Pippo Baudo, një nga figurat më të njohura dhe të respektuara të televizionit italian, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, raportoi ANSA të shtunën mbrëma.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati dhe miku i tij i ngushtë, Giorgio Assumma, duke konfirmuar se Baudo u shua në mënyrë të qetë në spitalin Campus Biomedico të Romës, i rrethuar nga familja dhe me ngushëllimet e sakramenteve.
Simboli i televizionit italian i cili ka prezantuar 13 festivale të Sanremo dhe dhjetëra programe të suksesshme nga “Canzonissima” te “Domenica in” u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës në Romë.
Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, i cili njihej thjesht si Pippo ishte “zotëria” i televizionit italian.
Mjeshtri i prezantuesve televizivë, autor programesh, zbulues artistësh, këngëtarësh, aktorësh.
Një njeri spektakli, ‘showman’, autor, aktor, orator, një multidimensional.
Tag: televizionit
-

Shuhet në moshën 89-vjeçare legjenda e televizionit italian, Pippo Baudo
-

Lamtumirë Pippo Baudo! Ikona e televizionit italian, shuhet në moshën 89-vjeçare
Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, i njohur për të gjithë thjesht si Pippo Baudo, një nga figurat më të mëdha të televizionit italian, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Campus Biomedico të Romës, i rrethuar nga familjarët e tij.Karriera e tij nisi në vitet ’60 dhe për dekada ai u bë simbol i Rai-t, duke prezantuar spektakle të mëdha si Sottevoci, Domenica In, Canzonissima, Fantastico, Novecento dhe, mbi të gjitha, Festivalin e Sanremos, të cilin e ka drejtuar plot 13 herë – një rekord i pakalueshëm deri më sot.Pippo Baudo ishte më shumë sesa një prezantues: ai zbuloi dhe u dha skenën e parë shumë prej artistëve që më vonë do të bëheshin yje të muzikës italiane e botërore, si Lorella Cuccarini, Laura Pausini, Giorgia, Andrea Bocelli, Anna Oxa, Mietta e të tjerë.Krahas televizionit, Baudo mori pjesë edhe në teatër, kinema dhe u dallua si autor i disa krijimeve muzikore. Për publikun italian, ai mbeti gjithmonë një pikë referimi, krahas emrave legjendarë si Mike Bongiorno dhe Corrado.Në vitin 2021, Presidenti i Italisë e dekoroi me titullin Kavaliere i Madh i Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane, duke kurorëzuar një karrierë mbi 60-vjeçare.Shumë artistë dhe personalitete kanë shprehur dhimbjen e tyre për ndarjen nga jeta të “Maestros”, siç e quanin të gjithë, ndërsa Italia i jep lamtumirën njërit prej njerëzve që shkroi historinë e televizionit.
-

Vdekja e një mbreti skenik si Pippo Baudo
Pippo Baudo, një simbol i spektaklit italian, ekuivalenti mashkullor i të ndjerës Rafaela Cara, ka vdekur në Romë në moshën 89 vjeç.
Një ikonë e televizionit italian, ai drejtoi trembëdhjetë festivale të Sanremos dhe dhjetëra programe shumë të suksesshme, nga Canzonissima deri te Domenica In.Baudo ndërroi jetë, sipas raportimeve, në spitalin në Campus Biomedico në Romë, i rrethuar nga të dashurit e tij dhe i ngushëlluar nga lutjet fetare.
“Fytyra dhe zëri i tij kanë shoqëruar breza të tërë, duke sjellë emocione, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme. Faleminderit për gjithçka”, shkroi Giorgia Meloni në X.“Me ndarjen nga jeta të Pippo Baudos, Italia humbet një nga fytyrat më të dashura dhe më të njohura në historinë e saj televizive. Me të, ka humbur personifikimi më autoritar dhe popullor i një pjese themelore të autobiografisë artistike italiane. Një showman me ndjeshmëri të madhe kulturore, i aftë të bashkojë brezat përmes gjuhës së argëtimit, Baudo, përmes televizionit, pati aftësinë të rrëfente vendin në transformimet e tij”, u tha nga ministri i Kulturës, Alessandro Giuli.
Një legjendë e televizionit italian, ai lindi në Militello në Val di Catania më 7 qershor 1936. Me një karrierë e gjatë si protagonist skenik, ai u nderua me titullin e Cavaliere di Gran Croce të Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane, njohja më e lartë, të cilën presidenti Sergio Mattarella ia dorëzoi në Pallatin Quirinale më 22 shtator 2021. /tesheshi.com/
-

Ndahet nga jeta legjenda e televizionit italian, Pippo Baudo
Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, raporton ANSA.
Simboli i televizionit italian i cili ka prezantuar 13 festivale të Sanremo dhe dhjetëra programe të suksesshme nga “Canzonissima” te “Domenica in” u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës në Romë.
Lajmi u mësua nga ANSA nga burime pranë familjes dhe është konfirmuar nga avokati dhe miku i tij, Giorgio Assumma.
Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, i cili njihej thjesht si Pippo ishte “zotëria” i televizionit italian. Mjeshtri i prezantuesve televizivë. Autor programesh, zbulues artistësh, këngëtarësh, aktorësh. Një njeri spektakli, ‘showman’, autor, aktor, orator, një multidimensional.
Pippo Baudo punoi për televizionin publik thuajse përgjatë gjithë karrierës së tij. Siç ka rrëfyer shpesh, i ati, i cili i kishte dhënë një periudhë kohe për të provuar atë rrugë me premtimin që më pas të kthehej në Siçili dhe të vazhdonte si avokat sipas dëshirës së tij, nëse nuk do t’ia dilte. Edhe për këtë, kishte marrë diplomën e juridikut. Nëse nuk do t’ia dilte brenda 90-ditëve, e priste toga të cilën nuk e veshi kurrë.
Debutoi me “Guida agli emigranti”, më pas me “Telecruciverba” dhe programe të tjera, por pika e kthesës ishte 6 shkurti 1966 kur RAI transmetoi episodin pilot të “Settevoci” që fillimisht ishte refuzuar. Nga ai moment, vijoi një sukses i paparashikuar që pasoi të dielat e mëvonshme dhe të viteve që rrodhën duke vendosur nën dritat e prozhektorëve siçilianin me xhaketa ekstravagante.
I kudogjendur dhe i ditur, me një kulturë të gjerë që tejkalonte televizionin, Pippo Baudo u gjend në çdo epokë të tijën: në epokën e një kanali të vetëm, bardhezi, mbërritja e programit të dytë, revolucioni i ngjyrave, televizioni privat dhe digjital. -

Ndahet nga jeta Pippo Baudo, ikona e televizionit italian në moshën 89-vjeçare
Pippo Baudo, një nga figurat më të shquara të televizionit italian, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në botën e spektaklit dhe kulturës.
Giuseppe Vittorio Raimondo “Pippo” Baudo, i lindur më 7 qershor 1936, ishte një nga prezantuesit më të njohur të televizionit italian, me një karrierë që shtrihej përgjatë gjashtë dekadave.
Baudo ka qenë gjithashtu drejtor artistik dhe president i Teatro Stabile në Katania.
Në vitet 1970, ai kontribuoi në themelimin dhe punoi për kanalin privat “Antenna Sicilia”, me seli në Katania. Në vitin 1987, pas një përplasjeje me presidentin e RAI-t, Enrico Manca, ai kaloi në Mediaset ku prezantoi emisionin “Festival”. Megjithatë, disa vite më vonë u rikthye në RAI 1 me emisionin “Gran Premio”; ndërsa spektakli i tij “Serata d’Onore” transmetohej në Rai Due.
Një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij ndodhi në natën hapëse të Festivalit të Sanremos në vitin 1995, kur një burrë, Pino Pagano, u ngjit në skajin e galerisë së teatrit duke kërcënuar se do të vetëvritej. Ishte vetë Baudo që ndërhyri dhe arriti ta ndalonte, mes duartrokitjeve të publikut.
Në vitin 1997, ai u rikthye në Mediaset, por emisionet e tij “La canzone del secolo” dhe “Tiramisù” nuk patën sukses. Në vitin 1999, Rai Tre i propozoi drejtimin e një programi të ri në prime-time, “Giorno dopo Giorno”, që më vonë mori emrin “Novecento”.
Në vitin 2002, Baudo drejtoi Festivalin e Sanremos pas dështimit të edicionit të vitit 2001, duke zgjedhur si bashkëprezantuese Manuela Arcuri dhe Vittoria Belvedere. Ai u largua nga RAI në vitin 2004, por u rikthye një vit më vonë me programin “Sabato Italiano” në Rai Uno. Më 2 tetor 2005, mori përsëri drejtimin e emisionit të së dielës “Domenica In” (1979–1985, 1991–1992, 2005–2010), për herë të tetë.
Në vitin 2008, ai drejtoi për herë të trembëdhjetë Festivalin e Sanremos, duke kaluar edhe Mike Bongiorno-n, i cili e kishte drejtuar njëmbëdhjetë herë.
-

Ndahet nga jeta Pippo Baudo, ikona e televizionit italian
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Pippo Baudo, një nga figurat më të dashura dhe më të rëndësishme të televizionit italian. Lajmi u konfirmua nga burime pranë familjes dhe nga avokati i tij historik, Giorgio Assumma.
I lindur më 7 qershor 1936 në Militello in Val di Catania, Baudo për dekada mbeti një ikonë e padiskutueshme e ekranit italian. Ai fitoi zemrat e publikut me programe që bënë histori, duke filluar me “Settevoci” (1966–70) dhe “Canzonissima” (1972–73), për të arritur kulmin e suksesit në vitet ’80 me spektakle si “Domenica In”, “Fantastico” dhe “Serata d’onore”.Karriera e tij lidhet ngushtë me Festivalin e Sanremos, të cilin e ka drejtuar plot 13 herë, duke vendosur një rekord absolut. Përveçse prezantues, Baudo ka mbajtur edhe poste drejtuese në RAI e Canale 5, si dhe në Teatrin e Qëndrueshëm të Catanias. Ai është cilësuar shpesh si “njeriu që shpiku televizionin”, për shkak të talenteve të shumta që zbuloi dhe promovoi.
Në vitin 2018 botoi autobiografinë “Ecco a voi. Una storia italiana”, ndërsa në vitin 2021 u nderua nga Presidenti i Republikës Italiane me titullin Kalorës i Kryqit të Madh të Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane, një nga vlerësimet më të larta shtetërore.
Me ndarjen nga jeta të Pippo Baudos, Italia humbi një personalitet unik, që la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme televizive, artistike dhe kulturore, e cila do të mbetet përherë pjesë e historisë së vendit.
Pippo Baudo ishte shumë i pëlqyer edhe nga publiku shqiptar. -

Vazhdon agresioni ndaj News 24, plaçkiten zyrat, grabiten kompjuterat dhe materialet e punës së gazetarëve
Nuk ndalet dhuna shtetërore ndaj televizionit informativ News24 dhe gazetarëve të Focus Media News. Pas fikjes së sinjalit prej 4 ditësh tanimë, mbrëmë janë grabitur kompjuterat dhe materialet e punës së gazetarëve.
Paligjshmëria e nisur mëngjesin e 9 gushtit ka arritur nivele të paimagjinueshme dhe hyrja e civilëve brenda godinave të televizionit, pa asnjë autorizim, vulosi atë që njihet tashmë si akti më barbar i bërë ndonjëherë ndaj një media në Shqipëri.
Nuk u mjaftuan vetëm me zaptimin e mjediseve, por dje (11 gusht) janë sekuestruar, pa vendim gjyqësor, edhe tavolinat e karriget e zyrave.
Një veprim i pashpjegueshëm dhe që shkon përtej çdo limiti dhe në kundërshtim flagrant me ligjin. Njëkohësisht ka të dhëna se janë çmontuar nga ambientet e News24, të uzurpuara nga Policia e Shtetit dhe ajo Ushtarake, nën urdhër tashmë të drejtorit të KAYO, Ardi Veliu, edhe pajisjet e transmetimit.
Dhjetëra kamionë kanë hyrë dhe dalë nga ambientet e News24, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë transparencë për veprimet e tyre, por kanë plaçkitur mizorisht pronat e televizionit informativ.
-

SYRI TV/ Pas policisë, ushtria mësyn të NEWS 24, drejtoresha Anila Jole: Po shkelet ligji
Sinjali i Televizionit informativ News 24 qëndron i mbyllur për të dytën ditë.
Stafi i gazetarëve dhe punonjësve të tjerë u përball mëngjesin e kësaj të diele jo vetëm me uniformat blu, por edhe me Policinë Ushtarake.
Drejtoresha e Televizionit, Anila Jole, shpjegoi çështjen e kontratës, ku vuri theksin se për njërin objekt parashikohet që deri në vitin 2033 të përdoret nga rrjeti mediatik.
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, tha se shteti është përqendruar i gjithi në duart e Edi Ramës.
Për Ardi Veliun, që sot drejton agjencinë KAYS në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilën qeveria e bëri pronare të godinës së televizionit, tha se do duhej të ishte në burg.
Moderatorja Ola Bruko ngriti shqetësimin për të ardhmen e qindra punonjësve dhe cenimin e ushtrimit të profesionit.
Gazetarët Osman Stafa dhe Igli Çelmeta ngritën shqetësimin se materialet e tyre të punës, përfshirë dokumentacion mbi të dhëna sensitive, ndodhen brenda redaksisë së tyre, teksa bënë thirrje për sensibilizimin e kolegëve të tyre.
Televizioni informativ News 24, godina e të cilit ndodhet në ish-Uzinën e Autotraktorëve në lagjen Shkozë të Tiranës, vazhdon të jetë me sinjal të fikur, pasi i gjithë stafi, teknikët, kameramanët, gazetarët dhe drejtuesit nuk lejohen të futen në godinë.
-

SYRI TV/ Rama mbyll ‘News 24’, policia nxjerr gazetarët dhe rrethon godinën! Gjithçka çfarë ndodhi sot, 9 gusht 2025
Aktet e dhunës kundër fjalës së lirë nga qeverisja e Edi Ramës kanë goditur sot edhe News 24, televizionin më të vjetër informative në vend. që në orët e para të mëngjesit, qindra efektivë policie kanë rrethuar godinën duke i ndërprerë energjinë dhe transmetimin. Gazetarët janë mbajtur me forcë jashtë rrethimit të televizionit, ndërsa Ardi Veliu sëbashku me zyrtarë të tjerë të kompanisë së armëve kanë marrë zotërimin e ambienve të televizionit. Shkak për këtë ndërhyrje brutale dhe mbylljen e televizionit është bërë konflikti për pronësinë.
Policia e shtetit mësyu mëngjesin e kësaj të shtune (9 gusht 2025) në godinën e TV të News 24, ku kërkoi lirimin e zyrava, pa asnjë paralajmëroim dhe vendim gjykate.
Operacioni represiv i uniformava blu u udhëhoq nga ish drejtuesi i polciisë, Ardi Veliu, i cili në cilësinë e drjetuesit të shoqërisë së prodhimit të armëve KAYO i kërkoi gazetarëve dhe punonjësve të medias të largohen dhe lirojnë zyrat me pretendimin se godina i përket kësaj kompanie të prodhimit të armëve.
Dhjetëra forca policie rrethuan godinën e News 24 dhe ndaluan futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë, duke i privuar nga ushtrimi i punës së tyre dhe cenuar drejtpërdrejt lirinë e medias. Veprimet arbitrare vijuan edhe me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, çka paralizon aktivitetin normal të medias.
Drejtoresha e News 24, Anila Jole dhe gazetarët treguan për Syri TV, sesi policia rrethoi sot godinën që në orën 6:00 të mëngjesit në një ditë të shtune pa asnjë lajmërim, duke e cilësuar ngjarjen, si sulm të hapur ndaj medias së lirë
Përfaqësuesja ligjore e medias News 24, Fotltiona Goravelli deklaroi se aksioni i policisë në ditë pushimi, ishte i qëllimshëm për të ndaluar ankimimin në gjykatë, të cilat janë mbyllur.
Lidhur me rrethimin e godinës ku ndodhen redaksitë e Neës24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare reagoi edhe Avokatura e Shtetit e cila e konsideron të ligjshëm vendimin për lirimin dhe shprehet se kontrata e qirasë së ‘Fokus Media News” ka 3 vite që ka përfunduar.
Ndërkohë Syri TV tentoi të merrte një prononcim nga Ardi Veliu që drejtoi operacionin, por kolegu Fation Gjinaj u përball me refuzim nga uniformat blu që rrethuan godinën
Teksa përfunduan operacionin e lirimit të zyrave dhe ndaluan gazetarët të hyjnë ne redaksitë e tyre, është shpërndarë një video brenda ambienteve të godinës së TV, ku uniformat blu shfaqen duke festuar.
-

Berisha dhe Meta solidarizohen me news24 dhe pronarin e televizionit
POSTIMI I SALI BERISHES:
Me prerjen e sinjalit të News24 Ramaduro kreu një akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë. Në traditën e babait të tij biologjik Kristaq Rama që në 10 gusht 1988 firmosi varjen publike në litar të poetit disident Havzi Nela, Ramaduro më 11 gusht 2025 rrethoi me polici dhe urdhëroi xhelatët e tij të fjalës së lirë të ndërpresin sinjalin e televizionit të News24, një nga burimet kryesore e të pakta të informacionit të pavarur në Shqipëri. Duke prerë në mënyrë brutale sinjalin e News24 në një akt hakmarrje primitive ndaj këtij televizioni, Edi Rama kërkon e mbrohet nga lajmi i paanshëm, debati i hapur dhe kritikat e bazuara ndaj tij dhe narkoqeverisë së tij dhe investigimet e guximshme gazetarëve të këtij televizioni të lidhjeve të tij dhe ministrave të tij me krimin dhe drogën dhe aferave të tyre korruptive.Partia Demokratike shton se pas mbylljes së Agon Chanel dhe konfiskimit të Ora News, ky është televizioni i tretë që Edi Rama përpiqet të zhdukë vetëm e vetëm se narkodiktatori i Tiranës nuk i bleu dhe nuk i kontrolloi dot. Partia Demokratike duke shprehur solidaritetin më të plotë me gazetarët dhe të gjithë punonjësit e News24 dënon me forcën më të madhe aktin hakmarrës primitiv prej xhelati të fjalës së lirë të Ramaduros dhe kërkon largimin e menjëhershëm të forcave policore nga territori i Televizionit News24, lirimin e menjëhershëm të sinjalit të këtij televizioni.
Partia Demokratike ju bën thirrje të gjitha organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që qëndrojnë për fjalën e lirë të dënojnë me forcën më të madhe aktin primitiv të Edi Ramës, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm të Europës dhe të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të sinjalit të televizionit News24.
Reagon nga qelia e burgut Ilir Meta:
Akti i sotëm kriminal ndaj fjalës së lirë dhe ndërprerja e dhunshme e sinjalit të televizionit “News 24” është një tjetër veprim tepër i rrezikshëm i regjimit represiv të “Ramaduros”, armik i egër i lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor të shqiptarëve.
Duke dënuar me vendosmëri këtë akt terrori të paralajmëruar ndaj medias së pavarur shpreh solidaritetin tim të plotë dhe të vendosur me gazetarët, të cilët sot janë të rrezikuar më shumë se kurrë për vendin e tyre të punës dhe për lirinë profesionale të ushtrimit me ndershmëri të misionit të tyre për informim të vërtetë dhe të paanshëm.
U bëj thirrje organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së shprehjes të reagojnë fuqimisht për të dënuar këtë akt shumë të rëndë që na largon gjithmonë e më shumë nga Europa për ta kthyer vendin dekada pas në kohërat e errëta të diktatures totalitare dhe të izolimit të eger nga bota e qytetëruar.