edhe redaksitë e “BalkanWeb”, gazeta “Panorama” dhe “Gazeta Shqiptare”. I pranishëm dhe në krye të këtij operacioni qëndron ish-kryepolici i Shqipërisë dhe aktualisht drejtues i shoqërisë “KAYO”, Ardi Veliu.
    Ai pretendon se godinat e televizionit i takojnë “KAYO-s” dhe një nga arsyet e mësymjes në këto godina është fakti se ato do të kthehen në fabrikë për prodhimin e armëve, nga kompania e parë shqiptare e prodhimit të armëve.
    “Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës kushtetuese për informim dhe ndaj lirisë së shtypit, që përbën themelin e çdo demokracie. Ngjarja e sotme shënon një precedent të rrezikshëm për shuarjen e zërave kritikë dhe vendosjen e kontrollit mbi informacionin publik.
    Bëjmë thirrje urgjente partive politike, shoqërisë civile, organizatave të medias dhe ambasadave të huaja në Tiranë të reagojnë menjëherë dhe të ndalin këtë veprim të dhunshëm, duke garantuar rikthimin pa vonesë të transmetimit dhe respektimin e plotë të fjalës së lirë”, thuhet në deklaratën e televizionit.
    Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është i alarmuar për ngjarjen. Organizata thotë se ky veprim alarmant përbën një shkelje flagrante të parimeve themelore të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

  • Policia rrethon ambientet e News 24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ

    Policia rrethon ambientet e News 24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ

    Të shtunën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një duzinë policësh u shfaqën në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës.
    Sipas gazetës Panorama, e cila është pjesë e të njëjtit grup mediatik, policia po ndalon futjen e gazetarëve në ndërtesë, ndërsa kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë e News 24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, për t’ia transferuar kompanisë shtetërore “KAYO”. Panorama gjithashtu raporton se televizionit i është prerë energjia elektrike.
    Në orën 07:36, sinjali i News 24 u ndërpre.
    KAYO është një kompani shtetërore e prodhimit dhe tregtimit të armëve, e themeluar në vitin 2024. Në 12 mars 2025, qeveria miratoi një vendim që i kalon pronësinë e ish-Uzinës së Autotraktorëve kompanisë KAYO. News 24 është qiramarrës afatgjatë në ish-Uzinën e Autotraktorëve.
    Në një deklaratë të shpërndarë në Facebook, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë u shpreh i shqetësuar për veprimet e Policisë së Shtetit.
    “Ky veprim alarmant përbën një shkelje flagrante të parimeve themelore të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,” shkruan AGSH.
    “Ndërhyrja e policisë, që pengon drejtpërdrejt punën e gazetarëve, është një akt i papranueshëm dhe përbën presion të hapur mbi median e lirë,” theksoi organizata.
    AGSH i bëri thirrje institucioneve shtetërore të ndërpresin aksionin dhe t’u garantojnë gazetarëve të News 24 qasje në ambientet e punës, si dhe të respektojnë standardet demokratike për lirinë e medias.
    I pyetur nga BIRN, zëdhënësi i Policisë së Shtetit nuk komentoi për operacionin për lirimin e mjediseve të News 24.

  • BIRN: Policia rrethon ambientet e News 24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ! Kërkohet largimi i gazetarëve

    BIRN: Policia rrethon ambientet e News 24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ! Kërkohet largimi i gazetarëve

    Të shtunën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një duzinë policësh u shfaqën në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës.
    Sipas gazetës Panorama, e cila është pjesë e të njëjtit grup mediatik, policia po ndalon futjen e gazetarëve në ndërtesë, ndërsa kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë e News 24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, për t’ia transferuar kompanisë shtetërore “KAYO”. Panorama gjithashtu raporton se televizionit i është prerë energjia elektrike.
    Në orën 07:36, sinjali i News 24 u ndërpre.
    KAYO është një kompani shtetërore e prodhimit dhe tregtimit të armëve, e themeluar në vitin 2024. Në 12 mars 2025, qeveria miratoi një vendim që i kalon pronësinë e ish-Uzinës së Autotraktorëve kompanisë KAYO. News 24 është qiramarrës afatgjatë në ish-Uzinën e Autotraktorëve.
    Në një deklaratë të shpërndarë në Facebook, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë u shpreh i shqetësuar për veprimet e Policisë së Shtetit.
    “Ky veprim alarmant përbën një shkelje flagrante të parimeve themelore të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,” shkruan AGSH.
    “Ndërhyrja e policisë, që pengon drejtpërdrejt punën e gazetarëve, është një akt i papranueshëm dhe përbën presion të hapur mbi median e lirë,” theksoi organizata.
    AGSH i bëri thirrje institucioneve shtetërore të ndërpresin aksionin dhe t’u garantojnë gazetarëve të News 24 qasje në ambientet e punës, si dhe të respektojnë standardet demokratike për lirinë e medias.
    I pyetur nga BIRN, zëdhënësi i Policisë së Shtetit nuk komentoi për operacionin për lirimin e mjediseve të News 24./

  • DETAJE të REJA nga aksioni i policisë/ Godina e televizionit News 24: Do kthehet në fabrikë armësh!

    DETAJE të REJA nga aksioni i policisë/ Godina e televizionit News 24: Do kthehet në fabrikë armësh!

    Detaje të reja nga aksioni i Policisë së Shtetit në godinën e televizionit News 24 në zonën e Shkozës, duke kërkuar lirimin e ambienteve.
    Raportohet se gazetarëve u është ndaluar hyrja në redaksi, ndërsa është kërkuar që të dalin nga godina dhe ata punonjës që janë brenda. Gjithashtu, godinës i është ndërprerë edhe energjia elektrike.
    Kjujtojmë se qeveria miratoi më 12 mars 2025 një vendim që i kalon shoqërisë shtetërore KAYO pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve, të cilat ndodhen në zonën e Shkozës.
    Godina ku sot ndodhet News24 do të kthehet në një fabrikë armësh.
    Në krye të kompanisë shtetërore KAYO, Edi Rama ka vendosur ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, i cili është duke udhëhequr edhe aksionin e sotëm.

  • Policia rrethon zyrat e televizionit “News 24”, ndërpritet energjia dhe nuk lejohet hyrja e gazetarëve

    Policia rrethon zyrat e televizionit “News 24”, ndërpritet energjia dhe nuk lejohet hyrja e gazetarëve

    Policia e Shtetit ka rrethuar News24 në orët e para të mëngjesit.
    Sipas burimeve, bëhet e ditur se një gjë e tillë ka ardhur pa paralajmërim, ndërkohë që Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
    Në krye të uniformave blu është Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO”, i cili është shprehur se godina i përket kompanisë së prodhimit të armëve.
    Policia nuk lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë, duke i privuar nga ushtrimi i punës së tyre dhe cenuar drejtpërdrejt lirinë e medias.
    Veprimet arbitrare kanë vijuar me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, çka paralizon aktivitetin normal të mediave.

  • RTSH NË KOLAPS/ Eni Vasili: Pushimet nga puna të Alfred Pezës, 730 mijë euro dëm, ku shkuan fondet?

    RTSH NË KOLAPS/ Eni Vasili: Pushimet nga puna të Alfred Pezës, 730 mijë euro dëm, ku shkuan fondet?

    Eni Vasili

    TIRANË- Drejtoresha e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), Eni Vasili, ka konfirmuar që institucioni që drejton prej pak muajsh është në një krizë, që kërcënon seriozisht funksionimin e tij normal. Drejtoresha ka ngritur alarmin për gjendjen kritike, ku në një komunikim të brendshëm me strukturat financiare të institucionit ka theksuar rrezikun për pamundësinë e shlyerjes së pagave ndaj punonjësve kontraktorëve të jashtëm. 
    Vasili i është drejtuar ministrit të Financave, Petrit Malaj, me një kërkesë për mbështetje financiare prej 200.000.000 lekësh shtesë nga Buxheti i Shtetit. Ajo pranon se kjo gjendje është si pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimi nga drejtuesit e paraardhshëm, duke përfshirë periudhën e emërimit dhe shkarkimin të Alfred Pezës. Një dëm i përllogaritur që kap vlerën mbi 8 milionë euro, ose rreth një e treta e buxhetit vjetor të RTSH-së, që financohet me rreth 25 milionë euro nga taksat e qytetarëve dhe buxheti i shtetit.
    “Gjendja aktuale është pasojë e një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie në drejtimin e RTSH-së, që përfshiu shkarkimin e Alfred Pezës, rënien e Këshillit Drejtues dhe drejtimin e përkohshëm të institucionit”, është shprehur Vasili. 
    Sipas të dhënave të paraqitura nga RTSH në Ministrinë e Financave, zbulohet se institucioni ka pësuar humbje të konsiderueshme. Pothuajse vetëm nga proceset gjyqësore të hapura nga punonjës të larguar në mënyrë të paligjshme, RTSH ka humbur deri më 31 maj mbi 730 mijë euro në pagesa detyruese, të cilat mund të arrijnë mbi 4 milionë euro bashkë me çështjet në pritje. Rreth 4 milionë euro humbje vjen edhe nga kontrat për të drejtat televizive, gjysma e të cilave janë shpenzime të pa planifikuara dhe jashtë buxhetit vjetor të miratuar. 
    E gjendur përballë kësaj situate, Vasili, megjithatë kërkon të riktheje besimin e publikur ndaj televizionit shtetëror. Për këtë, ajo do të kërkojë një auditim të plotë të strukturës dhe projekteve të institucionit, për të kuptuar se ku kanë përfunduar fondet publike. 
    Gazetarja dhe moderatorja, Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e Radio Televizionit Shqiptar. Gazetarja u vendos në krye të RTSH, duke siguruar 7 votat e nevojshme. 
    Debati për garën e drejtuesit të ri të RTSH, nisi pas largimit të Alfred Pezës nga detyra. Për kreun e RTSH garuan: Harilla Koçi; Jetmir Shpuza; Enrik Mehmeti; Floriana Paskali; Eni Vasili; Ermal Hoxha; Aurora Polo; Kliton Rama; Flamur Buçрарај dhe Laureta Roshi. Por, 8 prej tyre u skualifikuan dhe në raundin e dytë kaluan vetëm dy: drejtuesja e komanduar Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.
    Në garë u gjetën parregullsi, gjë që solli edhe reagimin e partive politike (PS dhe PD), ku kërkuan zgjedhje të drejta. Po ashtu, edhe ndërkombëtarët bënë thirrje për transparencë në këtë garë. Pas kësaj ndërhyri Kuvendi i Shqipërisë ku vendosi shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së./ZËRI

  • Humbja e një emri të njohur të kinemasë dhe televizionit: Julian McMahon ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

    Humbja e një emri të njohur të kinemasë dhe televizionit: Julian McMahon ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

    Bota e artit është në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe ish-modelit australian, Julian McMahon. Lajmin e hidhur e konfirmoi bashkëshortja e tij, Kelly, për median Deadline, duke bërë me dije se ai ndërroi jetë më 2 korrik në banesën e tij në Florida, vetëm tre javë larg ditëlindjes së tij të 57-të.
    Në një deklaratë prekëse, Kelly tha:
    “Me zemër të thyer ndaj me botën lajmin se bashkëshorti im i dashur, Julian McMahon, u largua nga kjo jetë në paqe pas një beteje të guximshme me kancerin. Ai i donte familjen, miqtë, profesionin dhe fansat e tij.”
    Karriera e McMahon përfshinte role ikonike që lanë gjurmë në historinë e televizionit dhe filmit. Ai u bë i njohur për publikun me rolin e Dr. Doom në “Fantastic Four” të Marvel, Cole Turner në serialin fantastiko-misterial “Charmed” dhe Christian Troy në dramën mjekësore “Nip/Tuck”, për të cilin në vitin 2004 u nominua për një çmim Golden Globe si Aktori më i Mirë në një Serial Dramatik.
    Roli i tij i fundit erdhi në fillim të këtij viti në serialin e Netflix “The Residence”, ku portretizoi Kryeministrin australian Stephen Roos – një rol me lidhje personale, pasi babai i tij, Billy McMahon, mbajti realisht këtë post në vitet 1971–1972.

  • VIDEO/ Brenda godinës së televizionit shtetëror iranian i cili u godit kur po transmetoheshin lajmet. Gazetari i CNN: E gjithë zona e shkatërruar

    VIDEO/ Brenda godinës së televizionit shtetëror iranian i cili u godit kur po transmetoheshin lajmet. Gazetari i CNN: E gjithë zona e shkatërruar

    Pamjet e një edicioni informativ të televizionit shtetëror iranian, që u ndërpre papritur nga një sulm ajror izraelit, tërhoqën vëmendjen më herët këtë javë, ndërsa Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë sulme në një përshkallëzim dramatik të tensioneve.

    Fred Pleitgen i CNN hyri brenda studios televizive në Teheran, Iran, e cila ka mbetur e shkatërruar nga sulmi.
    “Siç e shikoni, e gjithë zona është e shkatërruar. Të gjitha zyrat, e gjithë teknologjia që ka qenë brenda, e gjithë teknologjia e transmetimit tani është e papërdorshme”, thotë Pleitgen.
    Në një moment të videos së shkurtër ai ka hyrë në ambientet ku ka qenë studio ku po transmetohej edicioni informativ teksa godina u sulmua.

    “Këtu është studio ku prezantuesja po lexonte lajmet kur godina u sulmua. Ju mund të shikoni tavolinën e prezantueses, studio e të cilës u bë e zezë teksa ajo u ngrit dhe u largua”.

    Top Channel

  • Mbi 500 të lënduar nga një shpërthim në Iran

    Mbi 500 të lënduar nga një shpërthim në Iran

    Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën, sipas televizionit shtetëror iranian.
    Dogana e Iranit tha se shpërthimi ndodhi në terminalin e kontejnerëve Sina, që është i lidhur me Organizatën e Porteve dhe Transportit Detar.
    Shërbimet e emergjencës dhe ekipet e ndihmës së parë iraniane ndodhen në vendngjarje dhe numri i të plagosurve është rritur me kalimin e orëve pas shpërthimit.
    Autoritetet nuk kanë treguar ende shkaktarin e shpërthimit.

    Mehrdad Hasanzadeh, zyrtar për menaxhimin e fatkeqësive, i tha televizionit shtetëror iranian se shpërthimi erdhi nga kontejnerët në portin Rajaei të qytetit.
    Pamjet në rrjetet sociale treguan një re të madhe tymi të zi.
    Video të tjera treguan dëme në ndërtesa dhe automjete. Disa persona u panë gjithashtu në zonë duke ndihmuar të plagosurit dhe duke kontrolluar dëmet në pronat e tyre.
    Porti Rajaei është kryesisht vend i trafikut të kontejnerëve, por gjithashtu ka rezervuarë nafte dhe objekte të tjera petrokimike.
    Porti Rajaei ndodhet rreth 1.050 kilometra në juglindje të kryeqytetit Teheran, në ngushticën e Hormuzit, gryka e ngushtë e Gjirit Persik përmes së cilës kalon 20 për qind e gjithë naftës që tregtohet globalisht.
    Izraeli ishte akuzuar për kryerjen e një sulmi të madh kibernetik ndaj të njëjtit port në maj të vitit 2020, duke shkaktuar kaos në transport për disa ditë pas rrëzimit të sistemit kompjuterik të portit./REL